Rrugët, dëshmi për mungesë vizioni

Suksesi më i propaganduar i qeverisë Berisha, që ka të bëjë me ndërtimin e rrugëve, vihet në dyshim nga mungesa e një strategjie të qeverisë për ndërtimin e tyre, investimet spontane dhe jotransparente, si dhe politikat personale dhe krahinore që çuan në bllokimin e projekteve të mëdha për autostradat e Jugut.

Infrastruktura rrugore, e cila po shpallet si suksesi kryesor i qeverisë Berisha, duket se është zhvilluar jashtë një plani strategjik dhe është stimuluar në shumicën e rasteve nga pamundësia për realizimin e investimeve dhe rialokimin e fondeve të buxhetit në fund të vitit.

Nëse i hedhim një sy gjithë rrjetit rrugor të ndërtuar nga viti 2005, shihet qartë se qeveria e Partisë Demokratike nuk ka pasur një plan të sajin për ndërtimin e rrjetit rrugor, përveç projektit Milot-Morinë. Ajo bllokoi në fillim të mandatit të saj projektet e nisura nga qeveria socialiste për aksin e Jugut dhe thuajse dështoi në ndërtimin e tyre deri më sot.

Kështu, kur demokratët morën pushtetin, socialistët kishin nisur rrugën Gjirokastër-Tepelenë, Lushnjë-Fier dhe kishin bërë gati për prokurim rrugën Levan-Tepelenë, çka përfundonte gjithë korridorin e Jugut. Fondet ishin dhënë nga BERZH, projekti ishte gati dhe pritej vetëm fillimi i punimeve. Pas një polemike mes kryeministrit Berisha dhe sekretarit të Përgjithshëm të PS, Gramoz Ruçi, në Kuvend në muajin e parë të qeverisjes, Berisha bllokoi ndërtimin e rrugës Levan-Tepelenë. Kjo rrugë, e cila do të fillonte së ndërtuari në vitin 2005, parashihej të përfundonte në fund të vitit 2007. Kryeministri Berisha bllokoi ndërtimin e saj dhe për pak futi në krizë marrëdhëniet e qeverisë së tij me BERZH, e cila kishte akorduar kredinë.

Për të shmangur keqkuptimet e tij për persekutim të Jugut, Berisha shpalli si prioritet një rrugë të re, e cila kalonte nga Peqini në Berat dhe dilte në Tepelenë. Vija imagjinare nuk kishte as projekt dhe as studim fizibiliteti. Për të justifikuar bllokimin e rrugës Levan-Tepelenë, Berisha prokuroi një studim të fizibilitetit të këtij aksi imagjinar, i cili realisht kushtoi më shumë sesa rruga, e cila kishte gati projektin dhe kredinë e BERZH. Në vitin 2008, Berishës iu desh të kthehej sërish tek aksi Levan-Tepelenë. Por deri në këto momente është bërë vetëm tenderi, të cilin e ka fituar një firmë me pronarë nga serbët e Bosnjës, dhe një kompani tjetër italiane. Rruga nuk ka filluar ende.

Po ashtu, Berisha gjeti gati projektin dhe kushtet e kredisë për rrugën Vlorë-Levan. Në dhjetor të vitit 2006, Berisha, në praninë e ministrit Basha, shkoi dhe e përuroi fillimin e saj. Sërish fituese ishte firma me pronar një serb të Bosnjës. Përurimi u bë në vitin 2006, kredia u miratua në vitin 2007, shpronësimet u bënë në vitin 2008 dhe rruga ende nuk ka nisur realisht.

Ky blof elektoral i dhjetorit të vitit 2006, në prag të zgjedhjeve lokale, në të vërtetë e bëri krejt joserioze qeverinë me popullsinë e zonës përreth. Nëse Berisha nuk do t’i kishte bllokuar këto dy projekte, sot nga Tirana në Kakavijë do të ishim duke shkuar me autostradë, pasi rrugët do të kishin përfunduar.

Me një emergjencë të madhe, po në prag të zgjedhjeve lokale, u përurua nisja e punimeve në mbikalimin e Tiranës. Përsëri fituese firma që ka pronar një serb të Bosnjës, por puna po vononte të fillonte. Kur afatet limit po kalonin, qeveria u fut në alarm dhe disa firma shqiptare u mobilizuan si nënkontraktore për ta mbaruar mbikalimin. Cilësia e tij është e provueshme nga çdo shofer që kalon. Rruga është gjithë gropa të rrezikshme dhe valëzime pa mbushur ende disa muaj dhe nuk dihet nëse e kanë marrë apo jo në dorëzim.

Një histori më vete zvarritjeje dhe dështimi ishte rruga Lushnjë-Fier, 22 km në mes të fushës nisën në kohën kur ishte në pushtet Partia Socialiste dhe ende nuk kanë mbaruar. Justifikimet logjistike ishin shumë jobindëse dhe ngërçi që krijoi ky kantier katërvjeçar në rrugë ishte një dështim i madh i qeverisë.

