Sheshori: Dëshmia e rreme e Berishës në gjyqin tim

Në një intervistë dhënë në dhjetor të vitit 2002, për gazetën “Plaga”, organi i Shoqatës së ish-të Burgosurve Politikë, Hysen Sheshori rrëfen se në sallën e gjyqit, nga ku mori dënimin me vdekje, nuk ka pasur një dëshmitar dosido, por vetë Sali Berishën. Ai sqaron se pastaj iu fal jeta dhe dënimi u kthye në 25 vjet.

Z. Hysen, cili ishte motivi që ju shtyu t’u kundërviheshit regjimit duke vënë trakte?
Cënimi i pronës private, që për mua ishte i shtrenjtë. Sepse ishte e lidhur me dinjitetin tim dhe me qenien time; ishte arsye kryesore që më detyroi të bëj këtë veprim, duke iu përgjigjur në këtë formë. Ajo pronë e vogël ishte për mua atdheu im, të cilin ma mohuan.

Z. Hysen, çfarë përmbajtje kishin traktet tuaja dhe, a kishin ndonjë shenjë dalluese ato?
Nga viti 1961 deri në vitin 1974 ishte një kohë e përzier me urrejtje, e cila më shtyu që ta shpreh atë me ngjitjen e parullave, nga e cila ndjeva një farë sadisfaksioni personal edhe për shumë viktima të tjera, duke i bërë thirrje asaj pjese të pastër të popullit shqiptar për një luftë kundër partisë shtet.

Z. Hyseni, ju lutemi mund të na thoni si u zhvillua gjyqi dhe a i mbani mend dëshmitarët?
Në një sallë ku morën pjesë rreth 300 persona me një trup gjykues të papranueshëm dhe me një gjendje fizike jo normale, si pasojë e torturave gjatë hetimit, për avokat as bëhej fjalë, unë dola para trupit gjykues. Gjatë gjykimit pashë shumë dëshmitarë që nuk i njihja, të cilët bënin dëshminë të frikësuar dhe pa më parë mua. Në mendje më mbeti vetëm njëri, që ishte i veçantë nga të tjerët. Trupgjatë dhe energjik, me hap të sigurt u paraqit për dëshmitar. Ai u ndal para trupit gjykues dhe pas formaliteteve, me një theks malësori, me eufori, filloi të flasë para trupit gjykues duke treguar se si e kishte gjetur traktin që kishte përmbajtje të theksuar armiqësore, të cilin e tundte para trupit gjykues dhe sallës...”Ky njeri është armik i betuar i partisë, prandaj duhet të varet në litar”, - tha ai duke bërtitur. Mua, më shumë se kërkesa e tij për të më varur në litar, më bëri përshtypje mënyra e ndërtimit të dëshmisë, që ishte e njëjtë me atë të hetuesve që më torturonin dhe më kryesorja, trakti që ai e nxori nga xhepi ishte i vitit 1962, ndërsa unë po gjykohesha në vitin 1975. A mund të guxonte njeri që ta mbante një trakt të tillë në atë kohë për 13 vjet?

Po kush ishte ky njeri?
Ky njeri, i cili është një komunist pasionant e fanatik i pandreqshëm, që për me arrit në majat më të larta të hierarkisë së pushtetit komunist ka përdorur dhe traktin tim duke ndikuar drejtpërdrejtë në dënimin tim me vdekje, ishte Sali Ram Berisha.

A jeni i sigurtë z. Hysen?
Unë mund t’ju them që asnjëherë nuk mund të harrohet bisha që të kafshon.

Sa vjet u dënuat dhe sa bëtë?
Fillimisht u dënova me vdekje, pastaj m’u fal jeta dhe dënimi u kthye në 25 vjet. Nga këto, bëra 17 vjet pa asnjë ndihmë.

Z. Hysen, si e ndjetë veten kur kryetari i PD-së dhe më pas kryetari i shtetit ishte dëshmitari juaj, që kërkoi t’ju varnin në litar për veprimtarinë tuaj antikomuniste?
Kur dëgjova nëpërmjet radios se në Europën Lindore po frynte era e lirisë, s’kish si të mos gëzohesha, por kur pashë se në krye të atyre që protestonin ishte njeriu që më ka mbetur i ngulitur si simbol i pjesës më të keqe të këtij populli, fërkova sytë se nuk po u besoja. Shumë njerëz gëzoheshin, ndërsa unë i thosha vetes: “Medet, po shpëtojmë nga shiu, e po biem në breshër”. Unë jo vetëm që nuk i kisha bërë ndonjë të keqe, por as nuk e njihja fare, ndërsa ai që më shihte për herë të parë, m’u vërsul me akuza si bisha që do të shqyejë prenë e vet.

Si dhe ku jetoni?
Që nga dita e “transferimit prej burgut izolues në ambientet e burgut të hapur 17 mars 1991 e deri sot, duke mos m’u kthyer dinjiteti që është i lidhur me pronën. E kaloj natën tek një dashamirës i imi që është dhe shok vuajtjesh, ndërsa ditën e kaloj në Bibliotekën Kombëtare dhe pjesën tjetër, meqë jam i lodhur nga vuajtjet dhe mosha, e kam të nevojshme që të pushoj, prandaj në drekë e tremb gjumin me syhapur stolave të parqeve dhe bordurave të rrugëve.

Po sot, si e ndjeni veten?
Sot duket se jam i gjallë, por kjo nuk do të thotë që jetoj.

