Reflektime

Dikur, dikush më ka thënë që takimet janë thjesht takime, jo bomba atomike. Tradicionalisht dy njerëz “të interesuar” takohen diku, ulen në një kafe, shkojnë shohin një film, kthejnë nga një gotë në një bar, bëjnë një shëtitje nga parku, bile ndonjëherë të gjitha së bashku, nëse u shijon shoqëria e njëri-tjetrit. Djali paguan, vajza buzëqesh, të dy kënaqen dhe vendosin të takohen përsëri. Ose më e keqja, ndahen si miq. E thjeshtë, apo jo?

Kështu mendoja dhe unë. Natyrisht, para se të kuptoja sa naive isha në këto punë. Sepse takimet ose “dates” siç i quajnë këndej nga ne janë beteja të vërteta ku ndonjëherë derdhet edhe gjak. Nëse nuk përgatitet me kujdes strategjia, del e humbur, e dekurajuar, bile dhe e tërbuar nga zemërimi. Dhe unë dua të dal fitimtare. Por...
Fatkeqësisht nuk jam nga ato “alamet femrash” të cilat e kanë flirtimin talent natyral dhe i bëjnë meshkujt të gjunjëzohen me një fap-fap të flokëve. Bile mendoja se ato ishin shpikje të poetëve të fantaksur dhe adoleshentëve hormonalë (e njëjta gjë në shumicën e rasteve), deri sa një ditë pashë një shoqen time të kalonte rrugën në Avenjunë e tetë dhe të ndalte trafikun. E njëjta shoqe u përkul diku të zgjidhte një DVD në rrugë dhe pas disa minutash shitësi e luti të ngrihej se kishte bllokuar trafikun (një rrjesht meshkujsh të mahnitur nga shfaqja e rripit të tangave të saj, kishin ngrirë në trotuar).

Ja që edhe Nju Jorku bën kështu gjerash, duke më lënë mua komplet të turbulluar dhe humbëse në lojën ndërmjet sekseve. Si çdo gjë që nuk e kuptoj, e marr seriozisht dhe e studioj katërcipërisht, dhe si përfundim bëj një vrimë në ujë. Sepse këtu të gjitha ndryshojnë:

Sinjalet ose etiketa e “gjujtjes”. Askush nuk të ndjek më për tre vjet rresht, ose të thyen xhamat në shenjë dashurie. Nëpër bare ose klube* si i themi në shqip, nuk të vijnë dhjetë pije me hir a me pahir. Përkundrazi, duhet të rrotullohesh te banaku për të “të gjujt” ndokush. Më kujtohet herën e parë që dikush ma “vari”. Ishte një kolegu im i punës i cili më pyeti për diçka të parëndësishme, vetëm që të hapte bisedën. Unë, goca e mirë shqiptare, u përgjigja me krenari, siç ma diktonte prejardhja dhe nuk “ia vara” më. Sipas rregullave shqiptare të lojës, ai duhej të më fliste dhe nja tre-katër herë të tjera që të tregoja interes. Sipas rregullave amerikane të lojës, ai nuk m’i hodhi më sytë. (Ishte dhe simpatik dreqi, me ca syçka bojë kafe si çokollatë e zezë dhe lëkurë të bardhë si qumësht. Psherëtimë e thellë sa herë e kujtoj.)
Dalëngadalë ndryshova në këtë drejtim, por me humbje të thella ama. Ndryshimin e vura re një natë ndërsa po pija diçka me një shoqen time vizitore nga Tirana. Ajo më tha, “Shife njonin aty”. “Do të prezantohesh?” e pyeta unë. “Je në vete? Tha ajo. Ai është mashkulli, jo unë. Le të vijë po i pëlqeva.” Hëm. Natyrisht që ajo kishte të drejtë me mënyrën e vet, por këtu nuk shikohet si humbje pushteti kur femra prezantohet e para. Bile ka dhe meshkuj që u pëlqen ky pushtet, se edhe ata kanë ndrojtjen e tyre. Po të mos ishte kështu nuk do të kishte poetë dhe yje rroku.

