Shqipni tavolinash

NË KRAH TË "TEMËS"

U përpoqëm shumë t‘i japim një shpjegim çudisë se pse nuk ngjiti në popull greva e deputetëve për punë të Kodit Zgjedhor. Për mua, greva nuk ngjiti se njerëzit, pasi ishin mësuar t‘i shihnin ata deputetë dhe partitë e tyre të përziheshin ndër vite në lloj-lloj pazaresh politike, nuk mund t‘i besonin më kur erdhi puna që ata, për të tërhequr vëmendjen, të kryenin edhe një veprim sublim, siç është greva e urisë.

E njëjta gjë po ndodh sërish këto ditë, me gazetën "Tema" dhe me Mero Bazen. Nga njëra anë, ajo çka po i ndodh atij dhe gazetës së tij, është një kalvar i turpshëm që s‘ka kandar ta ngrejë. Por ajo që bën përshtypje, është se reagimi, qoftë qytetar e qoftë i kolegëve të tij, është minimal. Megjithëse konflikti ka muaj që zjen dhe që është bërë publik, askush nuk doli të thosh një fjalë në mbrojtje të Meros. U desh që personalisht Meroja të zihej midis rrugës me një polic që, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe ligjet, nuk e linte të hynte në Gazetë, që të paktën disa analistë e gazetarë të tjerë të dilnin e të bënin ca deklarata në mbrojtje të tij, deklarata që sidoqoftë bënin beli të ishin të llojit "m‘ka çu nona me la gojën". Si është e mundur?

Mëndja më thotë që ndodhi e njëjta gjë si me rastin e grevës së deputetëve. Gazeta "Tema" dhe pronari i saj kishte filtruar aq gjatë me Sali Berishën, kishte përfituar aq shumë nga pushteti i tij, saqë ditën që u përplas me të dhe thirri ndihmë, pa se ish në shkretëtirë. Edhe fshatari më i fundit i fshatit më të fundit u kthye në krahun tjetër dhe tha: "Kokën hëngshin mes vedit". Por më e rënda akoma, ishte se ajo gazetë, për të shpërblyer përfitimet e Saliut, u kishte rënë në qafë aq shumë njerëzve, kishte thyer aq shumë zemra, sa vështirë të gjente sot që i duhen, dikë që t‘i dilte në krah.

Unë vetë që po shkruaj, kam kaluar disa prej ditëve më të zymta të jetës sime publike, duke lexuar në atë gazetë shpifje aq të shpifura sa ç‘tu them. Nuk e harroj dot zërin e dridhur të nënës sime që, pasi dëgjonte mëngjeseve titujt e gazetave, më telefononte zëshuar duke më dhënë lajmin. Më ka quajtur ajo gazetë hajdut miliona dollarësh, injorant që s‘kam lexuar asnjë libër në jetë, pronar fshatrash turistikë, e ç‘të numëroj tjetër. Po sa e sa të tjerë ka si unë, që e kanë hequr mbi kurriz këtë lloj fjalori e trajtimi të pamerituar e të pamëshirë? Nejse, të shkuara e të harruara.

Sot, më e rëndësishme se ç‘më kanë thënë e punuar mua, është një tjetër gjë. Po mbyllet një gazetë. Dhe nuk po e mbyll konkurrenca mes gazetave, se kjo do të ishte normale, por po e mbyll dhuna e shtetit. Çdo gazetë që e mbyll pesha e verbër e konkurrencës është gjë e mirë, çdo gazetë që e mbyll pesha e shënjuar e shtetit është gjë e keqe. Është gjë e keqe se do të thotë se, kur ka ardhur puna që shteti t‘i mbyllë gojën një gazete, merret me mënt se ç‘mund t‘i bëjë gojës së një njeriu të vetëm. Ndaj unë nuk mund t‘ia lejoj vetes të mendoj si ai fshatari i vetmuar majë malit "kokën hëngshin mes vedit", por "kur i erdhi rradha t‘i hajë kokën atij që e kish të tijin, merre me mënt ç‘do bëjë me mua që më ka kundër". Ndaj oburrani, t‘i dalim në mbrojë me sa mundemi kësaj gazete që sot po kalon ditët më të vështira të sajat, ditë që vetëm se do të shërbejnë për ta fisnikëruar për nesër kur, falë edhe mbështetjes së të gjithë shqiptarëve të ndërgjegjshëm, ta ketë hedhur këtë dallgë që e përplasi me fytyrën më të shëmtuar të shtetit pa shtet të Sali Berishës.

