Teme per letersine

Ne kete teme do flitet per letersine, me qe ka shume tema per politiken, mendoj se nuk prish pune te kete edhe nje teme kur flitet per letersine, teknikat e te shkruarit etj etj.

Si fillim ; Poezia

Pyetje

1. Mund te jete poezia e masave?

2. E vret mendimi poezine? Po figuracioni i mbingarkuar e lojerat me fjalet...?

3. Kur destinohet  te harohet shpejt nje poezi ? Kur mbahet mend gjate?

4. C'mendim keni per poezine me rime? Mendoni se rryma e bejtexhinjve e ka demtuar poezine shqiptare? Apo ne te kundert e ka pasuruar?

5. C'mendim keni per tekstshkruesit e kengeve shqiptare ?

6. Cila eshte poezia qe ju pelqen me shume?

Mendojeni si nje bisede rreth tavolines, pa skermitje e perbaltje...

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

32 Komente

Kur thua e "masave" ke parasysh "masat e gjera punonjese" apo "masat e gjera popullore"?

E vret mendimi poezine!!!!...  Po mendimi a e vret mendimin? @)...

Floku! Per kaq pyetje sa ke shkruar ti, dhe kaq larg nga njera tjetra, e vetmja zgjidhje eshte qe t'i futesh edhe njehere librave te letersise se shkolles. Kjo mund te quhej ftese per disertacion. smiley

1. Mund te jete poezia e masave?... Une vetem kesaj i pergjigjem ..........PO dhe me PO te madhe . E masave POPULLORE . Ne se nuk eshte kush u tha te botojne ? Masat jane xhepi dhe shija e POEZISE . Poezi per mumje dhe per te vdekur quhen epitafe dhe vihen neper gure VARRI . Pyetje shume e GABUAR ! Ne se ka pase ne mend : A mundet qe te jete produkt i masave popullore apo te individeve me prirje e talent Poetik ...ndoshta ndryshon dicka ne pergjigje . Ketu mund te hyje klasifikimi  ose dallueshmeria e anonimitetit POPULL me Individin me EMER te shquar POETIK ! Por qe te dy palet BEJNE POEZI ! Me vone edhe per te tjerat. Sidomos per ndertimin e pyetjeve ne menyre "perjashtuese".

spara e kam qef poezine, nder te fundit qe kam lexuar kane qene disa te charles Bukowskit, nese mund te quhen te tilla, te shkruajtura ne delir midis nje proze te shkurter dhe tjetres.

mendoj se poezia duhet te jete e masave, por kjo s'do te thote qe smund te kete dhe poezi "elitare". me pelqejne me shume poezite me vargje te lira, jane me te tjeshta dhe ta japin direkt impaktin apo mesazhin qe duan te percjellin.

Nuk e kuptoj kete a eshte poezia e masave????kush jane masat??

Poezia eshte e te gjithe atyre qe pelqejne kete lloj gjinie.ça hyjne masat ketu??E shoh shume te superuar kete term.Nuk mendoj se e vret mendimi poezine ,shume figuracion e lojera fjalesh po.

1.Poezia eshte e masave, poetet i bejne ato te ndergjegjeshme

2.Poezia pa mendim eshte si arkitektura pa ndertesen (ose si zonat erogjene pa trupin e femres)

3. Varet nga cilesia e poezise dhe aftesia e kujteses.

4. Pyetje e Abortuar

5.Ndodh qe  zanatcinjte  prodhojne kepuce shum me te bukura se mjeshtarat e prestarise seriale.

6. Poezia me e bukur eshte muzikaliteti dhe harmonia femrore smiley

 

o floku, o motra, sa shum qi ke loz zyshash kur ke qen e vogël mi.        

1. Mund te jete poezia e masave?

Poezia s'mund te jete e askujt

2. E vret mendimi poezine? Po figuracioni i mbingarkuar e lojerat me fjalet...?

Poezine ne pergjithesi e vret cdo fjale

3. Kur destinohet  te harohet shpejt nje poezi ? Kur mbahet mend gjate?

Poezia vdes sapo lind, maksimumi mund te mbahen mend fjalet e radhitura, po poezia ka ndryshuar. Mire eshte te shkruhet, memorja eshte mema e dijes, po njerka e poezise, qe lind prej mistikes (dhe adoptohet nga dija)

4. C'mendim keni per poezine me rime? Mendoni se rryma e bejtexhinjve e ka demtuar poezine shqiptare? Apo ne te kundert e ka pasuruar?