Pamja e jashtme. Në Shqipërinë e kohës sime njerëzit i kishin epitomë bukurie flokët biondë onde-mëdha, tualetin e rëndë, minifundet dhe bluzat e ngushta për ballkonet e gjera. Mos më pyesni pse, por edhe sot dallohen në vend ato që vijnë nga jashtë dhe që këtu i quajnë “seksi nga Evropa lindore”. Natyrisht që unë erdha në Nju Jork në kulmin e fundeve te gjata dhe të ngushta, flokëve të hekurosur drejt pa mëshirë, dhe tualetit minimal. Vetëm ballkoni i gjerë bënte akoma punë si etalon bukurie. (i vetmi kriter që nuk ka ndryshuar që në 1960. Rroftë Playboy!). E “mora mësimin” nga një burim i paimagjinueshëm, një polic me të cilin u takova gjatë festës së Shën Patrikut:
“Përse ju femrat evropiano-lindore ngjyeni flokët biondë, dhe vishni minifunde pa përjashtim?”!!!
Të nesërmen flokët biondë përfunduan në koshin e stilistit të përlotur, dhe unë dola nga flokëtorja krenare, jo-konformiste, dhe plotësisht e bindur që policët ishin kudo njësoj. Kategoria e tyre iu shtua listës me atletë profesionistë, priftërinj dhe hidraulikë. (Mos më pyesni pse, por sinqerisht që nuk dal dot me njerëz të këtyre profesioneve).
Karakteri im kryeneç nuk e pranonte ndryshimin për t’i bërë qejfin meshkujve të NY por vetëm vetes. Dhe kjo tregon edhe njëherë shkallën e naivitetit tim. Se nuk ka motivues më të mirë se sa perspektiva e një njeriu të ri në jetën tonë, për të na ndryshuar rrënjësisht brenda 5 minutave. Dhe çfarëdo të themi ne “femrat e pavarura” meshkujt janë forca lëvizëse që na detyron të “mirëmbahemi” dhe të torturohemi salloneve të bukurisë. Me përjashtim të atyre si shoqja ime që ka nevojë vetëm të shpëlajë njëherë sytë në mëngjes, dhe të pulitë qerpikët e saj si hala pishe. (zili-zili)

Strategjia. Pasi konstatova se, në kundërshtim me teorinë romantike të revistave/filmave/librave dhe gjyshes, mali nuk do të vinte tek Muhameti; nxorra përfundimin se duhej të shkonte Muhameti tek mali. Prandaj më lindën pyetjet per strategjinë:
Çfarë duhet të vesh kur të takohemi për herë të parë? Sa takime duhet të kalojnë para se të fle me dikë? Si ta kuptoj nëse i pëlqeva? Kur dhe ku të takohemi? Sa mund t’i besoj një njeriu që nuk e kam parë kurrë? Cila është etiketa e ndarjes me mirësjellje? Kush duhet të paguajë darkën ose pijet?
Truri im ishte bërë çorbë nga tërë ato teori. Përveç indinjimit që ndjeja se më duhej të përdorja mjete të tilla në jetën romantike (në mungesë të një fjale më të përshtatshme), ndihesha gjithashtu e humbur dhe e lodhur. Nuk isha në gjendje të ndiqja asnjë udhëzim deri në fund. P.sh. revistat këshillonin që takimi i parë të lihej në një vend të populluar, dhe mesatar në cilësi. Prandaj unë zgjodha një bar popullor diku mbi qytet në të cilin kisha vajtur disa herë. Por nuk e kisha llogaritur që e dija rrugën me autobus dhe jo me makinë, duke e bërë M.-in e shkretë të bënte xhiro rrugëve të Bronksit se kisha ngatërruar semaforët me stacionet e autobusëve. Po ashtu, nuk ia bëra të qartë B-së, se “le të qëndrojmë shokë” në të vërtetë nënkuptonte “mos më telefono më, të lutem”. Meqë ai nuk ishte tepër i kapshëm me nënkuptimet, u detyrova t’ia bëja këtë të qartë një muaj më vonë pas telefonatave të pareshtura dhe emaileve pa mbarim.
Natyrisht nuk ishte gjithmonë faji im. Vërtet që isha unë ajo që pranova takim të dielën në orën 8.30 të mëngjesit (ah dëshira për të qenë jo-konformiste!) por ishte ai që prishi etiketën duke komentuar sa ndryshe dukesha pa tualet. Priste tualet ne 8.30 të mëngjesit i biri i botës. ???

