Shqipëri - Kosovë: Aleancë për energjinë apo show?

Në Prishtinë pritet të zhvillohet një takim mes krerëve të dy korporatave KESH dhe KEK, të cilat janë shprehur të gatshme për bashkëpunim. Por ekspertët paralajmërojnë se dy vendet nuk kanë asgjë për t’i ofruar njëra-tjetrës! Korporata Elektroenergjetike e Kosovës, KEK, njoftoi dje se ka ndër mend të “rrisë bashkëpunimin me Shqipërinë”, me qëllim rritjen e shkëmbimeve energjetike mes dy vendeve dhe uljen e kostove. KEK raportoi të ardhura prej 135 milionë eurosh për vitin 2008 me rritje 18.3 % kundrejt vitit 2007. Zyrtarë të KEK-ut njoftuan se Korporatën javën e ardhshme do ta vizitojnë përfaqësues të Korporatës Energjetike të Shqipërisë (KESH) me qëllim të përgatitjes së planeve të përbashkëta në fushën e shkëmbimit të energjisë elektrike.

“Marrëveshja dhe puna e përbashkët në këtë fushë do të rezultojë me ngritjen e efikasitetit të sistemit energjetik në të dyja vendet dhe do të reflektojë në uljen drastike të shpenzimeve që të dy korporatat bëjnë në fushën e sigurimeve të energjisë emergjente”, tha drejtori i KEK Arben Gjukaj.

Por Libertas, pasi u interesua, vëren se në vija të përgjithshme, ekspertët thonë se dy sistemet energjetike mund të furnizojnë njëri-tjetrin në periudha të ndryshme të vitit, por në praktikë, shkëmbimet janë në nivele shumë të ulëta. Kosova ka nevojë për qindra milionë euro investime emergjente për të garantuar furnizimin me energji të qytetarëve të vet dhe Shqipëria ka të njëjtin problem.

Qeveria shqiptare ka deklaruar më herët se “dëshiron të ndërtojë një termocentral qymyri në Kosovë, për interesa të vetat”, por kjo deklaratë ka mbetur në kuadrin e dëshirës.

Një projekt tjetër i domosdoshëm për ndërtimin e një linje interkonjeksioni mes dy vendeve, ende ka mbetur në letër.

Kosova ka rezerva të bollshme qymyri, gjë që e bën këtë vend tërheqës për investitorët e huaj. Megjithatë, mungesa e aksesit në det dhe mungesa e lumenjve, e rrit koston e prodhimit të energjisë nga qymyri.

Përveç Shqipërisë edhe Maqedonia e Serbia e shohin qymyrin e Kosovës si aset shumë të rëndësishëm. Bilanci energjetik i Maqedonisë e sheh qymyrin e Kosovës si burim të domosdoshëm për të mbajtur në punë termocentralin më të rëndësishëm të vendit. Maqedonia i ofroi dje Kosovës zyrtarisht ekspertizë teknike për sektorin e energjisë elektrike.

18 Komente

"....mungesa e aksesit në det dhe mungesa e lumenjve, e rrit koston e prodhimit të energjisë nga qymyri...."

kjo rrit koston e transportit per eksport, por jo per prodhimin e energjise.

"....Por ekspertët paralajmërojnë se dy vendet nuk kanë asgjë për t’i ofruar njëra-tjetrës....!

Edhe nxenesi i vitit te dyte ne shkollen e mesme teknike , dega elektrike e din qe kombinimi i prodhimit te energjise nga uji me ate nga djegja e hidrokarbureve, eshte nje nga rruget baze per uljen e kostos. Ne vere (mungese uji) ja vlen Tec-i, dhe ne dimer (bollek uji ) ja vlen Hec-i.

Megjithe insistimin e gazetave per te percuar injorancen e tyre nepermjet marrinave te tilla, PPU duhet te filtroje me mire ate qe ja vlen ose jo.