Mero, edhe ti gazetë "Tema", edhe ju gazetarë e redaktorë të saj, më vini edhe mua në hesapin e atyre që mund t‘u ndihin me ç‘tu vijë ndoresh në këto ditë. Më kini në krahun tuaj.

SHANSI

Gjykata vendosi që prokuroria nuk duhet ta hetojë më Bashën për paratë që shkuan lumë në rrugën kombëtare patriotike. Gjykata vendosi që Fazlliçi është burrë i ndershëm dhe që i paskemi rënë në qafë kot. Gjykata vendosi që të ktheheshin në punë gjyqtarët që u shkarkuan se e kishin nxjerrë të pafajshëm Delijorgjin për evazion fiskal. Gjykata vendosi ..., e ç‘nuk vendosi. Ndoshta që të gjithë këta mund edhe të mos jenë fajtorë, por edhe më anë tjatër që të gjithë të jenë të pafajmë e ëngjëllorë, edhe kjo më duket ca e vështirë.

Kësaj radhe, në mekanizmin shpartallaq të shtetit shqiptar lëvizi një ingranazh, Prokuroria. Lëvizi vetë, apo e bënë Ambasadorët të lëvizë, mua nuk më intereson, se e rëndësishme qe që ca me kërkëllimë, por sidoqoftë lëvizi. Hapi dosje, hetoi, thirri njerëz të japin llogari dhe në fund, çoi çështje në gjyq.

Këtu për fat të keq, mekanizmi ngeli sërish. Ishte një pamje që ia vlen të fiksohet në kujtesë të shqiptarëve, ajo e Dritan Reshkës, prokurorit që zbrazte para gjykatësit faktet për Fazlliçin dhe pazaret e Porto Romanos dhe në fund, kur të gjithë thanë se në një punë që dukej ashiqare se dy e dy bëjnë katër, u ngre gjykatësi dhe tha se nuk bëjnë aq. Si të mos mjaftonin të gjitha këto, u ngre edhe Kryeministri dhe ju gërmush prokurorëve, ku me shkarkime, ku me dosje e ku me pushime.

Gjyqësori shqiptar, me vargun e vendimeve të fundit, demonstroi se Saliu ka të drejtë. Ka të drejtë kur thotë se janë të pareformuar sot, siç kish të drejtë në kohën e Saliut të parë, kur e mbushi gjyqësorin me gjyqtarët e Plepave. E vetmja gjë ku ai gabon, është se nuk mund ta ndreqë sistemin njeriu që e shkatërroi. Nuk ka asnjë vlerë të themi se jo i gjithë sistemi i gjykatave është i korruptuar, se jo e gjithë trupa e gjyqtarëve jep vendime si ato të mësipërmet. Gjyqësori u gjend përpara një momenti historik ku, me vendimmarrjen e vet, mund të bënte të mundur të kthehej një fletë në historinë politike të Shqipërisë. Nuk e ktheu. E ç‘vlerë ka pas kësaj që të gjejmë sebepe jo po s‘janë të gjithë, jo po kanë familje, jo po kanë frikën e rrogës, të karriges, të veturës, të dreqit e të të birit. Ata humbën shansin para vendit, e ju keni hallin e rrogave të tyre!

KËMBIM BREZASH

Ca ditë më parë, lexoja në një gazetë diskutimet e bëra në një mbledhje të Byrosë Politike të vitit 1968 për daljen e Shqipërisë nga Traktati i Varshavës. Flisnin gjithë seriozitet e devotshmëri anëtarët e Byrosë Politike, shoku Mehmet Shehu, shoku Beqir Balluku, e të tjerët varg. Papritur, shoh të shkruar në gazetë "SHOQJA RITA MARKO". Pa dyshim që ajo vajza që kishte radhitur në kompjuter sot dorëshkrimin e asaj kohe, nuk ia ka dëgjuar emrin kurrë këtij anëtari të Byrorë dhe as që ia ka marrë mëndja që Rita është emër burri, kështu që i ka vënë përpara "Shoqja".

