A doni te firmosni per lirimin e nene Feridese?

Bashkia e Tiranes ka bere nje peticion drejtuar Presidentit per faljen e 75 vjeecares Feride Bako, e denuar me burg per kultivim hashashi, së cilës pas humbjes së djalit emigrant, i duhet të kujdeset për dy nipat e saj ende fëmijë. Une, duke qene se jam shume dakord qe Ferideja te lirohet, ju ftoj te firmosni dhe ju, e gjeni tek http://www.tirana.gov.al/?cid=2

Nese keni diskutime te tipit "jo po Edi Rama, jo po PS-ja" mos na cani t...in te kjo teme. Faleminderit per mirekuptimin. 

39 Komente

firmosa.

gjithashtu

Nese keni diskutime te tipit "jo po Edi Rama, jo po PS-ja" mos na cani t...in te kjo teme.

Po ne lidhje me votimin a te them NJE gje?

Se qy tashi ditari i PS dhe i Bashkise se Tiranes do shperndahet dhe me shume. Po dhe www.postajuaj.com do kenaqet me adresa email-i falas qe do ti mbushe me reklama. Une se kuptova pse duheshin ekspozuar adresat e email online !!!!!!!!!

 

 

 Mire mi mire se e morem vesh, adresen e e-mail-it mos e vej se s'bohet nomi smiley

po gjersa ta marri vesh robi a eshte mandatory apo jo fusha e email, i ka hik qejfi per te votu smiley

tushe leni brrockullat,te eshte dhene mundesia te besh dicka te mire.gjithmone nqs nuk je zemer sketerre.

Po une shpirtzeze jam , dihet ajo pune.

Nuk eshte se besoj shume ne efektin e ketyre votimeve, por gjithesesi, une e kisha per te miren e punes, sepse besoj se shfaqja e email do pengoje njerez qe te votojne.

Ja kaq kisha, na falni per shqetsimin !

nuk votoj se nuk eshte ndonje zgjidhje, eshte propagande, ca do u boj kjo non Ferideja atyre niperve te vet, se kjo oshte ene 75 vjece, ca do i maj me lek apo do u japi lek. Me mire te kishte nje peticion qe shteti ti nimote ata fatzinjte duke i marr ne mrojtje si ne cdo ven te civilizuar te botes.

Propagande idiote kot.

Opozita ne parlament eshte te beje nje projektligj qe mbron ose lehteson denimin per pleqt a dicka e tille qe te mos bin plaka nga 70 e kusur vjec ne burg kur Lazariti e ka kthy kultivimin e Kanabisit ne kulture bujqesore te subvencionuar nga shteti.

Hajdarmoz, i të njëjtit mendim jam edhe unë.

Nëse Ps do që të bëjë diçka të hajrit, të merret me rritjen dhe edukimin e atyre fëmijëve se nënë Ferideja më mirë se në burg s'ka se ku ta kalojë pleqërinë... të paktën ha tre herë në ditë.

firmosa.

kam firmosur me kohè...

A ka ndonje opsion ku te firmos qe nene Ferideja te vazhdoje denimin per vepren penale, ndersa shteti te kujdeset per nipat e mbesat e saj. Se me thene te drejten ajo tregetia e Nene Feridese nuk me duket shume per t'u lavderuar, vecanerisht nese kliente te saj do jene nipat e mbesat e mia ne Tirane.

Shpresoja qe 97-ta u kishte mesuar shqiptareve qe "lumturia" jote nuk mund te ndertohet mbi fatkeqesine qe mund t'iu sjelle te tjereve.

Me ty PF. Jo vetem kaq por a ka ndonje vend ku te firmos se krimi eshte krim si te tregetosh nje dore me droge apo nje fadrome me droge.Eshte shkelje ligji dhe duhet denuar.Ndersa shteti duhet te kujdeset per femijet e kesaj nene qe ata te mos behen si nena e tyre.

firmosa gjithashtu.

