Topalli, mashtrim me "kongresmenin"

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, pretendon se gjatë vizitës në Uashington, e ka shoqëruar një kongresmen amerikan. Ai quhet Bill (William) Hanbury. Ajo i ka përshkruar takimet me zotin Hanbury në njoftimet e ndryshme për shtyp, madje në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë janë publikuar edhe foto ku, zonja Topalli dhe kongresmeni Hanbury, shfaqen krah për krah.

Problemi i vetëm është se, zoti Hanbury s'është kongresmen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai, madje, s'është fare kongresmen, por thjesht Kryetari i një shoqate hotelerie dhe agjencish turistike nga Uashingtoni, të cilin nuk dihet se në çfarë rrethanash e ka takuar Kryetarja e Kuvendit gjatë ceremonive të betimit të Presidentit Obama.

Në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, www.parlament.al, dhe pikërisht në nëndarjen që i dedikohet Kryetares, spikat një album fotografish, ku vizitorët mund të sodisin momente të ndryshme nga aktivitetet e zonjës Topalli gjatë vizitave të saj, sidomos atyre jashtë shtetit.

Betimi i Presidentit të ri amerikan, Barak Obama, është ndër aktivitetet e fundit, për të cilët mund të gjesh fotografi në albumin e faqes zyrtare të Kuvendit. Një klikim në linqet: http://www.parlament.al/?crd=5172&mode=alone
dhe http://www.parlament.al/?crd=5169&mode=alone dhe ja, përpara vizitorit hapen fotografitë e takimit të personalitetit shqiptar me "kongresmenin" Hanbury.

Shikuesi i zakonshëm, si rregull, impresionohet nga niveli tepër i lartë i njohjeve dhe lidhjeve që ka personaliteti shqiptar dhe ndjen një respekt të fshehtë për të. Por, mjafton një kërkim i thjeshtë në internet rreth zotit Hanbury, për të zbuluar se ai, në fakt, është një personazh i njohur atje.

Më 18 janar, gazeta "Washington Times" e ka cituar atë në një artikull, ku flitet rreth shqetësimit që ngrenë agjenci të ndryshme hotelerie dhe limuzinash që jepen me qira në Uashington, për dyndjen e madhe të vizitorëve, me rastin e betimit të Obamës.

Zoti Hanbury paraqitet në artikull si shefi i shoqatës turistike "Destination DC" dhe është ilustruar edhe me një fotografi, për të ndihmuar të gjithë ata që duhan të bëjnë një krahasim, nëse Hanbury i agjencisë turistike është i njëjti me Hanbury kongresmen, që shoqëroi Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, gjatë vizitës së saj historike në Shtetet e Bashkuara.

Sidoqoftë, mbetet dyshimi se mos Bill Hanbury, përveçse një hotelier i zoti, është njëkohësisht edhe kongresmen. Një kontroll i listës së Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan: (http://www.house.gov/house/MemberWWW_by_State.shtml), vërteton se atje nuk figuron asnjë person me emrin William apo Bill Hanbury.

Një vizitë në faqen zyrtare të "Destination DC", shpjegon shprehimisht se kjo kompani është "një korporatë private, jofitimprurëse", ku aderojnë një numër biznesesh dhe organizatash të sektorit të turizmit në Uashington. Të dhënat rreth "Destination DC", ku zoti Hanbury figuron si Kryetar, mund të lexohen në adresën: www.washington.org.

 

82 Komente

Problemi i vetëm është se, zoti Hanbury s'është kongresmen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai, madje, s'është fare kongresmen,

Ahahahahaha! Dy herë mohim i kongresmenit.

Po të jetë e vërtetë kjo ngjarje, është shuuuuuuuuumë e fortë!!! smiley smiley

Hajde pulitikë hajde... kap nga xhaketa çdo të jashtëm dhe pagëzoje kongresment. E ka gjet belaja ama kët xhaxhin, nga e keqja duhet me u bo kongresmen vërtet tashi...

se mu kujtu dhe ajo barcaleta..."kush është ai plaku veshur me të bardha  e me një kryq të madh në qafë që po takon Xhozefin?"

 

Kuvendi ka nisur Policin me Leftin per ta verifikuar se si eshte ne te vertete kjo ndodhi. Prandaj Ju lutem prisni . Deri tani konfirmohet qe Polici po kerkon taxi ne Washington DC ndersa Lefti ka vrapuar me kembe per te gjetur Hotel . Hetimet do te shtrihen ne te gjith diasporen shqiptare te USA por edhe ne ndertuesit e lajmeve te K/Kuvendares Xhoz .

Shikoni kur ta haje ajo goca/cuni qe ka bo faqen e internetit te Kuvendit!

Medemek, Jozi eshte keq-cituar nga webmaster! Jozi s'e ka thene kurre qe ai ka qene kongresmen i shba-se etj etj!

Ketu do jemi!

BTW, me ca lekesh shkoi kjo ne dc?

Me leket e shtetit? Per te takuar ke edhe nje here???

Sigurisht keto pyetje per abuzimin skandaloz te karriges nga ana e Jozit do i mbuloje ndonje lajm tjeter i rendesishem (vret gruan me kacavide ne bythe, fjala vjen) dhe "accountability" do jete prape viktima e perhershme ne atdheun tone te dashur!

Vini re qe per ate Biberajn asnjeri nuk flet per leket e harxhuara per udhetime te pa-autorizuara, por per "klane" qe luftojne ne erresire!

