Albtelekomi dhe lidhja DSL

Me ne fund te shtepise u bene mbare te marrin internet por dua te di ne mund te lidh 2 kompjutera ne te njejten kohe?
Modemi kur shkoj te 192.168.x.x thote "DSL Modem" por nuk e di modelin ose emrin e perdoruesit ose fjalekalimin.

Me duhet nje hub/switch apo router? Kur te shkoj veres do I sjell nje router po deri atehere cfare sugjeroni?

25 Komente

Per te lidh me shume se 1 komp duhet nje modem qe te jete dhe router dhe duhet te kete me shume se 1 porte per kabllin e komp tjeter. Ne rast se eshte vetem modem atehere i duhet shtuar nje router (wireless nese distanca mes kompjuterave eshte e madhe) dhe i duhet bere konfigurimi.

Pata (dhe kam) nje eksperience te keqe me Albtelekomin dhe linjen e tyre.

Se pari, kjo seria e fundit e modemave ka probleme, sic ma sqaroi nje inxh. i AT-se. Te pakten ne qytetin tim (por nje rast me qelloi dhe ne Tirane) duhej qe cdo klienti t'i konfigurohej modemi ndryshe nga sic vjen nga fabrika, default, dhe qe presupozohej te punonte sapo te beheshin lidhjet e rregullta me splitter-in dhe me kompjuterin. Pra te shkonin shtepi me shtepi dhe te benin konfigurimin e nevojshem, gje te cilen tekniku ma tha hapurazi qe nuk kane si e bejne sepse nuk ja dalin dot.

Modemi i fundit i AT-se nuk arrinte ta mbante lidhjen e internetit dhe shkeputej cdo 6-7 min. Modemi eshte i markes ZTE (kinez) dhe perfshin nje router mbeshtetur mbi Linux. Ka vetem nje porte LAN, pra mund te lidhesh vetem nje kompjuter apo pajisje tjeter me te.

Nese atyre te shtepise, Genti, u shkeputet shpesh linja (shpresoj jo), duhet bere nje ndryshim ne llojin e lidhjes brenda modem-it. Kete mund te ta sqaroj me vone nese duhet.

Sa i perket hyrjes ne panelin e konfigurimit te modem/router-it (192.168.1.1) username/password jane admin/admin.

Do te keshilloja t'i blije nje pajisje adsl2+ modem qe ka dhe router wireless brenda (zakonisht vijne me 4 porta LAN) keshtu shpeton dhe kur ke laptop apo telefon wi-fi neper shtepi.

por mund te perdoresh nje kompjuter si ure per te lidhur edhe kompjutera te tjere.

nese te dy jane wireless, te dy kompjuterat mund te lidhen ne internet pa perdorur asnje kabell mes tyre. nese vetem njeri eshte wireless, atehere kompjuterat duhen lidhur me kabell. nuk eshte procedure e veshtire dhe gjithkush mund ta beje pa thirrur teknik ne shtepi.

Zotrules,

A ka mundesi te ma sqarosh me mire kete qe po thua se me intereson edhe mua qe njekohesisht 2 komputera te kene akses ne internet. Njeri nga kompiuterat eshte lap-top dhe wireless. Une kam nje modem vetem me nje dalje LAN dhe ISP me jep 512 kb/sek ne download-im dhe rreth 250 kb/sek ne upload-im.

 

Thanks in advance

duhen ca detaje te tjera.

Kompjuterin qe lidh me modemin, e lidh me kabell LAN? (se ka dhe me USB, e une nuk i di si i kane modemet shqiptaret) supozojme se i lidh me LAN.

