A mendoni se Edi Rama ka qene pjese e Sigurimit te Shtetit ?

Ne mediat Shqiptare ka kohe qe qarkullon nje ide e turbullt, sipas se ciles, Edi Rama ka pasur lidhje me sigurimin e Shtetit per faktin se ka qene per vite baskebollist i ekipit Dinamo. Siç dihet, ekipi Dinami ishte ne varesi direkte te Ministrise se Brendeshme, e cila kishte krah te djathte Sigurimin e Shtetit.

Ditet e fundit ne media jane publikuar dhe fakte, gje qe e rendon poziten e Edi Rames. Faktet konkrete tregojne sesi Edi Rama ka firmosur illustrime/vizatime ne vitin 1983 per Revisten "Ne sherbim te Populli" - revista e Sigurimit te Shtetit. Tashme termi "lustraxhiu" po qarkullon me shpejtesi, ndersa Edi Rama s'eshte prononcuar ende ne lidhje me kete skandal vertete.

Cili eshte mendimi juaj ?

108 Komente

Vertet..po Sala,Tosi-etj, qe kane lozur me ekipin e pare te PKSH-es cfare kane qene...

Argumenti se Rama ka pas lozur baskeboll me Dinamon nuk kishin ndonje vlere te madhe, por TASHME, kane dale FAKTE qe tregojne se Rama ka firmosur illustrime per Revisten "Ne Sherbim te Popullit" - Revistee Sigurimit te Shtetit

Siper keni linkun e fotos se revistes, me vizatimin/illustrimin qe Rama i bente nje artikulli ... i cili denonte ashper Imperializmin Amerikan dhe Diversantet

 

Pra, argumentat e reja jane se Rama ka punuar ne vitin 1983 per Revisten e Sigurimit te Shtetit

Lefti, bile kem dëgjuar se, ashtu si Enver Hoxha, edhe Rama ka qënë disa kohë në Francë... nga ku, me rregull të treshit i takon të jetë komunist=sigurims=kriminel

O Lefto, e forte fare kjo!  Une e kam pase ditur qe ky ka qene "lustraxhiu" i busteve te Enverit kur ndihmonte babane e tij, por ky paska qene tamam "lustraxhi" per revisten e Sigurimit te Shtetit.  I kishte qare fare ato skicat... lol

Normalisht qe nje person i tille, nuk mund te mos vihej ne sherbim te Sigurimit si spiun, per te mbajtur nen vezhgim shoket e skuadres kur dilnin jashte shtetit.

Dmth juve s'ju ben fare pershtypje fakti se Rama ka pas punuar per Revisten e Sigurimit te Shtetit ?!

E pranoni te pakten qe ka bere ate vizatim/illustrim per ate "tregim" me Diversante dhe me Anglo-Amerikane, apo s'e pranoni ? Apo keni dyshime ?

Se mos e beni si ajo puna e fotovo nudo, kur ne fillim thate se i kishin bere/pergatitur/stisur me kompjuter ata te PD-se, sepse s'arrinit dot t'a pranonit e t'a konceptonit, por pasi vete Rama e pranoi, ndryshuat taktike : (s'ka ndonje gje! E ç'fare pastaj! etj etj)

O Left, na kanë mjaftuar spjegimet tuaja se si ka mundësi që një sekretar i PPSH të shndërrohet në pishtar tëdemokracisë, saqë nuk na vjen të dëgjojmë dhe tifozat e Ramës që të fillojnë me po të njëjtat justifikime smiley

Atë ditë studenti Edi Rama, ishte tej mase i gëzuar. Atë ditë të ftohtë nëntori 1983, i kërrusur për shkak të gjatësisë e brishtësisë së moshës, duke ecur në shkallët e redaksisë së revistës “Në shërbim të popullit” – organ i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ai mbante në duar vizatimin e tij që lustronte shkrimin e një autori mbi një ngjarje me diversantë të quajtur “Shokë lufte”.
Ishte vetëm 20 vjeç kur kishte nisur të mallëngjehej tej mase nga tregimet me punëtorë operativë, diversantë, shkelës kufiri, armiq të klasës, etj. Përditë ai dëgjonte nga babai i tij që ishte dhe deputet për fitoret e lavdishme të Partisë së Punës dhe udhëheqësit të saj legjendar, shokut Enver.
“Duhet të kontribuoj edhe unë, kudo që të jem” - thoshte ai vazhdimisht.
Këto tregime sa vinin e i forconin urrejtjen ndaj armikut të klasës, për të cilin edhe ai ndjehej i sigurt se duhej goditur.
Dhe kështu djaloshi problematik i Institutit të Lartë të Arteve, përveç punëve të tjera, nisi të bëjë vizatime për heroin e heshtur, për punëtorin e palodhur operativ, diversantët, etj.
Tregimi i botuar në revistën e MPB-së nën ilustrator, ishte një rast tipik i urrejtjes ndaj të huajve të kategorizuar si “imperialistë”, ku në radhë të parë ishin amerikanët.
Sipas tregimit “imperialistët amerikanë” kishin përgatitur “diversantët shqiptarë” të cilët i kishin hedhur në një shtet kufitar me Shqipërinë. “Mersin F.” Në tregim quhej “asi i shërbimit të huaj”. Tregimi nis me “shpjegimin në hetuesi” të një “diversanti” e vazhdon me hollësi të tjera, sipas mendimit tonë të panevojshme për t’u përsëritur.
Edi Rama është entuziazmuar nga kjo. Ka marrë lapsin (apo penelin) dhe ka hedhur në kartë dy pjesëtarë të forcave të ndjekjes që ndiqnin “diversantët” që dërgonte “imperializmi amerikan”. Përballë figurave të vrazhda të dy ndjekësve, qëndronin “hijet e zeza” të “diversantëve” të dërguar nga amerikanët që paraqiteshin më të zinj se nata pasi ato donin të prishnin “parajsën socialiste”.

 

Marre me shkurtime nga Gazeta "55"

Fakti qe babai i tij Kristaqi dhe qe dajua i tij Spiro Koleka kane qene Komunist te vijes se pare nuk e bejne fajtore..Te tille ka shume ne te gjitha partite kryesore..

Memaliot, kesaj here s'po i permend askush faktet se Babai itij ka qene deputet i komunizmit (as historine e Busteve), dhe nuk po permend njeri Dajon, Spiro Koleken.

 

Fakti qe del tashme, eshte se vete Rama, kur ka qene 20 vjeç (pra, kur ka qene student), ka bere nje vizatim/illustrim per revisten e Sigurimit te shtetit, per te ilustruar tregimin "Shoke Lufte"

Kjo gje hedh hije dyshimi mbi Ramen personalisht, jo indirekt (nepermjet rolit qe kane pasur familjaret e tij gjate regjimit te vjeter)

Sidomos po te kete bere skica nudo. Ne ate rast duhet te jape doreheqjen nga politika direkt!

Ne qofte se ske qene i majte kur ishe i ri tregon se ske zemer...ne qofte se sje i djathte kur piqesh tregon se ske mendje..U.Curcill

O Lefto, sa per saktesim      Daja i Edi Rames eshte Niko Koleka, kurse Spiro Koleka eshte xhaxhai i se jemes e i dajes se tij.  I jati i Edit eshte i nipi i piktorit shkodran Zef Kolombit, prej nga kane trasheguar genin e llustraxhiut ate e bir.