Sa gjynah!

cfare skandali!  

Nuk e gjeta gjekundi kete Bill  Hanbury te faqja e kuvendit.

I lexova ato qe kishin te benin me viziten ne Amerike gjate dukurise Obama, po Bill Hanburyn nuk e pashe te permendej gjekundi. Madje, as te fotot qe na jep ky artikullshkrues, nuk ka as emra e as tituj neper foto.

A ka mundesi ta lexojme direkt te faqja per te cilen po behet fjale? Apo e ka lexuar kete artikull Gjozka dhe i ka fshire gjithe Billat nga publikimet e Kuvendit?

Anybody? Please?

Edhe unë s'gjeta gjë përmendje të Hanbury-it. Ose e kanë hequr, ose ja ka futur kot Shekulli. Të dy versionet janë më se të mundshme.

 

Redaktim: Gazeta 55 thotë:

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ndodhet në Uashington, për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentit të 44-të të SHBA-së, Barack Obama, ka qenë e ftuar e veçantë e kongresmenit Bill Hanbury, në darkën festive të organizuar prej tij për  këtë rast. Sipas zyrës së shtypit të Kuvendit, kongresmeni Hanbury, priti Kryetaren e Kuvendit në  mjediset e Muzeut të Artit amerikan, Smithsonian, vend ku kishte zgjedhur të organizonte këtë darkë madhështore.

Mire Dor,

atehere kush eshte ky njeriu qe pozon ne faqen e Parlamentit shqiptar dhe faqja zyrtare  e saj nuk jep asnje spjegim ?

Po lere tani se nuk behet fjale per shaka.

Behet fjale per nje mashtrim te paster qe eshte kapur nga mediat qe ne date 21 dhe vetem pas rastit Biberaj u be mediatik si rast.

Keto jane mediat skemi perse ulerasim.

Bile kjo ketu http://www.parlament.al/?crd=5177&mode=alone

ka qene shoqeruar me nje tjeter foto skandaloze e cila e paraqiste Topallin sikur kishte takuar Hillarin.

P.S. Ka nje opsion ne sistemine datave qe vetem me nje restore te thjeshte e con faqen ne rezultatin e saj te dates se duhur per ti bere qesharake ne aktrem keta .

Në fakt faqja e kuvendit është vështirë për t'u shfletuar dhe arkivuar. Do ishte mirë kush i kap këto gjëra t'i bëjë një "screenshot" (jo se kjo s'ndryshohet, por është më profesionale se shko me vrap dhe shiko se ç'thonë).

nuk e gjete sepse e kane fshire lajmin dhe ne nje deklarate kane thene se ishte thjeshte nje gabim smiley 

nejse seshte per tu cuditur. pak a shume si rasti i Fazllic qe i raportuan per sigurine kombetare smiley

"""Nuk e gjeta gjekundi kete Bill  Hanbury te faqja e kuvendit.""" E mer Zotrules c'te paska gjet !!!! Polua ka kap gjith trafikun e po i vje rrotull USA e s'po e gje dot. Ti do me e gjet ne Internet. Prit te maroje dhe Lefti kerkimet ne hotelerite dhe pastaj llafosim. Durim i cike se ka per tu gjet...Ai emri i pare nuk eshte ashtu po ka nje keqshtypje administrative ( dhe do korigjohet)... Edhe AI qe ka dale ne foto ngjan si dy pika uji me te vertetin dhe nuk eshte faji i Xhozit qe JU nuk e dalloni dot individualitetin" brenda". Pastaj ne fund do te lexosh se eshte K/Senatit por  jo te KONGRESIT AMERIKAN po duhet ti shtosh edhe ca prapa atij AMERIKAN,qe gabimisht gjate faqosjes jane lene pa dashje emertimet .... Keshtu qe perkohesisht faqja eshte hequr per tu riplotesuar  .A di terxhumani Turqisht? Po perkthysi e di mire Rusishten?

Kush a ky mciper mer lumidrin , ky eshte skandali .

Se kjo fotja po shperndahet nga faqja zyrtare e parlamentit .

P.S. Skandal nuk eshte gjithmone rasti i xheshjes se brekeve mer !

"S'kan dal" duket ca si shumë, më tepër pak si mashtrim i publikut, gjë që është tepër rutinë për etiketimin skandal them unë.

E mire e ke ti ne fakt. Te mashtrosh publikun nuk eshte skandal , jo . Mire e ke.

 

Mah, me siguri do jete ndonje gafe bere nga injoranca e ketyre toneve. S'besoj qe kjo zonja eshte aq e palatuar sa te beje dicka te tille me dijeni te plote.

Nderroji vendin fjaleve "me siguri" e "s'besoj" dhe do marresh te verteten smiley

Nuk jam ndonje fan e kesaj zonjes por me siguri qe budalleku i kesaj s'shkon deri aty sa kjo me vetedije te plote te kaloje nje njeri per nje tjeter, aq me pak ne kohen e internetit ku cdo njeri me nje klick mund t'a konfirmoje ose kundershtoje. Mund te kishte qene shume me e thjeshte per kete te thoshte qe ka takuar filan kongresmen(egzistues)por qe s'kane foto. Keto politikanet shqipetare bazohen ne ate cfare iu thone te tjeret pasi s'jane aq te zgjuar dhe s'kane aq njohuri gjuhesh sa t'i filtrojne vete infot.

Sdq, rast i trishtuar!