Në kundërshtim nga ajo që më tha shoku im dikur, mendoj se për shumicën e njerëzve të thjeshtë (me përjashtim të perëndeshave si shoqja ime më sipër), takimet janë po aq të vështira sa bombat atomike. Ashtu si edhe për bombat duhet mund, përpjekje, planifikim, dhe mbi të gjitha sinqeritet me veten. Ka gjithashtu takime të thjeshta, spontane, të sinqerta dhe plot tërheqje të dyanshme, të cilat shkojnë vaj dhe mbahen mend gjatë. Këto më kanë sjellë disa nga momentet më të mira në jetën time, dhe më kanë shkaktuar dhimbje kur i kam humbur. Por janë të rralla.
Atë me sa duket e dinte edhe shoku im, i cili i mblodhi të gjitha me kuç e me maç dhe u transferua 10,000 milje tutje si rrjedhoje e një takimi të tillë. Megjithëse vazhdon të ngulë këmbë se e ka nga patriotizmi, unë them se thjesht ishte lodhur së ndërtuari bomba atomike.

Shënim: Në anglishten amerikane, klubi është “Bar” nëse shërben alkool ose është hapur natën, ose “coffee-house” nëse ka vetëm kafe dhe vende për t’u ulur tip “Starbucks-si”. Diskot janë “night clubs” ose shkurt “clubs”, pubet janë “lounges”, tavernat janë “pubs” dhe restorantet sipas kuzhinës ose organizimit ndahen në “bistro”, “Taverna” “bar-cafe”, “restaurants” etj. Personalisht, më është dashur një vit të gjej një kafe për të qenë pa u dashur të porosis darkë nga e para në mënyrë që të justifikoj qëndrimin në restorant dhe të pi ekspres.

 

45 Komente

me like it.

Blete te dhashe nje 5-ce. Do te kisha dhene me shume po te lejonte admin.

Me pelqeu. Pres qe ta lexoj gruaja ime Jam i bindur qe ajo do ta pelqej po ashtu dhe pastaj midis do te filloj debati, kujtime te ish "modes" shqiptare ma vari s'ma vari etj etj dhe ankesat se sot jane bere as mish as peshk smiley

Nejse me pelqeu dhe menyra e te shkrojturit thjesht dhe bukur. Nje fare "Sex and the city" me nje Carrie Bradshaw shqiptare emigrante ne NY City

Urime. Shpresoj te shikoj nje enciklopedi te kesaj teme prej teje

Kategoria e tyre iu shtua listës me atletë profesionistë, priftërinj dhe hidraulikë. (Mos më pyesni pse, por sinqerisht që nuk dal dot me njerëz të këtyre profesioneve).

As prifterinj as hidraulike? :o Po xhenerikë, poshte makines si zhapikë? smiley

Me kete temen e pershtatjeve me kujtove veten ne fillimet te ardhjes ne Amerike kur po perpiqesha ta "gjuaja" njeren qe e takova rastesisht dhe e gjysem-ftova per te dale, a per tu takaur, dicka e tille, dhe ajo me tha, "You mean to hang out or to go out?" Une qe s'isha mesuar me keto te kerkuarat troç per date, bej sikur s'e kuptoj ndryshimin nga ana e gjuhes dhe i them, "Isn't it the same?" smiley

B, nje rrefim qe te mberthen, edhe pse fare i thjeshte ne dukje. Modern, frymezues, argetues. Do sugjeroja vetem qe te rishikoje edhe nje here paralelen me bomben atomike, ose ndoshta duhen disa detaje me teper per ta dhene paralelizmin me te plote... Kjo, sidoqofte, nuk i prek fuqine dhe magjine rrefimit. Shkruaj, shkruaj, je ne element dhe rruge te mbare

suksese

"...isha unë ajo që pranova takim të dielën në orën 8.30 të mëngjesit ..."

