Shqipëria përballë luftës - Rezistenca komuniste dhe dyzimi nacionalist.

Megjithë aspektin e vet të parashikueshëm, rënia e rregjimit të Zogut ishte aq e menjëhershme dhe aq e plotë saqë çdo orvatje për rezistencë aktive gjatë muajve të parë pas pushtimit fashist italjan u mbyt që në vezë. Në fillim veproi efekti i përmasës, i ndjekur nga ai i arsyes : jo vetëm që forcat mbretërore, të reduktuara në më pak se 6.000 ushtarakë të armatosur si mos më keq, nuk ngrinin kandar përpara armatës fashiste por edhe të luftoje dhe të jepje jetën për një çështje të vdekur e të pambuluar nuk bënte pjesë në etikën e ushtrisë apo edhe të Monarkisë. Zaten, vetëm sindroma e « vdekjes para kohe » është e mjaftueshme për të shpjeguar rrëmujën që karakterizoi aksionin e forcave mbretërore gjatë pushtimit. Kjo rrëmujë ishte kaq mirë e organizuar sa që, në momentin që bersaljerët e parë shkelnin tokën shqiptare, të gjithë oficerët e lartë të Mbretërisë dhe të tjerë kreshnikë trokisnin në portën jugosllave për të kërkuar azil. Të pavendosurit e mbetur në vend si edhe një pjesë e klasës politike kombëtare vrapuan pas pushtuesit, duke ndjekur shembullin e një Xhaferr Ypi – një nga miqtë më të vjetër dhe më të besuar të Naltmadhënisë së Tij, gjesti i parë i të cilit ishte të përshëndeste Italjanët, ata « çlirimtarë » që mundën të shpëtonin Shqipërinë nga një « skllavëri e rëndë e vendosur nga gjakatari Zog ».
Me largimin e valës së parë të arrestimeve dhe të internimeve, vendi njohu një periudhë stabiliteti, për të mos thënë begatie. Kantieret e mëdha që synonin ngritjen e infrastrukturës rrugore apo detare, objektet e ndryshme administrative si edhe punimet në fushën minerare synonin jo vetëm të mbanin gjallë shpirtin e njerëzve por edhe t’i largonin sadopak nga çdo formë kundërshtimi pasi ato ndihmonin gjerësisht në përmirësimin e nivelit të jetesës. Fluks kapitalesh, ndërmarrjesh, parash të freskëta dhe së fundi, të ngënë e të pirë për gjithë dynjanë : këto ishin argumentat më të mprehta të propagandës fashiste, për të cilën, nënshtrimi i ekonomisë shqiptare ndaj nevojave të perandorisë neo-romake kalonte në mënyrë të pashmangshme nëpërmjet « spagetizimit » të jetës politike dhe shoqërore të kolonisë.
Në mes të kësaj euforie, asnjeri ose pothuaj asnjeri nuk mundi të vërente kthimin gradual të të ikurve të djeshëm, të vendosur ngultas në Jugosllavi apo edhe në Turqi. Ndërkohë, urdhërat e shtabit shëtitës të Mbretit si edhe ari mbretëror kishin mundur të zgjonin rrjetat klanike legaliste. Të detyruar të braktisnin rishtas vendin fqinjë për shkak të pushtimit gjerman dhe të shtyrë nga oficerët anglezë që mbeteshin gjithmonë aktivë, të riatdhesuarit mbrritën në malet e tyre të lindjes dhe menjëherë provuan terrenin. Që në muajin prill të vitit 1940, disa elementa britanikë të instaluar në Jugosllavi, që i përkisnin shërbimeve të Zbulimit Ushtarak MI(R) dhe Shërbimeve Sekrete (SIS) – Seksioni D (Destruction), u munduan të organizonin një kryengritje të armatosur kundër italjanëve në Shqipëri. Kontaktet e tyre të para ishin vëllezërit Gani dhe Seid Kryeziu në Kosovë dhe nëpërmjet tyre, ata u lidhën me monarkistin Abaz Kupi në Stamboll si edhe me komunistin Mustafa Gjinishi. Projekti u shty për shkak të fillimit të luftës italo-greke dhe më pas nga zhvillimet politike në Jugosllavi. Vetëm në prag të sulmit nazist mbi Beogradin, në 6 prill 1941, një grup prej 300 personash të komanduar nga Oukli Hill – një këshilltar i vjetër i xhandërmarisë së Mbretit Zog – simuloi një pseudo pushtim të Shqipërisë dhe pësoi me këtë rast një disfatë të plotë, për shkak të reaksionit të menjëhershëm të Italjanëve. Përfundimisht njerëzit e Zogut zgjodhën rrugën e arsyes. Ata u shkrinë në masë duke pritur ditë më të mira. Si pasojë, një pjesë jo e vogël e territorit kombëtar ndërmjet Pogradecit dhe Dibrës, Mirditës dhe Lezhës ose mes Krujës dhe Matit – pa harruar aspak malsitë e Tiranës dhe Librazhdit, rigjeti simpatitë e vjetra monarqike dhe automatizmat luftarakë, duke rivendosur në këtë mënyrë bazat e çdo kundërshtimi të mëtejshëm të natyrës legjitime.
Fushata katastrofike ushtarake kundër Greqisë në vjeshtën e vitit 1940 i dha fund mitit të pathyeshmërisë të ushtrisë italjane, i përgatitur me aq kujdes nga maqina e propagandës së Duçes. Kjo gjë mjaftoi që pakënaqsia popullore të zgjohej dhe që reflekset e vjetra antiitaljane të saj të dalin në sipërfaqe. Ishte rasti i shumëpritur nga disa nacionalistë me ndikim në popull, oficerë të vjetër të ushtrisë apo të xhandarmërisë mbretërore, si puna e Abaz Kupit në malësitë e Krujës dhe Myslym Pezës në Shqipërinë e Mesme, e fetarit bektashi Mustafa Xhani në Martanesh apo edhe e Haxhi Lleshit në Dibër, të cilët krijuan grupet e tyre të armatosura dhe ranë në ndeshjet e para me ushtrinë italjane.
Në një plan krejt tjetër, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë vuri në kontakt komunistët e ardhur nga Shqipëria me kuadrot e partisë Komuniste të Josip Brozit, alias Tito që e njihnin këtë provincë prej kohësh. Në këto fillime të viteve dyzet, një nga udhëheqësit komunistë të Kosmetit (të Kosovo-Metohisë sipas Serbëve), malazezi Miladin Popoviç lidhi fijet e para me grupin e Shkodrës me qëllim riorganizimin e lëvizjes komuniste në Shqipëri. Arrestimi i rastësishëm i Popoviçit nga Italjanët në Mitrovicë dhe burgosja e tij në një kamp përqëndrimi diku afër Peqinit, në Shqipërinë e Mesme, rrezikuan rëndë projektin. Falë një aksioni të planifikuar të guerriljeve shqiptare, Popoviçi u nxorr nga kampi dhe vetëm kështu ai mundi të rimerrte rolin e tij të ndërmjetësit mes përfaqsuesve të grupeve komuniste shqiptare. Ja përse ai u gjend në atë mbledhjen klandestine të Tiranës, atë 8 nëntor të vitit 1941, që ka hyrë në histori si dita e themelimit të Partisë Komuniste Shqiptare. Kjo mbledhje, shkrimet mbi të cilën do të mbushin me mijra faqe dhe do të kërkojnë tonelata të tëra me bojë, bashkoi Enver Hoxhën dhe militantë të tjerë komunistë, gjithsej pesëmbëdhjetë vetë në atë shtëpi përdhese tiranase. Ajo që ka intriguar vazhdimisht ishte fakti se mes pesëmbëdhjetë vetësh, dy ishin jugosllavë – Popoviçi dhe i porsaardhuri Dushan Mugosha që sillte mandatin zyrtar të përfaqsuesit të PKJ. Delegatët përfaqsonin tre grupe komuniste të vendit pasi ai « i Zjarrit » nuk pranoi idenë e bashkimit dhe nuk u thirr të merrte pjesë. Të detyruar nga ky principialitet komunist, udhëheqësit e tij Andrea Zisi et Zai Fundo zgjodhën përfundimisht kampin e nacionalistëve. Kjo gjë ishte më se e mjaftueshme që ata të quheshin rrenegatë dhe si pasojë, të përndiqeshin dhe të eliminoheshin fizikisht gjatë luftës deri tek njeriu i fundit.
Eshtë vendi të thuhet se çështja e pranisë jugosllave në Mbledhjen e themelimit të Tiranës është administruar me shumë kujdes nga ana e udhëheqësve shqiptarë. Përtej disa pëshpëritjeve të rastit dhe kujtimeve të pjesëmarrësve që nuk u botuan kurrë – qoftë edhe për faktin që spastrimet e vazhdueshme në rradhët e PKSH pakësuan ndjeshëm numrin e pjesëmarrësve – ky fakt u kalua në heshtje pothuaj të plotë. Të gjitha botimet e njëpasnjëshme si për shembull shumë zyrtarja Historia e Partisë së Punës së Shqipërisë, Tiranë, 1974, e shmangnin me shumë shkathtësi dhe kujtoheshin vetëm për atë pjesmarrje të rastit të internacionalistit malazez Miladin Popoviç. Por, përballë këmbënguljes jugosllave – duke përfshirë edhe veprën e Dedijerit të botuar në Beograd që prej vitit 1949 si dhe vepra të tjera të mëvonshme, Enver Hoxhës ju desh të dilte prej heshtjes dhe, vetëm në fillim të viteve 1980, ai botoi librin e tij « Titistët ». Me këtë rast ai dha variantin e tij të ngjarjeve, qoftë edhe për të hedhur poshtë tezën e jugosllavëve sipas të cilës PKSH ishte një krijim i tyre. Përtej varianteve të personalizuara të pjesëmarrësve apo të të tjerëve që kanë dashur të hedhin vështrimin mbi këtë çështje, i vetmi fakt që i reziston kohës përmblidhet si më poshtë : gjatë mbledhjes themeluese të PKSH të 8 nëntorit të vitit 1941, mes 15 pjesëmarrësve dy ishin jugosllavë.
Muajt e parë pas krijimit të saj, Partia Komuniste e Enver Hoxhës përfaqësonte një forcë numerike të papërfillshme në planin politik dhe aq më tepër në planin ushtarak. Mjafton të thuhet se ajo kishte gjithsej dyqind antarë, njëmbëdhjetë nga të cilët bënin pjesë në Komitetit të saj Qëndror. Megjithatë, kjo gjë nuk e pengoi aspak PKSH të bëjë një bilanc të saktë të situatës politike të vendit si edhe të perspektivës së saj :
- Fillimisht, ajo vërejti shumë qartë gjendjen e mediokritetit dhe të foshnjërisë politike në të cilën ish katandisur klasa politike shqiptare e asaj periudhe, e porsadalë nga rregjimi i Zogut. Asnjë organizatë politike nuk egzistonte para ardhjes së Italjanëve dhe asnjë tjetër nuk ish krijuar gjatë dy vjet e gjysëm pushtimi. I vetmi përjashtim që vërtetonte rregullin vinte nga Partia Fashiste Shqiptare, e drejtuar nga avokati antizogist dhe fashisti i mirënjohur Tefik Mborja. Krijimi i kësaj kopjeje të zbehtë të Partisë Fashiste Italjane u bë me bujë në 11 prill 1939, vetëm katër ditë më pas pushtimit italjan.
- Në vazhdim, PKSH kuptoi që prirja e saj e parë dhe ndoshta e vetme ishte lufta e armatosur kundër pushtuesit, nëpërmjet një konsensusi të gjerë popullor. A vinte kjo gjë thjesht si një rekomandim i Jugosllavëve apo ishte fjala për një kthim në traditën popullore : mjafton të themi që përdorimi i armëve është pjesë e pandarë e realitetit ballkanik ku njeriu i armatosur ka bërë gjithmonë ligjin – dhe rrallëherë ai ka mundur t’i shpëtojë tundimit.
- Së fundi, ajo pati frymëzimin politik që të mbrrinte në përfundimin se në një vend thellësisht agrar si rasti i Shqipërisë, një Parti Komuniste nuk duhet në asnjë mënyrë të harrojë fshatarësinë që ëndërron të ketë të drejta mbi tokën. Kështu, në programin e saj minimum, megjithëse shqetësimi i parë ishte natyrisht lufta e armatosur dhe çlirimi i vendit, çështja agrare – e parë si një rishpërndarje e drejtë e tokave – qëndron në qendër të çdo reforme të ardhshme demokratike. Sidoqoftë, është mjaft interesante të shënohet se në këtë program mungonin referencat e drejtpërdrejta ndaj marksizmit apo leninizmit : a vinte kjo si pasojë e një kujdesi « të urtë » nga ana e PKSH për të mos rënë ndesh me ndjenjat popullore apo thjesht, një njohje sipërfaqsore e teorisë, apo që të dyja njëherësh ? Kqyrja e viteve të luftës dhe e atyre të pasluftës tregon që përvehtësimi i zanatit do të vijë shkallë shkallë, sipas shkallës së afërisë së partisë me pushtetin dhe sipas nivelit së njohjes dhe përvehtësimit të vështirësive të ushtrimit të këtij pushteti.
Duke vepruar me shpejtësi në planin praktik, PKSH shpërndau antarët e saj në të gjithë vendin me detyrën e parë të organizonin luftën e armatosur kundër Italjanëve dhe të hetonin terrenin lidhur me mundësinë e bashkimit të të gjitha rrymave dhe tendencave politike në një front të vetëm. Shumë shpejt, fillimet e para të një guerrilje qytetëse u çfaqën në një seri qendrash e banuara të vendit dhe, falë entuziazmit dhe vetëmohimit të këtyre komunistëve të rinj – në pjesën më të madhe nxënës apo punëtorë, çeshtja e tyre fitoi simpatinë e rinisë dhe të mjaft nacionalistëve lokalë. Antarë të tjerë të partisë ju bashkëngjitën atyre pak grupeve të armatosura që vepronin në disa zona të vendit dhe shkallë-shkallë kjo lëvizje e armatosur e vetvetishme u vu nën kontrollin e tyre. Të mos harrojmë se në planin kombëtar lëvizja e armatosur ishte ende në fillimet e saj : ajo kufizohej në shpërndarjen e trakteve apo ngjitjen e afisheve, në disa atentate të natyrës terroriste ose edhe në disa sulme të rralla ndaj depove të armatimit dhe qendrave të milicisë fashiste. Lëvizjes komuniste i duhej të pësonte edhe goditjet e vazhdueshme të propagandës së dendur të qeverisë lokale që e akuzonte si shkatërrimtare të atdheut, të traditave popullore ose se fundi si agjente të Sllavëve, një seri argumentash këto që gjenin një jehonë të veçantë mes shtresave fshatare.
Pasi kishin dhënë tashmë provat e para të vendosmërisë së tyre për të luftuar pushtuesin, komunistëve ju duhej të ngadhënjenin në një provë tjetër : të tregonin se ishin të aftë që të organizonin një popull të tërë. Pas konsultimeve të gjata dhe të ethshme mes rrymave politike të vendit, me iniciativën e PKSH dhe me pjesëmarrjen e saj të drejtpërdrejtë, në 16 shtator 1942 u mblodh në Pezë, nja 25 kilometra larg Tiranës, forumi i parë popullor antifashist. Konferenca e Pezës vendosi krijimin e Lëvizjes Antifashiste Nacional-Çlirimtare (LAN&Ccedilsmiley, një strukturë politiko-ushtarake që duhej « të bashkonte të gjithë Shqiptarët, pa dallim feje, krahine apo idesh politike » për të luftuar pushtuesit dhe të ndihmonte në krijimin e një « Shqipërie të lirë, të pandashme dhe demokratike », forma e të cilës do të përcaktohej pas lufte me anë të zgjedhjeve të lira. Lëvizja ngarkohej gjithashtu me organizimin dhe strukturimin e rezistencës së armatosur, shprehja më e lartë e të cilës do të ishte Ushtria Nacional-Çlirimtare (UN&Ccedilsmiley që gruponte kështu të gjitha formacionet e vogla egzistuese. Konferenca zgjodhi gjithashtu Këshillin e Përgjithshëm Antifashist Nacional – Çlirimtar (KAN&Ccedilsmiley, pjesa më e madhe e antarëve të të cilit përfaqësonin rrymat nacionaliste ose ishin personalitete të mjedisit nacionalist, të ardhur nga horizonte politike të ndryshme dhe larg komunizmit. Eshtë rasti i Ndoc Çobës apo i Skënder Muços, përfaqësues të elitës qytetare antizogiste ; i Myslym Pezës dhe i Haxhi Lleshit, oficerë të vjetër të mbretit dhe luftëtarë aktivë kundër fashizmit ; i legalistit të bindur Abaz Kupi, i përmendur për pjesëmarrjen e tij në përpjekjen e parë me forcat e pushtimit italjan ; i bektashiut Mustafa Xhani – alias Baba Faja që përfaqsonte elitën fetare, pa harruar së fundi edhe përfaqsuesit minoritarë të PKSH siç ishte rasti i Enver Hoxhës, i Koço Tashkos apo edhe i Mustafa Gjinishit. Megjithatë, në appelin e fundit mungonte një seri emrash të tjerë të shquar të nacionalizmit shqiptar, të cilët kishin refuzuar kërkesën për të marrë pjesë në Konferencë.
Për një parti ilegale si puna e PKSH, Lëvizja Antifashiste Nacional - Çlirimtare përbënte njëherësh vitrinën e saj politike dhe instrumentin embrionar të pushtetit. Në këtë kuptim, pavarësisht emërtimit, ai paraqitet me plot të drejtë si një Front Antifashist, qoftë në planin e bashkimit popullor – me krijimin e KANÇ – qoftë me programin ose platformën e tij – ku ideja e frontit shprehet edhe në tekstin përfundimtar – qoftë së fundi me bazën e tij organizative - krijimin e Këshillave Nacional-Çlirimtare, si organe të bashkimit dhe të mobilizimit të popullit. Në zonat e ashtuquajtura « të lira » këshillat nacional-çlirimtare duhej të merrnin përsipër funksionet e pushtetit ekzekutiv lokal : sigurimin e rendit publik, organizimin e aktivitetit ekonomik dhe bujqësor, furnizimin e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare.
Gjatë muajit dhjetor të vitit 1942, Kominterni dërgoi direktivat e tij nëpërmjet kanalit jugosllav të partisë së Titos. Sipas tyre, PKSH duhej të realizonte sa më parë «  organizimin dhe zhvillimin e luftës të çlirimit kombëtar të popullit shqiptar kundër pushtuesit fashist ; krijimin e Frontit Nacional – Çlirimtar me të gjitha forcat patriotike, nacionaliste dhe antifashiste, duke evituar parrullat që tejkalojnë kuadrin e çlirimit kombëtar ; përfshirjen në shtabin e luftës partizane, përveç komunistëve, të një numri sa më të madh të patriotëve dhe të nacionalistëve të ndershëm ». Këto direktiva të vonuara vinin si me porosi për të shtuar kënaqësinë e Enverit dhe shokëve të tij të ngushtë. Përveç njohjes së pamohueshme nga ana e Kominternit, që vuloste njëherë e mirë pavarësinë e partisë së tij në lidhje me çdo lëvizje tjetër komuniste, ai zbulonte me këtë rast edhe provën « e patundur » të drejtësisë të linjës së tij të përgjithshme dhe të zgjedhjes së përshtatshme strategjike. Ky kontakt i parë me Kominternin do të ishte njëkohësisht i fundit pasi Internacionalja Komuniste u shpërnda me 15 maj të vitit 1943.
Nga dëshmitarët e asokohe – si edhe përmes dokumentat partiake të të interesuarve – mësojmë se në prill të vitit 1942, Komiteti Qëndror i PKSH dërgoi Mugoshën tek të vetët për të raportuar lidhur me gjendjen në Shqipëri si dhe për të vendosur lidhje me Kominternin nëpërmjet PKJ. Ai u kthye pas disa muajsh mungese, në prag të vitit të ri 1943, dhe solli një letër të Titos të shkruar në shtator. Ndërkohë, ai shoqërohej nga një jugosllav tjetër Bllago Jovanoviç që ishte sekretari i PKJ për Malin e Zi. Pasi u lexuan udhëzimet e Titos, u morr vesh që përsa i përket Frontit Antifashist Nacional-Çlirimtar, PKSH kish vepruar më shpejt se sa vetë PKJ që kish mundur të mbledhë Këshillin e saj Antifashist Nacional-Çlirimtar (AVNOJ) në Bihaç, më 26 nëntor të vitit 1942 pra, dy muaj e gjysëm më vonë. Një arritje mjaft e shënuar për një parti të sapokrijuar dhe sipas opinionit të sotëm, « satelite e Jugosllavëve » që nga dita e lindjes ! Sipas këtij këndi vështrimi, ose shokët jugosllavë të deleguar pranë PKSH ishin më të zotë se sa vetë Tito në çështjet e organizimit ose, mjedisi antifashist shiptar qe i prirur për rezistencë të armatosur dhe i aftë të organizohej me mjetet e veta.

