Perdorimi i Peshkut pa Uje

Miredita zonja dhe zoterinj!

 

Jam nje anetare e re e kesaj faqeje, dhe doja te dija se a mundesh te kesh ketu miq si ne facebook? Kush eshte ideja e kesaj hapesire interneti?

 

Faleminderit per nje Feedback.

 

Sinqerisht

 

Romina

96 Komente

Po moj,

Mund te zesh shoqe Manjolen qe eshte dhe goce seksi smiley

smiley

Ose edhe Tushen, meqe eshte friend of a friend, d.m.th. e Manjoles.

Madje, po s'te bene accept Manjola me Tushen, kot lodhesh tek peshku : D

po po s'të bëri t_red shoqe, kot e ke... : D

t_red te ben shoqe pasi sheh se mund te keni minimumi 5 friends in common smiley (perfshire akllin).

Keshtu i lehtesoj pune vetes, se kam besim te madh ne zgjedhjet e miqve : D

OU ?

Sdashke hic ti  smiley

Po riskun e 5 te pareve pastaj kush e mbulon ?

smiley

Apo futi 3 admine aty, se ata e kane ngrene ate kokerr ulliri tashme. Plus akllin bohen 4. Dhe nje sa per tu bo pesce do e gjesh ti smiley  Gjithe ato qe ta mshtillin me 5 yje, nje do gjendet

hihih

 

 

Admin, ku është ajo faqja që tregonte se ç'është PPU te versioni i vjetër?

 

rrofsh admin, po kam prapë njëckë për të thënë: kjo faqja si gjendet? se unë kërkova ca dhe s'e gjej dot.  dhe dyckë, apdejte pak se kam një orë që kërkoj Blendin te gazeta në Boston dhe më në fund më thanë që s'është aty. smiley

Une per vete e gjeta aty poshte fare, ku thote "Lexo me shume per Peshkun". Per ate fjaline tjeter, sdu! smiley

Qyqja, qyqja, vetëm poshtë s'më vajti mëndja të kërkoja. Edhe te dil klikova, biles... Për atë tjetrën... si t'dush, m'u m'lusin. [Populli] smiley

Dhe mund të bësh shokë në PPU vetëm ditën kur të arrish të kuptosh se kush është Tushja megjithëse ia lexon pseudonimin për herë të parë. smiley

Le të flasim pak për sh-përdorimin e PPU. Nëse futen tre femra rradhë në një temë, peshku shpërdorohet.

E zë stresi edhe Kothin më pas dhe i thyn të tëëëra.

Nëse futen tre femra rradhë në një temë, peshku shpërdorohet ...

Me fal, por ... si e kishe hallin?

Tre femra ne peshk duke bere muhabet bejne komedine : Keshilli i ndrikullave .

Komedi qe ti Jul nuk e ke pare, sepse kur luhej ajo nuk ishe projektu akoma smiley

( As keto cucat qe zgedhihen qy me sabah . )

"Kush eshte ideja e kesaj hapesire?"  Eshte nje pyetje qe ti mund t'i japesh shume kendveshtrime, e ta shtjellosh, e ta ster-shtjellosh, e te llojisesh ne perfundimin se ... "upsss" bera nje permbledhje/pyetje gabim auto-gramatikor qe s'gjen pergjigje.

PPU eshte nje thyez,  me shume numerues, por emeruesi s'eshte kurre zero.  Dhe per sa kohe qe nuk mundohesh t'i  shperbesh ate thyez, e ta shtjelloshesh/shperbesh emeruesin ne zero, do kete, do gjesh numerues. 

Me pak fjale, ppu si thyez (ne mikro-skopin shqiptar, e jo ne makro-skopin facebook) eshte emerues. 

Numeruesin, e dashur, te mbetet ty ta gjesh ... dhe jo me pyetje "kush eshte ideja" ...

Miqesisht ...

Se harrova, duhet dhe të arrish të zihesh virtualisht një herë me J. dhe të paktën tre herë me Koth, për një arsye që s'do arrish ta kuptosh as pas tre vjetësh. : D

Si e kishe emrin ti vajza? Romina!

