Sulm për të arritur Paqen

 

Me Gazën në flakë, prespektiva për një pakt në Lindjen e Mesme duket e largët. Por një zgjidhje ekziston, dhe të dyja palët e dinë rrugën që duhet të ndjekin. Në logjikën e pamëshirshme të Lindjes së Mesme, luftë do të thotë diplomaci. Kjo u vërtetua kur Anwar Sadat nisi një sulm të befasishëm ndaj Izraelit në tetor të 1973-it, një lëvizje që i dha atij besimin në botën Arabe se mund të arrinte paqen me Izraelin gjashtë vite më vonë. Sot, është gjithashtu e vërtetë se Izraeli vazhdon sulmin ndaj Hamasit në Gazë, ofensivë e nisur pas sulmeve me raketa të Hamasit drejt shtetit Izraelit. Dhuna e ditëve të fundit ka shkaktuar më shumë se 500 të vrarë dhe mbi 2500 të plagosur, ndërsa shumë vende e shohin fushatën e Gazës si të pajustifikueshme, si një shpërthim i dhunës Arabo-Izraelite që kërkon edhe një herë tjetër të vendosë paqen. Por këto sulme nuk ishin thjesht një reagim: ato ishin llogaritje. Burime që përcjellin politikën e kryeministrit Olmert pohojnë se kryeministri ka dy qëllime kryesore: e para të ndalojë raketat e Hamasit që lëshohen drejt Izraelit dhe të detyrojë rikthimin e marrëveshjes së armëpushimit që ekzistonte deri në 19 Dhjetor 2008, dhe së dyti, të shkatërrojë përfundimisht Hamasin me sulme fillimisht nga ajri dhe më pas nga toka. Gjithsesi ai ka ende shpresë dhe për një rikthim të mundshëm të presidentit të Palestinës Mahmud Abas që të rimarrë kontrollin e Gazës, duke i hapur rrugën një marrëveshjeje të mundshme paqeje. Me Hamasin jashtë loje Olmert beson se Izraeli dhe Palestina mund të negociojnë për një plan paqeje ashtu siç kishte bërë me Abasin vite më parë. Ende utopi kur mendon se sa herë kanë dështuar këto negociata, por këto tentativa të tij lidhen si me politikat e brendshme ashtu edhe me ato të jashtme të Izraelit. Tashmë, legjitimiteti i tij është venitur përballë akuzave për korrupsion. Fakti që si Olmert ashtu edhe Abasi kërkojnë të negociojnë, tregon edhe njëherë faktet kokëforte të kësaj marrëdhënie dypalëshe: ekziston vetëm një rrugë drejt paqes që të dyja vendet e dinë, por që asnjëra nuk guxon të veprojë. Dhuna, bombardimet, kërcënimet dhe kundërkërcënimet janë deri diku sfilitëse dhe të pakuptimta pasi nuk shërbejnë për asgjë tjetër por vetëm si taktika vonese. Në vija të trasha ky proçes nisi 8 vjet më parë kur Presidenti Bill Klinton solli të dyja palët në tryezë në Camp David, ku tentoi të arrinte një marrëveshje historike. Plani që synon Olmert është shumë i ngjashëm me atë të presidentit Klinton: një zgjidhje ku Izraelitët dhe Palestinezët do të duhet të bëjnë kompromise të dhimbshme në drejtim të hapësirave gjeografike, sigurisë, Jeruzalemit dhe refugjatëve Palestinezë. Bisedimet e vitit 2000 dështuan pjesërisht sepse datuan dhe me fundin e mandatit të Klintonit dhe asnjë nga palët nuk guxoi të sillte një marrëveshje ku të bënte lëshime. Ndërsa Presidenti Bush, kohët e fundit ka qenë më shumë i përqëndruar në luftën kundër terrorizmit në Irak dhe i ka kushtuar pak vëmendje këtij konflikti. Ende ka shumë detaje të vështira për të cilat duhet të punohet: si përbërja ekzakte e kufijve të të dyja shteteve; fati i refugjatëve Palestinezë; dhe e ardhmja e Jeruzalemit. Presidentit të sapo zgjedhur Barak Obama dhe Sekretares së Shtetit Hilari Klinton, do t'u duhet të trashëgojnë këto sfida. Ajo çka e vështirëson punën e këtyre të fundit është se tashmë ata nuk do të mund t'ja nisin atje ku Klintoni e la. Konteksti strategjik i rajonit ka ndryshuar rrënjëisht–sigurisht për keq. Ndërsa lufta e terrorizmit e Xhorxh Bushit e ka venitur besimin Amerikan në botën Arabe. Për më tepër, liderët e vendeve Arabe pro Amerikane e kanë humbur legjitimitetin për shkak të opozitës që u bëhet brenda territorit të tyre. Ndërsa qeveria Shiite e Bagdadit, e para pas gjysmë shekulli, me forcimin e Iranit ka rritur dhe tensionin në të gjithë Lindjen e Mesme midis Shiitëve dhe Sunitëve. (Nga një këndvështrim pozitiv, rritja e influencës së Iranit në rajon do të thotë që Perëndimi ka një stimul më shumë për të shpërbërë aleancën ndërmjet Teheranit dhe Damaskut. Një progres i dukshëm në marrëdhëniet me Sirinë