 

Kombinimi i energjise nga qymyret e lira te Kosoves me burimet hidrike te pasura te Shqiperise eshte zgjidhja per te dy vendet, por kjo nuk i sherben Italise ( ose me sakte Berluskonit and Co.) e cila do te perdore shqiperine per ploltesimin e nevojave te veta me energji e ti shpetoj takses se karbonit. Keshtu qe politikanet miq tane te Berluskonit nuk e kane problem qe te vonojne qellimisht bashkpunimin me Kosoven qe ti lene hapsire atij te sjelle qymyrin nga Afrika e Jugut ne Durres, duke ju hequr Kosovareve edhe te drejten  te frekuentojne disa dite ne vere plazhin e Durresit, i cili do marre fund prej TECit te Enelit.

Qeveria shqiptare ka deklaruar më herët se “dëshiron të ndërtojë një termocentral qymyri në Kosovë, për interesa të vetat”, por kjo deklaratë ka mbetur në kuadrin e dëshirës.

Aspak e vertete! Qeveria shqiptare ka shpreh deshiren te jete invetitor ne projektin Kosova C qe do ndertojne amerikanet atje, po jo qe te ndertoje TEC per hesap te vet (si ata te stilit te Enel). Kjo e drejte ju refuzu me urdher nga lart megjithse qeveria Kosovare insistoi tre here qe Shqiperia te merrte pjese ne projekt.

Car o kjo gazeta Libertas.

Car o kjo gazeta Libertas.

 

Ky eshte Blendi Gonxhe. Keta adminet e peshkut jane te qut shume.

Gjera interesante na presin ne ditet qe vijne. smiley

Nuk eshte e domosdoshme qe Shqiperia te jete aksionere. Rendesi ka qe rajoni ka nje burim te ri energjie. keshtu Shqiperia e ka me te lehte te importoj dhe me cmim me te ulet se do importonte prej Enelit me TECin ne Dures. Se sejcili e kupton se te sjellesh qymyrin nga Afrika e Jugut, si do bej eneli, nuk mund te dale me kosto me te lire se kur TECi ndertohet me qymyr qe gjendet tek ndertohet TECi, sic eshte rasti i KOsoves. Qeveria duhet te ndale aventuren e saj per te bere kontrat per TEC ne Durres.

Duka, vetem nje preçizion. Qymyri qe do perdoret ne TEC-in Kosova C nuk do jete vetem qymyri i Kosoves, po kryesisht qymyr i importume po nga Afrika e Jugut. Kete e kom nga burime kosovare qe jane ngrejt kunder atij projekti. Dhe po te kemi parasysh fuqine e instaluar te Kosova C, nuk besoj se minierat e Kosoves e perballojne. Ka shume parametra te qymyrit pastaj qe duhen pa dhe kosto nuk eshte aq e thjeshte per tu llogarit ( e kom fjalen per jo vetem per koston finaciare po edhe ate mjedisore qe te ço prape te financiarja). Dmth gjonat jane me te komplikume, dhe pjesmarrja e Shqiperise si aksionere mund te na jepte ne te ardhmen te drejten e fjales (kuptohet kur te kena ca politikane me pak delenxhinj.

 Qeveria duhet te ndale aventuren e saj per te bere kontrat per TEC ne Durres

Posi mer duka, do ndaloje se keshtu paskena qejf une e ti. Po paret e veta qe ka harxhu me ble toke ne Porto-Romano? 

 "....KEK raportoi të ardhura prej 135 milionë eurosh për vitin 2008 me rritje 18.3 % kundrejt vitit 2007..." 

Qe po te jene te zgjuar, blejne maqineri per prodhimin e paneleve diellore, panele qe mund te shiten direkt ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Kroaci, Bosnje, Mal te Zi, Serbi, gje qe do te thote qe brenda 1-2 vjetesh nxjerrin te ardhura per ngritjen e nje fabrike tjeter. Vetem maqinerite, nuk kushtojne me shume se 1 milion euro. Se sa kushton lenda e pare etjera gjera per prodhimin e celleve, kete nuk e di, por di qe fabrikat ne Spanje, Gjermani, Belgjike, Indi, Kine, Japoni etj. kane dale me fitim, dhe aksionet e tyre ne bursat respektive ne vendet e tyre  njeh vetem rritje.