JO vetem po s'u zure me koth-in, por po nuk u zu koth-i me ty, do humbesh ne peshk si vaji ne lakra.

Po paske per te zene vend mire ti, se deri tani te kane postuar ne teme peshq qe e mbajne hunden perpjete per pune shoqerie smiley

Disclaimer: Postimi i Mondes nuk perputhet domosdoshmerisht me kerkesat e faqes per t'i qendruar brenda temes. Edhe ajo pjese e vorbulles eshte smiley

Disclamer? 

Te lutem ... give me death or give me liberty ... por s'u lutem asnjehere per injorance ... dmth gender included.

ose te zihesh ne fillim njehere e mire me te gjithe smiley si una per shembull

Po kjo Manja, kucka e dreqit, pse sna jep xhevap fare ??

smiley

Kushedi nga eshte gdhire smiley

 

Edhe Monda ideologjike duhej, që bashkësia tashmë të hedhë themelet e parimeve "Liberte, egalite, decolte". (lum si ne)

O akvll, kur jemi zënë ndonjëherë ne? Apo po parashikon të ardhmen.

Koth më kujtove dje me drejtorin e Libertas atë batutën nga "Përrallë nga e kaluara" - burri duhet të grindet!! E gjen dot si vazhdon?

 JO vetem po s'u zure me koth-in, por po nuk u zu koth-i me ty, do humbesh ne peshk si vaji ne lakra.

 E drejtë. smiley

Po të jesh mashkull, sia vle nëse nuk replikon me Tushen. Tuuuuusheeeeeee mirëditaaaaaaaaaaaaa

 

tashi e kuptova: RoMiNa e paska flamurin të kuq me kryq të bardhë, ku njerëzia përtojnë të lexojnë rreth e përqark dhe po s'patën manual përdorimi, humbasin... : D

 

o J., s'është e rëndësishme që ti ta kuptosh që unë u zura me ty, mjafton që të të shaj me vete. smiley

Mireserdhe Romina.Ideja ekesaj faqeje eshte :

-si te perfeksionohesh ne kritiken asgjesuese te tjetrit edhe kur nuk je i bindur ne argumentat qe jep;

-si te kultivosh intolerancen ideore;

-si te perfeksionosh kritiken e kritikes kritike :

-si te flasesh edhe kur s ke gje per te thene;

Manuali ka edhe pika te tjera qe do ti shtjelloje Tushja smiley

Ju lutem, mos e coni emeruesin ne zero, me gjithe ankthin e numeruesit = femer ... smiley

nah... ndërrrova mendje...

" id="smilie_17" src="http://forumishqiptar.net/images/smilies/6.gif" style="cursor: pointer;" />" id="smilie_17" src="http://forumishqiptar.net/images/smilies/6.gif" style="cursor: pointer;" />" id="smilie_17" src="http://forumishqiptar.net/images/smilies/6.gif" style="cursor: pointer;" />

Autokritike ne vend smiley

Ja, ky eshte peshku, Romine e dashur.

Miqesi te mbare smiley

)" id="smilie_16" src="http://forumishqiptar.net/images/smilies/5.gif" style="cursor: pointer;" /> mirë, jo kshu: -true love-

CA beni keshtu se e trembet vajzen fare (kete te rene, qe hodhi shashken edhe iku).

Ti Jul c'mi ke ato pershtatje i dashur? Apo ke marre vrull qe kur ke perkthyer ate grekun maskilist edhe qe kur ke rene ne lemin e ikonave te Manjoles?smiley

Diclaimer 2: Postimet e kesaj teme jane te gjitha ne perputhje te plote me temen. Pergjegjesia per nivelin e diskutimit bie mbi pyetjen e parashtruar nga autorja. Sa per lezetine e bisedes mengjesore, jemi te zene, se na ka mbytur modestia : P

ka ca dite qe s'ka me sherr

ne kete forum te njohur

na i late shpirtin ne terr

zemra na eshte ftohur

 

qe kur nexhi nderroi emrin

s'po e gjen dot me humorin

peshkut i ka humbur vula

ndiheni nga pak te gjorin

 

