Këngë "të ndezura" të gurës popullore

Me kerkese te Avocados, po hap kete teme ketu.  Se kafene e Alideas e beme stan smiley

Peshqit jane te lutur te sjellin kenge folklorike te te gjitha trevave, mundesisht te "ndezura" qe te na ngrohin ne keto nete dimri.

Flm paraprakisht.

266 Komente

Po ia nis vete me nje kenge permetare, gjoja te urte permetaret smiley

Hajde moj kur të gjeta moj kaleshe
hajde moj bejkëzë,
asaman moj gjethezë
o moj c'më shtire ethetë

Hajde moj kur me mbushje
ujet vetëm në cezmë
asaman moj gjethezë
o moj c'më shtire ethetë

Hajde të t'i vere lalai
në samar te pelësë
asaman moj gjethezë
o moj c'me shtire ethetë

Tyt mor pusht i qenit
se m'i theve enëtë
aman moj gjetheze
o moj c'me shtire ethetë

Hajde moj kur të gjeta moj kaleshë

Meqe e kam kapur me etimologjine e fjaleve sot, nga vjen kjo fjala? Nuk kishte hyre ne perdorim fjala pelë atehere qe s'i thoshin peleshë? smiley

kaleshe mos ka te beje gje me syte e dhenve?

kaleshë = koke me lesh ose vetull lesh, sipas fjalorit shqip-shqip. smiley

Xhibi, lere popullin se i qendis si do vete.  Ke ndonje kenge te anes suaj?

Per nje trumbe manushaqe
Na hodhen ne istidak
Sos u poqem faqe per faqe
Sos me dolle ne sokak
Per nje trumbe trendeline
Pse ma bere fjalen dy?
Taxhis bere njerezine
Sos u pame sy ndaj sy
Ne penxhere prapa xhamit
Sec te ra nje trendafil
T’u zberthye xhamadani
C’t’i besh te shkretit birbil!
Merre mbae permbi dere
Merre mbylle ne kuti
Cdo mengjes, kur t’i mbash ere
Thua: “Ma dergove ti”

 

monda je e madhe. rrofsh.

ec e merre vesh pse ala njerezisht shkrujne vjersha dashurie pasi lexon keto..smiley

Na një nga mua, sapo e shkrujta:

Dridhi këmbët o moj ti

porsi flaka në qiri,

hidhu erë e mirë shkunde

çfarë thesari mban përfund-e

që kur vallen mirë e nise,

mbi sofër çdo gotë përmbyse.

dridhi këmbët o moj ti,

në çdo hap të ngre dolli. smiley

Per kenge populli eshte tema.  Ja nje per djalin me lart:

"Mori e mira te dera e kurit
Floki yt si pendi i kurbit;
Pendi i kurbit, pend i zi!"
"Hiqu, djale, mos m'i perzi
Vet i krehi, vet i lyj;
Do t'i lyj me voj te bardhe
Per dhu tane si je beqar
Je beqar i pamartue
Si hamshori i pamshilue"

Avocados, me kenaqesi e dashur smiley

Ja dhe nje per fukarenjte e peshkut:

Ç'ka qe qan bejkeze belaja
I ka humbur fukaraja
Neper pyje, neper pllaja.

Fukaraja s'kerkon gje
Te fle nje nate me te
Koken pres e s'i bej gje!

T'i shkopsit kopsat e gjirit
T'i shoh guret e xhevahirit
Te tretem thengjill mes hirit.

Papapa kjo ishte thagmë! Llokume sa gjynaf që skam mikrofon se do të këndoja live, sot qenkam në qejf. 

 

Sa ndo-nje, dy, tre gota ke kthyer derman?  smiley  E ke ngrof gurmazin?  smiley Ja kendo kete, sa te mpleks gershetin:

T'u mpleks gersheti ne vreshta
fole, o se c'mu drodh shpirti
te te ndihmojte te erdha
me preku dora tek gjiri

Bajamja ne doren time
humbi ne pellembe te bujkut
me trembi mushka me zile
prandaj dhe ju ktheva plugut

Te kerkova moj, te takova
c'buze te embla sec m'i fale
sikur dhe pak te vazhdoja
do kishim hequr nje valle

T'u mpleks gersheti ne vreshta
fole, o se c'mu drodh shpirti

ah, cfare perthyerje. awesome!

nga cila zone eshte? me sa shoh deri tani Laberia mban kampion per guxim ne kete fushe smiley Go Laberia!

omg! keta leberit jane sojseze fare! c'na ngjalle me Monde me te rente tartakuti ty jallah!

Po Permetin c'e kujtove? smiley

Hajmali te rente pika
ul e ngrij ato dy cica
ato cica gure-gure
hajde moj se jam semure
rrush pa pjekur aguridhe
thuaji djalit te t'i pije
Dil aty prapa shtepise
mu te deget e qershise
te t'i puth e te t'i prek
gjembat e kullumbrise
Hajmali pende pallua
derdh e mbush uje ne krua
tere dynjaja s'flet per mua
vec per dy bockat e tua

Po kush ta kujtoi me te kujtofshin elegjine ty jalla.... po boll me se na pastaj na thone "te paedukate"...  moj shellireeeee o rric urte me se na kepute kerthizen. smiley

ahahahaha! Jo, jo jeni të parët për këngë, rrafje gjoksi e mallkime. Atë që e keni e keni.

 

Nexho, s'eshte pune qytetarlleku, a katnarlleku.  Eshte pune horny-lleku smiley.

Dy te mira qafen si ruda
Nat' e dit po rrin me pllumba
Lumja un jaran ke zuna
Lumja un jaran ke kam
Ma vesh setren mbi mitan
Mbi mitan po ma vesh setren
N'permjet holle po ma ngjesh rrethin
Po ma vesh rrethin e zi
Po thot: "tutën hic s'e di!"
Me gryke t'manxerres deren p'e shty
P'e shty deren, hin perbrenda
"Hajde, djale, t'u gzofte zemra!"

 

qeke qejflije madhe ti monde smiley

Ku i gjen te gjitha kto mi shejtan ?

Ke nai database me konge qejfi ??

 

C'ne une qejflie mi Nexho smiley.  Poplli yne moj, qe s'ka lene kopsa xhamadani pa zberthyer me kenge smiley

(Ne shtepi kam nje liber me kenge te Laberise.)  Keto te tjerat djersitem pak t'i gjej, po gjinden lol. 

Ja nje kenge Laberie (te thekur per kesi kengesh) smiley :

Dolla nje dite me dhi
Shkemit kuq e dushkut zi
Pashe e shkojne nja di
-Ajo moj, cila je ti?
C'jane keto qe ke ne gji?
-Kam di koqe zerdeli!
-As m'a fal njeren ta pi?
-Te helmon a derezi.
te helmojn'e nuk ngrise
se jane thelpinje sise!

Vijim nga dje, gjithmone per Avocados, dhe per qejfin tone smiley :

U nisa vajta per uje
Me zu ferra kembënë
Pa rashe theva shtëmbënë
Me pa cun’ i fqinjësë
Fundinë e linjësë
U nisa vajta per ujë
Harrova kënaçen mb’udhe
Me rënke bandilli prapa
Ma gjeti kënaçenë
Më tha: “Falmë faqenë
Pa te t’ap kënaçene”
U nisa vajta per shkarpa
Harrova terkuzënë
Me rënke bandilli prapa
Me solli terkuzënë
Me tha: “Falme buzënë
Pa te t’ap terkuzënë!”

Ça kongjilli qenka kjo! smiley

Përnatë do të na ndezësh?

potpuri:

Poshtë nga Çairët na ranë zinxhirët

këta zinxhirët e larë

seç i mbajnë ca djem beqarë.

***

Pjergullë moj pjergullë

ç'maraz të ka gjetur-ë

vijnë djemt e zgjedhurë

mustaqe përdredhurë

marrin gjak në vetullë.

***

një korçare:

Te dyqani i Tasit ë

aty përballë mitropolisë

dalin vajzat e dynjasë,

nga sevdaja e dashurisë.

të thashë mos syzezë

që të mos dashurohemi

se dashuria është e ëmbëlë

dhe do të na hidhërojë.

I thashë dhe sat ëme

i thashë dhe tyt eti

se vajza vajti 20 vjeç

dhe duhet të fejohet.

 

Keto korcaret s'jane as mish as peshk, popull serenatash, pa pike zjarrmi smiley :

Ballet me sedef
me serma qendisur
e shkreta sevda
ku paska kandisur
ne nje djale te ri
mustaqe pa dirsur
Dil ne penxhere
rri sa te te rrihet
numeroji yjet
gjer sa te gedhihet

 

Po ato janë këngë qytetare, nuk quhet folklor normalisht.

Ti do këngë dashurie me zjarr drush e shkarpash.

E di si thoshte një shkrimtar rus, mbase e përdor te ajo tema e avantgardës.

"Muzhiku që mban era cjap" - thoshte. smiley

e llokume, këto vetëm këndohen se për tu jetuar nuk e bën dot kush. smiley

 

Une ta ndez?  Jo mer, e ka ndez populli qe i ka vene flaken dhe e ka bere prush smiley

Ja si ndizet nga Laberia:

Me ka marre malli shume,
o coban i maleve,
per te fjeture me tene,
t'i veme dhente ne shtrunge,
t'i mjelc ti e t'i ngas une,
t'i mushim vedrat me shkume,
te ham' te di me nje luge,
te flem' te di me nje gune.

 

 

I just stole this song from Emigrant's blog, I am sorry Em, but i am going to do it again.

Pershendes Monden e mrekullueshme, qe eshte dhe e mendjes dhe e kenges, dhe J qe e ndjek perbukuri. Mos e humbni kete temen, se eshte FLORI.

 

Moj syzezë, vetullzezë

Moj syzezë, vetullzezë
Ke tri vjet pa hequr brezë
Si ta heq, me kë të fle?
Ti tët bir aty s’e ke.
Dal, moj nuse, dal, moj bijë
I dërgojmë haber t’na vijë
Hesht, moj nënë, o moj dosare
Se dëgjon e s’na vjen fare.
Po nuk erdhi për motmot
Do mbledh shoqet, të qaj me lotë
Dhe në ardhtë për 6 muaj
Do të qesh, me të do luaj.
Dhe në erdhi për dy javë
Do shkoj të kuq e të bardhë
Në erdhi për tri ditë
Do të dalë, ta dorovit.
T’ia nxjerrë cicat në shamitë
Le t’i puthi, t’i kafshoj
Edhe mua të më pushtojë
Le të bëj çfarë të dojë.
 

Avocados, pershendetje e dashur, ja ta qendis dhe nje per ty.  Varja atij qytetarit me lart smiley .  Per kengen s'mbaj pergjegjesi per aludimet smiley.

Mike me flori ne gryke,
Vetem je a vete i dyte?

Vete e dyte me kunate
Shtrona nje dyshek te larte
Ja te kuq, ja te bajrakte!

Eja se shtrova dyshekun
Zgjate doren, zberthe jelekun!

Jelek me kopsa te argjendeta,
U pu pu se ç'paska brenda!

Monda, me duket se kjo kenga mbyllet keshtu:

Mike me flori ne gryke,
Vetem je a vete i dyte?

Vete e dyte me kunate
Shtrona nje dyshek te larte
Ja te kuq, ja te bajrakte!

Eja se shtrova dyshekun
Zgjate doren, zberthe jelekun!

Jelek me kopsa te argjendeta,
U pu pu se ç'paska brenda!

ka dy molle te argjendta

o moj cica portokalle

ethet e gushtit na kalle

 

e mbaj mend nga Shoku yne i famshem Zylo smiley, megjithese dhe mund te jem gabim

 

Mos fillo muhabet mollesh se vallahi ... smiley

U cmenda, po lidhmeni,
Te mikesha shpimeni;
Ajo di te beje magji
Me mollet qe ka ne gji.

Tek dy mollet zgjidhmeni
Siper mikes hidhmeni
Te me ktheje me magji
Nga te çmendur ne njeri.

wowowowowow, po ku i gjen

ja nje tjeter

 

Qysh do ta shkojmë këtë behar?

Qysh do ta shkojmë këtë behar,
Moj hund’e bukur-qelibar? (1)
Dimrin në vërri, beharin në mal

Mos e pi duhan, se të bënë zarar

Syrin ke të zi dhe vetullën gajtan

E hollë dhe e gjatë si pjergull lastar

Buza jote e qeshur, zëmra ime qan

Do të vijë ca ditë të rri hysmeqar

Hysmenë do ta bëj, para nuk të marr

(1) përsëritet

 

Me kete kenge Grupi i Sarandes mori dhe cmim ne festival smiley.  (Per gjetjen, rrofte guglli.) 