Sigurisht qe firmosa, jo  vetem bashke me shoqe.

firmosa, pse jo.

s`mbeti tregtia e droges te nene Feridja.

Ne asnje menyre nuk behem pjese e perdorimit te vuajtjeve te dikujt per interesa politike. Une do firmos per lirimin kur Rama te me gjeje zgjidhjen per "amnistine" e imazhit tone ne bote prej fajit te trafikanteve te droges.

Nadirja kur u fut ne burg per te shpetu te birin, duhet te kishte mendu se me ke do rrini femijet e tij se ai nuk u kujdes naihere per ta po vazhdoi trafikun e droges. Dhe me duket nje dizinformim shume tendencioz ai i joti swed.

"pas humbjes së djalit emigrant"

Jo mer daje nuk i thuhet derrit qingj! Pse nuk thu qe i biri pasi futi t'emen ne burg shkoi e u vra si trafikant ne Greqi?

Pastaj, vendi ka nje president qe merret me amnistite e nuk eshte nevoja qe me kete pune te merren buzequmeshtit qe u ngrefet me urdher.

 

 Lizander, nuk eshte interpretimi im, eshte llaf per llaf ajo qe shkruhet te short description i kerkeses per amnisti. Personalisht, s'kam ndermend fare te interpretoj shtypin, bashkine apo Ps-ne, thjesht me vjen keq per nipat e Ferides dhe kaq.

P.S. Gjithashtu me vjen keq dhe per juve qe jetoni jashte (kam jetuar dhe vete) qe na ka dale nami i keq nga djali i nene Ferides ose nga nene Feridja.

O Swed keq na vje te gjitheve. Po siç e kane thene me lart Toko dhe PF, zgjidhja eshte nje ndergjegjesim mbi ndihmen per ata qe jetojne ne nje fukarallik te papame e jo lerimi i Feridese. Me fal por çfare do beje Ferideja per niperit e saj nqs del nga burgu. A tu duk ne gjendje te punoje qe t'i mbaje ata femije? Pra si del si nuk del ajo nga burgu ata prape kane nevoje.

Tani me le te te çaj pak trapin mgjs ti u lute qe te mos merremi me kete ne kete teme. Per menimin tim Rama zgjodhi kete plake se me varferine e di qe nuk ben buje ngaqe shqiptaret jane mesu tu pa njerez te vujne urie dhe se kur ata t'i perdoresh duhet te prezantosh nje zgjidhje te cilen e dime te gjithe qe e ka gjet po qe e ka sekret deri ne zgjedhje. Kurse vuajtjet e nje plake i prekin akoma shqiptaret dhe mbi te gjitha pleqte votojne pothuajse te gjithe.

Tani sinqerisht a nuk tu duk turp kur ai shkoi ta takote ne burg dhe i tha Feridese ne forme urdherore : "Ulu ulu aty ti!" e u kthy nga kamerat me fol e me tregu vuajtjet e saj. Po ai nipi qe dilte e fliste me tekstin e mesume permenç a nuk tu duk inskenim?

Nje miku im tha nje gje me men : "Ky idiot me kete teater qe po bo e la ne burg plaken e shkrete, se Presidenti ndoshta do e kish nxjerr tani".

Ene maje men qe tani ajo s'del po do dali kur Rama te mos e perdori mo dhe te kete kalu dimri se tani o ala ftofet.

Po jo mer se nuk eshte kaq e ceket sa e shkru ti !

Berja e ketij peticionit eshte dhe :

01. Akuze ndaj drejtesise qe nuk ben drejtesi dhe e ka denuar kete plaken ne MUNGESE !

02. Eshte akuze ndaj policise qe ka bere ekzekutimin e ketij vendimi ( arrestimin e saj dhe jo te atij qe e ka bere vertet )

03. Eshte akuze ndaj te gjithe atyre qe nuk kane zgjidhur akoma qe njeriu te mos bjere ne gjynaf me perendine per shkak te varferise !