Qe te lidhesh dhe laptopin, te duhet nje pershtates wireless per laptopin. Sepse supozoj, nga pervoja, qe desktopi qe lidhet me modemin, ka vetem nje porte LAN (shumica e kane ashtu, vetem nese eshte server) Nese lidhet me USB, atehere nje kabell LAN mjafton per t'i lidhur te dy kompjuterat me internet, perndryshe, e vetmja mundesi eshte nje port replicator, ose wireless adaptor (qe do ishte me i miri ne rastin tend, qe te mos te te ngjante shtepia si internet kafe smiley&nbspsmiley

Wireless adaptor, ne kete rast do te sherbente si porte per te krijuar uren midis dy kompjuterave, dhe laptopin do te mund ta furnizoje me internet nepermjet desktopit me porte wireless.

Tani me duhet dhe sistemi qe po perdor. 

Windows XP eshte me i thjeshti. Vista ka ca security protocols qe te "sajne çumen" fare dhe do te te duhet te manipulosh "ownership" aty qe te kesh akses te plote e qe te mos komplikohet puna.

Ne fillim lidh desktopin ne internet, dhe ne system tray, del nje ikone me dy kompjutera bojeqielli qe tregon qe kompjuteri eshte lidhur ne internet (ose te pakten me modemin). Te keto ikonat, shtyp me butonin e djathte te mausit, dhe shtyp "properties" (po e pate italisht, zot' i madh... opcioni i fundit qe del ne listen e context menu, proprieta`, opzioni? - dicka e tille) [context menu=menuja {e shpejte} qe hapet kur shtyp me butonin e djathte mbi dicka]

Te ato opcionet do besh "share internet connection". ka disa opcione me te avancuar aty, qe do zgjedhesh se cilen lidhje do te ndash, dhe cilen lidhje do perdoresh midis dy kompjuterave. Ka dhe nje opcion tjeter, qe duhet te klikosh dhe te zgjedhesh te gjitha protokollet qe te duhen per internet ne laptop. (tcp, imap etj.)

 

e une nuk i di si i kane modemet shqiptaret

smiley

smiley

Respekte per sqarimin e detajuar.

Po sma ha menja se do kuptoje gje Berberi se o i trashe. Ai me duket ka hall me e marre laptopin n'krevat, se i fle gruja heret smiley

Une per vete e kam zgjidh me nji ruter wireless direkt te lidh me modemin ADSL qe me jep firma qe duket se eshte po ajo firme ku  merr dhe berberi smiley

Ene jam rahat, internet per te tereee, 10 mije leke muaji dhe no setup fee e kam per kojshijte smiley

 

Zotrules,

Faleminderit per mundimin dhe shpjegimet. Nga sa kuptova (jom pak i trashe se keshtu me thote ene gruja) me duhet te bleje nje wireless adaptor te cilin ta fus tek desktopi. Gjithashtu edhe interneti nepermjet kabllit LAN do e fus tek desktopi. Desktopi ka sistemin window XP ndersa laptopi widows vista.

Kom edhe nje zgjidhje tjeter por eshte me e veshtire. Te bohem komshi me Nexhin dhe ta mor free of charge!smiley me llape perjashta!

Desktop me XP dhe laptopi me vista, eshte shume mire. Normalisht, nuk duhet te kesh fare probleme, e as komplikime.

wireless adaptor, e lidh me desktopin...

Megjithate, nuk e kuptoj cfare problemi ka te marresh nje wireless router e ta kesh per gjithe shtepine? i fut nje password dhe e perdor vetem shtepia jote.

nuk te le albtelekomi ta besh me ashtu routeri?

Pershendetje Peshq

Dua te instaloj wireless tek lokali i familjes sime. Cilen kompani me keshilloni ?

Do ta vleresoja shume mendimin tuaj smiley

Po vendose ta besh me Abissnetin, thuaji atyre qe kabllin e gjen vete dhe hajde merr kabllin qe me instaluan mua dhe qe vetem 2 muaj e perdora sepse pastaj e prisha kontraten ngaqe sherbimi ishte me i keq sec mund ti shkoje njeriu nepermend. smiley 

Me albtelecomin e kam tani dhe eshte shume ok.