mund të sjellë një efekt pozitiv në bisedimet Izraelito−Palestineze). Momentalisht pengesa më e madhe drejt paqes është Hamasi, grupi terrorist që erdhi në pushtet në Gaza mbas zgjedhjeve të vitit 2006. Ngritja e kundërshtarëve "Hamasjan" në Gaza i ndau Palestinezët ndërmjet politikës së moderuar të Fatahut në pushtet me në krye Abasin dhe dhe radikalëve të Hamasit të cilët inkurajojnë dhunën dhe besojnë se Izraeli nuk duhet të ekzistojë. Hamasi shfrytëzoi varfërinë dhe dhimbjen e Palestinezëve. Sfida e përbashkët e Izraelitëve dhe Palestinezëve që dëshirojnë paqe është ta shndërrojnë Hamasin në të pafuqishëm në sytë e mbështetësve të tij duke i ofruar diçka më të prekshme se sa hakmarrja. Një tjetër pengesë e madhe ka qenë dhe dyshimi i shumë Izraelitëve−shpesh i justifikuar, se liderët Palestinezë nuk kanë qenë kurrë të interesuar për paqe por për shkatërrimin e vendit të tyre. Izraelitët paralajmërojnë se ata mund të shndërrohen në "Freiers" që në hebraisht përkthehet "servilë", fjalë që mbart një ngarkesë psikologjike më të gjerë sesa servilë te një vend i cili po përpiqet të lërë pas kujtimet e mjegullta të Holokaustit dhe të mos bjerë kurrë më në kurthin e saj. Palestinezët nga ana tjetër, janë po aq të fyer nga rrota e historisë që pëson zvarritje të vazhdueshme. Shumë prej tyre e shohin Izraelin si toka të cilën bota ua rrëmbeu në vitin 1948 duke i lënë të "pastrehë". Jaser Arafat refuzoi të firmoste një marrëveshje paqeje me Izraelin në Camp David duke pretenduar se kështu do të dënohej me vdekje nga njerëzit e tij. Por sot nuk ka mundësi të tjera veç një marrëveshjeje që do të krijojë dy shtete sovrane, atë të Izraelit dhe Palestinës, që me shumë kujdes do tu duhet të bashkëjetojnë me njëra−tjetrën. Kohët e fundit disa intelektualë Palestinezë kanë hedhur si ide krijimin e një shteti dykombësh − e cila do të vinte si pasojë e ndërhyrjes ushtarakisht të Izraelit në Gaza. Por nga këndvështrimi Izraelit, një zgjidhje një−shtetërore do të ishte shkatërrimtare, pasi sjell dhe fundin e ekzistencës së një shteti të mirëfilltë Hebre. Presidenti Obama shpresonte se do të kishte kohën e mjaftueshme për të afruar një marrëveshje paqeje në Tokën e Shenjtë. Por si zakonisht, është ende e paqartë se si do të përfshihet Obama në muajt e parë të qeverisjes; primare për të është stabilizimi i ekonomisë Amerikane. Ajo çka Obama s'mund të vonojë menjëherë pas uljes së tij në shtëpinë e bardhë është të risjellë forcërisht zgjidhjen për paqe që ende ekziston, atë dy−shtetërore. Gjatë fushatës së tij elektorale, kritikuesit e Obamës u përpoqën të hidhnin dyshime mbi besnikërinë e tij ndaj Izraelit. Kjo ishte një manovër politike, pasi Obama ishte pozicionuar dukshëm në mbrojtje të Izraelit. Ende shumë Amerikano-Hebrenj shpresojnë që Obama të përdorë të njëjtën gjuhë marrëdhëniesh kundrejt Izraelitëve, një gjuhë të cilën Bush refuzoi ta përdorte gjatë dy mandateve të tij. Presidenti pritet të përdorë gjithë pushtetin e tij që kryeministri i ardhshëm Izraelit të jetë më tolerant në drejtim të kushteve negociuese. Dhe vetë Izraelitët mund të jenë më të prirur për të pranuar sesa ishin në të shkuarën. Tashmë koha nuk është më në favor të tyre. Numri i lindjeve të shtetasve me kombësi Arabe është gjithnjë e në rritje. Analizat e fundit tregojnë se nëse Izraeli insiston për të ruajtur kontrollin e West Bank, territori nga lumi Jordan deri në detin Mesdhe, do të ketë shumicë Arabe në vitet në vazhdim. Prandaj, e vetmja mënyrë që Izraeli të ekzistojë si shtet Hebre është lejimi i krijimit të shtetit sovran Palestinez. Shenjat e para tregojnë se Obama do të luajë me këtë strategji, atë të mikut besnik por dhe kritik. Presidenti i ri dhe ekipi i tij do të mbështesin një politikë që do të burojë nga puna e negociatorëve të cilët kanë luftuar me durimin që u jep profesioni për të arritur një rrugë të mesme. Por nga ana tjetër ka ende hapësirë për përmirësim. Nëse marrëveshja do të shndërrohet në pazar atëhetë dhe fundi i saj do të ishte epik. Ndërsa në fund (nëse do të ketë një të till&eumlsmiley, çfarëdo lloj marrëveshjeje e tejzgjatur do të kishte një fund po të tillë.
 

