Reportazh i DW mbi 5 ujgurët e Guantanamos në Tiranë

Tirana është shtëpia e re e Abu Bakkar, një prej 5 ujgurëve që para dy vjetësh erdhën në Shqipëri pasi u liruan nga burgu i Guantanamos. Ky videoreportazh nga Deutsche Welle (në anglisht) flet për jetën e ujgurit në kryeqytetin shqiptar.

 

11 Komente

Ja do hapet dhe Guantanamo. Do na vijne dhe ca te tjere. Lum si Shqiperia qe i pranon! 

Shqiperia e ka bere te qarte qe nuk pranon me te tjere.Kjo qe thua ti eshte genjeshter!

Te largohesh nga vendi yt dhe te shkosh ne nje vend funderrine si Afganistani per "turizem",te marresh vesh qe SHBA eshte ne lufte me talebanet dhe te kapesh me pushke perkrah talebaneve, me duket pak si teper per te qene rastesi dhe pafajesi.

Kjo eshte ne pergjigjesi edhe alibia e atyre qe ishin dhe jane Guantanamo Bay.Qofsha i gabuar,por nuk me duken shume inocente!

Tashme 61 prej te liruarve i jane rikthyer terrorizmit sipas te dhenave zyrtare.

Hajt mos e vrisni mendjen se Amerika paguan per ta, ne nje menyre ose tjeter...

Kush e kontrollon jeten dhe aktivitetin e ketyre ne Shqiperi ????

askush!

Qeveria shqiptare i paguan 400€ /month ... bravo ...qenka me mire te behesh refugjat ne vendin tend me duket..me vijne nder mendje disa pensioniste te shkrete qe pas dhjetra vitesh pune marrin  50€ ne muaj ..

 Puma; "...Tashme 61 prej te liruarve i jane rikthyer terrorizmit sipas te dhenave zyrtare..."

 

Natyrisht qe keshtu do pritej, persa kohe torturohesh apo perpunohesh nga CIA.

 

Alidea; "...Qeveria shqiptare i paguan 400€ /month ..."

 

Mendoj se jo nga xhepi i saj. Per ata qe fitojne azilin politik, paguan Gjeneva.

Gjithsesi.. me beri pershtypje, mos harrojme ketu se Kina nuk e perqafoi qeverine shqiptare me kete hap smiley

Për ata që nuk dinë mirë anglisht - një përkthim i disa pjesëve:

Qeveria shqiptare i paguan (njërit) qiranë për dy vjet dhe i jep 400 euro në muaj si ndhimë.

Ebu Bekri dhe shokët e tij mbështesin pavarësinë e ujgurëve nga Kina.

Ata ikën në Afganistan pasi ishin të shtypur nga autoritet.

Pas 11 shtatorit 2001 ata u kapën në Paksitan dhe iu dorzuam autoritetve amerikane.

U burgosëm pa asnjë arsye (në Pakistan). Policia pakistaneze more $5000 për secilin nga ne dhe Amerikanët na çuan në Guantanamo.

Një nga arsyet që shkuan në Gauntanamo ishte se askush nuk e dinte gjuhën e tyre. Autoritet amerkane menduan se ata ishin luftëtar të huaj të Alkaidës. Ujgurët me naivitet menduan se do ta sqaronin këtë keqkuptim - mbi të gjitha Amerika ishte vendi i tyre i ëndrrave.

Amerikanët na intervistuan dhe na thanë se jemi të pafajshëm dhe se do të na lironin, por si përfundim kaluam 4 vjet e gysëm në Gauantanamo.

Po të mundej do të ikte (nga Shqipëria) në Gjermani ose në ShBA, e cila mbetet vendi i tij i ëndrrave megjithë kohën që ka kaluar në Guantanamo.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).