Fjalet, rima, ritmi, jane mjete. Asnje mjet nuk ka superioritet mbi tjetrin, artizani ben diferencen

5. C'mendim keni per tekstshkruesit e kengeve shqiptare ?

Po mbajne femijet me buke, ishalla iu ecen biznesi

6. Cila eshte poezia qe ju pelqen me shume?

Jane shume, kohet e fundit po lexoj Cesariny

1. Mund te jete poezia e masave?

Vetem ne forme kenge

 

2. E vret mendimi poezine? Po figuracioni i mbingarkuar e lojerat me fjalet...?

Po. E vrasin te dyja. Duhet te kuptosh qe poezi nuk shpik asgje, por mund te stimuloje ndjenja qe kemi brenda. Nuk ka poezi te bukur,a ka vetem poezi qe te flaisn.

 

3. Kur destinohet  te harohet shpejt nje poezi ? Kur mbahet mend gjate?

Shume faktor, shume pergjigje e gjate...

 

4. C'mendim keni per poezine me rime? Mendoni se rryma e bejtexhinjve e ka demtuar poezine shqiptare? Apo ne te kundert e ka pasuruar?

Poezia me rime eshte anti-poezi. Per bejtexhinjte sinqerisht nuk i njoh aq shume sa te...

 

5. C'mendim keni per tekstshkruesit e kengeve shqiptare ?

Eshte pyetje pak pa sens, e pergjithshme.

 

6. Cila eshte poezia qe ju pelqen me shume?

Tani per tani " And death shall have no dominion" e Thomas. Mas 5 minutash mund te jete nje tjeter.

Poezia me rime eshte anti-poezi

Vertet??

Ja poezia Mall e Kadarese, me rime dhe mendim fund e krye.Nuk ka poezi dhe ndjesi brenda saj? Eshte antipoezi??

Mua me duket nje nga perlat e poezise me rime.(pas kengeve labe ,kuptohet)

"Edhe kur kujtesa ime e lodhur,

Ashtu si ato tramvajet e pasmesnates,

vetem ne stacionet kryesore do te ndaloje,

Une ty s'do te harroj.....

Te pelqen kjo Spiritus??

PO ajo Agollianaja

"Po kur te jesh merzitur shume

Ne raft te librave kerkome

atje i fshehur do jem une

ne ndonje fjale a ndonje shkronje....."

Poezi ka shume qe na pelqejne.Per ti lexuar ma do mendja i zgjedhim sipas gjendjes tone shpirterore....P.sh ,ne kete periudhe me pelqen Neruda....

Shpirt i mberthyer

E humbem edhe kete muzg>>

asnje nuk na pa  kete mbremje dore me dore>>

ndersa nata blu mbulonte boten.......>>

 Nga dritarja ime veshtrova>>

Festen e perendimit te diellit mbi majat e largeta te maleve.....>>

 >>

Nganjehere nje copez dielli>>

Digjej si nje monedhe ne doren time.....>>

 Te kujtova me shpirtin tim te mberthyer (te ndrydhur)>>

Ne ate trishtimin tim qe vetem ti ma njeh........>>

 >>

Ku ishe ti ne kete kohe?>>

Kush tjeter ishte me ty?>>

Cfare po thonit?>>

Pse valle e tere dashuria me vjen papritur >>

Kur jam i merzitur dhe e ndiej qe ty te kam kaq larg?>>

 Libri me rrezohet gjithmone ne muzg>>

Dhe pulovra ime blu rreshket si nje qen i plagosur ne kembet e mia.>>

 Gjithmone,gjithmone ti fshihesh permes mbremjeve >>

Drejt statujave te heshtura  te muzgut......>>

 

PS: "Edhe kur kujtesa ime... "Ti ike rruges se pafundme, ku zverdhin druret gjethrenes..jane nder te preferuarat e mija

