St. George Subway Station

Brenda vagonit te subway te mesnates

Njerezit hyjne e dalin si fragmente jete

Pa te shkuar, pa te ardhme

Te prere nga levizja e thikte e dyerve me hapje paralele

te tramvajit

Disa vijne e ikin pa  lene gjurme

Si te ishin gota letre te Starbucks a qese patatinash

Qe hapat i shtyjne mbi dysheme

E disa te tjere, ulur, kruspullosur e te palevizur

ngjajne si semundje te zeza

Mbi rropullite e kuqe te dragoit prej xhami e metali

qe kridhet zhurmemadh e dritandezur 

Ne gryken e tuneleve te shtrember.

smiley>

Ne vagonin e subway te mesnates

Punetoret e nates flene si te munden.

E endrrat jane gazeta te vjetra, palosur me katersh

                                                hedhur poshte sediljes.

smiley>

Indiani i vjeter plot rrudha dremit ne kembe

Si nje fshese me bisht mbeshtetur pas shtylles

A si nje kembe e rrudhosur elefanti

Ne pritje te stacionit tjeter.

Nje grua e ulur fle mbledhur kruspull

Si nje kove uji me lecke brenda.

Infermieret i mbrojne endrrat e tyre duke i mbeshtjelle

                                    me garza te perdorura

per ti vendosur ne kthim si vazo lulesh

ne apartamentet e vogla

me dritare qe shohin vetem nga nata.

smiley>

Askush nuk beson me ne udhetaret e subwayt te mesnates

Se dhe ato vete nuk besojne me askend

As ne te madhin Zot

(mbase ne bileten e llotarise, mbase)

E as ne zemren e thyer,

E  therrmuar, e harruar…

smiley>

Ketu askush nuk te sheh ne sy, askush nuk te thote

Mirembrema a naten e mire

Dhe nese do te ulesh

Ben mire te gjesh nje karrige sa me larg

te tjereve.

Dhe te presesh

Ashtu si te gjithe po presim, qetesish ulur,

Naten kur  ne St. George Subway Station

Kaloresi  me britme do te ngrihet ne kembe mbi kale

Dhe do ja ngule kithtazi ne bark shtizen

Dragoit barkverdhe te nentokes.

smiley>

                                                                        Dhjetor 2008

26 Komente

Imazh deprimente! (ka fjale shqipe per kete?) 4! smiley

trishtues! (ose deprimues po deshe)

Faleminderit! Me mire trishtues.

Naten kur  ne St. George Subway Station

Kaloresi  me britme do te ngrihet ne kembe mbi kale

Dhe do ja ngule kithtazi ne bark shtizenDragoit barkverdhe te nentokes

 

Yellowbellied dragon eh? shume e gjetur kjo (ne anglishtsmiley

Gjynah qe s'je ndodhur aty ne St. George ne mesnate nje here me mua. Ate dite hyri nje Native Indian tape fare, por ishte kaq i frymezuar sa ka bere nje ligjerate aq te persosur sa ne, rracat e tjera te ndjella ne Shen Gjergj prej anglo-saksoneve, s'po dinim ku te fusnim kaptinen.

Peshk shume e bukur.

esence e gjalle e koheve te sotme.edhe fotoja shume e mire.

Shume e bukur peshk.

wow sa e bukur PF: Falemnderit qe na le ta lexojme.

ne apartamentet e vogla

me dritare qe shohin vetem nga nata.

po ja tregoj edhe ca robve ketu (ne versionin mininmalist anglisht), ndjehem shume krenar qe "te njoh" ne kete moment. Tejet e bukur. 

 

Shume e bukur...Shume vrojtues e ne te njejten kohe zedhenes i sentimenteve qe te gjithe provojme ne menyre konfuze pa qene ne gjendje ti rendisim kaq bukur.Flm.

Te lumte , pershkrim fantastik

 

Si gjithmone femrat entuziazmohen per cdo gje,qe t jem i sinqerte nuk me duket ndonje poezi e hatashme,trishtim dhe zymtesi,mungon vetem qe udhetaret te bejne harakiri.

pune shijesh dhe si puna e konsullit me vizat, si t'jesh çu n'mjes eshte kjo pune.  smiley  nejse desha te them qe mua me pelqeu dhe (for the record) nuk jam femer.