Permbi gjinjte e tu te bardhe
lozte nje flutur e kuq
ishte buza ime flake
nuseja ne mes te krushqe

Leshuar gjokset mbi gur
feksin rrezet mbi lekure
kur te shoh ashtu si ngjale
nuk me rrihet pa te ngare
vetem te mos isha djale

Hodha doren si ne shkemb
kapem fort pas gjoksit tend
Prej andej me poshte leshohem
digjem flake e pervelohem
s'ka ilac qe te sherohem

Djale me dogji behari
keq me vjen po m'u dogj xhani
se me detin s'qenka pune
se te terboka me shume
qasu moj se boll u zume

Gjej dhe nje me ftua tani se na hape oreksin smiley

 

Ja te te gjej nje me dardhe, se ftoi te ngec ne grike e s'te ben mire smiley

Shtira sytë mb'atë dardhë
Pashë një pëllumb të bardhë
Pa i thirra: vid-vido
Nqasu më këtej shpirt-o
Se te kam të shtruarit
Edhe të mbuluarit

eee

s'qenke gje smiley

Ku ka ftua qe na ngel ne grike ne mi,

Po na gjej ndonje me hurma te pakten smiley

pa thuaja ti njehere smiley s;po me vjen ne mend ndonje nga ajo treva e perbashket...

Na një me mollë. Puna me mollët është sa të kafshohet njëherë... pastaj ska qeder.  

Një ditë në festën e fshatit

i thashë me marifet

do të desha të isha mollë

varur në një pemë.

Dhe sa herë ti të kaloje

të më ndukje me ngadalë

frut i ëmbël unë do bëhem

ti të kthehesh prapë.

 

Meqe u kujtuam per dardhat:

More dardha rrotullare,

As e vogël, as e madhe,

Porsi dardhë edhe limue,

Hajd' e mirë, a vjen me mue,

Se t'kam dashë edhe të due?

Syt' e vetllat kuj ja ruen?

Djalë beqarit t'pa martuem!

Syt' e vetullat të nxim,

Shum' ma paske bukurinë!

Bukurinë qi të kan' dhanë

Ma gëzosh-e me jaran!

- Jarani po del në lam''

Del në lam', e then nji kamë

Then nji kamë edhe nji dorë

Për heqim ju nollsha un';

Nënta vjet-e më daltë punë,

Masanej e marrsha un'!

Nexhi, une frutikulturen s'e kam me diplome smiley.  Ja germo cupke, e na sill ndonje dhe ti, se s'besoj te mos jeni te ndezuar andej nga anet e tua smiley

Ja nje me draper smiley

Po m'rreh zemra, si vale deti
qysh duron zemer, qysh duron
dhe me iken shpejt.

Me ngriu drapri n'dore mu t'shkretit
qysh duron, zemer,
qysh duron dhe me goje s'me flet

Marak tu bona moj goce, du me t'pa me sy
po vij qark si zog skifteri
me u taku me ty
po vij qark si zog skifteri
me u taku me ty

Te skuq faqja porsi pjeshka, syrin si ulli
nuk duroj sa te vije vjeshta
e me t'mor ne shpi
nuk duroj sa te vije vjeshta
e me t'mor ne shpi

 

lool

Monda, po ke ashtu.. martohu në fshat po ta mbajti. smiley

Me martoi babai ne fshat
Dhe me dha per paje nje cjap
Cjapin seç hengri ujku
Ujkun seç hengri qeni
Qenin seç rrahu e zonja
Te zonjen qe rrahu i zoti
I zoti qe rrahu te zonjen
E zonja qe rrahu qenin
Qeni qe na hengri ujkun
Ujkun qe na hengri cjapin
Cjapin qe na dha babaj
Na dha babaje per paje.
Re re gogore
Mori ferra naten-e
O i zoti i shtepise
Thirri t’zonjes se shtepise
Te na sjell kafenë
Se s’ia kemi ngene
 

 

Te ngrifte drapri n'dore jarabi smiley.  Gjete kenge fshati dhe ti smiley.

Po për punën e drapërit hëm... ndryshe ka gjo? Se unë skam gjet deri tashi. smiley

Do vish të lahemi në lumë? 

Çka ky lumi që ut’rin’
Ç’ka ky lumi që ut’rin,ut’rin-e
Po qan dertet e sevdasë
O-Pret beharin te na vije
T’lahen djemt’ e kasabasë
O ’lahen djemt’ e kasabasë
Të Goricës, të Kalasë.
Psheretiva, doli flakë, o flakë
Tymi vajti gjer në qiell
O në zemër ç’mu hap një plagë
ç’ke o shpirt, shpirt-o që nuk del.
Se ç’u err-o, u bë natë, o natë
S’kemi ku ta vëmë hordhinë
Po edhe hëna ne mos daltë
dritë kemi bukurinë.

Per J. dhe zotrules smiley (te turperuarit e shekullit) smiley

Ishe shtrire si sorkadhe
mu ne gjirin e nenese
siset e tua perjashta
sumbullat kullonin djerse

Te jeshe moj te jeshe
te jeshe dot murtaje
dij u moj dije u
dije u se c’do te haje
Shale gushe e sise me maje

Epo smiley ........

Hanko mos kalo mbi varre
Se te vdekurit i ngjalle
Te gjallet i vdiqe fare.

Monda thnx. Po bëj një xhiro nga Drenova e do vij prapë. (kjo është shumë e bukur në të kënduar)

Nje dite shkova nga Drenova
Nje dite shko-, nje dite shkova nga Drenova
Gjeta nje-, gjeta nje vajze te re
Isht’ e bu-, isht’ e bukur, ish e mitur
Ndonese ishte e fort e ditur
Dhe me tho-, dhe me thote me ze plote
Zot qe me, zot qe me ve kaq-e re
Ne do u-, ne do udhen-e te gjesh
Hajt me mua dhe mos kthesh
Jam i lodhur, thashe, fare
Moj drenova-, moj drenova-, moj drenovare,
Rrime pak-e mbi lendine
Te flasim per dashurine
Se ti zemeren ma more
Moj maleso-, moj male-, moj malesore
Me ket’ bukuri qe ke
Me bere udhen ta le.
Ndenjme prane, ne menjane
Me hidhte nganje veshtrim
Une me syte e hanja
Docken me dore ja mbanja
Kur me thote me ze plote
Ne me do me deshirim
Tek im ate drejt te vesh
Me kerko dhe per jete te me kesh.
A te du-, a te dua dhe per grua
Dua - tha-, dua - thashe - te te kem
Sa do rro-, sa do rrojme te gezuar
Kur do je-, kur do jemi te martuar
Dhe per je-, dhe per jeten e vertete

Ja te ta kthej me nje kenge dhe ty smiley

une e di qe ti mu me do
une e di qe ti mu me do
ma thote zemra moj sorkadhe
ma thote zemra moj sorkadhe

kurse ti me thua, aman jo
o te qafsha moj nazemadhe
kurse ti me thua, aman jo
o te qafsha moj nazemadhe

leni nazet, ma jep gushen
leni nazet, ma jep gushen
hajde dalim dore per dore
hajde dalim dore per dore

te dy bashke marrim fushen
dhe te rrime o ne nje bregore
oh, te dy bashke marrim fushen
dhe te rrime o ne nje bregore

hajde shpirt, hajde moj flutur
hajde shpirt, hajde moj flutur
zemra jote po te therret
zemra jote po therret-e

une nuk jam dhe aq e bukur
por se kam nje cike lezet
as une nuk jam dhe aq i bukur
por se kam nje cike lezet

right back at u.

Ora dy e natës dhe moj
Trak e truk tek dera,

Ngrehu moj zemër ngrehu
Se moj na thau era .

Penxheret e odës dhe moj
Këthyer nga lumi,

Ngrehu moj zemër ngrehu
Se moj na zuri gjumi.

Rakia, konjaku dhe moj
Dopjo moj po na vijnë,

Ngrehu moj zemër ngrehu
S'ta gjej moj dot shtëpinë.

right back at u smiley

C'me ka zemera qeder!
Me shkon buka me te therm
"Mike tumanejeshile
Ndaj te dergova kastile
Te dergova qe te vije
Te prita, mike, pse s'erdhe
Te zu gjumi a me genjeve?"
"Nde me zu, me zent e renda
Po s'me la te vije nena"

Ja dhe hurmat e Nexhit (meqe i mbeti meraku i ftoit) smiley

C’ja thoshte bilbili
Te porte e kalase
Mjeri moj une I mjeri
Si t’ja bej sevdase

C’ja thoshte bilbili
hapa moj penxherene
Ikne mente e mia
Me zotrote mbene

C’ja thoshte bilbili
Ne dege te hurmase
Mjeri moj une I mjeri
Si t’ja bej sevdase

C’ja thoshte bilbili
O krua me krua
Gjumi moj se c’me zuri
Mi cicat e tua

C’ja thoshte bilbili
O krua me krua
O malli moj me ka mare
Per nazet e tua

ku i gjen kto mi aman ??

o ti rrofsh.

do ta ruj ket tja tregoj mumes smiley dhe tezeve dhe hallave smiley dhe kojshijeve  te mehalla vjeter smiley

Ja një për Zotrulesin. smiley
(po sa i shkoka druqit kjo kënga e...) smiley
Jam bandill nji trim i fort’

Zemerohem kot e kot
Zemerohem kot e kot
Durimin s’e duroj dot
Durimin s’e duroj dot
Nat’e dit’po qaj me lot

p.s

Durimin s’e duroj dot

Të falem o popull për kët vargun!!

Populli yne keto xhevahiret i ka qe t'i pish ne kupe (thelbi i temes ne fakt eshte te na kujtohen e mos t'i harrojme.)

Ja dhe nje tjeter per zotrules meqe u ndodhem. smiley

C'e shtrova sharkune mb'udhe,
u bera si i semure.
Shkon mikja me gjym me uje:
- C'ke aty, or i semure?
- Jam semur', kam thyer gjune.
- Korba, qe te vrava une!

Po pra, të të kthej edhe ty në rrugën e "zotit". Në këto këngë vihet re që mbizotëron elementi natyralist, ose panteist. Kjo është shprehje popullore në një formë ndryshe e filozofisë së antikitetit. (politeizmit, apo paganizmit).

Grekët e sotëm psh, nuk kanë të tilla, sepse ua ka mbërthyer feja monoteiste elementin krijues popullor. Gjithashtu vihet re "paturpësia" siç thotë me shaka Zotrules. Pikërisht as ky element nuk gjendet në këngët popullore greke, sepse feja ka krijuar konceptin e fajit mbi seksin. (prandaj as këta, as serbët nuk bëjnë kalamaj. smiley)

Këtu qëndron bukuria dhe veçantia sipas meje e gurës popullore.

 

Kane dhe ata, por bejne dallim (ky dallimi qe solle ti) kenget e kontinentit me kenget e ishujve (qe jane me te "ndezura.&quotsmiley 

Pa teologji ne kete teme te lutem, i paudhi do me tregoje udhen smiley

Për atë të sëmurin më lart: smiley

ilacet nuk me bejne gje
S’me sherojne plaget-e
Pervecse syri yt i zi
Qe me dogji zemren-e

Pa teologji ne kete teme te lutem, i paudhi do me tregoje udhen

Ke lexuar Tamara dhe djalli të Lermontovit? smiley

 

shife shife... sa me permendet emri mua, direkt i shkon mendja per teologji! :grin:

Ore J, ore i paudhe... me mua e keshe zotrote? Matu mire er tjater se te ckisheroj fare si Stefan Bardhin. smiley

J, 5 yje per kete koment. *****

 

 Në këto këngë vihet re që mbizotëron elementi natyralist, ose panteist. Kjo është shprehje popullore në një formë ndryshe e filozofisë së antikitetit. (politeizmit, apo paganizmit).

Grekët e sotëm psh, nuk kanë të tilla, sepse ua ka mbërthyer feja monoteiste elementin krijues popullor. Gjithashtu vihet re "paturpësia" siç thotë me shaka Zotrules. Pikërisht as ky element nuk gjendet në këngët popullore greke, sepse feja ka krijuar konceptin e fajit mbi seksin. (prandaj as këta, as serbët nuk bëjnë kalamaj. Tongue)

Këtu qëndron bukuria dhe veçantia sipas meje e gurës popullore.

Hajde moj merre furken

oh te rrime pas darke

ti moj dardha, dardha moj rrumbullake

hajde dhe moj merr furken

oh te rrime pas darke

ti moj dardha, dardha moj rrumbullaijake

 

Nuk do te rrime shume bubu

nja dy tri sahate

ti moj dardha, dardha moj rrumbullake

Nuk do te rrime shume bubu

nja dy tri sahate

ti moj dardha, dardha moj rrumbullake

 

Oh po c'eshte ai djale i bukur

djale oh  moj me mustaqe

ti moj dardha, dardha moj rrumbullake

Eh po c'jane keta djem te bukur

djeme oh moj pa mustaqe

ti moj dardha dardha moj rrumbullaijake

 

Degjojeni edhe ketu dardhen

c'paskan qene keta shqipot per cica. :O

 

Edhe kur kane cof prape 'mik' e 'mike ' thone:

U plake mike u plake

brane m'i heq ato corape.