(nje atavizem nga diktatura, kjo e te rremuarit ne rrenjet e familjes se tjetrit. I biri i kujt, ku ka marre e ku ka dhene)

 

Po i ri ishte mo Lefti... qe i gënjyer... edhe ti kur të rritesh do të të vijë turp që ke qënë tifoz i PD (Bashkë me Thoughtin smiley&nbspsmiley

Lefti, Edi Rama eshte kryetar e nje partie, e rilindur mbi germadhat e PPSH.

Kjo eshte nje propogande pro Edit, ne qoftese me te vertet Edi ( i ri) eshte nje antiamerikan, ateher eshte nje figure e  devotsheme per te udhehequr popullin trim e liridashes nga fitorja ne fitore.

Kjo eshte arsyeja qe me shtyn te them se JO, nuk eshte i tille.

po qe keshtu edhe une i bie te kem qene agjent i sigurimit te shtetit se kur isha ne klase te trete fillore vizatova mehmet shehun dhe pikturen time e vune ne kendin e piktorit te vogel.

Une propozoj qe shokun fcb ta perjashtojme nga peshkupauje

JO! Unë them të presim deri sa të bëhet kryetar i ndonjë partie, pastaj ja nxjerrim të palarat smiley

LoooooooooooooooooL. Me ate rast edhe rrisim shitjen e gazetes dhe hapemi culosh me nai forum me kete lajm smiley

Fcb,

Po foli partise, keshtuu ...., hapur, sic tha shoku Shevqet Peci smiley

Mos ma luj Chetin! Vetem per ate qe ka thon n'avion kur pa stewardessat, qe "dreee... po pse s'thua qe ne qenkemi martuar me burra, a i vrare"... smiley

PS Ne s'bejme mrekullira. mrekullira bente shen Thomai smiley

ne jena marksista... abababa... ec manjola smiley

 

Dhe kete shkrim e paska bere Fahri Balliu ish gazetar i Zerit te Popullit dhe skenaristi i filmit "Shoket"

E dini ju se per cfare behej fjale tek filmi Shoket.Nese jeni shume te vegjel e se keni pare po jua tregoj une me dy fjale .

Behej fjale per sabotator ,nje agjent te sherbimeve te huaja qe sabotonte te gjitha perpjekjet e partise per te vene ne pune nje furrnalte te kombinatit Celiku  i Partise ne Elbasan.

Po ku cepi i murit mer fcb dhe ku revista e Sigurimit famekeq te Shtetit?  E kupton cfare flet?! Na ka gjete belaja me popullin...

police vllai,po filluam me thene budallalleqe behemi qesharake.a po ta degjoja nga komandanti kete lajm ndryshon puna.

unè prisja ndonjè skup mè tè madh....gèrmo tare gèrmo...!!!

 Po edhe sikur te ket qene spiun i sigurimit, pse nuk merret njeri me shefat e ketyre, me ata qe shkelnin ligjin, me ata qe torturonin.  ç'popull budalla qe ka qelluar. 

Ka qene i legen, i piktor i ndermarrjes te dekorit qe bote parrullat te lagjja ime "rrofte partia e punes" "poshte imperializmi amerikan" etj. Tani qe po mi hap syte bahri falliu po e kuptoj qe holle-holle ai mut paska qen spiun. Jo per gjo, po duhet t'na kishte vajt menja ne cunave t'lagjes, se bohej dru me raki perdite dhe siduket e bote per kastile qe t'peshkote gzim kulufin ose ver llapen tu thon nai llaf kunder partise

Fjala me me mend qe ka thene Berisha gjate gjithe karrieres se tij ka qene "Te gjithe bashkfajtore e te gjithe bashkvuajtes".Eshte e kote qe kerkoni fajtore .Te gjihte jemi fajtore pak a shume dhe te gjithe bashkvuajtes pak a shume.

Jo mer daje as qe bohet fjale e me i vone te gjithe me nje canar!

Kush ka persekutu ne ate kohe duhet ta paguje nje dite apo nje tjeter se ata qe vuajten apo u vrane nuk ishin copa druni, po njerez. Nqs Sala desh me justifiku veten kjo s'do te thote se ai kishte te drejte.

Cudi nje i majte si Left te sulmoje kaq haptazi kryetarin e opozites! Apo mos je gje i LSI-se ti ? Kryetari i saj nuk i pati shnaset te behej vegel e sigurimit se nuk kishte moshen e duhur ne ate kohe. Thjesht ceshtje moshe! Po ti Left cfare moshe ke? Se mos thuash qe i ke kaluar te 40-tat se na dole dhe ti spiun o majmun!

Cudi nje i majte si Left te sulmoje kaq haptazi kryetarin e opozites! Apo mos je gje i LSI-se ti ? Kryetari i saj nuk i pati shnaset te behej vegel e sigurimit se nuk kishte moshen e duhur ne ate kohe. Thjesht ceshtje moshe! Po ti Left cfare moshe ke? Se mos thuash qe i ke kaluar te 40-tat se na dole dhe ti spiun o majmun!

Jam pak me i madh se Rama ne kohen kur pati bere dixhituren per te propaganduar shkrimet e Sigurimit te shtetit Berber ! Kurse ti po me kujton nje berber ne Durres, qe tek berberhanja e tij mbante gazeten e ZP-se ... m'u ngriten lesht perpjete ! smiley

Komuniste, por krenare te pakten ! sepse te lexosh ZP-ne, do te thote t'a kesh lexuar (dhe pelqyer) qe ne kohen e Komunizmit

Sa per pseudonimin ... s'ka lidhje fare me majtistat, por me Leftin tek filmi Donnie Brasko - apo s'e ke pare ?

Ata qe kane mbajtur shami pioneri kane dosje..??

"Llustraxhiu"?  ....aaahahhaahahahaaa.... Hallall!

E di si jane keto kunder lodhjes mendore? Simon Stefani mason, kurse Lenka pjestare e Illuminatit.... Pali Miska me urdherin e tempullareve... bababaaa...  smiley  

 

Imagjinoni Ed Ramen tu fol me kod sekret. Ajo "Ina, Ina hiqi breket" do kete qene parrulla....

Zoti ja u shperblefte, jarabi, per gjithe ket te qeshme.... hajer bofshi!!!

....Tani qe po mi hap syte bahri falliu po e kuptoj qe holle-holle ai mut paska qen spiun. Jo per gjo, po duhet t'na kishte vajt menja ne cunave t'lagjes, se bohej dru me raki perdite dhe siduket e bote per kastile qe t'peshkote gzim kulufin ose ver llapen tu thon nai llaf kunder partise......