Po vijnë në Shqipëri brezat e rinj që as që ia kanë dëgjuar kurrë emrat shokëve të Byrosë, me të cilët ne u rritëm duke i ditur përmendësh. Shenjë e mirë kjo, e mbërritjes së kohës kur njerëzit, emrat, skema, struktura dhe gjithçka tjetër e diktaturës që lamë pas, do të jenë vetëm pjesë e kujtesës së historianëve dhe jo e njerëzve të gjallë.

6 Komente

C`te te them o Lame per pjesen e  pare. Ta do zanati qe ti jesh ne krahe , por me aq te zeza sa shkrun qe te ka bere TemA, zor se i behesh dot Meros krah prej verteti.

 Nuk e harroj dot zërin e dridhur të nënës sime që, pasi dëgjonte mëngjeseve titujt e gazetave, më telefononte zëshuar duke më dhënë lajmin.

Une uroj qe ajo te jete gjalle dhe mire me shendet ! Uroj qe ta kuptoje mire ate qe po ben ti sot  sikurse uroj ta kuptosh ti tashme drejt ate qe po perpiqem te te them.

Sa kohe qe nje shkrim ka lenduar nje zemer nene ( qofte kjo dhe nena jote ) , e harron ti po nuk e harroj une.

Mero le ti dale per zot vete puneve. Deri tani nuk e ka dash ndihmen tende as dhe te Krytarit tend,as te PS-se.  E do tani .

Kur e vuri qafen ne allci andej nga Gjirokastra ( ja ta shofin te tjeret se ti e man men vete e di ) nuk e vuri per Makbule Cecon , por per Genc Rulin, ate deputetin e Lazaratit qe edhe pse i ka anulluar kontraten ne menyre te njeaneshme, Mero nuk thote asnje fjale , po gjysem fjale fare per bemat e ketij palo Ministri.

Jam duke pritur , jam duke pritur...  Dua prova me shkrim qe Mero e Tema e kane seriozisht kete punen e korrupsionit qeveritar.

Po!Jam shume dakord! Mire ti behet ketij qeni! Ta provoje dhe ai ate ane te medaljes. Ama po ta shohesh thelle do kuptosh se nuk zgjidhet gje keshtu, jo!
Ky shkrim i Artan Lames me beri ta shoh nga nje tjeter kendveshtrim. Jo se s'e kisha pare me pare po ma perforcoi mendimin.
Sepse jo te tere jane e gjykojne si Merua (qe per interesa personale kan marre ne qaf nje dynja te tere); servila, shpifesa, trilluesa pa karakter, njerez pa moral qe deri dje e benin te bardhen te zeze! dhe sot qe i thone te bardhe s'i thone s'e  e besojne po i ka marre lumi dhe duan nje dege te  kapen qe mos mbyten nga vorbulla qe e quanin pellg deri dje.  
Ka burra plot ai vend, po burrat jane menjanuar nga portreti i shoqerise  sepse ka qene koha e mostrave si pune e Meros.. 
Jane karakteri, vyrtytet dhe normat shoqerore qe ndajne burrecat nga burrat, fisniket nga lamashet, dhe hajdutet nga te drejtet! Ja pra pse "viktima" ne rastin e Artan Lames, e fal "agresorin" dhe i  tregon lexuesit se kush eshte me e shenjte; Hakmarrja dhe urrejta per te kenaqur egon vetjake dhe ate te opinionit? Apo falja, dhe mbrojtja e se drejtes?!E drejta me themeltare ne nje shoqeri demokratike, "Liria e Shtypit"!!
Falja eshte gjest sublim!
populli thote: "Trimi dhe fisniku te fal! Frikacaku dhe i ligu te vret"!
Nje reagim fisnik dhe i civilizuar, qe e ngre lart autorin dhe karakterin e tij, por me shume i jep vlere aktit! Nje akt qe eshte aq i nevojshem ne shoqerine tone te mberthyer nga hakmarrja dhe zakonet provinciale. Nje akt qe percjell solidaritet dhe kerkon sensibilizimin e mbare shoqerise!
Vetem keshtu mund, dhe jam shume i bindur te ndryshojme sadopak vendin tone ne rradhe te pare, po dhe te leme pas nje huq te vjeter tonin qe na ndjek pas si nje mankth i keq dhe sot e kesaj dite, kur pretendojme te futemi ne BE.
 