U plake o mik dhe tine

mbete si kau ne brinje.

 

kurse keto jane dy vargjet e fundit te nje permetareje:

. . . . . .

Si ma kishte pasur-e

Si nje shege e plasur-e.

 

E di ndonjeri te plote ?

 

 

 Ne derras te vekut

(folklor)

 

 

N’drras te vekut kush po kan

Kan syzeza per jaran

Dushk e bar ne mal  po i than

Nuk po e len veren me dal

Spo e len me dal sivjet

Per qat djal qe paska dek

Per qat djal qat djal te ri

A e din nane n’dhe ku e kane shti?

N’vorre t’reja nen qate bli.

M’jep iz nan me te t’shkoj te rri?

Se kam pas shume jarani.

Po shkon qika i ka ra per mi,

Ja mlon vorrin me dimi.

Po e loton me sy te zi,

Me sy te zi po e  loton,

Me goje te vogel po e vajton;

A e din djal c’ka me ke pas thane?

Bese te madhe m’ke pas dhane;

Kur ta ndij thojshe zanin tan

Plumi pushkes s’ma qet matan

Gjylja e topit s’mu me zan

Dek me kan po coh'na n’kam

Dhe e drrasa i qes njontan

Opet bahem qysh jem kane

Ta qendisi gjoksin me dhame.

 

Hanko mos kalo mbi varre
Se te vdekurit i ngjalle
Te gjallet i vdiqe fare.

 Ja dhe evidenca. smiley

 

Hankot


 

kenge te gurres popullore e shoh une qe keni sjelle ju por te "ndezme" pervec fotografise qe ka sjelle xhibi nuk para shoh.

Manjola ku iku "Il cielo é blu..." ?      Komplet jasht teme, por me pelqeu  qammet ai qiell blu.  Nese eshte fshire, gjej nje sebep e sille prape ...  


divider animations

kliko sipër  smiley

goxha, goxha  Free Smiley Face

Falemnderit Manjo!

N.q.s. Nexhi eshte "erza" e peshkut,  Manjola eshte "garnitura".

Pa kete dyshe peshku do te ishte bajat...

 

po ti je njesh mi shpirt.

O bandill, o bandill, te zencin ajete,

qe svjene nje nate te qajme hallete.

- Nga te vinj, o e stolisure (?)

- Hajde me te siperme nga dericke e prishure.

 

               *   *   *

 

- Mike me shami menjane

  Kadale se dogje fshane.

- U, c´i bera fshatit te shkrete

  Pse shkoj posht´e perpjete (?)

- Djemeria ngado jane

  Nde ty e kane sevdane

- C´kane, gjecin belane,

  qe s´me lene fukarane.

 

 

 

 

Kepuce llustrine mbathure ne kembe                 

s´jane nazet e tua, po t´i mson jot´eme

Tu befsha prag e me shkelc me kembe.

                                     *   *   *

(Rakia)         Une s´piva shume, po dy a tri filxhane

                    Me zuri e shkreta, me beri hatane.

                    Une vete s´desha, po te tjere ma dhane.

meco,nexhi eshte piperi i peshkut kurse manjolka eshte torta e peshkut.

fcb, hic imagjinate s'paske, e dashke me ilustrime smiley.  Po populli ta thote me stil mer lol.

Ne sokak te ngushte
Takove bandille
Te puthi ne gushe
Te mori shamine
Hajde moj Mirushe
Moj vajza jetime
Kur te qertoj tetua
Bere sikur s’dinje
Te pandeha foshnje
Ti me dolle xhinde
Hajde moj Mirushe
Vetullibershime
Dhe per nje te puthur
Ti me sjell xhandaret
Hajde moj Mirushe
Sa qenke e marre!
Ne dore s’u bie
Po shkoj me firare:
“Si firare te vij
se nuk jam e marre!”

qyqja,

Meco, fcb

ma bote mishin puckurriza puckurriza smiley

u skuqa smiley

:\"> smiley

jam pertac monda,nuk eshte pune fantazie.

E mire, se te meson poplli.  Dmth te ndihmon poplli me Alidean smiley

Dhelpera pertej ne ledhe
ermeni dermeni
dil moj dhelper-o
ç'mi ben leshrat kokorrodhe
ermeni dermeni
dil moj dhelper-o
dhe-moj dhelper-o

ndalu pak moj brez-ergjende
te te them nja dy kuvende
vash e bukur-o

ne ke bes ne veten tende
s'me pret koha per kuvende
djal i malit-o
hapma rrugen-o

ku kam bese beseziu
zjarr e flaka me perpiu
vashe e bukur-o
ere e malit-o

zberthemi tokat dy çika
te njom buzet, u zhurita
vash-e bukur o
dhelper-o pse me dredhon-e
çobanit pse s'i beson-e
dhe-moj dhelper-o
dil moj dhelper-o

fcb ndoshta e gjen teper abstrakte guren popullore... hehe

te vjen ngaqe ngaqe nuk ke ngrohtesi shpirterore nexho,shenja jo te mira.

aha monda ,ajo na doli kuksiane.

S'te pelqejne Kuksianet ty fcb???

Po Elbasanllinjet te pelqejn ??  smiley

Po ka menduar poplli dhe per kuksianet smiley.  Dy kenge qe kam sjelle me lart jane te Kuksit "Mori e mira ..." dhe "Dy te mira ..." 

Ndersa kojshite e tyre, (gjysma ime, Tropoja) ja si e kendojne:

Moj bardhoke, o moj flokë kunorë
ma ke shtatin bardh' si borë
bardh' si bora ne Shkëlzen
her' po dejet, her' po bjen
ma ke shtatin bukuri
përmjet t'holl, n'unaz' me t'shti;
syt' e zi, qerpik' me rrema
kur po t'shoh, po m'dridhet zemra
Je m'e mira n'bjeshk' e në vrri
të ka ra o diftek' i zi,
t'ra difteki, e t'u skuq faqja
ku e ke rrit', bardhok', lum dada?
N'hije të venit po pushon
shpat e m'shpat djali po shkon
shpat e m'shpat, e mriz mas mrizi
kur pran' tij pushon bilbili
Ftyra jote drit' si rrezja
m'i ke vetllat t'holla, t'drejta
faqet gjak e n'gastarli
t'ash ba huq, pa e përbi
Kur po qesh, buza me faqe
po t'vjen era manushaqe
manushaqe, lule blini
me ty jetën po e lidhi

Ti o motra gjysma nga Vlora gjysma nga Tropoja i don't know what to think..

A match in haven or in hell?????    smiley

 

Doli xhindja nga zagoi

Doli xhindja nga zagoi
neper dhen te mia shkoi

Neper dhen te mia shkoi
me tumane c'mi verboi

Me tumane c'mi verboi
mi vrau qente e mi shoi

O moj ti qe vrave qente
moj te marrte Zoti mendte

Moj te marrte Zoti mendte
u terbofsh e marrc shullenjte

U terbofsh e marrc shullenjte
ardhsh ne shtrunge e me ngafsh dhente

Heaven smiley.  (Jam me qejf sot se u bera teze, ndaj mos me fol per hell-e smiley)

“Mike me shami menjane
Kadale se dogje fshane!”
“U c’i bera fshatit shkrete
Sepse shkoj posht’e perpjete?”
”Djemeria nga do jane
Nde tyj e kane sevdane”
“C’kane a gjecin belane
Qe s’me lene fukarane”

Te te rroje nipi/mbesa..   smiley

Sec e lashe veren
dhe zura rakine
mjeri un’i mjeri
s’ta gjej dot shtepine
Un’vij nga penxherja
ti me del te porta
-Hajt te hyjme brenda
mos na shone bota
Mos me mallko mua
vajti dhjet’sahati
placin qe te dua
bota nga inati!

Faleminderit smiley.  

Moj e bukura si ylli
Shtate drita te ben syri
Te feksen si xhevairi
Nje rixha te bej fakiri
Neperke grykelarike
Piqe, moj buzene, piqe!
Nde vdekça qajme me ligje!

nuk kam paragjykime liqeno por me thene te drejten nuk ka 6 muaj qe u ndava me nje kuksiane.

Mos e vri mendjen se ke Nexhin.. smiley

Nje nate behari
Kur te fryn veriu
Vjem mikja nga stani
Si bije valiu

Si bije valiu
Vjen mikja nga stani
Kerkon djathe ne nape
E bije e çobanit

E ç'tju them o shoke?
Çeshte dashuria!
Ajo eshte mjalte
Vete perendia

 

Meqe na kujtove stanet liqen smiley

Vasheza mandile-verdhe
Shkon me furken duke tjerre
“Moj mike, ballë-suljote
Me treti sevdaja jote!
Mike, moj mikez’e xhanit
Mos na shko perpara stanit
Se te ha qen’i cobanit!”
“O coban, coban i dhenvet
Nde ke bese, bjeru qenvet”
“Qente s’jane per te vrare
Gushebardha per te pare”

Per ju te dy me lart.  No sherr-e allowed ne kete teme smiley

O kjo an’ e lumit
Ka bilbila shume
Dale bandill, dale
Sa te rritem une
Fusha na ben balte
Malit ben furtune
Dale, kalesh, dale
Jam e vogel shume
Trendafil i bardhe
Leshon gonxhe shume
Pritme, bandill, pritme
Sa te rritem une
Neperk’ e shullerit
Rriture pa uje
Dale vogelushe
Me te marrca une…

si bere dot "cornuto" kesaj rradhe??   smiley

 

O Nexhi kur mbushje uje ne gurre
Drulle moj leshverdha drulle
ca lanje ca mbushje uje
ca qanje me lot si une
Pse s’e lan linjene kurre
te njihesh qe je pa burre
Pse s’e lan linjene fare
Drulle moj Nexhi drudhe fare
te njihesh qe je beqare
Drulle moj Nexhi drudhe fare 

P.s. me pak editime..   smiley

A m'kupto ti mu ca po t'thomi a s'm'kupto, katunarja dreqit smiley

S'kam me fuqi ja ka drudh baba gjithe jeten... smiley

E mban mend moj Nexhi  moj nikoqire
kur vinim bashke me dhi
ti vije per kondoperre
une veja per kuseri

Un i veshur me poture
ti citjane dhe peshlli
Bashke binim per te fjetur
mbi bajga mbi kakerdhi

Pa kur vin pasdrek e madhe
benim dhe kacibixi
Hidheshin pleshtat si gjyle
ne na vinte guduli.

 

Liqeni
Mua çmë ka zënë halli
Kam gruan nga sua djalli
Që për të nuk më mer malli
I ka plas cipa tek balli
Tushja
Pa mu largo o matufë
Mi bën turinjtë si bufë
Me cigare paf e pufë
Si stë dolli ai dufë
Liqeni
Gruaja ime bizbiqe
Që kur erdhe mëndje boshë
Miq e shokë më than hiqe
Më mirë krevatin boshë
Tushja
Ik o gëli arabelë
Që ligjëron si gjinkalla
Si pelivani më delë
Rri o dreq se s'të shkon fjala

Liqeni
Ti më ke mëndjen e kecit
Si pazari Rroskovecit
Pul e lagur e qymezit
Më ke gjuhën e memecit
Tushja
Më marsh të keqen e këmbës
Se un jam nga soji nënës
Kur vij në buzë të lëmës
Ec dhe në majë të këmbës
Liqeni
Unë jam nga soji babushit
Që pinte rakin e rrushit
Që rriti këtë dragua
Ishte fis e goxha sua

Tushja
Hajt të shkojmë tek krevati
Të dy të bëhemi gati
Atje do na dal inati
Të mos e mar veshë fshati

 

P.s. ik pilu tani boll me.. matufe..   smiley

 

looool, e forte kjo smiley

Kish t'a çilshe zemren,moj
e t'shikjoj perseri
ma shastise mendjen,
faj s'te kam o i mjeri.

ma ke ba pa hak,moj
kastan un's'po bindem,
si katili n'gjak moj,
njashtu un'po dridhem.

ka me man dashnija,
thot kjo zemra mjer' ,
tan' belate' e mija, moj
pra me i kthy me i here.

