Shqipëria në vitin 2008 - zhvillimet kryesore

Gjatë vitit 2008, në Shqipëri pati një sërë zhvillimesh interesante ndër të cilat mund të veçohet sidomos marrja e ftesës për në NATO nga Shqipëria në takimin e Bukureshtit. Shqipëria bëri gjithashtu hapa të tjera në drejtim të reformës në disa fusha por zhvillimet u shoqëruan edhe me polemika të ashpra sidomos në çështjen e ashtuquajtur Gërdec, e cila tronditi politikën shqiptare. Korrespondenti ynë në Tiranë, Armand Mero i hedh një vështrim zhvillimeve gjatë vitit 2008.

 

Kronika ne video:

Pjesa I

Pjesa II

 

_____________________________________

Kosova gjatë vitit 2008

Zeri i Amerikes /Besim Abazi
   
2008 ishte viti i pavarësisë për Kosovën. Më 17 shkurt, pas gati 9 vitesh nën administrimin e OKB-së, parlamenti shpalli pavarësinë dhe Kosova u bë shteti më i ri në botë.

Pavarësia është njohur deri tani nga 53 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore të Bashkimit Evropian. Por ajo u kundërshtua nga Beogradi i mbështetur nga Rusia. Kjo bëri që gjatë tërë vitit të zhvilloheshin debate, shpesh herë të ashpra, për rrugën e ristrukturimit të pranisë civile ndërkombëtare.

10 muaj pas pavarësisë, EULEX-i, mes polemikave të shumta, filloi të shtrihet në Kosovë, ndërkohë që vendi ndeshet tani me sfidën e vështirë të zhvillimit ekonomik.

 

Kronika ne video

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).