Sektori privat në vështirësi, thellon diferencën e pagave me sektorin shtetëror

Pagat mesatare të sektorit privat në Shqipëri janë 34% më të ulëta sesa ato të sektorit shtetëror dhe kjo diferencë është thelluar dy vitet e fundit, pasi në vitin 2006 ishte 19%. Të dhëna zyrtare bëjnë me dije se pagat mesatare në sektorin privat kanë mbetur në vend që prej disa kohësh dhe kjo për shkak të pafuqisë së biznesit. Të dhënat tregojnë se mbi 45% e kredive të biznesit kanë shkuar për likuiditete, gjë që e bën më bindës këtë argumentim. Në anën tjetër, qeveria shqiptare ka rritur pagat në sektorin shtetëror çdo vit duke u nisur edhe nga të ardhurat që ajo ka mbledhur. Numri i punonjësve të sektorit shtetëror është rreth 100 mijë syresh, ndërkohë që në sektorin privat jobujqësor punojnë më shumë se 450 mijë punonjës, të cilët vazhdojnë të jenë me pagat e mëparshme. Rritja e të ardhurave në buxhetin e qeverisë nuk është shoqëruar assesi me rritjen e fuqisë së biznesit për të rritur pagat e punonjësve e as me fuqinë e biznesit për të rritur numrin e të punësuarve. Duhet thënë se numri i të punësuarve sipas të dhënave është vetëm 0,1% më i lartë se dy vjet më parë ose rreth 4 mijë syresh. Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkuan qeverisë që të mos rrisë pagat e sektorit shtetëror disa muaj më parë me motivin e kompensimit të çmimeve të larta, pasi nuk ishte kjo kategori punonjësish që ishte prekur më shumë nga inflacioni dhe çmimet, por ishin punonjësit e sektorit privat ose të papunët ata që duhet të ndihmoheshin. Qeveria megjithatë rriti pagat në sektorin publik dhe nuk mori asnjë masë për shtresat e tjera. Aktualisht punonjësit e sektorit privat duhet të llogarisin të përballojnë jetesën me paga 34% më të ulëta sesa ato të sektorit shtetëror. Duhet thënë se në sektorin privat mund të ketë kategori pagash më të larta sesa në atë shtetëror, por gjithashtu edhe paga shumë të ulëta dhe mesatarja e tyre është 34% me e ulët sesa mesatarja e pagave të sektorit shtetëror. Duke qenë se sektori shtetëror është rreth 4 herë më i vogël se sektori privat sa i takon numrit të punonjësve, është e padrejtë që qeveria bën këtë ndarje dhe nuk merr parasysh faktin që biznesi ka fuqi të kufizuar për të rritur pagat e tij. Asnjë masë fiskale nuk është ndërmarrë, në mënyrë që biznesi të japë paga më të mëdha.

7 Komente

 Gje qe do te thote qe per 4 vjetet e ardheshme, qeveria e re te mos rrisi pagat e buxhetorve, por te investoje ne infrastrukture , energjitik, dhe te ndihmoje te papunet ose me asistence ose me pune me orar te reduktuar. 

Të dhënat tregojnë se mbi 45% e kredive të biznesit kanë shkuar për likuiditete, gjë që e bën më bindës këte argumentim.  -  Nuk  e kuptova se cfare donte te thoshte autori!!!                   

Nuk me duket fare e besueshme qe pagat ne sektorin privat jane 34% me te ulta se ne ate shteteror. Nga merren keto statistika? Nga deklarimet ne zyren e tatim taksave, apo ato ne sigurimet shoqerore? Me sa di une, ne rastet me te mira, deklarohet rreth 50% e pages reale. Kjo nisur nga eksperienca ime modeste ne nje banke te nivelit te dyte, ku perballesha cdo dite me llogari pagash dhe punonjes te inatosur te sektorit privat te cileve nuk u aprovohej kredia personale ne nivelet e pagave reale (te pakten 2 here me te larta se c'kalonte nepermjet sistemit bankar).

Asnje mase fiskale nuk eshte ndermarre, ne menyre qe biznesi te jape paga me te medha.