Pa asnjë dyshim, Lëvizja Antifashiste si edhe Fronti ishin krijime madhore të cilat kryen një shërbim historik të paçmueshëm, nxjerrjen e PKSH nga anonimati. Falë tyre, partia e re u ngjit në skenën politike dhe fitoi statusin e bashkëbiseduesit të pashmangshëm për të mos thënë konkurrent i drejtpërdrejtë i të gjitha lëvizjeve të tjera vendase.
Ndërkohë, humbësi i madh ishte rryma legaliste e cila, me largimin e elementëve më të vendosur, mbeti pa shpirt luftarak dhe u reduktua në një forcë territoriale të palëvizshme, gjithmonë në pritje të porosive të një mbreti pelegrin. Ajo s’ngjante gjëkundi me simotrat e saja ballkanike : lëvizja çetnike, besnike e mbretit të Jugosllavëve gjithashtu në mërgim apo edhe EDES-i grek, e përkushtuar ndaj monarkut grek – që të dyja ato përbënin tehun e rezistencës së armatosur në vendet e tyre përkatëse që nga ditët e para të agresionit nazist.
Lëvizja tjetër kombëtare, ajo republikane e cila vepronte virtualisht që nga momentet e para të pushtimit fashist, ishte e interesuar drejtpërdrejt për të mos thënë e kërcënuar nga iniciativa e komunistëve. Pasi kishte hedhur poshtë ftesën e komunistëve për të marrë pjesë në Konferencën e Pezës, ajo parandjeu që boshllëku politik i vendit tashmë ishte mbushur plotësisht. Kështu, në nëntor të vitit 1942, Midhat Frashëri dhe Ali Këlcyra, dy nga figurat më të shquara të nacionalizmit antizogist dhe antikomunist shqiptar, njoftuan hyrjen në lojë të lëvizjes Balli Kombëtar (shënimi 5).
Një farë misteri mbulon datën e krijimit të Frontit Nacional – Ballit kombëtar. Ato pak kujtime që vijnë nga ballistët e vjetër e fiksojnë krijimin e organizatës së tyre në prill të vitit 1939, pra vetëm pak ditë pas pushtimit fashist, ndërkohë që sipas Abaz Ermenjit – njëkohësisht historian dhe shef ushtarak i lëvizjes : « .. Nuk ka rëndësi se në çfarë date Balli Kombëtar u çfaq me këtë emër. Puna është se ai përbëhej prej atdhetarësh që e kishin kundërshtuar pushtimin fashist që më 1939, që kishin dyndur demostratat, dhe që disa prej tyre kishin hequr dy vjet burgim ose internim nëpër ishujt e Italisë ».
Ky front i ri, përgjigje nacionaliste e atij Nacional-Çlirimtar, mblodhi pjesën më të madhe të pronarëve të tokave, intelektualë me pikpamje perëndimore dhe borgjezinë e vogël të qytetit si edhe disa majtistë të vjetër të kalibrit të Zjarristëve. Duke tundur fantazmën e bolshevizmit, Balli Kombëtar në një kohë të parë mundi të fitonte besimin e fshatarësisë, veçanërisht në Jug të vendit. Idetë qëndrore të kesaj organizate përmblidhnin ndjenjat nacionaliste lidhur me një « Shqipëri të Madhe », qëndrimet antikomuniste si edhe orientimin pro perëndimor të antarëve të saj. Dokumenti bazë i lëvizjes, Dekalogu (shënimi 6) i Midhat Frashërit përfaqësonte kredon e saj politike dhe sociale dhe me kohë ai u shëndrrua në manifest të nacionalizmit shqiptar. Megjithëse atij i mungonin përmasat e një programi politik, ai dilte në kundërshtim me format e vjetra shtetërore dhe propozonte futjen e një numri reformash shoqërore, pa llogaritur njëkohësisht aspiratën për të vendosur një demokraci që respektonte vlerat kombëtare dhe të drejtat themelore të njeriut. Sidoqoftë, Dekalogu jo vetëm që nuk arrinte të çlironte një vizion të qartë të të ardhmes së Shtetit, veçanërisht të formës së ardhshme kushtetutore, por ai anashkalonte edhe mjetet me të cilat do të realizoheshin ndryshimet shoqërore e parashikuara. Ai kënaqej me një ide të mjegullt të « një Shqipërie të rregullueme ekonomikisht dhe shoqërisht, në mënyrë që të mos ketë shfrytëzues dhe të shfrytëzuem », ku « ku nuk do të kenë vend dallkaukët, servilët dhe të gjithë ata që pengojnë zhvillimin dhe përparimin ». Dhe ky imazh i kësaj demokracie të re bëhet edhe më shqetësues kur sheh se asaj i bie barra « të dënojë pa mëshirë dhe në mënyrë shembullore antipatriotët, tradhëtarët, të shiturit, ngatërrestarët, spekulluesit, spiunët ».
Pa asnjë tepërim, Balli Kombëtar përfaqësonte një organizatë mbarëkombëtare me autoritet të madh dhe me një rrezatim të qartë në krahinat jugore si edhe në Kosovë, e pajisur me një pikësynim republikan i cili në filigran sillte rishtas pjesën më të madhe të pikpamjeve të Fan Nolit, të shprehura për herë të parë në vitin 1924. Ky grupim politik vinte në skenë, i pajisur me një kapital të madh prestigji të antarëve të tij patriotë dhe nacionalistë që nga të parët kishin kundërshtuar pushtimin italjan, duke u bërë kështu përfaqësues të pakënaqësisë popullore.
- sidoqoftë, Balli Kombëtar vuajti taksiratet e strukturës së vet politike të deformuar, të përbërë nga një grumbull i konsiderueshëm individualitetesh të shquara në planin politik apo edhe intelektual si edhe nga një bazë shumë të gjerë popullore gati analfabete por patriote, e mbledhur rreth të parëve për arsye të besimit ndaj personit ose për hir të lidhjeve tribale dhe të klientelës. Duke ju bindur veç gjykimeve të tyre personale dhe duke i bërë besim analizës së tyre të situatës, paria e Ballit nuk mundi të ngrihet mbi këtë platformë bashkimi me qëllim që të federonte personalitetet më me zë në gjirin e një partie politike. Me fjalë të tjera, ata nuk qenë të aftë të kthenin idetë e tyre në një forcë nëpërmjet të cilës, vetëm një parti politike mund të prekë pushtetin.
Të pajisur me një koncept politik gjithësesi naiv, bile edhe foshnjarak, « ideologët » e Ballit kërkonin të ringjallnin atë fryme populiste që buronte nga apostujt e parë të çështjes kombëtare si vëllezërit Frashëri ; për këtë arsye ata nxitën idenë e një konsensusi të gjerë popullor rreth temave të tyre të preferuara – atdhe, komb – në dëm të përpunimit të një strategjie të pushtetit. Ishte forca e fjalës që i zuri vendin forcës së aksionit ushtarak.
Në planin e veprimit politik, konservatorizmi i udhëheqësve të Ballit, siç ishte rasti i Koço Mukës, i Kol Tromarës, i Hasan Dostit ose edhe i Bahri Omarit – kunatit të Enver Hoxhës, ndikoi së tepërmi për të bllokuar vështrimin e tyre rreth problemit më të mprehtë : çfarë qëndrimi duhej mbajtur ndaj pushtuesit italjan ? Duke avancuar argumenta të tilla si puna e frikës ndaj reprezaljeve ndaj popullsisë së pafajshme, përfaqësuesit e Ballit nuk mundën të çlirojnë një politikë të qartë dhe të prerë, krejt e kundërta e politikës së Frontit Nacional-Çlirimtar për të cilin, lufta e armatosur kundër pushtuesit ishte i vetmi motiv dhe i vetmi argument. Si pasojë, një numur i ndjeshëm ballistësh – deri në sferat më të larta të organizatës – mundën të gjejnë një gjuhë të përbashkët me autoritetet civile dhe ushtarake italjane, më vonë me ato gjermane, me të vetmin qëllim që të ruajnë pasuritë dhe privilegjet e tyre. Vetëm pas kapitullimit të Italisë, u morr vesh që gjenerali italjan Dalmaco dhe Ali Këlcyra për Ballin, kishin nënshkruar një marrëveshje sekrete sipas të cilës, çetat balliste angazhoheshin të mos pengonin trupat italjane gjatë operacioneve të tyre ushtarake kundër guerriljeve komuniste në jugun e vendit.
- në të vërtetë, qëndrimi i Ballit ndaj Italjanëve u karakterizua nga një kundërshti themelore : si mund të pretendohej synimi për të patur një vend të lirë dhe demokratik dhe në të njejtën kohë të kërkohej largimi i pushtuesve, ndërkohë që këta pushtues me trupat e tyre ushtarake në Ballkan siguronin një nga objektivat më të rëndësishme të programit të Ballit – Shqipërinë Etnike – apo siç e përcakton edhe Dekalogu - Shqipëria Shqiptarëvet.
Balli Kombëtar ishte një strukurë politike e traditës, e drejtuar nga politikanë natyrisht patriotë dhe aktorë të skenës kombëtare bile edhe përpara shpalljes së pavarësisë të vendit, por ama bartës të një farë mentaliteti otoman dhe të zhytur në atmosferën e salloneve ballkanike. Fjala e tyre e parë ishte kompromisi. Ky qëndrim i shefave jo gjithmonë u kuptua dhe u pranua nga baza. Ballistët e thjeshtë ose edhe shefat ushtarakë të terrenit si Hysni Lepenica apo Safet Butka, pa harruar një numur luftëtarësh të vjetër të viteve njëzet, nuk hezituan aspak të rezistonin ndaj ekspeditave ndëshkuese italjane në një periudhë që shkon nga janari deri në gusht të vitit 1943.
Balli Kombëtar bëri njëkohësisht një gabim të rëndë, duke nënvlerësuar forcat e kundërshtarëve të tij politikë. Ai kuptoi tepër vonë – dhe kjo vonesë i kushtoi shumë – që përpara tij gjendej një parti e një tipi të ri, e organizuar mjaft mirë dhe me një strukturë tepër të qëndrueshme, udhëheqësit e të cilës s’kishin të bënin fare me politikanët klasikë. Këta « çunakë » anonimë, të ushqyer me një besim të patundur dhe militant gradualisht u quajtën rrjepacakë, aventurierë, terroristë dhe së fundi kokëfortë, para se sa të merreshin me seriozitet, ndërkohë që në thellësi të tyre krerët e Ballit ushqenin shpresën se kundërshtarët komunistë do të thyenin kokën në ndeshjen me italjanët.
- Të paktën kësaj here, llogaria e bërë mbi rëndësinë numerike të forcave në terren doli e gabuar : ato vazhduan të zhvilloheshin gjithmonë në favor të PKSH gjatë gjithë luftës, duke ju bindur llogjikës së angazhimit politik dhe dinamikës së implikimit praktik në aksionin ushtarak. Sipas një kiazme kurioze, paaftësia e të nderuarve « Baballarë të Kombit » ballistë për t’u shëndrruar në ushtarakë të vërtetë favorizoi, bile edhe stimuloi, metamorfozën e luftëtarëve diletantë të PKSH në politikanë të rrezikshëm.
Sidoqoftë – dhe pavarësisht çka është thënë e shkruar pas lufte, gjatë muajve të tërë (verë e vitit 1942 – korrik 1943), PKSH dhe BK kanë patur kontakte të shumta dhe shkëmbime mendimesh në nivele të ndryshme. Mjaft të kujtohemi se Enver Hoxha dora vetë, i shpallur person në kërkim nga Autoritetet ushtarake italjane - bile i dënuar edhe me vdekje në mungesë, jetonte që prej kohe si « ilegal » në qendër të Tiranës, në shtëpinë e kunatit dhe mirëbërësit të tij Bahri Omari. Ky i fundit, deputet i vjetër i kohës së Zogut ishte njëkohësisht një nga kokat kryesore të Ballit Kombëtar. Kështu, Hoxha ka patur raste të panumërta të debatonte idetë dhe mendimet e tij me ajkën e kremit të Ballit – duke përfshirë edhe Midhat Frashërin. Përpara se dy lëvizjet shqiptare të shkonin të takoheshin në Mukje, përgjegjsat e tyre politikë u munduan të gjejnë një gjuhë të përbashkët përsa i përket luftës së armatosur kundër italjanëve dhe në disa raste ata mundën të bashkonin forcat.
Afirmimi i PKSH në nivelin lokal dhe veçanërisht sukseset e para ushtarake të Frontit Nacional – Çlirimtar bezdisën dhe shqetësuan së tepërmi kundërshtarët e tyre politikë deri edhe në planin ndërkombëtar pasi, që prej nëntorit të vitit 1942, Departamenti amerikan i Shtetit, nëpërmjet zërit të titullarit të saj Kordel Hëll kish përmendur rezistencën e armatosur të popullit shqiptar, duke i premtuar ndihmën e tij si dhe njohjen e plotë të pavarësisë së vendit. Ministrat e Jashtëm të Britanisë së Madhe dhe të Bashkimit Sovjetik ndoqën shembullin amerikan, duke njohur angazhimin e popullit shqiptar në luftën kundër fashizmit.

