Qirje Bollano, e xum tria lia la la!

Në të vërtetë, në këto ditë të para të vitit nuk ia vlen të merresh me kundrat, të çdo lloji qofshin! E mira e lyp të urosh: Gëzuar Vitin e Ri, o shqiptarë medemek të lirë e sovranë!Ejani të këndojmë në korr: “E xum tri a lia la aaa, e pika që s’na ra”! Le të harrojmë hallet, gërrmërret e keqkuptimet e të besojmë më shumë te vetja, te njëri-tjetri, te Shqipëria demokratike! Le t’u gëzohemi sukseseve të papara të qeverisë Berisha që po dehet nga vetkënaqësia “me dy shifra” e rritjes së njëkohshme hëm të ekonomisë hëm të varfërisë!...Le të ngazëllehemi me udhëheqësit tanë që nuk na harruan as në këto ditë: ca shkuan nëpër jetimore, ca në maternitet, ca nëpër spitale, ca te dyert e burgjeve të plakave, por më rëndësorët u bënë personazhe skeçesh për të na gajasur!…Oh, sa të dashur janë me fakirfukarenjtë, me njerëzit në nevojë këta udhëheqësit tanë në ditë feste! Kur i sheh nëpër ekrane të vjen të qash e pastaj të ulërish: kush dreqin janë ata edepsëzë (të tjerë, natyrisht!) që na bëjnë të vuajmë, xhanëm?...Se këta duken kaq të mirë e kaq të përkushtuar?!
Por të gjithë fajin me sa duket e ka tranzicioni dhe shpikja që quhet televizion! E kanë kamerat! E ka vargu i pakuptimtë i këngës nëpër votimet tona festive: “E xum tri a la laaaa!” Sikur të mos ishte ky i uruar televizion, që tani ka hyrë pa trokitur në çdo shtëpi, ne nuk do të shihnim çdo natë, dy e tri herë, këtë lukuni udhëheqësish kaq të panginjur me surretërit e fjalët e tyre! Nuk do ta dinim që jemi të fundit e më të vetmuarit jo vetëm në Evropë, po edhe në Ballkan! Pa kamerat e TëVërave, Kuvendi nuk do të ishte estradë e as fushëbetejë, pasi edhe deputetët do të këndonin:”E xum tri a la laaaa”! Krerët tanë nuk do të pozonin e ligjëronin para kamerave për jetimët e për pleqtë e azileve, e as për hallet tona ( këta, sipas traditës së Enverit, ende përdoren si figurantë e dekor), por për të na hedhur sërish hi syve ne, zgjedhësve të mbetur jetimë dhe azilantë në vendin tonë të dashur që qesh edhe me fatkeqësitë e veta! Fajin pra e kanë ekranet, aktori i humorit Agron Llakaj dhe ne qytetarët që u mbajmë iso! Ndaj urimi i tyre “Gëzuar!” më shumë ngjan si një tallje e radhës për të mos thënë si një mallkim tjetër për (mos)ndryshim! E megjithatë, ejani mblidhuni këtu-këtu që të këndojmë të gjithë tok: “E xum tria la lia lalaaaa!”
***
Por le të largohemi paksa nga Tirana e nga liderët tanë maniakë televizivë e të shohim veten nga një tjetër pasqyrë, nga pasqyra e një politikani provincial, të dorës së tretë, në dukje pa peshë e pa rëndësi, por që, megjithatë, jo pa sukses ka sfiduar dhe vënë në provë shtetin shqiptar, dinjitetin kombëtar dhe peshën e Shqipërisë! Ky Bollano e meriton të ishte shpallur “njeriu i vitit” në Greqi, sepse gjatë 2008-tës ai ka qenë një nga protagonistët më të spikatur si në Shqipëri e në Greqi! Venizollisti i vonuar Vasil Bollano, i cili, edhe në ditë festash, para Krishtlindjeve, nuk mënoi të trazojë klimën festive dhe harmoninë ndëretnike në Shqipëri, sepse pas “memorandumit” kaloi në intervista flakëhedhëse për gazetat greke që të na detyrojë të besojmë se Shqipëria sa vjen e po leqendiset nga Bollanoja i Himarës! Më me guxim edhe se Berisha, ky nëpunës shkel Kushtetutën për të ngjallur të vdekurin e palindur, Vorio-Epirin! Ky “misionar” i përçarjes nuk ngurron të shpallet hapur si antishqiptar! Ky bulon kërkon të bëhet martir i Megaloidhesë, madje kërkon të futet patjetër në burg që të bëhet i famshëm në Greqi! Ky njeri kërkon sherr me çdo kusht, jo vetëm me banorët e Himarës, po me të gjithë qytetarët e Shqipërisë! Qirje Bollano është modeli ballkanik i tjetërsimit, i shitblerjes së vetes për të përfituar sadopak lavdi, ofiqe e pasuri të pamerituar! Ky i ngjet atij nëpunësit të tregimit të Çehovit që i doli karrocës përpara që t’i përmendej emri në gazetë! Bollano i del përpara qerres së shtetit shqiptar për ta atë vënë në provë se sa takat dhe dinjitet ndërkombëtar ka!...E xum triala laaaa!
