Terapi për shock-un

Planet rregulluese, përtej të qënurit masa kufizimesh të ngurta, fshehin ose kanë potencialin e të qënurit strategji e politika me efekte mbi cilësinë e jetës në fusha si: shëndetësi, kulturë, edukim, dhe rrjedhimisht mbi ekonomi dhe politikë. Në ekonomin e tregut të lirë, ku është konkurenca dhe kokëfortësia e shifrave të përcaktuara nga forcat e tregut dhe jo planifikimi që dominon  të ardhmen, planet rregulluese tërheqin (ose duhet të tërheqin) interesin si të qytetarit dhe të atyre që përftojnë politika makroekonomike, rregullore mjedisore apo energjitike, strategji të zhvillimit industrial apo të politikave për turizmin etj.... Në këtë kuptim këto plane bashkojnë nga njëra anë përpjekjet shoqërorë për zhvillim dhe në anën tjetër  interesat e individit dhe qytetarëve, ç’ka i bën ato pa frikë të quhen planet e mbarëvajtjes shoqërore.

Por a perceptohen dhe formulohen planet tona – dhe plani rregullues i Tiranës si shembulli i një nga planeve më të mirëpërpunuara midis qyteteve Shqiptare – duke pasur parasysh këtë lloj mbarëvajtje shoqërore?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje po i referohem, disi në mënyrë anekdodike, një shkrimi të paradokohshëm në revistën Economist i titulluar “Mass murder and the market” (Vrasja masive dhe tregu) që shqyrtonte rënien drastike që pësoi mosha mesatare e jetës midis viteve 1991 dhe 1994 në vendet a Bashkimit Sovietik dhe veçanërisht në Rusi dhe lidhjet shkasore të kësaj me reformat ekonomike dhe planifikuese. Economist i referohej vetë një shkrimi të botuar në revistën mjeksore britanike Lancet e cila bën kryesisht anliza epidemiologjike për të nxjerrë përfundime sociale dhe politike. Analiza në fjalë, që ishte një përqasje statistikore, i lidhte këto vdekje gjatë kësaj periudhe në Bashkimin Sovjetik me reformat ekonomike të emëruara “shock therapy”, ose “terapia e shok-ut” siç njihet mirë ky term në shqip. Sipas tyre këto reforma ekonomike ishin një dështim i plotë, dhe për më tepër injoronin koston njerzore të politikave që promovonin, ku papunësia, varfëria që e shoqëroi , dhe efektivisht “privatizimi në mas” u bën shkakëtarët e vdekjeve duke e shndërruar gjithë proçesin e reformave në një “vrasje në mas”. Sipas tyre nëse Rusia do kishte adaptuar reforma më graduale edhe jetët e njerëzve do ishin shpëtuar.

Sigurisht që gjithë përqasja e revistës Lancet ka edhe kundërshtitë e veta, sidomos nëse pyesim, siç bën edhe Economist, se përse ekonomia Sovjetike ishte e rrënuar dhe në nëvojë për terapi shock-u më 1991-in? Pjesërisht, argumentojnë ata, sepse ekonomitë e planifikuara nuk funksionojnë (faji i mbetet Leninit dhe Stalinit për kët&eumlsmiley; pjesërisht sepse politikanë të vjetër si Brezhnjevi dështuan t’i nisnin reformat qysh në fillim të viteve 70-të, kur gradualizmi mund të kishte shance për të qenë i suksesshëm; kur Gorbacovi filloi reformat (Glasnostin dhe Perestrojkën) në fund të viteve 80-të ekonomia ishte tashmë e rrënuar, dhe për më tepër hedhja në treg e monedhave të nevojshme për reformat krijuan një tepricë monetare që pas shpërbërjes së sistemit dhe liberalizimit të çmimeve krijoi hiperinflacion si dhe zhvlerësimin e kursimeve për njërzit e thjeshtë.

Po ashtu treguesit e anës morale të këtyre politikave, që lidhen me shëndetin publik në sistemin sovietik, përgjatë viteve 1965 dhe 1980, njohën një rënie të konsiderueshme me pasojë një rritje të vdekshmërisë nga dieta e keqe, duhanit por veçanërisht alkoli. Politikat e Gorbaçovit kundër “pijes” megjithëse jopopullore rritën jetëgjatësinë të paktën me tre vjet përgjatë 1985-1987-ës. Pas 1992-it monopoli i shtetit mbi pijet alkolike dhe mbi kualitetin e tyre ra. Efektet ishin spektakolare dhe katastrofike.