Ky eshte Blendi Gonxhe

 

C'pune ka Blendi Gonxhe ktu? Kjo "gazeta"...eshte e "perhershme kulturore informative"...e nje jo-politiko-artistiko Fran Tanushi prej Kosove.

------

Edhe nje diskutim tjeter kot se koti. KEK thot...ka 200 milion dollar borxhe...ky thot...KEK qenka fushe me lule. (KEK-u kte vit...privatizohet...kur ta blej ndonje frime SLLOVENE...ose edhe...e hatashme...ENEL-i smiley...ta shikoni ju pastaj)

Kosova s'ka energji te perballoj nevojat e veta...ky thot...pse s'merr ca dhe Shqiperia.

Po TEC-in ne Kosove...kush do ta ndertoj? Te huaj dhe atje. Po TEC me qymyr ne Shqiperi qenka gje e keqe...po TEC me qymyr ne Kosove...s'ka problem...megjithse qymyri i Kosoves eshte i nivelit me te ulet qe mund te gjehet.

Kjo ka qen llogjika e perhershme e ktyre...KUNDRAVE. Kur do beheshe ne Vlore...thoshin "shkoni bejeni ne Porto Romano". Tani qe do behet ne Porto Romano...thone "shkoni bejeni ne Kosove"

Dhe kush...KESH-i smiley Me morra do ta ndertoj KESH-i ne Kosove? Po KEK-u me cfar do ta ndertoj...apo do jen investor priva te huaj dhe atje? smiley

Kosova-C i bie te filloj ndertim ne 2012...po filloj...dhe pastaj kur te mbaroj.

Kosova-C do kushtoj te pakten 1.5 MILIARD dollare...plus nja 250 milion dollare qe te hapin minera te reja per ta furnizuar. Me kto cmime...s'ka per te filluar ndertim ndonjehere ne jeten e Sali Berishes...

 

TEC-i i ENEL-it kushton?? Zero...

 

Llogjike shume t thjeshte besoj.

-------

Energjia eshte biznes dhe tregti...jo me shume. Po ju doni me be filozofira.

Dhe se mos filloni perseri me...ambientalista...se gje me ndotse se TEC me qymyr Kosovar...s'ka ne kte bote smiley

Qe po te jene te zgjuar, blejne maqineri per prodhimin e paneleve diellore, panele qe mund te shiten direkt ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Kroaci, Bosnje, Mal te Zi, Serbi, gje qe do te thote qe brenda 1-2 vjetesh nxjerrin te ardhura per ngritjen e nje fabrike tjeter.

Eh mor Pjer po s'jan aq te zgjut ata jo smiley...se ato "fitime" qe nxjerrin...i kan per te paguar borxhet, per te shpenzuar me dhejtra miliona ne vit per te riparuar linjat...dhe per te paguar "bonus"-at per "nderkombetaret".

Lere c'thot artikulli...KEK-u e ka per tu privatizu kte vit...dhe une them ka per ta fituar ndonje firme Sllovene. E hadj degjo PATRIOTAT pastaj...nga njera ane na pushton Taljoni...nga ana tjeter Shkiu smiley

PS: Po pse Kroacia dhe Serbia etj...s'paskan mendu me hap fabrika per panele djellore me perpara? I paske fiksim kto panelet djellore...

Ka shume parametra te qymyrit pastaj qe duhen pa

Nje Amerikan qe njof ktu une ka qen ne Kosove pikrisht per kte pune...per te studiuar qymyrin atje per perdorim ne kte projekt.

Tha...ishte qymyr i nivelit te fundit fare. Sygjerimi i tij ishte...mos e perdorni.

 

Ohuuu...Kosova-C eshte...me flutur me presh n'byth. Me ato kosto qe do ket ajo...s'ka per tu ndertuar ktu e 10 vjet...e s'ka per ta ndertuar as Kosova as Maliqi...

