Rekomandimet e paraqitura nga G99 ne konventen per sigurine e jetes

SIGURIA USHQIMORE

• “Permasa e sigurise ushqimore nis prej fermes deri ne tavoline. Ku secili prej nesh eshte i ekspozuar! Aktualisht secili prej nesh eshte qytetar dhe konsumator i mungeses se sigurise ushqimore! Gjithesecili eshte pergjegjes per sigurine ushqimore! Siguria ushqimore ka te beje me prodhuesin ne bujqesi apo blegtori, perpunuesin e produkteve ushqimore, transportuesi e tregetuesi e deri tek qytetari qe konsumon produktin! Edhe inspektori ushqimor, ne piken e kontrollit doganor, i cili per nje arsye apo per tjetren nuk realizon me eficience dhe efektivitet inspektimin e produkteve ushqimore te importuara e ka te rendesishme ceshtjen e rendesise ushqimore.”                                               

Jetona Myteveli

Rekomandime mbi sigurine ushqimore

AFATSHKURTËR
+Ngritja e Autoritetit Kombetar i Sigurise Ushqimore.
+Perforcimi i zbatimi i ligjit “Per ushqimin”.
+Kontrolli dhe mbiqyrja e tregut.
+Mbeshtetja e shpejte per certifikimet HACCAP dhe ISO ne agroperpunim.
+Ndergjegjesimi i popullates.

AFATMESME
+Sigurimi i gjurmueshmerise ne gjithe zinxhirin ushqimor.
+Ngritja dhe fuqizimi i infrastruktures institucionale dhe laboratorike.
+Sistemi te monitorimit te ankesave te qytetareve.
+Futja e konceptit te sigurise ushqimore ne kurikula.
+Harmonizimi i paketes ligjore me BE

AFATGJATA
+Standartet e BE per Ushqimin.
+Monitorimi i sigurise ushqimore.
+Sistemet e alarmit per rrezikun.
+Krijimi dhe perforcimi i rrjetit te shoqatave te mbrojtjes se konsumatoreve.

 

MBROJTJA SOCIALE

• “Mbrojta sociale është çdo iniciative apo politikë, që synon të reduktojë apo të eliminojë krejtesisht nivelin e viktimizimit apo riskun që vjen nga rreziqet ne jeten sociale. Me keqardhje veme re se dhuna ne familje eshte rritur, numri i vetvasjave eshte me i larte se kurre, lagjet tona po perjetojne krime te vjedhjes, kercinimit, plagosjes dhe forcimit te pasurise. Siguria ne pune mbetet larg standartave dhe puna e te miturve shihet si mundesia e daljes nga varferia. Dhuna ndaj gruas eshte shtrire ne te gjithe vendin, por zonat rurale e perjetojne ate me keq. Per femijet tane shtepia nuk eshte vendi me i sigurte. Prinderit perdorin si dhunen psikollogjike ashtu eshe fizike, dhe “Motoja kush te do te rreh” po behet me keqardhje praktike kombetare. ”        

Milva Ikonomi

Rekomandime mbi sigurine sociale

AFATSHKURTËR
+Vendosja e një numri emergjence unik në të gjitha rrethet, ku detyrat e organeve të mbrojtjes nga krimi apo viktimizimit janë të njehsuara.
+Krijimi i një pakti mes mediave për të mos raportuar si lajm çdo vetëvrasje.
+Përfshirja e aktit të dhunës në familje si vepër penale specifike.
+Rritja e numrit të punonjësve social dhe psikologut në shkolla, shërbime shëndetësore dhe në polici.
+Hartimi i protokolleve të qarta të bashkëpunimit midis shërbimeve sociale ekzistuese dhe midis agjencive shtetërore dhe joshtetërore.
+Krijimi i një institucioni ligjor me mandat mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe minorenëve.
+Ngritjen e një strehëze për çdo qark.

AFATMESËM
+Ngritjen e njësive të administratës sociale pranë Bashkive dhe Komunave të afta për të depistuar problemet sociale në zonë dhe për të lehtësuar zgjidhjen e tyre.
+Komunikim personal me çdo familje apo individ që prezanton probleme.
+Hartimi i protokolleve të diferencuara për çdo çështje.
+Krijimin e një Fondi Social për të mbështetur veprimtarinë e njësive jofitimprurëse në rajon që të ofrojnë ndihmën sociale të nevojitur.
+Uljen e braktisjes së shkollës ne 1% për fëmijët që ndjekin arsimin 9-vjeçar.
+Informim të vazhdueshëm dhe edukimin e popullatës mbi vlerat sociale dhe detyrat prindërore.
+Lehtësim komunitar për aktivitete formuese për fëmijët e varfër – edukim aktiv.
+Lehtësim për nxitjen e këshillimit në grup për çështje të ndryshme sociale që shqetësojnë familjet, të rinjtë, gratë dhe burrat.