Edhe gazeta Start e ka permendur Hanbury-n si kongresmen me 20 janar: 

Kryetarja e Kuvendit , Jozefina Topalli është e ftuar në ceremoninë e betimit të presidentit të 44 të SHBA, së Barak Obama. Zonja Topalli është e ftuara e veçantë e kongresmenit Bill Hanbury.

Krahasoni kete foto te Topallit me ate te Ina Rames!!!

Po edhe kjo ka mangesira moj Zane. Ai shalli ne qafe psh duhej hequr  sepse eshte ne ambjent te mbyllur, dhe eshte shume cohe e papershtatshme per xhaketen qe ka veshur.  Shqiptareve ju mungon aparence profesinale me duket.

Pastaj, te shkoje Kryetarja e Parlamentit me xhinse tek Shtepia e bardhe sikur nuk hahet shume sepse aty ka nje "dress code" qe s'te lejon njeri te vishesh si te duash.

http://www.shkoder.net/images/shkodra/jozefina_topalli.jpg

e ka fiskim shallin  kjo smiley  

Po nje shall si ky s'do ishte keq por jo ai qe kishte vu ne qafe a thu se po ngrinte nga ftohma smiley

http://profile.ak.facebook.com/v225/1706/38/q1499762404_619.jpg

por dhe kanatjeret

smiley

http://cache.daylife.com/imageserve/08dv2KYcG99FT/610x.jpgPor dhe ne krevat nuk eshte keq smiley

http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0407043707944_m.jpg

Le mo me shami pastaj qe ta heq petllen fare

smiley

Ja mi naqe e krahasojmë me ktë tjetrën. lol Ina është më e bukur.

 

 

 

 

 

 

 

 

 Me duket mua apo PD-ja vertete vuan per njerez me tru e karakter? Vaj medet ca legenash na perfaqesojne!

Per shkak te ketyre fotove, pata rast ti thedh nje sy faqes web te Xhozit, oops me falni te Parlamentit.... Nuk kishte vend ku te shkruheshin fjale pasi ishte mbush me foto te XHozit.. Me kostum roze, te zi, te bardhe etj...

 

Zane,

lumi si ti per ujin me gaz qe pi.

 

Idris,

mos i harxho karremat kot ne tema te tilla. Polici me Leftin nuk kane atnitrupa per te tilla tema, as nuk i afrohen.

Ahaha Llukan... kush e beri zbulimin? Vendi i rrumpalles... Bill Hanburry, Rep, Holiday Inn. smiley

Kuvendi ka nisur Policin me Leftin per ta verifikuar se si eshte ne te vertete kjo ndodhi. Prandaj Ju lutem prisni . Deri tani konfirmohet qe Polici po kerkon taxi ne Washington DC ndersa Lefti ka vrapuar me kembe per te gjetur Hotel . Hetimet do te shtrihen ne te gjith diasporen shqiptare te USA por edhe ne ndertuesit e lajmeve te K/Kuvendares Xhoz .

paske fantazi te tepruar or Idrizo, vazhdo keshtu se ke per te hecur shume ! Basoj se une dhe Polici te jemi bere si personazhe qe te dalin edhe naten neper endrra, se gjysmen e komenteve do t'a lidhesh se s'ben me ne ...

Sa per temen : per mendimin tim ky nuk eshte ndonje gje fort e rendesishme ... mund te kete qene nje gafe, nje lapsus apo ndonje gabim rutine. Keto gjera ndodhin shpesh dhe s'ma merr mendja se njerezit e kishin vene re si lajm

Shqiperia ka ngjarje te tjera qe e shqetesojne ose e interesojne me teper, dhe te cilave nuk u kushtohet fare vemendje, ose teper pak.

Dua t'ju terheq vemendjen, se para 1 jave u firmos kontrata per Ndertimin e 3 Hidrocentraleve mbi lumin Devoll, (bashke me ate te Banjes), me nje vlere prej 1 Miliard Euro (koncension) - dmth Shteti s'paguan gje, por e ben privati, i cili e shfrytezon per 30-35 vjet, dhe me pas ajo behet prone shteterore. Nga puna qe do zgjasi afro 5 vjet, priten te punesohen 5.000 vete ne ate zone te Shqiperise.

Para 3 ditesh u firmos me kompanine Italiane, ndertimi i Parkut energjitik ne Lezhe  :  Vlera ? 1 Miliard Euro dhe ajo ...

Rruga qe u ka marre shpirtin gjithe Shqiptareve, sidomos ne sezon Veror -  e kam fjalen per rrugen Durres-Kavaje-Rrogozhine; segmenti i vetem qe kishte ngelur "vajtje-ardhje" : edhe ky segmet po behet "normal", po behet me 2 korsi, si supersdrada DR-Tirane, apo Rrogozhine-Lushnje-Fier

Keto jane Lajme 1000 here me te rendesishme sesa "Kongresmenet" qe mund te kete takuar apo me te cilet mund te kete ngrene darke apo te kete pire kafe, JOzefina Topalli.

Une e kam te qarte se pse e beni kete "sulm te grupuar". Personazhi politik i radhes qe keni vendosur te "godisni", pas Lul Bashes, eshte Juzefina : keni material, jo se s'keni ! Filluat me "skandalin Biberaj", dolet tek "Skandali" i "Kongresmenint" dhe tani po nxirrni fotot e saja ne vizitat zyrtare ne Arabi etj etj ...

1 pyetje kam ? Ju merreni me lajme qe kane rendesi per jeten tuaj, apo merreni me lajme "koti", lajme "PEOPLE" ?

