Qeveria e rrethuar dhe nje deja vu e trishtuar

Dje, të gjitha të përditshmet njoftonin me tituj të mëdhenj mbi presionin e Brukselit ndaj qeverisë lidhur me ligjin e dosjeve. Të gjitha - po flas për gazetat më serioze të vendit, për ato gazeta që nga berishianët quhen gazeta komuniste - e trajtonin këtë presion si çomangën e fundit që bie mbi shpinën e këtij pushteti, për shkak të ligjit të shumëdiskutuar të lustracionit. Me një fjalë, po të shtrydhje të gjithë informacionin lidhur me këtë çështje, do të pikonte veç një frazë: diplomacia ndërkombëtare ngushton lakun e litarit në qafën e Sali Berishës.

Është kjo e vërtetë? Po, të gjithë ata që kanë akses në burime të rëndësishme e të besueshme të diplomacisë ndërkombëtare e dinë mirë se deri në zgjedhjet e ardhshme Kryeministrit tonë do t‘i lipset të përballet me një furtunë qortimesh, refuzimi e përbuzjeje. Ai mund ta shmangë këtë furtunë, duke hequr dorë nga përpjekjet për të kontrolluar e komanduar institucionet kushtetuese të vendit, por nuk ka gjasa që ta bëjë këtë për arsyet e njohura. Dhe kështu, në javët e muajt e ardhshëm do të kemi nga njëra anë një rritje të presionit ndërkombëtar, e nga ana tjetër një këmbëngulje të Berishës për të mos e ndryshuar kursin e nisur. Po rrezikojmë të përjetojmë një déjà vu shumë të trishtuar dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me izolimin e pritshëm ndërkombëtar të Kryeministrit, i cili është izoluar njëherë në vitin 1997. Ka dhe elementë të tjerë që e provokojnë këtë déjà vu. Një nga këta elementë e ka emrin Genc Pollo, i cili këto ditë, ashtu si në vitin 1996, ka rënë dakord të mbrojë përballë të huajve të zemëruar paudhësitë e Kryeministrit. Paralelizmi merr trajtë të plotë, kur mendon se Pollo ka në krah… kë? Tritan Shehun.

He, ç‘është e ç‘vete në këtë vendin tonë. Kur Pollo u prish me Berishën, unë, ashtu si shumë të tjerë, i jam bërë krah; iu bëra krah, pasi mendova (ndoshta më pëlqeu të mendoja), se lëvizja politike e Pollos frymëzohej prej idesë, që opozita nuk mund të mbahej peng nga një njeri i diskredituar brenda e jashtë Shqipërisë, e nga një njeri, i cili nuk motivohej nga pasioni për politikën, por nga tundimi për të sunduar (më pas u mor vesh se isha gabim; e qysh atëherë, nuk kam as gatishmërinë më të vogël për t‘u dhënë mbështetje atyre, të cilët "kujtohen" shumë vonë për të njohur Sali Berishën).

Menjëherë pasi u prish me boss-in e vet, Pollo krijoi një parti të re dhe zuri të flirtonte fshehtas me pushtetin e socialistëve. Ishte aq i zemëruar me Sali Berishën, sa nuk i dëgjonte dot as emrin; aq më pak mund ta zinte me gojën e vet këtë emër. E për këtë kish zgjedhur ta thërriste Habub, apo Habab, apo Habeb. Priste që ky emërtim fyes të ngjiste e të shndërrohej në një emër të dytë për Berishën, por askush nuk eci asaj ane, së pari ngaqë gjetja ishte krejt e pashijshme, e së dyti ngaqë ajo ishte produkt i Pollos (jo kushdo mund të bëjë gjetje leksikore që mbeten e ngjisin, sado interesante e inteligjente që të jenë këto të fundit). Ato kohë gjithashtu Pollo ka folur për ca biznese të mëdha të Berishës e të familjes Berisha në Boston a në Manhattan, përballë të cilave kryetari i Partisë Demokratike pati një zbythje të përkohshme. Por Pollo nuk i përmendi njëherë të dytë këto biznese. Një dreq e di se pse.

Për vite e vite me radhë, Pollo ishte një armik par excellence i Berishës, ashtu siç ishin dhe të tjerë, të cilët më pas, në të njëjtën kohë me Pollon e me të njëjtën pacipësi si të Pollos, u ribënë tok me Berishën. Madje, në ndryshim nga të tjerët, Pollo ka "shkrirë" dhe partinë për t‘u bërë zv/kryeministër, e për të bërë atë që po bën: të jetë fytyra e qeverisë shqiptare përballë të huajve të zemëruar e të skandalizuar me zullumet antiligjore të kësaj qeverie. Me një fjalë, Pollo është një lloj Bogdani i qeverisë.