Ajo që të habit është fakti që PBDNJ-shi, kjo parti e regjistruar si parti shqiptare dhe jo greke nuk reagon kur na shkelen të drejtat ne shqiptarëve… Edhe qarqet zyrtare greke (ato që janë vërtet demokratike) nuk po e kuptojnë se një bulon i tillë në të vërtetë u prish punë, se dëmton jo vetëm marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, po edhe imazhin e Greqisë…Ndaj Bollanoja vlen për të shtruar këto pyetje: Përse i leverdis Greqisë të mbjellë në Shqipëri farën “Bollano” të urrejtjes? Tekefundit,përse i duhet një “Bollano” kaq provokativ? A thua vërtet ka në Greqi qarqe që shpresojnë se mund të aneksojnë një ditë territore të Shqipërisë, pasi të ketë mbirë “fara” Bollano? Por as PBDNJ dhe as zërat demokratikë grekë, çuditërisht, (ndoshta duhet thënë: jo dhe aq çuditërisht!) nuk i vënë fre në gojë këtij buloni të spanarur! Pikërisht ky fakt e bën “çështjen Bollano” një dukuri që lipset të trajtohet seriozisht!
Me sa duket përçarja dhe urrejtja ndëretnike, këto mbeturina atavike të së kaluarës së largët në marrëdhëniet Greqi-Shqipëri, në disa qarqe ende prodhojnë emër dhe pasurim të padrejtë e të atypëratyshëm, madje edhe dalje nga anonimati provincial i askërrkushit. Bollano dhe xhinsi i tij “vorioepirot” është prodhimi më i shpërdorur i këtij investimi shovinist që synon të mbjellë një klimë që e kemi provuar dhe shijuar veçanërisht në kohën kur po sendërtohej Pavarësia e Shqipërisë, natyrisht jo vetëm me fjalë, po edhe me terror, me vrasje patriotësh e masakra të pashembullta në Jug të vendit! Në të vërtetë, po ta vështrosh nga larg, nuk ia vlen të merresh me Bollanon, por ama ky shembull vulgariteti ballkanik shërben për të kuptuar se sa janë përkequr punët në shtetin tonë! Sepse në çdo vend normal demokratik, një zyrtar i tillë, nuk do të guxonte të shkelte Kushtetutën e të mbillte përçarje ndëretnike, pasi do të kishte marrë përgjigjen e merituar nga organet e Drejtësisë! Në cilin vend demokratik, “sovran e të lirë” (si u shprehën kohët e fundit Berisha dhe Topalli në përgjigje të ambasadorit amerikan), mund të ndodhë që një kryebashkiak province të kërkojë ndarjen e vendit, të vendosë nëpër rrugë tabela me alfabet grek, të heqë ato shqip, të ndërrojë emrat e qytetarëve në regjistrat e gjendjes civile, të hedhë parrulla armiqësore me flamuj grekë (si në një tokë të pushtuar!) nëpër fushatat zgjedhore të Himarës, të stimulojë “homogjenizimin” e popullatës dhe shteti e përfaqësuesit e saj të mos pipëtijnë?! Ku mund të bëjë vaki që një zyrtar, qoftë edhe përfaqësues minoriteti, t’i bëjë thirrje një vendi tjetër që ky të mos ratifikojë MSA-në, pa na vënë kushte për dizintegrimin e vendit? Por derisa Greqia nuk po jep asnjë shenjë se mund të ratifikojë MSA-në dhe hyrjen tonë në NATO, (njëlloj si ka vepruar me “ligjin e luftës&rdquosmiley,duke mbetur e fundit në radhën e shteteve anëtare të BE-së, dëshmon se deklaratat dhe letrat e Bollanos në Parlamentin grek nuk janë “bulona vetiakë”vetëm të tij!Kjo është ana më e dyshimtë, por edhe më e qartë e “çështjes Bollano!”
***
Greqia është në ditët e saj më të vështira, pas trazirave gati njëmujore të rinisë dhe të popullit grek. Këto trazira që nuk u shuan as për Krishtlindje provojnë se kriza greke nuk është vetëm krizë e qeverisë aktuale, por e mbarë shoqërisë greke që po kërkon, me të drejtë, ndryshime rrënjësore e strukturore! Ndërkohë Greqia e megalomanisë dhe e megaloidesë, -ky burim i pashterur antievropjan i krizave të saj -, veç situatës së brendshme, deri tani të pazgjidhshme, ka probleme të vështira me Maqedoninë, pas vetos kundër këtij vendi për çështjen e emrit! Së largu, kjo duket si një trill tipik grek që ka vënë në vështirësi BE-në, SHBA-në, madje edhe OKB-në. Por Greqia ka probleme historike me Turqinë, natyrisht jo vetëm për shkak të Qipros…Atëherë, në këtë kontekst, përse i lipset edhe një tjetër sherr në rajon? Përse po rindizen urat e zjarrit me Shqipërinë?