53 Komente

Historia qe na paraqitet ka nevoje per me shume detaje dhe sqarime. Psh, nga cfare zone ishte ky Sheshori, pra ku jetonte ne ate kohe? Cfare pune bente dhe traktet ku i leshonte vetem ne zonen perreth banimit/punes, apo edhe ne zona te tjera. A bashkepunonte me njeri tjeter? A ka njerez te tjere qe dine sadopak ne lidhje me kete histori?

Nga ana tjeter, duhen pare dokumentet e arshives (nqs ka) sekush kane qene trupi gjykues, prokuroret apo hetuesit, dhe ne pergjithesi e gjithe mbarvajtja e procesit gjyqesor.

I them keto gjera se shpesh here njerez te vuajtur dhe qe kane probleme me sistemin nervor, krijojne, ndoshta pa dashje, histori te paqena me persona publik.

Pra duhet cbiriluar mire kjo pune pasi ka rendesi te madhe per fatet e ketij populli ne te ardhmen 

Nqs kjo eshte e vertete, atehere eshte akoma me e qarte se eshte e domosdoshme te hapen dosjet dhe KRIMINELET te denohen. Sa vjeç i bi te kete qene Sala ne 75-n? rreth te 30-ave. Pra nje mjek 30 vjeçar, komunist i thjesht kerkon qe dikush te varet si armik i partise. Imagjinoni se c'benin te tjeret. Hajd Insh'Allah vje dita t'i gjykojme te gjitha plehrat!

"Medet, po shpëtojmë nga shiu, e po biem në breshër".

 

Me miliiona herë jam përpjekur për të gjetur shprehjen e duhur për aë kalim të Shqipërise nga komunizmi në fashizëm dhe kurrë nuk e gjeja dot.   Oh, sa e thjeshte qënka!!!!!

Peshk - Shumë të faleminderit që me sollë dëshminë e nje njeriu që më duket sikur të ishte alteregoja ime.  Edhe një herë - Faleminderit mijra herë ose si e kanë këta këtej Thanks a million!!!!!

C'fare njerez te degjeneruar , spiuna,  mashrues, hajdute, vrases ... s'ka ngelur me ves qe keta tipa mos ta kene bere te vetit.

PTuh race e keqe
 

 

...Ai u ndal para trupit gjykues dhe pas formaliteteve, me një theks malësori,...

Let me see if I got this right! smiley

Zoti SHESHORI akuzon qe zoti Malori ka dash' me e var m'litar! smiley

 

hahah ,

po s'eshte per te qeshur . Imagjino ate te varfrin c'fare ka heq ne ate kohe, tortura, gjyqe, burgje. ...

E di o vlla qe nuk eshte per te qeshur, po nuk mu ndjenjt! smiley

Kane thene heret "Komedia eshte Tragjedia + Kohe e Shkuar" smiley

30 vjet pritem per me e respektu zotni Sheshorin. Tashi edhe do qeshim i' cike.

Me siguri edhe vete zoti Sheshori do kishte qesh po ta kishte lexu! Se per zotni Malorin, ai vllaji qesh edhe pa i thone njeri gjo'  smiley

zakonisht aktet e deshmive i bashkangjiten fashikullit.

po sikur ta zhbirilojme...?

Nje gje s'kuptoj, pse priti 18 vjet ky person per te deshmuar?  

Si mund te verifikohet kjo? kjo eshte big!

ne nje menyre ky eshte sheshori-gate.

Une jam i prirur te mos besoj historite e "shperthyera" pas 18 vjetesh; por me mire keshtu. nqse oppozita nuk ben asnje percapje per verifikim, kjo tregon per inkriminim te saj. Ky per mu eshte top ne fushen e opozites. edhe nqse del qe eshte halucinacion i Sheshorit, opozites i bie me thene, ne u perpoqem, por theniet e z. Shehsori jane te paverifikueshme.

Berberi

1) Në gjuhën shqipe për vendet ku ruhen dokumentet thuhet arkiv dhe jo ajo fjala që përdore sepse mund të keqkuptohet dikush.

2) Për sa i përket Hysen Sheshorit mendoj se duhet ti besojmë përderisa nuk vërtetohet e kundërta. Me fjalë të tjera i akuzuari duhet të mbrohet nga akuzat me fakte, sepse heshtja është pohim.

3) Sheshorin e ruajt zoti nga hakmarrjet e "Zeusit"...    

E kuptoj se c'don me thone, megjithate ne ket rast i akuzuari eshte Sala, te cilit i bi te jete i pafajshem perderisa te jete vertetu e kunderta.

Ky per mu eshte kryelajm. Ne dalte i vertete, do ishte thagma politike e vitit!

G. Grass sui generis.

Jam dakort me emon, SB ne kete rast eshte i pafajshem derisa te vertetohet e kunderta. 

Pse eshte pritur 18 vjet per te dale ne drite kjo ceshtje?  Pse pikerisht tani?

Nga ana tjeter, nqs akuzat marrin dhene, atehere SB e ka "po aq te lehte" te nxjerre veten te pafajshem, duke hapur te pakten kete dosje.

Sheshori nuk fliste dot. Ishte paralizuar dhe as jepte e as merrte. intervista eshte dhene qe ne vitin 2002

S'e marr vesh pse kjo interviste e bere ne 2002 riqarkullohet pikerisht tani (kohe zgjedhjesh) dhe s'u duk ne 2005 ta zeme.

Gjithesesi, nqs keto akuza jane verdalle qe ne 2002, c'u be me to?

S'na u ndane gjysem te vertetat! smiley

Sheshori qenka Scholl-i gjerman, quajtur ndryshe "trendafili i bardhe". Te rinj qe shperndarjen e trakteve kunder nazizmit e paguan me jete .

