Pse e keni kaq frikë feminitetin?!

Nuk e kisha menduar ndonjëherë se do mund të shkruaja një të tillë frazë. Me optimizmin foshnjor të atij që jeton në qendër të Tiranës, frekuenton ambiente nga ato që quhen intelektuale dhe leximet i përqendron te shtypi i huaj, në mënyrë naive kam menduar se Shqipëria na qenka aq e emancipuar sa ta përtypë fare normalisht një kopertinë reviste, ku një femër e hirshme 36-vjeçare pozon me një fustan të mëndafshtë dhe një varg perlash. Edhe kur kjo femër quhet Ina Rama, aktualisht Prokurore e Përgjithshme.
Sinjalin e parë që diçka nuk shkonte e dhanë disa biseda të hedhura andej-këndej. Deputetë e deputete të Kuvendit të Shqipërisë na ishin skandalizuar me faktin që revista "JETA" na e paskësh bërë Kryeprokuroren të pozonte nja pesë orë në një mobilieri te Blloku. Revistën s'e kishin parë akoma, ama e dënonin forcërisht gjestin e Kryeprokurores "që s'e kishte mendjen të punonte, por të ndërronte fustanet". Pastaj erdhi radha që akuzat të bëheshin publikisht: një emision televiziv dy net më parë e anatemoi Kryeprokuroren pikërisht me të njëjtën gjuhë.

Thënë me logjikën e tyre, nëse Prokurorja zgjedh të dalë në një kopertinë reviste, duhet ta bëjë këtë pa shumë poza e lajle-lule, por të vihet pas murit si në fotot e pasaportave, të veshë dhe ndonjë kostum të hirtë të tipit "shoqja Lenka style" dhe kaq. Pozat le t'ua lërë çupëlinave që paguhen për këtë punë. Fjala vjen balerinave apo modeleve, që janë për të pozuar (zh)veshur në mënyrë femërore...
 

Nëse "polemika" do kishte mbetur në tavolina lokalesh apo parlamenti, nuk do më kishte shkuar kurrë ndër mend të bëja një shkrim të tillë. Por përderisa revista që unë drejtoj u mor si shembull për mënyrën sesi nuk duhet të pozojë një grua në pushtet, e ndiej të nevojshme të sqaroj se përse Ina Rama nuk ka bërë ndonjë krim duke u shfaqur thjesht femërore. Revista "JETA", që i ka kushtuar kopertinën e janarit Prokurores së Përgjithshme, është një botim që u drejtohet lexueseve femra. E konceptuar tërësisht jashtë aktualitetit politik, personazhet trajtohen në aspektin njerëzor dhe familjar, ndërsa një pjesë e madhe e revistës i kushtohet modës. Nëse do duhej të bëhej një krahasim, simotrat e saj në botë do ishin "Vogue", "Vanity Fair" apo "Glamour". Dhe nëse kolegët nuk kanë pasur rast të shfletojnë asnjë nga botimet e mësipërme, gjej rast t'ju rrëfej se puna për realizimin e kopertinave të këtyre revistave është një punë kolosale, jo thjesht një përzgjedhje personazhi me ca foto të shkrepura kuturu, por ndërtohet mbi një linjë fotosh që do përputhet më së miri me linjën e shkrimit, zgjidhen veshjet dhe aksesorët që shërbejnë për këtë, vendi apo vendet ku do realizohen fotografitë, grimieri, parukieri, manikyristi, tekniku i ndriçimit, asistenti i tij, asistenti i fotografit... Me ca më pak njerëz, te "JETA" bëjmë të njëjtën punë.