------------------------------------------

1) Mbi detajet e kësaj çështjeje, shih : Reginald HIBBERT – Fitorja e Hidhur, Lufta nacional çlirimtare e Shqipërisë, Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, Tiranë 1993.

2) Sipas një prej dëshmitarëve të kohës, Sadik Premtaj, Grupi i Shkodrës dhe i « të Rinjve » ndërmorrën një iniciativë të përbashkët për të kërkuar ndihmën e Popoviçit pas refuzimit që Grupi i Korçës i dërgoi thirrjes së tyre për bashkim. Ishin po këto grupe komuniste që thirrën Popoviçin në Tiranë më 1941. Shih : Sadik PREMTAJ - Stalinism and Communism in Albania, Cahiers Léon Trotsky, 1997, nr 60 (November), Bibliothèque de Documentation internationale Contemporaine (Nanterre). Nga ana tjetër, Dedijer paraqet një version të ndryshëm të ngjarjeve : kontaktet e para të Popoviçit me komunistët shqiptarë u vendosën gjatë vitit 1940. Pas një vizite pune në vendin fqinjë gjatë këtij viti, ai u kthye në Jugosllavi dhe mori pjesë në Konferencën e Vtë Kombëtare të PK jugosllave (tetor 1940) ku ai raportoi mbi gjendjen në Shqipëri. Kontakte të reja u rivendosën gjatë vitit 1941 dhe, pas arrestimit të Popoviçit, qe Mugosha ai që i zuri vendin në shtator të vitit 1941. Shih : Vladimir DEDIJER - Il Sangue Traditto - Relazioni Jugoslavo-Albanesi 1938-1949, Official records, letters an reminiscences, Editoriale Periodici Italiani, Varese, 1949.

3) Në këtë rast, termi Partia Komuniste e Enver Hoxhës merr thjesht vlerë përgjithësuese pasi, sipas kujtimeve të pjesëmarrësve, ditën e krijimit të saj PKSH pranoi principin e një drejtimi kolegjial, pa dashur të përcakojë Sekretarin e saj të Përgjithshëm. Ndërkohë, gjithmonë sipas pjesëmarrësve, Enver Hoxha u ftua vetëm në minutat e fundit dhe kandidatura e tij u pranua para së gjithash për cilësitë e tij intelektuale dhe jo për militantizmin në rradhët e Grupi të Korçës.

4) Siç ishte zakoni, duke filluar nga vitet dyzetë të shekullit të kaluar, ato pak burime që shërbejnë për të përvijuar historinë e Shqipërisë vijnë nga arkivat e Shtetit Komunist të Enver Hoxhës, të pastruara, të përzgjedhura dhe të renditura sipas qejfit. Të tjera të dhëna vinë qoftë nga një numur shumë i ngushtë botimesh të dëshmitarëve të kohës të strehuar në Perëndim qoftë nga botimet e kujtimeve të atyre që mbijetuan rregjimin komunist dhe që u vunë të shkruajnë gati pesëdhjetë vjet më pas.