Gjermanet mburren qe kane figura si Sophie Scholl me te vellain; jane prove e ndergjegjes shoqerore qe veshtire arrin te kaperdije teorira ku  "te gjithe jemi bashkefajtore e bashkevuajtes"

PO monda. Personi ne fjale eshte i jati i Monika Stafes, gazetare te Top - Channe dhe histroia eshte e vertete

Monika "Shoshori/Sheshori" Stafa?  E njejta qe shkroi artikullin "Per nje dite te bardhe"

Nuk ka mundesi.  Mandi, hidhi nje sy atij artikulli. 

Po mire mo gjithe keta gazetare ketu,nuk shkon dot njeri ne gjykate e te hape arkivat e te shohe se si eshte zhvilluar gjyqi .Mos shpresoni kot te dale Berisha e te pergjigjet se ai s'njihte kunatin e vet e jo te njohe Hysenin e gjore.Derisa ne,poplli,nuk do shohim fakte konkrete ,kjo interviste tre dite do beje buje .Pastaj do harrohet

Mos shpresoni kot te dale Berisha e te pergjigjet se ai s'njihte kunatin e vet e jo te njohe Hysenin e gjore.

 

E para se atehere ishte ne opozite, e dyta sepse tashi eshte bere nje ligj pacavure i cili ka target drejtesine dhe nuk merret me keta te zellshmit qe e mbajten kete vend 50 vjet nen diktature. Thjeshte eshte nje fabul me moral bajat k,u hajduti therret kapeni hajdutin. Kupton tani

""""Monika "Shoshori/Sheshori" Stafa?  E njejta qe shkroi artikullin "Per nje dite te bardhe"

Nuk ka mundesi. """" Po ka shume mundesi...po te heqesh syzet bardh e zi !Njerzit duan te jetojne ne te gjithe kohet te gjitha Lirite dhe jo me gjysmen e njeres perjashtuar gjysmes se tjetres .

Idris, e ke lexuar artikullin?  Te kisha babane te kalbur ne burg per 17 vjet, te paralizuar a ku di une, e te shkruaj per "sigurine" e diktatures?  Une do t'i thosha ose bravo i qofte, ose .... se per Zotin, s'e beja dot.

Do jete gabim ne shtyp Monda, sepse mua Monika sapo me tha qe hyseni eshte i paralizuar dhe smund te rithote ato qe ka thene para gjashte shtate vjetesh. Keshtu qe .....

Mandi, me duket se me keqkuptove.  Une po te them hidhi nje sy artikullit "Per nje dite te bardhe." 

Ndersa eshte e vertete qe njerez "te pavuajtur" (me sakte te pa-persekutuar praktikisht, se shpirterisht ishim te gjithe) ne ate kohe mund te flasin, bile dhe flasin me nostalgji per sigurine e atyre viteve, eshte e pamundur te imagjinosh nje situate te tille ku e bija e nje te burgosuri politik qe ka vuajtur ne kete fare feje, te shkruaje per dicka te tille.  Burri i halles sime, vetem se e kishin "internuar" ne Selenice, me gjithe hallen, s'do t'i degjoje emrin, e jo te flase per siguri.

Ej, seriozisht tani!

Atje ne Shqiperi lufta politike, e amplifikuar neper media te tipit Gazeta Shqiptare dhe Tema, eshte aq e flliqte, sa qe une nuk do u habitsha fare qe ky i shkreti, Sheshori, ti kete thene keto fjale qe me 1992, por vetem tani po behen publike, vetem tani qe ky as elaboron dot me tutje, as fakte ne te kundert nuk i sjell dot.

BTW, a i kujtohet njeriu ai Rama qe vuri kandidature per Bashkine e Tiranes pa e dit' fare!

Dhe pastaj fjeti te Madhen!

Keshtu do shkoje edhe puna e ketij te ngratit! Akuzat hidhen ne emer te tij, ai nuk jep dum, Sala qesh, Mrroklla ben shaka, gallate e modhe!

Gjynah se jane edhe moshe e shtyre te varfrit, po keta zarbot e sotchem nuk kane as din as iman.

 

Fushe e Misto Mames

Cer t'ka bo vaki

Je mulu me gardhe

E s'po t'njef njeri!

 

Je mulu me shpija

Ene me avlli

T'kijshe bo'

i cik potere

Po ti shkove

pa u n'i!!

Monda e pashe artikullin, dhe vertet u habita nga ato cka shkruante monika. Por, mos mendo se bijte mund te jete njesoj si eterit, dhe anasjelltas. Monika mua pak me intereson me mendimet e saj socrealiste. Me shqeteson morali i kesaj fabule. Sikur te kisha bere dicka te tille nuk e di po sdo dilja nga shtepia nga turpi, ndersa kane goje dhe shesin moral. Plus keta trapat e tjere qe nuk shohin me shume se hunda e vet, dhe cdo ze kunder r shpallin armik

Po mire Mandi, nqs keto akuza jane te verteta, atehere pse Monika, e bija e te vuajturit, gazetare tek Top Channel, nuk investigon per kete ceshtje, por ne vend te saj hedh te zeze mbi te bardhe, per te zezat dhe te bardhat e ish-diktatures?!  Kur nuk kerkon, dhe qe ka mundesi ta beje, drejtesi e bija, c'ti bejne te tjeret?!

Je e sigurt qe eshte e bija?  Se ne interviste thuhet qe Sheshori jeton me nje dashamires, kur ne fakt paska familje.

Ore Mandi, vura re që the sapo e pyeta Monikën, dmth është aty afër?

Po thuaji të rregjstrohet në peshk, se kemi ca pyetje për t'i bërë.