 

 

Hahaha, dreq akoma po qesh me kete smiley

po te flasin keto te rinjte nuk me vjen keq po po te flasin ata qe e kane jetuar ate kohe atehere duhet te mendojme se e keqja e ketij vendi eshte vete populli. mendoni sa e sa njerez te zgjuar apo talente ju eshte hequr e drejta per shkolle apo zanat dhe ky edi rama si i biri i deputetit komunist apo lojtar i dinamos dhe lustragji i punes se brendshme sot kerkon qe te mos hapen dosjet. tani po del pse ai nuk don hapjen e dosjeve

 hapja e dosjeve do te flase me prova po te ket qen spiun.

ndersa fakti qe ka bere vizatime tek gazeta e spiuneve te kohes, eshte budallik po te merret seriozisht si veprimtari spiunore. 

nje njezet vjeçar qe kerkon te behet piktor, boton vizatime ku te mundet, sidomos kur tek to ka diversante e fuksa. lol, akoma sot njezet vjeçaret (piktore) naive bejne vizatime "lufte", megjithese bota u be 50 vjet ne paqe. vetem se nuk i botojne tek gazeta sigurimit por ne BD (revista me vizatime) qe gjithe naivet si ata rreken te lexojne. 

tek dyqani i librit, tek kendi i ketyre librave ka dhe me shume njerez "qe lexojne". 

Une personalisht jam partizan i hapjes se te gjitha dosjeve, me perjashtim te njeres. Asaj te Edi Rames. Sinqerisht nuk e di se ç'kuptim do kishte. Ky mund te kete qene edhe sigurims, po kjo nuk ka asnje rendesi se nuk percakton fare se si do jete ai ne te ardhmen. Ai ishte fashist ne fillim te viteve 90 (prandaj e perzuri Gramoz Pashko nga PD-ja). Tani o bo socialist. (rruges thone se ju perkushtua zanatit me te vjeter ne bote) Kurse neser rrezik do na shpiki nai gjo pertej komunizmit dhe fashizmit dhe do marri me vete edhe Fahriun e Meron.

Pra çeshtja o a duhet t'i japim çelsat ne dore nje njeriu te tille qe do te beje me ne ne mengjes cfare t'i shkrepet naten.

PS : Hajdar mos shaj BD or taj se do te te perzejne nga Fronca

po qe keshtu edhe une i bie te kem qene agjent i sigurimit te shtetit se kur isha ne klase te trete fillore vizatova mehmet shehun dhe pikturen time e vune ne kendin e piktorit te vogel.

O FCB, sikur nuk eshte e njejta gje, te vizatosh per klasen apo shkollen, dhe te ndihmosh me talentin tend (prej piktori) revisten e sigurimit te shtetit, e cila indoktrinonte popullin ! Apo jo ?

Juve militantet jeni ftohur n'tajare. Simbas kesaj llogjikes tuaj "te sofistikuar", nese Birisha p.sh. ka operuar ndonje sigurims ne kohen e monizmit  kur ishte kirurg, i bie qe dhe ai ka qene me Sigurimin, dhe keshtu qe dhe ate duhet ta kape ligji i dosjeve, dhe duhet te dale nga politika.

Ironia qendron prap tek juve, se duke u munduar ta sulmoni Ramen, ne vend qe ta fokusoni vemendjen tek gjera substantive, dhe te tilla ka plot per te kritikuar ai, juve e zhvendosni "kritiken" ne karagjozlleqe te tipit ka bere skica per revisten e Sigurimit apo ka dale foto nudo ne France, gjera te cilat dhe largojme vemendjen nga kritikat me vend per Ramen, por edhe ju zhvleftesojne juve si kritikues, dhe deri diku si ane/parti politike. Dmth as militantizmin nuk dini ta beni, kot e merrni rrogen. smiley

Leri ato ti, po ja na thuaj ate shamine e pionerit nga e ke fshehur?  Ne sa parada ke parakaluar?  Sa vjersha ke bere per xhaxhin?  Po hartim? 

Ja keshtu de, find me guilty smiley, ashtu flasim burrat dhe grate pe verteti smiley

PS: Nje hartim qe kisha bera une per xhaxhi kur isha e vogel, nje pjesetar i fisit tim (kam fis te larmishem) e mori dhe e ruante si syte e ballit.  Do me marre ne qafe po ia gjeten ndonje dite keta te Sigurimit te Ri smiley

Po i ri ishte mo Lefti... qe i gënjyer... edhe ti kur të rritesh do të të vijë turp që ke qënë tifoz i PD (Bashkë me Thoughtin  smiley  )

O Edrus, une jam krenar qe kam qene dhe jam (e do te mbetem) me Partine Demokratike, s'kam asnje kompleks per kete. Nuk eshte pune Berishe apo ndonje gje tjeter, eshte çeshtje tradite familjare. Kur stergjyshi ka qene béj, kur familja ka pasur prona dhe qe mbeshteste Ahmet Zogun ose Ballin Kombetar, kur ke pasur njerez nga familja e afert ose e larget qe kane qene burgosur per faktin se profesionin kishin biznesin, ose "tregetine", qysh thuhej atehere ... s'ka sesi te jete ndryshe. Jo Sala, por edhe ndonje dordolec te ishte, kurre s'do te isha per faren e keqe komuniste dhe per kelyshet e tyre.

Nga ana tjeter, jam krenar qe jam me PD, sepse eshte nje parti qe ka nje histori per te cilen mund te krenohet pa frike: Partia e pare Pluraliste ne Shqiperi, e themeluar nga intelektualet dhe studentet Shqiptare qe arriten ne menyre paqesore te permbysnin diktaturen me te eger te Europes Lindore. PD eshte partia qe u themeluame 300 firmat qe kerkoheshin nga ligji ne 1990, atehere qe PS-ja nuk dihet akoma kush jane "firmetaret" e saj te "themelimit", pikerisht sepse s'ka themelim te PS-se ! Kulmi ! Ky eshte turpi i madh qe mbyt pergjithmone PS-ne dhe e ben ate skllave te te kaluares komuniste qe s'do t'i ndahet kollaj.

PS, eshte partia qe ka refuzuar gjithmone te denoje hapur krimet e komunizmit; gjithnje ka gjetur argumenta teknike, per te refuzuar votimin e nje rezolute kunder ketyre krimeve : ky eshte nje turp tjeter i madh

Turp tjeter per PS, eshte fakti se u "themelua" nga kongresi i 9 qershorit 1991, te anonçuar 6 muaj perpara nga shoku Ramiz, gjate takimit me studentet (8 Dhjetor 1990) - PS-ja pra, eshte TRASHEGIMTARJA e PS ... madje, thjesht ndryshoje emrin, nga Partia e Punes se Shqiperise, ne "Parrtia Socialiste e Shqiperise"

Dihet mire se shumica derrmuese e njerezve qe votojne PS jane ish-komunistet e flaket, veteranet, ish-ushtaraket, ish-kooperativistet, pencionistet qe tere jeten e kaluan duke punuar per "Partine", dhe paradoksalisht, nga pjesa me e madhe e fshatarsise ... (te pakten ne Jug te vendit).

Dhe se fundmi, turpi i madh i PS eshte se ajo vazhdon edhe sot e kesaj dite, edhe ne shekullin e XXI, te kete si organ shtypi, famekeqin "Zeri i Popullit", organi politik i PPSH-se !!! Ketu te pakten patet kurajon t'a tregojne fytyren : s'denjuan as t'i ndryshonin emrin ... mbajten ate te kohes se preshit

Lefti, po ty të lumtë ore që ke bindjet e tua!