Por ç’lidhje kan politikat e “terapisë së shock-ut” dhe historia e planifikimit në Bashkimin Sovjetik me planet rregullues në Shqiperinë e sotme dhe me ato në Tiranë? 

Për të qënë të vërtët, është e vështirë të thuash nëse terapia e shock-ut në Shqipëri ka pasur të njëjtat efekte sikurse në Bashkimin Sovjetik, sidomos kur bëhet fjalë për vdekshmërinë apo shëndetin publik, qoftë sepse për këto gjëra nuk duket të ketë ndonjë të dhënë apo studim të veçantë, por edhe për faktin se me shumë gjasa, duke pasur parasysh falimentimin e hershëm të shtetit dhe të shërbimeve, vetë hapja duhet të ketë pasur efekte pozitive të menjëhershme, pavarësisht reformave. Por në një vështrim afatgjatë këto reforma dështuan po aq sa edhe në Rusi, pavarësisht se efektet e tyre, duke reflektuar edhe strukturën ekonomike dhe sociale të secilit rast, shfaqen të ndryshme dhe në sektor të ndryshëm. Por ajo që është më kryesorja, ato nënvleftësuan mbarëvajtjen sociale si një komponente e rëndësishme e suksesit të tyre të mundshëm.

Jo rastësisht një nga sektorët ku terapia e shock-ut duket të ketë dhënë efekte negative të padiskutueshme është mjedisi urban. Reformat mbi tokën bujqësore, vënia dorë mbi pronën publike deri në grabitje, keqtrajtimi i pasurive natyrore kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë pasoja shoqërore dhe politike të pallogaritshme. Nëse në industri vetë falimentimi i saj nuk linte shumë hapësirë për reforma duke e bërë braktisjen të detyrueshme, privatizimet pa asnje lloj kriteri i tokave bujqësore në fshat pa garantuar  vazhdimësinë e prodhimit bujqësor, në perspektivë nuk e justifikuan veten.  Po ashtu nuk e justifikuan veten as edhe lëvizjet e mëdha demografike pa kontrollin e territorit, as liria për të ndërtuar pa siguruar standarte minimale në urbanizim, as shfrytëzimi i pasurive publike pa kontrollin e shtetit, dhe sigurisht as zvarritja pa fund e zgjidhjes së problemit të pronave dhe sa e sa problemeve sociale që në fillim të viteve 90-të dukeshin aq të zgjidhshme.

Mund të thuhet pëfundimisht se këto reforma, midis shumë faktorësh të tjerë, shtruan rrugën për një tranzicion të gjatë dhe të vështirë, dhe se pas kaq vjetësh shoqëria shqiptare paraqitet edhe më konfuze se në fillim të viteve 90-të për rrugën që duhet të ndjekë drejt një demokracie dhe ekonomie tregu funksionale. E gjithë kjo periudhë aq sa i ngjan një goditjeje pas të cilës na duhet njëfarë kohe për të rimarrë frymën, po aq i ngjan edhe një ëndrre surrealiste, çelësi i kuptimit të së cilës i ka rrënjët vetëm në dhunimet dhe gjymtimet e shkaktuara në të shkuarën. Pas 18-të vjetësh tranzicioni jo vetëm nuk u zgjidhën problemt e trashëguara nga komunizmi, por mbi to duket se janë shtuar të tjera probleme dhe padrejtësi sociale të cilat presin njëherësh përgjigje.

