Sa jam i gëzuar?

<< Posi jo, plot dy vjet që nuk e bën Vitin e Ri në Shqipëri. >>  më thonë ata që e mbajnë mend. Kujtohem : Viti i Ri 2007, natyrisht. S'kam ndonjë kujtim të madh, pjesa më e madhe janë në terr. E mbaj mend tani, dritat ikën nga ora 8 e mbrëmjes deri pak mbas mesnatës. Por këtë herë do jetë ndryshe. Shikoj tv. K.E.SH-i garanton drita për gjithë mbrëmjen në gjithë Shqipërinë. Shkojnë edhe më tej. Se ça kanë blerë ca energji se di ku e thonë qe edhe për 2009 ja hodhëm.

<< Po ne sikur e kishim tonën energjinë? >> pyet.

<< Tani e bleme, u bë e jona. >> them.

Kapsolla. Kapsolla. Kapsolla. Mbyll syte për një sekond. Është 2008 por duket si 97. Janë fëmijë, fëmijë hesapi. Dal në lagje, është ora 8 e darkës. Para pallatit tim është plot me kalamaj që po djegin plehrat. Ashtu në gjysëm errësire ngjajnë si ndonjë tribu e fillimit të shekullit të shkuar. Kanë shkrepëse, kapsolla, çakmaqe : i kanë të gjitha. Ndahen në dy grupe dhe i gjuajnë njëri bum tjetrit bum. Janë 8 apo 9 vjec, të gjithë. Bum. Kishe të drejtë zoti Faik, rroftë e qoftë Zululan bum di. Nga femijë si këta do rrinë pa festuar mjekët e spitalit ushtarak. Shikoj lajmet ditën tjetër. Pesë të plagosur në Shqiperi, katër të vdekur në Kosovë. Ngjitem. Marr pjesë në shtrimin e tryezës, ndez kompjuterin dhe vë muzikë. Ka drita, shyqyr Z-tit, natyrisht. Pije, mish, bakllava, muzikë, bum, ikin dritat. Normal. Une kam hallin e kompjuterit, Irini Qirjaku ndalet së kenduari dhe mua ma bën zemra bum laptop i këtij timit mijëra euro e kontrolloj duket në rregull. Ka bateri për një orë e 40 minuta.

<< K.E.SH., ku ti kesh. >> bërtet.

<< Mirë. >>

<< Ja do ikin pesë minuta, kthehen prape. Është Viti i Ri... >>

Se ça kanë blerë një llampë e ndezin ka një farë drite është edhe drita e kompjuterit  bum bum bum kjo ishte e madhe dhe ishte poshtë shtëpise. Banoj diku afër qëndrës, brenda unazës. S'më bën shumë përshtypje fakti që ikin dritat për Vit te Ri, më bën përshtypje fakti që njerëzit janë dorëzuar. Ikën dritat, ngrenë supet. Erdhën dritat, ngrenë prapë supet. Sytë nuk shndrijnë për asnjë arsye, Jemi mesuar ne, kështu shkon këtu. Askush nuk indinjohet, kështu shkojnë gjërat këtu. Këtu edhe sikur të bjeri mana nga qielli askush nuk habitet. Kështu është këtu, kështu shkojnë gjërat. Ça ti bësh, hë, ata i hanë lekët vetë...

 Tymos në ballkon janë plot pallate pa drita bum, fëmijet poshtë punojnë. S'kanë shtëpi këta dreq. Sa të shara e të mallkuara në errërisë, nëpër ato dritare në gjysëm hije. Sa tavoline e birra, çi do, se mos i shohin. Shikohet ndonjë dritë e zbehte, do jene si puna jonë me keto llampat. Ka muzikë të paktën.

<< Ja jo do ikin pesë minuta, kthehen prapë, si heqin sonte ata jo. >>

Vijnë për një fraksion sekondi ikin prapë. Edhe në errësire une arrij të ndjej keqardhen në sytë e prindërve te mi. Kishte çuni dy vjet pa ardhur në Shqipëri e këta majmunet i heqin. Sikur e kanë ata fajin, dreqi ta hajë, sikur e kanë ata.

Bum vijnë dritat bum ikin dritat bum vijnë përseri. Kalojnë ca sekonda e nuk ikin. Shtrojmë me urgjencë, si në ndonjë ushtri. Ulemi, hamë, shikojmë tv. Është kanali kryesor, bëjnë humor që nuk bën për të qeshur. Këtu s'qesh askush, të paktën. Aty ku janë ata, në teater, herë pas here qeshin. Ndoshta janë të rregjistruara, nuk e di. Një pjesë e mirë e atyre që dëgjojmë duke qeshur kanë vdekur që kur, rregjistrimet janë te viteve 50-60. Tallen me kryeministrin dhe me ambasadorin amerikan në Shqipëri. Tallen me ca që paskan qënë te Vëllai i Madh. Batuta me e bukur është tip “Ose më pengon hunda me pa, ose kjo pordha që bënë këta.” Qeshin, kënaqen, bum, bëhem për cigare, humori tjetër tallen me disa në Mozambik, humor shqiptar, tallen me të gjithë ata që mendojnë inferior, gjashtë “aktore”, katër të veshur si afrikanë, dy si shqiptar, shqiptari u thotë Kjo është dhuratë për fisin tuaj që ju dhjefsha mu në fis bum qeshin ha-ha-ha për fat të mire ikin prapë dritat. K.E.SH ku ti kesh, tymos në ballkon, ha, fëmijët vazhdojnë luftën, edhe drita që kishim fiket shkon vonë dritat vijnë ca minuta e ikin prapë shikojme me dritën e kompjuterit, “E mirë bakllavaja, vërtet shumë e mirë.” Nis e pres mesazhe, mesnatë, shume buma të mëdhenj, Gëzuar 2009, qoftë një vit me suksese në punë e shkollë...

Dritat vijne drekën e një janarit. Dashje pa dashje rishikoj “humorin”  ndërsa punoj mbi këto rreshta. Disa nga batutat më të fuqishme:

Katundarët e dreqit.

T'ju qit Z-ti fare.

Ma ka çarë tejpërtej, thënë nga Lilo labja, rixhirim komik i “Malet me blerim mbuluar”.

U kthye rroçka e historisë.

Një aktor i hedh një tjetri ujë në pantallona pastaj i thotë “ Iiii, bëre çiçin,”

Mos ka ndodhur gjë andej nga ndërmarrja?

Nejse, Gëzuar 2009.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).