AFATGJATË
+Ngritjen e tre qendrave ditore komunitare me ndihmën e bizneseve lokale, kryesisht për moshën e tretë.
+Shtimin e numrit të bizneseve sociale të tipit YAPS.
+Monitorim të vazhdueshëm të legjislacionit të punës në ndihmë të personave me aftësi të kufizuar.
+Përfshirja e komunitetit në monitorimin e zbatimit e strategjive dhe programeve sociale të ndërmarra nga Qeveria.
+Krijimin e një sistemi statistikor me indikatorë të njësuar për të gjithë vendin.
 

TRANSPORTI

“Shqipëria zë një nga vendet e para në Europë për numrin e aksidenteve rrugore. Numri i vdekjeve në këto aksidente është i denjë për një situatë lufte: plot 350 shqiptarë vdesin në vit nga pasiguria në rrugë, ose 20 qytetarë për 10 mijë mjete. Në lidhje me trafikun dhe aksidentet, G99 sugjeron ndërtimin e një salle operative në nivel kombëtar për menaxhimin e trafikut. "         

Arbi Mazniku

Rekomandime mbi transportin

AFATSHKURTËR
+Pergatitja dhe promovimi i spoteve anti-aksident si dhe organizimi i seminareve te vazhdueshme televizive ne nje nga me te shikueshmit ne Shqiperi. Kjo pasi problemet e aksidenteve sensibilizohen vetem kur ndodhin tragjedi ne vendin tone dhe pas 2-3 ditesh ato harrohen me vetem nje kronike te zeze qe eshte bere rutine tashme. Ka shtete ne bote qe alokojne ne mbi 10mln USD/vit vetem per media per kete qellim.
+Te kaloje sa me shpejt ne Qeveri vendimi per licencimin e auditoreve te sigurise rrugore dhe te hartohet rregullorja perkatese
+Te filloje treinimi dhe licencimi i auditoreve te sigurise rrugore si para ashtu dhe pas ndertimit te rrugeve; paralelisht te fillohet me auditimin nga firma te huaja te rrugeve me aksidente me te medha ne Shqiperi.
+Kjo do te realizonte ne minimum qe te kemi rruge me:
-kapacitet te mjaftueshem
-gjurme te pershtatshme per shpejtesine e projektuar
-gjeresi te mjaftueshme te rruges
-elemente uniform te projektimit (per shembull kryqezime standarte)
+Komiteti i Sigurise Rrugore te mblidhet te pakten aq here sa e percakton dhe ligji dhe jo nje here ne vit.
+Te promovohet Edukimi i Shofereve dhe Kembesoreve

AFATMESEM
+Te ndryshohet strategjia e mirembajtjes se rrugeve duke futur dhe implementuar konceptin e manexhimit te aseteve te rrugeve dhe percaktimit te jetegjatesise se tyre dhe duke rritur monitorimin dhe transparencen e shpenzimeve perkatese.
+Ne kuadrin e ligjit te ri te planifikimit hapesinor qe po behet ti lihet detyre ligjore ekskluzive cdo komune a bashkie qe te hartoje planin e rrugeve per zonen e vet si pjese e nje master plani me te gjere. Nderkohe DPRr te konsultohet me keto plane perpara se te percaktoje skemen e financimit dhe gjurmet e rrugeve.
+Te behet rregullorja e re e urbanistikes qe te marre parasysh kushtet e reja te planifikimit hapesinor, ku pa dyshim vendosja e rrugeve dhe raportet e tyre me landusin dhe distancat e ndertimeve te jene me priotitaret.
+Te monitorohet performanca e qendrave te privatizuara te kontrollit
+Te hartohet nje Road Safety Country Capacity Review per te bere nje rishikim te shpejte te kapaciteteve manexhuese te sigurise rrugore kombetare, e cila duhet shtrire me tej ne cdo qytet.
+Te krijohet nje Institut kerkimor kombetar per sigurine rrugore.
+Te ngrihet qendra e kontrollit te trafikut per krijimin e një sistemi informimi mbi trafikun rrugor dhe bllokimet ne rruget kryesore duke synuar rritjen e sigurisë rrugore dhe te permiresoher manexhimi i trafikut ne mes te tjerave dhe nepermjet futjes se sistemeve te integruara te manexhimit te trafikut.
+Te alokohen fonde dhe te filloje nje fushate kombetare e sigurise rrugore te kombinuar me rritjen e kontrollit te policise jo diskrete ne lidhje me aksidentet dhe te rritet shkalla e edukimit dhe sensibilizimit pasi dihet qe me levizjet demografike, pjesa derrmuese e popullates nuk eshte e mirenjohur me rregullat e levizjes dhe qarkullimit ne kembe apo me mjete. promotions. Buxheti per sigurine rrugore te shperndahet ne 5 fusha kryesore:
-Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve
-Policia rrugore
-Edukimi per trafikun ne shkolla
-Manexhimi i traumave nga aksidentet dhe
-Publiciteti per sigurine rrugore
+Te realizohet me rregullore a VKM berja e vleresimeve post per te vleresuar nese investimi qe u krye per sigurine ishte i vlefshem apo jo.
+Te studiohet mundesia e futjes se sistemit te pikezimit te patentes