Në këtë kontekst vetë tradita e zhvillimit, që pati si pikënisje reformat e terapisë së shock- ut, të konsoliduar tashmë në formën e një traditë pothuajse pseudoplanifikuese të filozofisë së zhvillimit me çdo kusht, rrezikohet nga mungesa e kohezionit social. Individualizmi ekstrem, dhe të besuarit se: çdo gjë që prodhon para, çdo gjë që prodhon energji, çdo gjë që lëviz mbi rrota pa nevojen e një shtyse fizike të dukshme, çdo teknologji, apo çdo ndërtim me vetrata të reja është zhvillim, ka çuar në asfiksimin e hapësirës publike për t’ia lënë vëndin ndërtimeve pa fund, transformimit të qyteteve nga hapësira të dominuara nga këmbësori dhe shërbimet urbane në hapësira të uzurpuara nga automjetet private dhe ndotja e mjedisit, rendjen pas çdo projekti energjitik pa marrë parasysh as strategjitë, as nevojat reale, dhe as pasojat në në shëndetin e popullsisë apo mjedis si garanci të zhvillimeve të qëndrueshme. Dhe kjo e fundit (ndotja) së bashku me pluhurin që endet mbi Tiranë ka potencialin që të shkaktojë – në mos është duke shkaktuar sipas të gjitha raporteve serioze – të njëjtën tragjedi që kolapsi i sistemit komunist ishte në gjëndje të shkaktonte në fillim të viteve nëntëdhjetë në Rusinë postkomuniste.

Ndërkohë planifikimi i sotëm ashtu sikurse edhe në Rusi nuk është një planifikim që i paraprin zhvillimit nëpërmjet garantimit të mbarëvajtjes shoqërore. Përkundrazi ai ushqehet nga krizat e saj. Sikurse reformat e tipit “terapi e shock-ut” mundësohen nga falimentimi i sistemeve shoqërore dhe ekonomike dhe përdorin pikërisht argumentin e zhvillimit të justifikojnë neglizhencën ndaj barrave sociale, ashtu edhe platformat urbane, ekonomike dhe energjitike, po vazhdojnë të ndërtohen sot mbi po të njëjtën filozofi. Ndoshta nuk ka asgjë të keqe nëse edhe në mes të krizave enrgjitike të flitet për planifikime që e projektojnë Shqipërinë si superfuqi rajonale në energji, apo në mungesë të traditave në turizëm të pretendohet që sektorë të tërë të ekonomisë të varen prej tij. Po ashtu nuk ka asgjë të keqe që  edhe në mes të kaosit urban, ajrit të ndotur, trafikut të pakontrolluar, transportit publik pothuajse të pamenaxhuar, të flitet për projekte vizionare që e projektojnë qëndrën e Tiranës sikur të ishte zemra e një parku të vendosur diku në mes të ndonjë oazi i rrethuar nga gjelbërimi dhe fushat e golfit diku në Azine jug-lindore.

Për të hequr ç’do lloj dyshimi mbi arsyetimin e deritanishëm dua të shpreh se se planifikimet e guximshme të cilat tentojnë të ndryshojnë tërësisht realitet ekonomike dhe shoqërore janë tërësisht të mundshme dhe legjitime, sikurse është gjithashtu e vërtet që ato gjithmonë e kanë pikënisjen  nga realititet ekonomike, sociale, politike dhe kulturor të kohës.

E megjithatë realiteti shpesh është krejt tjetër. Për shëmbull dihet mirë se realiteti energjitik, më shumë se nga numri i teceve varet nga burimet energjitike dhe lëndët e para. Dhe nëse për shkak të standarteve të ulta në mbrojtje të mjedisit jemi, fjala vjen, më të favorizuar se Italia për t’i ndërtuar ato kjo duhet të bëhet me ndërgjegjen se këto standarte të një vendi Europian nuk do arrihen edhe për shumë vjet, ose me rriskun e pamundësise për t’i menaxhuar këto vepra pas njëfarë kohe si pasojë e konjukturave të tregut apo atyre politike, sikurse janë shëmbuj shumë të mirë për këtë veprat industriale të komunizmit, duke filluar nga Teci i Fierit për të përfunduar me metalurgjikun e Elbasanit. Pra dua të them se relaiteti shqiptar i momentit i bën ato të domosdoshëm, por nuk duket se e justifikon përpjekjet për të ndërruar balancën e prodhimit të energjisë në vënd, nga hidro në termo.