Po kaq pa strategji nisi dhe rruga Milot-Morinë. Segmenti i parë Morinë-Kukës, rreth 22 km, u prokurua duke iu ndarë 5 kompanive shqiptare dhe një maqedonase. Por dhe këtu plasi skandali. Rruga u prokurua me 2 korsi dhe ndërtuesit privatë u urdhëruan me gojë ta bëjnë rrugën me katër korsi. Projekti që iu vendos përpara ishte me katër korsi, ndërsa prokurimi i fondeve u bë me 2 korsi. Ndërtuesit filluan të punojnë me paratë e tyre dhe u futën në krizë financiare. Shteti nuk kishte më mekanizma për t’iu dhënë lekët dhe çështja është banalizuar. Ndërtuesit kanë hedhur në gjyq qeverinë që nuk iu ka dhënë lekët, ndërsa qeveria realisht nuk iu ka dhënë urdhër me shkrim të bëjnë rrugën me katër korsi. Në këto kushte, ministri Lulzim Basha duhet të shkojë para drejtësisë që ka lejuar të ndërtohet rrugë me katër korsi pa leje ndërtimi dhe pa u prokuruar. Gjykatat iu kanë dhënë formalisht të drejtë ndërtuesve dhe qeveria po iu paguan paratë, jo duke prokuruar rrugët, por duke bërë fakt të kryer punën e tyre. Ky është ndoshta skandali më i madh në punët publike në Shqipëri, për të cilin duhet të përgjigjet Lulzim Basha. Ndërkohë, dy segmentet e tjera, Rexhepaj-Kalimash dhe Rrëshen-Kalimash, po kryen përkatësisht nga një kompani kuvajtiane dhe nga kompania “Bechtel-Enka”. “Bechtel-Enka” po e çon koston e rrugës mbi 1 miliard euro, ndërkohë që vlera e synuar ka qenë 420 milionë dollarë, ndërsa ministri Olldashi premtoi 580 milionë dollarë, pas rillogaritjeve.

Por, me të njëjtën vështirësi, në krah të saj kompania kuvajtiane po bën një urë 74 metra të lartë dhe 7 km rrugë me 40 milionë dollarë, pra me një çmim katër herë më të ulët se “Bechtel-Enka” duke qenë në të njëjtën vështirësi dhe në të njëjtat kushte.

Më tej akoma, segmenti Milot-Rrëshen, i cili është fituar nga një kompani sllovene, thuajse ka ngecur, edhe pse është në terren shumë të mirë. Punëtorët kanë muaj që nuk po paguhen dhe ne në redaksi kemi disa peticione të tyre. I gjithë ky konfuzion tregon se për ndërtimin e kësaj rruge nuk ka pasur një strategji, por gjithçka është bërë spontanisht dhe në shkelje të fortë të ligjit.

Të vetmet segmente rrugore me leverdi që ka prokuruar kjo qeveri janë segmentet e rrugës së Bregdetit dhe fillimi i punës për rrugën Kardhiq-Sarandë, si dhe fillimi i punës për Rrugën e Arbrit. Gjithë projektet e tjera janë të gjetura ose spontane, çka rrezatojnë një mungesë të qartë strategjie të qeverisë për infrastrukturën dhe një xhep ku mund të investohet paaftësia e saj për të realizuar një buxhet aktiv dhe real, i cili në fund të vitit përfundon te “gropa” Rrëshen-Kalimash.

10 Komente

Thought, meqë e kishe fjalën për rrugët... smiley

Po rri o Edrus tani se kur ka mbetur te gjykoje vizionin qeveritar per rruget Mero qe eshte inxhinier minierash, vaj halli pastaj...

Nuk quhen më "uritha" ata? ... apo je ti që ke vendosur të pastrosh mënyrën e të shprehurit ndaj gazetarit? smiley

Ne fakt, fytyra e nje shteti duket tek infrastruktura, pra tek rruget. Te shohim se ç'ka djallosur mavria, se sa per autostraden Tirane-Durres, ajo eshte turpi i shtetit dhe qeverive shqiptare. Le te vijne ne perendim, e ti shohin se ç'do me thene autostrade. Ose te mos shkojne me larg, le te hidhen ne Kroaci e te shohin seç autostrad madheshtore po ben ajo. 

Tani Pjer...durres-Tirane u ndertua ne nje epoke tjeter...ne epoken e gurit. Si realizmi i pare i nje rruge semi-moderne ne Shqiperi...ishte ne fakt sukses i madh. Cdo gje matet me kohen dhe konditat kur u bene...jo me sot dhe as me Kroacine. Nese ajo rruge do ndertoheshe sot...atehere po qe mund te ankoheshe...po jo ajo qe u ndertua para 10 vitesh.

Sa per ato qe ka then Mero mavria...ka te drejte ne fakt. Projektet qe i merr persiper vetes Berisha...jane ne fakt te gjitha projekte qe kan filluar ose te pakten jane financuar...ktu e 4 vjet me pare. Dhe 4 vjet me vone...shumica s'kan mbaruar dhe s'kan mbarim ne horizont.

