Rente mbi ju mallkimi i femijeve te ngujuar!

Ndërsa përballemi me një skemë makabre apo të shëmtuar, rëndom themi se, ky është kulmi. Por në këtë vend duket se kulmi nuk paska kurrë kulm. Ajo që pamë të gjithë, ditët e fundit, me 22 fëmijë të ngujuar është një shfaqe e shëmtuar shtetërore, përtej çdo imagjinate. 22 fëmijë, të privuar nga liria, si pasojë e pafuqisë së shtetit, ishin lënë pa bukë e pa ushqime në një qendër të ngritur nga vetë shteti për strehimin, rehabilitimin dhe shkollimin e tyre. Një drejtoreshë, e njëkohësisht drejtuese e një shoqate që përfitonte fonde nga Banka Botërore për këtë punë, dhe një kryetar bashkie, shkëmbenin akuzat se kush i ka vjedhur paratë, ndërsa një grua zemërthyer i tregonte kamerës frigoriferin, ku kishte vetëm disa kokrra vezë, me të cilat ajo duhet të ushqente 22 fëmijë.

 

Ngritja e kësaj qendre në Poliçan ishte një zgjedhje e autoriteteve për të ndihmuar integrimin e fëmijëve që jetojnë në familje të prekura nga ngujimi, si pasojë e konflikteve të gjakmarrjes. Ata nuk shkojnë në shkollë, nuk luajnë si gjithë të tjerët, nuk argëtohen, nuk shkojnë në plazh në verë. Ata nuk bëjnë asgjë nga ato që bëjnë bashkëmoshatarët e tyre, sepse mund t‘i vrasin. Dhe viktima ka pasur… Një realitet makabër ky, por që është realitet dhe ne po bëjmë fare pak për t‘iu kundërvënë. Ndërtimi i qendrës së strehimit dhe rehabilitimit të fëmijëve të ngujuar në Poliçan ishte një përpjekje e vakët, por gjithsesi një përpjekje, për t‘u dhënë mundësi, së paku, të arsimohen këtyre fëmijëve të dënuar me arrest shtëpie, pa bërë asnjë mëkat në këtë botë, qoftë edhe fëminor. Duke lënë mënjanë kundërveprimin e shtetit dhe të shoqërisë ndaj fenomenit mesjetar që ende mbijeton, ajo që të bën të ulërasësh është maskarallëku pa limit i zyrtarëve, që vjedhin çdo gjë që u bie në dorë, pa kursyer edhe bukën e këtyre fëmijëve.

 

Banka Botërore ka dhënë fonde çdo vit për këtë qendër, fonde që janë menaxhuar nga Bashkia e Poliçanit dhe një shoqatë, që bashkëpunon nën drejtimin e qendrës. Por sherret mes kryetares së shoqatës dhe kryetarit të bashkisë për "menaxhimin" e parave bënë që fëmijët të mbeten pa bukë. Për muaj të tërë, fëmijët ushqeheshin nga mëshira e banorëve të qytetit të Poliçanit. Nuk kishte dyqan ushqimor në Poliçan, që nuk kishte listë ushqimesh borxh, që administratorët kishin marrë për të mbajtur gjallë fëmijët. Bëhet fjalë vetëm për 22 fëmijë, jo pa prindër, as të vobektë apo lypës, por për 22 fëmijë që janë të burgosur nga ligjet mesjetare që veprojnë paralelisht me ligjet e integrimit në BE. Pikërisht për këtë arsye, shteti së pari e të gjithë ne, kemi detyrime ndaj tyre një mijë herë më shumë. Kryetari i Bashkisë së Poliçanit tregonte letra, sipas të cilave, qendra nuk varej prej tij. Dhe kishte të drejtë. Qendra nuk varet nga bashkia, por kjo ama që prej një muaji e gjysmë. Më herët, ajo ka qenë pikërisht përgjegjësi e saj dhe zyrtarët e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale thanë se fondet i menaxhonte pikërisht bashkia dhe shoqata që bashkëpunonte në trajtimin e fëmijëve.

 

Prokuroria ka nisur një hetim për këtë çështje dhe tani për tani, prokurorët thonë se paratë janë vjedhur (dhe s‘kanë ku të kenë vajtur tjetërkund, derisa fëmijët mbetën pa buk&eumlsmiley. Por mund të ketë shumë me tepër se kaq. Në gushtin e vitit të kaluar, Shërbimi Social Shtetëror shpalli në media një njoftim për mbështetjen e projekteve të OJF-ve në shërbim të fëmijëve të ngujuar. Asokohe kërkuam me këmbëngulje të mësojmë se kush i mori këto para dhe për çfarë i përdori. Shërbimi Social Shtetëror refuzoi kategorikisht të informonte për këtë çështje. Edhe një kërkesë drejtuar Zyrës Antikorrupsion pranë qeverisë mbeti pa përgjigje. Edhe sot e kësaj dite, ndërsa na duhet të denoncojmë me gjithë fuqinë e zërit vjedhjen e parave që duhej të ushqenin fëmijët e ngujuar, publikisht nuk ka ende një përgjigje se cila OJF i mori ato para, çfarë u bë me këto para, sa apo cili fëmijë i ngujuar në këtë vend përfitoi qoftë dhe një ndihmë apo shërbim çfarëdo? Pretendimi se OJF-të nuk japin llogari publike se nga i marrin paratë dhe ç‘bëjnë me to, këtu nuk vlen, pasi këto janë para që kanë kaluar përmes një institucioni shtetëror, siç është Shërbimi Social Shtetëror dhe për këtë ne kemi të drejtë të dimë pikë për pikë se ku shkuan ato.