Sado që dukem rrallë,më duhet të plotësoj atë formularin,pothuaj,ppërherë(si puna e këmbës së dhisë në përrallën me ujkun).Ka filluar "vigjelencë" e madhe.Nejse,ja tek erdha dhe pashë që flitet për poezinë.As që kam tagrin për t'u vënë vulën të gjithë atyre pyetjeve,po më çuditi një pyetje se"poezia me rimë" qenka anti poezi.Sado respekt që kam me atë projektuesin e kësaj pyetjeje krejt pa vend(ndoshta dhe të qëllimshme;merre si ta marrësh?!),po të quash poezinë me rimë si antipoezi apo poezi koti,me një fjalë,je aq larg nga realiteti artistik sa mund t'i thuash një njeriu,ti je antinjeri.Pa ekuivoke fare.Janë të panumërt ata që kanë lëvruar poezinë me rimë në botë ,po se po,por dhe në Shqipëri.Dhe e quaj gjithçka që diskutohet,mandej,fare pa kripë.Rimat janë ato  që i japin bukuri poezisë dhe e bëjnë atë të brishtë e të dashur.Përmjet rimave që aq mirë i vendos populli në këngët popullore,dalin aq të bukura këngët e popullit.Ndryshe do ishin bajate.Poezia me rimë nuk është anti poezi,o Poet modern!...Dhe hiç nuk më duhet me ato pyetjet e tjera.

Mirseardhe Papi !

Ps: poezia pa rimë, si damixhani pa vrimë.

Mireseardhe Papi. Pluraliteti ideve perforcon te vertetat absolute.

qyqja mi "n'ra"...

papi e ndonje tjeter, jane thjesht pyetje per te provokuar nje bisede letrare mes njerezish civile, nuk eshte se shprehin se cfar mendoj une...

c'na ka gjet...

p.s

papi mos u nxeh kaq shume o burre...

Pyetja 1 eshte eshte aq e gjere, sa qe nuk e mban dot percaktimin "pyetje"; aq sa mund te quhet pyetje psh "Cili eshte qellimi i jetes".

Nga ana metodike kesaj i qasesh fillimisht duke marre dy ane te nje poezie qe eshte vertet "e masave" (por jo populiste): 1) Folklorin e certifikuar nga koha; dhe 2) Sefer Dajen et al. (Nga nje Sefer ka kudo).

Pastaj kalohet te veshtiresia (e mbase pamundesia) per te perkufizuar artin dhe poezine si te tille. Sa burtal jemi ne fakt ne te dyja rastet: edhe kur themi qe kjo eshte poezi, edhe kur themi qe kjo nuk eshte poezi.

per te perfunduar pastaj te ajo qe shpirti, ashtu si trupi ka nevoje per lloj lloj ushqimesh, ka nevoje per laryshi ne lloje te poezise dhe se ne rrafsh individual kjo eshte ceshtje enzimash dhe metabolizmi shpirteror.

Sqaroj qe kete nuk e kapen adminat kur kujtuan se po u folklorizohej tema. Te kater adminet qe njoh, nuk ia thone kur vjen puna ne te tilla domene. Por eshte dicka me te cilen edhe jemi mesuar, edhe qe tolerohet (nga halli).

Problemi i rimes eshte qe eshte rruga e mediokrit dhe hipokritit te pazote. Problemi tjeter eshte qe po ne te njejtin vend mund te fshihen edhe perlat, por personalisht ne pergjigjthsi nuk besoj tek rima, dhe te ata, shume, qe besojne se meqe mund te rimojne bejne poezi.

vargjet me rima

kepucet me vrima

gocat me sandale

peshku neper male.

Rima ketu nuk i jep ketyre vargjeve atributin e nje poezie.Pra problemi nuk qendron te rima si rruge e mediokritetit por te TALENTI per te krijuar art edhe me vargje te rimuara. 

Nuk para kam shume qejf te ngaterrohem ne ca tema ku hidhet nje pyetje dhe kerkohet nje pergjigje prej peshku per nje problem per te cilin jane shkruar mijera libra ne mijera vjet, po kur s'ke pune... smiley

Thjesht desha te ve ne dukje qe te kjo puna e rimes po ngaterroheni ne ca gjera te pakuptimta. Eshte njesoj si te shtrosh diskutimin: 

"A eshte atlet cdo person qe vesh atlete? Dhe nese nuk eshte, atehere pse atletet veshin atlete?!"

Per personat qe jane vertet te interesuar per kritiken e poezise, them se zor se do gjenin nje pergjigje te ketyre pyetjeve ne kete blog modest koheshtyrjeje dhe gjeja me e mire doo ishte te fillojne te lexojne (ose rilexojne) qe nga  "Poetika" e Aristotelit e me tutje... e me tutje...

smiley   se ke keq hiç.