Më lind vetvetiu një pyetje: nëse për një arsye apo një tjetër Genc Pollo largohet qysh sot nga politika, çfarë mbetet prej karrierës së tij nëntëmbëdhjetëvjeçare? Mban mend ndokush që Pollo të ketë mbajtur ndonjë fjalim të rëndësishëm, që ai të ketë ndërmarrë nismën për të miratuar një ligj të rëndësishëm në Parlament, që ai të ketë udhëhequr ndonjë betejë (apo t‘i jetë bashkëngjitur ndonjë beteje) politike çfarëdo, që ai të ketë folur për problemet e vendit, që ai t‘i ketë dalë në mbrojtje besimeve, kredove e kauzeve të veta? Me siguri, askush nuk mund të mbajë mend gjëra të këtij lloji. Mbahen mend të tjera gjëra; mbahet mend që Pollo ka qenë një hije e Berishës në periudhën 1992-1997, mbahet mend që nga pozicioni i hijes njohu një grua me emrin Doris Pack, mbahet mend që kjo grua i tha të ndahet nga Berisha, mbahet mend që ai krijoi një parti të re, për të cilën, në vend të anëtarëve, gjeti një sigël votëndjellëse, mbahet mend që bëri për ca vite takime të panumërta nëpër katundet e Shqipërisë, në të cilat merrnin pjesë pesë-gjashtë vetë, mbahet mend që po ajo eurodeputetja gjermane me emrin Doris Pack i tha të ribashkohet me Berishën etj., etj.

Do të mbahet mend me siguri dhe anekdota që tregon Filip Çakuli. Si është anekdota? Kur Genc Pollo, me t‘u prishur me Berishën, zuri të bridhte nëpër Evropë e zuri të kapte për xhakete diplomatë, parlamentarë e europarlamentarë të ndryshëm për t‘iu thënë se Berisha është një autokrat, të huajt i përgjigjeshin: ne kështu e kemi ditur, por ka qenë një djalë i ri, me ca flokë si të çelura, që i rrinte gjithë kohën nga pas Berishës në periudhën 1992-1997, e që na mbushi mendjen se Berisha është një demokrat i përkryer e një burrë i madh shteti. Filip Çakuli mund ta përpunojë akoma anekdotën e vet, pasi Genc Pollo është kthyer në identitet. Kështu ndodh gjithmonë me ata që kanë çdo gjë, por nuk kanë identitet.

13 Komente

O Zot! Mos!

Perseri Mucin?!

Na e kurseni peshtirosjen, JU LUTEM!

Syribukur,

Mbreme ne opinion Kryetarja e Kuvendit ju pergjigj nje pyetje te  Andi Bejtes si vijon:

"Keto jane fjalet e Edi Rames"  (duke nenkuptuar ketu qe po e tha Edi Rama dicka ajo eshte automatikisht genjeshter).

Pergjigja e Andi Bejtes ishte e thjeshte:

"E verteta eshte e vertete, pavarsisht se kush e thote".

 

Tani, ti ke ndonje gje ne lidhje me ate qe thote Nano me siper, apo thjesht po i bi rrotull muhabetit se s'te pelqen e verteta? smiley

O Llukan pash Zotin a ma shpjego dot cilat jane verejtjet e tua per ligjin dhe ne cilen analize per kete pune i ke gjet ato (dmth qe cila analize te eshte dukur se shpreh shqetesimet e tua) se une nuk kom lexu deri tani nje artikull ku te shprehen shqetesimet e mia.

Po te lutem mos me perserit edhe ti prrallat se çar ka thene X apo Y i "jashtem" se asgje nga ato nuk qendron. (ta shpjegoj pasi te me kthesh pergjigje pse-ne)

Lizander,

Shkrimi s'merret me ligjin, merret me Pollon. Une thjesht s'i kam shume qejf njerzit nje bosht afatgjate.

Ll.

E di si eshte ceshtja o Ll,

kur i bihet ne nje vrime fyellit, sikur behet bajate...

...sepse po te perdorim llogjiken e Mucit, edhe ky vete ka qene me Berishen, madje nepunes Ambasade, (nuk di nese duhej ndonje kualifikim diplomatik te punoje ne Ambasade apo thjesht te ishe besnik), keshtu qe as ky nuk duhet te thote gjera kunder Birishes...

Ajo apo ato te vertetat qe thua ti (duke cituar Bejten), vlejne per cdo person.

Ja psh. Edvin Rama, nuk ka lene gje pa thene kunder PPSH-PS-se, madje i ke te botuara ne "Refleksione", sa "Zeri i Popullit" e ka emertuar fashist ne nje artikull te 1991-shit.

Madje kerkoi te formonte edhe partine Kristian-Islamike, dicka pak a shume si parrulla e sotme: "pertej te majtes dhe te djathtes" qe eshte po aq e vjeter sa platforma e Konferences se Pezes.