04. Eshte akuze ndaj gjithe atyre qe po lene nje njeri qe eshte ne prag te vdekjes ( 75 vjec tjetra or mik dhe nuk ka ndermend te thyje Gines per jetegjatesi  )

05. Sa te dush mer ka arsye per tu liruar kjo plaka.

06. Ta lirojne dhe per sjellje te mire po te dun ( po do liru ama ) dhe se nuk do e perserise me sepse edhe nuk ka kohe ta beje kete.

 

O Swed keq na vje te gjitheve. Po siç e kane thene me lart Toko dhe PF, zgjidhja eshte nje ndergjegjesim mbi ndihmen per ata qe jetojne ne nje fukarallik te papame e jo lerimi i Feridese

Lizander, perralla te tipit "tregetia e droges eshte e denueshme" "droga vret mbesat e mia" dhe "varferia duhet luftuar me themel" flasin gjithe diten nga i pari tek i fundit, fakti qe ngelet eshte nje dhe i vetem, asaj s'ka kush ti ushqeje nipat qe jetonin ne mizerje. Kaq dhe thjeshte. Ndersa, parimet nuk i shkelim pa dhe nene Ferideja le te kalbet ne burg dhe nipat e vet le te vdesin per buke, eshte shprehje qe me kujton ate te ngjashmen me barngrenie. smiley

he te keqen e vendit!

plakat merren me hashash, bashkia e kryeqytetit merret me peticione.

jo se shoh noj gjo te keqe ne lirimin e asaj gjyshes, per mu le ta lirojne qe sot, po gjerat qe ndodhin te lene nje shije shume te hidhur...

nejse, po firmos.

poshte edi rama gjithsesi! rrofte sala!

 

 Swed. Nuk e dija qe "tregetia e droges eshte e denueshme" qenka perralle ne Shqiperi. Ti shikon nga shume afer vetem nje peme dhe harron se ajo eshte pjese e pyllit.

Nese do te zgjidhesh problemin e jetimeve te pafajshem, atehere hap nje llogari bankare dhe une do te jem i pari qe do te derdh nje shume per t'i ndihmuar. Por ti nuk mund te pretendosh qe une te simpatizoj "nene" Feridene qe mbjell droge per te ushqyer nipat, se pak a shume te njejten gje ben cdo kolumbian apo afganas i thjeshte qe mbjell lulekuqe ne parcelen e tij.

Ja te themi qe e shpetuam Feridene. Beme edhe nje ligj qe grate nen nje nivel te caktuar te ardhurash qe kane nipa e mbesa per te ushqyer nuk denohen per kultivim droge. Po pastaj. Nuk mendon qe te gjithe kultivuesit e droges do te preferonin te punesonin gjyshe me bahce qe te mund te kultivonin drogen pa u hyre gjemb ne kembe. Pra shumezoje me 1000 nene Feridene, me 1000 parcelat e vogla me droge dhe me 1000 nipat dhe mbesat e pashqyera. Si mendon ti qe ta zgjidhesh kete problem nga ana ligjore? Duke aprovuar ligjin Ferideja?!!!

 

o peshku pa uje ne qe e firmosem peticionin e firmosem se nene ferideja drogen nuk e ka mbjelle per tregeti por per perdorim vetjak, dhe ligji kur e ke per perdorim vetjak nuk te burgos prandaj qe vendimi i gjykates ka qene i padrejte.

Po tamam per perdorim vetjak, pite hashash qe te harrote varferine smileySee full size image

Na ishte nje here nje gjyshe dhe mbesa e saj duke mbledhur kerpudha ne pyll.

- Gjyshe, mos i merr ato kerpudhat aty se jane helmuese -- i thote ne nje moment mbesa gjyshes.

- E di te keqen, e di. Por s'i mbledhim per vete keto, per te tjeret i kemi...

 

Te kete qene nene Ferideja kjo gjyshja e perrralles?

me fal,peshku fluturues.