5) Përveç përgjigjes në termat e organizimit politik, nacionalistët kësaj rradhe ju dhanë komunistëve edhe një mësim të mirë gjuhe pasi fjala front me origjinë latine, mes të tjerash pëputhet me fjalën balli në shqip – ajo pjesë e përparme e kokës njerëzore që shkon nga vendi i mbirjes së flokëve deri tek vetullat. Sigurisht, ata donin të tregonin që përfaqsonin atë pjesë të dukshme dhe të zgjedhur të popullit, përfaqsuese të gjithë kombit shqiptar.

6) Ja edhe teksti i plotë i Dekalogut : 1. Luftojmë për Flamurin Kuq e zi, për mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar. 2. Luftojmë për një Shqipëri të Lirë, Etnike, demokratike, me bazë shoqërore moderne. 3. Luftojmë për një Shqipëri ku do të mbretërojë liria e fjalës dhe e mendimit. 4. Luftojmë për një Shqipëri të rregullueme ekonomikisht dhe shoqërisht, në mënyrë që të mos ketë shfrytëzues dhe të shfrytëzuem, d.m.th të mos ketë njerëz që jetojnë në kurriz të të tjerëve; mos të ketë bujq pa tokë të vetën të mjaftueshme, puntorë krahu dhe mendjeje pa banesë dhe jetë të sigurueme, pra një Shqipëri të rregullueme me një sistem ekonomik rrënjësisht të reformuem simbas shpirtit dhe nevojave të popullit shqiptar. 5. Luftojmë për një Shqipëri ku do të zbulohen, do të përkrahen dhe do të rriten vlerat e fshehura në çdo shtresë të popullit, me anë të shkollës shqiptare. 6. Luftojmë për një Shqipëri ku do të çmohen drejtësisht të gjitha vlerat, pa dallim moshe, krahine, besimi apo klase. 7. Luftojmë për të formue një Shqipëri të drejtueme nga njerëz të pa kompromentuem, nga shqiptarë që nuk janë kursyer në çdo kohë e në çdo rrethanë për shpëtimin dhe të mirën e këtij vendi, prej burrash puntorë, të aftë e të ndershëm. 8. Luftojmë për një Shqipëri që të dënojë pa mëshirë dhe në mënyrë shembullore antipatriotët, tradhëtarët, të shiturit, ngatërrestarët, spekulluesit, spiunët; për një Shqipëri ku nuk do të kenë vend dallkaukët, servilët dhe të gjithë ata që pengojnë zhvillimin dhe përparimin e Shqipërisë së Rilindur. 9. Luftojmë për të harmonizue dhe bashkue energjitë e Kombit, për të gatue bashkimin mendor dhe shpirtëror të të gjithë shqiptarëve. 10. Luftojmë për mobilizimin e të gjitha fuqive të gjalla të Kombit, kundra pushtuesit, për realizimin e idealit të lartë kombëtar: Shqipëria Shqiptarëvet!

 

24 Komente

" Kantieret e mëdha që synonin ngritjen e infrastrukturës rrugore apo detare, objektet e ndryshme administrative si edhe punimet në fushën minerare synonin jo vetëm të mbanin gjallë shpirtin e njerëzve por edhe t’i largonin sadopak nga çdo formë kundërshtimi pasi ato ndihmonin gjerësisht në përmirësimin e nivelit të jetesës. Fluks kapitalesh, ndërmarrjesh, parash të freskëta dhe së fundi, të ......."

 

Ju falnderoj shume qe me dhate mundesine te kuptoj nje nga synimet kaq humanitare te fashizmit itallian.  Me siguri qe plejada e mrekullueshme e Inteligjences, kjo pjelle madheshtore e "Demokracise shqiptare", ka per te shkruar nje  histori te re dhe plotesisht te vertete mbi vendin e Shqiponjave krenare (megjithe se ndonjehere te rralle pallohen po me ate krenari qe kane te vjellat e maceve te semura) Kjo  rrjedh nga damaret e historise mijavjecare te popullit tone e terci e verci Tanjocka na beri cicine gjate seksit me nje sumpalare.

Dokumenti bazë i lëvizjes, Dekalogu (shënimi 6) i Midhat Frashërit përfaqësonte kredon e saj politike dhe sociale dhe me kohë ai u shëndrrua në manifest të nacionalizmit shqiptar. Megjithëse atij i mungonin përmasat e një programi politik, ai dilte në kundërshtim me format e vjetra shtetërore dhe propozonte futjen e një numri reformash shoqërore, pa llogaritur njëkohësisht aspiratën për të vendosur një demokraci që respektonte vlerat kombëtare dhe të drejtat themelore të njeriut. Sidoqoftë, Dekalogu jo vetëm që nuk arrinte të çlironte një vizion të qartë të të ardhmes së Shtetit, veçanërisht të formës së ardhshme kushtetutore, por ai anashkalonte edhe mjetet me të cilat do të realizoheshin ndryshimet shoqërore e parashikuara.

Xixa se pari shpreh simpatine time per punen tende studimore. Nuk di nese kjo eshte pjese e nje projekti per rishkrimin e historise se afert apo thjesht zbavitje intelektuale ne nje "fushe te minuar" me perplasje  kendveshtrimesh per disa ceshtje te debatueshme si:

-PKSH ishte krijese e jugosllaveve apo pergjigje adekuate e kerkesave te kohes dhe veper e komunisteve shqiptare;

-Enver Hoxha ishte i rastesishem ne mbledhjen themeluese apo ideatori, organizatori dhe themeluesi i PKSH;

-PKSH doli ne krye te LANCL  fale aftesise per  kapjen  e momentit KOMBETAR apo fale dobesise, orientimit te gabuar dhe pasivitetit te NACINALISTEVE  te rreshtuar (me vonese) nen siglen e BALLIT KOMBETAR:

-LANCL degjeneroi teresisht ne lufte civile apo pati elemente te izoluar /lokalizuar te perplasjes civile.

Paragrafin e  cituar nga shkrimi yt  e kam sjell enkas per te theksuar mendimin tim se suksesi i BK apo forcave te tjera politike ne fillim te vieteve 40 nuk varej aq nga programi dhe vizioni politik per te ardhmen sesa nga qendrimi ndaj ceshtjes kardinale te DITES: C qendrim do mbahej ndaj pushtuesve italiane??

PKSH dhe FANCL u pozicionuan hapur dhe qarte: LUFTE TE ARMATOSUR PAKOMPROMIS KUNDER PUSHTUESVE ndersa e ardhmja u rrumbullakos ne shprehjen: nje Shqiperi e lire dhe demokartike.

B.Kombetar u shpreh per Lufte kunder pushtuesve por i mungonte fjala dhe veprimi "i ARMATOSUR". Dekalogu eshte nje mjerim i plote sepse nuk ka asnje reference per pushtuesit fashiste dhe qendrimin ndaj pushtimit.

LUFTE KAFENESH, LUFTE VERBALE DHE FLETUSHKASH per flamur e atdhe, taktika e pritjes dhe kompromiset me pushtuesin -kjo ishte rruga e zgjedhur me vullnet nga Nacionalistet.Ne orientim i gabuar dhe taktike e deshtuar pavaresisht nga delli i tyre i pamohueshem kombetar.

Kjo taktike solli deshtimin e MUKJES dhe perplasjet me arme mes tyre dhe forcave partizane pas vitit 43. BK keshtu humbi shansin, iniasiativen dhe terrenin per tu kthyer ne forcen perbashkuese te shqiptareve ne nje moment kritik te historise se tyre.

Tashme kur censura ka rene dhe liria akademike eshte normalitet per keto ceshtje ka versione te ndryshme. Do ishte mjaft interesante ballafaqimi tezave dhe kendveshtrimeve -qe nga historianet e mjate e te djathte e deri te burimet e aleateve angloamerikane, nga protagonistet e kohes dhe brezi i ri i studjuesve te paimplikuar me te kaluaren.

Përshëndetje Adriatik,

M'u bë qejfi që të pashë rishtas tek PPA dhe të falemnderoj për komentin tënd në këtë shkrim që nuk arriti të tërheqë pothuaj aspak vëmendjen jo vetëm të Peshqve por as edhe të Peshkatarëve që nuk lenë rastin pa u shtruar rrotull një filxhani kafeje, qoftë edhe kur ky filxhan është kallkanosur apo kur përmban në vend të kafesë një surrogato elbi të pjekur.

Spiritus,

Ky shkrim që ka filluar të botohet me "puntata" në blogun tim në serinë "Shqipëria përballë luftës" përbën një pjesë të një libri tashmë të përfunduar, në kërkim të një botuesi shqiptar. Jo rastësisht ai quhet "Përjetësisht të Panjohur", dhe jo rastësisht kredo-ja e tij përmblidhet në shprehjen ""...në lidhje me këtë univers shqiptar që merr format e një labirinti, nuk mund të merret guximi të shtrohen pyetje qoftë edhe të thjeshta në pamje, pa patur bindjen që përgjigja mund të trondisë dhe të rrëzojë një ndërtesë të tërë të të menduarit, një sistem të tërë të ngritur mbi bazën e paragjykimeve ose të vrojtimeve të ngutura". Eshtë një bindje e krijuar pas leximit të qindra librave dhe mijra artikujve...

Sa për këtë periudhën e Luftës së Dytë, mendoj se bëhet fjalë për një moment madhor të historisë bashkëkohore që i ve vulën një gjysëm shekulli në vazhdim dhe që do të vazhdojë të ndikojë zhvillimet e mëtejshme politike, përderisa dëshmitarët janë ende gjallë dhe fëmijët e tyre - ne - kun kemi marë një përgjigje të plotë ndaj atyre pyetjeve që ti shtron më sipër. Puna është se rrallëherë - bile dhe kur ka qenë rasti, analizat kanë qenë të pjesshme dhe të ngjyrosura - është marë mundimi të kqyret kjo periudhë në globalitet, në lidhje organike me periudhën pararendëse (Republikën dhe Monarkinë e Zogut), dhe në perspektivën rajonale . Pasi nuk mund  të kuptohet rasti shqiptar jashtë zhvillimeve kontinentale dhe ballkanike të epokës, jashtë konjukturave gjeeopolitike dhe rrymave ideologjike. Kam dëshirë të citoj thënien e historianit Marc Bloch - duke zëvendësuar fjalën Francë me Shqipëri dhe Evropë me Ballkan - " Nuk egziston historia e Francës. Ka vetëm një histori të Evropës".

Po kështu, qoftë edhe për një pyetje që vjen vetvetiu dhe që është ngjyer në të gjitha salcat e tryezës: PKSH - krijesë e nënështruar e PKJ, që në ditën e saj të formimit? apo ajo tjetra edhe më naive: PKSH e fitoi luftën falë ndihmës së Jugosllavëve? nuk mjafton të ndjekësh aventurat e dy ilegalëve të mjerë malazezë pranë ekipit drejtues së PKSH dhe Enver Hoxhës por duhen kqyrur peripecitë e PKJ gjatë asaj lufte si edhe implikimin anglez në fitoren e saj  etj... etj...

Shpresoj se të tilla përgjigje do të të bindin gjatë leximit të pjesëve në vijim.

Pasi nuk mund  të kuptohet rasti shqiptar jashtë zhvillimeve kontinentale dhe ballkanike të epokës, jashtë konjukturave gjeeopolitike dhe rrymave ideologjike.

Kjo eshte mese e vertete dhe e domosdoshme. Jo me kot theksova se sot , kur pluraliteti kendveshtrimeve eshte norme dhe te vertetat qe flejne neper arkiva jane te clirta per tu konsultuar, nevojitet nje analize kontekstuale -historike dhe krahasuese- rajonale.

Psh debati rreth tezes se luftes civile.Ne nje debat para disa ditesh ne Shqip ku ishin ftuar grupi autoreve te Botimit te Historise per periudhen e Luftes (dhe pas saj ne mos gaboj) u hodh ideja qe fenomeni luftes civile ose rreshtimit te forcave politike  te brendshme ne dy blloqe kundershtare nuk eshte vetem fenomen shqiptar por spikat edhe ne vendet e tjera dhe ne Ballkan doemos.