Tamam Hanibal! Ky ishte qellimi i poezise. Trishtim zymtesi dhe pafuqi. Lodhje dhe nenshtrim ndaj fatit! Dhe e ke kapur shume bukur. Ata do te ishin me te kenaqur sikur te binin e te vdisnin, por nuk kane guxim te bejne harakiri ndaj shpresojne qe ta beje Shen Gjergji e ti jape fund jetes se tyre mizerabel.

A e ke ndjere veten ndonjehere ne ate gjendje shpirterore.?! Dhe leri rehat femrat se ketu nuk ka asgje qe te ngjalli instiktet femerore smiley

Më ishte krijuar bindja se s'do të më binte rasti që të lexoja ndonjë gjë tënden që të mos më pëlqente... më duket se, më këtë, ja arrite qëllimit.

Ti mendon teper; dukesh llogjikues i afte, i perpikte dhe racional mirepo...keto kualitete s'i ka nje poet ne te shumten e rasteve. Arsyeja? Te keshilloj t'i besh nje krahasim mes Marc Anthony dhe Brutus tek Shakespeare( Julius Caesar): fjalimi i Brutus eshte racional, esktremisht i mirethurur por ne nivel logjike ndersa fjalimi i Marc Anthony eshte me pak i forte nga permbajtja por nga retorika prek anen emocionale. Pra, ana emocionale eshte mekanizmi qe na prek direkt si lexues, kurse ana logjike kerkon kohe dhe ne poezi per fat te keq lexuesi s'te jep kohe.

Te keshilloj te vazhdosh te shkruash. Ndoshta te duhet vetem te ndryshosh zhanrin, ose me mire, te gjesh zhanrin tend. smiley Sidoqofte, per mua ngelin vargje me te bukur se shume gjera te tjera qe mund te kem lexuar kendej rreth-e-rrotull.

 

Flor, faleminderit per fjalet e mira. Ne fakt eshte nje poezi qe me vinte gjysem shqip e gjysem anglisht, por anglishtja ime nuk eshte edhe aq perfekte sa per poezine dhe shqipja nuk i permbushte dot te gjitha kuptimet. Per shembul per indianin qe fle ne kembe si kembe elefanti doja ta vije si pakiderm (pachyderm) foot duke aluduar qe mund te ishte edhe paki nga Pakistani por nuk ke si ta shpjegosh. Ndaj dhe e di qe ka ca gjera qe kercasin brenda

 

Le rosse, mos u nxito ne konkluzione, sugjerime dhe keshilla, pasi jam i sigurte qe me njeh pak fare ose aspak. Ose sic thoshte nentoger Dubi "me njeh vetem nga ana e mire, por une do te te bej qe te qash!" smiley

' I have done one work, and now I order ye all to marvel ' smiley

PS. Ne kategorine e le rosse perhere pinot!smiley

PPS. Ne pritje te loteve te pare derdhur ne papirusin tend te virgjer!

 

PF..nuk ke aritur persosmerine e "jetes se trenit"ne kete lloje poezie por vetem se e ke cekur pak..,megjitheate me pelqeu .

TRENI i underground-it eshte pjesa me rendesishme e punes pa te cilin veshtire eshte te shkosh ne pune ,e te kthehesh ne shtepi ne kohen e duhur.

Treni i underground-it(sabway) eshte pjese e integritetit global ,ku ti ballafaqohesh me te gjithe racat e botes ne qytetin metropolitan ku ti jeton,

Por ky integritet eshte thjesht nje revist,nje parad me njerez qe nuk i njeh dhe as te njohin, eshte nje film pa ze udhetimi, ne underground .

Undergroundi eshte romantizem gjithashtu ,aty ka instrumentist maestro qe te me tingujt muzikor te cojene per nje cast ne nje bote tjeter te magjishme ne endra te mrekullueshme te cilat ta lehtsojne stresin e dites ne pune ose pas punes.

Ehhh undergroundi eshte nje minier personazhesh ,sepse ato vijne dhe ikin ne menyre te pa perseritshme ,aty nuk ke personazhe te njejte fytyrash ,njerzish ,racash aty ke te gjitha racat, dhe te gjitha gjuhet e botes,gjuha qe i lidh te gjithe ne komunikim ne underground eshte e njejte veshtrimi dhe anglishtja.