Lajme tipike te gatuara ne zyrat e Edi Rames, qe i botojne mediat dylekshe te Koco Kokedhimes dhe qe i perhapin si trakte mjaftistet e zellshem.

Pa program zgjedhor, pa alternativa, te trembur nga arritjet e kesaj qeverie, sigurisht ne panik per rezultatitn e zgjedhjeve qe jane te bindur se i nxjerr humbes, Edi Rama dhe shpura e atyre qe i shkojne mbrapa do te merret me banalitete te tilla, qe jam i bindur qe do te kete qene nje gabim padashje i atyre qe merren me prezantim e aktivitetit te Topallit ne shtyp.

Por se pari, pse nuk sjellin linkun nga faqja e Kuvendit kur ky person permendet si Kongresmen?  Une e kerkova dhe nuk e gjej askund.  Ka gjasa qe te jete thjesht nje spekullim edvinist...

Ne fakt nuk eshte hera e pare qe Xhozi mashtron ne nje forme kaq banale.

E njejta histori ndodhi kur ajo ishte per vizite ne Londer.  Zyra e shtypit prane Topallit ja serviri medias shqiptare kete vizite sikur po kryhej me ftese se Mretereshes Elisabeta e II.

E verteta qendronte krejt ndryshe.

Ajo ishte ftuar nga kryetari parlamentit ne nje ceremoni te pervitshme ku Monarkes britanike qeveria i paraqet 6 ligjet me te rendesishme te vitit.

Per te fiksuar kete takim te rendesishem me "Mbretereshen" Jozefina kishte marre me vete dy operatore nga TVSH dhe  nje tjeter nga nje televizion privat.

Ne grupin mediatik te Jozefines ne Londer merrnin pjese, nje gazetare e TVSH, nje tjeter gazetare e nje televizioni privat, mike e deklaruar e Topallit, zedhensja e shtypit, dy sekretare, burri dhe i biri.

Megjithese Jozefines ju kishte treguar ne advance se nuk lejohej filmimi brenda ambienteve te parlamentit, ajo perseri mori me vete 3 operatore dhe dy gazetare, duke shperdoruar haptas parate e takspagusve shqiptare.

Si per te mos mjaftuar me kaq Topallin e shoqeronin edhe 6 biznesmene shqiptare, te cilet paguan drekat dhe darkat e saj  gjate qendrimit ne Londer.

Pajtohem me deputetin Biberaj i cili ka propozuar ngritjen e nje komisioni parlamentar, per te hetuar shpenzimet e Jozefines gjate kohes kur ajo drejton parlamentin shqiptare.

1 pyetje kam ? Ju merreni me lajme qe kane rendesi per jeten tuaj, apo merreni me lajme "koti", lajme "PEOPLE" ?

Le te pergjigjemi sinqerisht lefto, pergjigja eshte "po, merremi me lajme koti, lajme people".

Tani pergjigju ti po kaq sinqerisht "a ka genjyer xhuzepina qe ka thene kam takuar x biznesmen?"

Tani pergjigju ti po kaq sinqerisht "a ka genjyer xhuzepina qe ka thene kam takuar x biznesmen?"

 O Swed,

nese e ka thene vertete ajo, gabim ka bere, ka genjyer, s'do mend; nese e kane fajin ata te zyres se shtypit, eshte pune tjeter ... por te shohim ça do thote vete e interesuara, se ketu po gjykohet (po behet gjyqi) pa palen mbrojtese dhe keni dale direkt tek denimi

Llafosim neser prape per ket "SKANDAL"

Lefto, kerkoju mer burre te sjellin linkun nga faqja e Kuvendit kur ky person permendet si Kongresmen.  Une nuk e gjej dot.

Leri mer se jane shpifjet edviniste qe per nja 3-4 dite, ndoshta me shume do merren me Jozin.  Nuk i kane gjetur ndonje gje per korrupsion, merren me viziten e saj ne SHBA qe duket qe i ka shqetesuar te vet-deklaruarit si te preferuarit e Obames ne Shqiperi... hahahahaha

Autori i ketij shkrimi ka postuar edhe link-et per te dyja fotot te cilat tregojne se jane marre nga faqja e parlamentit. Vetem po te kete manipuluar link-et ky autori, se ato foto duhet te kene qene aty dhe jane hequr.

Helloooo, ne foto jane dy personat e permendur, Jozefina dhe ky burri, por nuk shkruhet asgje se cfare detyre apo funksioni ka burri qe qendron ne krah te Topallit...

Ik se nuk kam kohe te sqaroj gjithe budallenjte e lagjes...

TP - Ti ka thene gazetari funksionet e tij te verteta me foto dhe link, ndersa jozi e quan kongresman, po shife edhe i here shkrimin. Ato foto nuk gjenden me aty. Prandaj po thosha qe ka nje hije manipulimi.

Por  nese do ishin aty, nuk ben dot me faj njeri pse faqja e parlamentit nuk jep shpjegime. Qe eshte Jozi dihet, ashtu sic dihet se kush eshte ky personi tjeter. Po nuk dihet nese faqja e internetit te parlamentit e ka komentuar kete person si kongresman...

 

Ky hotelieri shume i shkathet, e ka marre dhe i ka treguar hotelin...