Lushnje-Fier ishe...qesharake. Gjith aksin e rruges kte vere...kishe NJE rul qe mezor levizte diku andej nga mezi. Edhe te doje ta ndertoje me ngadal...nuk e beje dot...

Megjithse jane ndertuar edhe rruge te tjera...90% ne veri...perseri "sukses" nuk mund te quhet. Mediokritet...mbase...une do ti jepja noten 5 ksaj qeverie.

grupo, me gjithe rrespektin qe kam per ty, a mund te me thuash se kush qeveri tjeter ka shtruar kaq shume kilometra rruge sa ka shtruar qeveria aktuale? vetem per  4 vjet mos harro.

Gjerat maten ne kte menyre ne Shqiperi, dhe ne ndonje vend tjeter te Cudirave (diku andej nga Palestina me sa duket). "ne kemi shtruar me shume se ke shtruar ti smiley "

Ne fakt...nje zero kan shtruar te gjithe smiley Ta them une pse...sepse financimi per kto rruge ne 99% te rasteve vjen nga BERZH ose nga kredi te tjera. Pra...me paret e te tjerve...ndertojme ca te duam neve.

Se dyti, sic thash ne 90% te rasteve projektet ose kishin filluar, ose ishin ne financim, qe 4 vite me pare. Pra kur zgerrdhin buzet Birisha ne TVSH sa here qe pret ndonje kordon te kuq...nuk e shpjegon se kush eshte financuesi, kur filloj dhe sa vite ka ne ndertim...apo edhe kur u projektua. PS-ja ne fakt i "dhuroj" Birishes gati 99% te "projekteve" qe kan perfunduar, jane ne punime, ose do fillojne.

Thjesht si per krahasim...TEC-i Vlores u projektua qe ne 2001...por eshte "Birisha" qe e paska "ndertuar"?? Besoj se jo ne fakt...por kto lloj projektesh...perfshi edhe rruge...duan me vite te tera projektimi, studimi, dhe financimi...para se te dali ndonje politikan (ne kte rast nje mushke...se as gomar s'eshte) qe te presi kordonin.

Une nuk i mas me....une kam ndertuar kaq km ne kohen time dhe ti aq...sepse kto si projekte kombetare dhe strategjike...jane komplet te pavarura nga cila qiveri eshte ne krye...thjesht per faktin se gjeja me e rendesishme...pra FINANCIMI...s'eshte aspak ne duart e asnje qiverie...por te kredidhensve.

Bile une e kam te veshtire te kujtoj NJE rruge qe eshte ne ndertim sot, ose edhe ka perfunduar, qe nuk ishte projektuar ose nuk kishe filluar ndertimin qe 4 vjet me perpara.

Mediokriteti i ksaj qiverie dallohet atje ku thot dhe Mero-Mavria...ne segmentin ne Morine qe ja kan dhene fimrave Shqiptare dhe e ka bere komplet lemsh e kaluar lemshit...ne rrugen Fier-Lushnje qe eshte skandal me vete...eshte po aq legjendare sa dhe hekurudha e kombinatit te Elbasanit (5 vjet per te ndertuar 5km!!)...dhe me teper ke Levan-Vlore qe Berisha e ka peruruar nja 3 here deri tani ne TVSH dhe akoma s'kan filluar punimet.

Pra vetem kjo e fundit...tregon qe me teper ekziston nje megalomani e tipit "dhia e zgjebur" me ate qeveri...se sa pune e vertet. Qe te dali budalli 3 here ne TV me pre shiritin...e te njejtes rruge...duke vendosur nga mbrapa ndonje ekskavator dhe ndonje katnar te shkret qe nuk e di cpo ben...dhe prap 3 vjet me vone akoma te mos ket fillar...kjo tregon qe dicka nuk shkon...dhe ka nje mashtrim te qellimshem. Pale pastaj te flitet per segmente te tjera...si ai ne Gjirokaster...qe ka mbaruar pervec nja 2-3km ne fund fare...pra rruga te con deri aty afer...po pastaj mbaron smiley Na rrofte rruga atehere smiley

Pra nje 5-e...mire e ka...te pakten e kaloj...se ka dhe me keq.

PS: Pra ju te PD-es...qe jeni edhe inteligjent (ti fcb-ja...se Polici...ehhh Policiiiii) duhet me teper te distancoheni nga kjo figure degjeneruese. Une s'kam problem i majte apo i djathte...kam problem thjesht...inteligjent apo mavri. Keni plot njerez inteligjent atje ne rradhet tuaja...por ca figura degjeneruese si Komandanti...ja u ulin noten ne 5...se ndryshe mund te kishit marre edhe 8

 

Keni plot njerez inteligjent atje ne rradhet tuaja...

Ke mor aman se me le pa gjume nga meraku?

E kisha fjalen per Guxhollat mer...ata qe s'i ke qef ti. Tani...te zgjut jane ata...po problemin e kan se i rrine mbrapa Komandantit...dhe ashtu degjenerohen.

Po hajd o swed tu bejme qejfin, se ndryshe do vetevrasin shqiperine..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).