Kompanite shqiptare jane te gjitha merre me leng se mishi mbaroi.

Pika 1 :

Nqs ke njohje tek ndonje kompani, me mire shko aty. Me njohje ke suport me te mire dhe naihere te leshojne me shume bandwith sesa paguan po jua desh qejfi smiley

Pika 2 :

Varet nga zona ku ke lokalin. Jo te gjitha kompanite arrijne gjithkund.

Pika 3 :

Pyet perqark (ose dhe ne zona te tjera nese ske perqark) nese ka lokale te tjera me ate sherbim dhe merr nai feedback per cilesine e sherbimit dhe se nga kush kompani jane me te kenaqur.

Pika 4 :

Une per vete sdo shkoja me Abissnet (dhe jo sepse sme pelqen edi rama ee smiley por dyshoj shume per korrektesen ne marredhenien me klientin) Albelekomi nuk eshte keq, por ska suport. Mund te provosh AlbaniaOnline (alias Primo) ose Abcom ose kedo qe te te sugjerojne kliente te tjere te kenaqur nga sherbimi smiley

Pika 5 :

Ti shtofte klientet virelesi , se ne buken e marrim me liste, por kafen se leme pa pire , dhe iPhone-in pa e blere smiley

 

1. Po mendoj por nuk me vjen ne mendje asnje (flas per te njohur qe punojne ane kete fushe)

2.Lokali ndodhet prane ish ekspozites " Shqiperia sot"  keshtu qe me duket se te gjitha kompanite e mbulojne

3. Deri tani sygjerime me kane ardhur per Albtelekomin por me duket e komplikuar sepse duhet te instaloj internetin duke marre nr, dhe pastaj te belj nje modem wireless  vete i cili do te ofronte kete sherbim. Ky proces merr te pakten 2 jave dhe ne "korrektesen " tradicionale shqiptare kam frike se dy javet do behen 2  muaj smiley

4. Abissnet nuk ma mbushi mendjen. Kjo sepse kerkonin 120 € vetem per instalimin dhe njekohesisht kyr i pyeta se a demshperblehemi kur ka probleme sherbimi pergjigja ishte: me ditet qe ka probleme do tu shtohen dite falas smiley

5. Wireless do me ndihmonte dhe mua personalisht qe te punoja dhe nga lokali dhe te isha me e pranishme atje smiley  dhe te terhiqja nje klientele pak me cilesore mbase smiley

mos i hyre demshperblimeve, se sdel gje me ate muhabet.

Po more Albtelekomin, do ti blesh vete ato gjerat sigurisht, dhe duhet te paguash ndonje lek te vockel qe te ti vene ne pune. Dhe te duhet ndonje çerr per ti bere keto pune, dhe ta gjejme ndonje po deshe smiley  

Por mos prit (te pakten per momentin) marredhenie te personalizuar me Albtelekomin, dmth qe kur ske sherbim ti, ata ta vene ujin ne zjarr. Kurse kompanite e tjera jane nje cike me ndryshe. Mund ti biesh telefonit dhe ne 12 te nates kur ske sherbim.

Ate marifetin me telekomin mund ta besh dhe me kompanite, pra ta marresh internetin si cdokush, pa setup fee, se kshu jane ofertat e fundit, dhe te vijosh duke ble vete modemin wireless etj.

Whatever you wish smiley

me mire Albtelekom se eshte shume lire dhe shume i besushem, une flas nga eksperienca, kam nderruar 4 kompani der tani, i dyti vjen ABcom po puna eshte qe me albtelekom per 12000lek ne muaj merr 2 megabit me ipstatike (dmth e mban vet faqen e lokalit smiley ose per 6000lek merr 1 megabit qe edhe klienti te kenaqet se i hapet interneti shpejt.

Keshille: mos u ngatarro me Abissnet se do ti cosh leket dem!