diten e zeze te janarit

qe u akuzua llukani

peshku mori ngjyren e ... barit

e pushtoi italiani

 

viti elektoral filloi

do jete vit per egersira

rrofte kush do mbijetoje

hajer e te mira

 

mireseerdhe o romina

ne kete webfaqe

ku do gjesh dhe mandarina

por edhe paidhaqe

 

peshku pa uje eshte forum

jo si faqe te tjera

qe te gjithe na duan shum'

se ju rritet vlera

 

ka k'tu burra edhe gra

ka dhe kalamoj

ka dhe metroseksuale

qe s'po i tregoj

 

sherr shamata , obsesioni,

jan motive per debat;

bej stervitje moj Romina,

ndryshe Tushja te kap mat smiley

 

U, ja se harrova Romina. Kete Sol-in mos e bej shok, se e ka humorin te thelle. I vjen edhe frymezimi shpesh shejtanit, e si me bejte, si me shkrime, te le pa pune ky smiley (sic edhe mund ta vesh re me siper).

Romina me pyetje "kush eshte ideja" te tromakset?

Iris, mos ve ne dyshim sensibilitetin e gjindjes ... ka gjindje dhe gjindje smiley

PS: Pershendetje, e dashur smiley

 Pikerisht se ben pyetje "Kush eshte ideja" tromakset smiley. Sypatremburit hidhen ne rrjedhe menjehere smiley

 p.s: po ti moj xhane turni i trete punon?? apo te ka dale gjumi qe me nate?? Miremengjes!

Mirembrama "skoqe" smiley 

Qashtu kisha do pun e s'jena ngrys ala.  A jeni si jeni bre burra ene gra? 

PS: Xhane, gjindja jane me halle, edhe s'flene ndonjehere, se helbete, njerez jemi e jo "zile me alarm" smiley.

po u fute ne k'te rreth njerezish me vlera

do provosh dhe ti hyxhymin bashke me gjona tjera

do provosh si ben katnari sapo e ngacmon

veshtiresine qe ka gomari kur ze e mendon

 

do mesosh mbi politiken internacionale

do ti marresh te gjithe librat e t'i cosh ne hale

s'ka nevoje qe te lexosh kur ke forumista

qe jane mjeshtra te komentit (si te saktivista) (ketu bona reklame si neoliberal prokonsumist qe jam)

Romina,

Meqe u bone vip smiley

Mos harro qe isha une qe te fola e para smiley

Prej meje e ke gjithe ket shoqni smiley 

Mirdita J. Ca ke bo ? Mire ca ke bo ?

smiley

po pra po, dhe une prej teje erdha, se mos te ishe ti...i kisha var qillot temes edhe peshkut smiley

Kam bo i... ça të të them! Vetëm të ishe ene ti... ta kishim bo bashkë! (A)

O romina mos u tremb, se ka dhe sevda

Ka dhe sende shume te bukra, erotizem pra

Ka kulture perendimore, ka dhe orientale

kemi rene dakord te gjithe per internacionale

 

ka te peshku shume bilbile qe zene e kendojne

e me vargje e me ritem shpirtin ta pushtojne

ka ketu dhe pijanece qe pernate qahen

sipas tyre leviz rruga dhe s kane ku te mbahen

hajt Romina mos ki gajle

kjo eshte pjesa me e bute,

me humor dhe  globaliste,

prit Policin, Grupin, Xhibin,

Gard e vjeter forumistesmiley

Nuk e di pse e postova

Te njejten gje dy here

Nga sevdaja u gabova

Desh bera qeder

 

 

ka ketu dhe pijanece qe pernate qahen

sipas tyre leviz rruga dhe s kane ku te mbahensmiley

 

O zanfina ti do skoqe, nuk do dalesh bosh

Se ky vend njihet per skoqe, sic do e kuptosh

Rendesi ka per ty fakti qe po i kerkon

Tashme je ndergjegjesuar, jeta po fillon

 

Vere gishtin ku do vete, edhe zgjidh ndonje

Po ngele e pakenaqur, hajde kerko me

Se mos iken pa provuar skoqet nje me nje

do na ngeli hatri rende, nuk te flasim me

hahahahha o sol, o PK (pyt emigrantin c'dmth kjo), flm per kete.