Ehhhh gjynof ...... smiley

Po xame fill me kendue
Hallet e dashnise se ngrate
S’me ban zemra me diftue
A asht kush qi ban hajrade
S’asht haxhet me ta diftue
Se ta merr e shkreta mende
Kto qerpikt e syve tu
Jan melhemi i zemres seme
Si s’ja dika kush marakut
Kenka hall per dashuni
Deri gurt e ketij sokakut
Bahen rreze syve te mi
Marifet asht per me u dashte
Askerkush mos me dijte gja
Kur bahen dy zemra bashke
Gja ma mire nuk ka n’dynja

naten e mire monda.

naten e mire liqeno.

Dola nde pazare..  Pa mora nje plake

Plaka thoshte fli me mua;

lopa thoshte mjelme mua; delja thoshte jo po mua;

pata bente pat, pat, pat; rosa bente vak, vak, vak.

 

Dola nde pazar..  Pa mora nje cupe

Cupa thoshte fli me mua;

plaka jo, po me mua

Tyt moj plake, se s´te dua

Hajde ti cupe me mua.

 

 

 

S'e mbaj mend mire dhe i kam bere ca modifikime te vogla.
Enjoy!

qekur jeshem kalamane ne u rritem
si dy zoq bace me bace ne shetitem
hanim fiq, kumbulla dhe mane 
mendjen gjithe diten tek ti e kisha moj shejtane!
vinte dita ikte nata,
te mbaja me cokollata Lacta!  
binte shiu gjemonte qielli
syte te ndriconin si rreze dielli!
bie shiu qielli gjemon,
si manar ne leme lodrojm!
co fustan ul  benevreqe! te gezuar mbarojm "pune"..
dhe pastaj ngreme ca leqe!
turo, zoq kapnim! edhe mellenja
bukurine ta kish zili dhe hena!
si ne dimrin me debore apo ne vjeshten me shi dhe te nxehtit ne vere,
ti diten ma beje pranvere!
po dru kur benim ne mal?! dhe  djersen ma fshije me menge! caja drute,
pastaj te kendoja ate "kenge"!!
varferi!! buke me qep e me shellire, 
po vetem endrra per ti shikoja! gjeri ne te gdhire..!
Sa i lumtur une isha..

vazhdon...( e kam harruar, po sec bejem aty te pisha) smiley

 

 Dy te mirat

(folklor)

 

Dy te mirat poe flejne vetun

Po shkon djali  ja u rreh penxheren

Motra e vogel ja qel deren

Ja cel  deren tuj gjimue

Hajde sherr pse je vonue

Hin permrena sherr ma  shpejt

T’ kem thirre sonte me me hjek keq

S’kem shtru shume vec tre dysheke

Dy te lite e nje te leshte.

Shtyju moter ta shtim nermjet

Do tja nxjerrim shpirtin krejt

Mos ta njoh as lokja e vet

Si  t’nvet nana ;ku je kane?

Thuj dy patrulla mu mka zane

Me kan rreh mkan ba nishan

Gjysmen e zemres s’ma kane lan,

Kurre nuk bah’na qysh jam kane.

> >

Nga Jugu:

Obobo c'me gjeti mua
kur vajta mbreme ne krua
nje djale qe me kish kerkuar
erdhi prane e m'u afrua

me tha te dua moj xhan
moj e papertuar fare
hidhe kemben mos bej naze
mos m'i shto keto maraze

hiqu ti more lanet
kemba-kembes me je qep
m'u qepe gjersa u trete
sa s'gjete ilac per vete

te dua qene te dua
si ujet qe rrjedh ne krua
ilacin qe sheroi mua
e gjeta ketu ne krua.

hajde sport hajde smiley  Me kujtu sonetet e kohes shekspiriane smiley

 

me shkrite duke qeshur !!

Po me mua ç keni valle?

 

He mo, mbaruan cicat e laberise?

Sa i paturp jam bere. smiley

 

Moj me ndeze fullugan,

jap e marr e s`gjej derman

jap e marre derman s`gjeta,

fullugan i ndezur mbeta.

 

Moj me ndeze si kamine,

mish e kocka se c`me shkrine.

jap e marr e ilac s` gjeta,

i ndezur si prushi mbeta.

 

Moj me ndeze shpuze zjarri

mu pervulua gufari,

gufari mu pervelua

mot me mot e nuk u shua.

 

Moj me ndeze e derman s` kam,

vdekja vjen e c`dreqin kam,

ne vjen keshtu te cdo djale,

pse nuk vjen e te me marre?

 

 

Po ve nje tjeter, e qan si kenge Aurela Gace:

O natene pa gdhire mire
Do takonem me barine
Bej te fle gjumi s'me ze
Culja moj bie embele
E degjon e gezon xhani
I bije djale cobani

Duke u tundur zbret nga zalli
Me shami lidhur tek balli
Tundu moj bejke e bardhe tundu
Natene me hene duku
Bejke e bardhe bore e malit
Ti je moj ilaci cobanit

O kur mer uje tek burimi
Me dukesh si lule prilli
Tundu moj bejke e bardhe tundu
Natenee me hene duku
Bejke e bardhe bore e malit
Ti je moj ilaci cobanit....

 

"ty t'ka plas cipa me kohe, s'ke pse turperohesh tani" 

Epo nashtine... 

Ti bene sikur nuk i a llokumet (apo ato me arra, ppppuuuu!)...

Une jame ki qe jame... ja, i oqa arrat... po llokum o mbetem gjithemone... nuku kam c't'i benje.

:grin:

te rente zalia jalla kur me ngacmon ashtu.

:grin:

Kjo kënga këndohet nga grupi i Pilurit (origjinali), që thu ti Apple Pie.

Mu më pëlqen versioni i grupit të Ali Pashës. Dëgjoje ktu.

I bije djale cobani

Kujt i bie moj më rraftë i pikë mu? smiley

 

 E qan Aurela se e ka na Vlonja qo agurithka jone...

Edhe mua versioni i Aliut me pelqen, dhe me pelqen shume.

shume dakord me J. smiley

Nazet -o  nazet e tuaaa,

se c ma mooren mendjen muaaa

ci do nazeet ooooooooo smiley

O vika deti mi lale
o tallaz -tallaze...
Se më ka zënë o mi shpirto
sevdaja me gaz-e,...

....

O vika deti mi lale
aman truma-truma,
Se kush të don o mi shpirto
o ma fort se una

Nen driten e henes

te dallova mire,

pas hapit te nenes

me nishan te nxire.

..........................

Moj mu thafte dora

placa po s te moraa

ftujkeze e bardha moj me zile

rruges se malit moj kur vinje

te dy cickat moj c'mi fshinje

ftujkeze e bardha moj me leshra

c'na genjeve moj me genjeshtra

thoshnje dal te vije vjeshta

vjeshta erdhi edhe shkoi

shoku-shokun c'e bashkoi

jemi qe jemi o blete (qe te dua shume), i leme keto me cicka dhe po patet mundesi, na beni ndonje "upgrade" andej nga third base. :grin:

Nuk ma merr mendja qe gjeni dhe ashtu.

(leqe c'nuk i shpik mendja labit te poshter, te pacipe dhe te paturp!) 

:grin:

Heu 300 treqind e tresh
ta po m'lshojn mu ment e kres
lahutar i madh qillove
me kto vargje q'i na i lshove
ngjye ke penden bjeshkve tona
atje ku merr turrin Valbona
ku jehojn kanget kreshnike
ku a nxan fjala epike
Ne ato shpate e faqe mali
ku si lis hedh shtatin djali
me buk misri e uj burimi
Nder katunde qe i lag Drini
ku si molla kuqojn qikat
ku ujvarash ylberojn piklat
ku lajn petkat shtojzavallet
ku nuk rreshkin askurr hallet
ku er pishet vjen oxhaku
perzi n'er p,ordhe te ndoj plaku
qe tregon per vite t'arta
kur vringllonte huta e shpata
skanderbegin kish pas shok
ded gjo lulin mik me kok
me at Fishten kish pi kafe
pun t'atdheut kish ba llafe
e n'kushtrime ish kan i pari
Ndaj ish kull tash bajraktari
hey 300 treqind e tresh
fantazin na e ke ndez
me cu mendjen ne malet tona
kur arbnort sdishin tallona
kur skish hy kjo modernizma
llafe boshe me partizma
kur asht fol e bukur gjuha
sikur flladi neper fusha
sikur zogu neper dega
folte tosku edhe gega
ku cdo lule kish nji emer
kur nuk fyhej asnji femer
kur me kos zbardhohej lkura
bahej gruja si bilura
n'gjethe arre lyhej floku
era moll vinte sunduku
sikur pjeshka kishin faqet
si bucela ato mullaqet
kishin cicat sikur dardha
era ftue por te bardha

e vec mbas dasme
n'carcaf basme
vinte dita me u prek
rrinte dhandri
tuj u dridhun si purtek
tash kalun ato mot mote
kan dal sheshit shal e l.oqe
n'kala Dodes top chanellin
n'iball t'pukes diskoteka
ne kelmend tash e lun belin
si shakira djelm e cuca
natn e mir ju tash e bashi
Korason mos ha mish dashi
vec sallata sup e fruta
e baj vrap nga pak me tuta
tanve un ju pershendes
naten e mir e mirmengjez..

E mbylle me nder kete pune

moj e mira me ojna shume

na kenaqe na sajdise

mishin na e puckurize

 

@ J. dhe zotrules, qe te dy versionet jane te qara lol.  Kompromis (fjale e huaj per mua, por e perdor ndonjehere rralle, por teper rralle smiley.)

Moving on to other bases smiley

Moj e mjera oo floket ne krahe
me te puth diten oo s'po kam krahe
Me te puth ne terr po me vjen gjynahe..

Me fryjni gjumi ty te mori.
Mjau mjau po ben maqorri
po te han gjeli oo te oborri


M'i ngrin zogjt tu fluturue
po as jo nuk me thue
care s'ke pa fjet me mue,

Vec nji nate me cike me fjet
nuk te lshojne netet per tre vjet
more plak qyqani i shkret

Bo me t'zan ku un t'pushtoj
pa t'marr pushka un nuk te lshoj
me shtat dryna te ngujoj,

Kriste pushka o per shkalle
tjeter kun zemra m'eshte ndal
more plak qyqan i ngrat,

Hey ti vdeksh o kaq i marr
rrak e tak rrak e tak
o medet medet ku ku
un vdeksha n'syte e tu.

U know what they say:".... ....  while they are vulnerable"

 

Më thanë se të panë ty në kopsht me jargavanë

këputma një dhe falma mu, bobo çgjeta belanë.

Arapkë moj syzeskë moj sa fort unë ty të dashuroj.

Më thanë se të panë ty duke lotuar

më mirë të vdes unë për ty sesa tinë për mua

arapkë moj syzeskë moj, sa fort unë ty të dashuroj.

(korçare kjo)

 

 p.s turp që nuk e dije vazhdimin e qyqes.

 

thuaj më do apo smë do?

Ti loz e qesh me mua si nje femije
ti ndez ne zemren time nje zjarr te ri
Nje zjarr qe zemren shpirtin ma shqeteson
Ç’ke vajze qe me ngacmon

Vjen e iken plot lajka ke
Moj e bukura capkene je
Me shikime, fjale mos me mundo
thuaj m’do apo s’me do

Me syte qe te shkelqejne ti me shikon
Oh sa shikime t’embla ti me dhuron
Nje nate te mos me shohesh nis me kerkon
Sikur me dashuron
Dite e nate prane meje qendron
Te te puth ti kurre s’me lejon
Me shikime e fjale mos me mundo
Thuaj me do apo s’me do?
Thuaj m’do apo s’me do
Thuaj m’do apo s’me do


Shtrati im i zene moj
shtrati yt s'ka vend(e).
Loti si ka rene moj
mbi jastekun tend(e)?

Mos u tremb nga loti moj
qe derdhe ne gjume.
Ti vec lehtesohesh moj,
lehtesohem une.

Hape perden pak(e) moj,
hape se me cmende.
S'hyj ne shtratin tend(e) moj,
po ne endrren tende.

Loz me ledhatime moj,
neteve te gjata.
Vec ne enderrime moj,
te kam sic te pata.

Neteve me ty une moj,
me vjen sic me vije.
Ne u befsha hi une moj,
ti do mbetesh hije.

Faqe me faqe, buze me buze
Ngjitur pas vetes te mbaj
Faqet e tua jane timet
E gjitha e imja je
Faqe me faqe, buze me buze
Asgje mbi dhe nuk na ndan
Buzet e tua jane timet
E gjitha e imja je
Buzet e tua jane timet
E gjitha e imja je
Dhe ne krah te shtrengoj
Dhe ne gji te pushtoj
Kur ti dridhesh
Me zjarr te mbuloj
Buzet e tua jane timet
E gjitha e imja je
Te marr faqen ne pellemb
Ste le puthje pa te dhene
Dhe sa here qe te puth
Mua me dhemb

Jul, kush e ka kenduar "Thuaj me do apo s'me do"?  Se s'po me kujtohet.

