Ku i çuan 5 heronjtë?

A ka njeri foto/video?

59 Komente

Atje ku kane vendin, tek varrezat e deshmoreve.  Pse a thua simboli i Shkodres qenkan pese komuniste?!

Me të dëgjuar po, unë s'jam shkodran.

Polic ! Si gjithnje largpames po dritshkurter . Ti te kujton ate pergjigjen e Napolonit kur per ta "ofenduar" nuk e ulen ne "qoshe ", ku vihen njerzit e medhej . Ai dha nje pergjigje  "Qoshja eshte atje ku jam une"!!!!!!!!! Dhe per aq sa Shkodra si qytet i Shqiperise , ka nje nder te perfaqesohet nga Shqiptare ajo e ka nga ata te PESTE qe jane "Qoshja" e moralit me te larte e Sublim te Shkodres . Qe ta kuptosh kete TI ,do vite drite te ndricohesh , por pasi te mesosh se ne fjalorin shqip te Popullit nuk ekzistojne as Komunistet as Antikomunistet. Por ama cuditerisht ne cdo sistem Politik populli i ka quajtur idiotet IDIOTE ...dhe kete mos e merr per murrje qe je kaq i pranushem ne cdo sistem smiley

5 Heronjte e Shkodres,dje.

Kunder zhvendosjes se monumentit te  5.HEROJVE, ne SHKODER

5 Heronjte e Shkodres sot ...gati te livizin ne periferi ,mbas 25 vjet qendrimi ne qendren e qytetit !

Video s'kishte, por nejse, mora vesh që do u bëka shatërvan. Këto shatërvanet janë si zgjidhje automatike. Kur duan të heqin diçka dhe s'dijnë me ç'ta zëvëndësojnë, i fusin një shatërvan.

 Shkodra nuk mund te kete NJE simbol. Eshte shume e madhe per nje simbol.

Ne meyre ikonografike ndoshta mund te perfaqesohet nga keshtjella e Rozafes.

Keto variantet e simbolit te Shkodres jane akrobacira per te justifikuar aktin e shemtuar te heqjes se kompozimit skulpturor. Pese heronjte jane vrare ne fundveren e 1944-es, kohe kur komunistet nuk kishin bere ende asnje mekat nga ato qe behen kur ke pushtet. Heronjte e Vigut nuk kane asnje pergjegjesi me deshtimin komunist te mevonshem. Vdekja e preu cdo lidhje te mundshme, qofte edhe hipotetike.

Heqja e monumentit te tyre eshte poshtersi. E pajustifikueshme. Nje qytet si Shkodra ka boll vend per shume simbole, sic e meriton. Nuk rregullohet ajo pune duke zhbere simbolet ekzistues, por duke shtuar ato qe i kane pas qene mohuar.

Ne shqiptareve po na shijon duket turpi me buke.

5 heronjt i shkulen sot paradite nga sheshi dhe thane se do ti dergojne andej nga varezat e deshmoreve nqs mnd te quhen te tilla, pasi i ka mbyt pislleku dhe plehrat.

Ne Bratisllave Ceki ,per cudi njesoj si 5 Heronjte tane te Vigut,ndodhet e njejta skulpture ja mund ta shikoni ,ketu.

Derman, ne ceki eshte themeluar universiteti i pare gjerman. C'na ngaterron me ceket. Ne jemi neandertalas politik. C'ke me ne! C'merresh me ne! As 100 vjet kulture shteterore s'i kemi. Ne jemi belbezime derman... ne me nje llaf, ta zeme "koko" shpjegojme gjithe boten. Akoma me pelena te permjerura, paj Zotin. Varja! Se mos qe vetem kjo ...

Derman, ne ceki eshte themeluar universiteti i pare gjerman. C'na ngaterron me ceket. Ne jemi neandertalas politik. C'ke me ne! C'merresh me ne

Mire e ke ti ,po do shkojme te Evropi ne ,apo te gropi...

Po me uren c'paten?. Cte keqe u bente ajo ure?

I bie gomarit kur nuk ke cfare ti besh samarit.  Fajin nuk na e kishin as 5 herojte e Vigut e  as komunizmi Fajin e kemi vete se keshtu jemi gatuar.  Ne e sollem komunizmin ne e sollem katrahuren e sotme.

Ja tani kemi gjoja demorkaci dhe cfare aritem? nje m....t kemi bere

e lexova kete punen e ures nga mesazhi jot dhe desha me u siguru . e ke fjalen per uren e lashte te Mesit?

shpresoj qe jo

Quna dhe qika te mira te peshkut,

Mos u adhnoni kaq shume, se fushata sa ka fillu.  Runi veten.  Me kadale se kjo eshte vetem nxemja.

Ho ju bofsha kurban, se spo dime per cer t'na prishet gjaku me perpara.

Une jam lodh qe ne start. Televizorin do ta hudh, por duhet me gjet nai ilac qe mos lexoj lajme online smiley

 

Nuk jane pese herojt e Shkodres, jane pese herojt e Vigut. Kane dhen jeten per liri ne Vig.

Si te kishte Tirana 2 herojt e Pezes, ne qender.

