Së shpejti fillon shpërndarja e letërnjoftimeve, pa to s'ka pagesa për buxhetorët

Deklaratë e Zv.ministrit të Brendshëm Z.Ferdinand Poni për fillimin e aplikimit të shtetasve për letërnjoftim dhe pasaportë biometrike.

Dt 08.01.2009

Dje më datë 07.01.2009, Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë sanksionoi që 12 janari 2009 është fillimi i aplikimit të shtetasve për letërnjoftimin dhe pasaportën biometrike. Kjo ngjarje shënon një arritje të shoqërisë shqiptare, të të gjithë shqiptarëve në integrimin e tyre në familjen europiane.
Paisja e shtetasve me letërnjoftim elektronik është një detyrim i parashikuar në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, ''Për dokumentin e identitetit të shtetasve shqiptarë'', te ligjit nr. 9972 date 28.07.2008, ''Për ratifikimin e Kontratës koncesionare ''Për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe të pasaportave elektronike'' dhe si një dokument të tillë tepër të nevojshëm, të domosdoshëm për shtetasit. Vendimi synon që po kaq detyrues është aplikimi për këtë dokument për shtetasit mbi 16 vjeç.
Aplikimi për letërnjoftimin dhe pasaportën biometrike kryhet në zyrat e regjistrimit pranë bashkive, komunave, njësive bashkiake përkatëse. Aplikimi kryhet për personat që kryejnë pagesën dhe disponojnë mandatarkëtimin përkatës për çdo dokument. Pagesa kryhet në zyrat e postës, ose në zyrat e financës të institucioneve përkatëse.

Shtetasit, të cilët janë të detyruar të pajisen me letërnjoftim dhe që mbushin moshën 18 vjeç, më 28 qershor 2009, që nuk aplikojnë per t'u paisur me leteërnjoftim, nuk do të përfitojnë shërbimet e mëposhtme :

 -pagesa ose shpërblime për të gjithë personat fizike të punësuar në administratën dhe institucionet publike,  si dhe personat e punësuar në shoqëri, agjensi apo ente shtetërore, qendrore apo vendore, nese nuk kane aplikuar deri me 25 shkurt 2009;

-pagesa apo shpërblime për pensionistët nëse nuk kanë aplikuar deri në 25 mars 2009;

-pagesa për ndihmë, përkrahje sociale apo çdo lloj ndihme tjetër ofruar nga institucionet publike, qendrore dhe vendore, nëse nuk kanë aplikuar deri më 30 prill 2009;

-pranimin në provimet e fundvitit dhe regjistrimin në vitin shkollor/akademik pasardhës për të gjithë ata që ndjekin studimet në shkollat e mesme dhe të larta, pjesëmarrësit në konkurse apo gara të ndryshme të organizuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, nese nuk kane aplikuar deri me 30 mars 2009;

-pajisja me pasaportë për jashtë shtetit;

-shërbimin në zyrat e gjendjes civile;

-lëshim ose rinovim të lejeve, autorizimeve, licensave nga organet e pushtetit qendror/vendor;

-nuk do të lejohen të dalin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë;

-aplikimi dhe pajisja me çertifikatë pronësie nga ana e zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme;

-aplikimin dhe lëshimin e dokumentit ''Leje drejtimi automjeti'' dhe kolaudimin e tyre;

-lëshimi i vërtetimeve dhe dokumenteve të tjera të ngjashme me to, nga administrata gjyqësore;

-shërbimet noteriale;

-shpërndarja e karburantit pa akcizë për fermerët;

-shërbimi nga zyrat e Alba-Postës;

-për shërbimet e parashikuara nga pikat 5 e në vazhdim, afatet fillojnë të zbatohen nga 1 shkurt 2009.

 Vendimi i Këshillit të Ministrave i ka rekomanduar institucioneve të pavarura, Bankës së Shqipërisë dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike që të ndjekin të njëjtat procedura për shërbimet që ato ofrojnë, normojnë me afat deri në 15 prill/30 prill 2009

 Për transparencë dhe për të paisur çdo shtetas me të paktën një dokument identifikimi, vendimi ka përcaktuar se Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u dërgon jo më vonë se data 31 janar 2008 të gjitha bashkive, komunave, njësive bashkiake, listën përkatëse të shtetasve me të drejtë vote që nuk janë të paisur me pasaportë. Njësia përkatëse e bën listën publike dhe njofton shtetasit e kësaj liste për  të aplikuar me përparësi për letërnjoftim.

 Të gjitha institucionet shtetërore, qendrore apo vendore, marrin masa që pagesa për aplikimin për letërnjoftim për punonjësit e tyre të kryhet brenda institucioneve përkatëse. Ministria e Brendshme po merr të gjitha masat për zbatimin e këtij vendimi të rëndësishëm nga të gjitha institucionet publike dhe të gjithë shtetasit. Ne përfitojmë nga rasti për të përshëndetur bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi patur me njësite vendore të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë dhe kërkojmë vëmendjen maksimale të tyre edhe gjatë aplikimit të shtetasve.

8 Komente

Pak i cuditshem ky zelli i papare per te pajisur njerzit me leternjoftime.

Mua me shume me shqeteson ai paragrafi ku thuhet se  

-nuk do te lejohente dalin jashte territorit te Shqiperise ;

 

Do te kontrollohet  vetem aplikimi  apo duhet te kesh leternjoftimin qe te dalesh jashte Shqiperise ? Se per 3-4 dite qe do rri ne Shqiperi  sma merr mendja qe mbaron pune me leternjoftimin aty . Apo ka per tu bere  leternjoftimi me i vlefshem se viza?!

A leshohen me prokure ne Shqiperi ose ne ambasada e konsullata keto leternjoftimet se punto nero punto nero per 1 milion shqiptare qe jane jashte veshtire do jete....

Me fjale te tjera..zyrtaret pergjegjes per leshimin e leternjoftimeve u bekerkan milionere sivjet...Bravo Sale,nxire edhe disa ligje te tjere te ngjashem me kete dhe e zhduke korupsionin!!!

Ll nuk eshte zell,por duhet mbush arka e shtetit para zgjedhjeve.

andi, ne qoftese ke vize te marre nga ambasada gjermane ne shqiperi,nuk te lejojne te dalesh jashte vendit po nuk pate bere aplikimin.

Ne periudhen kur njerezit kthehen ne Shqiperi (vere) zgjedhjet duhet te kene mbaruar, kshu qe dhe interesi do te kete rene.

ngutja behet ngaqe mire eshte qe gati te gjithe te kene kartat per zgjedhje - dhe zgjedhjet te behen me karta -dmth te behen me dokumenta te sigurta - dmth te kene standarte te larta - dmth Opozita te mos thote me si ne 2007 "çertifikata"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).