Nuk ju ben pershtypje?

Dje pashe programin portokalli,do te me pelqente te shkruaja nje artikull por me qe une edhe po te shkruaj nje kartoline kam frike mos me bie iktus cerebral nga stermundimi po ju pyes juve.Ngela pa mend nga nje sketch ,nje president futbolli shqiptarqe shkonte ne Mozambik per te blere futbolliste.Juve peshq dhe peshkatare ju duket normale?Mua jo,raciste scifoze injorante dhe femra debile qe qeshnin.Me provokoj te vjella.

30 Komente

Mund t'ju shash ç'të duash shqiptarëve (që jetojnë në Shqipëri), por mos guxo t'ju shash portokallinë... një debilizim i përgjithshëm i bën që ta kenë debolesë atë program.

Hajd e dëgjo Nexhin tani smiley

Edrus, rrezik jane portokallizuar te gjithe shqiptaret smiley

Bellë, e ke parasysh një reklamë për një markë famoze orësh?

Toglietemi tutto ma non il mio Breil... Në Shqipëri, janë gati të çmitizojnë edhe S...alën por nuk duan të ngelen pa humorin e portokallisë smiley

 

[Toglietemi+tutto.jpg]

Mbase po te jetosh per nje kohe te gjate ne Shqiperi mesohesh me ate lloj humori ,o me mire me ato lloj vlerash.Racizmi eshte e drejte qe ben skifo,por ty qe jeton ne perendim e mbase shpesh je pre' e racizmit....Ne shqiperi ndrron puna....E para nuk e vene fare ne diskutim se eshte racizem ,e nese eshte jane ata superioret ata qe shprehin racizem mbi te tjeret...

Portokalli ka qene i bukur , tani nuk eshte me i bukur ,nuk ka gje te re ,Agroni i ka thene te gjitha ,ska me cte thote ....tani i ka ngelur karagjozlliku !

smiley 

Nuk i ngelet qejfi Nexhit mre.

Pastaj pse ca kujtoni ju se ne nuk na shpifet nga shumica e skeceve ?

Ato japin shfaqje per cdo jave dhe sigurisht ska si te kete cilesi ne cdo rast.

Psh shfaqja e vitit te ri ishte e gjitha shume e dobet. Lector-i ka teresisht te drejte.

Ama kjo nuk do te thote se ska pas te forta, batuta e gjera te tjera qe na kane bere te veme buzen ne gaz.

Po dhe nje gje tjeter, humori i tyre, eshte pak a shume humori i perditshem i tavolinave tona dhe i rruges. Por eshte vetem per ata qe rrojne ne Shqiperi. E di sh mire, asnje qe rron jashte smund te qeshi me ato gjera. Madje madje do thoja, eshte per ata qe rrojne ne qendren e Tiranes. Dhe materialet aty ne qender te tiranes, mblidhen gjate javes nga te gjithe, skenariste por dhe aktore.  Ata vjedhin gjithe humorin qe eshte rrugeve ne shqiperi, batutat madje dhe materiale nga interneti.

Ne thelb, e kam thene, portokalli ka shume elemente banale, te mbrapshte, dhe antikombetare dhe eshte daulle e pisave si pune e Edi Rames smiley 

Por ka brenda shume pjese qe kane ngel ne te perditshmen tone, te fiksume dhe qe e perseris na bejne te vene buzen ne gaz.

 

O Portokallja jonë e nerume (megjithse ma shpesh je... limon smiley&nbspsmiley, kur s'kanë se ç'të thonë, përse nuk ju rikthehen filmave humoristikë (Çarli Çaplini dhe Olio me Stelion) si qëmotiiiiiiiiii !

Të paktën njerëzit të QESHIN pa patur nrvojë të dëgjojnë gomarllëqe (racizmi në këtë rast) dhe batuta banale idjote 5 lekshe të tipit: Poqi viçin moj?

Po eshte indrustri me vete more Ed. Qe do ushqyer perdite.

Eshte industria e shpelarjes se trurit, e transformimit se vlerave njerezore dhe e degjenerimit te shijes dhe te menduarit.

Ajo cka e ben te qeshe nje individ, tregon shume per te.

Kujtoj perhere Celentanon me O.Muti-n qe se kuptonte pse kjo e fundit qeshte kur dikush rrezohej apo vritej smiley

Dhe industrite jane zinxhiir, se ai qe ushqehet me portokalli, me tutje do konsumoje shume produkte te tjera. Se ka shume gjera ketu qe nuk konsumohen po nuk qe trushpelare. Perfshi ketu dhe proceset dhe pallavrat politike.

Media ka ndikim te fuqishem per popullin e padale shqiptar qe gdhihet e ngryset para TV-se. Andaj, Portokallia e shume programe te tilla nuk jane aq rastesore ne permbajtje.

Por kush eshte i cike i mencem (smiley  si puna ime smiley) perfiton duke filtruar ndonje gallate apo interpretim te bukur nga shfaqje te tilla.