Prej afro dy vjetësh, personazhet që janë në kopertinat tona u binden këtyre "rregullave", ashtu si të tjerë personazhe që dalin në ekran u binden grimierëve apo kostumografëve të televizionit. Prandaj dhe Kryeprokurorja e veshur me disa veshje të përzgjedhura nga redaksia jonë, në ambientet luksoze të një mobilierie që të mundëson ndriçimin e duhur, është po aq në rregull sa gjithë të tjerët me pozita të larta shtetërore, që para se ulen në poltronat e studiove, kalojnë nga poltrona e grimierit. A mund t'i akuzojmë gjithë këta personazhe se pse duan të dalin të bukur?! Mund të themi me logjikën e emisionit të parmbrëmshëm për shembull, se ministrja Majlinda Bregu nuk ka pse të lidhë një shall mbi kostum, Jozefina Topalli nuk ka pse të veshë xhaketat me detaje të Mirela Nurçes (dy vjet më parë, gjatë një sesioni fotografik, po për kopertinën e revistës "JETA", ne i sugjeruam veshjet e Nurçes, që tashmë janë bërë pjesë e gardërobës së saj), Mimi Kodheli nuk ka pse të mbajë rreth në flokë, Valentina Leskaj nuk ka pse të ndriçojë jakat me spila me gurë, Arta Dade duhet të heqë dorë nga flokët e kthyer nga brenda...

Në fund të fundit, edhe ato kanë punë të tjera të rëndësishme dhe nuk do merren me muhabete fustanesh. Le të nisin të vishen me kostume si të Lajes, që të mos rrezikojnë të gjykohen nga një shoqëri meshkujsh vanitozë, që në biseda tavolinash ua kalojnë dhe femrave kur diskutojnë për markat e orëve apo kravatave (në cilin vend të botës Presidenti i Republikës do shfaqej në takime zyrtare në një kravatë Burrbery!). Le t'i lënë pra të gjitha femrat shqiptare në pushtet detajet femërore dhe të burrërohen, ndonëse e gjithë bota e qytetëruar, që me mbylljen e epokës së Margaret Thatcher-it ka lënë pas krahëve kostumet blu mashkullore dhe i ka lejuar femrat e pushtetshme të shfaqen me gjithë feminitetin e tyre. Dhe jo vetëm gratë e para, si Jacqueline Kennedy, Michele Obama, Carla Bruni apo Rania e Jordanisë, por edhe ato që pushtetin nuk e kanë thjesht si gruaja e një burri, si Rachida Dati, ministrja franceze e Drejtësisë (në kopertinën e "Paris Match", ku është quajtur "fytyra e Francës që po ndryshon", bashkë me fustanin femëror, ka nxjerrë në dukje edhe krahët e palestruar), Presidentja e Argjentinës Christina Fernandez de Kitchener apo ministrja italiane e Shanseve të Barabarta, Mara Carfagna.

Vetëm një politikane ka shkuar në kahun e kundërt, drejt "thatcher-izimit": Hillary Clinton. Sa qe Zonjë e Parë, në dhjetor të vitit 1998, nuk nguroi të pozonte për kopertinën e "Vogue USA" me një fustan mbrëmjeje Oscar della Renta. Por vetëm në shkurt të vitit të shkuar, teksa garonte për t'u zgjedhur si kandidate për Shtëpinë e Bardhë, u tërhoq ditën e fundit nga premtimi që kishte bërë për të qenë sërish kopertina e "Vogue". Stafi i saj u justifikua duke thënë ekzaktësisht: "Jemi të shqetësuar se nëse Clinton do shfaqej në 'Vogue', rrezikonte të shfaqej shumë femërore". Kjo solli menjëherë reagimin cinik të drejtores mitike të "Vogue", Anna Wintour: "Nocioni se një grua bashkëkohore duhet të duket mashkullore në mënyrë që ta marrin seriozisht në rrugën drejt pushtetit, sinqerisht është zhburrërues". Por Anna Wintour-i nuk drejton revistën "JETA", nuk jeton në qendër të Tiranës, mes burrash që sulmojnë një femër vetëm pse shfaqet femërore. Prandaj asnjëherë nuk do vrasë mendjen: Pse ta kenë kaq frikë feminitetin?!