Po ashtu duket se janë krejt tjetër përpjekjet planifikuese edhe realitieti i problemeve të planifikimit në Tiranë. Ato me siguri që nuk janë “planet tridhjetëvjeçare” të hartuara nga studiot e huaja arkitektonike, por janë emergjencat që lindin nga ndotja; porblemet e trafikut; ngritja e një sistemi të transportit publik, efiçent e të qëndrueshëm; ruajtja e karakterit të qytetit (nëse ende mund të flitet pë një të till&eumlsmiley nga ndërtimet e reja monstruoze; furnizimi me ujë; problemet e mjedisit dhe të shëndetit publik etj... Janë emergjente plotësimi i boshllëkut institucional që vjen si pasoj e ndërrimit të legjislacionit dhe hartimit të planeve rregullues që janë larg të qënit të koordinuara. Është emergjent harimi e rregulloreve të urbanistikës, përcaktimi i normave dhe standarteve, por çka është më e rëndësishme hartimi i vizioneve që do mund t’i integronin të gjitha këto në një realitet tashmë të shokuar. Eshtë emergjent një vizion i trajtimit terapeutik të këtij realiteti dhe jo një vizion i ikjes ndaj tij.
 

10 Komente

Ujk,

ne Shqiperi u zbatu teoria e kuotes zero, pra cdo gje  rrafsh me token dhe vjedhje masive e cdo gjeje  pa perjashtim.

Pra dua të them se relaiteti shqiptar i momentit i bën ato të domosdoshëm, por nuk duket se e justifikon përpjekjet për të ndërruar balancën e prodhimit të energjisë në vënd, nga hidro në termo.

Po kjo ka qene pjesa qe as duan ta kuptojne ndonjehere bile qeveriut . Po edhe ata  qe e kuptojne nuk kane mundesi te reagojne pervec se ne eto format e thjeshta qe behen perqark.

Energjia eshte problem  sigurie kombetare per nje vend por  Shqiperia nuk eshte vend sovran dhe as nuk ja fershellen njeri per kete pune.

Prandaj gjenden ne  vendin e caktuar e qe kane vendimmarrjen ne dore pikerisht themeluesit e teorise rrafsh me toke gjithshka.***

 

*** Dhe me gjithshka une kam parasysh : industri, arsim, kulture, histori, prone etj etj etj.

P.S. Perse nuk e kishe titullin e shkrimit psh : Erdhen vandalet ? smiley

Terapia e shok-ut ne Shqiperi eshte kryer nepermjet reformave ,por keto reforma jane aq te ngadalsuara sa veshtire eshte te vazhdohet keshtu,terapia e shok-ut, nuk ka egzistuar ne kuptimin e vertete te Terapise.

 

Ujk, a mund të konsiderohet terapia e shock-ut si pjesë paraprirëse e ndonjë Plani rregullues (apo të një planifikimi afatgjat&eumlsmiley?

Nëse bëhen në këtë funksion, atëhere mirë se të vijnë terapi të tilla... tashmë jemi të mësuar me shtrëngimin e rripit (dhe ngrënien e barit), por të paktën të egzistonte dhe shpresa që një e ardhme më e mirë do të vinte për të gjithë.
Problemi është se terapi të tilla shpesh bëhen vetëm për qëllime ideollogjike (shih në Shqipëri; mbylljen e kishave dhe xhamive dhe "terapinë" e Pashkos) smiley dhe aq më keq, fillohen dhe nuk ju shkohet deri në fund.

Problemi eshte i thjeshte: SHOKU qe ka/kishte  barren per hartimin e  TERAPISE parapleqen KAOSIN -Kaosi permanenet eshte nje filozofi me pragmatike dhe fitimprurese.

Po ti drejtohemi mitologjise egjyptiane,nga KAOSI  perendia RA krijoi boten . Energjia krijuese e perendise Ra buron nga KAOSI. smiley Keshtu qe titulli i shkrimit eshte i drejte: Ajo qe duhet nuk eshte SHOK-TEAPIA por nje TERAPI per SHOKUN smiley

artian, seriozisht e ke ti? Që reformat e Terapisë së Shock-ut në Shqipëri paskan kanë qënë të ngadalësuara?? Nuk u besoj syve kur lexoj xhevahire të tilla!

Gjithë thelbi i Shock-Terapisë, për të cilën ajo edhe kritikohet aq shumë, është pikërisht tek shpejtësia e lartë e kryerjes së reformave, dhe në këtë pikë, "ustallarët" tanë (me në krye Gr.P.) bashkë me playboys-at e FMN-së, u vunë me shumë zell në krye të garës duke lënë mbrapa rusët bashkë me gjithë lindorët e tjerë!

