Pse jane jane hequr te gjithe komentet e temes Ballare dhe "xhaxhallare"

Ju admine/a s'keni aspak respekt per njerezit qe shkruajten aty? Si eshte e mundur qe ne gjithe ate diskutim qe u be, ju me paturpesine me te madhe fshite gjithe komentet a thua se ishin lojera fjalesh.

Sinqerisht e zhgenjyer!

13 Komente

Kjo eshte tallje e mungese respekti per kohen e harxhuar dhe vete ne qe grime sallate aty. Le qe mire te na behet.

Nese ti e mendon tallje kohen e kushtuar tek ajo teme, ai eshte problemi jot, por s'mu duk aspak normale qe adminet te fshijne gjithe komentet. Dhe perse, me c'arsye?

 

Hej, goce, di te lexosh ti?

Une po them qe duke fshi postimet, jane tall me mua dhe kohen qe kam harxhu une aty.

Sidoqofte, mire te me behet dy here, me kete rast.

Me arsyen e vetme qe aty nuk u bene komente, por u kryqezua autori (edhe nga une).

 

shume mire bene qe e hoqen,per pak sa nuk filloi lufta midis klerit. ajo ishte nje teme pa te ardhme dhe diskutimet degjeneruan.bashkejetesa e shkelqyer fetare ne shqiperi eshte nje nder fenomenet e pakta me te cilen ne mburremi dhe jemi krenare.keshtu qe adminet pamvaresisht voneses bene shume mire qe e hoqen.

Kjo vjen nga mendesia komuniste. Se mos na e marin vesht bota se kemi probleme midis nesh, se mos na del qe harmonia fetarene shqiperi eshte bere nje fiasko, se mos.... se mos.... se mos.... Keshtu qe admin i  fshin te gjitha. Azgje nuk ka mbetur vec shkrimi i Whisper sikur askush nuk i ka kushtuar vemendje, si dicka koti pa vlere.

Duke haruar se me rendisi ka te dime te verten se sa ta fshehim, se mos na e shikon bota dhe keshtu nuk e shikojme edhe vete. Ne  rast se e fshehim rrezikun edhe nga vetja nuk i sherbejme ruajtjes apo eleminimit te ketij rreziku.

Rreziku eshte se mendime si te Whisper per shqiptaret e fese tjeter apo mendime te shqiptareve  te fese tjeter per shqiptaret me nje fe me  ate te Whisper jane dhe egzistojne dhe duhet te ruhemi jo duke i fshehur apo mbyllur debatete apo zhdukur komentet ne emer te "politically correct" por ose duke i vene ne karantine te plote , ( mos lejohen te botohen) ose duke i komentuar deri ne fund per hir te se vertetes ne rast se shikojne dirtren e botimit.

 

 

Kjo nuk ka te beje fare me mendesi komuniste, fashiste apo liberale... (apo kur nuk na pelqen diçka, hop i fusim nje mendesi komuniste dhe ndjehemi te çliruar). Aty nuk u komentua, por u kryqezua autori dhe filloi vreri mes njeri-tjetrit.

Pastaj, ai palo shkrim nuk duhej te kishte ardhur kurre tek Peshku.

bashkejetesa e shkelqyer fetare ne shqiperi eshte nje nder fenomenet e pakta me te cilen ne mburremi dhe jemi krenare.

O mik i lexove komentet ti para se te thuash bashkjetasa e shkelqyer............

Ajo ka qene dikur e shkelqyer por sot me ndihmen e kishes, xhamise dhe politikanve tane po ringjalen ato te Andarteve greke dhe DumBabisteve te Haxhi Qamilit.

Mjaft o mik se mjaftoj nje Whisper te thoshte dicka  dhe ti e pe cfare nxorem ne nga goja

harmonia fetare ha ha ha

"mjaft o mik se mjaftoi nje whisper te thoshte dicka dhe ti e pe cfare nxorrem ne nga goja.

toko,ke te drejte,per ate qe nxorrem ne nga goja u detyruan adminet ti heqin komentet(urrejtjet). ketu nik jemi as ne kishe dhe as ne xhami,ketu jemi ne nje forum dhe pergjegjesine e ketij forumi e kane adminet.e thjeshte apo jo.

Ka ndodhur aksidentalisht qe jane hequr vetem komentet. Me kerkese edhe nga autori duhej heq shkrimi i tere, me gjithe komentet. E rregullova.