Me sa di une SHteti SHqiptar eshte deklaruar publikisht se nuk ka kaçike per termocentralin "Kosova C", projekt i cili eshte disa here me i shtrenjte se autostrada Durres -Morine.

Nuk e mora vesh se nga vijne konkludimet  se Kosoves i nevojitet akses (qasje i themi nga ana jone)ne det dhe lumenje per prodhimin e energjise nga thengjilli te cilin ,ne mes tjerash,e kemi me teprice ne te gjitha anet e Kosoves. Madje edhe mihje siperfaqesore pa pasur nevojen te futemi ne minjera.

Per kualitetin e thengjillit dhe pasurite tjera te Kosoves flasin me se miri te gjitha betejat qe u zhvilluan e po zhvillohen per Kosoven.Ky studjuesi amerikan qe permend Grupi ndoshta ishte i njejti qe kishte bere studimin per ndertimin e  "hidrocentralit" berthamor ne Shqiperi.

Se çka ndodhe nese truri perdoret si muskul me se miri e ilustron gazetari i Libertas i cili pohon se Kosova ska lumenje duke harruar faktin se Drini i Bardhe ,i cili eshte furnizuesi kryesor i Liqenit te Fierzes ,ka burimin ne Kosove .Por cfare do ndodhi me Komanin nese kosovaret per arsye ekologjike ne vend te thengjilit ndertojne digen prane Drinit?

Me pelqen fakti se po i afrohemi "kapitalizmit vellazror".Nese jemi vellezer nuk do te thote se edhe qeset i kemi motra.

Ky studjuesi amerikan qe permend Grupi ndoshta ishte i njejti qe kishte bere studimin per ndertimin e  "hidrocentralit" berthamor ne Shqiperi.

 

Hidrocentrale berthamore bejne vetem gazetaret Shqiptar. Ky eshte profesor zotni...

 

Profesor eshte edhe Kapllan Resuli.

Mos fol budalleqe te lutem...me respekt

Jakova

...

Drini i Bardhe ,i cili eshte furnizuesi kryesor i Liqenit te Fierzes ,ka burimin ne Kosove .Por cfare do ndodhi me Komanin nese kosovaret per arsye ekologjike ne vend te thengjilit ndertojne digen prane Drinit? 

Jakove,ti ose nuk e di gjeografine e vendit tend ose je larguar qemoti  nga ato ane.E para eshte se Hec-i i Fierzes furnizohet nga dy lumenj,Drini i bardhe(se mos harron e quan me mbiemrin e keq),dhe Drini i zi,bashkohen ne Kukes.Sa per dijeni Drini i zi ka dhe prurjet me te bollshme.Por edhe sikur te behej ajo qe thua ti,te ndertonte Kosova nje Hec,vec me mire do ishte pasi Hec-i qe te prodhoj energji i duhet leshuar uje.E ata uje pastaj asnjeri nuk e fut dot ne xhepa por shkon atje ku dhe e ka rrugen,ne Fierze e pasi te jap energji aty shkon ne Koman.Pastaj pasi thua se ka qymyr me shumice ne Kosove,rruga Durre Morin dhe per ate duhet.Me cfare do punoj Tec-i ne Durres,pasi rezerva ka ne Shqiperi por jo aq sa thua ti ne Kosove.

Rebel,une jame rrite prane Drinit dhe nuk e kam harruar ende gjeografine.

Nese Drini i zi ka prurje te bollshme pse atehere gjate veres HC i Firzes nuk punon me kapacitet te plote?

Eshte e vertete se ujin se fut njeri neper xhepa po mund ta perdori per sistemin e  ujitjes ose ta shperndaj neper liqenet akumuluese (Liqeni i Radoniqit eshte ndertuar enkas per kete pune).Pjesa e mbetur le te shkoj andej ka e ka rrugen.

 

O Bariu, duhet te dish se uji perdoret ne termocentrale per ftohje. Kur nuk ke lum te bollshem, apo kur je larg detit, duhet me ndertu ftohes te fuqishem, gje qe e rrit koston.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).