AFATGJATE
+Si pjese e nje makrostrategjie te hartohet nje Plan 10 vjecar i Sigurise Rrugore bazuar ne objektivin kombetar qe deri ne vitin 2015 numri i aksideneteve do te ulet me 50%, ashtu sic kane rene dakort BE per kete shifer per periudhen 2000- 2012.

 

SHENDETSIA

• “Shërbimi shëndetësor është sot në kushte të mjerueshme dhe nuk arrin të përmbushë misionin e tij. Urgjenca mjekesore përgjigjet me disa orë vonesë kur limiti duhet të jetë 15 – 20 minuta. Barnat fallco po i shkurtojnë jetë njerëzve e ndërkohë rreth 30% e shqipëtarëve nuk kane akses në shërbimin shëndetësor. Sistemi ynë shëndetësor siguron sot vetëm 30 përqind të gjakut që u duhet spitaleve për të sëmurët si talasemikët, hemofilikët, të aksidentuarit, etj. Jo pak herë vdekjet e pacientëve kanë ardhur si pasojë e papërgjegjshmërisë së mjekëve apo dhe paaftësisë së tyre, ndonëse në Shqipëri ende mbizotëron fjalia aq shumë e përdorur në komunizëm se: “ne i kemi mjekët shumë të zotë!”.                                   

Eduard Hashorva

Rekomandime mbi shëndetsinë të paraqitur nga Prof. Asoc. Eduart Hashorva

AFATSHKURTËR
+Organizimi i shërbimeve shëndetësore te lëvizshme (mobile) ne zonat me popullsi te rralle me shërbimet me te domosdoshme.
+Përmirësimi rrënjësor i sistemit te komunikimit dhe transportit midis ambulancave, qendrave shëndetësore dhe spitaleve;
+Stimulim financiar e mbështetje e plote për shërbimin shëndetësor parësor ne zonat rurale e sidomos ato te thella me ane te një skeme te miremenduar

AFATMESME
+Pranisë 24 ore ne 24 ore te personelit te mesëm te kualifikuar, e disponibilitetin e mjekeve te familjes qe do te siguroje shërbimet shëndetësore baze ne rastet e urgjencave mjekësore nga zonat e thella rurale;
+Afrimit pranë komuniteteve te shërbimeve për te cilat popullsia është tepër e interesuar, si psh. shërbimet diagnostike laboratorike e radiologjike ne qendrat e mëdha shëndetësore;
+Politika “ndryshe” për te nxitur mbulimin me shërbim dentar e farmaceutik te zonave rurale.

AFATGJATA
+Stimulim e mbështetje e plote për Universitetet mjekësore (publike e private) për te rritur numrin e studenteve te mjekësisë dhe cilësinë e tyre.
+Liberalizimi i shërbimit te kujdesit shëndetësor parësor ne qytetet e mëdha, atje ku ka konkurrence, si Tirana, Durrësi, Shkodra, Vlora etj. sipas parimit: financim publik – shërbim privat.

