Alisa perse e mbylle temen Baballare dhe Xhaxhallare ?

Alisa

Perse e mbylle debatin tek Baballare dhe Xhaxhallare.

Ti mund te thuash se u be debat personal Une them aspak. Kemi pare debate ne tema te tjera shume me keq se kaq. Fakti eshte mendoj se une ai shkrim qe ju gabimisht e late te kalonte tek peshku hapi plagen  e ndasise nderfetare ne shqiperi  qe ne shqiptaret mundohemi ta mbulojme, duke i vene siper parrullat atdhetare te bashkjeteses  se "shkelqyer" nderfetare ne shqiperi. Parrule qe ka pasur dikur nje te veretete te pa mohushme por qe sot me hapjen e shqiperise, me teorite moderniste globaliste te njeriut te planetit toke, me humbjen e ndjenjes kombetare tek te rinjte si dhe me shtimin e presionit nga jashte te institucioneve fetare, feja ka dale mbi Shqiperine/kombin dhe sot jemi ne fazen ku qelizat qe  mbijetuan prej kohes  se andarteve greke dhe dumbabiste Haxhi Qamiliste po ringjallen.

Mire do te jete qe keto artikuj qe tregojne kete levizje te lire te ketyre qelizave ose te mos sillen fare ose po te sillen te lihen te debatohen deri ne fund. Plagen po e preke ose mjekohe ose me mire mos e prek fare. Keshtu si beni ju vec i shtoni infeksionin dhe dhimbjet kesaj plage

Kur dikur kam permendur ceshtjen e feve dhe rolin e tyre ne ceshtjen Shqitpare ( sic jane ato te Janullatosit, Konferences Islamike apo rolin e Berishes ne percarjen fetare ne shqiperi) disa miq te mi me jane hedhur ne gryke duke me akuzuar se une krijoj insinuate te kota qe nuk egzistojne. Debatet tek Baballare dhe Xhaxhallare treguan mire se kjo nuk eshte aspak e kote

Ne ato debate une pashe

1. Disa qe kujtojne se shqiptaret pa orthodokset do te jene me mire se me ta. Harojne keta se orthodokstet ( edhe ata vllehe) jane po aq shqitpare sa edhe shqiptaret muslimane , harojne se keshtu i hedhin orthodokset ( perfshi ketu edhe Vllahet) ne krahet e armiqeve tane shovinisteve greke qe thone se orthodokset shqiptare ( perfshi edhe vllehet) po persekutohen nga muslimanet. Lexo Whisper ta kuptosh kete persekutim

2. Disa qe mendojne se shqiptaret pa muslimanet do te jene me mire  se me ta. Harojne se pa shqiptaret muslimane nuk ka shqiperi dhe keshtu duhet qe te mirat e shqiperise te jene te perbashketa per tere shqiptaret, harojne se keshtu i bejne muslimanet ose te ndrojne fene qe te duhen nga te tjeret ose i hedhin ne krahet e ekstremeve qe mezi presin nje gje te tille

3. Disa qe  mendojne se shqiptaret jane me mire pa mitet kombetare sepse sipas tyre keto mite sjellin ndarjen e shqiptareve por nuk thone azgje per mitet fetare. Sipas tyre mitet kombetare duhen zevendesuar me mitet fetare deri sa kerkojne zhdukjen e miteve kombetare ne emer te miteve fetare

4. Disa qe u tremben ketyre temave dhe shpejt nxjerin parrullen " shkrimi ishte pacavure" ( qe vertet ishte i tille por jo per arsyen qe ata e thone)

5. Dhe se fundi admin qe ju shpetoj ky shkrim dhe shpejt e mbyllin ne karantine duke haruar se tashme mikrobi ka mare dhene dhe eshte e kote mbyllja

Po e mbyll duke ju thene se ajo qe do te na shpetoj nga ky mikrob, ajo qe do ti bej qelizat e luftes nder fetare ne shqiperi te mos zhvillohen ( ato nuk zhduken por te pakten nuk duhen lene te zhvillohen) jane mitet kombetare. eshte edukimi yne ne radhe ten pare dhe i mases me pas me parullen

Feja e shqiptarit eshte shqiptaria

1 Komente

Sic mund ta kesh vene re edhe nga pergjigjet qe iu dhane atij shkrimi, pervec dy tre kokrrave (si ne cdo rast) qendrimi i peshqve ishte kunder percarjeve etnike, kunder ksenofobise. Tema u mbyll sepse peshku nuk i ka borxh askujt qe te behet platforme e percarjes nder shqiptaret, as fushe-beteje per perplasje personale.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).