t'paska lezetu anadolli smiley

ket PK-ne po e marr si kompliment, dhe pse nuk di c'te shtyn te ma mveshesh smiley

Pasuri Kombetare pra komrad, post-kapitaliste & pak karagjoze, por kryesisht parezistueshmerisht kokete.

kshu me keng edhe me bejte,

nuk ka bere vaki me pare,

Lum Romina me Zanfinen,

qenkan me kembe te mbare.

er e re obamiste

paska mbrit edhe ne peshk,

asnjiher Sol bejtexhiu

si ka ber dikujt kaq fresksmiley

Te thashe Rominëëëëëë smiley

Ishalla vjen ndonje admin para teje t'i fuse nje furce ketu, se po e lexove kete devijim te ideologjise peshkore ti, do marrim te gjithe nje verejtje per mungese serioziteti te theksuar neve; do na shkurtojne edhe më numrin e postimeve, edhe do e marrim gjithe inatin me ty pastaj. Na i harxhove te gjithe fisheket per sot smiley

Shyqyr qe ka ca nga ata qe kane munguar e mund te kompensojne postimet e diteve qe s'kane qene, se do na kish ikur gjithe seriozitet edhe kjo dite.

Si Romina si Zanfina, per t'u pire ne kupe

Ku ka emra me te bukur qe t'i mbaje nje cupe?

Ishalla me kembe te mbare se po vjen pranvera

mbas dy zockave te para te na vijne te tjera

 

na ka lodhur feminizmi post industrial

ka nevoje njeriu i shkrete per pak sharm karnal

ka nevoje per rehatllik dhe per muhabet

se vetem prodhim-konsum, eshte shume siklet

 

ka nevoje te hedhe rromuze, e te ktheje kupa

ka nevoje te loze tavell, e te ngacmoje cupa

na shkoi jeta me drejtorin, ngelem neper zyra

e harruam krejt funksionin qe ka dhene natyra

Fuck my ISP. Shkruajta para 20 minutash goxha rjeshta per ti shpjeguar kesaj Romines se cilat jane te mirat dhe te keqiat apo ndryshimi midis facebook-ut dhe PPU-se, dhe kur e senda nuk kisha internet. Keshtu qe mu tret gjithe ajo pune me perkushtim. Pertoj ta shkruaj prape tani.

hahahah sa tullë dy vargjet e fundit të Solit! smiley

poshtë drejtorat e padrejtë!

po pra, poshtë dhe drejtorat e drejtë! smiley

Sol, mos ik, vazhdo smiley

 

Romina,

perdorimi i peshkut pa uje (shkurt PPU) ka vlere per ata qe kane nevoje per vemendje dhe per pushtet verbal (alias intelektual, jo gjithmone, por tingellon bukur). Ketu futen emigrantet globaliste qe tek PPU mjelin vemendjen e lokales, ashtu edhe lokalistet e Shqiperise (dhe nganjehere edhe te trojeve te tjera shqiptare) qe mjelin vemendjen e globales te perfaqesuar nga emigrantet. Me nje fjale, te gjithe kerkojme te plotesojme ketu ate qe nuk e plotesojme dot ne realitetin ku jetojme (ca se nuk na i varin si ne shtepi, e ca se i kane tejkaluar keto kriza qe shekullin e parakaluar): dobesira dhe vanitete njerezore te kultivuara ne ate fshatin tone nga e kemi te gjithe prejardhjen, te paketuara shume bukur nen terma filozofike, atdhetare e poetike. E, kuptohet, asnjeri nga ne te dukshmit nuk e pranon kete teze. Sic do ta shohesh edhe vete. smiley 

Me nje fjale, te gjithe kerkojme te plotesojme ketu ate qe nuk e plotesojme dot ne realitetin ku jetojme ...

Romina, këtu mund të marrësh në konsideratë dhe aktivitetin seksual të atyre që komentojnë... Shumë, përveç të tjerave, vijnë edhe me gjujt.... E, kuptohet, asnjeri nga ne te dukshmit nuk e pranon kete teze. Sic do ta shohesh edhe vete.