Unë psh nuk e besoj të jetë e njëjta ajo që ka shkruar artikullin " Për një ditë të bardhë" me gocën e këtij fatkeqi. Pastaj gjyqet duhet të kenë pasur procesverbale, e të tjera të dhëna, të cilat mund të gjenden normalisht. Po edhe dëshmitarët e tjerë nuk mungonin siç thotë Hyseni. Si s'ka dalë asnjë tjetër të dëshmojë të njëjtat gjëra?

 

Une fola ne telefon me te, seshte se punoj me nje vend. Gjithsesi historia eshte botuar ne nje gazete te perndjekurish, dhe akoma se marr vesh se pse ka kaluar kaq ne heshtje. Vertet per te ardhur keq. Te pakten ne 2005 sdo benim gabimin qe beme

Sinqerisht monda se di si kane shkuar rrjedha e ngjarjeve. Te te genjej, ndoshta  kjo tragjedi mund te kete shkaterruar dhe familjen e hysenit. Une personalisht nuk e njoh, por nga sa pashe nga intervista smu duk i semure psiqik sic thote ndonjeri ketu. Njeri i vuajtur po

Une e besoj PLOTESISHT qe duhet te jete ajo Monike ne mos po me duhet te zhytem edhe nja 100 vjet mbrapa e 50 vjet onash per te kuptuar ne c'kohe jemi .Nje barbari e gjalle intelektesh, kur rrine me "hanxhar ne dore" , pa kuptuar se koha e hanxhareve eshte e kaluar por jo e zhdukur. Aq me teper e mundshme per tu ngjallur ne se nuk do te jene njerez te vetedijshem si MONIKA !

Nje njeri qe flet per vuajtjet e tija dh per shkaktarin e vuajtjeve s'ka si te jete psiqik. Problemi shtrohet pse kaq vone del ne qarkullim kjo deshmi e ketij zoterise se pervuajtur nga ajo kohe.

PPU-ja eshte mbushur me njerez qe i'u jane zene syte nga te "mirat" e Sal Berishes. Ato te "mira" duhet vetem te  jene te rangut personal, ose me keq akoma Sala i ka genjyer me nje kocke sa keta lamashet qe e mbrojne Berishen deri ne kete pike. 

Turp!!!!

Po keto jane thene qe ne vitin 2002, po te kishte dicka te vertete ne to, nuk do ta benim kete diskutim sot.

Pas akuzava te forta te Berishes duke e akuzuar edhe per "tredhje" Ramen ,nga Sigurimi i Shtetit, ky per te ju pergjigjur medemek flake per flake, ka gjetur nje pacavure te vjeter dhe e sjell ne publik.  Asgje tjeter.

Po keto jane thene qe ne vitin 2002, po te kishte dicka te vertete ne to, nuk do ta benim kete diskutim sot.

E mora vesh! Prandaj, pra, je i sigurte!

 

Ah medet Shqiperia dhe shqiptarët në çduar kanë rënë?

Kjo "demokracia" e Sal Berishes është njësoj si ajo shprehja e popullit "të vret natën e të qan ditën".

 

e - 30 Jan 2009 - 8:22pm

TË HAPEN DOSJET

You have 1 cause invitatiton.

Join the cause "te hapen dosjet"

accept           reject

 

 

Qe bie ere lufte politike kjo lloj "gazetarie investigative" bie, se nuk kane qit asnje gje qe mbeshtet keto qe thote Sheshori, asnje tentative per te kerkuar diku, pervec nje artikulli te 2002 (te shpresojme qe dhe ky nuk eshte "edituar" tani lol). Jo se do ishte kaq cudi po te kishte deshmuar Birisha sic thote ky, dhe padyshim duhej paraqitur cdo evidence e mundshme ne kete rast, po koha dhe menyra se si po serviret kjo tani eshte shume e dyshimte.

Ose pranojme versionin e PF; meqe e thote GSH dhe nje i perndjekur, eshte automatikisht lajm i vertete pa nevoja te verifikohet. smiley

 

Po te kerkosh ne google me Hysen Sheshori cuditerisht nuk gjen shume lajme. Ja nje artikull i 22/06/2004 i Ballkanit (eshte ne versionin Google Cache vetem, se e kane fshire nga arkiva mesa duket). Artiulli titullohet “Si shpërndava trakte për 13 vjet në Tiranë

Simbas ketij artikullit Sheshori i bie te kete qene me i rrezikshem se 007, dhe padyshim sesa perpjekjet anglo-amerikane me Hamit Matjanet & Co, se paska shperndare trakte per 12-13 vjet, nat per nat nga 100 trakte, dhe tek ambasadat, dhe s'e kapte dot Sigurimi. smiley

Aty mbaj mend se traktin e parë kundër diktaturës e shtypa në shtator të vitit 1961.
....
Ku i hidhje traktet e para?
I hodha nëpr dikastere e zyra, por një pjesë i shpërndava edhe nëpër makinat e ambasadave. Unë që nga ajo ditë filova të shtyp e të shpërndaj nga 100 trakte në ditë.
...

Sa kohë vazhdove kështu?
Ata që i mbajnë mend ato vite e dinë mirë se unë shpërndava trakte kundër diktaturës për rreth 12-13 vjet rresht. Natë për natë. Puna ime niste në 23,00 dhe përfundonte në orën 24.00 atëherë kur mbaronin edhe lëvizjet e turnit të dytë.

Wayback Machine ka versione me te vjetra te faqeve te internetit sesa Google Cache. Di njeri ca faqesh, adresa interneti gazetash etj, ka pasur atehere, dmth Dhjetor 2002 kur ka dale kjo intervista - 2003?