Ka nje bashki, nje keshill bashkiak, nje keshill rrethi, me deshire pa dhune, e burgosje, eshte vendosur te spostohen ne nje vend tjeter.

Ku eshte e keqja????

Lum, ne qofte se i cojne ne varrezat e deshmoreve, si thone, apo i vendosin diku tjeter, ama pa ia hequr pjedestalin, pasi si skulpture, eshte kompozim qe kerkon pjedestal, atehere ne rregull me kete qe thua. Por se mos i syrgjynosin ne ndonje bodrum, kam frike une, a me keq, mos i privatizon Pango, a me keq, GKA.

Toko i respektum.....Nuk pillet me shale mbyllur ..- thote nje fjale e urte popullore . Dhe kjo ne kete rast perkthehet " si popull nuk kemi hequr pelenat akoma ne bashkejetese me kulture qytetarie . Si popull i ri ne bashkesi shteterore duhet te mos i shikojme me anatemime vetite e karakteristikat . Eshte e njejta gjendje ne shkalle te caktuar me popuj qe sot jane LIDER . Por dhe ketu qendron FATKEQESIA jone ...Populli ka krijuar aq KULTURE bashkekohore  dhe perfaqesohet nga intelekte qe per fat te keq SOT i ka mbyllur e mbytur me JARGE Mixhiste Injoranca ne Pushtet e perfaqesuar nga Arroganca ( jo per inerci kjo me kupto drejt) tipike mesjetare feudale shqiptare  e misheruar ne gjynahqaren Jozefina dhe ate debilin e mbartur nga skarcitetet e Partise Komuniste -Berishen . Dhe keto Intelekte e dine shume mire se nje popull perparon shume me shpejt dhe ngjizet shume here me me kulture kur MESON nga HISTORI te NGJASHME te popujve te tjere. Ndersa popuj te hequr prej hunde , te mposhtur me peshtyma e me jarge Donkishotesh e Putanash te mendimit ,perkohesisht krenohen me veprime BARBARE te tejkaluara ndoshta edhe me shekuj nga EUROPA ku bejme pjese. Keto quhen Qendrime Politike, pra LUFTE per PUSHTET e VOTA....nuk kane te bejne asnje gje me vetite e popullit te ROBERUAR SHPIRTERISHT he per he, te vene nen "Zgjedhe " per buken e Gojes per te mos i lene hapsire te gjykoje e te mendoje. Te jesh i BINDUR qe nuk eshte SHKODRA LOCE kjo...tereni nga kane hyre te gjitha teorite e praktikat Politike qe nga data zyrtare e formimit te SHQIPERISE.????????Nuk me keqkupton qe tu drejtova me Nik personalisht smiley 

Idriso

Ishte dhe eshte ky popull qe mban mixhiste sepse kete edukate kemi ashtu sic ishte po ai popull qe mbrojti e solli ne fuqi komunistet qe tani po i shajme kaq shume. Keta jemi keto do te marim si xhuvap.

Kjo dihet dhe nuk ka asnje te keqe Probemi eshte qe edhe ata qe kane arsye te jene ndryshe nga populli ( kane edukate ndryshe nga populli, kane arsim me shume se populli, kane zgjuarsi me shume se populli) vazhdojne te pranojme peshtymat e mexhisteve. Dhe me shume behen mexhiste vete. Ketyre une nuk ja u fal. Turmes popull pas 500 vjet otomanizem dhe 50 vjet komunizem cfare do te presesh prej tyre. Por keta qe lexojne dhe peshkun ? Jo per bese ketyre nuk ju falet

Prej ketyre te peseve,tamam shkodrane me duket se ishin a s'ishin nja dy.Sapo u lidha me te mite per te pare se si eshte zhvilluar ngjarja.Qetesi,asnje lloj kundershtimi,Me vendim te bashkise...Kur isha ne shkolle 8 vjeçare.Shaban Haderi kishte zene merkaten e dikurshme per te bere skulpturen.Sa inat na vinte .sepse  fshataret shisnin djathin ne rruge e jo me ne merkate. E kjo vazhdoi per ca kohe...Pastaj Zysha e vizatimit Lç na çonte per ço ore vizatimi.Ishte laeg prej shkolles e deri ne fushe,te merkata....

Zana, ti e miraton veprimin? Megjithese eshte akt legal, me votim, me qetesi ne ekzekutim etj. Thelle ne zemer, ti e miraton?

Me sa shoh qënka bërë në mes të ditës, dhe siç po thua s'paska pasur ndonjë kundërshtim. Përderisa janë dakord shkodranët, unë për vete s'kam ç'të them. Le të shpresojmë që shatërvani do vazhdojë të punojë për më shumë se disa ditë pas instalimit.

Une nuk jam per keto forma megjithate violente.Mendoj se nen diell ka vend per te gjithe......

Zana qe njoh une!  smiley 

Me ke gezuar! Flm, fisnike!

Me shume se heqja e tyre mua me ka skandalizuar venia e nje si tip "sendi"si trung koni ne perkujtim te gjeneralit turk qe luftoi me malazeste.Tek gjimnazi 28 Nentori....Eshte shume dhunuese e fyese per mu..ça hyn Hasan Riza Pasha midis Shkodres.....!!