PF, ja ku me cove ne mend nje ide tjeter per luften kunder droges, e shtetezojme prape token dhe s'kane me ku te mbjellin hashash, edhe e leme fare draft-ligjin "Ferideja", bile ja propozojme si zgjidhje dhe Afganistani e Kolumbise.

 None Ferideja duke pi dahon prej bahces se vet!

 

a-wise-old-woman.jpg

 

ju qè jeni kundèr...jeni sepse e kèrkoi edi rama??atèherè mè vjen keq pèr ju...jeni sepse jeni kundèr drogès?atèherè kjo pèr mendimin tim quhet hipokrizi...nè njè vend ku ka fshatra tè tèrè qè merren me kètè punè e zona tè lira ku nuk ka asnjè lloj pushteti nga ligji,ky ligji ka gjetur kètè plakèn pèr tè justifikuar paaftèsinè e tij...nè njè vend ku ligji blihet lehtèsisht nga çdo kush..faji i vetèm i kèsaj plakès èshtè se nuk kishte mjaftueshèm para!!!

Lexo me lart! Edi Rama dhe Bashkia e Tiranes me mire do ishte te shkonin te shtepia e atyre fukarenjve po ta benin per humanizem. Se Ferideja e ha i cap buke aty ne burg po femijet ca hane dhe ca do hane po tu vi Ferideja ne shtepi???

Ne cdo vend te botes shteti femjeve jetime u del krah.

po mirè...jam dakort...dmth fajin e ka edi rama dhe ps qè e bènè publik apo qè kèrkojnè tè pèrfitojnè politikisht me kètè,e ka fajin shteti se nuk ju del pèr zot fèmijève,e ka fajin vetè ferideja se u mor me atè punè dhe se 1 cop bukè nè burg e ha ajo... e kanè fajin edhe fèmijèt...biles ata kanè mè shumè faj...,po tè duan gjyshen,le tè merren edhe ata me drogè...dhe ta shohèsh pastaj si do tè bashkohen me gjyshen e tyre!!...por unè firmos pèrsèri pèr lirimin e saj...!!!

Arb, po sikur nënë Ferideja sapo të kthehej në shtëpi të fillonte prap me drogën?

Ç'do bënim në këtë rast? Për ta ndihmuar atë duhet të porosisim nga gjysëm kile të gjithë ne? Apo do protestonim nëse do ta arrestonin sërish?

Ç'alternativë tjetër ka ajo atje në fshat? Të shkojë e të kullosë lopët?

ajo nènè ferideja mund tè bèj çfarè ti dojè qejfi...po tè dal ose po ta nxjerrin para kohe,ajo mund edhe tè rifilloj pèrsèri,mund edhe tè shkoj tè kullos lopèn,mund edhe tè hidhet nga ndonjè urè e fèmijèt prapè jetim kanè pèr tè mbetur... mua mè duket se mè shumè se sa ka faj,ajo e ka marrè fajin pèrsipèr pèr tè shpètuar tè birin,kjo èshtè njè praktikè "normale" nè shqipèri ... mua personalisht mè duket disi e habitshme qè njè grua plakè...pasi e falin njèherè pèr "gabimin" e bèrè,gjèja e parè qè bèn   del e shet bar nèpèr rrugè apo pranè ndonjè shkolle e vè nè rrezik jetèn e adoloshentève tanè tè dashur duke shitur "bar"?!?!çdo gjè mund tè ndodh,por mendoj se ky èshtè njè rast i mirè pèr tè qenè e treguar disi human pèrkundrejt njè gruaje plakè qè si minimun èshtè njè njeri qè nuk ka njè jetè tè tèrè pèrpara dhe ajo qè ka kaluar ka qenè e pafat...çèshtja pèr mua èshtè mè shumè humane se sa ligjore e morale!!!

moralisht vota e cdo njerit nga ju persa i perket nene feridese nuk ka fare lidhje me "buxhet rrezuesit" te cilet sipas disave ketu duan te perfitojne politikisht.

U lirua nene Ferideja pas ketij peticionit?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).