 

ashtu edhe lokalistet e Shqiperise

Na morsh pleshtat !

smiley

smiley

E, kuptohet, asnjeri nga ne te dukshmit nuk e pranon kete teze. Sic, do ta shohesh edhe vete. smiley

Bo sa i urrej këto fallcitetet llogjike, Self. Pak a shumë qo përkthehet, "kush nuk bie dakort me mua, është ashtu si them unë".

cheap.

E doni në versionin lokalist fshataresk (në origjinë pra): I sharë me ropt, me çi përmban pragu i derës, kush më kundërshton mua.

Asgjë e re nën kët diell...

 

Self: dobesira dhe vanitete njerezore te kultivuara ne ate fshatin tone nga e kemi te gjithe prejardhjen te paketuara shume bukur nen terma filozofike, atdhetare e poetike

Nevoje per vemendje dhe pushtet verbal -fix keshtu eshte gatuar qenia njerzore: te deshmoje pushtet dhe kerkoje vemendje. Cogito ergo sum e cila ne Peshk merr trajten: Jam prandaj komentoj ne PPU si pjese e fshatit global virtual. Origjinat fshjatre konceptuale futen ne rrethin vicioz.Nga fshati vijme ne fshat qendrojme smiley

Paketim filozofik i arsyes se paarsyeshme te qenit peshk smiley

komentoj te peshku pa uj, ergo sum. smiley

siç mund ta kuptosh vetë Romina, këtu vihet dhe për ti treguar botës që as e di se kush je ti, po dhe ndoshta as do të dijë, aftësitë e tua në latinisht. smiley

好像在說混蛋Se harrum ne kinezcen tradicionale pa jo per gje smiley

përkthe të lutem, se Romina do kujtojë se ia ke futë kot. : D

Perkthimi po aq kot : Selfi ja ka fut kot ! smiley

您是拙劣的  smiley

 

 

Image Hosted by ImageShack.us

 

Self,. me duket se ke ngaterruar fushen e futbollit?

 

Romina mos u merzit se k'ta keshtu sulen. 

Roma Romina - tuf me trandafila ! Ketu shumica si dhe zotrote vijne per QOKA...por jo rralle , te dehur , dhe sa hedhin rreshtin e pare   shkrujne :"Kemi ardhe per KOQE "

Miq te mi1Pse ku hani buken ,permbysni kupen keshtu!!!!Kalojme te gjithe kohe te konsiderueshme te peshku,komentojme ,shahemi reciprokisht,duhemi po aq,shprehim mendime e budallalleqe......Heqim mallin per Shqiperine......kriojome miqesira e flirte virtuale.....E pastaj ,flisni kaq keq per peshkun,si nje vend e menyre vetem per te shkarkuar frustracione!!!!Jeni mosmirenjohes e ju mungon respekti per veten.....Romina...A behemi shoqe?? 

Teta Zana a bëhemi coqe bashkë?

Romina hap syte per ate fcb.. Se ai vdes per shoqe ne peshk.

Se di si doli me Alidea-n..  smiley

P.s. edhe boll se qenke llafazane e madhe..   smiley

Ore juve sikur keni qene ne burg deri tani dhe me te pare kete temen joformale te kesaj cuces se re, ja rrembyet nga dora, i hipet te gjithe siper si kinezet gomoneve per Itali, dhe u arratiset. smiley

Jo, po rastisi tema me daljen time nga burgu. Për të tjerët nuk mbaj përgjegjësi.

Romina, PPU eshte vend ku ditperdite ndahet nga nje cmim. Sot cmimin e pare e ke fituar ti, per valle ne gojen e ujkut, te dytin Self, per vlera meritative perkthyeshmerie ne gjuhen lokaliste fshatareske, dhe Monda, per dedikim pertej pagjumesise, cmimin e trete Tushja, Tropizma dhe Akvll per karshillek, dhe gjithe cmimet e tjera i fitoj une me qe i ndaj cmimet vete.

p.s. gjindja e diskriminuar te mos hidhet perpjete pas pilafit se kot e kane, cmimet jane ndare.