Fry moj erë sa të ikë kjo kolerë...

Unë jam i bindur se do vendosen prapë aty ku ishin, sa të ikë kolera. Kush i hoqi, mori turpin me vete. Gjest goxha të madh bënë, hoqën një skulpturë.... turp.

 

Po c'mitizohna mer.  Po revizionohna.  C'hall keni ju?

Dini gje kur i vje radha mozaikut te Muzeut te Krujes?

Kam frike se po vjen rrotull atij ne Tirane me shpate....Jane kane bere bene ca.... smiley

Reaksioni i rregjimit totalitar ndjehet edhe ketu.

Ne vend qe te falenderohet Keshilli Bashkiak i Shkodres qe po jep kontributin e tij ne dekomunistizimin e vendit, ketu ka nostalgji per rregjimin.

I gjithe problemi eshte se ne nuk jemi marre vesh ende se cfare eshte e keqja!

qe po jep kontributin e tij ne dekomunistizimin e vendit

Are u serious? or you just don't get it...

nuk ecet duke prishe cdo dhjete a njezet vjet ca eshte ndertu me pare dhe vetem pse ka qene e kundershtarit. ky eshte palacolleku me i madh qe i mesoi pas nentedhjeta shqiptareve: shkaterro, prish, vrit, perdhuno...ne emer te popullit perseri?? Pse gjithnje kaq "origjinale" ne per cdo gje, mer aman...

nejse, arsyeja zakonisht bukoset para idiotllekut, se ose i duhet te zbrese ne nivelin e tij e te kacafytet, ose te ike nga syte kembet.

ps asgje personale me ty, ok.

Po si mor polic qenka nje skulpture e keqja? Me ate sebep, katedralet gotike duhet te heqin statujat e grifshave qe ju bejne hije, pasi per krishterimin e keqja jane pikerisht keto qenie te djallit. E megjithate, ato nuk hiqen, sepse jane fryt i dores njerezore mbi pejzazhin qytetar, njesoj si edhe heronjte. Cdo njeri flet veten e tij ne qofte i ndershem, e ti flet vetem per dekomunistizimin. U dashke dekomunistizuar ti, por nuk do te jesh ne gjendje t'a besh deri sa te njohesh veten, deri sa te njohesh mentalitetin komunist qe shkaterroi gjithe kishat, xhamite e objektet e kultit, ne emer te thirrjes se partise per te shkulur nga vetja keto mbeturina fetare. Apo mbeturina komuniste t'i quajme, si i quan partia sot? Je kafshe, polic, e Idrizi qofte ai qe eshte qe te quan idiot ne naivitetin e tij, por ti je kafshe, nuk je idiot.

Kafshe jane funderrinat komuniste qe kerkojne te mbajne gjalle ate sistem, duke u fshehur pas skulpturave!

E thashe edhe me siper po u fshi, Shkodra eshte qytet 2400 vjecar dhe nuk mund te kete simbol komunizmin.  Per me teper qe eshte zona me e persekutuar ne Shqiperi. 

Megjithate, kjo skulpture po zhvendoset nuk eshte se po hiqet plotesisht.

Problemi, e perseris eshte se ne nuk jemi marre vesh ende se komunizmi ishte nje e keqe.  Ketu e ka burimin gjithe reaksioni i sistemit totalitar, si kur zhvendosen 5 komuniste nga qendra e qytetit te Shkodres, si kur kerkohet qe te hiqet mozaiku stalinist ne ballinen e Muzeut Kombetar.

Po keto rrembythje kodra pas bregut, enveriste dhe sherbetore te hajduteve, po te mos i merrnin per te cmendur, do te kerkonin qe edhe busti i Enver Hoxhes te rikthehej ne vendin e tij, per asgje me shume po thjesht si bust.

Degjo ketu ti, holier than thou polic. Te keqen e Komunizmit, ti nuk m'a meson dot mua, sepse ma ka mesuar gjyshi kur me tregonte per burgun, e per xhaxhallaret e vet te pushkatuar qe nuk kane akoma varr se nuk dihet ku ia kane hedhur kockat. Muhamet Kulla quhej, nga Nepravishta, pyet andej apo nga bodrumet e qelbta te Shallvareve po te ra rruga, dhe pastaj hajde me trego te keqen e komunizmit. Ama, ti mos u bej kafshe, hape pak mendjen, se ndonjehere skulptura eshte skulpture, guri eshte gur, drapri draper, e cekani cekan, per te cilat te mbyt ai qe nxjerr buken e gojes me to ne qofte se ti i shkaterron se na qenkan simbole te komunizmit. E kupton tani ndryshimin midis kafshes dhe njeriut, o majmun qe te paska harruar evolucioni?

Ma kap pak se cfare shkruan llaf per llaf dekomunistizuesi i madherishem i peshkut, J.:

"Te ri-kthet guri i Enver Hoxhes!  Po dhe po.  Ky debat, kur ne si shoqeri nuk jemi marre vesh ende per te keqen, kete perfundim do kete."