122 Komente

Nuk eshte çeshtje frike po paragjykimi.

në mënyrë naive kam menduar se Shqipëria na qenka aq e emancipuar sa ta përtypë fare normalisht një kopertinë reviste

 

 Duhet me qene me te vertete shume naive per te menduar kete smiley

Iris, e ka vene vete ne pah menyren e saj naive.  Por me duket se terthorazi nuk ka dashur te ve ne pah naivitetin e saj por "emancipimin" e shoqerise.

Vleresimi im eshte pese yje.  Dhe bravo i qofte kryeredaktores per nje reagim kaq dinjitoz dhe "straight to the point."

PS: Nje gje do korrigjoja vetem, qe "Burberry" i presidentit tone nuk ia kalon dhe as qe mund t'i afrohet garderobes se Berluskonit.  Plus, edhe vete Papa vesh kepuce te kuqe Prada. 

Monda 5 yje? Seriozisht e ke ti? smiley

  Sepse s'ka shtjelluar asgje ne lidhje me problemin ( qe do ishte normale si veprim dhe jo reagim), dhe s'e ka kapur ate ne anen e duhur, po ka sjelle vetem shembuj dhe ka mbushur nje faqe vetem me emra. A thua se duhet me mare shembull nga Rania apo Carla Bruni (mos o Zot) per te qene femerore dhe e zgjuar apo e zonja ne profesionin tend njekohesisht.S'e kuptoj pastaj fjalen FRIKE nga e nxorri dhe ku e pa.

  S'eshte e vertete qe ketu s'ekzistojne te njejtat paragjykime.

 Nejse ti ndoshta e ke kapur ne tjeter aspekt artikullin

 

p.s: po me li moj te bej sikur s'e kuptova kete menyren e te qenit naive te saj smiley

Per Carlen s'di gje, por Rania eshte zonje grua smiley.  Dhe nuk ka marre vetem ato per shembull.  Pastaj, Merkel eshte pak si me e madhe ne moshe per ta lakuar.  Kur e nxoren revistat tabloid angleze ne fotografi (me fotot e plazhit) desh i vuri bomben Anglise smiley

Gjithashtu, ka marre shembuj nga femra te tjera shqiptare, plus te huaja, si Michelle, Clinton,  (jo vetem first ladies) por Dati, Fernandez etj. 

Paragjykimet ekzistojne qe c'ke me te.  Bile per pantallonat e Hillarit s'u la me pa folur, apo per "cleavage" te saj.  Kjo s'do te thote qe te mos adresohet. 

Frike, nuk eshte domosdoshmerisht e perdorur ne kuptimin apo forcen ekstreme te fjales (tip makthi lol.)  Varet si e merr si fjale. 

 Po pra, ndaj them dhe une, qe te mos e marrim fjalen si te duam, kjo shoqja te na e kishte sqaruar pse ky fenomen, e jo te na thoshte sa ore e sa fustane provoi kryeprokurorja qe te dilte te Jeta e sa kane provuar te tjerat.

 

p.s: feminitet thuhet ne shqip??

Në thelb, ajo që quhet modë, është thjesht një KOPJIM.

Kët e kishte kapur bukur Onasi, kur filloi të prodhonte dhe shiste cigare për femra. Zuri një të dashur këngëtare opere shumë të njohur dhe ia vuri cigaren rozë te buzët në publik. Pas kësaj... u bë milioner. smiley

Ka edhe raste të veçanta kur ndonjë VIP ngelej me barrë, edhe femrat e tjera vinin jastëkë si të Marigosë për "t'i ngjarë".

 

Po de, ashtu sic u bene milioner ata qe shpiken kravaten roze ...

Ama llogje

E di shume mire biografine e Onasit. 

Por llogjet t'i kisha per "rastet e vecanta" qe permende, plus qe kopjimi i modes nuk eshte monopol i njerit seks.

pse e shihni me kete sy ju femrat mer amani?!?!

Po te me dilte Lul Basha si model tu pozu poshte e perpjete (meqe e mani per simpatik ju) une prap njesoj do flisja.

