Rusia, pezullon gazin drejt Ukrainës

Rusia po mban të pezulluar për të dytën ditë furnizimet me gaz për Ukrainën, ndërsa zyrtarë nga të dy vendet po përpiqen të arrijnë një zgjidhje për mosmarrëveshjen mbi çmimin e gazit. Presidenti i Ukrainës Viktor Jushçenko tha se bisedimet pritet të rifillojnë pas disa ditësh dhe synimi është arritja e një marrëveshjeje më 7 janar.

Ministria e jashtme e Ukrainës ka dërguar diplomatë në Evropë për të disktuar rreth krizës. Rusia kërkoi sot një mbledhje të jashtëzakonshme të Parlamentit Evropian për të ngritur shqetësimet e saj. Ndërkohë nuk ka njoftime për mungesë gazi në Ukrainë, e cila thotë se ka rezerva deri në prill.

Vendet e tjera evropiane që furnizohen nga Gazpromi rus, po ashtu njoftojnë për furnizime normale, megjithë akuzat e Rusisë se Ukraina po vjedh nga gazi i destinuar për Evropën.

3 Komente

 Rusia, keq me Ukrainen, keq me Polonine, keq me çekine, vende nga kalojne tubat e gazit. Ukraines, i kan mbaruar parate qe EU i dha kete vit siç duket. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).