Dyshoj e kupton se cfare thote.  

Si me heq Skenderbeun nga Tirana, Kullat Binjake nga NY, Koloseun nga Roma. WTF. Cfare injorance.

Kush eshte kryetar Bashkie ne Shkoder mos iu harrofte emri kurre per kete budallallek.

Kullat Binjake me sa mbaj mend une sikur i hoqen nga qendra e nju jorkut.

 

 

Colosseun mos ma luj Lul!!

Jo i nerumi J...Nuk duhet te behet loje me marrezira Mixhiste ose karshillek injorantesh...Ne se te kafshon nje qen nuk duhet ta kafshosh edhe ti si njeri - thote nje fjale e urte. Duhet me cdo kusht ti kthehet Morali atij Populli.....e drejta me e qendrushme dhe me rezistente ndaj te marreve qe nuk do mungojne edhe ne kthesa te tjera Historike. Duhet ti kthehet e drejta qe i takon si cdo Populli te Qyteteruar... NDER I PATJETERSUESHEM per te RENET ne LUFTE per MBROJTJEN e LIRISE... dhe te NGJIZET ( jo se e ka thene E.Hoxha) ky Popull ka mbijetuar dhe..... e ka care rrugen e HISTORISE me SHPATE ne DORE. Vetem njehere Uluriten te Marret e Mixhes per kete veti...kur u erdhi veza ne bythe ...Dhe ndoshta te kujtohet si shkumezonte nga Jarget ne ballkon duke lepire te gjith Peshtymat qe kishte hedhur mbi kete shprehje sepse e kishte then EH. A mba mend si ulurinte ( me te drejte) pas vrasjes se A. Hajdarit pavaresisht nga togfjaleshet qe nxjerr nga truri i vrare ... ""A. Hajdari ishte qendrestare. Ne do te qendrojme"  Ky idiot klasik qe ka ne perberjen Intelektuale LUANE e PETRITA si Polici mbartete nje te vertete HISTORIKE per gogla dushku...por nje nga te vertetat me te medhea te KETIJ KOMBI . Per "qoshen " mbetet thenia e Napolonit.Keshtu mendoj dhe me duket me e drejta .

He,he. Ja pra pse paska shkuar Sala me Jozefinen ne Shkoder! Paskan dash me tredh 5 Heronjte dhe jo Edin! smiley

Edhe mami ka qene ky Idrizi ?????????????????

Shif mi ti se cbojne imperialisto-revizionistat; 60+ vjet pas L2B Amerika vazhdon jep medalje nderi dhe trimerie Veteraneve qe moren pjese ne ate lufte.

http://www.cnn.com/2009/US/01/30/wwii.ve...

po gjithsesi apostulati i dites qarteso gjithshka 'Prej ketyre te peseve,tamam shkodrane me duket se ishin a s'ishin nja dy.'

Duke lexuar komentet  mendoj se po instrumentalizohet  nje veprim  teknik  dhe po  perdoret  per nderlikime  aspak realiste emocionale.

Po c'ka ndodhur ne te vertete? Bashkia  e nje qyteti  ka vendosur (dhe ekzekutuar vendimin)  qe nje monument  te zhvendoset  nga qendra e qytetit ku ndodhej ne nje destinacion tjeter qe quhet varrezat e deshmoreve  te qytetit. Kompetence  juridike e saj.

Cfare eshte ky monument  dhe kujt i dedikohet? Eshte nje monument qe evokon renien heroike ne beteje kunder pushtuesit  te 5 trimave nga Vigu. A ishin komuniste  dhe a ia kishin haberin se cfare ishte doktrina komuniste dhe arma e saj  diktatura e proletariarit  keta 5 trima deshmore, kjo eshte dicka qe nuk i duhej fare diktatures ne momentin kur vendosi qe ne mes te qytetit me antikomunist ne Shqiperi  te vinte si simbol  te fitores komuniste  ate monument. Ky eshte momenti i pare kur ata  deshmore dhe vdekja e tyre heroike nen masken e nderimit u keqperdoren qellimshem nga  diktatura komuniste  e atyre viteve. Pra me nje gur u vrane dy zogj.

Ne kete kuptim  ai monument nuk ka qene kurre simboli  perfaqesues i Shkodres 2500 vjecare. Eshte qesharake  dhe e turpshme nese do mendohej ai monument  si simboli perfaqesues i qytetit  te famshem  me nje histori mbreterish  e mbretereshash qe vine nga epokat  iliroromake, me nje histori lufterash e  kulture  te pashoqe, me burra  dhe prijes, me figura te shquara  qe i dedikuan tere jeten atij qyteti dhe prosperitetit te tij, njerez dhe figura qe mbrojten ate qytet  per  te mos rene ne duart e malazezve, njerez  qe  me jeten dhe vepren e tyre  e bene ate qytet te mbetej shqiptar, njerez  qe ne epoken e tyre i dhane emer  te njohur ne histori  atij qyteti  te lashte.