Tani une kujt t'i besoj?

Berishes Sekretar i Organizates se Partise ne Spital, apo Berishes Kryetar i PD-se?

Pollos si hije e Berishes, apo Pollos opozitar?

Mucit nepunes Ambasade apo Mucit Anal-ist?

Edvin Rames te Refleksione apo Edvin Rames Kryetar i PS-se?

Tani une nuk Orgazmoj dot me artikujt e Mucit sic ben ai vete! (keshtu e deklaroi te orgazmuesi tjeter te pakten diten e Diell)

Syribukur,

Te drejte ke, nga i njejti sahan kane ngrene te gjithe por kjo s'do te thote qe genjejne kur i nxjerrin pislleqet ne shesh (ose ja rikujtojne) njeri-tjetrit smiley

Ll.

O Muco, po ai ishte Deja-vu qekur e zgjodhet mer lal, pse u cuditke ti tashti? Se ketej nga neve kane nje joke qe thote:"Po u lidhe prape me nje ex qe je divorcuar njehere, mos u cudit kur ta gjesh veten duke thene "po ne sikur u ndame njehere per kete muhabet!"

Problemi nuk eshte tek ligji o Muçi, problemi eshte a duhet apo jo, ne si shtet, te marrim urdhera nga "LART" per çdo ligj qe ngre debat ne vend ? Kjo eshte pyetja e vertete qe kerkon pergjigje !

Nese po, atehere, ku eshte Sovraniteti yne ? C'u pa atehere pavaresia, kur te huajt te nderhyjne me lloj-lloj presionesh, qe te detyrojne Parlamentin e nje vendi dhe organet me te larta te tij, te bejne X apo Y gje ?

Nderkombetaret i kemi miq, te kemi partneritet, por jo vasalitet

Behet fjale per ligjin e dosjeve te spiuneve?.

Perktheva nje shkrim nga CNN para disa ditesh por Peshku se pa te rendesishme ose pati frike se do te hapeshin debate se spiunet e dikurshem jane edhe njerez te mire, pro demokracise, ne fakt nje shembull se jane kunder diktatures Po  e fus ketu te pakten mos me shkoj mundimi kot

> >

Nje bilioner rus, ish agjent i KGB-se, ble paketen kontrolluse te aksioneve ne gazeten Londoneze “Evening Standard”>>

Mare dhe perkthyer nga CNN Ex-KGB billionaire buys t="on">lace wsmileyt="on">UKlace> newspaper>>

> >>hapetype id="_x0000_t75" stroked="f" filled="f" path="m@4@5l@4@11@9@11@9@5xe" osmileyreferrelative="t" osmileypt="75" coordsize="21600,21600"> troke joinstyle="miter">troke>ath o:connecttype="rect" gradientshapeok="t" o:extrusionok="f">ath>hapetype> >

Nje bilioner rus, ish agjent i KGB-se, ble shumicen kontrolluse te aksioneve  te“Evening Standard”, gazeta Londineze deklarorj te merkuren.

Aleksander Lebedev, 49 vjec, eshte prornar i gazetes se pavarur ruse, “Novaya Gazeta”, nje prej gazetave me pro demokratike ne Rusi.

Lebedev bleu The Evening Standard per £1 ose me sakte £1.38. Megjithese  duket si nje blerje me leverdi , cmimi ishte me shume simbolik dhe nuk reflektonte vleren e gazetes. Me kete blerje Lebedev gjithashtu ka blere edhe tere borxhet  dhe detyrimet e gazetes. Me kete blerje Lebedev ka mare dhe persiper borxhin jo fitimprures te gazetes.

Standard shkruan se eshte e para here qe nje rus bisnesmen dhe jekohesisht nje ish punonjes i sherbimeve sekrete te huaja mer  ne pronesi nje titul ne Angli.

Lebedev tregon per gazeten  The Guardian se ai ka lexuar Evening Standard kur ai punonte si spiun ne ambasaden ruse ne Londer ne fundin e viteve ‘80

Une lexoja cdo gazete –tregon ai per The Guardian- Une kisha detyre te lexoja Financial Time, The Guardian, Standard dhe Daily Mail”

Lebidiev thote se Standard ishte nje gazete shume  e mire me gazetare te shkelqyer.

Ai thote gjithashtu se nuk ka asnje interes te nderhyje ne politiken britanike, dhe premton te qendroj larg politkes anglese duke thene per The Gardian se “Influenca ime do te jete zero “ ne politiken anglese.

Nje prej menaxhereve kryesore te Daily Mail and General trust ( DMGT), i cilet po shet pjesen kontrolluese  te aksionve tek Lebedev,   thote se kjo levizje eshte me rendesi  dhe siguron  vazhdimesine e investimeve ne gazeten 182 vjecare.