Njeri prej studjuesve ne kete debat tregoi se eshte pjese e nje projekti per nje studim krahasues ne nivel ballkanik te problemit/tezes se luftes civile, te kuptimit te kesaj dinamike jo vetem me faktore ngushtesisht te brendshem por edhe me situaten, trendet dhe konteksin gjeopolitik te kohes.

Persa i takon fatit te Nacionalisteve dhe vendit qe do te kishin ata si fluks politik ne Shqiperine e pas luftes Jalta e la nje porte hapur:50:50 ne toreten epushtetit por "dera"  e shancit ishte mbyllur perfundimisht me perplasje ne fytyren e nacionalisteve: Kongresi Permetit dhe arratia e krereve nacionaliste.Dava ehumbur me gjithe perpjekjet e angloamerikaneve per te krijuar hapsira per perfshirjen ne qeverisje te nacionalisteve. Plus edhe manovrat e Hoxhes me legalitetin dhe legjitimitetin e fituar si forca evetme antifashiste gjate LNCL. 

Ne se desheron mund ta futesh problemin ne dhjetra labirinte me "pyetje" inteligjente te te gjitha llojeve . Nje nga ato psh : A eshte PK krijimi i Jugosllaveve ? dhe fakte pa mbarim.... kur dihet shume mire ne gjithe BOTEN ish KOMUNISTE se krijimi ,mbeshtetja ,forcimi, etj etj i Levizjeve Komuniste me ne krye PK eshte i qenderzuar dhe inspiruar nga INTERNACIONALJA KOMUNISTE. E c'rendesi ka qe gjeti teren ne Jugosllavi apo Shqipri, Bullgari apo Kine etj etj...

Une do te shihja me interes nje perpjekje tuajen i nerumi XIXA per te kuptuar DREJT dhe pa EKUIVOKE Krijimin e Rrolin e BK.Ju e di8ni se Nazizmi ishte nje variant i nacionalsocializmit. Dhe ne kete kuader pas PUSHTIMIT Ushtarak do ti vinte rradha QEVERIVE ne keto vende te Pushtuara. Keshtu dihet e dokumentuar se prane Partise se Hesit Funksiononte nje Drejtori  Politke per Ballkanin . Kjo, si kunderpeshe e Levizjeve me profil Komunist (kunder IK) krijoi pjellat e saj ne te gjithe rajonin e Ballkanit ku ne Shqiperi mori emrin BK. Dhe jo me kot data e shpalljers se tyre eshte pas '42 ( gje qe i shmanget me zgjuarsi A.Ermenji).Dhe me pak vemendje "specialistesh" do te hikosh se ne thelb te tij Dekalogu i Famshem eshte program socialdemokrat. Pra BK eshte PRODUKT i NAZIZMIT dhe aspak i Krereve Nacionalist me vizion te qarte per te ardhmen e Memedhembjes. BK ne themel te tij eshte nje Levizje e Kompromentuar qe po te kishte fituar do te ishte me Pasoja shume te Renda per vete ekzistencen e Shqiprise .

Doja te kishit nje guxim shkencor per ta quajtur te drejteperdrejte konkluzionin per gjoja Lufte Civile si PRODUKT te POLITIKES qe nuk ka te beje FARE me kriteron Shkencor. Ne asnje vend te Botes , ne asnje rast te te dy Luftrave Boterore , ne asnje Rrethane nuk ka LUFTE CIVILE kur nje vend eshte i Pushtuar nga Armiq te Jashtem. Shko po deshe edhe ne KINE...ku lufte Civile u emertua lufta pas largimit (kapitullimit te Japonezeve, te cilet gjithsesi nuka rriten ta pushtojne teresisht Kinen). Kjo Tezerdo t'ju jepte JUVE personalisht nje kulifikim te Larte dhe do te rrezonte Plotesisht perpjekjet e gjoja Intelektualeve (per mua kurva te mendimit) per te tjetersuar kuptimet ne Themel te tyre me gjoja Dekaloge e nacionaliste smiley

Shkoj gjate por kam pershtypjen se do ta mirpresesh kete nderhyrje qe nuk te "prish shume pune" . Respekte por dhe te fundit ...shpesh gjuha dhe mendimi rrjedhshem ,i kendshem , i bukur Letrar te shmang nga disa ....qe ti i kupton me mire vet. Dhe ketu nuk behet fjale per bardhe e zi!

Spiritus,

(në mungesë të lexuesve të tjerë, ja vlen që të bëjmë një dorë muhabet)

e thashë disi edhe më lart dhe po i rikthehem:

debati ndaj të kaluarës së afërme - historisë imediate - është një problem që tejkalon së tepërmi mundësitë e një historiani apo e një tufe syresh, pasi ende nuk është prodhuar ajo çka quhet "lënda historike". Me fjalë të tjera, tablloja është aq afër saqë kritiku sheh vetëm njolla boje dhe shenja furçesh dhe nuk arrin të dallojë logjikën e "krijuesit". Edhe sikur të ketë atë mundësi të rrëmojë arshivat - të gjitha arshivat e mundshme - çka do të gjejë në to? Vendimet e PPSH lidhur me direktivat ekonomike të zhvillimit, korrespondencën me partitë e tjera, raportet e Kongreseve dhe proces-verbalet e Pleniumeve... veçse nëse historiani ynë e ka qëllimin të zbulojë  një copë letër të firmosur nga X apo Z për dënimin me vdekje të Y! Në të tjera arshiva ai do të gjejë korrespondencën e Trumanit me këshilltarët e tij, raportet e spiunëve të CIA-s, të Ambasadorit rus në Shqipëri,  direktivat e PK të BS ndaj Sekretarëve te Parë të partive "motra", të emisarëve të Titos pranë Shtabit të Përgjithshëm apo Ministrisë së Brendshme të Xoxes....

E thënë ndryshe, ky historian duhet të jetë njëherësh politolog, ekonomist, sociolog, antropolog kulturor - i specializuar në marrëdhëniet ndërkombëtare, në lëvizjen komuniste botërore, në gjeopolitikën e Ballkanit, në ekonominë e ish-bllokut socialist (dhe po e ndërpres numërimin se edhe kaq mjafton dhe tepron...) për të mundur të zhbirilojë tendencat, të pasqyrojë rrjedhojat, të parashikojë lojën e prapaskenave, të kuptojë arsyet e këtij apo atij vendimi lidhur me atë apo këtë degë të industrisë "popullore", përsenë a atij takimi aq pasionant mes Curcillit dhe Stalinit për ndarjen e Ballkanit "fifti-fifti", logjikën që shtyu Stalinin t'i dërgonte ato letrat e tij Titos - aq çlirimtare për Enverin, prishjen me Kinën...

Përndryshe, ajo vrima në ujë që deri më sot është quajtur "Historia e Shqipërisë", e gërmuar me aq dashuri dhe pasion nga korpusi i historianëve tanë të lavdishëm, nuk do të jetë më e rrumbullakët por katrore!

 

Idris,

Të falemnderoj për komentin. Gjithësesi, dhe duke patur parasysh ndërhyrjet e tua në tema të ngjashme, ma merrte mendja se një temë e tillë do të tërhiqte.

Po mundohem të jap mendimin tim lidhur me një prej çështjeve që ngre në komentin tënd, por pa u zgjatur pasi ato do të shtjellohen gjerë e gjatë në shkrimet e ardhshme të këtij cikli

 

BK dhe nazizmi. Që prej kohësh, gjermanët kishin një specialist për çeshtjet shqiptare, një farë majori Franc von Sheiger, ushtarak i vjetër i ushtrisë austrohungareze të luftës së parë që kish jetuar me vite në Shqipëri mes dy luftrash dhe fliste shqip si unë e ti. Kontaktet e para mes nacionalistëve shqiptarë dhe administratës gjermane u lidhën në zonën e Mitrovicës që u vu nën hyqmin e Rajhut menjëherë pas pushtimit të Jugosllavisë, në prill 1941. Mes të tjerësh politikanêsh që rrotulloheshin në orbitën e BK, simpatitë e gjermanëve u ndalën tek Xhaferr Deva që mori në dorë administratën lokale. Por, përderisa italjanët ishin aleatë dhe miq të gjermanëve në trojet ballkanike, ndërhyrjet e këtyre të fundit mbetën në hije dhe u reduktuan në trashjen e miqësive të rastit me politikanët shqiptare dhe kosovarë. Sapo u pa që Duçja e humbi davanë, gjermanët menjëherë e morën situatën në dorë.

Vija e sjelljes së gjermanëve në Shqipëri është përshkruar në një letër të Ribentropit, ministër i Jashtëm i Rajhut në atë periudhë. Në një korrespondencë me ambasadorin e tij në Romë, në fund të gushtit 1943, Ministri nazist parashikon vendosjen në vend të një qeverie lokale " të pavarur " por mike që duhej të përpunonte një sistem politik të qëndrueshëm dhe veçanërisht një forcë të armatosur të sigurt dhe vepruese. Me të vërtetë, një nga masat e para të ndërmarra nga Komandatura e lartë gjermane që në 9 shtator 1943 ishte njohja zyrtare e një Shqipërie " relativisht sovrane " dhe " relativisht asnjanëse " brenda kufijve të vendosura nga Musolini. E vetmja detyrë e Shqiptarëve ishte bindja ndaj autoriteteve ushtarake si edhe ndihma që ata duhej të jepnin për të penguar një zbarkim të mundshëm të aleatëve në Ballkan. Sidoqoftë, objektivi kryesor i gjermanëve ishte të sigurohet mbulimi i territorit shqiptar me kosto sa më të vogël, duke vendosur një dispozitiv ushtarak sa më të kufizuar

Në shtator 1943 një frenezi e vërtetë mbërtheu politikanët shqiptarë mes Tiranës dhe Kosovës. Një javë përpara hyrjes së trupave gjermane në vend, më 3 shtator, majori Franc von Sheiger nisej për në Mitrovicë për të takuar parinë vendase me qëllim që ata të aprovonin pjesëmarrjen e tyre në qeverinë e ardhshme të Tiranës ; më 11 shtator, Xhafer Deva – shefi i administratës lokale – vraponte në Shqipëri për të liruar nga internimi ajkën e Ballit Kombëtar, të burgosur nga italjanët që prej gushtit të vitit 1943 diku pranë Durrësit ; më 13 shtator, të sapoliruarit shefa kosovarë - mes të cilëve gjendeshin Rexhep Mitrovica dhe Bedri Pejani – merrnin pjesë në bisedimet me gjermanët dhe të nesërmen e kësaj dite, më 14 shtator, Bedri Pejani zgjidhej Kryetar i Këshillit Kombëtar të përkohshëm ; më 18 shtator, ata gjendeshin në Prizren për t’u zgjedhur në kryesinë e Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe më në fund, më 26 shtator, Rexhep Mitrovica ndodhej në Tiranë për të zënë kolltukun e deputetit te Kosovës në Asamblenë Kushtetuese. Më 6 nëntor, ai betohej në krye të qeverisë së re të Tiranës.

Xixa , me respektin e asaj se historin Shqiptare e ke bere katrore e jo te rrumbullaket,( nuk e sqaron se kush e ka bere te rrumbullaket) , nuk jep detaje perse Gjermanet aq te forte ushtarakisht duhet te kerkojne mbeshtetjen e nje nacionalisti qe eshte ne burg prej Italianeve e jo enver hoxhes, qe eshte i lire.

Kur je njohes e studiues i historis perse nuk na thua se çfare donte ne burg nje nacionalist, çfare roli kane luajtur nacionalistet ( ballistet) ne luften e II boterore. Eshte e vertet se ne Gjirokaster eshte zhvilluar nje lufte midis forcave Italiane e nacionalisteve, ka pasur te vdekur nga ana e Ballistave, kush luftonte per marrjan dhe mbrojtjen e Gjirokastres.?????????????????

Xixa duke te respektuar se je nje kerkues i se vertetes historike te nje periudhe te erret te historis sone, pres nga Ju pergjigje te dokumentuara, jo perralla partizanesh.

Faleminderit

Xixa,

Une e lexova qe ne fillim shkrimin tend, dhe nuk u pergjigja vetem se ngaqe ishte fill pas nje debati per kete pune nuk desha qe disa ketu te kritikonin kot shkrimin vetem se po e vlersoja une. Por tani po shof qe keta "pronaret" e historise se Shqiperise nuk paskan pas nevoje per vlersimin tim per ta sulmu shkrimin.