"...sa e sa të tjerë ka si unë, që e kanë hequr mbi kurriz këtë lloj fjalori e trajtimi të pamerituar e të pamëshirë? Nejse, të shkuara e të harruara...

...Ndaj oburrani, t‘i dalim në mbrojë me sa mundemi kësaj gazete që sot po kalon ditët më të vështira të sajat, ditë që vetëm se do të shërbejnë për ta fisnikëruar për nesër kur, falë edhe mbështetjes së të gjithë shqiptarëve të ndërgjegjshëm, ta ketë hedhur këtë dallgë që e përplasi me fytyrën më të shëmtuar të shtetit pa shtet të Sali Berishës!"
 
 

Ja dhe une po bi dakort me kete qe shkruan ti . Ja dhe dhe reflektimi i Meros :

Teprimi në gazetari vjen shpesh nga pafuqia për të ndikuar, nga prishja e sistemit të së vërtetës dhe përpjekja për t’i relativizuar ato. I ngjan pak a shumë një salle ku dikush flet, e të tjerët pëshpëritin për të prishur bisedën dhe detyrohesh të ngresh zërin.

Unë kam besuar te fenomenet negative që shoqëruan qeverisjen e Ilir Metës, kontrollin e butë përmes parave mbi medien, problemet që kanë shoqëruar lejet e ndërtimit në Tiranë, problemet që kanë shoqëruar shkatërrimin e Golemit nga projektet që vinin nga zyra e Ministrisë së Turizmit etj.

 

...Këto teprime janë shumë herë më të dëmshme për shoqërinë shqiptare sesa një teprimi im në një shkrim që mund të ketë shqetësuar nënën apo babanë e dikujt që ka qenë, është dhe do të jetë nesër në pushtet.

Kaq se te gjithen mund ta lexosh vete. Tani le te vazhdojme me nje gje te thjeshte. Ato problemt e Golemit a kane ndonej lidhje me Lamen ( se shkrimet lidheshin me emrin e tij )  dhe nuk eshte se nuk jane me si probleme, po per lejet e ndertimit si eshte puna ? Njelloj eshte procedura ( problemet me to e kam fjalen )  apo ndryshe qendron problemi tani ?

Te mos ngatarohemi : nuk po mbroj agresivitetin , urrejtjen , shantazhin e qeveriut , perkundrazi, por nuk du te jem ne te njejtin siklet kur te shikoj ndonje zbutje te tonit . Kur vete Media  ( rasti i gjobes se TCH) zbythet ne debat deri ne nivelin e heqjes se pengeses, une cer te bej ? Te bertas per lirine e medias ?

 Koth, ti ndricon skuta te panjohura... Ke te drejte zotni. Keta merot fillojne dhe bertasin kur e kane hurin brenda, se elbete ju dhemb.... Po per te tjeret si behet? Une nuk i njof fare personat qe ti kunderpergjigjesh po jam i bindur qe jane futur ne politike pa breke ne bythe dhe dolen milioner dollaresh, pronare tokash, resortesh turistike, fabrika birash e ku ta di une... Nuk lane gje pa vjedhur. Kur drejtesia e pjerdhur shqiptare nuk funksionon per te tjeret nuk i ben pershtypje, tani le ta mbaje ne bythe sot Merua, Neser Artani dhe me rathe Iliri e te tjere....

pronare tokash, resortesh turistike, fabrika birash e ku ta di une..

 

po vallai mire e ke thone smiley

Mero Baze ka nje fytyre te eger, veshtrim prej skuthi, sy dinake dhe koke armiqesore. Njeri negativ, qe i eshte prishur interesi e nuk di c'thote me tani.

E ka thjesht per te fituar serish zemren e prishur te shefit, te cilit nuk i hyjne me ne pune corapet e Meros.

Une s'do e harxhoja fare asnje germe ne mbrojtje te ketij personazhi negativ. Thashethemet e tij nuk jane lajme dhe punen e gazetarit nuk di ta beje hic.

Shteti nuk po mbyll nje gazete, por thjesht fletushken qe dikur i duhej ta perdorte, e sot s'i duhet me!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).