Shqiptaret e maqedonasit festuan te ndare

Me nje shperthim te madh te fishekzjarreve eshte percjelle ardhja e Vitit te Ri ne Shkup. Por, sikurse tere vitin, edhe ne nderrimin e viteve qytetaret e Shkupit ishin kryesisht te ndare.

Ndarja nuk ishte ne baze te moshes, apo shijes per muzike, por sikurse gjithcka ne Maqedoni, ndarja ishte ne baza etnike. Shqiptaret kane festuar ne sheshin “Skenderbeu” ne Shkup, ndersa maqedonasit ne sheshin “Maqedonija”.

Edhe ne naten e me te hareshme te vitit, qytetaret nuk kane harruar brengat e tyre. Ata kane uruar qe viti i ardhshem te sjelle me shume fat dhe kushte me te mira ekonomike.

Nje pjese e madhe e qytetareve naten e nderrimit te viteve e kane festuar ne ambjente familjare, se bashku me te afermit e tyre.

2 Komente

Jo po lajm qe dhate: "the best news channel in Albania."

Po qe ne kohen e qepes mor topce, nuk mplekseshin shqiptaret e Maqedonise me sllavet.  Ne Struge, qe gjoja ka me shume tolerance, struganet (shqiptare) nuk psonisin ne dyqanet e struganeve (sllave) dhe anasjelltas.  Klubet, kafenete jane gjithashtu te ndara.   

PS: Per adminat, si eshte puna me "lajmet" e Top Channel?  Automatikisht vijne dhe ato?  Pa u filtruar nga arena e peshkut? 

Gëzuar vitin e ri 2009

Të lumtë Monda

Gazetarë më debila dhe më anti-shqiptarë se në Shqipëri nuk kam parë dhe dëgjuar kurrë.

O gazetarë debilë: Shqiptarët e Maqedonisë festojnë nga njëra anë e lumit Vardar dhe sllavo-bullgarët festojnë na ana tjetër e Vardarit. Maqedonasit e vërtetë janë shqiptarë e nuk janë as sllavo-bullgarë e as grekë o gazetarë debilë dhe anti-shqiptarë.

Mbrëmë isha duke parë lajmet e orës 19.30 të RTK-së dhe të orës 20.00 të TVSH. Dallim shumë i madh në politikën redaktuese.

1) RTK-ja dha me pamje filmike nga festimet në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni...

2) TVSH-ja dha disa pamje filmike, shumë të thata, nga festimet në Tiranë, Korcë, Elbasan, Gjirokastër, Kukës dhe Shkodër. A thua se kjo është e gjithë Shqipëria? Ku janë qytetet e tjera?

3) Asnjë pamje filmike për festimet në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e troje të tjera shqiptare. Të paktën të japin aq sa jep RTK-ja.

4) TVSH-ja i thotë vetes televizion kombëtar. Televizion më debil e më anti-kombëtar nuk kam parë e dëgjuar.

5) Ku i ka TVSH-ja korespondentët në Bruksel, New York, Londër ose në vendet që kryesojnë BE-në??!!

6) E si do të mund të integrohemi në strukturat euro-atlantike pa informim, pa gazetarë, pa njerëz që pyesin politikanët euro-atlantikë se cfarë do të bëhet me Absurdistanin tonë të dashur??!!

Zoti na ndihmoftë!   

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).