 

RENDI PUBLIK

• “Ndër shumë faktorë objektivë e subjektivë, që kërcënojnë jetën në Shqipëri, mund të rreshtojmë disa, por më kryesorët mendoj se janë: ngjarjet kriminale, vrasjet, vetëvrasjet, dhuna në familje, gjakmarrja, aksidentet rrugore, apo edhe ngjarje të tjera, të cilat po e bëjnë përherë dhe më të pasigurt jetën e njerëzve. I padiskutueshëm për mbrojtjen e jetës së njeriut, është roli i institucioneve shtetërore, organizatave të shoqërisë civile, dhe sidomos organeve të zbatimit të ligjit. Të flasësh për sigurinë e jetës, të analizosh gjendjen, shkaqet e faktorët, si dhe të japësh ide si mund të kursehet jeta edhe e një qytetari shqiptar, është jo vetëm një inisiativë për t’u përshëndetur, por edhe një domosdoshmëri.”                                      

Albert Dervishi

Rekomandime mbi rendin publik

AFATSHKURTËR
+Rritja e numrit të policëve për banorë.
+Policimi komunitar, të gjejë zbatim nga vetë policia, me mbështetje të komunitetit, me theks parandalimin e krimit.
+Decentralizimi i strukturave të Policisë Kriminale, të cilat merren me zbulimin e krimit, sidomos të kriminalitetit “të vogël”.
+Të intensifikohet kontrolli për qarkullimin rrugor dhe parandalimi i aksidenteve rrugore.
+Përdorimi me paisje moderne për kontrollin e parandalimin e shkeljeve të qarkullimit.
+Shpëtimi i jetës të dëmtuarve/dhënie ndihmë e kualifikuar të përfshirëve në aksidentet rrugore, zjarre e ngjarje të tjera.
+Vendosje bashkëpunimi dhe e një numri telefoni unikal për emergjencat:
+Urgjencë mjekësore – Polici e Shtetit - Zjarrëfikse.

AFATMESME
+Të ngrihet Komiteti Kombëtar, për gjakmarrjen.
+Të ashpërsohet dënimi ndaj autorëve që janë deklaruar për marrjen e gjakut apo kryejnë këtë vepër penale:
+Të ndërtohet sallë operative në nivel kombëtar për menaxhimin e trafikut rrugor.
+Të hartohen manuale e udhëzues të qartë për mënyrat e veprimit të punonjësve të policisë për rastet e krimit në familje, i cili shpjegon përgjegjësinë e rolin parandalues, në identifikimin, regjistrimin, ndjekjen dhe zgjidhjen e konflikteve që shoqërohen me dhunë në familje.

AFATGJATA
+Të hartohet: KODI PËR MBROJTJEN E JETËS
+Të konsiderohet ‘dokumenti themeltar’, nga të gjitha institucionet që kanë detyrime për mbrojtjen e jetës.
+Të përcaktojë parimet, detyrimet e institucioneve dhe qytetarëve në mbrojtje të jetës.
+Të parashikojë sanksione të rënda dënimi për autorët, por dhe për personat përgjegjës që neglizhojnë zbatimin e tij.
 

MJEDISI

• “Cdo vit me qindra shqiptarë vdesin e sëmuren nga ndotja e ajrit që thithim, e ujit që pimë, e tokës ku jetojmë. Qytetet tona janë ndër më të ndoturat në Europë dhe pak, për të mos thënë aspak, është bërë për të adresuar këtë situatë. Është pikërisht kjo situatë që u bë shkas që G99 të ndërmarrë këtë nismë që propozon zgjidhje konkrete për burimet kryesore të ndotjes në vendin tonë: trafikun, industrine, mbetjet urbane; një platformë implementimi i së cilës ne besojmë fuqimisht se do ta reduktonte ndjeshëm këtë kërcënim që në fund të fundit na prek të gjithëve, fëmijë e të rritur, studentë e punëtorë, ministra e deputetë.”    

Maklen Misha

Rekomandime mbi mjedisin

AFATSHKURTRA
+Vendosja e matësve të ndotjes në qendrat urbane dhe publikimi i të dhënave në kohë reale;
+Rreptësimi i kontrollit të kolaudimit;
+Kontroll i rreptë i cilësisë së karburanteve;
+Ndalimi i importimit të automjeteve me moshë mbi 5 vjet;
+Ndryshimi i strukturës së taksimit për automjetet e importuara: ulje taksash për automjetet e reja, ngritje taksash për automjetet e përdorura dhe ato jo eficiente;
+Subvencionimi i skemës leasing në blerjen e automjeteve;
+Diferencimi i taksës së qarkullimit në varësi të konsumit;
+Shtimi i kontrollit, ashpërsimi i dënimeve për hedhjen pa kriter të mbetjeve;
+Implementimi i parimit “ndotësi paguan” sidomos për biznesin;
+Monitorimi intensiv i industrive ekzistuese;
+Ndalimi i aktivitetit të industrive që nuk respektojnë normat;
+Mbrojtja e vendgrumbullimeve të mbetjeve: ndalimi i aksesit për njerëzit, bagëtinë;
+Ndalimi i importit të gomave të përdorura.