OBBOBBBOO, edhe kete e paska bere Sali Berisha ?! Per nder, s'do votoj per te ne zgjedhjet e 28 Qershorit 2009 ! Tani po, m'a mbushen mendjen mediat e Edi Rames !!!     smiley      smiley      smiley 

Kete arsyetim nuk e bej vetem une, e bejne tere ata Shqiptare qe e kane ndare mendjen me kohe per ke do votojne, keto "SKANDALET" jane per konsum te perditshem ... po hajt, se dhe Gazetat duhen shitur

Vazhdoni merruni po patet fuqi me SKANDALE deri 1 dite para zgjedhjeve, dhe sidomos, mos nxirrni asnje Program, asnje premtim, se keshtu ja "veshtiresoni" fort punen Sali Berishes ... vazhdoni edhe ca me keto "SKANDALET" per te cilat Rama eshte i specializuar tashme (thone se ka MASTER per Administrim-Biznes te Mediave Paçavure) - vazhdoni keshtu pra, derisa t'i merzisni njerezit e t'ju kthehen si BOOMERANG   smiley

E pse boni si te cudit ju mer? Te thone qe ka qene deshmitar nanji cerr i PS-se do e besonit direkt se ka qene klysh komunisti, kurse per nje ish-komunist te thekur provincial si Sula, nuk dashkeni me e besu

 Inocent till proven guilty vlen per procese penale, jo per gjykimin e opinionit publik. Diten qe doli ne krye, ka pranu me dhon xhevap para miletit. Tani une pres sqarime

Kesaj i thone; E di se po me genjen , por vazhdo se po me pelqen.

Kush e ka hartuar "akuzen" ka harruar se nen diktature kur te kane kapur me fakte, nuk ka pase nevoje per deshmitar.

 

Late nam, kujtesa ju ka lene.

Emrin e Hysen Shoshorit e boni telef Kaci dhe Gazeta SOT tek ato 50 pyetjet e famshme qe i bente Kministrit gati nje vit para, dmth pasi ndodhi gerdeci.

Por dhe me para, qe ne 2007 po shof qe e paska permend.