Une do te te lutesha qe nqs e disponon te na sjellesh kopjen e dokumentit ose burimin e informacionit per kete qe shpreh ne kete paragraf :

Vetëm pas kapitullimit të Italisë, u morr vesh që gjenerali italjan Dalmaco dhe Ali Këlcyra për Ballin, kishin nënshkruar një marrëveshje sekrete sipas të cilës, çetat balliste angazhoheshin të mos pengonin trupat italjane gjatë operacioneve të tyre ushtarake kundër guerriljeve komuniste në jugun e vendit.
 

Jo se dua te ve ne dyshim fjalet e tua po thjesht per kulturen time. Pune te mbare dhe suksese ne botimin e librit.

Lumidrin,

të falemnderoj për mesazhin privat dhe të më falësh për përgjigjen e vonuar - sapo e pashë atë mesazh.

le t'i marim me rradhë ato që shkruan më sipër.

Historia, si vrimë në ujë  "e rrumbullakët" i takon tekstit: Kolektiv autorësh (Instituti i Historisë - Akademia e Shkencave të Shqipëris&eumlsmiley- Historia e Popullit Shqiptar v.I e II , Bot.. Toena, Tiranë, 1994 - 2002. Ajo "katrore" - gjithmonë me rezerva, pasi duhet t'i përmbahesh sensit të vërejtjes së mësipërme, i përgjigjet atij volumit të fundit që sapo ka dalë në shtyp dhe trajton pikêrisht luftën e Dytë.

1. Nuk je aspak i qartë me atë pyetjen

perse Gjermanet aq te forte ushtarakisht duhet te kerkojne mbeshtetjen e nje nacionalisti qe eshte ne burg prej Italianeve e jo enver hoxhes, qe eshte i lire

Gjermanët që i kêrkojnë mbështetje E. Hoxhës? ç'është ky delir?

2. Roli i nacionalistëve në Luftën e Dytë: duhet të presësh edhe pak, pasi në atë rrëfimin sipër jemi ende në vitin 1942. Po qe se duron, do t'a lexosh edhe mendimin tim.

Luftës së Gjirokastrës (pse jo e Gjormit më mirë- pasi aty nacionalistët, ballistët  e Hysni Lepenicës luftuan si burrat) në mos gaboj ka bërë vaki në pragun e kapitullimit të Italisë fashiste... pra s'kemi arritur ende, apo jo?

sa për ato

perralla partizanesh

sejcili ka mendimin e tij sikundër ti tëndin apo unë timin. Në se nuk kêrkon të njohësh dhe të gjykosh lidhur me ato çka thonë të tjerët por vjen në mexhelis me parrulla të tilla, nuk kam ç'të të bëj. Merr fjalën dhe sill argumenta, fakte dhe rrëzoi të tëra ç'ka të vihen përpara. Do të të jem shumë mirënjohës po qe se do të ndihmosh këtë debat, gjithmonë duke mbajtur anën që është tëndja.

 

Lizandër,

Lidhur me këtë marrëveshjen "Dalmazzo-Këlcyra" që po të mundon..

ja një lidhje "e freskët" nga Shtëpia e Librit, një libër jo i vjetër që flet për Ali Këlcyrën.

Ja edhe një lidhje tjetër, kësaj here nga Bernd Fischer "Albania at War, 1939-1945" (e kam në shqip këtë të fundit - po qe se të bie këmba në Tuluzë...)

Duke avancuar argumenta të tilla si puna e frikës ndaj reprezaljeve ndaj popullsisë së pafajshme, përfaqësuesit e Ballit nuk mundën të çlirojnë një politikë të qartë dhe të prerë, krejt e kundërta e politikës së Frontit Nacional-Çlirimtar për të cilin, lufta e armatosur kundër pushtuesit ishte i vetmi motiv dhe i vetmi argument. Si pasojë, një numur i ndjeshëm ballistësh – deri në sferat më të larta të organizatës – mundën të gjejnë një gjuhë të përbashkët me autoritetet civile dhe ushtarake italjane, më vonë me ato gjermane, me të vetmin qëllim që të ruajnë pasuritë dhe privilegjet e tyre. Vetëm pas kapitullimit të Italisë, u morr vesh që gjenerali italjan Dalmaco dhe Ali Këlcyra për Ballin, kishin nënshkruar një marrëveshje sekrete sipas të cilës, çetat balliste angazhoheshin të mos pengonin trupat italjane gjatë operacioneve të tyre ushtarake kundër guerriljeve komuniste në jugun e vendit.
 

Te "betohem" se keto nuk i kam shkruar une, eshte shkrimi yt.

 

Xixa, mos u mundo te besh loje fjalesh, ne qofte se te interson e verteta historike, duhet te jesh me luajal.

Lumidrin,

Mos u fsheh pas gishtit, më mirë të them pas "citateve" të tjetrit.

A ke ndonjê mendim - apo tezë më të arrirë tënden (qoftë edhe të ndonjë tjetri)? Hidhu në mejdan dhe shtjelloi këto mendime.. na ndriço me atë "të vërtetën historike"!

PËrfundimisht, çka nuk të vjen pas midesë në atë citatin e mësipërm:

- argumenti i avancuar nga Balli Kombëtar lidhur me "reprezaljet ndaj popullsisë civile" për të mos u hedhur në rezistencë totale ndaj fashizmit italjan? (apo ndoshta mendon që po e shpik unë këtë sebep)

- një numër i ndjeshëm ballistësh – deri në sferat më të larta të organizatës - gjetën gjuhë të përbashkët me autoritetet civile dhe ushtarake italjane, më vonë me ato gjermane ?

apo së fundi : gjenerali italjan Dalmaco dhe Ali Këlcyra për Ballin, kishin nënshkruar një marrëveshje sekrete sipas të cilës, çetat balliste angazhoheshin të mos pengonin trupat italjane gjatë operacioneve të tyre ushtarake kundër guerriljeve komuniste në jugun e vendit… je në gjendje të mohosh këtë të vërtetë tashmë « historike » ?

Mos harro së fundi se duhet të bindësh ata që të lexojnë lidhur me përsenë e marrjes së pushtetit nga ana e një Partie Komuniste në vitin 1944, kur tre vjet më parë po kjo parti numëronte vetëm 200 antarë.
 

Me 10 Shtator '43 kam marre pjese ne nje aksion te artileris kunder banoreve te Libohoves.

Ne fshat ishte krijuar nje mase e konsiderueshme Shqiptaresh te paorganizuar.

Naten e 11 shtatorit Shqiptaret hedhin ne ere tre urat e Drinos e Vjoses.

Ne raportin e gjeneralit Chiminiello " nuk i dorzojme armet askujt".

Ne te njejten dite, nacionalistet ballista, papritmas marrin piken me te larte te manastirit.

Fillon nje beteje e turbuar, per tre ore zhvillohet nje lufte shume e eger.

Ballistet lane ne fushen e luftes mbi 600 te vdekur.

Forcat tona paten nje humbje jo shenjelenese, po beteja kishte krijuar nje boshllek ne moralin e ushtareve.

Gjeneral Chiminiello pranon kushtet e Majorit  gjerman Tillmann.

Me 15 shtator largohemi nga Gjirokastra, nen presionin e grupimeve te vogla te nazionalisteve, ku vazhdon deri tek ura e Kardhikaq, shkaterruar nga ballistet.

Kur arrtiem ne Delvin komandanti yne beri nje marrveshje me partizanet.

Marre nga libri me titull " fronti greko-Shqiptar, isha edhe une".

Botim i shtepis boruese "Mursia". 1977.

 

 

Xixa,

Te falenderoj per pergjigjen, por me duket se e ke interpretuar gabim takimin e Ali Kelcyres me Dalmazzon. Ti shkruan :

Si pasojë, një numur i ndjeshëm ballistësh – deri në sferat më të larta të organizatës – mundën të gjejnë një gjuhë të përbashkët me autoritetet civile dhe ushtarake italjane, më vonë me ato gjermane, me të vetmin qëllim që të ruajnë pasuritë dhe privilegjet e tyre. Vetëm pas kapitullimit të Italisë, u morr vesh që gjenerali italjan Dalmaco dhe Ali Këlcyra për Ballin, kishin nënshkruar një marrëveshje sekrete sipas të cilës, çetat balliste angazhoheshin të mos pengonin trupat italjane gjatë operacioneve të tyre ushtarake kundër guerriljeve komuniste në jugun e vendit.

Pra na thua se marreveshja eshte bere per te shpetuar pasurite dhe privilegjet. Nderkohe qe ne shkrimin e Ben Andonit qe ti sjell si reference shkruhet :

Protokolli Dalmaco-Këlcyra

Kuptohet se, ajo që e ka mbajtur të gjallë në historinë e Shqipërisë është roli i tij në Protokollin e njohur si Dalmaco-Këlcyra. Autori Frashëri ka meritën se ka bërë një punë shumë qëmtuese për të qepur pa fund ngjarje, duke na dhënë rolin e tij të vërtetë në këtë qerthull. Në vitin 1943, në Shqipëri, situata ishte krejtësisht jashtë kontrollit, ndërsa grupimet e atëhershme kanë shumë e shumë probleme, më së shumti mes vete. Rënia e pritshme e qeverisë të Mustafa Krujës duket se është pritur mirë. Por, për fat të keq- nuk pritet gati asgjë- nga ata të cilët mendohet se do ta zëvendësojnë. Kabineti i ri i Maliq Bushatit, ashtu si edhe pritet, nuk mund të sjellë asgjë të re. “Me programin e tij thjesht kombëtar” sjell një “thellim të mëtejshëm të përçarjes mes interesave italiane dhe shqiptare”, ankohen forcat italiane…Gjenerali Dalmazzo duke ndërmarrë shumë veprime në jug- mendon që do të tkurrë shumë forcat e rezistencës për ti dhënë pastaj një goditje shumë të egër me Operacionin “Delta”. Por, në kokë, ka një ide që e mundon shpesh: Po sikur të fillojë kryengritja në jug, çfarë mund të ndodhë. E ka gjithsesi një rrugëdalje, që mund t’u interesojë të gjithëve. Nuni i këtij mendimi, në botimin e fundit të “Çabejt”, shihet qartë se është vetë Jakomoni e merr vetë situatën në dorë. Ky thërret kryeministrin dhe i kërkon mundësinë e një takimi mes përfaqësuesve të rezistencës dhe përfaqësuesve të italianëve, por në rrethana private.”Forcat e rezistencës nacionaliste e komuniste në fillim të pranverës 1943, vuanin nga mungesa e armatimeve të nevojshme dhe nuk duhet ishin në gjendje të bënin ballë për një kohë të gjatë sulmeve të trupave fashiste, që kishin epërsi sidomos në armatime”, thuhet tek “Aristokrati kuqezi”... Më 4 mars 1943, Maliq Bushati, shtron një drekë intime për një rreth të ngushtë miqsh prej katër të ftuarish, ku gjenden gjeneral Dalmazzo, N.Vlora dhe A.Këlcyra. Dy ditë më vonë bisedohet normalisht dhe konkretisht. Dalmazzo shkruan se “nacionalistët ekstremistë” nënvizuan pëlqimin e tyre “të marrin kontakt me karakter politik me autoritetet ushtarale në vend të autoriteteve politike kopetente”…Kurse Këlcyra, anëtari më potent i nacionalistëve, vazhdon t’i përmbahet rrugës së tij që: “Programi i nacionalistëve shqiptarë është ’Shqipëri e shqiptarëve’. Nga ana tjetër, vazhdon të mëtojë se “synimet tona nuk kufizohen vetëm me rimëkëmbjen e xhandarmarisë dhe ushtrisë me karakter tërësisht kombëtar…Bashkëpunimi nuk zë fill nga një orientim i vetvetishëm psikologjik, por vetëm nga detyrimi moral për të ndalur pushtimin e Shqipërisë së jugut nga ana e trupave bullgare ose sidoqoftë të pengojë gjakderdhjen dhe rrënimet që do të shkaktojë operacioni i paralajmëruar i policisë..”. Kjo bën që të ketë shumë keqkuptime, ndërsa përfaqësuesit e Ballit premtojnë të përpilojnë një projekt- deklaratë të re në mbledhjen tjetër. Ali Këlcyra paraqiti bocën me titull “Protokoll- Nderi”….Ajo që erdhi më pas dihet. Komunistët jo vetëm nuk u bindën por Mehmet Shehu veproi egër me çetën e tij, duke bërë që italianët t’i përgjigjeshin me pushkatimin e qindra vetëve, sidomos në të gjithë krahinën e Vlorës…Ndërkohë që Ali Këlcyra këmbëngul dhe madje pas lidhjeve me Nacional-Çlirimtaren nxjerr nevojën e një xhandarmërie shqiptare, roli i të cilës ishte mbrojtja e kufinjve. Por, nuk mund t’i bindë komunistët, që pas kësaj, tashmë e kanë të përcaktuar si një armik për vdekje...