AFATMESME
+Ndërgjegjësimi i publikut për të drejtat mjedisore;
+Ndërgjegjësimi i publikut për koston e ndotjes së ambientit;
+Respektimi i standardeve më të larta kundër ndotjes nga institucionet publike në flotën ekzistuese të automjeteve dhe prokurimet e reja;
+Vendosja e autobusëve elektrikë për qendrat kryesore urbane;
+Riciklimi: incentiva fiskale e subvencione për bizneset e specializuara në reciklimin e mbetjeve;
+Legjislacion për vecimin e mbetjeve, psh. qelq, letër, plastike, organike;

+Mbulimi me landfille i gjithë qendrave të banuara në nivel bashkie e komune;
+Rritja e kapaciteteve monitoruese: rritja e buxhetit dhe personelit të agjencive të inspektimit dhe monitorimit;
+Largimi i banorëve nga zonat e nxehta dhe sistemimi i tyre;
+Investimi për vendgrumbullime adekuate për mbetjet industriale.

AFATGJATA
+Investime në infrastrukturë për lehtësimin e trafikut: rrugë e parkim;
+Incentiva fiskale e subvencione për ndërtimin e impianteve trajtuese të mbetjeve industriale;
+Rekuperimi i zonave të ndotura.

19 Komente

A ka ndonjë që e njeh shqipen (burokratike?!) që të më thotë se ç'do të thotë :

  • +Te filloje treinimi dhe licencimi i auditoreve te sigurise rrugore si para ashtu dhe pas ndertimit te rrugeve; paralelisht te fillohet me auditimin nga firma te huaja te rrugeve me aksidente me te medha ne Shqiperi.
  • +Te ndryshohet strategjia e mirembajtjes se rrugeve duke futur dhe implementuar konceptin e manexhimit te aseteve te rrugeve dhe percaktimit te jetegjatesise se tyre dhe duke rritur monitorimin dhe transparencen e shpenzimeve perkatese.(jetëgjatësia e rrugëve varet nga rritja e transparencës së shpenzimeve???!!)
  • +Si pjese e nje makrostrategjie te hartohet nje Plan 10 vjecar i Sigurise Rrugore bazuar ne objektivin kombetar qe deri ne vitin 2015 numri i aksideneteve do te ulet me 50%, ashtu sic kane rene dakort BE per kete shifer per periudhen 2000- 2012.(SI??? Qysh? Pse jo më mirë se europa?)

E paskan bere ca si plan zbatimi i MSA-se, struktura, ndarja e planeve ne afat-shkurter, afat-mesem e afat-gjate, perafrimi i legjislacionit me direktivat e BE-se. Shume mire qe kane rekomanduar gjithe keto gjera, por te jep pershtypjen e dickaje te bere shpejt e shpejt dhe sa per te kaluar rradhen. Qofsha gabim.

Urime g99,nuk me duken keq keto Objektiva te pakten eshte dicka ndryshe,transparente qe kane nje bosht,nje vizion,dhe nje qartesi kuptimi per te gjithe.

Urime G99!

Te ndryshohet strategjia e mirembajtjes se rrugeve duke futur dhe implementuar konceptin e manexhimit te aseteve te rrugeve dhe percaktimit te jetegjatesise se tyre dhe duke rritur monitorimin dhe transparencen e shpenzimeve perkatese.(jetëgjatësia e rrugëve varet nga rritja e transparencës së shpenzimeve???!!)

Jetegjatsia e rruges varet nga monitorimi i shpenzimeve ,pra me nje transparence perkatse ,Jetgjatsia  e rrugeve varet nga manaxhimi i aseteve ,...po eshte e qarte mer e..pse kapesh nga fjalet! smiley

Manaxhimi i pareve .Pa para te manaxhuara dhe me shpenzime te percaktuar dhe transparenete nuk ka rruge dhe jetgjatsi te tyre !

Bravo 99!