Eshtë pikërisht kjo shpejtësi prej të marri në kryerjen e reformave (sipas motos: Liberalizo, shkurto, mbyll ose privatizo!) që i thyejti zverkun ekonomisë anemike shqiptare të 90-ës dhe që shkërmojti bashkë me të dhe shoqerinë shqiptare.

Eshte ky vandalizëm ekonomik qe u vuri drynin qindra ndërmarrjeve dhe fabrikave në Shqiperi, të cilat vertetë ishin anemike nga financat, te prapambetura nga teknologjia, të shkëputura nga tregjet ndërkombetare dhe të mbingarkuara me staf personeli, por që me një politikë racionale të mbështetjes së ekonomisë kombëtare nëpërmjet doganave të përkohshme, racionalizimit në prodhim dhe në personel, ndihmës financiare të perkohshme nga shteti ose nga partnerë te huaj (Joint Venture-s) për modernizimin e teknologjisë dhe për mbajtjen e tregut vendas, një pjesë e madhe e tyre, i kishin të gjitha shanset që t'i shpëtonin mbylljes apo shkatërrimit total (dëmi më i madh nga mbyllja e tyre ishte humbja e personelit të aftë, inxhinierëve, ekonomistëve, punëtorëve të kualifikuar dhe prishja e strukturave organizative të ndërmarrjeve, të cilat sot edhe me shumë kapital nuk është e lehtë t'i ri-ngresh - kjo shpjegon pjesërisht dhe mbizoterimin e sotshëm të firmave me karakter tregëtar, familjar, provincial kundrejt ndërmarrjeve prodhuese, aksionere apo eksportuese).

Eshte kjo batërdi ekonomike e Shock-Terapisë që i prishi kooperativat pa nxjerrë më parë një ligj të saktë se kujt do t'i takonte prona, pa menduar se si dhe me cfarë do e punonte tokën fshatari tashmë pronar, se ku dhe si do i shiste prodhimet bujqësore (në qytet, dakort, po transportin deri aty cdo fshatar vetë do e organizonte??), me cfare cmimi dhe cfare garancie.

Eshte pikërisht kjo terapi e iniciuar nga një ekonomist mediokër shqiptar dhe e mbështetur nga burokratët arrogant të FMN-së që e ktheu ekonominë shqiptare në epokën e gurit, që përndoqi në emigrim mbi një milion punëtorë, fshatarë dhe intelektualë shqiptar, që shpartalloi sistemin shëndetsor dhe shkollor, energjetikën dhe urbanistikën, që nuk la më vend për drejtësi sociale, terapi që në vend që t'a shëronte patientin, e futi ne varr një herë e mirë!

Të përdorësh Terapinë e Shock-ut mbi një shoqëri si ajo shqiptare më 90-ën është si të hedhësh në mes të detit një njeri që s'di not, pa xhaketë shpëtimi e pa komardare dhe t'i thuash "Dil në breg tashti!". Ai ndoshta një ditë ka për të dalë në breg, por jo më i gjallë...

Falemnderit ujku i zi për temën e zgjedhur! Terapia e Shock-ut në Shqipëri dhe pasojat e saj rënuese ekonomike dhe sociale mbi shoqerinë shqiptare janë një kapitull më vete, që shpesh është anashkaluar apo mbuluar nga fenomene dhe dukuri të tjera të tranzicionit shqiptar.

Gjilpere,une thashe jane te ngadalsuara ,nuk thashe jane kryer ngadal ,pra behet fjal per tani ,dhe jo per 1992 qe ke parasysh ti zotrote!

Cfare ka ndodhur nuk e ndalon dot ,reformat e fillimit ishin drastike dhe nuk kishte si te ndodhte ndryshe ,ato u stimuluan te ishin te tilla ,sepse duhej menjehere te rrezohej sistemi i diktatures ,me Ramizin nuk mund te priteshin reformat e ngadalsuara ,as me Xhemol Tafain  kryetarin e Tirones qe e kishte ndermend me e bo Tironen si New Yorku !