Ja ta them edhe une mendimin tim

Une mendoj se vargjet me rime quhen vjersha por kurrsesi poezi

natyrisht ka vargje me rime si psh ato te Kadarese, Agollit, Hatibit, te cilat futen tek poezite... por pergjithsisht vargjet me rime, sipas mendimit tim gjithmone, do t'i klasifikoja tek vjershat... jam shume dakort me desperados...

Megjithate kjo qe thash me siper nuk me pengon mua t'i pelqej vjershat

Shendet dhe mos u thartoni shume

 

 

 

natyrisht ka vargje me rime si psh ato te Kadarese, Agollit, Hatibit, te cilat futen tek poezite...

Floknaja, jam kurioz, kush eshte ndryshimi midis vjershe dhe poezi?

Lexoni Esenin, Eminescu, Khajam, Shekspir, Bllaci, etj qe s'me vijne tani nder mend, e pastaj na thoni me deklarime te perbotshme,qe poezia me rime qenka vjershe.

Qe tani e tutje, perlat lirike me rime qe i trashegojme dhe sot dhe i lexojme me kenaqesine e heres se pare, le te guxojme t'i quajme bejte ose vjersha.

 

jalla c'po na degjojne veshet.

 

Me dashuri per rimen

dhe per ata qe dine te rimojne.....poezine e vertete.

 

 

p.s. desaparacidos, me cudite dhe shqeva syte me:

Problemi i rimes eshte qe eshte rruga e mediokrit dhe hipokritit te pazote

 

Bej ti nje me rime, pa mediooker e te pazote nuk te them jo. E shumta qe do te them eshte qe, ky ja ka fut kot...por fajin s'do ta kete rima djalo.

 

 

C'e keni kete diskutim feminor, me rime, pa rime, pash zotin... po kane qene shkolla e teknika letrare o njerez te nderuar, qe ju vetem sa i keni gjetur gati, por te tjeret jane lodhe me i shpike e me i saju... si kshu, me nje te rene te lapsit, rima na doli "armike"... Rima, nuk eshte gje tjeter vetem se nje nevoje e brendshme per te shprehur muzikalitetin e ndjenjes. dhe eshte perfeksionuar me teper fill pasi leterisa e kultivuar po shkeputej nga folklori. Vete folklori seshte gje tjeter vec sinteze e disa zhanreve bashke: fjales se shkruar, muzikes, valles, drames. eshte histori e gjate kjo pune pra, nis edhe me heret se me greqine e lashte... eshte tjeter gje, e doni ju sot apo jo, por eshte nje fakt qe nuk e zhbeni dot kaq lehte. shkurt, nuk ju detyron njeri as te shkruani me rime, as ta pelqeni, por Nihilizmi nuk ju zgjidh gje, ju garantoj.

per t'u cudit!

Ndersa Lasgushi me kete rregull e humb perfundimisht te drejten te quhet poet. Lasgush, ti je vetem nje vjershetor tani. Live with it!!

Po keto me poshte a kane te drejten te quhen poezi, aman...

 

 

Nje dite ne vjeshte kur pellgjet ngrijne

degjva larg te sajne ze

kaq shume e desha une Kristinen

sa s'mund te donte njeri me...

***

 

E, ndodh, o miq, qe nen ombrelle

Kur ke me mik c'te bisedosh

Nga kembet lagesh, behesh pellg

E prape nga rruga s'do te shkosh.

 

***

A e mban mend, ti e mban mend patjeter

si mundet ta harrosh nje nate te tille

dremiste pylli i ngjyer krejt ne baker

e hena pellgut derdhte trendafile...

 

 

 