o Lulian o djale azgan qe nga amerika

i mbarove gjithe medaljet, a te rente pika

Perse nuk na dhe te gjitheve nganje cope karton

ta mbanim per t'u krenuar kontributin tone

 

diskutimi shume i thelle qe llukani nisi

ky sondazhi i papame qe shamite i grisi

eshte pikerisht aty ku peshku kuptonet

qe te gjithe jane dakord qe te kufizonet

 

Pavaresine e duam, por te kufizuar

s'duam te jemi budallenj, po as shume te zgjuar

Jemi rritur me orgazma pjeserisht te mira

I kemi gjerat e lehta, i bejme te veshtira

 

Keshtu kjo kultura jone, shtatzani e pjesshme

xhinse veshim qe te gjithe, poshte koha e djeshme

qe te gjithe rruar qethur, lare koken me klor

ai qe s'eshte si te tjeret, le te bjere deshmor

Paskam harru Kuqsen, qe meriton cmim te vecante per vecanti, ose e thene globalistce, per disclaimer 1 dhe 2.

Ti Sol-Nox meriton cmim ne fakt

Se je cun qe shkru me takt,

Por eshte cmim qe t'a jap neser,

Pune e madhe se shkoi nje dite pa teser.

 

 

Ta thote ujku qe s’e di, emrin perse e ka te zi:

miqte e peshkut s'jane aq te lehte
sa miqte qe ke ne te vertet

jane virtuale dhe rreshkasin
aleancave ia mbathin

Sa here qe kerkon feedbekun
peshku te tregon dyfekun

mos prit nga ne te mendohemi
te gjegjemi si e do zakoni

te kerkojme llogari
cfare mendon, cfrare ha, cfare pi

kur e ke dicka menduar
te pyesim: pse se ke sqaruar

duam te te bejme defterin
per gjera s'ia kemi haberin

para se te na japesh mende
perpiqu te besh pak vend

perpiqu te lidhesh miqesi
qofte me fjale a me krushqi

dhe kur te vish here te tjera
mos trokit, hyre nga penxherja

Sa ankesa pasket pas mer ..

upupu

M'duket se Romina do jete nai admin qe ju ka provoku per te pa se ca do thoni smiley

Siç e shoh unë "peshkun..." sikur qenka "qelbur"

Apo fajin e kam unë që,tani,kam rrjedhur

Ca nga sëmundja,ca nga pleqëria

Ç'lexoj unë këtu?Më zu llahtaria.

 

Se e prisnin"miken" si me këmbët e para

Pa i thënë mirëserdhe,e zuri dhëmballa.

E zuri dhëmballa,nuk po gjen dentist

Nga që ka "andralla",do t'u sikteris.

Mos u tremb o Papi, se nuk kemi devijuar aq shume jo. smiley

S'ka pasur njeri pritje te lehte ne peshk. Po me mire ta presim me kembet e para gocen, se meson te rezistoje edhe te kembengule smiley

Ja shihe c'rezistence. 95 komente edhe akoma eshte duke u menduar c'xhevap te na ktheje.

Lulian, faleminderit shume qe na e nise diten me cmime. Une per vete e dua te dokumentuar ne format A5, leter 08, ngjyre kremi, me gold borders, nickname-in me blu (sa per variacion) edhe kornizen te kuqe. Ndryshe c'vlere do kishte? smiley

http://www.peshkupauje.com/2009/01/diplomat-e-gazetarise 

 

 

 Romina & Zanfina kan marre ndonje vendim se jena ne ankth? Nese kan vendos  me e frekuentu ket  lagunen , te na njoftojne per te caktu diten e shugurimit ne Peshk. Sugjeroj qe nje Admin  + Tushja  + Xhibi te formulojne formulen e betimit smiley

Z.Hysi ç'kenaqesi me dha prezenca juaj!

uroj te gezoni shendet te plote!

Zanfi;nese me thua teta nuk mund te jemi shoqe.....Pastaj Zanfi ,ne jemi shume shoqe ka kohe.....por ti po plakesh e nuk kujton me smiley

Zanfina me duket se ka ngrene manjolen smiley

Romina Romina pse ike dhe na le?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).