- Kjo jo vetem qe nuk eshte e vertete, por eshte e gabuar te presesh nga shteti nderhyrje ne sektorin privat ne menyre direkte. Masa fiskale jane ndermarre, por jo per te nxtiur paga me te medha, pasi nuk eshte e nevojshme. Ajo qe eshte synuar me taksen e sheshte eshte nxitja e deklarimit te fitimeve reale dhe pagave reale ne zyren e tatim taksave. Per me teper, kohet e fundit eshte ulur edhe perqindja e sigurimeve shoqerore e shendetsore te paguara nga punedhenesit.

Eshte pa kuptim te besh krahasime te tilla ne nivel pagash, sepse supozimet jane te gabuara. Ne Shqiperi niveli i ekonomise informale eshte shume i larte.

Mbi shkrimin:

1) Nuk citohet burimi i te dhenes kryesore, kush e thote qe paga mesatare te sektorit privat jane 34% me te uleta se ato te sektorit publik?

2) Nuk eshte e vertete qe nuk jane ndermarre masa lehtesuese fiskale per ndermarrjet pasi eshte pergjysmuar tatimi mbi fitimin, eshte ulur kontributi per sigurimet shoqerore, dhe qeveria premton qe do ulet me tej ne 2009-en.

3)  S'ka ndonje gje te keqe nqs 45% e huave shkojne per likuiditete, te pakten jo nga ana parimore. Duhet nje analize me e thelle nqs do ta nxjerre kete si nje tregues te keq.

 

PeterPan,

1) Me futjen e pagave reference ajo qe thua ti per mosperputhjen e pagave reale me ato qe deklarohen bie poshte pasi s'ka me njeri interes te mos i deklaroje rrogat sa c'jane (vetem nqs jane shume mbi pagat e references).

2) Krahasimet ja vlen te behen, vetem se duhet te behen te hajrit dhe jo shkel e shko sa per te mbushur nje artikull gazete per te sulmuar qeverine.

Ll,

Krahasime e bazuara patjeter qe ia vlejne te behen. Une u shpreha qe krahasime TE TILLA (si ne artikull) ku supozimet jane te gabuara (ose mungojne) nuk ka kuptim te behen, sepse jane misleading.

Per sa i perket pagave reference, ke te drejte. Ne fakt une nuk kam shume informacion mbi to, por me lindin dyshime mbi permbushjen e qellimit te vendosjes se ketyre pagave. Nqs ke info, please fill me in:

1. Sa i permbahen pagave reale te tregut keto paga reference? A jane bere studime para se te vendosen, dhe ne cfare konsiston research-i? A eshte parashikuar rishikim here pas here?

2. Le te themi qe pagat reference pasqyrojne tregun me se miri. A eshte menduar edhe per struktura reference? Ndryshe hapsira per evazion eshte akoma shume e madhe.

3. Une sinqerisht shpresoj qe gjerat te kene ndryshuar. Megjithate deri para 3 muajsh, perdite jam perballur me devijime te konsiderueshme te pages reale dhe asaj te deklaruar, te pasqyruara ne llogari pagash apo bilance kompanish aplikante per kredi.

 

Shkon nje pronar te zyra e taksave dhe kerkon te takoje zyrtarin e taksave i cili mbulonte kompanine e tij. E gjen dhe i thote:

- Kisha qejf te merrja lejen nga data 1 deri ne 15 gusht!

- Mire mer - i thote ky tipi i tatimeve - c'vjen me pyet mua?

- Po mendova se ky eshte vendi i duhur per te marre leje pasiqe punoj ekskluzivisht per zyren e taksave.

PeterPan,

1) Nuk mund te flas mbi perputhjen e pagave reference me ato realet e tregut. Qeveria tha natyrisht qe i vendosi mbi bazen e nje studimi dhe une s'kam degjuar shume ankesa (kjo s'do te thote qe s'ka ankesa) por ketu mbyllet muhabeti se numrat i ka ne dore qeveria qe ben sic do vete smiley

2) Ka menduar qeveria edhe per struktura reference se e kap leprin me qerre ajo smiley

 

Swed,

A te thashe per berberin e lagjes qe qahej para ca ditesh se i ishte rritur xhiro ne fund te nentorit nga 2 milion ne 2.9 milion? Keshtu edhe kjo puna e pronarit  te firmes smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).