Xhozi sapo dha nje konference per shtyp. Kur e pyeti nje gazetar per kete ceshtje, ajo tha: "Kapeni prej zhelesh dhe nxirreni jasht!" dhe me pas iku. Para se te largohej nga konferenca e shtypit ajo tha se zgjedhjet do ti fitojne, per inat te socialistave, mjaftistave, dhe botes qe e kane inat per faktin qe ajo s'eshte e korruptuar dhe qe eshte femer seksi qe ndonjehere genjen pakez si ne kete rast.

E cfare faji ka Jozi ketu ore peshq? Si femer qe eshte, ajo eshte mashtruar nga ky horri ne foto. Kur ka marre vesh se bukuroshja eshte kryeparlamentaria e Albanise, i eshte prezantuar si kongresmen dhe e ka ftuar per darke. Me kete rast edhe Jozit i ka pelqyer te haje nje darke me kete zoterine simpatik. Ja kaq eshte e gjitha. Dhe mos u merni me thashetheme.

Si femer qe eshte, ajo eshte mashtruar ...

Berber, mundesisht mos e qeth me keto gershere kete diskutim, se del zhgerdalle.

Monda me fal, por nuk e kisha me ty. E kisha inotin me ate horrin aty ne foto!

Eh, s'kemi ca bejme. Sivjet eshte viti zgjedhjesh ne Shqiperi dhe Peshku eshte pak si shume i politizuar dhe i njeanshem njekohesisht. smiley

Te genjesh eshte negative padyshim, aq me shume kur kete e ben nga nje post apo detyre shteterore, e sidomos kur kjo detyre eshte karrigja nr 1 ne parlamentin e nje vendi. Kjo nuk ka pike dyshimi, keshtu qe perpjekjet polico-leftiste per ta anashkaluar kete genjeshter te Xhozit duke folur per arritjet e PD-se jane patetike. Nga ana tjeter, po aq patetike jane dhe perpjekjet socialisto-mjaftisto-peshkiste per ta paraqitur kete genjeshter te Topallit si mashtrim i madh ndaj popullit shqiptar, s'kandal, termet 7 ballesh, etj. Nese nje genjeshter te tille (per tu hapur by.thesh qe te priti nje kongresmen) e quajme skandal, ca fjale do zgjedhim per korrupsionin dhe mashtrimet e politikaneve (apo dhe mediave) pasojat e te cilave mashtrime jane mungesa uji e dritash dhe kushte te tjera minimale, dhe disa here dhe me pasoja jete njerzish? Apo qofte dhe per genjeshtra dhe mashtrime me pasoja me pak te renda po gjithsesi serioze, si p.sh. fushaten socialisto-mediatike per "vjedhjen e ores se Bushit", gje qe beri qe gjithe vemendja qe ju kushtua Shqiperise nga bota te zevendesohej ne televizionet nderkombetare brenda 24 oreve me debate nje javorshe dhe barsoleta te tipit "ja vodhen vertet shqiptaret oren Bushit"?

Tani jo se mediave apo peshqve militantise i mungon kjo perspektiva dhe konteksti i politikes shqiptare, po nga "halli" e kane dhe keta te gjoret, se duhet dicka per te folur, se duhen fituar zgjedhjet. P.sh. para dy ditesh folem per "skandalin" e kartave te identitetit, qe medemek do na skllaverojne duke na mare shenjat e gishtave, sic po ben Evropa, apo duke na detyruar te zbulojme veshin gjate berjes se fotos. Po tani duhen luftuar beteja te tjera, shume beteja, deri ne diten e zgjidhjeve. Keshtu qe shtrengoni rripin e sediljes te dashtun lexues t dhe enjoy the Peshku ride deri ne diten e zgjedhjeve. Pastaj bejme pak dite pushim dhe fillojme nga e para. smiley

xhibi, germova mer lal, por s'e gjeta gjakundi fjalen "skandal" ne kete artikull.  S'di c'kane bere gazetat e tjera. 

@ berberi, e di qe s'e kishe personalisht me mua, s'ka se si smiley, por ai togfjaleshi "Si femer qe eshte ..." na prek keshtu ne pergjithesi, helbete ... ndjesi femrash smiley.

Monda, ti vec tek ajo fjale gjete te kapesh ne tere ato qe thashe? lol Skandal kane thene komentuesit, germo aty dhe do ti gjesh. Ose do gjesh qenin qe nuk gjeti Tarja. Ose prit deri neser se jam i sigurt qe do i thone keto si fjale politikanet, dhe me pas mediat. smiley

Kurse per 'zyrtaret', dmth politikanet, mediat, apo dhe 'qeveria' e Peshkut ne rastin tone qe komentojme ketu, ky eshte vec nje rast nga te mijtat ku vihen re tendencat per ta mbajtur prozhektorin te fokusuar tek cdo qime e by.thes se Berishes apo Xhozit, ne te njejten kohe qe injorohen dhe anashkalohen shume gjera me serioze qe nuk kane perfitime politike per te majtet, apo nderkohe qe publikohen dhe faqohen tek kryesoret me bresheri artikuj qellimisht mashtrues dhe keqinformues te te njejtave media, te cilat e bejne gazetarine vetem kur kjo i sherben padroneve te tyre, si ne rastin e ketij artikullit.

Po mbase e kam gabim une dhe fajin e ka Berisha qe nuk financon mediat. smiley

U kapa une mer lal, ashtu sic u kape ty. 

Artikulli ne fjale me duket asnjanes.  Po te jete per t'u kapur thelle thelle, kjo pune shkon nga trashlleku, abuzim fondesh e deri te ... po deshen ca peshq, ia germon dhe te pathenen, skandalin.