 

Kundërveprimi i familjarëve, të cilët i morën përgjatë gjithë natës së diel fëmijët nga qendra e rehabilitimit, për t‘i rikthyer në shtëpitë-burg, është një shuplakë e fortë për qeverinë, por edhe për gjithë shoqërinë. Fytyra humane e një shteti të tërë u bë aq pis, sa minimalisht duhej të kishte pasur ndonjë efekt të shpejtë administrativ, si përpjekje e parë vetëpastrimi. Shkarkimi demonstrativ, të paktën, i ministrit, ndonjë zv.ministri a zyrtari të lartë në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, do të kishte qenë më e pakta përballë këtij realiteti sa kriminal, aq edhe të turpshëm.

 

Edhe gjatë 22 ditëshit të tmerrshëm që përjetoi Gaza, organizatat humanitare arritën t‘i ushqenin më mirë fëmijët palestinezë që nuk u vranë. Ndërsa, në një vend ku qeveria investon miliarda euro për ndërtime rrugësh, në një vend ku shoqëria organizon mbrëmje ballosh me maska për ndihma humanitare, ku Zonja e Parë dhe e Dytë shfaqen në koncerte e ceremoni bamirësie, 22 fëmijë të ngujuar ushqehen me mëshirën e grave të varfra të Poliçanit.

 

Zyrtarët tanë vjedhin paratë e rrugëve, paratë që duhet për të ndërtuar shkolla dhe ujësjellës dhe këtu po e mirëkuptojmë babëzinë e tyre. Por të vjedhin paratë e bukës së fëmijëve të ngujuar, është vërtet një makutëri e frikshme. Në një vend ku drejtësia nuk ka për t‘i çuar kurrë në burg ata që vodhën bukën e këtyre fëmijëve, nuk na mbetet gjë tjetër veç të drejtojmë sytë nga qielli e të kërkojmë drejtësi hyjnore.

 

Mallkimi i fëmijëve të ngujuar e të uritur, rëntë mbi ju, o njerëz të majmur me paratë e bukës së tyre!

 

Dhe ky mallkim nuk ka për të vonuar, të jemi të sigurt, pasi një fëmijë i ngujuar nuk është një fëmijë që thjesht nuk shkon në shkollë apo nuk ka me se të ushqehet. Jo! Para së gjithash ai është një fëmijë me fytyrë të zverdhur, sepse nuk ka dalë në diell dhe brenda në shtëpi jeton me ankthin se një ditë do ta vrasin.

10 Komente

o rafte mallkimi e terci e verci na cate ata gjene, Shko ore kapi per fyti ata administratoret fashiste te shtetit serb ne Shqiperi. RRini mu si ca topa te verdhe the nxirrni here mallkime e here renkime me  ere.

Z.Kika dhe ata q ekane interes per kete ceshtje:

Eshte e vertete qe kjo qender u ngrit dhe rikonstruktua me fondet e projektit te BB.Me idene e mire qe perderisa ngujimi i femijeve per shka te gjakmarrjes i privon keta nga e drejta themelore-arsimimi-tu kriijohen mundesite e vendosjes ne nje qender qe garanton dy gjera: sigurine fizike dhe shkollimin e tyre.

Pasaktesia e pare:Qendra deri ne nenetor 2008 eshte administruar nga Bashkia Polican kurse sherbimi ofrohej nga nje shoqate e kontraktuar.Fondet per mbulimin e shpenzimeve jane dhene nga MPCSSHB. Por nga kontrollet e ushtruara u konstatuan mospermbushje te standarteve te miratuara per keto sherbime. Me sa kam informacion , u hap edhe nje konflikt ndermjet Bashkise dhe drejtueses se Qendres ( kryetrae shoqates)

Duke qene se konflikti dhe mos respektimi standarteve te sherbimit ishte ne kurriz te femijeve, u mor vendimi qe qendra te kaloje nen administrimin e Sherbimit Social Shteteror. Dhe kjo me nje VKM ne dhjetor 2008.

