Qeveria vendos: S'ka taksë per kokainen

Subjektet e biznesit shqiptar janë të lira të importojnë në vend, si gjethet e bimës së kokas, ashtu edhe vetë kokainën. Vetëm se në rastin e parë, ato duhet t’i paguajnë shtetit 10% të shifrës që kanë deklaruar për blerjen e tyre, ndërsa në rastin e dytë, madje, nuk detyrohen të paguajnë asgjë. Kjo është “risia” e Vendimit më të fundit të Këshillit të Ministrave lidhur me tarifimin e mallrave që importohen. Në fakt bëhet fjalë për kokainën që vjen për shërbime farmaceutike. Nuk dihet nëse ka ndonjë rregull se cilët janë subjektet që e importojnë dhe dokumentat shoqëruese të këtij malli.
Vendimi
Ka ndryshuar dy herë brenda pesë muajve Këshilli i Ministrave emërtimin e nomenklaturës së mallrave për efekt llogaritjeje të tarifave përkatëse doganore. Vendimi i fundit ka hyrë në fuqi që nga 1 janari, pasi është publikuar në Fletoren Zyrtare të datës 31 dhjetor të vitit të kaluar, dhe tashmë të gjitha autoritetet doganore janë të detyruara t’i nënshtrohen atij për llogaritjen e tatimit, që duhet të paguhet për një mall të caktuar, që hyn nga jashtë vendit në territorin e Republikës së Shqipërisë. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, VKM i mëparshëm, i datës 16 korrik 2008, shfuqizohet.
Vlerësimi
Sipas Vendimit nr. 1672, datë 24.12.2008 “Për miratimin dhe publikimin zyrtar të nomenklaturës së kombinuar të mallrave, 2009”, kryesisht, importuesit e lëndëve të para do të paguajnë më 2009 një taksë doganore të barabartë me 2 për qind të vlerës së mallit për lëndë të para, po aq sa edhe për kontraceptivët plastikë. Ndërkohë, maksimumi prej 15% do të paguhet për lule të tilla, si trëndafilat, karafilat etj, në sezonin e lulëzimit të tyre; për armatimet, mishin e kalit, rosat, patat, gjelat e detit, gomat e automjeteve, çajin, bizhuteritë, por edhe këpucët e të gjitha llojeve. Madje, edhe për ato të përdorurat.
Me të njëjtën masë tarifore (15%) do të taksohet në vitin në vazhdim edhe hyrja nga jashtë e rrobave të përdorura, me të cilat furnizohet një pjesë e konsiderueshme e popullsisë shqiptare, e cila i drejtohet në mënyrë të rregullt tregut të shitjes së rrobave “me kile” (Gabi-t). Me sa duket, në llogaritë e qeverisë shqiptare, ky biznes figuron ndër më fitimprurësit.
Ndërkohë, djathi “feta”, krenaria e agrobiznesit të Greqisë, si dhe një nga produktet e bulmetit të Italisë, djathi “pecorino”, taksohen në maksimumin e mundshëm: 15%, ndryshe nga djathërat e tjerë.
Makineritë
Të gjitha makineritë e prodhimeve industriale e bujqësore rezultojnë, sipas Vendimit më të fundit të Këshillit të Ministrave, se mund të hyjnë në Shqipëri nga jashtë vendit me tarifë doganore zero. Ndërkohë, ndonëse gazetat e revistat nga jashtë mund të hyjnë pa tarifim doganor, bojërat që përdoren për shtypshkronjat taksohen me 2%. Letra për shtypshkronja nuk taksohet, ashtu si edhe kartoni, por edhe të gjitha makineritë e shtypit që hyjnë në vend do të taksohen në vitin 2009 me 2% të vlerës.

9 Komente

Ndërkohë, djathi “feta”, krenaria e agrobiznesit të Greqisë, si dhe një nga produktet e bulmetit të Italisë, djathi “pecorino”, taksohen në maksimumin e mundshëm: 15%, ndryshe nga djathërat e tjerë

 Feta eshte konkurent direkt me djathrat e vendit, pecorino eshte "homologu" i kackavallit te vendit, keshtuqe, s'ka ndonje gje per tu cuditur qe jane taksuar, per mbrojtjen e prodhimeve vendase

Ndoshta Psal-i mund të gjejë këtu atë "yçklën" për të nxjerrë Feridenë nga burgu smiley

Me perfunimin e marrveshjes MSA qe eshte 5 vjet, aty nga 2012 te gjitha mallrat hujne ne Shqiperi me taks zero, perveç cigares dhe alkolit qe do te kene vetem akcize. 

ceshte mor ky titull pa lidhje fare.

Ku eshte cudia ktu? Apo titulli? Nese kokaina perdoret per perdorim farmaceutik...kuptohet qe dogana duhet te jet zero...si ilac. Nuk e di nese ilacet e tjera e kan po ashtu...po kjo me duket normale.

Autori??

çudia mendoj une eshte se sa kokaine u dashka import-eksportuar per nevoja farmaceutike??!?!

RRezik ta legalizojne per zotin...me duket se po testojne terrenin.....  smiley

O Zana...atyre ju vjen me liste...kto jane produktet farmaceutike per te cilat duhet kryer nje legjislacion. Kjo liste mund te ket 1000 produkte te ndryshme. Midis tyre...eshte dhe kokaina.

Dhe gazetari...duke qen i species "Arnavutikus Analitikus"...kujton se do bente paret e dites duke shkruar kte artikull argetues.

 Mund ti vihet akcize por jo takse tjeter, duke e futur ne grupin e mallrave me fitim te larte apo te demshem per shendetin, dhe pike, qeveria si jep kujt llogari se ke mall do te subvencionoje dhe ke do taksoje, kuptohet brenda llogjikes dhe marrveshjes MSA. Sepse nuk mund te taksoje miellin apo mollen apo ushqimet dhe lengjet e tjera qe taksa dhe akciza u shkon ne zero, sipas marrveshjes.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).