Artikulli ne fjale me duket asnjanes.

Po ta shikosh me standartin e Peshkut ne fakt ky artikull del jo asnjanes, po bile propogande per Xhozin. smiley

Cili eshte ndryshimi i kuptimit midis fjales genjeshter dhe mashtrim? Dhe c'fare konkretisht e ben kete genjeshter specifike mashtrim? Nese nuk do kishte bere kete genjeshter Xhozi, per "kongresmenin" qe e priti, do flisnim prap tek faqja kryesore e Peshkut me "argumenta" te tipit faji kerysor eshte qe ajo ka perdorur parate e popullit per viziten ne Amerike?

Thelbi i asaj qe thashe dhe qe dua te them eshte militantizmi i mediave, dhe Peshkut deri ne nje fare mase, dhe deri diku i gjithe popullit, dhe qitja e gjerave jashte kontekstit. Tek ne politikanet, te majte e te djathte bashke, po i shker.dhejne rrobt popullit, po shkojne ne parlament vetem 2 here ne vit sa per te marre rrogen, apo po bejne ashiqare vila lluksoze qe me rrogat e tyre s'i benin dot per 100 vjet, plus sa e sa te tjera gjera qe ne nuk i kemi te faktuara per krimet e verteta te tyre, se mediat dhe ne nuk e kemi vemendjen aty; ne peshkezohemi me mashtrime dhe skandale si keto te ketij artikullit. Oh, dhe faktin qe qeveria do na mare shenjat e gishtave, dhe qe nuk po gjenden akoma 5800 dollare nga PBB-ja.

Jo se dua te mbroj mediat shqiptare, se s'jane per t'u mbrojtur.  Por dhe ti mos loz rolin e naivit.  Eshte vit zgjedhjesh mer burre.  Nuk mesove gje nga media amerikane vjet?  Fjales "militantizem" i dhane perkufizime te papara.  

PS: Mashtrim eshte qe c'ke me te.  Sepse eshte genjyer, per te manipuluar apo mashtruar popllin smiley.

Mashtrim eshte qe c'ke me te.  Sepse eshte genjyer, per te manipuluar apo mashtruar popllin Big Grin

Ne ndryshim nga rastet e tjera kur genjeshtrat behen per ti treguar njerzve te verteten? smiley

Sic thashe, eshte e pergjithshmja, jo vec fjalet qe perdoren nga artikulli apo nga peshqit. Mediat amerikane kot qe i perbalt duke i krahasuar me pallavrat tona. Ato kane te meta plot, po ne krahasim me mediat tona jane te shenjta. As Fox news nuk krahasohet me keto tonat. Keshtu qe ai eshte argument pa buke.

Nejse, ti ke te drejte, qe mos ta zgjasim. smiley

Domosdo qe kam te drejte smiley.  Dhe pa e zgjatur shume, militantizmi gjate zgjedhjeve eshte shenjteri per mediat, si ato qe jane pallavra, si ato qe jane pe verteti.

Nese nje genjeshter te tille (per tu hapur by.thesh qe te priti nje kongresmen) e quajme skandal, ...

Jo mer Xhib, nuk eshte ashtu!

Genjeshtra nuk eshte SKANDALI! Genjeshtra eshte INDIKATORI i skandalit!

E kupton diferencen?

Pse them une keshtu! Sepse, kjo gruja, ka shkuar atje me leket e shtetit, jo vizite private te ky hanxhiu! Dhe leket e shtetit duhen justifikuar me nje fare feje, apo jo!

Kjo gruja, e paftume nga politikejt amerikane ne Inaugurim (qe ne fakt nuk ftojne njeri sepse nuk duan te duken sikur marrrin ane), kishte qejf me ardh me e pa, si do kisha pas qejf edhe une! smiley

Vjen, me paret e SHtetit tone te dashur, dhe si me ja bo me e justifiku shpenzimin? Thote isha e ftume nga nje kongresman, Billi, Billi quhet! Ja dhe resmja! smiley

Pra rrena qe i doli con gishtin nga abuzimi (smoking gun) jo sepse eshte ne vetvehte ndonje skandal i madh (relative kjo, sepse ne Shqiperi atij i vdiq baxhanaku dhe tha s'disha gjo, edhe nuk u bo skandal)

Knejna do ishte skandal qe c'ke me te, a nuk bi dakort dhe ti Xhib?

 

Ke te drejte Monda. Duhet te kisha thene : "Si femer e bukur qe eshte....." Por nxitova pak dhe si shpagim morra verejtjen tende. smiley

E mire, shyqyr qe s'e paske pasur me ne femrat e shemtuara smiley.

Jozefina , per kete skandal te tjetersimit te pakten duhet te kerkoje falje..

(por cer falje mer, ku egziston ky "institucion"personaliteti ne mendjen e saj)

por ai togfjaleshi "Si femer qe eshte ..." na prek keshtu ne pergjithesi, helbete ... ndjesi femrash Wink.

Pika! Se vetëm për ty ryra te kjo temë... u know... before going to sleep smiley

po i hidhja një sy "Art of War" nga Sun Tzu. Thotë ky më i vend: Ka ushtri që nuk duhet të sulmohen, ka qytete që nuk duhet të merren... ka femra që nuk duhet të preken - shtoj unë.