Pavarësisht se nuk kemi ecur përpara si do të dëshironim, ne, shqiptarët, nuk jemi më ata të viteve 90-të! Tani ka dy shtete shqiptarësh. Ne kemi mbi gjysmë milion shqiptarë në Greqi. Shumë shpejt edhe si popullsi ne do të jemi më shumë se grekët. Shqiptarët po lënë punët e zeza në Greqi e po punësojnë grekët edhe këtu, edhe në Greqi. Vetëm siguracionet dhe depozitat e shqiptarëve në Greqi do të mjaftonin për të destabilizuar ekonomikisht Greqinë…Për të mos folur për çështjen çame, e cila, edhe pse nuk përmendet nga politika e sotme e Tiranës, nuk do të thotë se është e humbur dhe e harruar në arkivat tona…Ka për të ardhur shpejt dita që Greqia të jetë fort e interesuar ta ketë mirë me Shqipërinë…Atëherë kujt i leverdis kjo miopi “Bollanosh” e bulonash në Athinë?
Të gjitha deklaratat e Bollanos, madje edhe trysnia e MPJ greke për varrezat e ushtarëve grekë në Jug të Shqipërisë të cilat po na serviren, më shumë si kushte, si provokacione e si ultimatume të njëanshme, se sa si akte humanizmi, apo si leksione “për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve”, duket sikur po kalojnë pa u vënë re…Kjo sepse shqiptarët ende janë në “tenxheren me presion” të varfërisë, të pasigurisë dhe sidomos të mosbesimit te klasa e sotme drejtuese…(Mos vallë edhe për këto arsye e mbajnë më këmbë Berishën?)…Por edhe pse prapa derës së Greqisë ende qëndron “fshesa” dhe vetoja për në NATO dhe BE, si një kamxhik i ngrehur. Megjithatë, këto veprime antidemokratike të një anëtari të BE-së duhen denoncuar nga BE-ja e MPJ jonë, e cila asnjëherë nuk është shprehur zyrtarisht, edhe pse sjelljet e Athinës shkojnë ndesh me detyrimin për reciprocitet dhe fqinjësi të mirë, duke na poshtëruar jo vetëm në pikat e kalimit të kufirit…Përse nuk i ushtrohet asnjë trysni nga Tirana e sotme Greqisë që nuk po ratifikon MSA-në dhe NATO-n? Është e qartë, kjo dëshmon frikën prej një sejmeni katundar para një Athine që të bën gjëmën, andaj këtu qeveria vazhdon të këndojë me iso:E xum triala lalaaa!
Deri tani nuk ka kurrfarë reagimi as nga qeveria, as nga Presidenti i Republikës, as nga “nacionalisti”i thekur Berisha! Këta pranojnë me përulësi poshtërimin vetjak dhe sidomos atë kombëtar, që në rastin më të mirë do të thotë se atyre nuk ua mban të përballen me ultrat obskurantiste dhe zërat shovinistë, të cilat kanë provuar mëse një herë se mund të të rrëzojnë nga pushteti!Mjafton një telefonatë nga Athina që të dalë nga koalicioni PBDNJ që qeveria Berisha të shembet!Për të mos përmendur edhe “mjetet” diplomatike” të lobingjeve greke…Këtë mësim-pësim më mirë se kushdo e di Berisha që nuk e harron kurrë “koston” që pagoi kur arrestoi minoritarët grekë. Ndaj Berisha nuk kruhet dot më me “vëllezërit” e tij grekë…Por tani as diaspora jonë e mençur nuk dëgjohet të thotë se “në Tiranë paska një qeveri greke”, si thuhej e madje edhe besohej për qeverinë Nano…Këtë e di Bollano, omonistët e tij dhe veçanërisht disa deputetë grekë, kinse shovinistë që provokojnë e luajnë si macja me miun mbi fuçinë me barut…!Por një sjellje e tillë lapangjozërishte nuk ndodh me klasën politike të Maqedonisë, edhe pse ky shtet ende është pa një emër zyrtar, edhe pse nuk ka atë ndikim ekonomik dhe njerëzor (mbi gjysmë milion shqiptarë që punojnë në Greqi) si kemi ne…Edhe në Maqedoni qënkesh një prift serb që bën të njëjtat provokime që bën Bollano! Por prifti nacionalist serb nuk ka atë ndikim dhe përkrahje nga qeveria si e ka Bollanoja, madje atë e rrasin herë pas here edhe në burg për ta sjellë në vete!...Maqedonia madje sakrifikoi edhe futjen në NATO, hyri edhe në zgjedhje të parakohshme, po hedh në gjyq ndërkombëtar Greqinë, po ankohet për të drejtat e pakicave maqedonase në Greqi, etj,etj, të cilat, gjithsesi, meritojnë respekt!
Kurse ne po na tërheq për hunde një copë Bollanoje!E xum tria la lalaaaaa!