 

Duhet te jesh shume i/e motivuar qe te besh nje gje te tille !!!!!!
...Supozoj qe ky ishte prifti....?!...dhe se pas kafes se mengjesit, 10 me 12 perfunduat ke mesha e se djeles  smiley  
...Shpresoj tja ket vlejt barra qerane vetem per daljen nga krevati ne ate ore te padinje smiley

 

smiley

je ilac i mire si perhere, sidomos pas atyre fotove llahtar te Alkimisitit nga Rripi i Gazes, duhej ta lexoja ket rrefimin tend.

Nuk eshte per 5 yje, ka vend per permiresim, por eshte prape e embel dhe te ben ta vesh buzen ne gaz.

A lejohet me e printu dhe me ja lexu mumes dhe tates ??  Se, qe nga ajo story me karafilat ne Reviste jane bere fansa te tu smiley

smiley

Te kisha nenvleresuar moj blete punetore,por ti qenke speciale,shkruan shume lirshem,ashtu si do doja te shkruaja une.Po ti kishe dhene tregimit ndonje doze te lehte erotizmi do beje mire,megjithate vepra me e mire eshte ajo qe nuk ke shkruar akoma.

E kom thone ene njehere tjeter me duket se shkrimtari apo poeti ndryshojne nga ne te tjeret vetem per faktin e thjeshte se budallalleqet kerkojne me hir apo pahir ti bejne publike.

O, blete puntore sa kendshem e ke shkrujt. U kenaqa. Per hidrauliket te jap te drejte. Prift dhe polic skam provu akoma, po po i fus ne program nuk dorezohem.

Konsiderojeni hidraulikun mi goca, të paktën si "role playing". smiley

 

Shume tregim i çilter, me beri te buzeqesh. Pesh!

Ehhh,moj Blete punetorrre,blete...!

Ahhh,moj Shqipeni,e Bukurra Shqipeni....!

 

Mjalte,Mjalte....!!!

Se nuk ka motivues më të mirë se sa perspektiva e një njeriu të ri në jetën tonë, për të na ndryshuar rrënjësisht brenda 5 minutave.

 

sikur ishim tu bo muhabet ktu m'farke mu duk mi blete  smiley    

Tushe, ma ke heq mendjen me ket nickun. Na e ke bo respektin n'maksimum. T'pershnesin gjithe banort knej  smiley   

ene ishaaa tuj nejt ke mullari me at shokun tim qe m'ka fiskim mu, tu ndrru dy pare mahabet mooo, ene m'shkoi menja tju respektoj me ket nickun smiley

neve zojat e ronda, jina t'rrespektushme moo

smiley

 

 

O Bletë, t'u bëftë dita njëmijë se më shkrive!

Solidarizohem me reflektimet e tua, dhe pse e vetmja tentativë imja për t'u bërë bjonde doli me rezultat ngjyrë ndryshku nën dritën e diellit. : )

Ka gjithashtu takime të thjeshta, spontane, të sinqerta dhe plot tërheqje të dyanshme, të cilat shkojnë vaj dhe mbahen mend gjatë. Këto më kanë sjellë disa nga momentet më të mira në jetën time, dhe më kanë shkaktuar dhimbje kur i kam humbur. Por janë të rralla.

------------------------------------------------------------

kot nuk thone"rastesia mbret' i jetes"

urrej konformizmin,pregatitjet e ftohta, te kalkuluara,boshe nga fillimi ne mbarim;preferoj rastesine emocionuse,mbreslenese ,qe te mbush brenda,te frymezon,te shtyn te besh gjera per te cilat s'duhet te pendohemi asnjehere,sepse,keshtu mund te themi me bindje se kemi jetuar;a nuk kemi lindur rastesisht ne kete bote?!

Blete,me pelqen sinqeriteti yt

blete, te paska mbetur mendja tek dikush qe ka ikur larg... ke te drejte, ketu eshte ndryshe, if you don't put him behind you, no other guy will take you seriously

faleminderit qe e lexuat...

tushe, momen e baben tate i kom tifozat e preferum keshtu qe jepi nji t'primtume me paret e zyres. smiley

 

p.s. muhabeti i hidraulikut nuk ka asnje lidhje me Gjon Hidraulikun e Amerikes.

blete, reflektimi kishte gjithe ate humor, por, literally dhe iliterally, mos e rruj (me fal per shprehjen) kaq shume. sinqerisht.