Tani duhet nje terapi tjeter ,shume e shpejt mendoj une,se siptomat e semundjes dihen njihen ,psh ,largimi sa me i shpejte diskutimeve politike,dhe zevendesimi i tyre me diskutime profesionale ekonomike ,per te zgjidhur problemet e pa zgjidhura deri me sot ,si dritat ,uji,mjeksia,ndalimi i borxheve,prioritetet e prodhimit te vendit ,standartet, etj...... se skam kohe ti reshtoj tani ...

Ujk, a mund të konsiderohet terapia e shock-ut si pjesë paraprirëse e ndonjë Plani rregullues (apo të një planifikimi afatgjat&eumlsmiley?

Ed,

Terapia e shock-ut si praktike por edhe si koncept eshte nje lloj "tabula rasa" ose fillim nga zero quaje po te duash. E aplikuar ne mase dhe jo ne menyre selektive, legjitimon ate qe thote Kotherja dhe komentues te tjere ketu; vjedhjen dhe grabitjen. Po te lexosh artikullin e Economist ata pretendojne se terapia e shock-ut ne Rusi deshtoi sepse reformat u ndertuan ngadale, dhe se perendimi nuk ishte i gatshem te ndihmonte Rusine qe ne fillim sepse dyshonte; dhe kur filloi ta ndihmoj ishte teper vone. Megjithate mua me duket se ka dicka qe nuk shkon ne kete arsyetim, sidomos pasi kemi jetuar edhe shembullin e Shqiperise ku mbeshtetja e perendimit nuk mungoi. Ne Rusi ato privatizime qe kishin vlere dhe siguronin te ardhura, si p.sh. industria e naftes, u privatizuan (apo u grabiten po deshe). Kurse ato sektore qe nuk u privatizuan, thjeshte nuk kishin ndonje vlere per oligarket e rinj. Si te thuash perzgjedhja nuk u be rast pas rasti, por u hodh ne treg per konsum te menjehershem, gje qe do te thote se nuk pati as planifikim, apo studime se si duheshin kryer reformat. Dhe ky mentalitet vazhdon edhe tani. P.sh. ne rastin e termocentraleve, Shqiperia nuk eshte nje vend qe e nis procesin e elektrifikimit nga zero sepse ka nje eksperience gjyseshekullore ne kete fushe. Kur sistemet u nderruan ne patem rastin te shohim se cilat strategji energjitike ishin me te qendrueshme dhe cilat jo. Prandaj ata qe planifikojne energjine ne Shqiperi bejne mire te analizojne shkaqet se perse termoenergjitika falimentoi kurse hidroenergjitika vazhdon te jete shendoshe e mire? A ka dicka qe nuk shkon me termoenergjitiken? Dhe kush e njeh sadopak kete fushe e di mire se ajo varet teresisht nga lendet e para. Per mendimin tim te thuash qe do shnderrohesh ne superfuqi energjitike ne rajon, pa pasur rezerva ne lend te para te energjise do te thote te injorosh abc-ne e energjitikes. Ne nje strategji afatgjate kjo lloj perqasje nuk ka asnje vlere, sepse ne nuk e dime ende se si do reagoje tregu dhe teknologjia me vone - te vetmit faktor mbi te cilat mbeshteten keto projekte. Per mendimin tim, ndotja ambientale eshte e keqja me e vogel e kesaj sipermarrje per momentin, por neser ka per te qene e keqja me e madhe sepse shume shpejt do hyje ne loje edhe tregu i standarteve, sic edhe hyri ne nje fare mase edhe ne rastin e Tecit ne Fier p.sh.

E keqja e Shqiperise eshte se ka nje klase politike qe e ka marre pushtetin aksidentalisht, sepse i ka ngelur ne dore, dhe jo sepse e ka fituar ate ne baze te ndonje vizioni apo programi te caktuar.

Une jam me Koth. Tek ne nuk pati terapi shocku por terapi " graund zero"

Artan dhe Gjilpera

Per mendimin tim ju te dy keni te drejte. ndersa ne kohe  ( afat kohor) tek ne u zhvilluar shume shpejt ( natyre kjo e terapise se Shock-ut) ne thelb terapia e shockut u  bastarduar ne terapi populiste, me komisione dhe borde politike  privatizmi.