Ai monument eshte simbol  i qytetit vetem per komunistet  dhe fitoren e tyre ne ate lufte  qe i solli ne pushtet gjysemshekullor ( nostalgjiket e vjeter e pinjollet e tyre te rinj), veteranet e luftes, si edhe i njohur si  pike orientimi i jabanxhinjve ne Shkoder  kur sapo kane vene kemben ne ate qytet, gje kjo e ndihmuar edhe nga kartolinat e kohes  se diktatures ku ishte e pamundur te mos shfaqej edhe monumenti  i 5  heronjve  te Vigut.

Pra nuk kemi te bejme me nje  monument  gjitheperfaqesues, por me nje monument  komunist  te vendosur  forcerisht  ne mes te qytetit nga  nje pushtet komunist  dhe jo si shprehje e deshires se tere shkodraneve.Ne kete kontekst  as ne ate epoke ai munument nuk e ka pasur ate vend  legjitim  dhe  te pranuar  nga tere popullata e qytetit. Por keto i perkasin nje epoke qe lame pas. Tani  jemi ne demokraci  ose me sakte ne postkomunizem. Se si mund te vazhdoje  te perfaqesoje  akoma Shkodren nje monument komunist  kete  nuk mund ta kuptojne popullata antikomuniste  e qytetit e cila  si gjate diktatures ashtu edhe sot perben shumicen  dermuese  te popullates  shkodrane. Pra  edhe ne demokraci  do kishim ne mes te qytetit nje simbol te pakices, gje qe demokracia e perjashton per vete natyren e saj si pushtet i shumices.

Duke u zhveshur  nga emocione  te ekzagjeruara dhe dramatizime e perlotje  patetike llogjika  pyet:

1- Zhvendosja  e munumentit  drejt varrezave te deshmoreve  ua  heq  nderimin  5 deshmoreve te Vigut? Sigurisht JO. Ata  vdiqen per te merituar vendin ne altarin  e deshmoreve  dhe jo per te zaptuar qendren e qytetit  te Shkodres. Dhe ja ku jane: ne altarin e nderuar te deshmoreve te kombit, te deshmoreve te qytetit, madje  me nje goxha monument  te cilin e gezojne  vetem pak nga trimat e shumte atdhetare  qe u vrane ne ate lufte  kunder pushtuesit. ASNJE BERISHE  APO RAME  APO KUSHDOQOFTE TJETER, ME VEPRIMET DHE MOSVEPRIMET  E TYRE   NUK DO MUND T'UA  PAKESONTE APO SHTONTE  5 DESHMOREVE  LAVDINE  E MERITUAR. Askush, as keta qe ne kete teme pezmatohen sikur  u be  kataklizmoja  me heqjen e bustit, dhe natyrisht as ata qe me heqjen  e monumentit  nga sheshi i Shkodres perjetojne delire  te nje hakmarrjeje te vogel  e shume te vonuar  ndaj padrejtesive dhe mizorive  gjakatare te diktatures...

2- Po kujt i prish pune  heqja e monumentit? U prish pune atyre qe monumentin e kane veshtruar  si pike dasie dhe jo uniteti  popullor, atyre qe monumentin e kane pare si karshilleku  qe fitimtaret me yll te kuq ne balle  i bene qytetit  qe luftoi komunizmin si askush tjeter. I  prish pune  atyre qe akoma  kerkojne te perdorin  ate cope  allcie  per zgjatjen e komes  delirante ne te cilen jetojne edhe ne vitin 2008.

Kalojme te veprimi  i bashkise ne kete rast. Mendoj se heqja me urdher apo me nje vendim shumice te vogel mes 20  apo 30  keshilltaresh  te bashkise  i ngjan menyres se si diktatura vendosi ate monument dikur ne mes te qytetit. Dhe  vete menyren  e marrjes se atij vendimi e shoh si nje karshillek antikomunist ndaj  mbetjeve komuniste  te kohes  sone. Dhe kjo me duket jo e ndershme.

Do ishte me e udhes qe meqe  flitej per nje simbol  te qytetit (te diskutueshem gjithsesi) vendimi per lenien apo heqjen e monumentit  nga sheshi qendror  i Shkoderes te behej me nje referendum  te gjere shkodraneve  qe jetojne ne territorin e asaj bashkie. Cilido  te ishte rezultati  i atij  referendumi  askush nuk do e keqperdorte  ne dem  apo  favor te  njeres apo tjetres  force politike.

Me duket se vazhdon  akoma keqperdorja simbolike e deshmoreve. Si duket shqipot  edhe  ne 2008 nuk jetojne dot pa buste, allci, tabela  dhe muzeume  qe ne fund te fundit  kane nje histori  dhe background ideologjik dhe aspak kombetar...

Dhe ai monument ishte  monument simbol komunist  sepse lufta  kunder pushtuesit  ishte  e barazuar me komunizmin gjate 50 vjeteve  ne historiografine komuniste dhe ne mentalitetin  e njeriut te ri  te komunizmit. Lojera fjalesh  te tipit  "eshte monument  luftetaresh kunder pushtuesit", "eshte monument  gjitheperfshires"  e brockulla te tjera si keto nuk i sherbejne  argumentit.