Nje pershendetje me Ponin "Dale moj Dale" smiley

Ne mengjes pa zbardhur dita
me zgjoi nje ze, u ngrita.
Shkonte vasha, shkonte Vita,
ajo qe shkonte perdita.

Dale moj, dale!
dale sa te vij dhe une.
Pritem moj, pritem!
Pritem se te dua shume!

Kam dy dite, sot edhe die,
te prisnja, djalo, te vije
te burimi ne korije
te mblidhnim kokrra lajthie

Dale moj, dale!
dale sa te vij dhe une.
Pritem moj, pritem!
Pritem se te dua shume!

Me beso moj grykezene
te ziun, ç'me gjeti mbreme,
iken dhente dhe m'u trembne
gjezdisa malin me kembe.

Dale moj, dale!
dale sa te vij dhe une.
Pritem moj, pritem!
Pritem se te dua shume!

Anita Take. Mu më pyesnin gjithnjë për këtë, çe ke më thoshin, se i ngjan mbiemri me timin. smiley

Unë thashë se do më përshëndesje me

"të dua për kokën tënde

do vij që t'i them sat ëme

zemrën ti ma përvëlove

u tërbofsh që më tërbove".

 

Unë të përshëndes me kët të gurës industriale amerikone. smiley

I shkon titulli jo për gjë. + më pëlqen shumë kjo këngë.

Replike asaj dhembjes me lart smiley :

Do ta shtroj sharkun në udhë
Do t’bëhem si i sëmurë.
Shkon mikja me gjym për ujë
-Ç’bën këtu o i paudhë
Kam rënë e kam vrarë gjunë.
Vrava gjunë e më dhemb këmba
-Më duket-o se të nëma.
Të nëma, të nëma shumë
Mor’ cop’e çikë e bëfsh gjunë
Mor’ cop’e çikë e thërrime.
-Të kesh mall për sevdanë time
O moj e shkreta sevda
S’peshon ergjënd e para.
Kjo sevda e djalërisë
Tund themelet e shtëpisë.

Na një kshu satirike.

Hëna dolli dielli ryri

ty të qesh e ndrin fytyri.

larg në pyll, ulërret langoi

... të dashuroj.

 

O Jul,

o maskara ! Erdhe ne Tirane dhe nuk me takove smiley

letrat kredenciale i shkëmbyem ama. Të paktën sipas udhëzimeve të ambasadores.

Vij prapë për nja dy muj. Të kemi shëndenë njëherë.

 

O Tushe ec ktu se te kam nje fjale...

Do kendoj po mu zu gryka
Moj Tutushe pika pika

Ndenja ne dere e te prita
moj Tutushe pika pika

Te prita mike te prita
moj Tutushe pika pika

te prita sa u zbardh dita
moj Tutushe pika pika

Ti nuk erdhe une ika
moj Tutushe pika pika

Me tre gure te gotita
moj Tutushe pika pika

Te vrava me rafte pika
moj Tutushe pika pika

S'te godita per te vrare
te qellova per te marre

qyqja qyqja

:\"> smiley

Tushe ruhu se qenka admini ketu sonte.. Po te vine ndonje fshese kokes..

Te futa nje te shame tek ajo tema tjeter po s'ma lejoi Ll..  smiley 

Ke miq Tushe .. miq te forte. 

Une skam miq. Une jam e mshishme prej kohesh ktu, vetem ke mullari im flas ashtu si ma do qejfi smiley

Po ti ke sha, kurse une jo. Une vetem ju pergjigja asaj qi the ti.

Pastaj nuk i dihet, dro sta ka mshi admini por ta ka kap filtri smiley

 

 

Tushe, ktheja me cupke pa frike smiley

Kish t'a çilshe zemren,moj
e t'shikjoj perseri
ma shastise mendjen,
faj s'te kam o i mjeri.

Ma ke ba pa hak,moj
kastan un's'po bindem,
si katili n'gjak moj,
njashtu un'po dridhem.

Ka me man dashnija,
thot kjo zemra mjer' ,
tan' belate' e mija, moj
pra me i kthy me i here.

C'te ktheje Tushe e shkreta ka kohe qe se ka kthyher ka harruar me duket si kthehet..   smiley

 

GUSHEBARDHA TUSHE SI DEBORA

Epo gushëbardha si dëdora
xhan xhan Tushe vetulla holla

Epo ç'të sheh syri ta bën dora
xhan xhan Tushe vetulla holla

Epo në punë shkoje në punë shkoja
xhan xhan Tushe vetulla holla

Epo si s'më the njëherë u lodha
xhan o xhan Tushe vetulla holla

Epo të isha zog të fluturoja
xhan o xhan Tushe vetulla holla

Epo mbi balluke të qëndroja
xhan o xhan Tushe vetulla holla..   smiley

Tushja osht nga tirona, nuk di kshu kongsh me t'kthyme me te cjerrme gurrmazi smiley

Di vetem konge sevdaje  ohoho

e vika deti mi lale

o tallaz tallaz .....

smiley

Po muma jote Liqen e man mend si kthehet a si ?

smiley

S'paske faj Tushe, se laj thaj nje kenge keni ju te Tiranes smiley

Lule t'bukura ka Tirana
Na i mbush rrugët plot me erë.
Lule t'bukura ka Tirana,
Na i mbush rrugët plot me erë.
Moj esmere , ku t'ka lala,
Merrja kangës edhe një herë.
Moj esmere , ku t'ka lala,
Merrja kangës edhe një herë.

Mos më rrri i dëshperu,
Jam e jotja prap të du.
Mos më rri i dëshpëru,
Jam e jotja prap të du.

Rreth e rreth bahçes u solla,
Për me t'pa moj bukuri.
Rreth e rreth bahçes u solla,
Për me t'pa moj bukuri.
Një tufë lule , moj, për ty mblodha,
Si kujtim për dashuri.
Një tufë lule, moj ,për ty mblodha,
Si kujtim për dashuri.

Trëndafil , moj , të vjen era,
Ti na mbush me dashuri.
Trëndafil , moj , të vjen era,
Ti na mbush me dashuri.
Unë ty , moj , të pëlqeva,
Ditë e natë mendoj për ty.
Unë ty, moj , të pëlqeva,
Ditë e natë mendoj për ty.

nji kange t'keqen tushja nji kange kina.

Se sjemi kokeberdunglla si puna juj, qi duhet me knu 3 muj gjersa tju mushet menja me qit shamine ke penxherja smiley

Jina t'bute ne, si tlyn smiley

Ama per te dale n'penxhere qe beni dhe juve smiley.  Vetem per oiii dilni smiley

Doli goca n'penxhere
per me pa se kush po vjen
po na vjen nje djale beqar
zemren time ma ka marre

oj oj oj oj lale
oj oj oj oj lale
kujtova se binte shi
ato ishin lotet e mi

Ndoshta jam dhe fukara
por nuk blihem me para
mos ma kesh moj me hile
sa me do moj kurr s'ma the

oj oj oj oj lale
oj oj oj oj lale
kujtova se binte shi
ato ishin lotet e mi.

PS: Sinqerisht, miqesisht lol, hic se krahasoheni me daljen nga stanet qe behen nga Laberia smiley.

aaaaaa,

po ne jemi t'nershme moj . As kycin e komes nuk na e shofin smiley

Jina zoja t'ronda, nuk dalim neper stane me bagti si juve mi katunaret e perdala te dreqit

smiley

smiley

ptu jazek smiley

 

E  Tushe s'te ka nxjerre sot katundari xhiro pubeve???  Po eshte weekend o Tushe!!!!   Ta ka var katundari Tushe te mbylli brenda..   smiley

smiley

Po muma jote ka dale per weekend e ???? 

smiley

Po ty sti ka hudh njeri qurrat atje ne mbreterine e bashkuar ?

smiley

Une ene katunari im kina bo pushim se kina shpenzu shume per Xmass smiley

sna del hesapi, ka ra ekonomiqia smiley

Duhet me punu !! Diten ke mullari, naten ke kumpjuterri smiley

Po ju s'dilni per fukarenjte mi.  Sa tha djali i shkrete qe eshte fukara ia plasni me oiii dhe kyceni brenda. 

Ndersa labet kur dalin terbojne te gjallin e te vdekurin.  Ndaj dhe na kendojne tre muaj para se te dalim, e pasi dalim e qajne te dalurin tone nja tre vjet te tjera  smiley.

Sa per daljet ne penxhere, shiko si na kendojne smiley

Kur me dilje ne penxhere,
Me vetulla sec me there,
Syri yt, vetulla jote,
C'me treti sevdaja jote.
Sevdaja qe me ka rare,
Me ka nxire e me ka thare,
Me ka bere si longare.
O longar o dru i thate,
C'englendis te bukurate,
Ato qafefluturate,
Ato meskeputurate.

PS: Ndaj s'dalim moj aq shpesh, qe dalc staneve dhe tine smiley

 

 

E man Tuashe e man ja tregon ai po se majti mend..   smiley

 

Tushe qe lala dridhe tash..

 

 

Vika deti tallaz tallaz

Eh vika deti mi lale,
o tallaz tallaze

Eh se m'ka zon o mi shpirto,
sevdaja me plase

Jarina lalin o,
më don e të due
jarina lalin o,
ti qonke për mue

E kjo sevdaja mi goce,
qe m'ka zon me tye

E ta pres vetllen lala,
amon me gjith sye

E vika deti mi lale,
amon truma truma

E kush të don o mi shpirto Tushe,
o ma fort se una   ..  smiley

smiley

Ah rrofsh se ma gjete zemren.

E karxen me te dredhme beli ket Tushja qe cmenet gjithe katuni smiley

Ene muma jote, zoje e ronde qeka qi ka ba nji cun kaq t'rrespektushem smiley

Keto katundaret si puna yte  Tushe i ngordhe krejt...  Me ke mesu muma shaji sa te mundesh se te dun me shume...  smiley 

Kujdes se mo te bin breket duke kercy Tushe se more ne qafe gjith katundin ene gjysmen e peshkut..  smiley

jam zoje e ronde une ti mer ,

Nuk rri me i pale breke.

Kam breke te shkrutra, breke t'gjata ene citjanet  ciper smiley

Si vje e keqja peshkut nga tushja.

Ja Kshu !

smiley

 

E me mire se per te miren tende e thashe se ngele katundare gjithe jeten ngele.. S'te marrin peshaktaret per nuse Tushe se jane cuna me shkolle te civilizum..   smiley

Boll me per sot Tushe.. Ik pilu ..  smiley

 

Lule t'bukra ka Tirona
na i mush rrugët plot me ere,
moj Tushe ezmere, moj ku t'ka lala
merrja konges dhe një herë,
mos më rri i deshperu
e jam e jotja, prap te du.

Rreth e qark baçes ju solla
për me t'pa moj bukuri,
nji tuf lule moj për ty mblodha
si kujtim për dashuri,
mos më rri Tushe e deshperu
jam e jotia, prap te du.

Tushe Trandafil moj te vjen era
ti na mbush me dashuri,
unë ty moj te pelqeva
ditë e nate mendoj për ty,
mos më rri i deshperu
jam e jotia, prap te du.

 

Amanet mumen tate Liqen !

smiley

Tung smiley

RRezik po vjen ere cjapi e dhie nga monitori.Nuk mbaj mend sa gjerdane e sa jeleke qe u zberthyen....Dashuri muzhikesh......Kushtrimi i te pareve.Seç ndjej nje refuzim per civilizimin..... Eshte ajo qe e quante Frojd smileyisaggio di civiltà.......Liqeni me duket se eshte Leoni i dikrshem.....

Zana, seriozisht e ke apo po tallesh moj xhane? 

Mire xhane, ja dhe nje per tine smiley

Mike, moj, ne te kam mike,
kur te vdes, te benesh qiqe,
te me qash brigje me brigje.
Te me qash mua te zine,
se per ty prisha shtepine,
humba jeten e zoine,
humba gjithe djalerine.
Lija bagetin' ne brinje,
nisesh e vija tek tine,
plot ta bija jemenine,
me shpatulla dhe me brinje.

Do te me pelqente qe t'i sillja kenget me melodite e tyre, megjitheate po perpiqem dhe une te sjell ndonje gje prej Permeti (melodi apo këng&eumlsmiley.

Murit te bashodës kam zënë dhe po ngjitemë/

Duartë po më shkasin, këmbet po më dridhen/

Këmbët më rreshkasin, duartë po më dridhen/

Në mur të avllisë do të do të ngjitem,/

unë me ty do piqemë

Ndihmomë një çikë moj një çikë, se une po ngjitemë/

Se unë po ngjitemë.