 

Artian, kush jam une qe te arrij persosmerine? Ishte thjesht nje ngacmim nga ca fytyra ne subway-in e nates. Sic e ke thene edhe ti me me shume fjale eshte nje miniere karakteresh, por une kapa vetem kater a pese.

PF, mos më thuaj se fytyra jote shndriste prej lumturisë, si ajo e një djaloshi 20vjeçar të sapodashuruar, kur hype në tren... ku e di ti që "Pachy" (si dhe të tjerët) nuk morri atë pozicion meditimi kur pa një personazh si ti smiley ... ku e di ti që ata sapo shkuan në shtëpi nuk shkruajtën Poezinë e tyre... dhe ndoshta e kanë bërë me nota komplet ndryshe smiley

P.s: Kjo ishte për të sqaruar sadopak përgjigjen time të mëparëshme.

ha ha ha Edrus. Jo.  Poezia eshte shkruajtur ne nje nga ato gjendjet shpirterore qe plakat e jugut i thone "kur s'na ha me mire mortja..."" dhe me siguri edhe fytyra ime do te kete qene e tille.

P.S. edhe ai kopil indiani bente sikur flente, por sapo doli perjashta ne stacion e pashe qe po shkruante dicka. Me siguri ndonje poezi per mua. Prit kur ta shofim veten me ndonje blog indian tashti smiley

Poezia si konstrukt qendron mire, por i mungon emocioni. Duke patur parasysh qe gjendja emocionale e personazheve(si do qe te te pasqyrohet ajo), mund te eksplorohej akoma me mire.

 

Vargjet e meposhtme vlejne sa e gjithe poezia.

  Naten kur  ne St. George Subway Station/Kaloresi  me britme do te ngrihet ne kembe mbi kale/Dhe do ja ngule kithtazi ne bark shtizen/Dragoit barkverdhe te nentokes./  

 

 

 

 

Peshk fluturues,nuk besoj se demoralizohesh nga fjalet e mija,e njoh poezine sa njeh nje nga Shishtaveci futbollin amerikan,thjesht mu duk sikur pershkruaje Ameriken e vitit 1904.Jam edhe pa pune tani dhe kam nevoje per dicka gazmore.Megjithate do te me pelqente ta kisha shkruar une.

O Pf,mos u merzit me ,se thashe per "persosmerine"qe nuk e kishe arrit ,se vertet persosmeria qendron atje lart ne qiell,por e thashe ne kuptimin se ta pret pak mendja per vargje poezish,por s`ka gje te keqe ketu..gjeja qe ke kapur si detaj ,sabway-in , te ben te jesh "i nerum",nuk po them persosur,po them i vecant ne llojine detajit.

Sabway eshte vendi ku "integrohet"metropoli,dhe treni eshte kalvari qe i shoqeron ,i bashkon dhe i jep mundesine te shikojne njeritjetrin ,pamvarsisht nga ndryshimet e racave ,gjinise,moshes,dhe fese apo gjendjes financiare.

Underground-i eshte detaj i bukur ,e di ti qe kete meditim poezie edhe une e kisha menduar?

Kontakti i pare maramendes i "shqipos" ...ne sabuej....dhe me pas kontakte ditore, mengjesore, drekore , natore , mesnatore . Rendje e perditeshme, nxitim ....nxitim...nxitim... Per ku ? Mjaft domethenes PF !

 Mabse gjen kohe te na futesh ne kapanone (vagone ) pasi te na kete bucitur mire ne koke ritmi i cfaredo gjeje qe leshon zhurme ,nga duar te shkathta te "digitalizuara"...dhe melodi  te perhumbur prej Himalajeve ne Ande .... Them se ky pershkrim eshte nga me te bukurit per ata qe nxitojne ne sabuej. 5

St. George s me eshte dukur kurre kaq depresues sa eshte pershkruar me lart.....nuk ke asnjehere kohe te marresh fryme tek nderron trenat atje...jo me te frymezohesh....poezia s me duket realistike...por ndoshtja kjo varet nga gjendja emcionale e cdokujt qe udheton perdite.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).