Seria e problemeve brenda PD-se per njerez qe bejne veprime te karakterizuara ne fundshekullin e kaluar jane akoma te gjalla. Duke filluar qe me nje shembull te thjeshte qe ato kane patur gjithnje "SEKRETARIN E PERGJITHSHEM TE PD-se" zotin Sali Berisha. Kjo verteton se PD-ja vuan per demokraci nga brenda, nje shembull i vogel eshte procesi votues brenda saj. Sic duket PD-ja eshte me shume nje mbledhje endacakesh sa e mbeshtetur ne kanun dhe sa ne anarki (mungese rregulli).

 

Eshte vertete e turpshme te degjosh gjera te tilla. Te ben te mendosh, te ndihesh fatkeq dhe i paperfaqesuar kur e drejta shtremberohet, kthehet ne te drejte dhe shtremberohet akoma edhe me shume. Pastaj se kuptoj se cfare niveli interesi ka nje genjeshter e tille pa kripe.

 

Gjithnje kam besuar se shqiperia nuk vuan sepse populli i saj ka dicka mangut, por nuk e shprehe ate ne diten e votimeve, ndoshta ngaqe nuk ka patur mundesi te shumta gjere tani.

 

"Tranzicioni dhe ne" gjithnje te pandashem, ne vuajme, te tjetret buzeqeshin gjersa emri jone perdoret per te shuar etjet e suksesit dhe karrigeve te te padenjeve. Me e keqja eshte kur ne jemi te ashtuquajtur, por realisht jemi ndryshe.

Jozefina me sa duket ka filluar te beje enderra te medha e te bukura duke imagjinuar se ndoshta nje dite munde te behet senatore ne sh.b.a????

Ouuu c'fare thashe dhe une jo more ajo sigurishte qe ka mbyllur ndonje kontrat hotelerie per biznes ne albania me ate shokun e fotografis, dhe keshtu qe ben nismen e rreklamimit sic ndothe shpesh here ne shqiperi te gjithe akuzohen si investitor te dyshimte me gjithefare akuzash dhe askushe nuk ndalohet dhe askujte nuk i pritet rruga se jane nga pase ata/ato te QE...!!!

Dhe dicka, ne atdhe duhet te jet ne role te pare Topalli? Deshiron te gjithe te meren me te, helbete kryetare parlamenti!

Aftesia e te majtes dhe mediave te kontrolluar prej saj per te krijuar polemika dhe pseudoskandale nga hiçi (Fazllic docet) eshte e jashtzakonshme. Gjene mire se ne kete rruge qorre s'kane per te arritur asgje. Sa per dijeni kujt shkul floket nga lebetia, ben mire te kujtohet se PD qeveris vendin pas mandatit te dhene nga vota ne zgjedhje si me e votuar. Prandaj urte!

He me dhe ju se po vijne zgjedhjet dhe ne akoma votojme duke bo llogarite e numrave te telefonit te amerikoneve qe ka secili krah! (kush merr mbeshtetjen e "Rain man" i ka zgjedhjet e fitume se ai i di gjithe numrat permendesh)

Kurse kjo "shakaja" e rradhes sidoqofte nuk eshte ne nivelin e asaj te Veliajt qe do i dhurote Obames librin e vet ne shqip. A thu ti se Obama nuk kishte pune tjeter ate dite.

Mjere ne thuj qe na bejne per budallenj ne kete pike dhe kerkojne vota per emrat e "shokeve" dhe jo per ndonje ide qe mund te kishin pa dashje.

Ne France Lizander Saraçi, para dy ditesh lexova ne gazete se Presidenti Sarkozy kishte bere nje "gaffe", nje SKANDAL te vertete !!! Nuk e di nese e degjove ?

Gjate nje inaugurimi, ne prani te Sekretarit te Shtetit per Sportet, Bernard Laporte, Sarkozy e falenderoi per organizimin e Kupes se Botes se Rugby e cila sipas SArkozy u zhvillua ne vjeshten e 2008 ... Ne fakt, Kupa e Botes ne Rugdy, u zhvillua ne France ne Tetor 2007 ... pra Presidenti u "ngaterrua" - genjeu, do te thone disa ? (per te lavderuar punen e mire te ministrit te tij)

Kjo ne gazete ishte si kuriozitet, qe vetem 3 rreshta i kushtoheshin : jam i sigurte se nesa Sali Berisha tek ne, do te kishte bere nje gafe te tille (nje ngaterrim date), do te ishin shkruajtur artikuj te tere dhe do ishte mbajtur popolli me "buke mediatike" per nja 4-5 dite rresht !!!

Edhe kjo pune keshtu :  Kjo gje mund te klasifikohet fare mire si lapsus (nga Biznesmen, ne Kongresmen), fare mire mund te quhet si gabim shtypi : kurse tek ne kalon direkt ne fazen e SKANDALIT (me germa te medha) - i cili mban "peng" opinionin publik me keto vocerrira pa kurrefare vlere, per te terhequr vemendjen nga gjerat me te rendesishme te jetes se perditeshme

i cili mban "peng" opinionin publik me keto vocerrira pa kurrefare vlere, per te terhequr vemendjen nga gjerat me te rendesishme te jetes se perditeshme

...e drejte. Dhe pastaj gazetaret/opinioniste shqiptar habiten, qe ne TV italian del nje ish-prostitute e cila ka derguar ne burg 40 protektor dhe shprehin indinjaten se pse opinioni publik nuk eshte i informuar, se pse Min. Brendshem nuk publikon emrat e ketyre 40 krimineleve, kur dihet se procesi ne fjale eshte PUBLIK dhe emrat e te denuarve jane PUBLIK per kedo nevoje ti dije (perfshi gazetat shqiptare).