Gjithashtu te ftoj te detajosh edhe momentin e bombardimit te Mukjes nga komunistet dhe kush qene shtytesit e ketij xhesti.

Duke te falenderuar perseri te ripergezoj per punen tende kerkimore!

Lizandri

Lizandër,
Ja vlen që të të përgjigjem edhe një herë, pasi e shoh që ti e meriton.
Të solla referencën e Ben Andonit për të vetmen arsye se komenti yt i mësipërm thotë shprehimisht :
Une do te te lutesha qe nqs e disponon te na sjellesh kopjen e dokumentit ose burimin e informacionit per kete qe shpreh ne kete paragraf :

Vetëm pas kapitullimit të Italisë, u morr vesh që gjenerali italjan Dalmaco dhe Ali Këlcyra për Ballin, kishin nënshkruar një marrëveshje sekrete sipas të cilës, çetat balliste angazhoheshin të mos pengonin trupat italjane gjatë operacioneve të tyre ushtarake kundër guerriljeve komuniste në jugun e vendit.
    

Jo se dua te ve ne dyshim fjalet e tua po thjesht per kulturen time. Pune te mbare dhe suksese ne botimin e librit.

Ndoshta gabohem por kuptimi i tij i drejpërdrejtë ishte : nuk e kam dëgjuar ndonjëherë këtë fakt dhe më bën përshtypje, pra pasuroj kulturën time, ndërkohë që kuptimi i ndërsjelltë ishte : nuk e besoj këtë gjë dhe kËrkoj të m’a vërtetojnë. Si e para dhe e dyta janë kënaqur nga referencat që ke patur rastin t’i kqyrësh.
Tashmë, ti po vjen me një problem tjetër :

Duke avancuar argumenta të tilla si puna e frikës ndaj reprezaljeve ndaj popullsisë së pafajshme, përfaqësuesit e Ballit nuk mundën të çlirojnë një politikë të qartë dhe të prerë, krejt e kundërta e politikës së Frontit Nacional-Çlirimtar për të cilin, lufta e armatosur kundër pushtuesit ishte i vetmi motiv dhe i vetmi argument. Si pasojë, një numur i ndjeshëm ballistësh – deri në sferat më të larta të organizatës – mundën të gjejnë një gjuhë të përbashkët me autoritetet civile dhe ushtarake italjane, më vonë me ato gjermane, me të vetmin qëllim që të ruajnë pasuritë dhe privilegjet e tyre

problem, që përmblidhet në një frazë :

me të vetmin qëllim që të ruajnë pasuritë dhe privilegjet e tyre

Me fjalë të tjera, ti do të thuash se nuk ishin motivet e pasurisë dhe të privilegjeve që motivonin bashkëpunimin e Ballit me pushtuesin por të tjera motive, apo jo ?
Atëhere ç’motive ? Le t’i kthehemi atij Ben Andonit dhe mos shkojmë më larg se sa fragmenti që ke nËnvizuar me bold :

“Programi i nacionalistëve shqiptarë është ’Shqipëri e shqiptarëve’. Nga ana tjetër, vazhdon të mëtojë se “synimet tona nuk kufizohen vetëm me rimëkëmbjen e xhandarmarisë dhe ushtrisë me karakter tërësisht kombëtar…Bashkëpunimi nuk zë fill nga një orientim i vetvetishëm psikologjik, por vetëm nga detyrimi moral për të ndalur pushtimin e Shqipërisë së jugut nga ana e trupave bullgare ose sidoqoftë të pengojë gjakderdhjen dhe rrënimet që do të shkaktojë operacioni i paralajmëruar i policisë..”

Njëherësh mësojmë se shqetësimi i Ballistëve ishte të pengojë « gjakderdhjen dhe rrënimet që do të shkaktojë operacioni i paralajmëruar i policisë », pra s’ke ç’të thuash më për atë fillimin e frazës sime. Më tej, po të nënvizoj fjalën i paralajmëruar. Për kë, i paralajmëruar ? për partizanët ? jo mor bir, për vetë ballistët që e njihnin paraprakisht planet e operacionit fashist, pasi vetë italjanët jua jepnin këto plane. Përse po organizonin pra Italjanët një operacion të tërë Delta në Jug ? për të spastruar Jugun nga partizanët apo nga Ballistët, krerët e të cilëve i kishin përballë tryezës ? po t’a le ty ta gjesh përsenë.
Sa për ato « privilegjet dhe pasuritë » që po të mungojnë aq fort, le të vazhdojmë gjithmonë me Ben Andonin. Pra, Ali Këlcyra kërkonte as më shumë as më pak se sa « rimëkëmbjen e xhandarmarisë dhe ushtrisë me karakter tërësisht kombëtar » ndërkohë që Shqipëria gjendej në pushtimin italjan me 300.000 trupa në territorin e saj, por edhe « ndalimin e pushtimit të Shqipërisë së jugut nga ana e trupave bullgare ». C’janë këto trupa bullgare që kërcënojnë Shqipërinë e jugut, ndërkohë që Bullgaria është aleate e Gjermanisë naziste dhe e Italisë fashiste dhe që e ka ndalur vrapin diku andej nga Kumanova dhe Egjeu lindor ? Jemi që jemi, përse jo edhe për të ndalur pushtimin e Jugut shqiptar nga Japonia që luftonte në Paqësor ? E pra, xhandërmaria dhe ushtria me karakter kombëtar do të shpëtonte Jugun e kërcënuar nga Bullgarët fantomatikë dhe jo trupat e Duçes ? Bir Selman i nënës ç’të të qaj më parë – do të thoshin fshatarët e Kolonjës – qofshin ata edhe ballistë nga të Safet Butkës.
Po të le edhe një herë rradhën të më interpretosh kuptimin e thellë të fjalës së kreut të Ballit…
Përfundimisht, a je në gjendje të arsyetosh se për ç’arsye krerët e Ballit vihen rreth një tavoline me gjeneralët Italjanë në vend të marrin pushkën dhe të dalin maleve ?

Eshtë e drejta tënde t’i biesh gozhdës sa të duash, detyra ime që të të të paralajmëroj se ajo gozhdë është e kalbur !
 

I dashur Xixa, me ke hy ne "zanat" se ke bere nje analize matematike te asaj pyetjes sime. Ose me sakte je munduar t'i besh pergjigje matematike per ta nxjerre tendencioze por te kane dale llogarite gabim.

Kur te pyesja per ate qe ti e sillje si fakt ishte sepse qe hera e pare qe degjoja qe Ali Kelcyra ka bere marreveshje sekrete me italianet per te shpetuar pronat  e krereve te Ballit. Dhe dokumenti qe ti solle e hedh poshte plotesisht kete qe ti thua. Sepse ti shkruan qe marreveshja u mor vesh vetem pas lufte, kurse Ben Andoni shkruan qe komunistet nuk e pranuan kete marreveshje dhe qe nga ai moment Ali Kelcyra u be armiku i betuar i tyre. Si ka mundesi pra qe dikush te refuzoje diçka te fshehte qe e injoron. Dhe per me teper te beje armik iniciatorin e diçkaje qe nuk e di.

Sa per qellimet e Ballit, une nuk mund te shprehem sepse nuk me pelqen te shprehem mbi supozime apo fakte te servirura nga arkivat e diktatures. Nje gje eshte e sigurte qe une nuk e kuptoj se si nje njeri çohet kunder Zogut per te heq nje privilegj tijin (titullin bej), del e lufton italianet qe ne ditet e para te pushtimit, dhe me pas behet kolaboracionist per pune pronash?

Sa per punen e pushtimit te jugut nga ushtrite bullgare, sinqerisht nuk di ç'te te them po fakti qe bullgaret ishin aleatet e Gjermanise, jo vetem nuk e rrezon kete shqetesim por e perforcon ate. Nuk e imagjinon dot se gjermaneve i duhej te siguroheshin qe midis rezistences greke dhe asaj jugosllave te mos kishte mundesi komunikimi. Italianet i kishin dhene provat qe nuk jua dilnin dot grekve dhe ishin ne tatepjete (behet fjale per disa muaj para kapitullimit te tyre).

Ky fakt (dobesimi i Italise) eshte shume domethenes per marreveshjen e Ali Kelcyres sepse (ketu kemi mendime diametralisht te kunderta) ai i kishte shume te qarta qellimet e FNC dhe nga i merrte urdhrat ky front. Po pa i hyre ketij debati, per mua marreveshja i ngjan pak a shume asaj qe beri Ismail Qemali me Turqine ne 1912-n. Turqit e kishin humb davane ne Ballkan dhe e dinin shume mire qe nuk e mbanin dot Shqiperine. Por e dinin gjithashtu se u interesonte me shume nje shtet shqiptar se sa nje coptim i yni nga fqinjet. Pra nuk na mbeshteten nga qejfi por nga interesi i tyre.  E njeta gje eshte edhe per italianet ne 43-n, qe duke ditur shume mire qe ne armiq historike kishim greket e sllavet, donin qe te forconin xhandarmerine tone qe te pengonim bashkepunimin e grekve me serbet.

Sinqerisht nuk kam me deshire ta vazhdoj kete debat sepse ndonese shume me i moderuar, ju ngeleni nje njeri qe mbeshtesni idene se luften en Shqiperi e bene komunistet dhe se ata luftuan per liri. Kurse une mendoj qe ata ishin kriminele qe genjyen nje pjese te atyre qe luftonin vertete per liri dhe pjesen tjeter e eliminuan.

Megjithate qe nje kenaqesi dhe nqs me bie rruga nga "La ville rose" ose ju bie rruga nga "La ville lumiere", shpresoj ta pime nje kafe.

Gjithe te mirat

Xixa, asnje koment per shkrimin, nuk eshte se me ofendon, je aq cinik, sa mendon se une pres falenderime e merita nga ju,  por eshte e vetmja menyre te shkruaj kujtime te tjera.

Nuk te interson, aq me mire, d.m.th. sipsa teje mbetet e rrumbullaket.

Sa qef e keni Avazin e Mukes ,akoma vazhdon ky avaz ?

Balli Kombetar nuk ka as gje per tu lavderuar  ,perkundrazi  eshte per tu harruar ,eshte shkruar historia e tyre ,si bashkepuntor te pushtuesve ,spiune te Simit ,Gestapos , Fashiste dhe naziste ,si rezultat i i spiunlliqeve jane vrare me 100 ra shqiptare dhe per kete kane mare plumbin bytheve  ka dhe dokumenta per kete bashkepunim me fashistet Italian dhe Gjerman.

 

Artian, eshte dokument ajo qe kam shkruar, nuk eshte pjelle e fantazis sime.

 Lumidrin,

E pashë prurjen tuaj dhe m'u bë qejfi që do t'a thellojmë mê tej këtë debat. Por, e di, nuk e administroj kohën gjihmonë siç dëshiroj dhe dje, m'a mori pothuaj të gjithën ajo përgjigja që m'u desh t'i kthej Lizandrit.

Për momentin, mund të të them se pjesë më të goditur se ajo që ke sjellë më sipër nuk ka. Edhe sikur të mundohesha nuk do të kisha gjetur ilustrim më të mirë se ai.