27 Komente

C'jane pjerdhur fare keta me keto tituj artikuj gazetash. Neser do lexojme ndonje artikull me titullin Hapa dollapa kush eshte prapa, ose O goce, ndalo pak se ashtu kam nje muhabet.

Shkrimi eshte  qare ,duket qe eshte shkruar nga nje pene , qe di te qendise bukur nje beze te bardhe ,dhe pastaj ta vendosi ne nje kornize me dru panje ,qe ja shton me shume bukurine .

titulli eshte onomatopeik... po i mungon nje "la" midis "tria" dhe "lia". C'ka me boni mos me e lexu shkrimin.

" Aus Osten nichts neues"... nur Bollano

...shiko mer 'bro' cere shkruhet aty mrena cke me titullin....sa rendesi ka permbajtja...varja titullit....

...me beri pershtypje keto jave 80% e lajmeve ne tch e zinte "gaza"!!!! dhe kosova...ketu ku jetoj une lajmet per "gazen" zene me ore ne dore me pak se 1 minute...!!!!

 

Po!

Vecoj:

Tani ka dy shtete shqiptarësh. Ne kemi mbi gjysmë milion shqiptarë në Greqi. Shumë shpejt edhe si popullsi ne do të jemi më shumë se grekët. Shqiptarët po lënë punët e zeza në Greqi e po punësojnë grekët edhe këtu, edhe në Greqi. Vetëm siguracionet dhe depozitat e shqiptarëve në Greqi do të mjaftonin për të destabilizuar ekonomikisht Greqinë…Për të mos folur për çështjen çame, e cila, edhe pse nuk përmendet nga politika e sotme e Tiranës, nuk do të thotë se është e humbur dhe e harruar në arkivat tona…Ka për të ardhur shpejt dita që Greqia të jetë fort e interesuar ta ketë mirë me Shqipërinë…

Deri tani nuk ka kurrfarë reagimi as nga qeveria, as nga Presidenti i Republikës, as nga “nacionalisti”i thekur Berisha! Këta pranojnë me përulësi poshtërimin vetjak dhe sidomos atë kombëtar, që në rastin më të mirë do të thotë se atyre nuk ua mban të përballen me ultrat obskurantiste dhe zërat shovinistë, të cilat kanë provuar mëse një herë se mund të të rrëzojnë nga pushteti!Mjafton një telefonatë nga Athina që të dalë nga koalicioni PBDNJ që qeveria Berisha të shembet!Për të mos përmendur edhe “mjetet” diplomatike” të lobingjeve greke…Këtë mësim-pësim më mirë se kushdo e di Berisha që nuk e harron kurrë “koston” që pagoi kur arrestoi minoritarët grekë. Ndaj Berisha nuk kruhet dot më me “vëllezërit” e tij grekë…

Dhe sidomos:

...një sjellje e tillë lapangjozërishte nuk ndodh me klasën politike të Maqedonisë, edhe pse ky shtet ende është pa një emër zyrtar, edhe pse nuk ka atë ndikim ekonomik dhe njerëzor (mbi gjysmë milion shqiptarë që punojnë në Greqi) si kemi ne…Edhe në Maqedoni qënkesh një prift serb që bën të njëjtat provokime që bën Bollano! Por prifti nacionalist serb nuk ka atë ndikim dhe përkrahje nga qeveria si e ka Bollanoja, madje atë e rrasin herë pas here edhe në burg për ta sjellë në vete!...Maqedonia madje sakrifikoi edhe futjen në NATO, hyri edhe në zgjedhje të parakohshme, po hedh në gjyq ndërkombëtar Greqinë, po ankohet për të drejtat e pakicave maqedonase në Greqi...

No comment!

Shkrimi duhet lexuar pavaresisht titullit. 

Por mgjth i jap te drejte ne shume pika Blushit dua te di para kesaj qeverie sa artikuj te tille ka shkruar Blushi? 