 

 

 

Pavaresisht sesi e analizon, kjo nuk e ndryshon faktin qe qe ky mbetet nje akt i turpshem. Dekomunistizimi po kthehet ne nje proces qesharak: lufte kunder skulpturave te luftetareve. Nderkohe qe tjeter kund duhet kerkuar. Eshte mentalitet dhe nuk shkulet lehte, sidomos kur eshte ne majat e pushtetit sot. Sa e veshtire qenka kjo per tu kuptuar?

A thua Shkodra neser do gdhihet me e dekomunistizuar? S'e besoj...

Mire mentaliteti komunist, e regjimi, e te tjera dallavere te ketij kalibri. 

Por c'faj kane heronje e Vigut per katrahuren e PPSH dhe mavriut me vone?! 

Na zune gishtat kallo duke shkruar e argumentuar me dokumenta "te pakomunizmuara" per LNC, por hic se duam t'ia dijme.

Hajt ne qafe pacim veten sic e kemi.  Ne s'do kemi qeder sa te zhvishemi shpirterisht, psikologjikisht dhe historikisht deri ne nje nuditet te shemtuar. 

Dhe te njejtit individe qe u hidhen ne gryke "revizionisteve" te ikonave te tjera si ajo e Gjergjit (ngaqe revizionistet vete akuzojne regjimin per mitizem pertej permasave reale) te njejtit individ pranojne dhe promovojne shkaterrimin e heronjve te LNC. 

Hipokrizi e shkuar hipokrizise.

 

E ke shtjelluar tamam Whisper!

Eshte bere zakon tek ne ne post-komunizem qe te lëmshohen dhe perzihen ceshtjet ne debate dhe argumente, dhe ti vishen ngjyra te egzagjeruara pro apo anti kombetare cdo gjeje, pavaresisht sa dhe si i takon ne realitet, nga te dyja partite/anet politike kjo.

Edhe sugjerimi qe te ishte bere me referendum me duket i drejte. U vu si dhe perse u vu ai monument ne qender te Shkodres, persa ndenjti aty kaq vite/breza, do ishte me mire te ishte bere mbas shprehjes te vullnetit te qytetareve. Nuk e di sa e kane ditur shkodranet paraprakisht qe mund (do te) zhvendosej monumenti nga qendra, dhe sa (nese) jane shprehur pro apo kundra vendimit. 

Me duket se vazhdon  akoma keqperdorja simbolike e deshmoreve. Si duket shqipot  edhe  ne 2008 nuk jetojne dot pa buste, allci, tabela  dhe muzeume  qe ne fund te fundit  kane nje histori  dhe background ideologjik dhe aspak kombetar...

Shume dakort me fjaline e pare.

Kete te dyten c'e deshe?! 

PS: Ne pergjithesi dmth, Shkodra loke i meriton te gjitha levdatat, por s'eshte i vetmi qytet me histori 2500 vjecare, se na e bete te gjithe Pellazgine, Ilirine, Arberine e me radhe - Shkoder. 

Nga blogu "Living in Shkoder"

 

Today they knocked down and removed the “5 heroes” statue in Shkoder.

What a ridiculous decision!

Just so happened I was in Tirana (with my camera) and missed the whole episode. My wife took some video and phone camera photos and as soon as I find her USB connection for her phone I’ll post them up.

So, I found out about it whilst having a coffee in Tirana watching the news.

What a shock!

I mean, the “5 Heroes” are the view from my window.

I see them every day.

I like them.

They are, in a strange way, reassuring to me!

My middle son used to shout ‘Daddy” and point to the statue when I cycled with him to nursery. ( I have no idea which of the heroes reminded him of their dad!)

I couldn’t care if they fought for communism. I mean, what did they know about communism. I don’t believe they knew very much at all. I think they fought to free Albania! That to me makes them, and will always make them heroes! They were fighting for the freedom of the country and not for communist principles! What were they to know what the next 50 years would bring.

Just as we do not know what the next 50 years will hold.

Maybe in 50 years they will look back at some of our current politicians with great regret wandering how anyone could have ever given them their support!

So, I’m very disappointed tonight!

I certainly do not want a fountain in their place!

When I arrived back from Tirana, I took a walk down to the ‘5 Heroes” to see what was there. Just a pile of rubble. I took a couple of photos. As I was walking away, a car traveling round the roundabout suddenly braked sharply and stopped. The driver rolled down the window. He was Italian, and shouted to me,

‘Where are the Heroes?”

“They took them away!” I replied.

“I’m sorry” he shouted as he drove off, winding up the window.

I’m sorry too!

Shit! this is so damn sad...  smiley  

Sol, fluturoi dhe qejfi per bejte...

Kta ta zejn ne gryk mer...

 

My middle son used to shout ‘Daddy” and point to the statue when I cycled with him to nursery. ( I have no idea which of the heroes reminded him of their dad!)

So sad and beautiful!

Thanks

"Po kujt i prish pune  heqja e monumentit? U prish pune atyre qe monumentin e kane veshtruar  si pike dasie dhe jo uniteti  popullor, atyre qe monumentin e kane pare si karshilleku  qe fitimtaret me yll te kuq ne balle  i bene qytetit  qe luftoi komunizmin si askush tjeter. I  prish pune  atyre qe akoma  kerkojne te perdorin  ate cope  allcie  per zgjatjen e komes  delirante ne te cilen jetojne edhe ne vitin 2008."