Po shume goca shqiptare ne amerike e kane kete avaz. Ne nje ane duan te jene te pavarura ne anen tjeter jetojne ne shtepi me prinderit. Ne nje ane duan te jene te gjithpushtetshme ne anen tjeter presin tu gatuaje mami e ti marre babi me makine nga puna. Shtoji dhe ate trajnimin tradicional (brainwashing) shqiptar dhe ja ku behet nje lemsh qe vallai...

Megjithate, hapi i pare i zgjidhjes se problemit eshte .... pranimi qe ke nje problem per te zgjidhur smiley

Lol, this was an enjoyable read. Me duket se t'ka lenduar ndonje atlet. (spo pyes pse, but I dont get a headache imagining why). Se kush ka qene qe ka thene (shkrimtare amerikane): "in the US men are obssesed with money, and women are obssesed with weight... so one is obssesed with gaining and the other with loosing." Atletet profesionist kam pershtypjen se s'bejne pjese tek asnjera, e njekohesisht jane obssesed me te dyja. I think you shoul add another category... bodybuilders. I have found that their strings vibrate some very sad notes... even when they are laughing and seem to be happy...

sipas nje studimi ne UK, tre profesionet qe perfundojne me teper beqare jane builders (ndertim), elektricistet edhe hidrauliket... nje shoku im mendoi se kjo ndodh ngaqe punojne jashte, lol... per mendimin tim ndodh ngaqe ushqehen kryesisht me gazeten The Sun, qe shitet kryesisht for its cheasy, lame pun on language, page 3 girls with hungry eyes beautiful tits and legs that start from their necks, and football transfer gossips... and pictures of intoxicated celebrities getting thrown out of clubs or punching some paparazzi.

Minator, o minator,
e ke gjoksin plot me lesh,
por dhe po mos ta kesh,
prapë minator do jesh.

Tushe kjo poezia e minatorit, bashke me ate te marangozit jane poezi qe i kamde degjuar nga ca miqte e mi, te cilet edhe pretendonin autoresine e tyre. po me habit. a mund te me thuash nga je please, sepse edhe mund te njihemi

 

Te stoli i prishur

te prisja une ty

qe stolin e prishtur

ta ndreqnim te dy

                               "Marangozet"

tushja nga tirona osht pra moooo

m'kane fiksim t'gjithe m'katun

smiley

Ate nate te prita gjatë

Te prita gjate ate natë

ti s'erdhe

Shkerdhatë

                     autori Populli

 Bleta ma bej hallal per komenten qe nuk kane lidhje edhe aq me temen, por me frymezoi e tushja.

Do te doja

Do te doja te te kisha njohur me mire
Do te doja te te kisha kisha kuptuar
por ja qe ti ma dhe pas 2 minutash.

smiley

E fundit kjo, se nuk ka lezet me ja prish temen mjaltebereses smiley

Vajzat ne lendina

mbledhin lule mbledhin

mbledhin ato mbledhin

po ka dhe qe s'mbledhin

Po jepini o njerez se une per keto gjera shkruaj smiley

Sa per seri, po shkruaj dicka te ngjashme tek revista G, keshtu qe po te keni interes lexojeni. Vec mos kerkoni filozofi te thelle, se mua me pelqen me shume nje buzeqeshje dhe nje tundje koke sesa shtimi i rrudhave ose i dhimbjes se kokes.

 

Blete, cila eshte kjo revista? Na i bej me shenja ne s'e dime as per revisten as per ty, sic ja bejne avjoneve ata me ato shkopat inkandeshente ne piste. smiley

Eshte nje reviste e re qe shitet ne Shqiperi. Shpresoj te dale se shpejti online gjithashtu.

Sa per mua eshte shume e lehte te gjesh. Si ka thene ai xhaxhi "guglo Tare guglo"  smiley

ec e kuptoi femrat...e dimè se çfarè nuk duan,por nuk dimè se çfarè duan!!!takimet e rastèsishme pèr mendimin tim janè mè tè bukurat e mbahen lehtè gjatè sepse durojnè pak...po tè zgjaten edhe ato shndrohen nè rutinè,shkrim i mirè 5!!

Shkrimi i mire blete! uroj t'i vazhdosh ne seri reflektimet e tua!