Ne besojme se marveshja e shpallur sot eshte ne interes te ekipit te gazetes dhe te aksionisteve” thote Martin Morgan, CEO e DMGT “ Investimet e planifikuara nga zoti Lebedev, sigurojne nje te ardhme per gazeten”

Lebedev zoteron 49% te aksioneve ne Navaya Gazeta bashke me ish presidentin rus Mikhail Gorbacov. Sipas shtypit rus, nje gazetar nga kjo gazete u vra te henen ne Moske ndersa po perpiqej te nderhynte te ndalonte vrasjen e njej avukati rus per te drejtat e njeriut   

Pervec pronesise ne Novaya Gazeta, Lebedev eshte dhe kryetar i bordit te Korporates se Rezeves Kombetare. Kjo kompani zoteron shumicen e aksioneve ne Banken e Reserves Kombetare, nje nga bankat me te medha ruse.

Ledebev gjithashtu zoteron 30% te agjencise ajrore ruse Aesmileyot, dhe ka askione ne disa kompani financiare dhe energjitike perfshi ketu  dhe gjigandin e energjise ruse Gasprom

Pasi ka sherbyer ne parlamentin rus  “Duma”, Lebedev ne shtatorin e kaluar formoj nje parti politike. Partia e Pavarur Demokratike Ruse ben fushate per reforma ligjore dhe ekonomike, per nje rol me te madhe te parlamentit ne jeten ruse dhe zgjerimin e lirise se shtypit.

Lebedev bleu gazeten Evening Standard bashke me te birin, 28 vjecar, Evgjeni.

“Familja Lebedev eshte shume entuzjaste per invesitmn e bere ne Evening Stanrdad” thote Lebedev ne nje dekalrate te bere per shypin “ Ne si familje perkrahin me force lirine e shtypit dhe admirojme Evening Standaerd si nje ikone e shtypit me nje  vecanti te shkelqyer ne gazetari dhe komentim”.

Evgeny Lebedev ka gjithashtu shume bisnese ne Londer dhe gjetke ne Evrope. Ai ka pjese ne disa restorante ne Londer, drejton nje kompani mode per burra qe jep spektakle ne Paris Men’s  Fashion Week, dhe eshte i intereaur ne hotelet e Italise, Frances dhe Sviceres

Forbes magazine e renditi vjet  Alexander Lebedev si te 358-in person me te pasur ne bote , me nje pasuri $3.1 bilion . Sipas Forberst, Lebedev i ka bere parate nepermjet investimeve ne sistemin bankar dhe shoqerite e sigurimeve.

 

"....Kështu ndodh gjithmonë me ata që kanë çdo gjë, por nuk kanë identitet...."

Tamam, ja paska gjetur Pollos.

 

Toko, interesante ai artikulli qe paske futur ketu. E çuditeshme, thuajse te tere investitoret e pasur ruse , po investojne ne vende qe lagen nga deti, apo afer detit. Nuk eshte çudi te jene merzitur nga pylli smiley

Toko, ne jemi me perpara se Europa.

Asnjeri nuk ka qene kunder Meros si pronar gazete.????????????????

Po se mos eshte i vetem Genc Pollo,po Arben Imami,Prec Zogaj etj... a nuk kane qene kunder Saliit ,ne 1997?!!

Pra ky eshte nje fenomen ,kur te japin nje nje vend pune ,nje post,(sa keq eshte bere per  nje "byth ven" ne qeveri) cdo gje mund te ndodh,mund ti thuash derrit" Daj"(Vellai i nones).

Ky fenomen ofert , te nje vendi pune,nje privilegji ,i erdhi ne dore si zog Saliit ,dhe Salii i njehte shume mire  keta ,Gencin ,Arbenin ,etj se cfare kerkonin  keta "reformator"kunder tij .,

..per ofiqe Genci , edhe ai i Rulit ,Arbeni etj ,vrasin baben mer,cer kujtove ti ...

 

Si the pse Genc Pollo ka qene gjithe kohen ne hije ?

"Po pse budall eshte ai dhe te tjere qe te mos shkelin "parimet".."principet"politike,morale dhe te perfundojne tek mullari i barit  pa pune dhe te ardhura te mira materiale ?

E ke shume mire Muc ,por ja ti deri tani ke share dhe prere me te drejte Salliin ,ke dhene nje ze ne shkrime zerin e fukarejve ,a di ti Muc se c`mund te bej Salli per ty ?

Te ofron nje post ty ne sekretarine e tij per shtypin ose te ben sekretar ambasade,ose me e keqja fare te ben doganier dheeeeee ti c`do besh ?

E ne kete kohe krize ,kur te jesh pa pune , e i perjashtuar nga Partia Demokratike , eshte njesoj si internimi ne kohen e Enver Hoxhes ne mos me keq .

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).