Eh, mer Kaco, t'hagsha zemeren, qe ste besojne kurre kta ke peshku ty smiley

Lajme nga Personazh “Si shpërndava trakte për 13 vjet në Tiranë” Rrëfimi: Të gjitha sistemet politike më konsiderojnë “armik i rrezikshëm i gjithë sistemeve” Autori i Lajmit: Ilir Bushi “Pas 90-s shkrova kujtimet në “Libër Strakt” i cili u ndalua nga policia shqiptare” Pas vitit 1991, sapo doli nga burgu, Hysen Sheshori filloi menjëherë të shkruante kujtimet e tij në librin e titulluar “Libër Strakt”, ku flet për vuajtjet e tij gjatë diktaturës dhe netëve të qelisë në Spaç. Duke kujtuar atë kohë Hyseni shkruan se e kanë ndihmuar shokët e tij bashkëvuajtës, si Shik Stërmasi, Gëzim Peshkopia, Saimir Maloku, etj. Por ky libër për shkak të përmbajtjes së tij, (ndofta edhe për shkak të fshehtësisë me të cilën u shpërnda në formën e traktit), u ndalua. Sepse në të përmenden figura të politikës dhe aty shkruhet për probleme të ndryshme ndërkombëtare. Në lidhje me librin e tij, Hyseni thotë se e ka ribotuar atë 5-6 herë. Por edhe tani ai rri gjithë ditën në bibliotekë dhe studion ose shkruan. “Sepse jeta ime tanimë ka perënduar, pa mundur që të gjej të drejtën time për shtëpinë që më konfiksuan”, përfundon ai. Quhet Hysen Sheshori, është 70 vjeç dhe është cilësuar si “armik i të gjitha sistemeve politike në Shqipëri”. Arsyeja e vërtetë e kësaj armiqësie është një ngjarje që në dukje konsiderohet e vogël, por të cilën Hyseni nuk e ka toleruar dot për të gjithë jetën. Për shkak të shtetëzimit të 50 metrave që i përkisnin oborrit të tij, Hyseni ka shpërndarë trakte 13 vjet rresht nëpër kryeqytet, ndërkohë që pas arrestimit më 1974 dhe lirimit nga burgu më 1991, ai përsëri është kthyer kundër rrymës. Por tanimë nuk ka shpërndarë më trakte, por ka shpërndarë librin e tij. Pas burgosjes, gruaja e ndau me gjyq, ndërsa djalin e tij të vetëm nuk e takoi më. Në këtë rast do të thoshim se Hysen Sheshori është njeriu që për 13 vjet rresht ndëshkoi diktaturën komuniste duke hedhur trakte, të cilat i shtypte vetë me një shaptilograf që e kish vjedhur në Muzeun e Luftës Nacinal-Çlirimtare, duke i rradhitur vetë gërmat metalike. Por ndofta, njerëzit që vuajnë më shumë, ndonjëherë e teprojnë me të drejtën e tyre që kanë për të sensibilizuar opinionin. Kështu ka ndodhur edhe me antikomunistin më të çuditshëm të vendeve Lindore, Hysen Sheshorin, i cili pas viteve 90-të, nuk pranoi në asnjë mënyrë të banonte në shtëpinë e planifikuar prej shtetit të ri, por jetoi nëpër ferra derisa një bashkëvuajtës i tij, e strehoi gjatë natës në dyqan, ndërkohë që gjatë ditës ai vazhdon të shkruajë, apo të korrigjojë librin e tij “Libër Strakt”, për një ribotim të ri. Kush është Hysen Sheshori? Unë kam lindur në 15 maj të vitit vitit 1934, në Tiranë. Prindërit e mi ishin me origjinë nga fshati Prezë, por kur u martova blemë një copë tokë dhe hodhëm themelet, ndërkohë që vetë jetoja me qira, së bashku me gruan dhe djalin. Familja dhe faresfisi im gjatë luftës ishte në një pozicion krejtësisht neutral. Ndërsa unë vetë pasi mbarova shkollën e mesme “Kostandin Kristoforidhi”, (natën) fillova punë në Uzinën e Artilerisë, me profesion xhenerik. Si filloi pakënaqësia juaj ndaj regjimit komunist të Enver Hoxhës? Ne ishim shumë të varfër, sepse gruaja ishte pa punë. por një ditë, përveç varfërisë këshilli i frontit të lagjes na mori 50 metra tokë nga oborri që kisha rrethuar për të bërë shtëpi. Përveç kësaj, aty më thanë se do të bëhej një punim apo ndërtim për Ministrinë e Brendëshme. Unë atëherë shkova tek Qazim Kondi që ishte edhe shef i prapavijës së kësaj ministrie. Ai më sqaroi se e keqja vinte nga brenda, domethënë nga komshijtë, apo nga drejtuesit e këshillit të lagjes. Fjala ishte thjesht për një breg përroi. Atëherë unë pata një revoltë të madhe shpirtërore dhe thashë me vete se këtë fyerje nuk mund t’ua fal komunistëve. Për këtë gjë fillova hakmarrjen time individuale. Ç’ishte kjo hakmarrje? Një ditë me djalin tim 2 vjeç shkova për vizitë në ish-Muzeun e Luftës Nacional-Çlirimtare që atëherë ndodhej pranë Poliklinikës së sotme. Aty ia kisha vënë syrin një rruli të shaptilografit, që ekspozohej si relike e luftës së guerrilasve. Në një moment, e mora atë rrul dhe e fsheha, pastaj ika. Kështu kur e çova në shtëpi fillova të shtyp trakte kundër diktaturës. Ku i gjeje letrat, bojën dhe mjetet e tjera teknike? i kërkoja tek shokët që punonin në shtypshkronjë, pasi u bëja ndonjë nder. Prandaj pasi u kompletova ndërtova edhe shtypshkronjën time modeste në një plevicë. Aty mbaj mend se traktin e parë kundër diktaturës e shtypa në shtator të vitit 1961. Çfarë shkruhej në atë trakt? Thuhej pak a shumë se pushtetin e kishin uzurpuar kriminelët dhe të paaftët. Pra, ishte një thirrje për kryengritje. por me detaje nuk më kujtohet. Aty flitej edhe për respektin ndaj vendit më demokratik të botës që ishte Amerika. Ku i hidhje traktet e para? I hodha nëpr dikastere e zyra, por një pjesë i shpërndava edhe nëpër makinat e ambasadave. Unë që nga ajo ditë filova të shtyp e të shpërndaj nga 100 trakte në ditë. Nëse një ditë më shkonte dëm atëherë trishtohesha dhe thosha se nuk e kisha bërë detyrën. Çfarë ndodhi të nesërmen në kryeqytet? Tirana gumëzhinte e gjitha nga kjo ngjarje. Ndërsa policia e Sigurimi i Shtetit u çmendën fare. Ndërkohë atë natë foli edhe BBC, Zëri i Amerikës, Radio-Vatikani dhe Radio-Moska. Pak a shumë ato thanë se “në Shqipëri gjërat po ndryshonin për mirë”. Kjo më nxiti të shkruaj për ditë. Punoja vetëm dhe i shpërndaja me kujdes. As gruaja dhe as djali nuk dinin gjë për veprimet e mia. Këtu dua të them se vetë isha një profesionist i vërtetë për shaptilografin, apo gjërat e tjera teknike. Sa kohë vazhdove kështu? Ata që i mbajnë mend ato vite e dinë mirë se unë shpërndava trakte kundër diktaturës për rreth 12-13 vjet rresht. Natë për natë. Puna ime niste në 23,00 dhe përfundonte në orën 24.00 atëherë kur mbaronin edhe lëvizjet e turnit të dytë. E ke ndjerë ndonjëherë veten të rrezikuar? Disa herë pranë Pazarit të Ri, kam menduar se po më ndiqnin, ose po kapnin. Por kjo gjendje vazhdoi deri në korrik të vitit 1974 kur më arrestuan. Ata kishin vënë roje nëpër pemë dhe në çdo penxhere, apo rrugicë. Si ju arrestuan? Ishte ora 23.00, në datën 16 gusht të vitit 1974. Unë po shpërndaja trakte tek Ambulanca Qendrore. Aty, atë natë ishin më shumë se 10 roje. Unë e dija se në çdo penxhere ruante Sigurimi i Shtetit, por nuk mendoja se do më kapnin. Por atë natë sapo më kapën, më çuan menjëherë tek ish-ministri i Brendshëm, Kadri Hazbiu dhe zv.ministri, Feçorr Shehu. Çfarë të tha Kadri Hazbiu? Nuk e di, por mu duk se i erdhi keq për mua. Por midis atyre njerëzve ai më tha: u kape më në fund edhe ti”. Pastaj më pyeti ku i gjeja traktet. Unë i thashë se i shkruaja vetë, por ai s’më besoi. Mbaj mend se më pyeti nëse traktet m’i jepte një njeri që quhej Hamit Keçi. Por unë i thashë se punoja vetëm. Pastaj filluan torturat për 6 muaj në hetuesi, në qelitë speciale të Ministrisë së rendit, duke më konsideruar si armikun më të rrezikshëm të kohrave. Çfarë torturash ke provuar? Përveç rrahjeve të egra më fusnin në arkivol dhe më gozhdonin brenda. Më thoshin se do të më varrosnin të gjallë po të mos tregoja. Kërkonin të dinin për kë agjenturë punoja. Por unë nuk kisha kë emër të nxirrja sepse punoja vetëm. Atëherë pasi u bindën, më nxorrën në gjyq dhe më dënuan me pushkatim. Por gjatë atij gjyqi mbaj mend se turma të mëdha njerëzish ishin mbledhur në sallë dhe bërtisnin: Me vdekje, në litar”. Disa prej atyre që udhëhiqnin turmën më vonë i pashë nëpër ekrane televizive duke përfaqësuar politikanët e lartë. Si shpëtove nga pushkatimi? Më shpëtoi Haxhi Lleshi i cili 47 ditë pas vendimit i tha Enver Hoxhës se nuk mund të më pushkatonin ngaqë ligji dënonte në ekstrem vetëm ata që punonin në grupazh. Kështu më lanë me dënim të përjetshëm. Ku e bëre dënimin? Në Spaç. Shokët e mi bashkëvuajtës më ndihmuan të mbijetoja. Ndërsa në vitin 1991 u lirova. Ca kohë jetova nëpër ferra pranë Pallatit të Pionierëve ndërsa më vonë, një bashkëvuajtës i imi, më mori që të fle në shtëpinë, apo dyqanin e tij. Dhe që atëherë nuk kam lëvizur prej mikut tim. Nga ndëshkimi me burgim, unë humba jo vetëm shtëpinë time, por edhe familjen. Gruaja më ndau me gjyq, ndërsa djalin nuk e takova më kurrë. Përse nuk pranove shtëpi në vitin 1994 nga Shoqata e ish-të përndjekurve politikë? Sepse unë doja vetëm shtëpinë time që ma kishin konfiskuar. Ky lajm është publikuar: 22/06/2004