Le te marim privatizimet  e  tregetis edhe sherbimeve Ato u bene ne nje kohe rekord por jo sipas teorise se terapise se shockut, ku cdo gje del ne ankand dhe tregu vendos cmimin dhe bleresin e mallin.

Tek ne u gershetua Terpia e Shockut me Populizmin, Dy forma keto krejt te kunderta dhe keshtu beme pronaret e pare ata qe nuk kishin asnje dyshke ne xhep ose dhe ne kishin ndonje kapital e kishin vene ne menyre te paligjeshje. keshtu krijuam bisnesment e pare qe me vone u bene dhe miljoneret e a pare. Ju kujtohet Delijorgji? Pa ankand mori persiper te shkateronte tanket e ushtirse per skrap. I takont atij sipas politkes populiste se ai ishte ie varfer, pa shkolle ,nga kllasa punetore ( zetorist) dhe kishte bre ca para per dy vjet ne Greqi ( ?????) Ndersa vete shakterimi i tankeve ishte pasoj ee terapise se shockut qe i shoqerar me kush e mori persoer ketepune dhe si e mori polli  terapine e "ground zero"

Prandaj them se te dy keni te drejte.

Tek ne nuk pati terapi shocku dhe as terapi populiste Tek na pati rumpalle shkaterimesh per te kthyer cdo gje ne "ground zero" nen idene e cekut e bardhe se "C'na ka amerika ne. Ne jemi sa nje qytet i saj. Nje termet po te bjere ne ate qytet ajo  (amerika) e ben brenda nates. Le te shakterojme e prishim cdo gje qe ta kemi te re neser kur te na e jape amerika. Ja ceku i bardhe" Dhe pardesyte e bardha mbanin ne dore nga nje flete te bardhe ndersa me doren tjeter perqafonin Rajersoin dhe syte e veshet i mbanin  nga BB apo FMN qe na detyronin te zbaton terapine e shockut se ndryshe ska buke

Toko,ti dhe nje shembull me Delijogjin,qe me pasurine kombetare armatim-municionin e ushtrise se vjeter,(sepse armatimi i ushtrise duhet te konsiderohet si i tille ,pamvarsisht se gjerat kane ndryshuar)ai Delijorgji nje person ordiner ,i dyshimte ne aktivitetin e tij si bisnesman,beri cfare i deshte dhe si i deshte bytha e tij,me kete pasuri.

Qellimi ka qene dhe eshte pervetsimi personal nga pasurite kombetare..,prandaj edhe terapia e shokut ,kete qellim ka patur me nje gur te vrasi dy zogj,sistemin Komunist dhe vjedhjen e pasurise kombetare!

Frabikat ,uzinat shteterore u shkatruan dhe nuk u privatizuan ,nuk u moren ne kontroll nga privatet,kur ato ishin ne gjendje pune.

U lane qellimisht deri ne shkatrim te plote te tyre,kjo lloje terapie shoku kishte pasoja dhe kosto te larte.Te vetmit qe perfituan nga kjo terapi ishin politikanet te cilet u kthyen ne bisnesman.Te vetmit qe u demtuan nga kjo terapi shoku ishin POPLLI!

I cili mori rrugen e mundimshme te Emigracionit!

Terapia e shokut qe shokoj te gjithe shoqerine shqiptare ishte shkatrimi i inteligjences ,brezit te kualifikuar i cili u hodh ne rruge,padrejtesisht ,u neperkemb nga nje kaste tjeter" inteligjente "dikur magazinier,agronom,mesues,ushtarak ,qe uzurpoi pushtetin duke ndryshuar menjehere pozicionin politik ,nga komuniste ne demokrat.

Filloi nje lufte tjeter klasash ,midis inteligjences,ata qe ishin deri dje ushtare zevendesuan gjeneralet duke marre pushtetin vetem nepermjet shkatrimit mashtrimit dhe avetures .

Do ta bejme Shqiperine si Zvicra,por sic e shikoni SHQIPERIA ,vetem si Zvicra nuk eshte bere,por jemi mbrapa Maqedonise dhe Malit te zi dhe me shume probleme perpara per tu zgjidhur.

Shkurt jemi shume te vonuar ne standarte megjithse jane bere ndryshime.