Po jo mor akrobat arsyetimesh patetike. Heqja e nje objekti publik arti i prish pune krejt shoqerise. E dallon dot sinqeritetin e atyre qe qahen se keto objekte nuk jane simbole ideologjish, por simbole artistike? Ne qofte se ky debat do behet nga ana ideologjike, nuk i gjendet fundi, dhe objektet e artit te periudhes se Gentit bie llafi, do shkaterrohen nga Teuta si simbole ideologjike, te Tetutes nga Romaket, ne po te njejtat premisa, te periudhes bizantine nga Skenderbeu, te skenderbeut nga Turqit, te preiudhes Otomane nga rilindja, te Zogut nga Noli e te Nolit nga Zogu, te te dyve nga Komunistet, e ketyre te fundit nga ideologjia anti-komuniste, e me rradhe, se ne fund te fundit, Shkodra 2500 vjecare duhet te kete shume me teper simbole, c'i qi t'emen ketyre heronjve te Vigut.

Ate qe ke shkruar me te zeza ne fund, nese ke nerv te me lexosh deri ketu, e ke te sakte, por gabimi qe ben eshte gabim perfaqesimi, si gjithmone prej teje, sepse po te kishte pasur nje referendum, apo nje debat te hapur sic pati per mozaikun e Muzeut Kombetar, nuk do degjohej vetem zeri i forcave politike qe demtojne njera tjetren, por edhe ai i atyre qe arsyen nuk e kane vetem per akrobaci performative, por per nje qellim me te mire.

Shkodra eshte SHTEGU dhe DJEPI I KOMUNIZMIT ...AI dihet shume mire nga HYRI ne SHQIPERI...Shkodra asnjehere dhe ne asnje rast nuk ka luftuar Komunizmin ...Askush pervec te shkareve ne Shkoder nuk krenohet si "luftetar kundrer komunizmit " .Shkodra ne historine e saj eshte qytet i shqiperise pas vitit 1912 ...Shkodra mund te krenohet se i ka dhene bijt e saj me te mire dhe me te ditur e intelektualet me te shquar te degjuar per Kohen .....Levizjes NaCl...Ka shume te rreshkitur e Alucinante qe kujtojne se i hiqen meritat Shkodres po nuk fole per 6000 vjet me perpara..sidomos keta bashkekohesit e sotem te asaj kohe para 2400 vjeteve smiley. Vlera e prurjeve injoranto-teknike e mbarsjeve me lufte politike nuk e rrit qytetarine shkodrane... Perkundrazi...Dhe kush te doje te mesoje dicka me vlere per Shkodren para se te ishte pjese ORGANIKE e SHQIPERISE te NJOHUR BOTERISHT si shtet ka dokumente..njerin prej te cileve po ju a rekomandoj te mirinformuarve dhe bashkejetuesve te vitit para 2400 vjeteve "Letrat e konsullit venetik ANTON DUODES ne SHKODER " viti 1780 e tehu. Denglat me teorizime teknike shkojne per qytete e kultura imagjinare JO konkrete . Shkodra si pjese ORGANIKE e Shtetit Shqiptar si PORTA e HYRJES edhe te Levizjeve per DEMOKRACI mund te krenohet si per Rregjimin mbreteror, si per Rregjencen Fashiste, si per Fillimin e zgjerimin e Levizjes Komuniste ashtu edhe per te papriturat qe mund ti ndodhin ketij SHTETI ne se do ti rezistoje Marrezise dhe Shitesve ordinere .....

"Shkodra si pjese ORGANIKE e Shtetit Shqiptar si PORTA e HYRJES edhe te Levizjeve per DEMOKRACI mund te krenohet si per Rregjimin mbreteror, si per Rregjencen Fashiste, si per Fillimin e zgjerimin e Levizjes Komuniste ashtu edhe per te papriturat qe mund ti ndodhin ketij SHTETI ne se do ti rezistoje Marrezise dhe Shitesve ordinere ....."

Thenie e dites.

Çfarë janë si përfundim 5 dëshmorët e Vigut? HERONJ apo mish për top?

Apo janë heronj kur hiqen nga qendra e Shkodrës edhe mish për top çdo 5 Maj?

 

 

Mund te te pergjigjet Xhiblaxhiu  smiley qe rron e ben muhabet per shtate pale qejfe ne saje te atyre qe dhane JETEN...dhe biles ne gjuhen SHQIP. Ndryshe po te mos ishin ata te ngrate qe moren nga nje cope "gur te cmontushem" lehtesisht e te argumentushem teknikisht po aq lehtesisht nga te marret per jeten qe dhane......do te fliste Xhiblaxhesha serbisht , greqisht dhe paksa o sa pak fare vetem Italisht sic flisnin ne ate Kohe "Nacionalistet" qe i vrane per te ardhmen e Shkodres smiley

