Tirana, për herë të parë një Qendër për Kontrollin e Trafikut

http://www.tirana.gov.al

Bashkia e Tiranës me mbështetjen e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, është duke vënë në jetë një projekt që do të zgjidhë problemin e trafikut në Tiranë.

Qendra e Kontrollit të Trafikut, e para e llojit të vet në Shqipëri, mendohet t’i japë një tjetër frymëmarrje lëvizshmërisë në qytet. Vlera totale e projektit është 1,8 milion euro. Kjo qendër, do të krijojë një sistem të integruar të trafikut urban  i cili do shtrihet në rrugët kryesore të kryeqytetit. Projekti ka të bëjë me një tërësi pajisjesh dhe ndërhyrjesh teknologjike si më poshtë:

Sinkronizimin, ku nëpërmjet semaforëve realizohet optimizimi i rrjedhës së trafikut.

Tabelat elektronike(panelet), të cilat mundësojnë dhënien e mesazheve në kohë reale, mbi gjendjen e trafikut apo kushtet atmosferike.

Kamerat, të cilat mundësojnë mbledhjen në kohë reale të informacionit për trafikun dhe kësisoj edhe dhënien e informacioneve online për qytetarët

Dhoma e Kontrollit, e cila do të jetë “truri i menaxhimit të lëvizshmërisë“, një mjedis ku janë vendosur aparaturat dhe stafi i nevojshëm që do të realizojë koordinimin dhe shërbime tjera.

Përcjellje informacioni, duke shfrytëzuar mjetet e ndryshme të komunikimit si sms, e-mail, radio, televizion apo celular.

Qendra e Kontrollit të Trafikut do të bëjë të mundur edhe lidhjen me sisteme të tjera të teknologjive të transportit si, lidhjen me sistemin tolls, korsinë e autobusit apo parkimet, duke përfshirë edhe ato nëntokësore.

Funksionimi i kësaj qendre, do të bëjë që në qytetin e Tiranës të reduktohet mbingarkesa në trafik dhe ndotja e mjedisit, të rritet shpejtësia mesatare e lëvizjes, të ketë rrjedhshmëri të transportit publik, të sigurohet informacion i nevojshëm për qytetarët, si dhe të krijohet një bazë të dhënash për të analizuar më mirë problemet e lëvizshmërisë.

Projekti  përfshin 64 semaforë, 10 panele të info-mobilitetit, 18 kamera dhe dhomën e kontrollit. Një element i rëndësishëm është edhe trajnimi i stafit që do të punojë pranë saj. 

9 Komente

"Qendra e Kontrollit të Trafikut do të bëjë të mundur edhe lidhjen me sisteme të tjera të teknologjive të transportit si, lidhjen me sistemin tolls, korsinë e autobusit apo parkimet, duke përfshirë edhe ato nëntokësore." Ky sistemi i nderlidhjes per transportin nentoksor, ke do ndihmoje? Minjte e haleve?

Hallall 1.8 milionshi! por nese nuk ven rregull ne rruge, midis semaforeve, ta harrojne optimizimin e rrjedhjes se trafikut. Para dhe pas cdo semafori  ne unaze ke parkime dyshe e treshe qe ta bejne jeten sketerre.

Ha ha ha!  Tirana permbytet me nje shi qe bie, ky do te jape informacion per kushtet atmosferike!

Kur do ta rregulloje kete problem Kryetari i Bashkise Tirane, Edi Rama?

 

Tiranë, shirat përmbytin hyrjet e pallateve

 

• Qindra banorë në bllokun e pallateve Irfan Tomini, e kanë patur të vështirë të dalin nga apartamentet e tyre, për shkak të bllokimit të pusetave të ujrave kullues dhe ujrave të zeza, duke sjellë përmbytjen e hyrjeve të pallateve.

 http://balkanweb.com/sitev4/newsadmin/video1.php?id=32771

 

Ky sistemi i nderlidhjes per transportin nentoksor, ke do ndihmoje? Minjte e haleve?

 

Parkimet nentokesore mo Chenej...parkimet nentokesore. Me gjith ate zhurme qe beri Tushja me shoqe ke peshku...per parkimet nentokesore...si ti lem jasht vemendjes ne??

por nese nuk ven rregull ne rruge, midis semaforeve

Ka Polici RRUGORE Chene...Policia Rrugore varet nga shteti.

Pyt Policin po s'me besove smiley

Kur do ta rregulloje kete problem Kryetari i Bashkise Tirane, Edi Rama?

 

 

Kur ti nxjerri Birisha paret per kanalizme qe dha JAPONIA para nje viti smiley

 

PS: Polic...pse je kaq idiot?? Sinqerisht...

O Plic,

Permbytje ka pas edhe ne kohen e kryebashkiakut demokrat edhe ne kohen e xhaxhit. Permbytje ka edhe aty ne Angli, vjet kish edhe brenda Londres, dhe ne maj-qershor bile, duke filluar nga Cizik e gjer ne Hemersmith.

Merru me trafikun o Polic.

Jo mua mu bene vite qe jetoj ne Angli dhe nuk me ka qelluar qe te me permbytet hyrja e shtepise. 

Nuk me ka qelluar te shikoj puseta te bllokuara!

Nuk me ka qelluar te shikoj qe m... perzihet me ujin e shiut dhe ben ndot vendin! 

Keto ndodhin veten ne Tironen e Edi Rames.

Ik or idiot dyleksh!

qe tu bene vite qe jeto ne Angli dhe sja ke idene per cka ndodh ne Shqiperi kjo eshte evidente por sic te thash vjet ka pas permbysje ne LONDER. Nga Cizik e gjer ne Hemersmith!

Ste mor vesh o grup, si mund te vet-barazohesh me Policin, si mund te afirmohesh kaq fuqishem si militant? Sja vura fajin bashkine per dopio parkimet mor vlla, thjesht i permenda si pengese seriozie per rrjedhsmerine e trafikut.

Po sme the se si ky sistemi i kontrollit do ndihmoje parkimet nentoksore?

Kur do ta rregulloje kete problem Kryetari i Bashkise Tirane, Edi Rama?

 

 Ky eshte mentaliteti Berishian pse ore Edi ,nje person e ka ne dore Tiranen ?Po Berisha cben , i bi Fyllit ? Po ti e di sa buxhet ka Tirana ,po i dha qeveria rregullohet Tirana ,po si dha ashtu do te jete ,nuk behet Tirana me urdher te peshkut ,e ke pa ate filmin?

Ste mor vesh o grup, si mund te vet-barazohesh me Policin, si mund te afirmohesh kaq fuqishem si militant? Sja vura fajin bashkine per dopio parkimet mor vlla, thjesht i permenda si pengese seriozie per rrjedhsmerine e trafikut.

Ngadal o Cheney se nje llaf thash...qe ka polici rrugore qe merret me rregullimin e trafikut. Nuk ta thash per qellime politike...

 

Po sme the se si ky sistemi i kontrollit do ndihmoje parkimet nentoksore?

Po ku di une...aq sa ke lexu ti kam lexu dhe une. E kisha llafin qe me nentokesore, ata e kishin per parkimet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).