Të përshëndes në mënyrë të veçantë  z.desparadicoc se je gjenial në përcaktimin tënd.Linde ti,pa u arsimove dhe ja tek kumtonsmileyoshtë poezia me rimë,kjo poezi hipokrite!Aferim,i nderuar!E ke bëre ferk dhe ç'shkruan ti,është postulat që nuk e luan topi.Nuk e di se në ç'gjini shkruan dhe se si,po të bëj një pyetje,fare të thjeshtë.Kur ke qenë në shkollë,a të ka pëlqyer Lasgushi?Se Naimin dhe Çajupin nuk i përfill një kas t si ju.Po"Shqypnia e robnueme" e Pashko Vasës?Po vjershat(se këto(dhe sa më vjen keq që këtë e thotë Flokënaja!) me rimë të Mjedës,Fishtës.Të Kadaresë,të Agollit a të kanë pëlqyer?Të shkojmë dhe më tejsmileyo Pushkini,Lermontovi ,Esenini,Hygoi,Gëte,Hajne,Bërnsi,Saadiu,Khajami atë kanë pëlqyer.Se,mjerisht,edhe,në s'paskan shkruar me rimë,janë përkthyer me rimë.Po këngët,more zotëri i nderuar(sidomos ato popullore),po ç'ne,popullore,kozmopolitët kullostin në të  tjera çahire.Por,vërtet,nga të gjithë, emra që rreshtova si nuk doli ndonjëri që të thotësmileyoshtë poezia me rimë!Po kohë të reja,burazer,do përmbysim gjithçka edhe në poezi.Le t'i quajmë shumë-shumë:vjersha.sa përcaktime me buk që po bëni!Novitete,or burazer!Temë,goxha,që kini sjell këtu.Si futuristët dikur.Shuplakë mbi ç'shtë shkruar me rimë.Rroftë"antipoezia" dhe ca më shumë:antinjeriu  jashtëplanetar.

Papi,

Nuk thua shyqyr qe doli kjo teme, qe te te lexojme ty serish tek peshku smiley

Pershnetje !

smiley

papi, pershendetje. Si thoshte Billi i vjeter:

Look in thy glass, and tell the face thou viewest
Now is the time that face should form another;
Whose fresh repair if now thou not renewest,
Thou dost beguile the world, unbless some mother.

Kshu dhe kjo pune e shformesimit absolut te poezise ne kallep te ri.

"Kopetenti vjershanjak"

ai eshte kopetent dhe carahosh,
as vet s'e di qe esht koke bosh!
kur mendime ai jep ne fjalet me krekosje,
me gafat qe ben mund te besh nje dosje!
fjale e tij te ben te qeshesh nen buze te ekrani,
dhe mendon; ketij tipi s'i pelqen as "Gjylistani dhe Bostani"
ky njeri mbase s'pelqen as arin,
dhe s'ka faj kur e ngaterron veten me "dollarin"!
me kupton o desparacidos?
le qe c'them dhe un?! ik e futi me mire nje pilaf me kos!

 

Thote "i cdukuri" : Problemi i rimes eshte qe eshte rruga e mediokrit dhe hipokritit te pazote.... smiley

Thote Shoku Taras: "Kopetenti vjershanjak" smiley 

 

Hehehehe! smiley

Stadiumi jua kthen ne kor:

T'a rimoje Kopetenti

T'a rimoje Kopetenti

Nje profesor hynte ne klase dhe cdo mengjes i pershendeste nxenesit me rime... Mirmengjes nxenes te mire , por jeni pak b...ire. Dhe keshtu derisa nje djale u ankua tek i jati (qe ishte zv.min i arsimit) se mesuesi i pershendeste me "rime". E thirren mesuesin e " kshilluan "dhe ja pasojat:

"""Mirmengjes nxenes te mire......

"""Profesor ,e the pa rime smiley

""" Me rime pa rime b...ire si ne fillim smiley

Rima eshte gjeneza e te vjersheruarit dhe cilesimi me i mire ne shqip per kete "zhaner" smiley do te ishte vargezimi i mendimeve .Kete menyre te shprehuri mund ta quash si Poezi si Vjershe. Per zgjatjen e vargezimeve ose perdorimin e shkurter te tyre ka cilsime nga me te ndryshmet ne popuj e kultura te ndryshme. Nuk mbetem ne te bejme pyetje koti e vrejtje koti????Cdo kohe krijon fizionomine e saj ne teknikat e shprehjes e mjetet e komunikimit. Si pasoje nuk qendron pa u prekur edhe kjo fushe e Letersise...Vargezimi i Mendimeve. Per lidhje me te shkuaren ....SOT ? Nje pyetje e denje mund te ishte ne lidhje me hermetizmin apo manierat e "fjalorit te rruges"te kthyera ne "art" smiley Ne se ato jane te njejta e percjellin te njejtin mesazh me te shkruart prapa dyerve te haleve publike dikur. Ndersa per hermetizmin mundet them rrefenja e Xhaxhait eshte nje piknisje per vlerat qe percjell kjo poezi . Mroklla ke gjet e prure te ngjashmen smiley Dhe nje llaf i vjeter thote "kush gjen te ngjashmet ka shkendija GJENIU" Ndoshta Desparadi....ka fole si teknike... dhe nuk e di kuptimin e fjales 'kompetenti" smiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).