Do të vij një natë moj një natë,

Ta di të goditem,

Me plumb kapaklliu ta di të goditemë/

Hapma penxherenë se me ty do piqemë

Në krevatin tënd omoj tënd do të ........

 

 

http://www.esnips.com/doc/36b61c78-3252-49ca-b00f-e2f59446ccbe/vaske-curri-new---ajmali-te-rente-pika  / fjalet dikush i ka sjelle më lart

 

http://www.esnips.com/doc/6ba768bf-b1c5-47a0-bcbb-73e81066c66a/vaske-curri-new---mullixhiu

http://www.esnips.com/doc/1c38d72c-cb31-4db1-856a-736ed8f741f6/01-bandill-te-pacim

Per Zanen smiley

Tatepjet bregut kur vije

jelkverdha veshuroo

me lleret perveshuroo

thashe se vije tek une

dola duke qeshuroo

Ti veje ku keshe pune

mbeta i merzituroo

bota jane vrar e prere

dhe jane pajtuar-oo

ne te dy as vrar,  as prere

dy fjale kembyer-oo

dola moj duke qeshurooo

jelekverdha veshurooo ...

 

 

kur vjen pranvera e pjellin micat,

e knon bylbyli gem m'gem,

o jarabi ju hangsha cicat,

e ju hangshi rrushin tem!

hihiii i madhi Shtjefen Palushi m duket e ka qit ket bejten smiley E ke modifiku pak Danida smiley

Spiritus,flm.....Kjo eshte nga anet tuaja....Me sa duket paskeshim qene zemrueshem e nuk e paskam dite.....Une jam pajtueshem...... smiley

E te pershendes me Bik Ndojen smileyi dukat i vogel je...

Jo nga Dukati i Vlores-e...  smiley

Jo mi,  ishe zemru me temen m duket e un t pershneta me ket kengen nga anet tona smiley Bashke jena OK e po e vazhdoj kongen:

Eja shpirt e rri me ne ....:smiley Jo ne Dukat ...ke Peshku hihihi smiley

...eja moj Zane tine,

buze lumit te dy te rrime,

nje cironke une e nje cironke tine,

pak spirit per mua mavrine...hahaha

peshk me hala un do behem

lumin ta kalooooj

se me ty danine do vij

dhe me ty do shkooooj smiley

 

 

 

 

 

pak hale o bukuri,

s'bejne per mua e per ti..

 

na ka mbire nje lule moj asaman amane

mu ne mes t'oborr-oborrit-e

sevdaja me zuri moj asaman amane

te qendroj me cup-me cupat-e

bilbil do t'u benem moj asaman amane

t'u qendroj mbi sup-mbi supat-e

..............................................................

vish fustanin me toka

hajde dhe moj fierakeja

kush ta bleu moj kush ta dha

hajde dhe moj fierakeja

ai djali moj qe me ka

hajde dhe moj fierakeja

qe me mori me sevda

hajde dhe moj fierakeja

................................................................

 

 

Tushe po jam cun me kulture une, jo katundare si puna juj...Nuk shkoj me dosido..   smiley    smiley

Tushe s'te ka ble katundari DVD dhe nje Picka me peperoni te pakten???  smiley

Paske pasun zemren hekur,
shume durove mori xhan,
xhanin jamaaan,
shume durove more xhanan.

Jam betu se nuk du tjeter,
trandafil o po n'Elbasan,
xhanin jamaaaan,
trandafil o po n'Elbasan.

Kur me tha se m'u zemru xhanani,
shume me mire o t'me kishit vra,
xhanin jamaaaan,
shume ma mire o t'me kishit vra.

sikur me m'qit o prej Elbasanit
une sa here kom kte te shkrete sevda
xhanin jamaaaan,
une sa here kom kte te shkrete sevda ...  smiley

Po  mumes tate me peperoni ja jep tata  ???

eee ?

Une e ha Capricioza sa per dijeni

smiley

Jo, skina DVD, me leket e DVD kina lidh internetin.

DVD man muma jote qi t'shofi filma me pulle t'kuqe

smiley

hahhahaha  emigrant ai me pelevreke dhe qe i bie Klarinetes eshte katundari qe i ka marre mende Tushes..   smiley

rakine ska nai cudi o cimo

po thone qi ka pas qejf ene i gjo tjeter, si artist qi ka qene

awwww

zene se nuk e thashe smiley

smiley

Nuk ta quj jo...  po bo me e perserit, do te nxjerr Valbona Memen & Mustafa Mehjen  smiley  smiley  smiley  

e kapa mer e kapa

smiley

Na rrufsh sumen o Tushe se ka pare tata ble dixhital...   smiley  Te gjitha kanalet... smiley

Extra Spicy Capricioza eee  ????  Prandaj e ke gjuhen farmak ti Tushe...    smiley

OOOO Tushja goce e re mos se ç'po vjen,
shtati i saj porsi selvi,
ooo Tushja goce e re mos se ç'po vjen,
shtati i saj porsi selvi,
ne mes faqesh ka dy pika,
seç m'i more mendt e mi.
ne mes faqesh ka dy pika,
seç m'i more mendt e mi.
jarinani nani nani nani nani nani hopa,
ne mes faqesh ka dy pika,
seç mi more mendt e mi.
ne mes faqesh ka dy pika,
seç mi more mendt e mi. 

P.s. ik pilu mos e li katundarin vetem Tushe..  smiley

 

 

 

rruja mums  tate ti sygerrdoqe dreqit !

Katnar dreqi, digitalbi o kot mre, se do shofesh ate qe shfaqin.

dividija oshte me demand o kaqol, shef ate (stil) qe do (te turn on) vete smiley

 

Kjo me poshte osht nje kong popullore seksi qe ne e knojshim kur ishim ne klase te 5-te. Nuk i mbaj mend te gjitha strofkat. Por do me behej qejfi nese dikush nga ju e di te plote kete kenge.

...............................................

...............................................

Kur te me thote hiq kemishen,

Si t'ja bej neno?

Hiq kemishen shterngo pishen,

Bij e nenes O.

Kur t'me thote hiq sytjenat

Si t'ja bej neno?

Hiq sytjenat shterngo frenat

Bij e nenes O.

Kur t'me thote hiqi breket

Si t'ja bej neno?

Hiqi breket e prit fisheket

Bij e nenes O.

................................................

.......................................................

hihihihi, shume e fort kjo smiley.  C'me kujtoi nje dallaver gjimnazi, te shokut tim te ngusht me njeren, lool.

shume te lezetshme kto te gures popullore... mua me ben pershtypje nje element i tyre i cili me duket universal... edhe qe mund te perkthehet shume efektivisht ne cdo gjuhe... nje fare attitude qe e gjen edhe tek Findlej i Burns:

FINDLEJ>>

> >

Po kush me shkop në xham troket?

“S’do mend që jam Findlej!”

-Shtëpia fle dhe s’ka lezet!

“Nuk fle!” – i tha Findlej.

> >

-Po si guxon këtej të vish?

“Guxoj!” – i tha Findlej.

-Ki mendjen, punën mos e prish!

“E prish!” – i tha Findlej.

> >

-Deriçkën hapur po ta kesh...

“Ta kem!” – i tha Findlej.

-Pa gjumë natën do më lesh!

“Pa gjumë”, - tha Findlej.

> >

-Dhe po të lashë në shtëpi...

“Më lër!” i tha Findlej.

-Të gjen mëngjesi në gosti!

“Më gjen!” – tha Findlej.

> >

-Sikur të gdhihem tok me ty...

“Me mua!” – tha Findlej.

-Ty prapë ky shteg ta bën me sy.

“Ma bën!” – i tha Findlej.

> >

-Dhe ç’do punoj me ty, qyqar...

“Puno!” – i tha Findlej.

-Ta mbyllësh gojën gjer në varr.

“Tamam!” – i tha Findlej.

Kur mbushje uje ne krua
me mua Merjo me mua
qeshje dhe lozje me mua
s’ti gjej dot gjurmet e tua
si gjahtari me langua
leshverdha deri me thua.

 

Sapo e degjova tani ne nj emison qe po jepet ne TV per polifonine labe smiley

Do marr ciften

do dal per gjah

aman Tushe,

aman aman smiley.

PS: Tushe, t'kom nxjerr shpirtin ne drite (se ne paqe po e po) per Zotin smiley.  Paske heq doren nga kenget e penxherese e po degjon kenget e perendise.  (Per polifonin ta kesh llafin) smiley

po pra po.

Ate po menoja me vete, ndersa po e degjoja dhe po pastroja frigoriferin.

Cne une tuj nigju kto katunaret e Kurveleshit, Bences, Dukatit a ku di une nga jane kta majmunat e korit smiley

Po nuk eshte merita jote krejt,biles me shume eshte e nje peshku tjeter smiley

smiley 

Penxherja eshte ramantike mi dreq, po ku merr vesh ti. Ju doni vec me te terbume smiley

 

I ndaj meritat si bananet, pa merak smiley.

Qe s'di te besh autokritike ne shesh te peshqve, e kam marre ne konsiderate. 

Kshu hapur, s'do i shash kenget e penxhereve se s'ta mba. 

Ama qe vdes i cik per katnarllakun e Kurveleshit, Bences, e Dukatit, ate mbaje smiley.

PS: C'penxhere moj lanete.  Ja terbohu njehere nga stanet e Laberise, e do i besh naften fare fare penxhereve smiley.

hihih

E di si i shpjegun kto treshen karakteristike te dukatit  ??

Ka dale bariu ne stan tha, ka i hu ne dore smiley , delet jane tuj u shkep per qejfin e vet neper bar, e ze shiu. Futet ne nje strehe. Ja merr nje kenge njeshe se cdo beje. Pastaj avash vjen shoku dhe e bejne dyshe. Mirepo ska kush ta mbaje tamam dhe pastaj vjen i tjeter dhe bojne treshe hihihih

me placin syte, keshtu tha. Ja se do dali mbase videoja pas ca ditesh online dhe ta kallxoj

 

Me ato "berjet" dyshe e treshe, mos te te shkoje mendja tek bananet dhe tine.

Malukate femer smiley.

edhe e shpjegun dhe kuptimin e ksaj kenges tashi kta burrat e korit.  Qenka kenge per histori dashurie fiks si Romeo-Zhulieta ne fshatrat e laberise. Eh... smiley

e redaktova, se na nxoren bojen smiley

Legjenda më e bukur në këngë është ajo e Tanës. smiley

E di moj kumbulla apo jo?

Nje nga versionet:

Tanë, Tanë, e zeza Tanë,
zgjuaj nënën e babanë,
se dhëntë tona shkuan e vanë,
te lisi në Brekt janë,
Qen’ e Zi të madh e vranë,
Dashn’ Ogiç për hell e kanë

Po historinë de, se teksti nuk shpjegon shumë gjëra...

Këta ishin një çift të dashuruarish, bariu me Tanën. Ranë hajdutët në stan dhe i vodhën delet. Do e vrisnin dhe bariun, kur ky u kërkoi një nder të fundit, t'i binte fyellit. Po me Tanën mund të kuptoheshin vetëm me melodinë e fyellit. Kështu ai lajmërimi është vetëm melodia (i nënkuptuar si tekst).

 

Pa shumë lidhje tashi... pela e xhaxhait tim e kishte emrin Tana. smiley Behareve shkoja e merrja herët në mëngjes poshtë te fusha ku e lëshonim natën. Ishte aq e mirë dhe e urtë... që është gjë e rrallë për një pelë...

Kishte ngjyrë të kuqe me një vijë të bardhë përgjatë ballit. Loved her. smiley smiley

 

 

Ja kenduan sa kenduan leberit, e tani ne fund te emisionit po zihen.

hihihihi

Ka plas sherri per terminologjine....

tani knon grupi i lunxherise :

Zbritja nje dite nga mali

nga vendi i sorkadheve ....

smiley 

uf moj nane. ...

Bejke e derdhura nga vendi

Dola ne gerxh e ne maje

sillois e pse po qaje,

nje maraz do te me  haje

Moj marazi yt me hengri

Bejke e derdhura nga vendi

Nga balta qe del ergjendi

nga balta qe del floriri

moj me prishe nga fiqiri.

nuk i kam lexu komentet, pra ndjese ne e ka kap njeri perpara kete, por krahasimi me i diskutueshem dhe volatil per femren ne nje kenge labe eshte ai i vajzes me gelqeren e pashuar.

Ky eshte perceptimi qe vjen per femren nga kenga labe apo ka ndonje krahasim tamam te tille? Personalisht me duken estetikisht me te ndezura kenget ku femra nenkuptohet dhe evidentohen  ato qe ndjen/perjeton mashkulli per te. 