Ndryshimi me MSA-ne eshte qe BE-ja planifikon dhe fondet perkatese, pastaj i disburson smiley

Gjithashtu, pak korrektim gjuhesor nuk do te ishte keq.

Ne total kishte plot ide te mira (kujdesi mjekesor i levizshem psh), por edhe gjera teper te pergjithshme (politike "ndryshe&quotsmiley apo arbitrare (3 qendra). Gjithashtu te humbet krejt ideja e prioritizimit.

Repeat after me: Ndryshimi me MSA-ne eshte qe BE-ja planifikon dhe fondet perkatese, pastaj i disburson smiley

Po pati njeri nerva me i rikthy anglisht keto do shifni se do ju dalin te gatshme ne Google.

Jam dakort qe keta ndryshe nga politikanet e deritanishem qe shumica nuk e dine se c'eshte Google-i, te pakten i kane lexu tre gjona. Po nga nje brez qe ka studiu jashte ose qe ka nje formim akademik, une pres diçka me shume se nje perkthim rregullash te "jashtme". Sidomos nga disa nga referuesit qe i kam miq apo shoke, nuk mund te pranoj qe te mos e vrasin menien fare per adaptimin e ketyre rregullave ne kushtet e Shqiperise.

Psh. te kerkosh ne "afatshkurter" psikologun ne shkolla apo sherbime shendetsore ne polici, me duket utopi suedeze. Une kam bo gjimnazin ne France dhe ne kohe time (po as tani nuk e besoj te kete) nuk ka pas psikolog ne shkolle, megjithese Franca mbahet se ka nje nga sistemet me te mira publike.

Edhe ajo puna e makinave nen 5 vjet eshte shume e hershme per kushtet tona dhe nuk zgjidh ndonje gje te madhe sepse duke mos pas mundesite financiare per te ble makina me te vonshme parku ekzistent do vjeterrohet akoma me shume. Ose me sakte do kemi dy lloje makinash. Ose shume te reja ose shume te vjetra.

Dhe po merrem vetem me na dy gjera te thena nga miq te mite. Se po ti hyja si Grupi me themel duhet ta lejsha punen fare. (Grup ky ishte kompliment per pasionin tat ne ato qe shkru dhe jo verejtje)

 idete nuk ishin te keqia, perkundrazi ishin bashkohore,  tek-tuk edhe me bashkohere se kendej ne perendim, por tek-tuk dhe me drastike se ketu ne perendim, siç ishte ideja per mos importimin e gomave te perdorura.  lind pyetja, po ata qe kane pak para, pse ju hiqet e drejta te blejne goma te lira.  edhe kendej ne perendim, ka pika qe shesin goma te perdorura, te mira ne pergjithesi, me çmim te lire, qe variojne nga 4-8 euro per cope. 

une kam punuar 1 vit ne nje firme qe çmontonte makina, pjese-pjese (makina te vjetra apo te perplasura) dhe gomat shiteshin 4-5 euro copa, perveç atyre qe blenin me shumice me 1 euro copa.

Dhe po merrem vetem me na dy gjera te thena nga miq te mite. Se po ti hyja si Grupi me themel duhet ta lejsha punen fare. (Grup ky ishte kompliment per pasionin tat ne ato qe shkru dhe jo verejtje)

 

E di o Lizander e di...Po kujt ja them une e kujt ja thu ti. Ti ben mire qe s'merrsh me shume se ne siperfaqe me kta...se do harxhoje kohe kot jo per gje.

Murit nuk i bihet me koke...Se edhe kur merr mundimin te diksutosh me MURIN...te dalin 5 Peshkatar e te thont "ke gabim Grup...je idiot Grup" E fol sa te dush ti pastaj...ata AQ dine me then. Kshuqe...eshte me mire ti futesh nje "naten e mire" budallenjve...dhe hapi rrugen...se gjerat rregullohen vet smiley

------

Kuptohet qe kta te ZGJUTIT kan kopjuar disa gjera nga ndonje tekst i huaj...dhe kan bere copy-paste.

Kta kujtojne se problemet ne Shqiperi vine nga...MUNGESA E PROPOZIMEVE DHE IDEVE. Per ide...i mbledh me lopate nga tekstet e huaja. Ai s'eshte problem fare...megjithate flamenderit G-99 per sugjerimet e kopjuara.

Pjer...Pse?? Sepse G-99 paska gjet edhe eksperte GOMONASH smiley...me hartu propozime.