P.s: Ore, po ata të tjerët që nuk i kanë patur gjyshërit tregëtarë, kapitalista, mjeshtra o zanatçinj, por që kanë qënë fshatarë dhe hyzmetçinj, a nuk kanë të drejtë e tyre dhe ata si ti që të kenë bindjet e tyre?
Përse kjo partia jote qënka më e mirë se ajo e atyre të tjerëve?... apo na dolën të gjithë bij pasanikësh? smiley

wow! Urime! Sapo ke shkrujt një lapidar mendjengushtësie dhe qorrllëku në përmasa të papara!

Vit i mbare ...vit i mbare . Urime Peshkut...!!!!! Pa "naivitetin" e Leftit dhe "mencurine" e Policit ....po e perseris me te MADHE ...."KY FORUM eshte i VDEKUR" . Pjesmarrja ne prurjet dhe theniet e tyre , tregon dhe verteton shkencerisht se cdo njeri ka nga nje "damar budallai" pa te cilin zor se do ishte gjalle ...Shyqyr  kemi  Polon  dhe Leftin per te pare se deri ku shkon injoranca njerezore dhe..... per tu englendisur si plaka skrapalliote ....ashtu jane ...ashtu s'jane.. smiley Lavdi Polos dhe Leftit ! Ka nje shenim diku , ne arkiva qe Mustafa Merlika paska bisedu me Mustaf Gjinishin dhe i ka thone ..."Ne une kamunist jam me shpirt" .....  

ndersa fakti qe ka bere vizatime tek gazeta e spiuneve te kohes, eshte budallik po te merret seriozisht si veprimtari spiunore.
 

Hajdar Bukuroshi,

Nese nga fakti se Rama ka bere piktura/dixhitura per Revisten e Sigurimit te Shtetit nuk mund te nxjerresh konkluzionin se ka qene spiun apo sigurims, te pakten dyshimet duhet te te shtohen ne lidhje me figuren e Edi Rames, apo Jo ?

Sepse te gjithe e dine se ne kohen e qepes Sigurimi kishte nje hije shume te keqe ne popull, si Gestapo ne kohe te vet'; prandaj, te shkruajte apo te publikoje atehere per te, nuk ishte gje banale, e rendomte dhe qe u jepej te gjitheve. Minimalja, njerezit qe shkruanin aty apo benin dixhiturat duhet te ishin njerez teper te besuar te regjimit, ose te kishe lidhje te ngushta me Sigurimin ... o njera o tjetra : s'ma merr mendja se benin ndonje konkurs ata te sigurimit per te gjetur dixhituren me te mire ! smiley

P.s: Ore, po ata të tjerët që nuk i kanë patur gjyshërit tregëtarë, kapitalista, mjeshtra o zanatçinj, por që kanë qënë fshatarë dhe hyzmetçinj, a nuk kanë të drejtë e tyre dhe ata si ti që të kenë bindjet e tyre?
Përse kjo partia jote qënka më e mirë se ajo e atyre të tjerëve?... apo na dolën të gjithë bij pasanikësh?

Arsyet t'i permenda me lart  : PD eshte Partia e pare Pluraliste qe pruri sistemit Demokratik ne Shqiperi - per kete duhet te krenohem jo vetem une, por te gjithe Shqiptaret qe e duan Lirine dhe Perendimin

Ti ke te drejten dhe arsyet e tua te jesh me ke te duash, une thjesht thashe se ate te PS-se s'kane me ç'fare te krenohen ... keq me vjen

He me thuaj, me ç'fare te krenohen ? 

Me faktin se u themeluan gjate kongresit te IX te PPSH, apo se mbajne akoma gazeten e PPSH-se, Zerin e Popullit ?  Apo krenohen me faktin se s'kane denjuar as sot e kesaj dite te votojne nje ligj te tjeshte Deklarativ kunder regjimit dhe krimeve Komuniste ?

O Idriz, e kuptoj poziten tende prej opozitari, por gjerat ndryshuan : ju menduat se regjimi juaj ishte i duhuri, i perjetshmi, i pavdekshmi; ju menduat se regjimi qe do krijonte "Njeriun e Ri" do mundte Kapitalizmin - ju Che Gevarristet e kohes se qepes e hengret pilafin ne '89 me renien e murit te Berlinit dhe ne '91 me shperberjen e BRSS

Besoj se ke qysh athere qe vetem ankohesh e vetem kritikon : jam i sigurte se mendon se Enver Hoxha ka qene "burre Shteti" dhe se krenohesh me "Hidrocentralet" e ndertuara ne kohen e tij - (edhe per Elektrifikimin) - por kam pershtypjen se je pjse e nje bote tjeter, te mbaruar ...

Vazhdo, se mire e ke, bjeri se i bie bukur ! smiley

Ne fakt ti FCB...pa dashur...ke qen agjent Amerikano-imperialist...se Mehmeti ka qen poliagjent i Amerikano-Anglezve.

Pra....je ne rregull.

Une dua ti bej nje pyetje te SINQERTE Lefterit...ti kur ke qen nje cerro i vogel...a ngriheshe ne kembe ne banke te klases se pare...dhe pershendtje me GRUSHT portretin e Xhaxhit Enver qe kishe mbi derrasen e zeze??

Une e beja...recitoja edhe poezite per Xhaxhin Enver qe ishin ne faqet e para te cdo abetareje...edhe me shall Pionier Enveri isha...kisha edhe nje YLL te kuq ne perparsen e zeze...

Por edhe une..si FCB-ja...jam ne rregull. Se kur luanim me "Partizan"...mua me binte gjithmon te luaja rolin e GJERMONIT...se isha koke-verdh atehere smiley

Ti Lefter...a ke QARE kur vdiq Enveri? Une jo se nuk e mbaj mend...po ti mbase e mban mend. Po pridnrit e tu...kan qare? Prindrit e tu (apo edhe ti)...keni vajtur per NDERIMET e fundit Xhiaxhit Enver kur vdiq? Po bust Enveri...kishit ne shtepi (te pakten per ta vene ne rast kur vinte ndonje mik qe nuk e njifnit dhe aq mire)?

Po Sali BIRISHA....ka vajt per nderimet e fundit te Xhaxhit Enver?? smiley

Jo lefti nuk mendoj ashtu... mendoj se eshte nje politikan i keq dhe nuk do te ishte nje kryeminister i mire po NUK mendoj se ka qene pjese e sigurimit te shtetit

Une dua ti bej nje pyetje te SINQERTE Lefterit...ti kur ke qen nje cerro i vogel...a ngriheshe ne kembe ne banke te klases se pare...dhe pershendtje me GRUSHT portretin e Xhaxhit Enver qe kishe mbi derrasen e zeze??

Kujtove se me kape o Grup, por te doli huq !

Kur kam qene cerre une, kam bertitur "Posht Ramiz Alia" ne 1991 dhe kam dale foto me "Dy gishta"

S'duhet te jem brezi yt une, edhe pse kam lindur ne fund te komunizmit ... pra s'me ka kapur klasa e pare ne regjimin e preshit - ndaj s'kam nderuar kurre me grusht : fat i madh ky !