Shume shume interesant!

By the way, a e di Tushe, qe Shik Stërmasi eshte legjende urbane e Tiranes se dikurshme? Keto kane qene emra te pervecem. Ne Shkoder ka qene nje Traboini, me sa mbaj mend.

Le nam dhe ti si ne, se ke sjelle te njejtin lajm nga Ballkan qe kam vene une me siper, po ketu eshte i paformatuar. smiley

për 13 vjet rresht ndëshkoi diktaturën komuniste duke hedhur trakte, të cilat i shtypte vetë me një shaptilograf që e kish vjedhur në Muzeun e Luftës Nacinal-Çlirimtare

...

Si shpëtove nga pushkatimi? Më shpëtoi Haxhi Lleshi i cili 47 ditë pas vendimit i tha Enver Hoxhës se nuk mund të më pushkatonin ngaqë ligji dënonte në ekstrem vetëm ata që punonin në grupazh. Kështu më lanë me dënim të përjetshëm.

Interesant shkrimi

S'e morra vesh pse e kishte ribotuar librin 5-6 herë dhe akoma po e përpunonte. Për të ardhur keq, por s'do habitesha nëse disa gjëra s'i mban mend mirë. Ma ha mendja se do kishin dalë të tjerë apo qoftë edhe dokumente po të ishte e vërtetë ngjarja. Gjithashtu ai thotë që kishte vetëm një djalë, nuk përmend gjë ndonjë gocë.

Qe kjo eshte nje shpifje relativisht e vjeter dhe qe eshte rinxjerre ne publik nga Edvini, kjo s`do shume mend qe te kuptohet.

Eshte tipik shkrim i megafonit te Edvinit GSH, qe nje shpifje e hedh tek publiku vetem per te bere tym dhe shkaktuar debate me sa me shume shpifje te tjera po te jete e mundur.

Edhe ketu tek peshku vihet re kjo gje.  Dikush del e thote qe ajo Monika Stafa Shoshori eshte vajza e tij dhe qe ka thene se eshte i paralizuar.  Shkrimi thote qe ky ka vetem nje djale qe se takuar me.

Me keqardhje por ky Sheshori eshte nje i semure me probleme mendore.

Po te vihet re, edhe intervista ka te tilla delire dhe halucinacione dhe probleme te tjera: "Por ky libër për shkak të përmbajtjes së tij, (ndofta edhe për shkak të fshehtësisë me të cilën u shpërnda në formën e traktit), u ndalua. Sepse në të përmenden figura të politikës dhe aty shkruhet për probleme të ndryshme ndërkombëtare."

Te shkretit sic duket i eshte fiksuar ndonje konspiracion jo vetem kombetar por edhe nderkombetar kunder tij.

"Sepse jeta ime tanimë ka perënduar, pa mundur që të gjej të drejtën time për shtëpinë që më konfiksuan"

Shtepia e konfiskuar per te ka qene nje tragjedi me pasoja qe ndjehen edhe tani.

"Quhet Hysen Sheshori, është 70 vjeç dhe është cilësuar si “armik i të gjitha sistemeve politike në Shqipëri”.

Nuk do shume koment.

Ke te drejte Polic,

Nuk duhet lejuar qe hija e dyshimit tu zeje driten e djellit berishian lulkave shembullore te kopshtit kurdohere pranveror te PD-se. Eshte e pakonceptueshme se komunisti* i vijes se pare SRB mund te ket qen ndonjehere i perzier me punet e partise, le me pastaj te jete perdor, si shume psudo-komuniste te tjere, ne menyre vullnetare, si leve arkimedi.

Po ke te drejte mor Polic ky njeri i zgjedhur kahere ne menyra demokratike, ne kuota te tipit 90%+, tipike te demokracise popullore para ardhese, urdherues i 1001 rrahjeve, djegjeve dhe poshterimeve publike, nuk ka se si ta ket nisur karrierin e tij aq heret.