 

Epo mire...deri sa merren me PSIKOloget e shkolles dhe me GOMA makinash...s'ka ndonje problem. Le te merret G-99a me kto gjera

Erjoni me sa duket do me u fut ne Ministrine e Punve Sociale smiley Mire e ka...a ka pare me vjedh atje a s'ka gjekundi!!

Presim me shume nga keta  ( ja u kemi kerkesat me te larta ndaj ketyre se sa ndaj keyte gafileve qe jane sot ne pulitike) duke patur parasysh shkollen dhe edukaten ( vec nese e kemi gaibm kete konluzionin e shkolles dhe edukatates)

 vec nje gje eshte e qarte po u vjen fundi idiotervete politikes  te tipit Besirsha e Rama, Topalli e Meksi , Gjjana e Ruci,

Keta jane smobe  dhe kopjace pa krijimtari por te pakten nuk jane debile te tredhur

@Lizander,

Psikologe ne shkolla ka 4 vite qe ka; nga fillorja deri ne shkolle te mesme. Zakonisht nje psikolog shkollor mbulon disa shkolla njeheresh (me dite te caktuara) prandaj me duket me vend sugjerimi per shtimin e psikologeve ne arsim. Nuk e kuptoj nese je skeptik apo te duket i panevojshem ky sherbim. Mos harro qe problemet sociale te femijeve ne Shqiperi jane te ndryshme nga ato te femijeve franceze.  Gjithashtu cdo vit diplomohen me shume se 200 psikologe ne UT, universitete private dhe ne universitet e rretheve. Punesimi i tyre ne fushen per te cilen jane te specializuar nuk do ishte gje  e keqe sidomos kur ky sherbim ndikon ne rritjen e cilesise se arsimit dhe nxenies.

 

Vura re qe ne rekomandimet mbi sigurine sociale flitet pak per femijet, ashtu perciptazi. Gjithashtu i meshohet dhunes ndaj femijeve por nuk permendet neglizhimi ndaj tyre (perdorimi i femijeve si krah pune, nxjerrja ne rruge si lypesa, etj, etj  

 

@Grupi, meso te kesh respekt per te tjeret!

So Glad,

Nuk me duket fare i panevojshem, por me duket i veshtire per tu realizu ashtu siç e kisha kuptu une idene, pra nje psikolog qe te jete prezent ne çdo shkolle ne menyre permanente. Te mos harrojme qe edhe mentaliteti te ne nuk eshte i njejte ne lidhje me kete fakt. Shume njerez mendojna akoma qe po te shkosh te psikologu ke ik per lesh.

Tani sa per batute po ju tregoj nje te forte qe me ka bo vaki vete. Kur erdha ne France per here te pare ne 87-n per te mat I.Q., shkova te psikologu se ai o "zanotçi" per ate pune. Dhe normalisht kur me pytshin "car bone ne France e tregojsha" se per ate pune kisha shku. U mush lagjia me shpejtesi te papame me llafet qe une kisha ik per lesh, dhe qe sigurisht nuk e kapja moshen 30 vjeç. (nuk e tregova per paralelizem me ate me lart se kane kalu 20 e ca vjet po thjesht mu kujtu dhe thashe po e tregoj per gallate tani qe i kom kalu te 20-tat me te reja, lol)

Megjithse nuk pata kohe te lexoj te gjithe rekomandimet,  (ceshtje kohe) mendoj se G99 eshte progresive ne menyren e te menduarit, kjo fale njerezve qe ka rreth e qark. Por do theksoja qe G99 eshte si puna atij "skeletit kockor" pa shtyllen kurrizore. Dicka tjeter shqetesuese eshte edhe menyra e implementimit te ketyre reforma emergjente, A eshte ne gjendje qytetari i Shqiperise ti pervetesoje kto metoda "fitimprurese" qe i propozohen?

Shembulli me i mire radikal eshte paisja e popullsise me kartat e identitetit, kur dihet fare mire qe shteti nuk eshte ne gjendje te siguroje "buken e gojes" per mijera qytetare. Deshirat jane te medha, por halli eshte se njeriu nganjehere zbaton dhe pranon edhe ate qe eshte kundra deshires se tij!