Ja dhe nje tjeter margaritar:

Dil moj dil te dalte rrenja

hape penxheren nga lema

te degjosh si mbahet kenga

mos ki frik se nuk vij brenda

dhe ne ardhsha s behet gjema,

dil moj diiiil

Karahasimi eshte tamam ashtu. Kenga quhet "Levizi lumi nga shtrati" (Benca).

Je qe je, degjoje edhe nje here kete per hater tim... 

Haha Emo ku ma gjete kete kenge mer? Kjo qeka llahtar kenge. Po filloj ta kendoj edhe vete se qeka shume e bukur. Apo c'me shkon kenga labe mua? smiley

Aaaaaa... kishe von "Neperken pika pika"....  te veni....  hahahaaa... ajo eshte dobesia ime mer...  po ka nje varg ajo: "nuk te rashe per te vrare/ por te rashe per te marre" ... duket eshte me disa versione.

BRAVO!

Emo, po eshte ai vargu qe thua ti e kam shenuar me duket, unless i forgot it somewhere as i was typing it.

 

Ja ta shof edhe nje here... mbase gaboj une.

Shiko, ti e ke korrekt, se ashtu e kendojne, po ta degjosh edhe ne youtube. Por une e kam degjuar edhe me "nuk te rashe per te vrare/ por te rashe per te marre". Ne version live. Tani kshu e ka folklori, qe i njejti titull ka devijime.

PS Shume hijerende ajo kenga e Dukatit. Bass dhe kontrabass i gjalle.

E mire, se s'mund te jemi te gjithe nga Terbaci, tha.... hihihiii     smiley     

 

Nigjoje, nigjoje icik ket cucen, katina merkuri po thojn sikur e qujn, cer i bo zonit ene shpYrtit qetra...

emo, copyrights te lutem.  Edhe fjale per fjale djale smiley

"Mos u merzit, se s'do jemi te gjithe nga Terbaci" smiley

HAHAHAHAaaa...  smiley   m'fal... s'e redaktoj dot mo... m'hiku... poooor menojeni me nje (TM) ka mrapa, se s'u bo qameti...

PS ne dege ushtarake (Vlore), duke mor "gjenralitetet" per "dekumenta" te paraushtarakve:

- Nga je?

(Hic pergjigje)

- Nga je?

Nothing...

- More ty po te them, nga je?

-... ehm... e them po mo ma merr per mburrje....

- Pse mo, nga je?

(Me koken menjane, i skuq pri modestise, me peshperime sa kapterri mezi e degjoi): Nga Fshahhh...hhhhti me tri germa...

 

Emo, lexo c'kendon Himara per Neperken

Dola në udhë e të prita
Moj nëpërka pika pika
Atje ku shkoje përdita
Moj nëpërka pika pika

Ndenja në portë e te prita
moj nëpërka pika pika
Ndenja në portë e te prita
moj nëpërka pika pika

Të prita mike të prita
moj nëpërka pika pika
Të prita mike të prita
moj nëpërka pika pika

Ti nuk erdhe unë ika
moj nëpërka pika pika
Ti nuk erdhe unë ika
moj nëpërka pika pika

Atë ditë qysh e ngrysa
moj nëpërka pika pika
Atë ditë qysh e ngrysa
moj nëpërka pika pika

Qysh e ngrysa atë ditë
moj nëpërka pika pika
Qysh e ngrysa atë ditë
moj nëpërka pika pika

Duke qarë e fshirë sytë
moj nëpërka pika pika
Duke qarë e fshirë sytë
moj nëpërka pika pika

Ti mos qaj o yll o dritë
moj nëpërka pika pika
Ti mos qaj o yll o dritë
moj nëpërka pika pika

Se do të prishen sytë
moj nëpërka pika pika
Se do të prishen sytë
moj nëpërka pika pika
 

Flm, belle!

ps himara ka (pasur) nje grup pleqsh qe knojn shtrut... ata te vrasin mer! Te vrasin. "Te mysin me bukuri".

PS mo bukur se Bert Tafani (belle, kjo ishte per inot t'njones   smiley  )...

O ne te marca moj manushaqe

sdua doktor e ilace

Himn kenga , simfoni e 8-te melodiasmiley

 

Ah, s'isha rrotull (i xanun mer... smiley  )...

Belle, te Lirikat goce, shume i ke vonu biles... s'osht kong lezhiane, po prap sikur i ka ca vlera...  smiley    smiley 

Spiritus, kur bonim zborin ne shkolle, kishim ca leber ne, dhe ata, e di ti, sa beheshin 3 veta or more, e fillonin "zanatin". Ket kong e kishin me shume pasion. Vargun "kerkon nje vit e ca hene" e thonin "Kerkon nje vit e ca muaj"... PO eshte gur i cmuar. Ksaj s'kan c'i bojn gjithe globalistet dhe kozmopolitaQet e dynjase. Si tha njoni per uren e Qabese: me i sigurt konstrukti, se ura e hekurt e bruklinit...

PS: Emo, lexova me lart qe s'i ke lexuar komentet.  Atyre marrjeve dhe dhenieve te peshqeve, hiqu vizen e mos i lexo, por ka plot materiale me siguri teper te larte "konstrukti" smiley.

Dhe meqe ra fjala, nga anet e tua keni kenge apo vetem me labet mbani shpirtin gjalle? smiley

Ajo e Qabese eshte margaritar, ha buk vec. Ai patrioti yt rahmet paste e ka qare fare. Po edhe J.Mici ke filimi Gjenerali-versioni francez i ka dhene vulen. E degjova para tre netesh ne Top show  nga grupi Skraparit ate melodi por me tekstin Memedheu. EEE mbledhur gjith ai pikellim ne ate kenge.

Po D.Zykoja se s po i kujtoja emrin...(Zyko kamberi me vinte ne mendjesmiley

Paska fillu prap ahengu ktu ee smiley

Tushe, na duhet pak doze e tille here pas here se helbete, njerez jemi, kemi tru, por dhe zemer.  Na duhet t'i ushqejme te dyja.

Po nuk thashe gjo mi nuk thashe gjo.

I ro robi t'gjitha. Ene une e du ahengun smiley

Yep. Ja një për Tushen.

 

Iku dimri, erdhi vera,
erdh behari, çeli ferra,
borziloku e trëndafili,
mbani vesh ç’thotë bilbili:
Erdhi vera çeli molla
me shëndet robat e holla!

Pse s’këndon, ti murga qyqe,
pse s’këndon?
Kur të vij’ koha e verës,
kur të mbushet mali gjethe,
mali gjethe, fusha lule,
fusha lule,  fshati trima,
fshati trima, lumi nuse,
lumi nuse, sheshi çupa,
ahere do këndonj unë.

Jul, ke naj link per kete kengen apo osht thesar i mbetur ne sëndukun e nënës? smiley

rrofsh rrofsh,

Po ku ishte tushja ktu mrena ?

shiii shii dreqi .

Sme vajti menja ktu.

Jo vallai nuk knoj. Ca te knume me, une as per te qesh nuk qesh biles. Mos shif llapen perjashta ke peshku ti, se ajo oshte pa leke smiley

Kjo për Mondën, ftesë për t'i rënë tamburasë. smiley

Kutia me trëndelinë,
Ana ime, moj (pas ç’do vargu)
e harrova te burimi,
prita, prita gjer në darkë,
Të dëgjoja tamburatë.
Ç`ke moj tambura që s`bie,
mos je prerë ndënë hije?   

Bob Dylan, ai qafiri na paska vjedhe tamburen dhe s'na ka dhene copyright smiley

Ouch! this gotta hurt....  smiley   bob vjeLLajduti....

Ska gajle moj ti erë trëndafili,

se për ty këndon bilbili.

Të më bën Zoti dhe mua,
Një bilbil gjë tjetër s’dua;
Të kesha fjalët e tua,
Të këndoja ku të dua
Ku të më pëlqente mua;
A në pemë a ne krua,
A në baçe me limua,
Përkundrejt shtëpivet tua,
O lesh-zeza* gjer në thua,
Dije mirë që të dua.

 

* duhet të jemi politically correct mbi të gjitha. smiley

Se harrova t'i ktheja xhevap ketij bilbilit smiley

Bilbili ne mal kendon moj
zemeren ma merr
Vasha ne bacen e madhe
lotet po i derdh
Qante vasha per bilbil-o
per nje palo zog
Qe kendonte kaq-e mire
sa s’e duroj dot
I qepet prapa ta zere
dy fjale t’i thote
Sec e qerton ajo meme
psheretin me lot

E pra se për pak e bëra proçkën unë:

" E po do marr sharrën shokë,
do sharroj selvinë,
thëllëzë moj, gushëbardhë moj
pse s'me flet me gojë eeeee"

 

p.s për faqkat:

 Moj se c'te bie ere floku,
moj si ne vere moj, borziloku,
aman sec te bie moj ere faqja,
si ne pranvere moj manushaqja,

Moj te keqen moj te flokut e,
aman ere e borzilokut eee,
moj te keqen moj te faqes eee
aman ere e manushaqes, eee"

Per leshrat smiley

Vrapoja dhente ne tende, ne nome
qente leh'n e mor'n shullene moj mike
derdhur leshrat trendeline
shkon e vjen c'ma poqe syne moj moj mike
c'me gjeti mua te zine
afer e kam vene ziline
mos i fry zjarrit dhe tine
Shtate nure kur shkon tutje,ti mike
kur mi tund ato dy supe moj moj mike
fustanbardha pale-pale
te kap e me shket si ngjale, moj moj mike
Zjarri qe pervelon vale,
do ta bej tamam si djale
flaka moj ne maje t'i dale.
U dogja vashe nga zjarri sic e sheh
do ta pres rutine e barit
kur shkon ti zbardhon shulleri
mesin e holle si peri
Do t'te marr moj gjeraqine
te me zbukurosh shtepine,
do vish nuse ne Delvine.

Oh, ça të kam gjet! Më këputi kjo perla mua:

Çu mbush vendi xincërrfile si cicërrimat në pyje,
ajo moj që këngët mi zgjoi, fillonjë mbi shoqet shkoi.
Xincërrfile moj xincërrfile, ç'bukuri që ke mbi krye,
ylberin hedhur mbi supe, buzë moj lule ç'më këpute.

Baluket mbi ballin stisur ti merr veriu ne leme,
gërshetat, ballit qëndisur,mos i ke ngjyer në hënë?
Xincërrfile moj xincërrfile, ç'bukuri që ke mbi krye,
ylberin hedhur mbi supe, buzë moj lule ç'më këpute.

Të dëgjoja kur ja merrje këngës me shoqet e tua,
n'ato net' t'ëmbla vere, s'të shkonte kënga pa mua.
Xincërrfile moj xincërrfile, ç'bukuri që ke mbi krye,
ylberin hedhur mbi supe buzë moj lule ç'më këpute."

 

Ato vargjet me bold janë... spo gjej dot fjalët...Ta këpusin shpirtin fare, kur them unë që këto shkruhen në zemër. smiley

 

 

 Kjo eshte kenga ime. 

Aurela Gace: Cinxerfile

Kur vajta vjet ne Shqiperi, e kisha bere me plan qe sa t'u afroheshim kodrave per ne Vlore, ku nga to sheh avlline e parajses, do vija kete kenge ne Ipod ndersa hynim ne Vlore.  

Jo u keputa, por .... sic me tha (qe me duket ta kam thene) vellai "qave me shume per Vloren se per ne" smiley

Xincërfile, u just earned a new nickname. :x" id="smilie_17" src="http://forumishqiptar.net/images/smilies/6.gif" style="cursor: pointer;" />

 

PS: per peshqit.

Nje ide, mund te hapim nje teme tjeter (meqe me lart eshte diskutuar per Qabene) ne te cilen te vihen kenge te folklorit me motive te tjera (pervec asaj te dashnive te ndezura lol) qe te mos behen corbe elementet e gures popullore smiley.

Si thoni?

Ktu mungojnë vetëm mezetë dhe rakia se kënga po jehon gjer këtu në Hamerrikë smiley

Monda, ndonjë këngë me çifteli ke zotrote apo vetëm labçe? Jo për gjë, po do i mbesë hatëri gjysmës tjetër të prejardhjes tënde smiley

O kokrra dembeli qe jeni smiley.

Po i kam sjelle me lart o njerez.  Me cifteli e tupane smiley.  Mire emua qe s'kish turp e tha qe s'ua kam varur komenteve.  Po ene ti gonxhe? smiley

Po jo moj xhan se te kam ndjekur qe nga fillimi, por kam vene re me shume kenge nga jugu. Te terheq gjaku lab me shume andaj smiley

p.s. ç'gonxhe zeza smiley

Aa tani e gjeta. Levizi lumi nga shtrati (Benca) : Ku po shkon kaq e nxituar /moj gelqere e pashuar- eshte jashte shtratit natyror burimor te kenges labe .Vete kenga eshte nga keto sajesat dhe me nota thumbuese. Golik bencori  gjithsesi eshte nje ze i paperseritshem.

eshte i MADH! une dy leber tipik kom pa: ket dhe Birce Haskon!