Albtelekom shume i lire? :/ I besueshem mund te jem dakord, se eshte "dora e pare", qe e shperndan linjen dhe tek kompanite e tjera (pervec ABCom me duket, qe e merr nga Mali i Zi).

Se dyti, s'jam aspak dakord kur i keshillon te mbaje vete webfaqen e lokalit, kjo eshte e kushtueshme (do hardware dhe "krah pune&quotsmiley dhe aspak e qendrueshme sa i perket sigurise/energjise elektrike...etj etj. Per kete kane lindur kompanite e hostimit...

Se fundi, 1Mbs e AlbTelekomit eshte mese e mjaftueshme per klientet qe shpresoj nuk do ta perdorin per shkarkime te medha, apo P2P. Nese po, mund te rregullohet shume mire bllokimi i ca portave ne router.

Un kam  2 vjet me Abissnet dhe cdo gje esht ok

Shpejtersia super. per 1 or daunlodoj cdo film nga rapidshare. Pagesa 19 Euro. SHoh qe shpesh bejne dhe oferta per instaim falas.

more po si i behet puna shkeputjes cdo 5 - 7 min qe na e ofron me aq bujari albtelekomi, modemi, kinezi a ku di une se kush? ka zgjidhje kjo situate/ se eshte coroditese...

Albtelekom up and runing per5 dite pa restart, configurimi albtelekom->ZTE Modem->Asus wl700GE->2 Notebook Ubuntu Hardy/Vista UB 24/7 online

Ne gjygj! Ne gjygj! smiley

E thashe dhe me lart, ka zgjidhje, po eshte pak e komplikueshme. Varet dhe nga ai tekniku qe do ta shpjegoje ne telefon.

Nese s'ta ngrejne telefonin ata arnautet e telekomit, na bej nje ze prape tek peshku, te shofim nese bejme gje nga ketu.

Albtelekomi është shumë ok për mua, kam 3 vjet që e përdor, vetëm parvjet pati një shkëputje nja 1 javë, thanë që ishte këput kablli në Adriatik. Për të shtuar wireless, mjafton me marrë një pajisje që është modem ADSL 2+/gateway/wireless router njëkohësisht, ka edhe 4 porta LAN. Tek Infosoft ka plot me çmim poshtë 100 Euro të markës Linksys ose D-LINK.

Lexon postimet e shqipove si me qene ne Afganistan.. Ca e kane per te mendjen per te vjedh ca te tjeter per dobiclleqe..

Pse cdo gje kaq e komplikuar ne ate vende??

 

Pershendetje peshq,

Kerkoj ndjese qe po pergjigjem tani. Problemin e zgjidha por dua te falenderoj elian per ate sugjerimin admin/admin. E vura re me perpara por kur shkova atje te faqja e modemit nuk e dija dhe te faqja thote thjesht Modem ADSL ad dicka e tille. Duke qene se te gjitha keto i beja me hapesiren e punes ne distance (remote desktop) thashe po pyesja peshkun.

Nejse une ketu bleva nje router te hajrit per vete dhe te shtepise do i dergoj routerin e vjeter qe punon ne rregull. Lidhjen e kane me Ethernet se modemi nuk ka wireless.

Sistem operativ: qe te dy kompjuterat kane Ubuntu, njeri 8.10 tjeteri 8.04. Ketij 8.04 i cofi hard disku, do i dergoj nje hardisk qe ketu me 8.10 gati.

Linja ka qene shume nam ne fakt, nuk ka patur probleme fare. Ata moren me te lire, 256Kbps, por ne fillim per nja nje muaj pothuajse ishte 1Mbps. Prape 256 mbafton per Skype me ze dhe video, problemi eshte limiti 1GB per muaj.

Pershendetje,

More ky albtelekomi eshte ne terezi apo ????

Mora adsl 512 kb/sec dhe linja ka oshilacione te papara, cdo 2-3 min bie linja ne 0 %dhe nuk ngrihet me. Si mund te shpjegohet kjo gje???

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).