Pasaktesia e dyte: perseri em aq sa kam informacion, kryetarja e shoqates ishte ne nje proces gjyqesor me Bashkine dhe per kete arsye u emrua nje drejtues tjeter per Qendren deri sa te perfuindonte ky gjyqi. Nderkohe ish drejtuesaj eQendres kercenoi se nese nuk mbetej drejtuese per menaxhimin e Qendres do te merrte femijet dhe ti largonte nga ky institucion!! Dhe keshtu beri. Pra nuk jane prinderit, por manipulimet e ish drejtueses dhe problemet e korrupsionit (ku shkuan parate e dhena nga shteti??)  qe percipituan ne kete menyre.

Pasaktesia e trete: ish drejtuesja e qendres dhe ndoshta bashkia kane pranuar ne kete Qender edhe femije qe mund te jene ne nevoje por qe nuk jane te ngujuar.

QENDèR PèR FèMIJ Tè NGUJUAR??? po çfarè qendre èshtè kjo...çfarè kuptimi ka kjo?? tè ngujuar nga kush?si mundet njè shtet tè ndihmoj fèmijè qè po vet,falè paaftèsisè sè tij  pèr tè vendosur rregull e qetèsi,i ka ngujuar??ndoshta gabohem..po pèr mua vetè ekszistenca e njè vendi tè tillè èshtè njè turp i madh pèr shtetin dhe popullin qè ai pèrfaqson!!

Arb, ke te drejte per fenomenin qe eshte turpi i shoqerise shqiptare, turp i shtetit qe tregon mosfunksionimin e tij. 

Por, realiteti heperhe eshte ky, qe ka femije ne Shkoder, Tropoje, Kukes etj qe jane te ngujuar ne shtepi.  Nuk vene ne shkolle, nuk dalin dot nga oborri i shtepise se tyre, e lere pastaj te shkojne per pushime. 

@spiritus, pasaktesi ne artikull ndoshta ka, por e verteta mbetet qe keta femije kishin mbetur te paushqyer.  Dhe nje fare strehe qe kishin, e humben. 

Ne mungese te nje dore te forte te shtetit, s'ka mbetur gje vecse mallkimet dhe piskamat.  Keto tragjedite tona, i bejne ato te Eskilit te duken si komedi. 

Po ja pse mos e themi qe  ne fillim qe autori i shkrimit ka konflikt te paster interesi kur ai drejton nje shoqate qe merret me keto punet e ngujimeve.

A nuk tu duk dhe ty psh qe po i kerkonin me shume llogari se c`duhet atij personit te  Inspektoriatit duke i thene perse ma keni vonuar pergjigjen e aplikimit tim pwer ate fondin e BB per nje projekt ?

P.S. Kesaj forme te shari nuk ka ci ben as admini as adminesha ! smiley

KOth, Emisionin  e ndoqa me vemendje   dhe shtanga kur ky Kikia e nxorri "koken" e dhimbjes se tij alarmante per femijet e ngujuar: nuk kishte fituar ne tenderimin e fondeve nga projekti B .Boterore. Prandaj duhet ti rikujtojme me respekt fjalet e "filozofit kriminel" V.I.Lenin: Njerzit do te mbeten viktima te besimit te verber  nese mbrapa frazave nuk do te shikojne interesa te caktuara.

Ajo drejtuesja e shoqates, me gjeste dhe tone  agresive eshte shprehja me elokuente e ketij surealiteti tranzicional: sharlatanet, mazohistet, arrogantet e paskurpullt jane ne gjendje te bejne gjithcka dhe te hiqen si shenjtore . Shefi inspektoriatit, Kryetari bashkise ( pa e vene doren ne zjarr per te) dhe gazetari qendronin sust para shperthimeve histerike te burrneshes qe paraqitej si e derguara e Zotit ne toke per mbrojtjen e  femijeve te ngujuar.

Pune parash e gjitha dhe asnje fije humanizmi per keta fatkeqe!

Jam dakort me ty 100 %. Bile mu kujtua postimi jot ketu qe lidhej me manipulimin e femijve dhe te familjeve te tyre, kur uleriste aty qe une nuk i lejoj ata femijet te shkojne me ne Polican .

Nuk t`u duk i cik si ajo shprehja : Ene nuk hyn ma , ene nuk hyn ma , e Zanfit ne rastin Balla?

Shume keq shume keq. Rast shume i trishtueshem ! Po ama dikush e tha aty kete konkluzionin e fundit tat .

P.S. Ndonje P.S. nuk pate ti lidhur me ato germat me bold qe kam vene une tek postimi i mesiperm ? Ja provo ti rendisesh te gjitha njera pas tjetres. smiley

Nuk le rast te me iku pa u hakmarr une !

Koth,

Mos perdor kriptograme mer ti apo s ta mban nga adminetsmiley 

As qe e vuna re me vemendje.

Faktet i ka ne dore prokuroria tash.

Inspektoriati po vihet ne levizje

Alios smiley

 

 

Cer nuk ben robi i shkrete nga sikleti. Kaq inat sa me ka mua shumatorja e admineve, shuqur qe nuk me kane afer thuj ! smiley

Xhanem se mos une i kam qejf !

P.S. Me vin nje pesce me yll tek ajo tema me kinezet.

... smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).