Sa shance ka qe Opozita te bashkohet perpara zgjedhjeve ?

Nga zhvillimet e fundit politike ne Shqiperi, ajo qe te ben pershtypje me teper, eshte pa dyshim "lufta" e ftohte midis forcave te opozites. Situata midis dy kampeve, atij te PS dhe atij te LSI, eshte ndezur akoma me teper me afrimin e dates se zgjedhjeve dhe sidomos me çeljen e fushates elektorale, e cila de facto ka filluar tashme. Perpara fundit te vitit 2008, ishte pikerisht votimi (2 here) i ligjit zgjedhor, ai qe beri te mundur acarimin ne ekstrem te marredhenieve midis ketyre dy forcave. Edhe pse u bene disa tentativa per "bashkimin" e se majtes, sidomos nga Maqo Lakrori apo Rexhp Mejdani, duket se Stato-Quo-ja ka predominuar.

LSI me nje manover te saj, bashkoi votat me PD ne dhjetor per te votuar (me 84 vota) Kodin e Aviacionit Civil te RSH-se; Kjo "tradheti" e mundeshme, e beri te reagoje PS-ne, e cila leshoje ndaj PD-se voten per ligjin e prokurorise, ndersa PD i leshoje votimin e ligjit zgjedhor te rikthyer nga Presidenti, edhe pse kishte interes t'a zgjaste sa me shume miratimin e tij. Ne janar LSI kundersulmon ashper dhe duke bashkuar votat me PD ne Keshillin Bashkiak te Tiranes, bllokon duxhetin e Bashkise per vitin 2009. Kjo manover sado parimore qe mund te jete, ka keto pasoja direkte per Ramen : e para, ajo i "pret" krahet atij, nga ana financiare : Keshtu, tere ato biznese e tere ai arsenal bizneso-mediatik qe lidhet ngushte me parate e Bashkise se Tiranes - e kam fjalen per ata qe jane edhe botues mediash influente ne vendin tone, por qe merren edhe me tendera rrugesh a me pastrimin e gjysmes se Tiranes - do t'u pritet rrisku nese ky buxhet nuk votohet ose nuk votohet siç do Edi Rama.

Nga ana tjeter, buxheti i bllokuar ben qe automatikisht nje pjese e konsiderueshme e fondeve per investimet e Bashkise per vitit elektoral 2009 te jene te ngrira. E thene ndryshe : investimet ne rruge, ujesjelles, ngrohje shkollash te premtuara nga Rama, s'kane shanc qe te realizohen ne maj/qershor. Dmth : Shiritat qe do te prese Rama ne prag zgjedhjesh do te mungojne ose do jete teper te paket, sepse punet qe Rama jo pa qellim i la t'i bente per te fund, s'do te behen ... (Shiko çeshtjen e Parkingjeve Nen-Tokesore, çeshtjen e Ujit 24/ore, çeshtjen e ngrohjes ne shkollat e Tiranes, çeshtjen e Unazes se Tiranes, çehstjen e Sheshit Shkenderbej).

Si perfundim, s'mund te nxjerresh veçse nje konkluzion : shancet per bashkimin e se majtes perpara zgjedhjeve te 28 Qershorit 2009 jane 0 (me xhufke). Mbase mendimi im eshte disi subjektiv, ndaj vendosa te shtroj kete pyetje, ne menyre qe te shikoj sesi i perceptojne keto gjera "vellezerit" tane Opozitare - ndaj kjo teme eshte per ata, ne menyre qe te shprehen e te tregojne opinionet dhe pikepamjet e tyre lidhur me kete çeshtje, sepse Pozita e ka te qarte pozicionin e saj : ndarja e opozites i intereson se ç'ke me te, madje ferkon duart nga kjo pune - (per te qene te sinqert deri ne fund me ju, te dashur Peshkatare).

2 Komente

Lefti, jane te sakta ato qe ke shkruar me siper.  Zero e madhe me xhufke eshte mundesia qe PS dhe LSI te bashkohen para zgjedhjeve. Keto dy parti jane dhe vazhdojne te largohen edhe me shume nga njera tjetra.

Urimi im ne kete rast eshte:  Keshtu ju pafsha gjithnje!

mesa po degjoj une ketu edi rama do jape doreheqen nga kryetar bashkie po nuk u miratua buxheti i bashkise. flitet qe ps do ta marre prape fatos nano.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).