Por gjithsesi, ju qe i keni bere keto gjera, rendesi ka te keni kuptuar budalliqet qe ju detyronin te benit dhe te kuptoni sesi ai regjim inkuadronte si robote kalamanjte

Lefter,

Nga 47 komente me siper 11 jane te tuat. E paske nisur mire punen kete vit. Sa leke te paguajne ne muaj? Apo paguesh me honorare per cdo shkrim qe ben? Ki parasysh se keta te Peshkut kane ca regulla te forta dhe per disa (te themi si puna jote) jua limitojne shkrimet deri ne 5 per 24 ore. Mesa shoh aty do te perfundosh me kete zell te paguar qe paske!

problemi eshte se kisha nja 2-3 muaj pa shkruajtur tek peshku, se m'u merzit fare : tani me mori malli dhe erdha perseri ...

sa per honoraret, kam pershtypjen se sot s'te paguan njeri per te shprehur mendimet e tua : vetem Rama di une qe i "blen" shtrenjte gazetaret dhe mediat, si prsh Mero Bazen ... prite kur te bleje dhe Fahri Balliun vete

familja ime ishte e "deklasuar", me gjysh qe kishte bere 10 vjet burg per gjoja "tregeti" qe ishte e ndaluar, dhe me vellezerit e tij (te kater bijte e nje Beu) qe kush me heret e kush me vone, u burgosen te tere per arsye politike - pra fisi im ishte me "emer" dhe s'kishte asnjeri me "karte" te PPSH-se

Prandaj, bustin e Enverit tregoja dikujt tjeter

Left, sinqerisht që të kemi kujtuar shpeshherë gjatë mungesës tënde... na mungoje... pjesërisht mungesën tënde e plotësoi ThoughtPolice (po atij i vjen anës ti... duket që ka studiuar më shumë smiley&nbspsmiley, por sinqerisht që tani e ndjej se sa i varfër ka qënë Peshku pa ty smiley

Rrofsh që u ktheve!

E mer Left ....ti rrosh doktoreve per pacient interesant te ushqyer me Gazeta....por edhe Peshkut mos Ju ndafsh KURRE...Ka nevoje cdo njeri te krahasoje nivelin e injorances dhe indoktrinimit kur lexon shkrimet e tua... Une vet i perkas nderimit te kohes se Naltmadhenise me dore ne zemer...dhe i urrej format e nderimit me dy gishta ...Tani se fundi po te jesh e vemendeshme , ka dale nje nderim Lefteresh i ri ..me gishtin e mezit . Kam bindjen (sadoqe gazeta 55 nuk ka shkruajtur per te&nbspsmiley ti do ta urresh . Si shpjegim thone qe shpreh fluturimin ne KOZMOS ose te koheve kur Mixhizmit do ti presin nje gisht.... (tregusin thone) . Hajde me shpesh....

Ajo le te banoi ku te doje, s'ka rendesi; lajmi eshte vertet kot, per te shitur gazete. Por lajmi qe me beri me teper pershtypje eshte nxjerrja nga arkivat e "Biografise" se Zamir Shtylles, te cilen ai kishte dorezuar ne 1974 - shkrihesh se qeshuri kur e lexon : sidomos pasazhi i fundit !

 

http://www.gazeta55.net/index.php?kat=po...

smileysmiley

Shënim: Pjesët autobiografisë së Zamir Shtyllës, botohen të korrektuar pasi në të, autori i saj nuk kishte pasur parasysh rregullat drejtshkrimore të vendosura në Kongresin e vitit 1972.

smiley 

Vetem i kpuc llustro ky llustraxhiu, kpucen e mesit. Xix fare e bo.

Kujtove se me kape o Grup, por te doli huq !

Kur kam qene cerre une, kam bertitur "Posht Ramiz Alia" ne 1991 dhe kam dale foto me "Dy gishta"

S'duhet te jem brezi yt une, edhe pse kam lindur ne fund te komunizmit ... pra s'me ka kapur klasa e pare ne regjimin e preshit - ndaj s'kam nderuar kurre me grusht : fat i madh ky !

Dakord Lefter...qeke pak i vogel. Po mire ne shkolle nuk e ke be...po ne kopesht ishe atehere?? Se edhe ne kopesht...me grusht ishim para portretit te Xhaxhit. Po me Partizan ke lujtur ti ndonjehere? Po ke Shpia e Partise...nuk ke vajt per vizite?? Kto fillonin qe ne kohen e kopshtit...PA DREKE smiley

Pra...mos ju SHMANG pergjegjsise tende...duke thene se "s'kam qen ne shkolle atehere"! Qe ke qen komunist edhe ti...4-vjecar....KE QENE!

Po mire...ne kopesht...kur ishe ora e VIZATIMIT (ora ime e preferuar smiley )...ca vizatoje ti?? Avion Imperialisto-Amerikan...apo avion me YLL TE KUQ?? smiley

Po Spartakiaden e ke pa ndonjehere ti?? Po vllai/motra jote e madhe...kan qen ndonjehere ne Spartakiade?? Kan vesh nga ato rrobat e Spartakiades qe ju dilte boja me nje te lame??

 

Po prindrit e tu...s'kan qen ndonjehere ne ZBOR? S'kan vesh ata ndonjehere...SHALL TE KUQ? Ata asnjehere nuk ja kan be me GRUSHT portretit te Xhaxhit Enver?

 

Po nje pergjigje...pyetjes sime te FUNDIT...a mund ti japesh? smiley

Left,

Nuk dole gje .

Tashe te te tregoja per nje foto qe i ka vajt cmimi firifistun, e bere me 15 Tetor 2004 dhe qe po e kerkon me insistim Fahri Balliu ( edhe mund ti kete rene ne dore ) si mjet super te forte presioni ndaj Doktorit qe ky te mos e refuzoje marrjen ne dorezim te mbikalimit te Kamzes e kjo pune eshte me goxha probleme sepse ka filluar te çedoje dheu. Nderkohe qe doktori nuk ka nderment te fuse ne sqetull nje plehre si ai, por vetem e shfrytezon per idiotsira si ajo e atij shkrimit per revisten per Ramen 1 dhe kjo e shtepise se perdhunuesit te Rames 2.

E lashe me kaq se une e di qe Doktori do e vare per koqesh Balliun po e mori dhe nuk dua qe te behem une sebep.

Kupto vete si behen ca gjera ketu dhe Gazeta 55 eshte tipikja. Xhanem keshtu eshte kur ja fut vetes. Po nje te mire e ka ama se kur ja fut vetes nuk quhesh pede. Ja kshu i here per i here.

Vijon ...

Koth, aman të keqen andej nga rruga e Kukësit të mos ndodhë gjë, pa se ç'bëhet me Kamzën nuk na intereson smiley


Pas bashkëpunimit me revistën e Sigurimit të Shtetit, Edi Rama e Ilir Beqja u nisën me mision për në Gjermani

 

 

 

Edi Rama, “lustraxhiu” i Sigurimit të Shtetit

 

==========================================================

Ja illustrimet e Edi Rames (me firmen e tij) ne revisten e Sigurimit te Shtetit, ne vitin 1983, per te illustruar nje artikull/perralle me agjente te huaj te imperializmit Amerikane dhe me Angjentet "Ne Sherbim te Popullit" te Sigurimit te Shtetit

Ik o Left se u bere tamam per te ardhur keq.. Ruju i cike mos u konsumo menjehere si  sikari vllazeruer shpirteror alias POLICI . Te duhet ta kujtosh here pas here konkluzionin MJEKSOR "I Lajthituri  eshte nje njeri qe thote fjale njerezore , te papranueshme nga mendimi normal njerezor"..... Kjo eshte ne dallim, me pozicionin tend qe e ke te lavderueshem dhe te vecante kur vjen me doza "naiviteti" qe te shndron ne gaztor .