 

Nuk e di se kush reagoi per Lul Bashen, por GQ ne US s'ka lene burra pa pozu. 

Ne jete na takon te jemi prokurore,hetuese,mjeke,dhaskalica.....Mbi te gjitha (Dio ti ringrazio)jam femer çfaredo te bej.Dhe pse paska konflikt te jesh prokure e te kesh hire femrore?!Nese eshte me klas e jo tip çiljete nuk ka asgje te keqe....Perkundrazi

pikerisht per te mos degradu ne ciljetlleqe nuk eshte mire qe funksionaret shteterore te pozojne. Se pastaj na duhet nje gjykate qe te vendosi se ku eshte kufiri mes ciljetllekut dhe ekpozimit adekuat te hireve

"Kryeprokuroren të pozonte nja pesë orë në një mobilieri te Blloku"

edhe mua nuk me duket normale kjo... dmth duhen 5 ore nga profesioniste per ta bere Ina Ramen te duket femerore. !!??

Po citoheshin llafet e kafeneve.

artikulli nuk thote qe nuk eshte e vertete, por mundohet te shpjegoje qe nevojitet kohe per nje foto te tille.

une mendoj qe Ina Rama dhe te gjitha femrat duhet te ndihen te ofenduara qe kjo autorja thote qe feminitetin nuk e kane natyror por duhen 5 ore per ta nxjerre ne pah.

gre, seancat e fotografise jane te gjata.  Nqs ka ndryshuar veshje te ndryshme, ndryshohet makiazhi, menyra e flokeve etj.  Fotografia eshte art.  Dhe s'e marr aspak per ofendim.

Nese eshte me klas e jo tip çiljete nuk ka asgje te keqe....

Më fal po si e kupton klasin vetëm me fotografi?

Mua më duket shumë femëror ky artikulli për ta marrë seriozisht.

O Tirons, ça kishte bo tamam Ina mer a e pe?

 

 

J...Fotografi te çilit---Marshallah jane si te çilit ,fotografi te Carla Brunit,apo Naomit,apo me tej te Marilin jane vepra arti......

si dmth, çili nuk mund të fotografohet artistikisht?

p.s T'i mbanin çelësat e vlerësimit të revistave femërore ekskluzivisht femrat, këto revista kishin për të falimentu smiley

 Po pra, ndaj them dhe une, qe te mos e marrim fjalen si te duam, kjo shoqja te na e kishte sqaruar pse ky fenomen, e jo te na thoshte sa ore e sa fustane provoi kryeprokurorja qe te dilte te Jeta e sa kane provuar te tjerat.

p.s: feminitet thuhet ne shqip??

Po e vazhdoj ketu me poshte se u be terkuze lart. 

Shtjellimi, per nga pozita e saj, m'u duk shume i thjeshte dhe i drejtperdrejte. 

1. Ina Rama ka pozuar per revisten e saj.

2. Ka pasur kritika, apo llafe kafenesh nga deputet (apo te tjere) qe me pas u shfaqen ne televizor.

3. Znj Tico sqaron ne rradhe te pare cfare eshte revista e saj.  Pastaj argumenton per precedentet dhe bashkekoheret e Ina Rames.

Nuk eshte qellimi i saj, dhe mire beri qe s'e ka marre nga ajo ane, te merret me kryqezate, apo te analizoje historikisht, sociologjikisht, psikologjikisht arsyet pse.  Ajo po flet si kryeredaktore e kesaj reviste.  Per ceshtje te tilla, ka apo duhet te kete kompetente, organizata etj. 

PS: Femer=feminitet.  Si mund t'i thuash ndryshe?

 Nese ajo e ka shkruar artikullin per te sqaruar si funksionon revista e saj ath ka zgjedhur titull te gabuar dhe fjali mbyllese te gabuar. Sepse qe te kete kete titull dhe kete mbyllje duhet qe ne nje faqe te kesh minimumi folur per fenomenin dhe jo per kopertinen e revistes. Kshu mendoj une te pakten.

