Rrethohet me policë gazeta “Tema”, kërkohet bastisja e redaksisë

Dhjetëra policë kanë rrethuar redaksinë e gazetës Tema dhe iu kërkojnë gazetarëve të dalin nga godina. Botuesi Mero Baze tha në një prononcim për Shekullin se që prej orës 19.00, redaksia është rrethuar me policë, të cilët kanë penguar gazetarët të hyjnë në ambientet e punës.

smiley>

Sipas tij, gazetarët kanë arritur të hyjnë në redaksi, por po punojnë nën presion, pasi tek dera qendrojnë uniformat blu që herë pas here bëjnë thirrje të mbyllin redaksinë.

smiley>

"Ne po përpiqemi të vazhdojnë punën dhe gazeta Tema të dalë nesër në treg", shtoi ai. Kjo media e shkruar është në konflikt prej muajsh me shtetin, që nisi me një qejfprishje të Kryeministrit Sali Berisha me botuesin e Temës, Mero Baze. Sipas këtij të fundit, kreu i qeverisë nuk e do egzistencën e kësaj gazete dhe ka bërë dhe po bën të gjitha përpjekjet për mbylljen e saj.

smiley>

Aktualisht policia e shtetit po tenton të mbyllë redaksinë, me arsyetimin se kjo është zonë e rëndësisë së veçantë pasi ambientet e redaksisë gjenden tek ish-Tipografia Ushtarake në Porcelan.

smiley>

I pyetur për hapat që do të ndërmarrë, Baze tha se “gazeta Tema e ka fituar gjyqin me shtetin për këto ambiente dhe në bazë të këtij vendimi gjykate do të padisë nesër Ministrinë e Ekonomisë si dhe Policinë e Shtetit për veprime arbitrare ndaj medias së lirë.

5 Komente

Po normal, po afrojnë zgjedhjet dhe i prish punë Salës Merua.

Mbahu Mero, mbahu!! Po rezistove deri në Mars i fortë do jesh.

Që i kishin bërë para disa ditësh atentat, nuk u botua ndonjë artikull te peshku më duket.

U botua.  Germo, Jul, germo smiley.

Po se kam pa unë siç duket. Je ndonjëçikë bastexhie ti? Sa kohë i jep Meros dhe me çfarë kofiçenti?

and where is the Koth?

une i jap kohe deri neser mbrema.

Unë e mbaj bastin 1.4 Qeveria, 2.8 barazimi, 3.75 Mero. Bastet mbyllen të hënën, 12 janar 2009, ora 16:00.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).