 

Kjo ide se Edi Rama ka qene ne sherbim te sigurimit ,sepse ai ka qene me klubin Dinamo ,eshte shume naive ,po aq sa ajo "te nje lustraxhiut te busteve te Enverit" .Kush e njeh Edi Ramen me siguri do te thote se keto jane shpifje ,dhe do te buzeqeshe me fantazine e lindur nga nje shpirt i keq ,i zi ,qe nuk i kambetur tjeter c`te thote ,vetem e vetem te shpif .

Te nxjerr nje dokument, nje fotografi ,nje deshmitar me surat qe te vertetoje se ai ka qene ne sherbim te sigurimit .

Bythen skic ta mbajme ne karrike ,por te flasim drejt ama.Bile do te thoja se ideja e thashethemit eshte nje ide e sherbimeve te sigurimit .

 

Më kënaqin përherë komentet këndej nga peshku.Sepse shpeshherë njerëzit zenë llogoret e nuk lëvizin që nuk lëvizin sikur dhe ta dinë se e kanë gabim.Po tregoj një ndodhi mbi ditën që vdiq Enveri në shtëpinë time.Isha 5 vjeç e si kuptoja mirë gjërat por kjo më është fiksuar fort në kokë.Gjatë ceremonisë së varrimit(apo ritrasmetimeve)shihja nga njëri cep i dhomës tim atë dhe gjyshen që pinin raki e festonin(nën zë kuptohet)e nga krahu tjetër time më,që duke qarë, bënte mezet.Unë gjë nuk është se mirrja vesh por bëja tifozllik për mamin(e ky është gabim i pafalshëm i vogëlis&eumlsmiley se thoja ky qyqi vdiq e këta më bëjnë festë.

Tani çdo njëri mund ti komentojë si të dojë lajmet e ngjarjet por një njeri që ka punuar në gazetën e Sigurimit minimumi ka bërë një gabim të rinisë(të vockël).A mund ti themi spiun?Deri këtu pa prova s'do të shkoja,por jam i sigurtë që do dalin analistë e qafa të ngjallura në TV e tek peshku që do na thonë se çfarë duhet të mendojmë.

Donalt nuk mora vesh gje une ,ti e kishe hallin per te treguar nje histori kur ke qene 5 vjec ,(dmth kur i bie maces me luge ) apo te na thoje ndonje gje te re .

Po kjo "gazeta e Sigurimit" c`shte !!!

Thashethemi , nuk eshte mendimi ndryshe Donalt Shkreli ....kur sdi gje ,me mire luaj deren ose bieri maces me luge ,si ai 5 vjecari qe nuk merr vesh nga dynjaja!  smiley

njof nja dy goca te vockla (tashme te medhaja sigurisht) qe kane puthur xhaxhin enver e i kane dhuruar lule. e tmerrshme qe keto qenie njerezore gjallojne akoma... une them ti lincojme direkt.... ne shesh... te sheshi... aty...

madje njoh njerin qe ne kohe te diktatures, duke kaluar mureve te bllokut teshtiu aty... ai me siguri qe duhet shpallur si i pari pishtar i demokracise, qe kreu kete akt heroik ndaj bllokut... madje dhe fcb, duhet ta lincojme. pikture e mehmetit? mosssss...

akoma me keto diskutime ju? hahahha, ndaj nuk behemi ne, njeri hedh nje hap para, te tjeret e terheqin dhjete prapa... 

eshte i teri faji jone qe nuk eshte se tregojme nje superinteligjence duke shkruar komente nen keto tema...

Kjo ide se Edi Rama ka qene ne sherbim te sigurimit ,sepse ai ka qene me klubin Dinamo ,eshte shume naive ,po aq sa ajo "te nje lustraxhiut te busteve te Enverit" .Kush e njeh Edi Ramen me siguri do te thote se keto jane shpifje ,dhe do te buzeqeshe me fantazine e lindur nga nje shpirt i keq ,i zi ,qe nuk i kambetur tjeter c`te thote ,vetem e vetem te shpif .

O Artian, keto fakte qe permende ti nuk jane te reja - keto jane thene disa here ne vitet e kaluara - i vetmi FAKT i ri eshte ai qe e ke tek fotoja siper - mund te shikosh edhe FIRMEN e Edvinit nen illustrimin e artikullit.

Fakti i RI eshte se jane gjetur illustrime te firmosura nga Rama per Revisten "Ne Sherbim te Popullit", per disa tregime ne vitin 1983 - (Revista e Sigurimit te Shtetit). Pra, ky fakt i ri mund te lidhet me faktet e tjera (se ka luajtur me Dinamon, ekip i Min. Brendshme etj )

Personalisht, s'me intereson fare te di nese Rama ka qene pjese e sigurimit apo jo, SEPSE figura e Rames eshte teper e lidhur me boten komuniste, qe nga vetja, i ati si DEPUTET I PERJETSHEM I DURRESIT NE KUVENDIN POPULLOR (dhe si Anetare i Presidiumit, ku ka firmosur edhe denime me varje POETESH), apo familja (Spiro Koleka).

Edi Rama eshte koke e kembe i lidhur me Diktaturen Komuniste. Ai drejton Partine Socialiste, trashegimtaren e PPSH. Ai ka ne kontroll Zerin e Popullit, organin e PPSH-se. Ai feston Naten e Bardhe per te kremtuar Ditet e Zeza te Shqiperise. Ai organizon festime ne Peze me flamuj te PKSH-se e portrete te Enverit. Edi gjithashtu banon ne Peze, ne muzeun e 200 Petritave qe themeluan Partine ... ai jeton tere diten me te kaluren komuniste, kurse popullit i flet per "Politike te Re"

Prandaj, çeshtja nese ai ka qene i Sigurimit apo jo, eshte thele mbi bisht !

njof nja dy goca te vockla (tashme te medhaja sigurisht) qe kane puthur xhaxhin enver e i kane dhuruar lule. e tmerrshme qe keto qenie njerezore gjallojne akoma... une them ti lincojme direkt.... ne shesh... te sheshi... aty...

Pse mundoheni t'i banalizoni gjerat, per te mbrojtur Edvinin ? Me mire pranojeni troç se e beri "ate gabim rinie" siç u shpreh nje parafoles, dhe jeni me me nder, sesa mundoni te na kaloni teori gjithperfshirese !

Leqe per ate pune, kur arritet t'a mbronit Ramen per budalliqet e gomarlliqet qe ka bere qe kur eshte ne pushtet qe prej 1998 - 11 vjet rresht ne karrike/pushtet/ofiqe), siç e mbrojtet per fotot Nudo (c'te keqe ka ? Jeta Private!), siç e mbroni per Betonizimin e Tiranes, JAM I SIGURT se s'do t'a keni hiç te veshtire t'a mbroni per illustrimet qe ka bere e ka firmosur per Revisten e Sigurimit te Shtetit

Edi gjithashtu banon ne Peze

Argumenti me i mire i bere ndonjehere nga Lefteri.