 

p.s: per feminitetin pyeta se s'e dija qe quhej kshu, e mendoja qe mund te thuhej feminilitet, po ndoshta ndikohesha nga italishtja.

Jo jo, ashtu e mora dhe une pyetjen tende, bile e lashe vete me pikepyetje se mos e kisha une gabim. 

Ndersa per artikullin, varet nga kendveshtrimi.  Une e pashe ne nje kend tjeter smiley.

çili i ka permasat  ne kufijte e violences....  Te mbyt...  smileyKurse Ina Rama eshte e perkoret...duket e nuk duket....le vend per imagjinate,te intrigon.....çili prodhon ne bollek progresteron..Ina Rama e ka me kimet.... smileyQejfe qejfe Zotni ;dikush hudra ,dikush purri' smiley

Mirë e ke ti, po kam përshtypjen se duhet të kesh ngrënë edhe hudhra edhe purri për të gjykuar drejt. smiley

Mos e merr seriozisht se po të ngacmoj mi Zanë, mi naqe shkodrane.

Se unë psh, te femra në rradhë të parë vlerësoj mendjen. 

hey,

a ka mundesi te na sjelle ndonjeri foton per te cilen behet fjale smiley

Po mendoja te njejten gje, se po diskutojme me keq se deputetet e artikullit pa dale revista ne shtyp smiley.

Hajde zbrit këtu poshtë... smiley

Mirë e ke aty lart, po kjo mu duk "dyshuese" mua:

Po de, ashtu sic u bene milioner ata qe shpiken kravaten roze ...

 

Por llogjet t'i kisha per "rastet e vecanta" qe permende...

s'po i lidh dot njërën me tjetrën.

 

plus qe kopjimi i modes nuk eshte monopol i njerit seks.

Ska kuptim të thuash "kopjim mode", modë = kopjim.

Jam dakort pjesërisht, se kohët e fundit janë shtuar metroseksualët.  Po përsëri, femrat mbajnë vendin e parë në industrinë e modës. Madje, po më thoshte një miku im që me shtimin e emigrantëve myslymanë, do ketë rënie ekonomike, sepse këta... nuk e ndjekin modën.

 

 

"Nëse do duhej të bëhej një krahasim, simotrat e saj në botë do ishin "Vogue", "Vanity Fair" apo "Glamour""

endrra vdes e parafundit smiley

Po si se kuptut qe feminiteti eshte kafja dhe rakia e maskilizmit..  smiley

Kjo Iva Tico nuk di te shkruaj vallahi... teper fjale e pak substance... fjali terkuze... do te bente mire ti riformulonte fjalite e paragrafet sipas ideve qe kerkon te percjell.

Fenomeni qe adresohet (ndruajtja prej feminitetit), them se eshte i vertete, por ajo e ben supozimin e pare qe ne titull ku e quan ate 'frike'... mua me duket se nuk eshte me duke hulumtuar fenomenin ne psikologjine e gjendjen njerezore... ajo e jep diagnozen ne titull edhe pastaj gjithe te tjerat jane tip muhabete kot... shto mjell e shto uje...

As ne kontekst nuk e ve... ose e ve, duke e izoluar ate ne shoqerine shqiptare, por nuk e justifikon se pse duhet izoluar fenomeni vetem ne kete shoqeri, kur fare mire ai mund te jete fenomen civilizor.

Fshati digjet kurva krihet, i thon ktij muhabeti!

Temen nuk e kam lexu, por do me interesonte mendimi juaj nese fjala feminitet mund te shqiperohet apo jo - gjithnje duke pat parasysh qe "femer" duhet te jete fjale e huazuar (nga latinishtja - femina) ne vetvete.

