Tekstet shkollore do te perkthehen

Tekstet shkollore te shkencave ekzakte nuk do te hartohen nga hartuesit shqiptare, sic eshte bere deri tani, por do te perkthehen nga tekstet boterore. Ky eshte vendimi i Ministrise se Arsimit dhe Shkences, i cili ka shkaktuar jo pak reagime nga shtepite botuese. Ato parashikojne se do te krijohet nje situate kaotike, per shkak se nxenesit shqiptare do te njihen me emra dhe vende qe nuk i kane degjuar kurre me pare. Deri tani, tekstet shkollore vertet mbeshteteshin ne tekste te huaja, por ama ato pershtateshin me shembuj nga Shqiperia. Keshtu, kur nxenesit te lexojne shembuj konkrete te ushtrimeve apo situatave, do te perballen me emra apo vende te shtetit prej nga eshte perkthyer libri. Kjo do te vleje vetem per lendet e shkencave natyrore, si: Kimia, Biologjia, Fizika, Matematika, etj. Ne kete menyre, sipas vendimit te Ministrise se Arsimit dhe Shkences, lendet ekzakte qe do te kene ne dore kete vit gjimnazistet, do te jene te perkthyer. Behet fjale per gjimnazistet e vitit te pare, te dyte dhe te trete, te cilet preken nga reforma e re, kur shkolla e mesme nuk eshte me 4-vjecare por 3-vjecare dhe tekstet e tyre do te hidhen kete vit shkollore per here te pare ne treg. Ministria e Arsimit ka deklaruar se kete vit tekstet e shkencave natyrore, do te pershtaten nga tekstet mesimore me te cilet punohet ne Evrope, variant ky qe eshte kundershtuar nga hartuesit e teksteve shkollore. Sipas Ministrise se Arsimit duke qene se formulat e matematikes apo ligjet e fizikes jane njesoj ne te gjithe boten, eshte menduar qe kete vit keto tekste te mos kene si autore, hartuesit shqiptare te librave shkollore, por ata do te perkthehen. Por, kjo pritet te shkaktoje probleme duke qene se ne vendet e tjera ka disa njesi matese qe ne nuk i kemi, per shembull njesia "inc". Sipas MASH, gjithcka behet ne kuader te reformimit qe ka perfshire sistemin tone arsimor parauniversitar, dhe keshtu te gjithe ata nxenes qe ne shtator 2009 do te futen ne vitin e pare te shkolles se mesme, do te kene nje tekst te perkthyer. Mirepo ky vendim nuk eshte mirepritur nga hartuesit e teksteve shkollore, te cilet shprehin dyshimet e tyre per menyren se si Ministria e Arsimit ka vendosur te zgjidhe kete ceshtje.

Reagimi

Sipas hartuesve te teksteve shkollore dhe botuesve te tyre, pavaresisht se behet fjale per lende ekzakte, ku formulat mbeten te njejta, nje tekst i perkthyer do te jete nje deshtim. Kjo sepse cdo gje ne keto tekste, ilustrohet edhe me shembuj konkrete dhe ne kete rast, gjimnazistet do te konfuzohen.

4 Lende Do te jene "viktima" te kesaj reforme. Behet fjale per lendet e shkencave ekzakte si: Kimia, Biologjia, Fizika dhe Matematika. Keshtu, ato nuk do te hartohen nga e para nga specialistet tane, por do te perkthehen nga fondi i librave te shkollave te shteteve te huaja.

15 Shtator Dita kur pritet qe te hyje ne fuqi nje gje e tille. Pra, sapo te furnizohen me librat e mesiperm, gjimnazistet do te perballen me shembuj dhe ilustrime nga vende te ndryshme te botes, prej shteteve nga ku do te merret libri si shembull per t'u perkthyer.

3 Komente

Nqs ky lajm eshte i vertete ( se gazetat i keqinterpretojne shpesh) na dolli i forte ai Bardhyl Musai smiley

Me kurrikulat eshte luajtur sipas qejfit gjithe kohes. Kalamajte e shkrete pastaj jane viktimat e teksteve merre me leng...

Eshte pare e madhe libri shkollor mer !!! Shume pare .

nga cili vend i huaj do te behet perkthimi?po universiteti cili do te jete?

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).