Monda:

nga anet e tua keni kenge apo vetem me labet mbani shpirtin gjalle?

Do te pergjigjem me folklor Skrapari te mbledhur nga Perparim Hysi.

Nuk dilet me të menduar

Nuk i dilet djalë,
Hiç me të menduar,
Si të jetë e thënë,
Si të jetë e shkruar,
Djalë mos më rri,
Si i leqendisur,
Xhamadan me lule,
Me kopsa kopsitur,
Të erdha një natë,
Sa shumë më ke pritur,
Me cicat e tua, moj,
Ti më ke gostitur.
Pa dëgjo, bandill,
Ti, o mor, buzëplasur,
Mos më hajde ditën,
Po më hajde natën,
Se na shohin burrat,
Dhe pastaj na vrasin.
Le t’na vrasin e t’na presin
Ne të dy bashkë do vdesim.

(Mbledhur nga P. Hysi)

He de bravo smiley

Dola nje dite nga mali
neper vape o rrenjedali

Poqa mikene tek zalli
neper vape rrenjedali

Dic i kerkova s'ma fali
neper vape rrenjedali

Me tha tutje nga behari
neper vape rrenjedali

Nga gushti nga ollonari
neper vape rrenjedali...

 

PS: Tushe, ku penxheret? smiley

Ku-ku kjo kolla

Ku-ku kjo kolla, që të paska zënë,
Ta këputi shpirtin, mos i qoftë thënë,
Iktë nga zotrote, shkoftë tek jot ëmë,
Të këputi shpirtin, mos i qoftë thënë.
Ç’e more plevitën, kur dole në lëmë,
Dhe të mori shpirtin, mos i qoft thënë,
A i pive barërat që të solla mbrëmë,
Se të mori shpirtin, mos i qoft thënë.

(Mblodhi P. Hysi)

Kur mbushje uje ne gurre
Drulle moj leshverdhadrulle
ca lanje ca mbushje uje
ca qanje me lot si une
Pse s’e lan linjene kurre
te njihesh qe je pa burre
Pse s’e lan linjene fare
Drulle moj leskoviqare
te njihesh qe je beqare
Drulle moj leskoviqare

Kur vadisje borzilokun

Kur vadisje borziloknë,
T’u lag fundi i dollomasë,
Mos puno me mëndjen tënde,
Se bën qejfin e dynjasë.
Fryjti një veri nga deti,
Luajti qoshet e barabasë,
Mos puno me mëndjen tënde,
Se bën qejfin e dynjasë,
Ç’i hipa pelës dorie,
Dola sipër në një qafë,
Mos puno me mëndjen tënde,
Se bën qejfin e dynjasë.   smiley 

(z. Hysi, si gjithnji)

Keto marrjet dhe pritjet po me kenaqin smiley

Nje vashe ketej nga fundi
tre sahat vallen c’e tundi
Gushebardha si pellumbi
e heq vallen rende-rende
gershetat gjashte pellembe
i varen, i shkel me kembe
Pa dil-dil neser ne shkalle
moj syzez’e vetullngjale
Pa dil-dil neser te porta
Mos degjo se c’thone bota
-Po te dal neser te dera
nisin avaze te tjera
S’me lene te dal te porta
se m’i puthin faqet bota  smiley

 

Nuk qeshe around, monde. There ju go:

Salushe

Salushe, moj Salushe
Një okë e gjysëm baluke!
Një okë e gjysëm në kandar,
Ja më merr, ja të marrë.
Një okë e gjysëm e pesëdhjetë,
Ja më merr ja të vij vetë,
Ti jetim e unë jetime,
Jemi rritur me thërrime.
Ti je çupë e unë jam djalë,
Hajde marrim ca ditë mal,
Le të dalë ku të dalë,
Lumi a deti të na marrë.

(by Hysi)

Your turn  smiley 

Mos e zer ne goje lumin se do te te bej me endrra smiley

Vito mu bere ne gjume,
aman moj Vito
Sikur u mbyte ne lume
Prapa ty rashe edhe une
se te desha kaq shume
sa s’duroja dot ne gjume
Sa te zura s’lashe gur-e
te percolla gjer ne udhe
prisha katandi e pune
per ty o bejka nder udhe
Me trete Vito me trete
me bere si lule gjeshtre

Me Vito e? Not fair, se Skrapari nuk ka nxjere Vitori t'u befte nena. Ama, ka si kjo (mbledhes z. Hysi):

Moj syzezë, vetullzezë

Moj syzezë, vetullzezë
Ke tri vjet pa hequr brezë
Si ta heq, me kë të fle?
Ti tët bir aty s’e ke.
Dal, moj nuse, dal, moj bijë
I dërgojmë haber t’na vijë
Hesht, moj nënë, o moj dosare
Se dëgjon e s’na vjen fare.
Po nuk erdhi për motmot
Do mbledh shoqet, të qaj me lotë
Dhe në ardhtë për 6 muaj
Do të qesh, me të do luaj.
Dhe në erdhi për dy javë
Do shkoj të kuq e të bardhë
Në erdhi për tri ditë
Do të dalë, ta dorovit.
T’ia nxjerrë cicat në shamitë
Le t’i puthi, t’i kafshoj
Edhe mua të më pushtojë
Le të bëj çfarë të dojë.
 

C'i ka kenduar populli ketyre "si-ve" smiley

Zogës, njomeshtirë moj,
Shpirtke seç me yshte;
Kur te hapa kra-moj kraharorin,
gjeta qumësht dallendyshe.

Dy sisët e tua moj,
Si dy ve(z&eumlsmiley pellumbi;
Po ti ve nënë koke moooj,
Të më zërë gjumi.

Yep!  smiley  

Lark stranicat

Lark e lark, moj nënë, m’i vërë stranicat
Kur të vijë bandilli, të lozi me cicat
O more bandill, të paça sa malet
Unë jam sëmurë dhe ti më kërkon faqet
O more bandill, më të rënçin mishrat
Unë jam sëmurë e më kërkoke cicat
O more bandill, më të zënçin ethet
Unë jam zaif e më kërkon bejtet.

Se mos vetem si-ve smiley

Anës lumit bie flë
vjen një zogëz e më ngrë
- Ngreu, o trim, të keqenë
se vallë piqemi më?!
- Piqemi, pse s'piqemi
te kroi nënë mulli
unë në udhë, ti nën udhë
qasu të të puth në buzë!
Nën udhë kur piqemi,
piqemi e puthemi
si baruti digjemi

Anes lumenjve te Nolit gjithe kjo mesele.  Po ku kish mendje per t'u lare ki popull!  E kish mendjen per pjekje e djegje smiley

Ç’e lashë rakinë

Ç’e lashë rakinë edhe zura verën
Dermani të bënet për mua të mjerin*
Se rashë pas teje dhe më mbylle derën
Do ta pi rakinë, sa të përvëlonem
Do të rri beqar dhe nuk do martonem
Do të dal hajdut, dhe do ngjesh revolen
Beqar do të rri, hiç nuk do martonem.
Në vap të korrikut digjem, përvëlonem
Në qebap kafeje dridhem-rrotullonem.

(mblodhi P. Hysi)

Ke dalë në sofat të kishës

Ke dalë e më rri në sofat të kishës,
Më e bardhë zotrote nga jakë e këmishës,
Ke dalë e më rri në sofat të portës,
Ç’m'i çanje bajamet me pëllëmbë të dorës,
Muhabet bëje me çunat e botës.

Pikën e ballit

O pikën e ballit ta ka zënë hija,
Rritu, moj bajame, se ta shkoj selvija
Ç’t'u rritën gërshetat sa s’ti nxë shamia
Rritu, moj bajame, se ta shkoj selvia
Të kanë bërë magji dhe s’të rrojnë fëmija
Rritu, moj bajame, se ta shkojë selvia
Këpucët me qafa, çorapet me vija
Rritu, moj bajame, se ta shkojë selvia.

(Mbledhur nga P. Hysi)

Kur vadisje borzilokne-Ose kur -lagshe fesligenin....Ju skraparlinjte ose jeni shume ,ose jeni shume aktive.....Gjithkund gjindeni...si mardanozi.... smiley

katunaria jane te shtum shume oj zane smiley

smiley

 

Po Cen ke te drejte...me sa duket i futa nji motiv italisht ...keta kane mardanozin,majdanozin, prezzemolo.... smileyAju kujjtohet Afroviti  me Chopin... smiley

Ne respekt te atij qe nuk i permendet emri ne shumicen e vargezimeve te kenges Labe.....Ja si e ftuan Peshqit per te kenduar "nje valle me kenge"...dhe ai pranoi dhe ja ...por me nje kusht tha ...Te ma mbani!!!! smiley

Te jeshe moj te jeshe .....( peshqit ne kor ja mbajne)

Te jeshe dot murtaje....... ( peshqit vazhdojne t'ja mbajne)

Dije U se c'do te haje...... ( vazhdojne peshqit gjith gaz e hare

Shale gush e sise me maje.....( peshkat u skuqen dhe qeshen).

PS 23 mund ta pelqesh Findlej nga perkthimi i Agollit ....por eshte nje lirike e me karakteristika " Devolliu "( e ashper )...Shko gjej Poradecin dhe do lexosh nje lirike me vale Liqeri ( nga ato qe perplasen ne breg embel) . Do gjesh nje Findlej jashtezakonisht TJETER !

 

Tate du fuston

 

Tate du fuston
Ta ble tata për bajrom
Tate tate du

fuston
Ta ble tata për bajrom

Balonë tauke balonë tabake
Do morim satën e shkojm n'Laprak-e
Balonë

tauke, balonë i rond
Do morim satën nëpër Tironë

Tate du fuston
Ta ble tata për bajrom
Tate tate du

fuston
Ta ble tata për bajrom

Tate du këpucë
Ti ble tata me majucë

Balonë tabake, balonë tauke

E morim satën e shkojmë n'Sauk-e
Balonë tauke, balonë tabake
E morim satën e shkojmë n'Shijak-e

Tate du

këpucë
Ti ble tata me majucë
Tate tate du këpucë
Ti ble tata me majucë

Tate du kapele
Ta ble tata me

kordele
Tate tate du kapele
Ta ble tata per dit' djele

Ti ble tata ty të gjitha
Që të jesh ti më e mira

Me kapele, me fustona
Ti ble tata nesër mroma

Po vazhdoj ketu me poshte emo, se lart u be terkuz e litar smiley. E lame ketu:

Ç’e lashë rakinë

Ç’e lashë rakinë edhe zura verën
Dermani të bënet për mua të mjerin*
Se rashë pas teje dhe më mbylle derën
Do ta pi rakinë, sa të përvëlonem
Do të rri beqar dhe nuk do martonem
Do të dal hajdut, dhe do ngjesh revolen
Beqar do të rri, hiç nuk do martonem.
Në vap të korrikut digjem, përvëlonem
Në qebap kafeje dridhem-rrotullonem.

Mire per vete mbete beqar, po c'ke qe mallkon dynjane? smiley

Fryn veriu ne Mal te Thate,
thote vasha: - Lele, ngriva!
- Duro, vashe te durojme,
si duron mali debore.
Ne te shtenca dot ne dore,
do te shtryth si shuk debore.
Ti, moj vajza zenevishe,
as u marto, se m'u prishe,
te shkoj lezeti qe kishe.
Ti, moj vajza rrumbullake,
as u marto, se m'u mplake,
te shkoj lezeti qe pate.

Seç më the një llaf

Seç më the një llaf
Dhe m’u duk i ëmbël
Ma ke me të drejtë
Apo me të shtrëmbër.
Nuk e di i varfëri
Në e ke me zëmër
Ma ke me të drejtë
Apo me të shtrëmbër
O more bandill
O more buzëplasur
Mos më hajde ditën
Po më hajde natën.
Se na shohin burrat
Pastaj do na vrasin.

(Mlodhi P. Hysi)

PS E di ate anektoden "Me tha nje llaf qe me kputi shpirtin"   smiley  )

Emo, e fundit per sonte se ka filluar "Under the Toscan Sun" dhe dua ta shikoj per te 100-here lol.  Mbase mpleksemi midis reklamave smiley

Pse je verdhur je bere ftua
o djale more
nga ato nazet e tua
vashe moj trendafile.
Pse s'martohesh te gjesh grua
o djale more.
Se nuk gjej ashtu sic dua
vashe moj lule.
Vra tim zot e merrme mua
o djale more.

  smiley

PS: (ma thuj ate anekdoten te veshi)

Na knoqet me kto perla

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).