Por mgjth i jap te drejte ne shume pika Blushit dua te di para kesaj qeverie sa artikuj te tille ka shkruar Blushi? 

Eh, puna e Blushit është kështu: Ky, po akuzohet prej disa "qarqeve" bashkë me përkatësinë e vet të përcaktuar si "ortodokso-vllehe" se është antishqiptar.

Këto lloj shkrimesh janë të drejta, por vijnë si një tip reagimi apo "vërtetimi" (lol) se Blushi nuk është antishqiptar.

Përtej atyre kllapave më lart, ky shkrim reaksionar nuk mund të zhvillohet apo marrë formë të mëtejshme. Sepse ky nuk është Blushi normal, është Blushi reaksionar.

... megjithatë... vjen një kohë kur politikanë të caktuar qoftë veç për të bërë opozitë mbajnë qëndrime shumë, shumë të drejta, por që nuk i kanë qëllim kryesor të tyrin.

 

J me pelqeu percaktimi tuaj

...vjen një kohë kur politikanë të caktuar qoftë veç për të bërë opozitë mbajnë qëndrime shumë, shumë të drejta, por që nuk i kanë qëllim kryesor të tyrin. ...

Shume e drejte por kjo eshte politika kudo ne bote dhe ky eshte avantazhi i demokraicse ne krahasim me diktaturat

Ne demokraci politikani do te bej sic thote turma edhe kur nuk  e ka qellim kryesor ate qe ben. Per kombin/popullin rendesi ka qe veprimet kryhen. Rendesi ka qe ai (Blushi) shkruajti kete artikull. Se cili eshte qellimi kryesor i Blushit, kombit/popullit aspak nuk i intereson kur veprimet e tij jane ne perputhje me te miren e kombit/popullit. Cdo veprim tjeter e nxjer ( ose duhet ta nxjere) ate jashte nga politika.

Ne diktature ndodh ndryshe. Atje diktatori paraqet nje qellim kryesor dhe e ndjek ate verberisht nga deshira e mases/kombit dhe prandaj eshte diktature se larg qofte ky qellim te jete i keq dhe mjer populli dhe kombi.

Sic thashe une i dhashe 5 yje

 

Jo mer rrush, pse ia dha fiqiri ndonjerit t'iu fusi kazmen vlleheve te Shqiperise, une s'e kisha aty punen. 

Une doja te dija nqs Blushi (socialist) ka shkruar me pare per kete pune gjate qeverise se Nanos, se ne fakt bollrat nuk linden si kerpudhat pas shiut me qeverine e Berishes.  Megjithese Berisha, ne vend t'i kepuse kerpudhet e t'i beje pizza a omeleta, i ka vaditur me shume. 

Ne ate kuptim ta kisha, ne kuptimin partiak te fjales.

Vllehet e Shqiperise, nuk kane nevoje te provojne e te shkruajne artikuj, qe te tregojne ne jane shqiptare (e pare e punes, kush tha qe Blushajt jane vllehe?)

Per titullin nuk ja u ka fajin autori

Eshte mare nga nje kenge e vjeter  korcare

Nje dite shkova nga Drenova
nje dite shko..
nje dite shkova nga Drenova
nje vashe te re takova

E zum tri a la ilala
e zum tria la ilalala
e zum tri la la ilala
e pika qe ste ra

Dhe mendoj se humori ketu qendron i Blushit

Une i dhashe 5 yje se i meriton

hajde... toko ty si korçar nuk të falet, se kënga është kështu:

kush e pa peshkun maleve?

ngarkuarë me shkarpa xum tria lala lia la la.

i verbëri po kërkonte gjilpërënë në kashtë xum triala lia la lo. etj.

 

Opss ke te drejte si e humba kete. Kete kisha parasysh kur thashe Humori i Blushit sepse u ngaterova me Drenoven nuk e di

Oret e vona te nates besoj smiley

-Shkrimi me pelqeu dhe sidomos titulli.

-Jam dakort per nje shkrim me titull: "Hapa dollapa kush eshte mbrapa"-psh. kush eshte mbas Fazlliçit (kunati i kujt? vajza e kujt?), kush eshte mbas Gerdecit, kush eshte mbas korrupsionit? mbas kontrabandes se naftes?...

-Blushi shkruan shume mire dhe ne menyre argumentuese. 

-Ceshtja e vlleheve (ex-llacifacerve) me duket e tejdiskutuar. Vllehet jane shqiptare, te tjerat jane lloqe. Ata jane njerez te kulturuar dhe te shkolluar. Ne demokraci te gjithe duan te duken nga pak dhe kjo pjese e popullsise sone don te kontribuoje per sa mendon dhe te jete propozitive.