 

FCB..se ti mbase e di...sa kushton m kator ne Peze??

O Grupi,

qe te pergjigjet mire FCB-ja me m², pyete me mire per tek muzeu i DASHNOR PEZES, apo tek Shtepia Muze i Myslym Pezes, se atje duhet te kete hipur shume çmimi keto 3 vitet e fundit  smiley

Eshte vend historik qe do te mbahet mend gjate - si mund te harrohen kaq kollaj 200 Petritat ?

O Lefto, po keshtu e kane keta ithtaret e Rames, te banalizojne cdo gje pa dhene asnje argument.  Prit edhe pak kur te thone qe publikimi i faktit qe Edi Rama ka bere ilustrime per revisten e Sigurimit, eshte prekje e privacise se tij.

Ceshtja eshte e thjeshte:  Edi Rama ka qene "lustraxhiu" i revistes se Sigurimit te Shtetit dhe ne media jane publikuar vizatimet e tij per kete reviste. 

Pika e dyte:  Ky ka qene lojtar me Dinamon, ekipin e Ministrise se Brendshme, lidhjet e tij me nomenklaturen e larte komuniste dihen, bashkepunimi me gezim me revisten e Sigurimit u mor vesh, pra ka qene nje person shume i mire per t'u rekrutuar nga Sigurimi per te vezhguar shoket e skuadres kur dilin jashte Shqiperise.  Aq me shume kur ky meqe kiishte lidhje te forta me sistemin i lejonte vetes te bente edhe "rebelin" dhe ekzibicionistin, gje qe i ka bere ta besojne ata shoket e tjere te skuadres.

ore, ne kete ore eshte normale te fillojne fantazmat, deliret, hulumimet e drogave t endryshme...

akoma me betonimin e tiranes ju? po tirana shyqyr qe u betonua, se ashtu plehre sic ishte vetem nostalgjiket e regjimit komunist mund te terhiqte ne qytet, me ato 4 pallate te keputur... e nese nuk do e betononte rama, do e betononte dikush tjeter... pa he ju qe flisni me fakte e emra, em thoni nje njeri pretendent per bashkine, qe nuk do e betononte tiranen... nje me thoni... jepini, ju sfidoj...

po ikni more, NY esht ebtonuar 200 vjet para, mos keshtu kane reaguar dhe Nyorkezet?

pa le pastaj, akoma muhabeti i fotove nudo.... atij i lumte nuditeti qe doli nudo ne foto, e i lumte kujtdo qe del nudo kudo, na lodhet me keto budalleqe, kujdes, dhe seksin bejeni me rroba veshur... hapni syte...

1 - Sa per betonimin e Tiranes : askush nuk po thote se Tirana s'duhej zhvilluar e ndertuar, perkundrezi. Po themi vetem qe Tirana do te ishte 100 here me e bukur sot po te ishte ndertuar me rregull, me PLAN RREGULLIMI, e jo me "O Burra kush t'a ngreje Kullen me lart"- sepse tani ai qytet eshte bere ne BUNKER te vertete. Nese u hoqen Kioskat, u be shume mire; por ato u zevendesuan nga Pallatet - Kioska - Shumekateshe.

akoma me betonimin e tiranes ju? po tirana shyqyr qe u betonua

Vetem ata qe shesin ilaçe per te sheruar kancerat e mushkrive, ata mund te gezohen nga ky lloj betonizimi : te gjitha studimet ambientaliste konkludojne se jetegjatesia nga ajri i ndotur ne Tirane shkurtohet me 2 deri ne 4 vjet "mesatarish" - sepse niveli i ndotjes arrin sa 50 fishin i maksimumit te normave te Bashkimit Europian

- S'po diskutojme fare per Gjelberimin ketu qe po zhduket fare, siç po behet tashme me Betonizimin e zones tek Liqeni Artificial ...

pa le pastaj, akoma muhabeti i fotove nudo.... atij i lumte nuditeti qe doli nudo ne foto, e i lumte kujtdo qe del nudo kudo, na lodhet me keto budalleqe

2 - Sa per Moralin e Rames : Nese ju e quani gjera normale xhestet e Rames, sepse jeni kail t'a mbroni verberisht per çdo gje, ka te tjere qe ai person u sjell alergji. Ka njerez qe ne moralin dhe konshiencen e tyre (vetedijen) nuk mund te pranojne qe Shqiperia te drejtohet sivjet nga nje Burre "burri", i cili eshte Nudisto-Natyralist, i cili ka rrahur ish-te-dashurat e vet (kurse tani flet per dhunen ne familje), i cili duket qe nga paraqitja qe eshte "Gamor deti" -- çerhenem Beli - thote Turku !

Une personalisht do te me vinte turp t'ju thosha miqve te mi ketu, qe Kryeministri i ardhshem i Shqiperise (nese fiton zgjedhjet, gjithmone) mund te jete ky Individ Ordiner, pa pike shkolle e formimi per te drejtuar nje vend (artist ? Piktor ? Bojaxhi ?), pa pike eksperience ne Politiken e madhe (por vetem me pervojen e nje administratori Bashkie) ... e s'po i perseris te tjerat : se ç'fare prejardhje familjare e politike ka; ç'fare perzjerjesh ka ai me Sigurimin apo jo etj etj

Qyqja ky do na qeverisi?

O Admin. Po e perseris nje mendim .Tek Peshku dalin e teprojne dy budallej . Kur themi lefti nenkuptojme Polici dhe kur themi Polici nenkuptojme Lefti. me pranimin e rroleve nga te tjere si "budallej" i iken humori dhe budallallekut si i tille. Pra cvleresohen Lefti me Policin. Kini meshire mos na i shtoni me shume.

Ceshtja eshte e thjeshte:  Edi Rama ka qene "lustraxhiu" i revistes se Sigurimit te Shtetit dhe ne media jane publikuar vizatimet e tij per kete reviste. 

 

Kur isha ne vit te 2 ne gjimnaz...bera nje vizatim shume te bukur...nje portret ne nje flete te madhe. E bera me shkumes te zi...jo me laps. isha i prire shume per art ne ato kohe....gati sa nuk u bera dhe une si Edvini smiley

Drejtoresha e shkolles e pelqeu shume...e mori...dhe e vuri ke zyra e vet...mu mbrapa ku uleshe.

Po une nuk e kisha qef fare drejtoreshen...e kisha shume inat bile.

PS: FCB...si eshte puna e ati cmimit nga Peza??

akoma me betonimin e tiranes ju? po tirana shyqyr qe u betonua, se ashtu plehre sic ishte vetem nostalgjiket e regjimit komunist mund te terhiqte ne qytet, me ato 4 pallate te keputur... e nese nuk do e betononte rama, do e betononte dikush tjeter...

Loer...je nje nga njerzit me inteligjent ke Peshku. E di qe nuk eshte kompliment shume i mire...se Peshk hesapi...por gjithsesi po mundohem te te bej nje kompliment...se ke kuptuar ceshtjen tamam.