Vetem rruget qe jane bere keto 5 vjetet e fundit(dhe jemi ne fillim),disa supermakete,moderne duhet te ishin kryer para viteve 2000,me reformat te pakten jemi 10 vjet mbrapa ...Me Berishen Shqiperia, me shume ka humbur kohe sesa ka fituar ,une ate quaj fajtorin kryesor per humbjen e kohes ,ne reforma reale ,ky eshte opinioni im sepse ai nuk eshte demokrat ,sic pretendon.,nese do te ishte vertete ,duhet te ishte larguar .

Do te shkoj ne profesionin tim ka thene, sa po te fitoj Demokracia!

Artian, jemi të një mendjeje për pasojat shkatërrimtare të Terapisë së Shock-ut mbi ekonominë dhe mbi shoqërinë shqiptare; megjithatë ngelet pa pergjigje pyetja se cfarë eshte arsyeja dhe kush është fajtor për keto pasoja? Eshtë klasa politike shqiptare fajtore që nuk i zbatoi mirë dhe shpejt reformat e Terapise së Shock-ut apo, sic mendoj unë, është vetë Terapia e Shock-ut si konzept dhe si praktikë qe nuk funksionon?

Në asnjë prej vendeve ish-komuniste qe i'u nënshtruan kesaj terapie, reformat nuk patën suksesin e pritur; kam parasysh këtu vende si Rusia, Cekia, Rumania, Shqipëria etj. Në të kundërt, Terapia e Shock-ut, e cila u reklamua nga FMN-ja si një rrugë e shkurtër dhe e shpejtë, një lloj Shortcut-i për kalimin nga Ekonomia e Planit në Ekonominë e Tregut në kohë rekord, i nxorri këto vende direkt e në kaos, ne rënie drastike të nivelit të ekonomise, ne shkërmoqje të industrisë dhe bujqësisë, në varfërimin masiv së popullsisë dhe në pasurim të paskrupullt të nje kasteje oligarkësh te tipit Kokëdhima & Co!

Ne krahun tjetër kemi vende si Polonia, Sllovakia, Hungaria dhe Kina, të cilat nuk ndoqën monopatin aventurier të Terapisë së Shock-ut, por rrugën e reformave graduale ekonomike, atë të liberalizimit hap-pas-hapi, të ngritjes së infrastrukturës ligjore dhe bankare (aq të domodsoshme për funksionimin e ekonomisë së tregut - kujto ligjin e tokës dhe pronave apo lulëzimin dhe rënien e piramidave në vitet '90 !), të ristrukturimit njëherë të ndërmarrjeve dhe pastaj të privatizimit te tyre, të tërheqjes së kapitalit të huaj në Joint Ventures me firmat vendase, rrugën e studimit dhe të peshimit të alternativave, të përfitimeve afatshkurtra vs. qëllimeve strategjike (si në rastin e energjetikës që analizon me lartë ujku i zi). Të gjitha keto vende shmangën në një pjesë të madhe kaosin dhe 'ground zero-n' ekonomik dhe social në të cilën përfunduan zbatuesit e zellshëm të doktrinës së Shock-Terapisë.

Nuk ka dyshim që Terapia e Shock-ut dhe në Shqiperi pati vecantitë e saj, si të thuash, ne i veshëm kostumin popullor shqiptar, të korrupsionit, nepotizmit, vandalizmit dhe sharlatanizmit (Gr.P. !) , por në thelb, ishte vetë praktika e Terapisë së Shock-ut që edhe pa keto 'zbukurime' shqiptare nuk mund të funksiononte, që nuk mund të ofronte celsin magjik të Ali Babes për në ekonominë e tregut!

Nga këndvështrimi ekonomik, akuza kryesore që bie mbi klasën politike shqiptare dhe 'maestrot' alla-Pashko, është që zgjodhën dhe ndoqën verbërisht rrugën e parë, atë turbo-radikale ne vend të asaj moderate dhe sociale te tranzicionit!

E kjo na kthen prapë tek fjalët e ujkut të zi, që "Shqiperia ka nje klase politike qe e ka marre pushtetin aksidentalisht, sepse i ka ngelur ne dore, dhe jo sepse e ka fituar ate ne baze te ndonje vizioni apo programi te caktuar."

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).