Lumidrin,
Sikundër shkruajta edhe më lart, këto fraza të mara nga libri i Giulio Bedeschi-t « Fronte greco-albanese: c'ero anch'io » janë më se kuptimplota lidhur me problemin që po debatojmë.
Besoj se kupton edhe vetë se italjani në fjalë i përmbahet asaj që ti e quan « lufta e Gjirokastrës », të zhvilluar në 10 shtator 1943.
Thjesht për të të freskuar kujtesën po përmend se Aleatët (anglo-amerikanët) zbarkuan në Siqeli, më 10 korrik 1943, Benito Musolini alias Duçe ja mbathi këmbëve më 25.07.1943 dhe Italia me zërin e mareshall Badoljos kapitulloi pikërisht në 8 shtator 1943, duke u vënë në krah të Koalicionit antifashist.
Pra, forcat ushtarake italjane në Shqipëri të mbetura jetime, nuk dinin se si t’ja bënin përpara Gjermanëve që po mundoheshin t’i çarmatosnin – dhe t’i shfarosnin.
Ja pra, në 10 shtator 1943, ballistët sulmuan trupat italjane në Gjirokastër - si kofini pas të vjelit - do të thoshte populli.  Përse i sulmuan – a s’më thua t’a di ?
Në se ti nuk e di, po t’a them unë : për t’i çarmatosur, përpara se partizanët t’a bënin këtë gjë, dhe përpara se të vinin gjermanët. Troç, ballistëve ju duheshin armët e italjanëve dhe s’ju bëhej aspak vonë për të « çliruar Gjirokastrën » sikundër mund të imagjinohet. Mos harro që forcat gjermane kishin hyrë në territorin shqiptar në masë që në 9 shtator – dhe këtë ballistët e dinin fare mirë.
Në se e ke atë mundësi, do të dëshiroja të më sillje ndonjë pjesë tjetër libri apo kujtime, por që të datojnë aty rreth vitit 1942 për të parë luftën heroike të ballistëve ndaj pushtuesve.
Së fundi po t’a them që t’a dish : e ke gabim në se mendon se në ato ç’ka kam shkruar « Shqipëria përpara luftës » jam duke bërë apologjinë e partizanëve dhe të PKSH. Dua thjesht t’i jap një përgjigje që të mund të bindë asaj pyetjes :

si ka mundësi që një parti politike – në rastin tonë komuniste – e cila në fund të vitit 1941 ka vetëm dyqind antarë, mund të dalë nga prapaskena e historisë dhe të realizojë një sukses të tillë marramendës – marrjen e pushtetit – vetëm tre vjet më vonë, në nëntor të vitit 1944
 

Xixa, larg qofte thoshte gjyshja ime, po i perdori edhe une keto fjale, se me japin force.

As me kalon neper mend te kerkoj fakte, per te mohuar luften partizane, per te ngritur ne pediestal nje pjese te shoqeris, per te mohuar meritat e pjeses tjeter.

Me goditi paragrafi, ne te cilin nacionalistet paraqiten si nje grup njerzish,  pa atdhe.

Kur shkruhet e flitet  per historin, e vetmja menyre per te hyre ne debat jane faktet.

Une e mendoj se nuk eshte keshtu, ka momente te historis qe duhen shikuar ne nje prizem me te gjere, sidomos ne lidhje me situaten nderkombetare.

Aksioma se ballistet luftuan per armet, e jo çlirimin mund te jete aksiome e drejte, po nuk mund ta shkepusim historin nga nje periudhe ne tjetren, sidomos kur keto jane shume afer.

Kemi luften e Vlores, lufte e bere nga Shqiptaret, e bere per çlirimin e Vlores e jo per marrjen e armeve.

Ateher, ne qofte se historiani klasifikon ngjarjet historike, sipas ngjyrave qe i pelqen, Shqiperia nuk do kete asnjeher nje histori te "solide", po nje kostum arlekin, ne te cilen kushdo ka te " drejte" te shtoje nje cope lecke, sipas ngjyres qe i pelqen.

 

 

Lizander,
Përgjigje pas përgjigjeje, ja edhe e imja (dhe ndoshta e fundit) :
S’kam asgjë kundër logjikës tënde :
1. nuk e dija këtë fakt, por tashmë që e mësova – dhe lexova një fragment nga Ben Andoni (apo kushdoqoft&eumlsmiley,
2. m’u hap oreksi për të mësuar më tej dhe
3. më mjafton asyetimi deduktiv për të kuptuar se arsyetimi tënd është i shtrembër.
Problemi qëndron pikêrisht tek ajo metoda jote analitiko-deduktive, pasi është thjesht spekullative. Dhe si i fushës që je, mendon se edhe në histori racionalja mund të plotësohet me spekulativen për të avancuar në teza të tjera dhe përfundimisht, për të nxjerrë një përfundim të logjikshëm. Më vjen keq të të zhgënjej por historia nuk është aspak shkencë egzakte. Bile, personalisht e kam shumë të vështirë t’a quaj edhe shkencë – po aq vështirë sikundër edhe letërsia, përderisa ata që e lëvrojnë janë më tepêr poetë se sa shkencëtarë.

Në rastin tonë, spekullimi të çon deri aty sa të thuash (po të citoj) :

Si ka mundesi pra qe dikush te refuzoje diçka te fshehte qe e injoron. Dhe per me teper te beje armik iniciatorin e diçkaje qe nuk e di.

Që komunistët e Nacional-Clirimtares njohën tekstin e Protokollit Dalmazzo-Këlcyra vetëm pas lufte – pas kapjes së arshivave të ushtrisë italjane, këtë mund të ta thotë çdo historian shqiptar, bile edhe nëpunësit e thjeshtë të arshivave. Në të kundërt, që në momentin e takimit të vitit 1943 ata kishin marrë vesh që krerët e Ballit kishin biseduar me Komandën e Lartë italjane dhe kishin gjetur një gjuhe të përbashkët. Por këto dy pohime nuk janë të barazvlerëshme, apo jo ?
Më tej, mes Frontit dhe Ballit ka patur gjithmonë kontakte – këtë mund t’a gjesh edhe në tekstin tim. Bile në nivelin më të lartë. Ka patur edhe plot marrëveshje – në planin lokal por asnjëherë mirëkuptim në lidhje me strategjinë e përbashkët. Pasi, sejcili i kërkonte tjetrit të hiqte dorë nga e tija : komunistët këkonin që Balli të merrte malin, Balli kërkonte që komunstët të ndërprisnin rezistencën. Këtë thotë nëpër rreshta edhe teksti i Ben Andonit, që nuk e ka për detyë të thotë që deri në kapitullimin e Italisë, nuk ka patur përplasje të armatosur serioze mes dy Fronteve. Por ajo çka ky tekst thotë është fakti se në këtë takim ka patur vetëm përfaqsues të Ballit dhe jo të Frontit Na-Cl, për të cilët marrëveshja s’njihej dhe për rrjedhim, s’mund të respektohej..

Mendoj se s’ka aspak vend krahasimi mes Protokollit Dalmazzo-Këlcyra me marrëveshjen mes I. Qemalit me Turqinë. Së pari, pasi mes I. Qemalit dhe Turqisë s’ka patur asnjë marrëveshje të këtij lloji. Marrëveshje për marrëveshje, ajo që i ngjan të parës është ajo mes francezit Petain dhe gjermanëve të Hitlerit. Edhe ai francezi i shquar, hero i luftës 1914 – 1918, mendonte dhe punonte për të mirën e vendit të vet në bashkëpunim me pushtuesin, në vend të zgjidhte rezistencën sikundër De Gaulle.
Përfundimisht – dhe nuk dua aspak të të ndërroj mendjen që ke lidhur me Luftën apo me rolin e komunistëve në të – mendoj se bërja e luftës nuk është aspak një atribut i PKSH. Sejcili nga aktorët politikë të vendit bëri luftën e tij - sipas interesave praktike që kishte dhe sipas vizionit politik që zotëronte.

Mjafton të dish që mendimi im ndaj Ballit është shumë më i rreptë se sa kritika e një marrëveshjeje të tillë, pasi jam krejtësisht i bindur se në se PKSH dhe komunizmi mori pushtetin pas kësaj lufte, kjo gjë është në rradhë të parë për faj të Ballit që s’pati asnjë vizion lidhur me situatën e pas luftës dhe të vetvehtes dhe që nuk diti dhe nuk deshi të zgjidhte rrugën e vetme që do ta vinte në krye të forcave politike të vendit – duke i prerë rrugën vendosjes së komunizmit në Shqipëri.
 

Me kete paragrafin e fundit jam edhe une deri diku dakort se kur ti qe ke reputacion ne popull dhe para, lejon qe disa çunake te marrin pushtetin dmth qe ti ke bo shume gabime rruges. Nder ta kryesori ishte qe nuk i denoncuan ne popull qe ne fillim lidhjet e komunisteve me serbet. Apo qe vazhduan ne menyre utopiste te mendonin se me komunistet mund te bashkepunonin ne interes te vendit. Po nuk duhet harru edhe fakti qe pas lufte asnje vend nuk votoi plotesisht i lire. "Muhabeti" u nda me thike jo me vote. Se po te ishte per voten e popujve, ne Lindje shume pak per te mos thone ne asnje nuk do kishin fitu komunistet, kurse ne France e kryesisht Itali do fitonin.

Per mua historia nqs nuk shkruhet si nje shkence ekzakte bota do vazhdoje te tallet me veten. E kam thene edhe me pare qe historia shkruhet nga fituesit ne kurriz te humbesve, prandaj per momentin eshte nje makabritet. Une mbeshtes llogjiken time sipas te ciles komunistet e dinin shume mire se per çfare kish biseduar Ali Kelcyra me italianet se ai vete u kerkonte qe te mos vazhdonin me luften kaçakshe.

Që komunistët e Nacional-Clirimtares njohën tekstin e Protokollit Dalmazzo-Këlcyra vetëm pas lufte – pas kapjes së arshivave të ushtrisë italjane, këtë mund të ta thotë çdo historian shqiptar, bile edhe nëpunësit e thjeshtë të arshivave. Në të kundërt, që në momentin e takimit të vitit 1943 ata kishin marrë vesh që krerët e Ballit kishin biseduar me Komandën e Lartë italjane dhe kishin gjetur një gjuhe të përbashkët. Por këto dy pohime nuk janë të barazvlerëshme, apo jo ?

Jane qe ç'ke me ate pune te barazvlefshme perderisa komunistet e quajten armik qe ne ate kohe. Do kishte rendesi ndonje detaj qe mund te mos e dinin nqs qendrimi i tyre nuk do kish qene i tille. Me thuaj cfare do ndryshonte ne qendrimin e tyre nqs do e kishin pare marreveshjen qe gjate luftes? Per mua asgje.
Ata e refuzuan marreveshjen sepse ajo nuk u interesonte serbve dhe jo se mendonin se lufta kaçake sillte lirine per Shqiperine.
Une nuk kuptoj se si ka mundesi qe ju GJITHMONE harroni se ku ndodhet Shqiperia dhe kerkoni ta shkruani historine e LB2 si nje paranteze ne histori. Ju nuk i fusni fare ne ekuacion problemet ballkanike dhe faktin qe shqiptaret kane ARMIQ HISTORIKE serbet e greket.

Kurse per ate krahasimin me Petain me vjen keq po nuk qendron. Se pari Petain  nuk akuzohet se refuzoi te luftoje me Gjermanine se te gjithe francezet e dine shume mire qe Franca do ishte bere shkrumb e hi nqs luftonte ne 40-n. Edhe De Gaulle iku qe te organizonte ushtrine nga jashte dhe te rimerrte Francen me ndihmen e aleateve (pa futjen e Amerikes ne lufte Franca mund te ishte nje Land gjerman sot, kjo sa per batute) Gjeja kryesore per te cilen akuzohet Petain dhe administrata e tij eshte kolaborimi me Gjermanet per te çfarros hebrenjte. Kurse tek ne ndodhi pikerisht e kunderta. Ata qe shpetuan me shume hebrenj qene familjet balliste apo zogiste. Kjo per dy arsye, e para sepse kishin mundesite fianciare per t'i mbajte dhe e dyta e kryesorja sepse kishin mundesi te trokisnin ne dyert e komandes gjermane per te kerkuar lirimin e çifuteve te ndaluar. Ka plot deshmi per kete dhe kjo ndodhte pikerisht se marreveshja ishte bere mbi bazen qe gjermanet ishin kalimtare dhe nuk do deportonin njerez te pafajshem. Qe t'i relativizojme gjonat duhet preçizu qe me deportimin e çifutve merrej kryesisht Gestapo qe nuk kishte fare dege ne Tirane. Kurse ushtria gjermane ne pergjithesi nuk kishte bindje naziste kshu qe edhe te ne mund te kete qellu nai komandant gjerman qe luftote per lavdine e Gjermanise dhe jo per fiksimet e Hitlerit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).