Por gjthsesi me Lefter e me Polica...tall pak bythen...mos i mer seriozisht.

grupo,e dij qe do vije nje dite qe do thuash qe edhe me mua ke tallur bythen por hajde mo po ta them ate dreq cmimi.ne peze nje 1000 metra katrore toke kushtojne diku tek 3 mije euro.

FCB...une kur tall bythen e bej shume te qarte per pjesemarresit. Dhe gjithmon...vetem me ata qe e meritojne. Me beso kur te them...qe ti nuk e meriton.

Sinqerisht...doja te dija sa kushton m^2 ne Peze...po me duket se je ti qe po ma hedh me kte 3 mije euro. Se po te ishte aq...po shkoj po ble gjysmen e fshatit qe sot. Apo s'jane dhe ato liqenet atje afer...

grup, pyet po nuk e gjete me 5 mil leke shqiptare atehere te patca une ne qafe.

Mire mire...te besoj. Qenka mire fare...Do shikoj kte vere kur te vij...Do behem dhe une komshi me Edin

po ku e dija une se si ishte puna me keta o grup... nuk duhen marre seriozisht keto biseda, po me kercen nganjehere nervi, aman, ca ti besh, te tere jemi me nga pak penallti personale... tip personal jesus smiley

ej, ore po talleni ju me cmimin e metrit katror ne peze? ore mos eshte toke e shitur mbi tre emra pronaresh njeri pas tjetrit? ky fcb me duket se po na e hedh... ku eshte hileja? fcb, sa merr per cdo meter te shitur? smiley

he mo, po mendoni te instaloheni ne peze e, po normale ku rrihet ne ate pluhurin e tiranes. gjynah ata te tjeret qe skane mundesi te levizin, c'kusure po heqin te shkretet.

 

 

 

 

 

 

O  LE sh by.... FTI llohu se nuk je ne rregull.  E ke kapur kaq shume me Ramen sa je bere shume i merzitshem, ti bashke me ate POLICIN. Po ju ka bere gje juve personalisht apo familjarisht, na e thoni nepermjet peshkut,qe edhe ne te ndryshojme mendim.

 

 

I nderuar Meco! Lefti me Policin jane krijimtari nga me te suksesshmet tek Peshku... Ata jane prodhime te pastra brenda mentalitetit te kohes sipas ritualit : "Te respektojme handikapet mendore". Te lutem ne se nuk e kuptuar mos e merr seriozisht pranine e tyre, pervecse si nje pike orientuese se deri ku arrin budalllalleku njerezor kur shndrohet ne fanatizem politik. Respekte.

o idris, e ke zakon te keq kte qe shan njerezit kot me kot. ti gjithmon i merr shume personalisht komentet , fol me fakte, mos i bjer gjithmone nga kina temes.

Lefti mos na mer nazar...Vazhdo rrolin... Kur te mendosh se me gjith mend ke dicka qe mund te komunikosh me te tjeret ..ketu jemi . Tani per tani na lejo te te shijojme sic ke ardhur qe ne fillim. Nje handikap tipik i fanatizmit Politik...qe ne te gjithe gjuhet normale te komunikimit kuptohet si "gaztor"... Ne kete pikpamje te rruan kacandonin gazeta e Fari Balliut !!!!

o fcb ska lidhje fare , lefti s'eshte shkurtim i lefter, un skam lidhje fare me ate qe mendon ti.

sa per gaztoret idris, te keshilloj te lexosh nje tregim te shkurter te Edgar Po, me titull Hop-Frog.

Nga 89 postime 24 ose 27% jane te shokut Lefter. E ke meritue pagen per kete jave do te thoshte komandanti i gezuar. Edhe une keshtu mendoj. Tani boll se e teprove. Merr nja 2 jave pushime e hajde prape me ndonje skenar tjeter se ky u bo bajat!  

nuk ka qene dhe kete e di gjith shqiperia. nuk ka qen pjes e sherbimit te shtetit. sala po

 

por ramen smund ta shfajesosh per kte. mua sme pelqen ne sh aspekte, psh tiranen e ka len mbas dore duke ia deleguar kte detyre shalsit, psne e ka izoluar ..... etj etj

Ej, mbaj mend qe kam qare fort per Enverin (isha ne 8 vjecare ate kohe). Por po ato dite mbaj edhe qe fshija bythen me gazeten "zeri i popullit".Si i bie tani, a jam komunist apo disident???!!! Amani ma sqaroni se jam shume i shqetesuar.

Por po ato dite mbaj edhe qe fshija bythen me gazeten "zeri i popullit. Si i bie tani, a jam komunist apo disident???!!!

Bycepalare.

Propozoj disa tema te tjera per te Peshku:

1. A ka qene Edi Rama tifoz i Dinamos apo vetem i infiltruar?

2. A i ka qef Edi Rama bamjet, apo preferon sallaten jeshile?

3. A i pelqen me shume Edi Rames, John Lennon apo Paul Mccartney?

4. A i ha Edi Rama, patatet e skuqura me kripe apo me rigon?

5. A i pelqen me shume Edi Rames deti Adriatik apo deti Jon?

6. Ai pelqen me shume Edi Rames, Sartri apo Kamy?

7. A i pelqen me shume Edi Rames ti kaloje pushimet ne Tunizi apo ne Marok?

8. A mbulohet Edi Rama kur fle gjume me batanije apo me jorgan?

9. A i pelqen me shume Edi Rames, Rumi apo Vodka?

10. A i pelqejne Edi Rames specat e skuqme apo specat ne tave?

11. I pelqen me shume byreku apo lakrori?

Lakrori padyshim po e ka lene ne pauze te gjorin se Rama paska ik jashte se ashtu ishte nje pune. Ky mezi pret te perballen me platforma ne debate. smiley Gjithashtu udhetimi jashte i Rames ka gjasa qe s'ka lidhje fare me faktin qe sot dilte raporti i OSBE per zgjedhjet dhe qe duhej te prononcohej. smiley

Hej

A di ndopnje peshk si mund ti lexojme gazetat pa pare (free) ?

(Panorama, GSH, etj )

Eshte nje vend magjik, internet i thone. Aty flitet se lexon gazetat pa pare.

Ti e paske me t'thanme e me t'folme.

Nuk je shume reliable...smiley

 

Ai kerkon ti shfletoje pale pale ti thua internet, lere kushedi i shkreti tani do ket lidh internetin dhe sia kap gazetat shqiptare linja Tongue

Po eshte e thjeshte moj, mjafton ti google-osh dhe dalin vete faqet e gazetave.

Cuno, nese vertet s'e di, shko tek google.com dhe aty gjen cdo gje. Mjafton te shkruash ca kerkon, emrin e gazetes p.sh. dhe te del faqja e saj ta lexosh.

shko tek google.com dhe aty gjen cdo gje

Te gjitha fare i gjen aty ne GOOGLE ?

Po vuakemi kot neve atehere. Na rane brinjet neper bote. Mu me duhen ca pare...

Kam ndonje shans te GOOGLOJ ndonji lek apo v..k.. ?

gazetat i lexon te gjitha pa problem

 

sa per ramen, ka ik ne bruksel i shoqeruar nga velina

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).