Jo çdo gje qe thone mund te jete e drejte por ama debatin e ndezin dhe kurre ne emer te shkeputjes apo te distancimit nga pjesa tjeter e gjindjes sone, kurre ne emer te ndonje populli apo vendi tjeter.

 

Po hiqini syzet paragjykuese dhe gjykimet apriori o memedhetare te mergates!!

Po si more skualifikoni me nje lehtesi kaq kurajoze nje shkrim rreth nje tematike , pikerisht asaj tematike (Livadhjja, Bollano-Himara etj.) ku jave me pare zbarezet te gjithe zjarrin tuaj te atdhedashurise, shfryte te gjithe dufin antigrek, shpaloset gjithe arsenalin e patriotizmes se lenduar??

Dhe pse ky qendrim shperfilles nga apostujt e patriotizmes virtuale ndaj nje shkrimi qe artikullon qarte dhe shkoqur nje shqetsim te drejte??

Eureka:

1.Titullit i mungon nje  ""la" !! Dmth une nuk kaloj nga kjo rruga ketu sepse emertimi i saj ka ca gabime ortografikesmiley

2.Blushi kerkon te marri nje certifikate si mbrojtes i shqiptarizmes perballe akuzave si antishqiptar dhe filo-ortodoks-vlleh!! Pra permbajtja e drejte maskon nje qellim  kinse  justifikues.!!

2. Blushi per ceshtje te tilla nuk e ka ngritur zerin me pare kur PS ishte ne pushtet!! Ani se ne ato vite qelbersilleku antshqiptar i bollanove, ultimatumet per varreza dhe manifestime te hapura per shpalljen autonome te Himares nuk kishin shperthyer me kete virulence.

 

spiritus, me vjen keq qe e ke keqkuptuar kete pune (te pakten tek 3-shi) se ajo ishte rezerva ime.  Nqs s'kishte per te shkruar per bollet ne kohen e Nanos, se ndoshta s'ishte zgjedhur akoma, kishte akoma gjera te tjera per te shkruar.  Une thjesht e hodha ate ide per te treguar se nuk mund te "politizohen" keto ceshtje, se pastaj humbin vlere.  (Ne aspektin e partizaneve te partise.) 

Une thashe me siper, qe jam dakort me Blushin ne shume pikepamje.  Dhe me te drejte qe i mshon kesaj ceshtje.  Por do te ishte akoma me efikas, nqs i njejti individ ka shkruar per shqetesime te tilla (jo te njejta ndoshta, por te ngjashme) edhe ne kohen kur partia e tij ishte ne pozite.  Ja kaq.  Teper e thjeshte.

Monda, pa personalizuar asgje, ne komentin tim nenvizova nje dukuri, pra dicka qe me ka rene ne sy edhe ne raste te tjera. Nuk eshte hera e pare qe shkrime qe i vene mire pikat mbi i  anashkalohen dhe nihilohen pikerisht se disa "patriake " te ketij blogu per shkak te antipative apo alergjise qe kane per emra te caktuar, i shumzojne ato me 0.

Gjithsesi, eshte e drejta e cdo kujt te kete nje qendrim gjykues apo paragjykues.Persa i takon pikes 3 perseri theksoj qe cdo individ ka te drejten te jete ndryshe nga cfare ka qene me pare, te pozicionohet dhe ripozicionohet sipas konjuktures dhe bindjeve te tij. Po ku eshte koseguenca dhe ndershmeria me veten dhe lexuesin? Ky eshte nje problem etik. Por etika dhe politika nuk jane gjithnje  ne perpjestim te drejte. 

 

Ore, kete artikull e kane bere lemsh ne gazete se nuk ka mundesi.

Do ta kete nisur Abdi Baleta anonim edhe ia kane mbytyr ketij qyqarit autoresine ata te redaksise qe t'i prishin biografine me greket. 

Se do te vinte dita te lexonim shkrime nacionaliste te Kiço Blushit, kjo s'me kish shkuar ndonjehere ndermend. Bote çudirash.

 

Atëherë kujt i leverdis kjo miopi “Bollanosh” e bulonash në Athinë?
 

 

Cope injoranti !

Miop je ti ( qe te mos them se e ben me dashje ) qe merresh me Bollanon  dhe nuk shikon se ku ta kane marre kalane greket dhe vllehet me pasaporta greke . ( jane disa qindra te tille ne administraten publike )

Shikoji tutkun se i ke te shperndare ne gjithe Shqiperine dhe nje pjese e tyre jane dhe zyrtare te administrates . Shikoji tutkun se ne nje ministri punonjesit midis tyre flasin greqisht dhe mos e co topin tek Bollano. Aha ke frike se mos hap letrat ai Ministri i asaj ministrie dhe del ndonje pislluk ne kohen kur ka qene

Shiko se si nje ambasador qe flet perfekt shqip , i nje vendi ballkanik qe nuk do ta njohe Kosoven ( si Greqia ) , organizon takime, sponsorizime, restaurime, rishikime ( te historise ) denigrim figurash e me rradhe si e trajton ceshtjen e mesiperme ( merakun tend atdhetar&nbspsmiley dhe si kerkon te provoje shkencerisht qe Grabova ( mu ne mes te Shqiperise ) nuk eshte pjese e historise se Shqiperise.