 

Lefto, s'jom dakort me krahasimin.

Lene se eshte turp qe Kryetarja e Parlamentit te kete nevoje per "reklame" me foto me nje kongresmen. Le pastaj nqs ky o biznesmen! Supozojme se del njoni me e gjujte Jozin, po ai as s'e di ku bi Shqipnia, car duhet me bo me i mush faqet zyrtare me fotot e tij? Faqja e Parlamentit nuk o blogu i Jozit, apo adresa n'Facebook.

Nqs shko Veliaj me i dhuru librin e Obames, pensionistave te Gramshit ti s'ke pse bje ne te njejtin nivel.

Ajo tashme eshte aq e fuqishme sa te konkuroje Berishen brenda partise

 

Po, po konkuron Berishen brenda partise. smiley

Leta veje emrin ne listen e zgjedhjeve  ne qarkun e Shkodres e treta dhe shofim pastaj po nuk  filloi pune perseri ne Dhomen e Tregetise Shkoder.

""""'Cili eshte ndryshimi i kuptimit midis fjales genjeshter dhe mashtrim?""""Kete pyetje po marr une persiper ta cpengoj me qe Polici me Leftin jane te zene me matjet e km te segmenteve rrugore dhe gjetjen e fjaleve me te pershtateshme per ta bere Lezhen miliardere.....me luspa peshku pas 30 vjeteve smiley Genjeshtren O xhib e pranon dhe Kurani , kur eshte pa dem  ...dhe ketu nuk nderhyn Polici sepse e Justifikon Xhozin....Por Mashtrimin nuk ta FAL se ka pasoja . Te gjithe mashtrimet sjellin DEM...Por hop nderhyn Lefti qe me Bibel nuk i pranon si veti njerezore ,por vetem dhunti te dishepujve kur hane buke me te Parin smiley .Mirpo ja qe Xhozi na dalka e anes se saj dhe keshtu ... Ne kete mishmash Parti ku militojne mishmash militantesh e ku gjen lloj-lloj mishmash informacionesh...patjeter qe do gjesh edhe mishmash Peshqish qe per k...et e Edi Rames u morern dhe me formen e me rrumbullaksine per te vertetuar se qene te verteta dhe jo MASHTRIM. E ku eshte Mashtrimi ketu ????? smiley

"""Ik se nuk kam kohe te sqaroj gjithe budallenjte e lagjes...""" Po ku sqarohet Lefti o POLIC . Si durohet deri sa te vish TI nga takimi me taksixhijte e Washington DC. per ti prure haberin se kush eshte "ai burri" smiley

Edhe une bashkohem me mendimet e PD-istve te nderum te Peshkut...dhe them..."ku qendron cudia ktu?"

Qe Xhozi genjeu? Qe Xhozi mashtorj? Qe parktika katunareske e daljes ne fotografi para frigoriferit me dere hapur, vazhdon te mbizotroj ne qiverine e sotme?

Jo zotrinj...ktu s'ka asnje cudi.

per te gjithe ata qe nuk e besojne kete lajmmund te shikoni filmimin e bere nga balkanweb ne sitin e tyre.

 

e keni te filmuar faqen zyrtare te Kuvendit ku Xhozi eshte me kongresmenin e lartpermendur

 

 

 Mjafton te kerkosh ne google 2 adresat e internetit qe ka dhene autori i shkrimit, dhe te shtypesh ne link-un 'Cached' anash rezultatit, qe te shohesh kopjen qe google i ka bere faqes se Kuvendit ne daten 21 janar, para se te ndryshohej faqja.

Po ben muuuu "shtirja" e Jozefines ne rastin e tjetersimit te emrit nga nje pronar hotelesh bisnesman ,ne nje kongresman .

Dukja "sikur"dhe shtirja "sikur"jane fenomene te nje mediokri,ose te nje personi qe e ka ne gen mashtrimin ,genjeshtren ,dhe thashethemin si arme te domosdoshme per te arritur nje gje qe nuk e arrin dot per 100 arsye.....

Kjo qeveri mizen e ben buall ju e shikoni,rritjen dyshifrore te Shqiperise,rritjen e rrogave ,dhe luften e korrupsionit,aty shikon rrushi rushin dhe piqet genjeshtra dhe mashtrimi!

ne ket akuarium te thate bubrojne lloje te ndryshme te se njejtes specie te peshkut. Peshq blu e roze. C'rendesi kane komentet? Diku me siper Xhibli tha qe te gjithe forcat politike jane shkredhatat qe po ja lerojne nenen atij mileti. Mashtrues, kriminele, genjeshtare ata qe jane sot dhe ata rozet e djeshem. Te gjithe tallin bythen me popullin idjot dhe te pa pergjegjshem. Cilin duhet te votojne? Le te shohin per Princ Vidin... Shqiperi te kam dhjere... Dhe ti admin mos ma luej komentin  

Madje dhe fotot me Hillaryn te publikuara tek faqja e kuvendit  i paska bo ne 2006. (e pohoi Biberaj, po nxjerrin te palarat brenda familjes tani)  hajde mashtruese profesioniste qe qenka Jozi hajde. Bravo Jozefine! 

Komplet jashte teme, po kush i mshon tastieres se "Balkanweb"?  Kalamajte e lagjes? 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).