Blendi Salaj, mos genje!

Autori te kerkoi ty dhe admineve te ketij blogu te hiqnit blogun e tij nga arkipelagu juaj, Gjithashtu  te theksoi qe keni qene ju zoterinj admine te peshkut qe keni marre pa lejen time blogun tim. Kjo eshte inkorrektesa e pare e juaja. E dyta eshte qe edhe pasi e merrni pa asnje leje nga une  e keqperdorni ne menyren me idioteske te mundshme materiale te marra nga blogu im sic eshte edhe rasti i vezhgimit tim qe ju ka coroditur kaq shume mendjet sa nuk dini cfare beni. E moret artikullin. Ne mbi 150 postime lejuat te pakten pjesen dermuese te postimeve te perdornin nje gjuhe inkuizitoresh kundrejt meje. Pergjegjesia juaj si admine! Dhe ti zoteri mes tyre!

Mund te kishit pastruar temen vetem nga postimet rrugacerore apo personale, por mund te linit cdo postim tjeter (sigurisht edhe ato kundra) qe i permbahej etikes komunikuese. Kjo eshte detyra juaj si admine.

Sapo u futa une te pergjigjem me argumenta dhe prova  nxituat te fshini komentet e mia dhe te mbyllni temen! pastaj tema rihapert pa asnje postim  eqellimshem sikur donit t'i tregonit dikujt  se ketu te peshku vezhgime si ai i whisperit injorohen nga vete masa e shendoshe  e peshqve. pastaj tema rihapet. Rimbyllet. Dhe te gjitha keto ne harkun kohor te dy diteve!

Merret nje shkrim i imi dhe vihet te peshku. Lejohet te keqtrajtohet nga inkuizicioni i turmes se verber me lloj lloj sharjesh qe adminet nuk i pane  cuditerisht! Vihet autori ne tru te druve me akuza debilesh dhe kur autori  zbret ne mejdan per te mbrojtyur veten kundrejt dhjetar inkuizitoreve atehere kujtohen blendet dhe blendushet  te mbyllin temen! Turp te keni admine! it's  so unfair!

Dhe ta perseris qe genjen kur pretendon se vezhgimin ka kerkuar edhe vete autori t'i hiqet! Autori ka kerkuar  t'i hiqet Blogu  nga arkipelagu juaj dhe ne te ardhmen as te mos guxoni  ju adminet e ketij pellgu virtual te merrni automatikisht materiale nga blogu im! Nese heqja e blogut presupozon heqjen e cdo materiali tim artistik dhe joartistik qe keni perdorur ne kete blog HIQINI TE GJITHA dhe jo ne menyre djallezore te hiqni vetem nje vezhgim i cili rezultoi me voltazh me te larte nga ai i mendjeve tuaja "te hapura", zoterinj blender e admine!

Tani go ahead dhe hiq tere materialet  qe keni marre nga blogu im! Nuk eshte "mall" pa zot qe ta keqperdorni ju me injorancen dhe ligesine tuaj!

 

ja edhe teksti origjinal i kerkeses sime drejtuar ty ne privat zoti admin:

"Blogu im te hiqet nga arkipelagu i peshkut pa uje. E keni marre pa asnje leje apo aprovim nga i zoti. Dhe per me tej ankoheni per shkrimet e atij blogu te cilat jeni ju qe i keni importuar dhe jo une qe i kam sjelle. Ne mos gaboj ti je nje nga adminet e peshkut pa uje, nje admin qe nga njera ane importon pa asnje te drejte materiale nga nje blog privat i tjeterkujt dhe perseri si admin qe ankohesh ne vazhdimesi me te madhe per importin e materialeve nga blogu im (!)
Blogu im nuk ka dhe nuk ka pasur nevojen e "peshkut pa uje" apo te ndonje simotre te tij. Aq me pak keqperdorimin nga te papergjegjshem mes te cileve edhe ti admin aspak i nderuar per mua."

 

 

Muahahaha.... ky te ben te qeshesh histerikisht... ky sjell per nja ca muaj rresht gazra sekrecionesh e lengjesh te tjera biologjike ktu... pastaj ne fund thot "po ju mer shkerdhata... kush ju tha te mi sillni shkrimet ktu...? une juve s'ju hedh as qurret!"

 

AHAHAHAHAHAHAHAH...   AHAHAHAHAHAHHAH......

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).