Kothere, kur lexova shkrimin e Whisper-it, më shumë se shkrimi vetë qenë komentet e disave që thoshin se ishte turp që të diskutohej një problem i tillë që më bëri të vlerësoja atë shkrim.

Nëse atëhere e vlerësova shkrimin vetëm si problem, që s'kish pse të çensurohej apriori dhe për ta lënë pa diskutuar, tashmë që shikoj dhe komentin tënd, më duket se jo të gjitha ato që thosh Whisper paskan qënë llafe në erë...

 

Ed,

as qe behet fjale qe ka te drejte Whisper-i ne disa pika dhe ka bere mire qe i ka thene hapur. Ka njerez qe keqkuptojne se kane prirje keqkuptimin, ka nga at qe nuk e njohin problemin dhe keqkuptojne ka dhe hajvane qe bejne sikur i njohin problemet dhe nuk dine se cer flasin . Peshku nga keta ka me kile.

He se harrova, jane dhe kalamaqet e peshkut qe ngaterojne ngjyrat : te kuqen me vishnjen

Ai shkrim duhet pare :

01. si trajtim pa interes te "fshehur " e qe do te thote qe shqipot , si kameleone njerezore cer nuk bejne per te perfituar ( do shume kohe e fjale kjo te trajtohet .

02. si trajtim dashakeq qe do te shfrytezohet dhe shfrytezohet per ti hedh zjarrit benzine apo per ti dhene theks ndasive qe ne fakt gjenerojne nga dyer jashte Shqiperie.

ne kam pershtypjen qe behej fjala per piken e pare ndersa disa komente ( se mos hera e pare ne fakt qe peshku e ben ) jane komente sharlatanesh.

Shume thjesht e pa shprehur t_red pak me poshte se cer eshte duke ndodh, por tmerresisht qarte

Faleminderit Koth!

Nëse në shifrat që ofron T_red që nesër mund të shikosh sërish gjysmat të rishndërrohen nga Andronaqë në Mëhill (sepse e kanë bërë thjesht për arsye ekonomike), në rastin e ngritur nga Whisper, faktori ekonomik që ka bërë Mhillin të bënet Andronaq nuk besoj se egziston... nga ku, pa bërë sillogjizma të ndërlikuara mund të arrihet lehtë në përfundimin që: ka  të drejtë Whisper.

Sipas statistikave zyrtare te shtetin shqiptar, ne Shqiperi ka 35 mije minoritare greke. Sipas statistikave te shtetit grek, pakica e tyre ne Shqiperi eshte 250 mije.

Matjet tona statistikore i ben INSTAT. Matjet greke i bejne kishat ortodokse dhe konsullatat ku jane kerkuar viza greke si vorio-epiriote per Shabaner qe jane kthyer ne Spiro me dy deshmitare Isufer ne vaftisje. Pagezimi eshte bere me rotacion dhe per 300 euro ne muaj, viza te thjeshta e te tjera lehtesira, minoriteti grek, me dokumentacion helen i afrohet 250 mijeshit.

Bollano eshte fabrikim. Po te mos ishte ai, ka 249.999 te tjere. Do ta gjenin nje qe ta kthenin ne Bollano. Por Shqiperise i duhet se s'ben nenshkrimi i MSA-se dhe anetaresimi i veremosur ne NATO, prandaj kenga e tij maje plehut eshte e bukur shume!

 

I kam frike danajte kur te bejne dhurata..

Deri tani (pra afro 20 vjet) shteti shqiptar e ka shperfillur kerkesen permanenete te minoritetit grek (Omonia-PPDNJ) per perfshirjen e deklarimitt e kombesise ne regjistrimet e popullsise nga INSTAT.

Edhe presionet nga Athina kane qene me gjysem zeri per kete kekese te minoritetit dhe perfaqsuesve te tij politike.

Kam frike se do te vije nje dite kur kjo do te behet dhe nuk do te jete cudi kur te mesojme per permasat e dhjetefishuara te minoritetetit grek ne Shqiperi! Ofensiva e bute greke per paisjen me karta homogjenesh, konvertimi shqiptareve hallexhinj Osmane e Ismaile ne Orester dhe Spiridone , pra me  nderime emrash dhe falcifikime te kombesise ne regjistrat lehtesisht te manipulueshem te gjendjes civile -do te na vere nje dite para faktit te kryer: fabrikimit te nje minoriteti nga 50 000 para 90 ne ...nuk e di se sa mije..