1 Komente

Ky artikull duhe te jete shkrojtur para se shtunes kur si Hamas dhe Izraeli ne menyre te njeaneshme deklaruan ndalim e luftes. Hamas kerkon largimin e tere turpave Izrealite nga Ripi i Gazes brenda javes ndersa Izreali nen pretendimin se ja ariti qellimit per te cilen nisi trupat ne Ripin e Gazes ( shkaterimin e struktures ushtareke dhe armatimin te Hamas si dhe shkatemirn e tyneleve qe lidhin Egjyptin me Ripin e Gazes tynele te perdorura per kalim ilegal te armatimeve ne Gaza) deklaron se do te largoj  trupat jashe Gazes para se Presidenti i SHBA Obama,  te jete inaguruar ne Washington. Sipas zedhenesit se ministrise se luftes se Izraelit qellimi per te ndaluar raketat ne Ripin e Gazes eshte ajo qe i mban akoma trupat Izrealite ne Gaze.Megjithese ka nje ulje te ndjeshme nga 200 raketa te hedhur ne dite para agresionit, ne 15-20 ne dite sot,

."....ne do te monitorojme gjendjen para se te largohemi..... "- thote zedheniesia e ministirse se luftes per BBC sot. Kontradiktore kjo me deklaraten e zedheniesit te k/ministrit izraelit Olmer  qe deklraron se do te nxjere trupat jashe Gazes para se Presidenti i SHBA te jete ianguruar ne Washington.

Sidoqofte ja tani ju be qefi tere atyre qe deshin armpushimin ne rajon pasi u vrane mbi 1000 civile  te pafajshem dhe me qindra te tjere si pjesmares ne lufte ( ushtarake) Gjak ky i shkuar kot per menidmin tim  se armpushimi nuk do te thote paqe dhe e njejta situate mund te perseritet jo shume dite me pas.

Sidoqofte per mendimin tim Izreali me kete sulm bleu kohe per te mbijetuar ne situtat e reja te krijaura ne bote.  Cmimi per kohen e blere eshte humbja reputacion ne bote me sulmin shume agresiv dhe vrasjen e shume te pafajshme qei dha mundesi per shume kritika ne bote, ndersa me shkaterimin e armatimint te Hamas, shkaterimin e infrastruktres se tyre ushtarake ai bleu pak kohe deri sa Hamas te riarmatoset perseri dhe te fillohet prape me rrethin vicioz, une vras, ti vret, ai ajo vrasin. Cmimi i kohes se fituar nga izreli ishte kritika e botes per sulemt agresive ndaj civileve. 

Nuk e di sa mund te arij administrata Obama-Klinton te krijoj nje paqe te qendrushme ne rajon. Por per mua duket e veshtire. Gjerat atje vijne gjithmon shume afer zgjidhjes, (qe per mua eshte njera pale te humbase luften dhe te dorzohet dhe pala tjeter te fitoj dhe te vendose regullat e pasluftes, ) kur parpritur meqense ka shume te vrare behet armpushim, per te filluar nga e para ndonje muaj me vone, per te aritur ne armpushim pas  disa javeve te luftes , qe ne muajin pas arpushimin e fillohet prape me lufte e keshut me rradhe si 2000 vjete me pare. 

Selanik e tatepjete

keshtu ka qene

e keshtu do jete

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).