Eh, nuk di si të rregullohet njeriu i shkretë as me femrat e as me meshkujt.Kushedi se ça shoku(nuk e di nëse është fjlala e duhur) ka qene për ty bletë ballafaqimi me kulturën "gjuetare" amerikane.Por më duket se tani e ke gjetur rrugën e drejtë.

 Pershkrimi i ndjenjave dhe karakterit te saj, ishte pershkruar bukur, sinqert, dhe kendeshem. Nga ky pershkrim edhe ne meshkujt mesojme mbi natyren e femrave, dhe ajo qe une ka verejtur eshte se, femrat veprojne ne shum raste ne menyre shabllone, pra ndjekin disa korniza, dhe nuk veprojne dhe aq shume ne menyre krijuese apo t'ia lene natyralitetit, spontanitetit, tere veprimet qe mund te krijohen. Natyrisht qe ato jane dyfish te ngarkuara emocionalisht, piksepari te jene brenda rregullave/kornizave per tu dukur sa me serioze dhe se dyti sikleti se a eshte vertet i interesuar ai, a eshte serioz, a e do, si e sheh ai reagimin e saj, etj.etj. 

Nganjehere, nga teprimi qe ato i bejne zeriozitetit, ato e humbin mashkullin, sepse nuk e kuptojne qe meshkujt shohin tek ajo (tek ajo lloj menyre te sjelluri) nje njeri me siklete, me probleme, jo natyrale, e deri-deri mendojne se ajo femer mund te jete dhe hipokrite. 

Me kete pershkrim, Blete e fitoi nje te qerasur nga mua. Do Zoti, e takoj nga vera dhe kam fatin ti krrej me shume gjera mbi natyren femerore. Me duhen per novelat e ardheshme. Mos t'ju shkoje mendja per keq, shejtaner.

tregim i sinqerte! pak naiv, po tregues i nje goce te mire..
I don't know how hot you are because sometimes your luck depends on that, smiley (I think you doing ok), but you got a big weapon goc; honesty! which is a big advantage and a big setback at the same time!! Use it wisely!
Be yourself and you'll do fine! .. me ca shoh asnje s'ta ka kuptuar tamam tipin...
hajt me nje urim  nga il popolo;
Pac fatin e kurves o blete!! smiley
 

faleminderit per mendimet dhe komentet.

and I am room temperature mostly. smiley

Ka njeri me vjersha me dashuri profesionale?

me pelqeu shuume.

(nje prove tjeter qe mjalti vjen prej bletes)

hej blete... po te duash mund ta sjellesh ktu materialin e asaj revistes... me pare... s'ma ha mendja te kritikohesh rende ktu... smiley

edhe hej... mos fut shume filozofi e gjera kshtu por dialog po pate mundsi... ke parasysh, gjera kshtu larte e poshte... tip dialogu... ca ke bere ti, si ke qene mire flm si e ke babin? etj etj smiley

...me ne fund nje femer qe i jep vendin e vet mashkullit dhe femres, jane dy gjysmat e nje te tere, jane plotesim i njeri tjetrit.

shume e drejte kur thuhet qe edhe djemte kane ndrojtjen e tyre, dhe s'ka asgje te keqe sikur te prezantohet femra e para, mua me pelqen shume, s'do me thene se vdes per burr.

personalisht nuk e bej hapin e pare, por ia lehtesoj shume punen goces qe te jete ajo qe prezantohet, nuk ka mjet komunikimi me te mire sesa syte, nuk me kane tradhetuar kurre.

kurse sa per takimin e pare, nuk e di pse bleta thote eshte si bombe, sado te me pelqeje njera, nuk e bej aq tragjedi, fillimisht sillem si me nje shoqe, pa tensione te teperta, nuk e vras shume mendjen se c'do mendoje, jam vetja si kudo,nqs jemi per njeri tjetrin s'na ndan gje.

 

ej blete me pyti nje shoqja ime nje dite a ta fusim elektriçisitin te lista e zeze dmth te ajo e hidraulikut, ta fusim o pse jo i thashe si pune minatori me gjoks me lesh jane dhe ata..dhe une vdes per poezi me dashuri profesionale.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).