 

po po ...mè bèri pèrshtypje,hiç nuk mè pèlqeu...portokallia apo topchanel duke mos i hequr natyrisht tè mirat e meritat pèr shumè gjèra,mua personalisht mè kujton disi atè skeçin e vjetèr shqiptar: DONI Mè PèR BELULIN..mendjen pèr tu mburur e kanè.....edhe kot fare ndonjèherè!!!p.s. hiq policèt dhe ndonjè kokèrr tjetèr e vetmja gjè qè mè bèri pèr tè qeshur dje kanè qenè parodistèt e vlorès me atè..... O HASHASH Tè HèNGSHA RRèNJèN!!!

 me psikopat me duket ai qe jeton ne bote me televizor te hap tek "portokallia" sesa ai qe jeton ne shqiperi dhe qe "portokallia" e ben te qeshe edhe pse me barcaleta raciste.

 

Mua mbi te gjtha, Nexhi ma perforcon kete mendim, me shqeteson tejet mase fakti (gati gati me frikeson) qe shume prej atyre skeceve jane "REALE" dhe mese banale e te perditshme dhe jo thurje te imagjinates humoristike te nje autori ... me konkretisht, ajo skena me ata 3 tipat e burgut, t`ju them te drejten mu duk shume e perjetuar si imazh. Ai "laci" me varesen e arit qe nxjerr tufen e pesedhjetesheve, qe vishet me versace e qe shoqerohet nga nje katunar me tuta e qe ben si i forte vetem nga pistoleta qe mban ne kruskot dhe kurv.t qe e shoqerojne. Nuk ju ka rastisur ndonjehere ne ndonje pub ne Tirane ti thuash vetes "kujdes" se mos sheh shtrember ndonjerin si ky qe sapopershkrova ???

mendoj qe ky Agroni duhet te jete mjaft i konsumuar si artist.(nuk ia mohoj aftesite).Ndodh me te gjithe keshtu.Per te miren e tij profesionale te largohej ca kohe nga ekrani...E di qe eshte shume e veshtire per ta.....te mesuar me kamerat,te jesh idhull i turmave,te shohesh njerezit qe po llakazohen e tashme flasim ne gjuhen e batutat e tua...S'eshte çudi t'i kape nje fare deliri.....Kush eshte regjizor i portokallise??

Humori ka nje dimension te quajtur karikaturim. Aty ekzagjerohen fenomene te jetes se perditshme, sociale, kulturore, apo politike, qe karakterizon nje person, nje shtrese apo nje shoqeri, derisa te behen qesharake. Qellimi eshte qe te ndergjegjesohet publiku per negativitetin e fenomenit, dhe ne pergjithesi eshte metode edukimi nepermjet humorit.

Tek skeci me mozambikun, pamvaresisht cilesise se humorit, ne loje vihet arketipi i "presidentit te klubit te futbollit", si dhe skemat e mendimit racist qe duhet thene se jane mbizoteruese mes shqiptaresh. Pra skeci tallet me racizmin si fenomen, dhe luan nje rol ndergjegjesues funksional perderisa Zana me plot te drejte ka mberritur te reagoje duke thene "stop racizmit!"

Portokalli nuk ka humor te paster ,kulturor ai eshte nje humor banal me steriotipe te njerzeve halabak,(si ata te burgut)humori pa kaloj ne vulgaritet eshte i degjeneruar ,nje , ne cdo dy-tre fjale aty , eshte banale -nuk e di pse i tereheq kaq shume ky banalitei spektatoret ..

Ne nje shfaqe qe ata japin mund te jene 1 ose dy te hajrit te tjerat "Wasting time"!

Dhe portokallia mbahet si "top humori" ne Tirane .. !!

 

Pervec te tjerave nuk e kuptoj pse duhet te bertasin gjithmone "humoristet" e Port-ohhhhhh-kall-ise kur flasin ne skece? Apo Top hesapi, bjeri ti biem e kush bertet me shume eshte me shume funny? Dhe topi i Mato Grudes me presioni i madh & presioni i vogel ishte me funny. smiley

 fakti qe emisioni tyre ka shikues te shumte (kriteri kryesor qe nje emision te qendroje ne programin e nje televizioni) tregon qe humorin shqiptaret nuk e pelqejne pa bertitje. lol

si mas kokes festen, nuk thon kot. 

Sol Nocturnus ,nuk eshte tamam ashtu,tallen dhe biles fort me afrikanet.

...,tallen dhe biles fort me afrikanet

Ne tallemi me afrikanet ,.por shume europian kur vizitojne Tiranen ,thone :

E pabesueshme ,paskemi nje vend afrikan ne mes te Europes !

Tani si i bie ,kush eshte per tu tallur ! Ata qe bejne tallje te tilla jane vet budallenje shume  me te medhenje ,sepse  jetojne prane dijes ,prane kultures dhe jane te panxene !

Portokalli eshte nje dicka qe cfare eshte jashte ,(skenes)eshte edhe brenda ,dhe cfare eshte brenda(skenes) eshte edhe jashte ! Atehere ?