Presim me shume nga keta  ( ja u kemi kerkesat me te larta ndaj ketyre se sa ndaj keyte gafileve qe jane sot ne pulitike) duke patur parasysh shkollen dhe edukaten ( vec nese e kemi gaibm kete konluzionin e shkolles dhe edukatates)

 vec nje gje eshte e qarte po u vjen fundi idiotervete politikes  te tipit Besirsha e Rama, Topalli e Meksi , Gjjana e Ruci,

Keta jane smobe  dhe kopjace pa krijimtari por te pakten nuk jane debile te tredhur

E ke shume gabim Toko...Shume gabim. Kta jane me keq se te vjetrit...Se dhe te vjetrit me shkolla e me edukata ishin...dhe me shkolla 100 here me te forta se community college ku kan vajt "progresistat".

S'varet nga shkolla dhe "edukata" o Toko. Ai eshte mentaliteti i Arnautit provincial ne Perandorine Osmane....po ti ke pa dhe boten me sy o Toko.

Copy-paste te ligjeve te te hujve te bejne gjith diten ata te PD-es...po ne terren??

 

Te shkretet Shqiptar mbeten gjith kohes mbas..."Grupeve"...ca te vjeter e ca te rinj, ca te majt e ca te djadht, ndiq njerin ndiq tjetrin...ne pritje te shpetimtarve.

@Grupi, meso te kesh respekt per te tjeret!

 

Respekti eshte per ata qe e meritojne. Kaq gje duhet kuptuar. Ju nuk e fitoni respektin thjesht duke qen "ju"

kur dihet fare mire qe shteti nuk eshte ne gjendje te siguroje "buken e gojes" per mijera qytetare.

Ne kapitalizem s'eshte shteti qe te siguron buken e gojes. Nese me "progresist" nenkupton mentalitet femijnor...jam plotesisht dakord me ty.

O Grup mos u kap mas fjaleve ne kuptimin e pare. Toko dhe une nuk po themi se Sala nuk ishte i zoti si mjek, Gjinushi si matematicien, Neritani si arkeolog apo Nardi si tornitor. As se sa e mire apo e dobet eshte shkolla qe ka bo Veliaj nuk na intereso. Thelbi ketu eshte (de)formimi i atyre njerzve ne ate sistem dhe paaftesia e tyre per te kuptu se ç'eshte fjala demokraci apo sistem vlerash.

Ata te dy qe une kritikova me lart, Milven dhe Maklenin, mund te te siguroj qe vetem me autoritarizmin nuk kane lidhje. Edhe nje vizion shume me prane asaj, drejt te ciles ne aspirojme te shkojme, e kane. Per mua u mungon ne kete referim, pasioni per ato qe po thone. Kjo mungese pasioni ben qe te duken shumica e gjerave shume siperfaqesore.

Duke qene se keta aspirojne te zene vendet ne Parlament te atyre qe kane nje formim te ngjashem, eshte normale qe nga keta te pritet shume me teper se nga Ruçi, Berisha, Gjinushi apo ata biznesmenet e pislliqeve qe do e blejne prape vendin ne Parlament. Se po te mjaftohen me vetekenaqesine se ne jemi me te mire se te lartpermendurit, keta jo vetem qe nuk sjellin progres, po bejne te kunderten.

Asgje e re nga G99.Te thena e sterthena. Puna eshte kush ka vullnetin per ti bere realitet  kto gjera kaq minimale per standartet e shoqerive moderne.

Rekomandime mbi sigurine sociale

AFATSHKURTËR
+Vendosja e një numri emergjence unik në të gjitha rrethet, ku detyrat e organeve të mbrojtjes nga krimi apo viktimizimit janë të njehsuara.
+Krijimi i një pakti mes mediave për të mos raportuar si lajm çdo vetëvrasje.
+Përfshirja e aktit të dhunës në familje si vepër penale specifike.
+Rritja e numrit të punonjësve social dhe psikologut në shkolla, shërbime shëndetësore dhe në polici.
+Hartimi i protokolleve të qarta të bashkëpunimit midis shërbimeve sociale ekzistuese dhe midis agjencive shtetërore dhe joshtetërore.
+Krijimi i një institucioni ligjor me mandat mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe minorenëve.
+Ngritjen e një strehëze për çdo qark.

Ja dhe komenti im (vjedhur nga Lewis Carroll):

"The time has come," the Walrus said,
"To talk of many things:
Of shoes--and ships--and sealing-wax--
Of cabbages--and kings--
And why the sea is boiling hot--
And whether pigs have wings."

 

Prit edhe ca sa te perkthejn Kushtetuten e Germanise, edhe ca ligje nga Kanadaje.

 

 

Keto tregojne me keto qe bejne, qe dine te perdorin kompjuterin,edhe dine anglisht.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).