 

 

 

Une Cenin e kam shoke, dhe per te kam folur pakez tek artikulli "Pas 7 vjetesh, ne Shqiperi" ose tek artikulli "Per here te dyte ne Shqiperi", te cilet jane botuar ketu tek Peshku.  Dhe kete histori e kam ndigjuar nga Ceni vete, biles dyshova kur e ndigjova dhe e pyeta mire rreth asaj historie, e cila ishte botuar tek "Plaga". Pronarin e "Plages", e arrestoi Nano, me pretekstin se mirrej me prostitucion, dhe si perfundim, ajo gazete u mbyll. Keto i morra vesh me 2006 kur vajta ne Shqiperi pas 7 vjetesh, kur takova Cenin, Ligorin, disidente shqiptare te respektuar, por te paorganizuar. 

Ne artikullin qe Peshku ma botoi ketu, une thashe se mesova nje diçka te dhjere per Berishen, por nuk kisha deshire qe kjo e dhjere (deshmi e Mavrise sone kundra Cenit) te merrej vesh nga perendimoret, prandaj dhe nuk e shkruajta faktin e gjyqit te Cenit, sepse edhe vete ketu ne perendim kane keshtu lloj  politikanesh. Mirpo ketu ne perendim, eshte normale te spiunosh, te japesh deshmi, ta interpretosh deshmin sipas oreksit tend apo te te tjerve, te behesh minister, president. Gati gjysma e politikanve dhe presidenteve ne Amerike dhe Europe, fatkeqesisht, kane qene spiuna dhe kane bashkpunuar me policine. Mirpo kjo ketu eshte normale, biles per perendimoret eshte pak absurde psikollogjia jone shqiptare e te qenurit sa me larg policise dhe organeve te rendit e te sigurise, siç jane dhe ato te sherbimeve te fshehta.

Blendi, me pyeti athere se çfar ishte kjo e dhjere e Berishes, por une nuk ia tregova se kisha frike se do botohej ketu tek Peshku, dhe jo se doja te mbroja Mavrine, se ai eshte i keqi i vetvehtes dhe i Shqiperise, por me heshtjen time doja te mbroja Shqiperine dhe Cenin, mirpo tani administratoret e kane nxjerr ketu, bota e morri vesh, dhe me vjen keq per Cenin dhe biles kam frike se mos i ndodh ndonje gje atij tani nga Mavria. 

Llukani me Blendin, mund ta takojne Cenin tek Bibloteka Qendrore, tek salla shkencore, kati i dyte, ti bejne te fala nga mua, (vete fakti qe do t'me permendin mua, iu hap deren drej Cenit, pra ai do te jete me i hapur me ta) , dhe mund ta pyesin per çdo gje. Sa me shpejt te shkojne Llukani me Blendin, ta takojne aq me mire eshte, sepse tani kam frike per jeten e tij.

Shkrimet qe shkruan Ceni, ia kam lexuar para se te ikja ne emigracion, ia kam kritikuar, se ka shum perseritje te argumentave, ka disa kontradikta ne lidhje me qenien e Zotit/Perendise, kritika qe mendoj se ia kan vlejtur. Persa i perket prones se vet ai ka te drejte, megjithse dhe ketu e kam kritikuar, sepse nuk ka ndjekur rrugen ligjore por ka pritur qe te tjeret (ose pushteti) t'ia zgjidhe.

E respektoj per aktivitetin disident qe ka kryer, mirpo ne Shqiperi nuk ka nje organizem qe ti mbledhi ter keta persona dhe deshmi,  thjesht edhe per ti treguar botes dhe brezave te rijn se ne Shqiperi ka pasur levizje kundra regjimit monist.  Se pse nuk ekziston nje faqe per disidencen, kjo eshte turpi i pushteteve te ketyre 18 vjeteve, dhe kjo e ka nje arsye.

 

 Ky shkrim eshte bere sot publik sepse tashme ka ardh koha.

PS-a ka deklaruar publikisht se do te hap dosjen e Sales nese nuk pritet per Gjykaten Kushtetuse.

Nuk do te me habise aspak nese ne ditet ne vazhdim te publikohen "fakte" te tjera rreth kesaj ngjarje.. Si p.sh. foto dhe procesverbalet e gjyqit..

 

Per mendimin tim kjo edhe po te jete e vertete nuk ka pike rendesie.Pune e madhe se paska qene deshmitar ne nje gjyq politik .Cdo njeri i zakonshem ne ate kohe qe kishte ardhur nga malet dhe partia e kishte bere me shkolle e me shtepi dhe e kishte bere edhe anetar partie do ta bente me qejf kete detyre.Ai gjerat me te renda i ka bere ne te ashtuquajturen demokraci .Ai ka futur ne burg gazetare ne demokraci.Ai ka djegur gazeta qe ishin kundershtare te tij.Ai ka ekzekutuar kundershtare politike pa gjyq fare (kujto leven ne koke Edi Rames dhe Ndre Legisit).Ai armatosi popullin me arme ku si pasoje ne nje vit te vetem u vrane rreth 2000 vete shumica te pafajshem.Ai ka bere vjedhjen me te madhe te votave ne historine e Shqiperise.etj etj 

Ai ka ekzekutuar kundershtare politike pa gjyq fare (kujto leven ne koke Edi Rames dhe Ndre Legisit)

 

edhe te ekzekutuar edhe te gjalle, si shume cudi mer jahu... smiley

Ok po e ndryshoj .Tentative vrasje.Je dakort tani?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).