Eshte e vertete qe portokalli ka banalitet, por e pergjitheshmja eshte se ka vlera artistike. Me thoni ne ka nje stacion televiziv ne Shqiperi qe jep humor,

(me apo pa banalitet) sic jep TOP CHANNEL. Me ben pershtypje,se te gjitha

komentet e mesiperme kane vetem kritika. Por me ben gjithashtu pershtypje fakti qe megjithese kane kritika te forta, prapeseprape ata e ndjekin te tere portokalline. Dhe e fundit, programe me humor dhe me banalitet,kane pothuajse te gjitha stacionet televizive ne vendet jashte Shqiperise ku ne jetojme.

Nuk me besohet,21 peshq diskutojne per cfare kam shkruajtur une.Qenka e vertete ajo thenia qe te gjithe kemi te drejte per 5min lavdi.

ty te rren menia me duket, asnjeri nuk diskuton per ty, por per "portokalline" qe ty nuk te pelqen.

por neqofte se do te te lavderoj me vertet, gjej po munde, se nga vjen fjala PORTOKALL ne gjuhen shqipe ? 

Hajdar Bukuria jo per mua,per ate qe kam shkruajtur une.Nuk kam asnje inat me portokalline,sepse nuk e shoh, nuk kam abonim,thjesht me beri pershtypje nje sketch.Nuk e di nga vjen fjala portokall.

 pershtypja per keq, vjen prej shkeputjes. edhe mua kur e pash nje here portokalline, bile jo vetem ket por edhe nje pjese teatri ne Joutube, me duket, me çuditi dhe mu duk ndryshe nga shqipja ime. bile dhe kur degjova zerin tim per here te pare te inçizuar, u çudita, se e mendoja ndryshe, me te bukur e me koherent smiley

duhet pra, lol, nje fare pershtatje me realitetin per ta kapur ate, po edhe per ta gjykuar ate me drejt. 

por gjithashtu, nje njeri i zgjut, nuk kerkon nga TV (argetim masiv) gjera me cilesi absolute per shqisa delikate. ka vend tjeter per ta gjet kete.

ne emri portokall vjen nga PORTUGAL, vendi nga siduket kane ardh per here te pare ne shqiperi. edhe ne piemont, nje italian me ka treguar, se ekziston nje emertim  i tille tek nje gjuhe lokale (dialekt).

shumica gjuheve i quajne ORANGE, emri vjen nga ORO, ngjyra e arit qe ka portokalli dmth. 

Portokallia eshte nje nga programet me te bukura, dhe do te ishte me interes qe skeçi ne fjale te sillej ketu. Si mund te japim nje mendim pa e pare skeçin. 

E kam pare kete...le ta quajme skec per te cilin behet fjale dhe ishte skandaloz, i poshter, ofendues, i ulet...cfare te doni.Keshtu edhe Lilo labi e ca budalliqe te tjera teper teper acarues....ju qe nuk e keni pare jeni vertet me fat.

Ka edhe nje shkrim te Peshku qe besoj do dali keto dite e flet per te.

Shoku hanibal,

eshte e vertete qe portokallia e ben si lopa cdo fundjave dhe vezhgimi yt eshte fatkeqesisht i drejte, po une doja te vija gishtin ne nje plage tjeter qe shqiptaret po perjetojne perdite.

Nuk dua te jem cinik po revolta ndonjehere e mund llogjiken,

ne c'fjalor te gjuhes tone e ke mesuar fjalen sketch apo scifoze ti mor djale qe do te vesh njerezit ne mendime se c'pershtypje u ka lene portokallia apo molla?

Ke marr leksione te gjuhes shqipe ne shkolle qe vjen dhe na shkruan "Me PROVOKOJ te vjella" ?

Tonet e forta te komentit shpresoj te mos te  shkaktojne deshiren e menjehereshme te replikimit, po  ate te reflektimit, nuk po ta heq njeri meriten e vezhgimit te drejte!

I dashur hanibal, kjo verejte vlen per te gjithe anetaret e faqes, se me c'kam lexuar deri tani, shume jane ata qe abuzojne me gjuhen tone; ndoshta me moskokecarjen e emigrantit apo me fodullekun e intelektualit perdorin fjale e terma qe kur nje shqiptar i lexon, i vrasin veshin ne menyre instiktive.

Me shprese se ato qe shkrova do merren si shqetesim i vertete i nje bashkatdhetari tuaj dhe jo si deshire per tu dalluar ketu si kritik apo njeri qe jep mend, ju uroj edhe nje vit te mbare!

Zeitgeist

hanibal, ke shume te drejte, jo 21 peshq por 22 budallenj do ishte me e sakte.

U qe sjam ambasador i Mozambikut tu beja njehere zbor ketyre palacove.

 

P.S

Komplet ne shqip komenti, ka lezet.

I nderuar Horus,ke te drejte per fjalen scifoze ,as italisht nuk eshte shkruar ne menyre korrekte.Persa i perket fjales sketch nuk me duket ndonje hata,do ta kisha shkruar skec.Provokon te vjella me duket sikur eshte shqip,apo jo?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).