Eshte mjaft interesant klauzola ne Konventen Kuader te te Drejtave te Minoriteteve ku thuhet pak a shume se cdo qytetar/shtetas ka te drejten e deklarimit te identitetit kombetar ashtu sic e ndjen ate!!Kjo njifet si e drejta subjektive e deklarimit te kombesise.

 

Keta Blushet nuk hoqen dore ndonjehere prej populizmit, sic duket nuk dine ndryshe.

Po mire more Blush cfare sygjeron zotrote te behet me Bollanon? Ta fusim ne burg? Perse dhe mbi te gjitha kush? Ka kryer vepra penale? Kur? Si? Dhe kush ia vertetoi ato?

Nuk mendoj, se Bollano eshte ndonje burre i mire, dhe ne fakt te gjithe qe e njohin, nuk e mbajne per burre te mire. Po fakt eshte, qe u zgjodh ne menyre te lire ne Himare. Kush e ka fajin aty? Bollano? Himarjotet? Apo shteti shqiptar, qe pasi i la ne harrese himarjotet me dekada me rradhe, tani i erdhi veza ne bythe. Dhe ne ankohemi, qe himarjotet shikojne tere diten televizor grek dhe flasin tere diten me celulare me numra greke. Po si tia benin ata, kur televizioni publik sinjali i telefonise shqiptare nuk u arrinte ne antenat e tyre.

Por eshte me kollaj te ndjekesh rrugen populiste te Blushajve, te ulesh dhe te shkruash me nota patriotizmi, qe te ben te dalin lot nga syte.

 

Problemi i politikaneve tane eshte se nuk arrijne ta kapin demin nga briret, por e kapin nga koqet.

T-red, e drejte, une gjithe jeten mbaje mende te qendroje numuri  qe permende ti, por kisha greke nuk ka faje se shumica e shqipetareve qe jetojne ne greqi per nje cop dokumenti te qelbure, qofte nga kisha si ortodokes per pagezim, qofte per tu menjanuare debateve dhe sulmeve morale te individeve grek, ndaj fanatizmit te tyre si ortodokes duke mos pranuar rreptesishte asnje fe tjeter! Pa permendur mediat, te cialt shkaterruan moralishte pjesen derrmuese te bashkeatedhetareve qe jetojne ne greqi,  ndertuan nje kala te forte me urrejtie dhe nje imazhe anti shqipetar.

Pa menjanuar ketu shtetin shqiptar i cili ndihmoje shume ne punen e pales greke duke qendruar indiferent dhe i pa marre pjes ne gjithe ate llume te hithet qe na mbuloi dhe tani nuk dime se si te reagojme dhe cfare te bejme!

Jane me qindera familje shqipeatresh qe ndryshe quhen ne shqiperi dhe ndryshe ne greqi, te dokumentarizuar dhe me emera e kombesin perkatese dhe tani po perballen me institucionet greke qe po bejne verifikimin e dokumentave, dhe po ua mohojne te drejten e mepareshme, duke i len pa dokumenta.

 

Sikur të mos ishte ky i uruar televizion, që tani ka hyrë pa trokitur në çdo shtëpi, ne nuk do të shihnim çdo natë, dy e tri herë, këtë lukuni udhëheqësish kaq të panginjur me surretërit e fjalët e tyre!

Ah,kjo do te ishte gjeja me e mire !Por nuk do te isha doakort per televizionin ,vetem per shkak te" tyre" do te isha per te bojkotuar ne cdo drejtim "ata" "udheheqjen" supreme ,dhe do te kisha deshire ti zevendesoja keta ,me ate udheheqjen e" vogel " te lagjes , keta do te kisha deshire ti shihja fytyrat e tyre .Pse,po sepse aty eshte edhe problemi. ,tek udheheqja e vogel .

Eeeeee ..... ,po faji, ne kete rast nuk eshte  ai i ekranit ,as i "udheheqjes supreme" por eshte ai i gazetareve ,kronikaneve qe u vene mbas bithe ketyreve,supremeve .

Jeta nuk eshte atje "lart" ne qiell , jeta eshte ne toke .

 

 

Shkrim i perkryer. Per mua pak rendesi ka emri i autorit. Biles akoma me mire nqs nje shkrim te tille e ben nje njeri qe nuk ka reputacionin e nje patrioti te konfirmuar.

Biles mua ky me inspiroi qe ate qe Kiço e shkruan midis rrjeshtave ta shkruaj qarte fare. Insh'Allah po kom kohe me e shkrujt artikullin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).