Idris, asnjehere s'kuptoj asgje qe shkruan ti, pervec faktit qe je komunist i thekur (lexo: djegur), qe zakonisht pergjigjesh ne te njejtat tema, dhe qe ke qef ti vizatosh pergjigjet me boje dhe me lulka, si Rama pallatet e Tiranes. smiley

Kupton mer Xhib kupton... po ta ka qejfi te me "tallesh" mer. Me ve ne loje mre ...e kuptoj qe e ke nga dashnia e madhe...Po per te kuptu   !!!! kupton Xhibo ..kupton ,.....pervec faktit qe je komunist i thekur (lexo: djegur), ....ja e shef si kupton . Nuk je aq budalle por je  i shtire si i anetar i grupit te te  MARREVE . Ti kupton se flet edhe shqip tani smiley Qe ti  s'kupton NOLIN po jam dakort ....Po kur dimer del behari...s'ka si zjarri........ Vecem per nje gje jam i bindur PLOTESISHT .  Kur ve ne goje e hedh ne faqe fjalen "komunist" me kujton nje bashkemoshatar te "mbetur" pak nga  intelekti  Gim "dregza"  e therrisnim.... Gjithe diten bote sacme duke krujt hunen ...dhe pasi rrumbullakoste mire e mire i hante.. " kane shije mre-thojte . Kane shije po se kuptoni JU".

Shkulen "5 Heronjte e Vigut"

Rudina Llazari
E Diele, 01 Shkurt 2009

SHKODER - Monumenti i "5 Heronjve te Vigut" eshte hequr nje dite me pare nga qendra e Shkodres, per t'u vendosur prane "Varrezave te Deshmoreve", ne periferi te qytetit. Kjo levizje eshte bere me vendim te Keshillit Bashkiak te qytetit, sipas te cilit, ne kete shesh do te ndertohet nje shatervan modern. Monumenti i pese heronjve te Vigut - Ahmet Haxhia, Naim Gjylbegu, Ndoc Mazi, Hydajet Lezha dhe Ndoc Deda, me nje bazament te larte rreth kater metra dhe figura rreth gjashte metra, qendroi per 26 vite ne nje nga sheshet e qendres se qytetit, i rrethuar nga ndertesat e Radio Shkodres, Teatrit "Migjeni" dhe Hotel Turizmit "Rozafa". Pas shume vitesh, qendra e qytetit te Shkodres tani nuk do te kete nje nga simbolet e saj, qe prej vitesh ishte kthyer dhe ne nje pike reference nga banoret e kesaj zone dhe me gjere.

Largimi

Largimin e monumentit nga sheshi e bene mjetet e bashkise dhe te firmes qe do te kryeje punimet per ndertimin e shatervanit te ri, te mbeshtetura nga policia bashkiake dhe policia rrugore qe mundesuan transportimin e tij ne rruget e qytetit. Aksioni ka zgjatur dy ore dhe per zhvendosjen e monumentit jane dashur tre makineri te renda. Fillimisht monumenti eshte shkulur nga bazamenti, duke e demtuar mjaft kete te fundit. Me pas eshte vendosur ne nje trajler, per t'u transferuar drejt Varrezave te Deshmoreve, ku do te jete pergjithmone. Tani e tutje do ta zevendesoje nje shatervan. Operacioni per cmontimin dhe zhvendosjen e monumentit u ndoq nga nje numer i vogel qytetaresh kureshtare, por jo me reagimet, pas kundershtimeve te forta qe i beri para disa muajsh nga keshilltaret e Partise Socialiste.

Vendimi

Vendimi per zhvendosjen e "5 Heronjve te Vigut" u more nga Keshilli Bashkiak i Shkodres ne 27 shtator te 2008. Pas shume debatesh pro dhe kunder, me 27 vota pro dhe 9 kunder, u vendos perfundimisht zhvendosja e tij, tek Varrezat e Deshmoreve. Keshilltaret e majte mbronin tezen se, zhvendosja behet per te denigruar vepren e tyre gjate luftes. Ndersa keshilltaret e djathte deklaruan se, heronjte do te nderohen, pasi do te shkojne te Varrezat e Deshmoreve. Ne fakt aksioni eshte shoqeruar me pranine e policise te rendit qe ka qendruar ne nje fare distance. Por kurrfare reagimi nuk ka pasur.

Ndue Doda: Historia nuk nis me '91

Shkoder - I vetmi reagim per heqjen e monumentit te 5 Heronjve nga qendra e Shkodres, ka ardhur nga kryetari i keshilltareve socialiste ne bashkine e Shkodres, ish-kryesocialisti Ndue Doda. Ai eshte shprehur se, "ky eshte nje veprim i ulet qe synon te denigroje historine. Keta kujtojne se historia e shqiptareve nis ne momentin kur keta kane marre pushtetin. Eshte nje turp i madh. Keshtu historia denigrohet", ka thene Ndue Doda. Veteranet nuk kane bere ndonje reagim ndersa burime nga shoqata e veteraneve jane shprehur se, reagimi yne do te jete me vone. Ne 2004 KKRRTSH-ja aprovoi projektin e ri te prezantuar per ndryshimin e qendres se qytetit te Shkodres dhe levizjen e monumentit ne nje vend tjete

Koha Jone

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).