Ne anglishte ku shume fjale i gjen me "dy fytyra", njera anglosaksone dhe tjetra latine, ky rast do ishte  womanliness dhe feminity, perkatesisht. Ne gjermanisht, pervec Femininität kemi edhe Fraulichkeit dhe Weiblichkeit.
   

tha mire Sala: "u kam sjelle nje Silvia Konti" vetem me nje ndryshim te vogel, kjo e ka mendjen te baluket...
nje krye prokurore pa eskorte dhe pa nje kercenim per jeten tregon qe s'jane shkelur kallot asnjerit... kryeprokure qe  fut ne burgje plaka per ashash dhe denon me nga 10 vjet hajduta xhepi...
Ne ate pozite qe ka kjo zonjushja dhe sikur luan te jesh nga karakteri do ta kesh krye te veshtire te nxjerresh ndonje gje ne selamet me ate sistem dhe ata mostra, e jo me kjo pipiruqe..
po e ka blere mire ai Sale kete bukuroshen para se ta vinte.. me ato ceshtje dhe dosje qe ka aty ajo do futej ne mengjes ne zyre e do dilte ne darke...
kurse kjo na del revistave e kafenve te bllokut me shoqe pa nje eskorte, kur ne Itali e gjetke rruhen me shum se presidenti..pale na e krahason dhe me Thacera, e Brunera..
vajti 6 vjet kjo Rice yne po s'e kemi pare ne ndonje kopertine mode... dhe sikur kjo te jete normale ne shume shtete, ne si shoqeri dhe mentalitet jemi akoma shume larg asaj qe predikojme, dhe kushtet tona jane extreme te largeta krahasuar me perendimin! dhe per sa kohe do ti referohemi botes dhe te bejme rolin e majmunit per cdo gje, ne  thjesht do genjejme vetem dhe bota vete do na qeshe! sic po na qesh..

une nuk shoh ndonje pune produktive nga kjo zonjusha ndaj e shoh ne kete prizem, se tek e fundit po qe se ka punuar, ka dhene prova dhe rezultate, akoma s'eshte zhveshur per Playboy Magazine..

Taras, si mer s'ka pozuar Kondaliza?  Ka pozuar per Vogue.  Ka dhene interviste per Glamour, ka qene te Oprah edhe fliste per "fetish" qe ka per kepucet (apo fiksim shqipce.)  Bile eshte quajtur dhe "stiletto secretary." 

Nuk e krahasoi Ina Ramen me Thatcher, Brunin, Fernandez etj per nga inteligjenca, pushteti apo aspekte te tjera, por thjesht per nga aspekti i perbashket i feminitetit. 

Po me duket sikur po lexojme artikuj te ndryshem.

Ina eshte prokurore ne pune dhe femer ne shtrat. Kujt nuk i pelqen kjo gje le te ankohet ne prokurorine e rrethit per abuzime sensuale me pasoje pengimin e kryerjes se detyres shteterore.  smiley

o Monde,  bo-bo ca ben mi goc dhe kur s'je tek peshku TV sheh? qenka kot the Rajsi dmth (shaka)..
s'del fare per ndonje  drink?
my bad for the kopertina thing.. smiley
po po ate; "dhe sikur" qe thashe me lart, e anashkalove fare? hidhi nje sy..
po ti mos e sheh nga ai prizmi tjeter imagjinar o Monde..

Kam kohe qe e kam bojkotuar Oprah (tv dmth.)  Qelloi qe e pashe para bojkotimit.  smiley

Drinks?  Me raste dalja, por drinks & TV ne shtepi njekohesisht nuk quhet? smiley

E lexova ate "sikur" por e anashkalova me qellim, sikurse analizen e (mos)punes se Rames. 

Mendoj se subjekti ne fjale eshte me pak i koklavitur. 

Ja Ticço mendimi im :

ta vleresoj revolten por le t`i themi gjerat me emrin e tyre pa keshtu dorashkash qe s`vlejne fare dhe merr solidarizim te pavertete nga seksioni i grave te peshkut.

 Po i rreferohem lexuesit te peshkut qe jo ne pak raste eshte lexues i percipte. ( ta mbaje kush te doje nga keta  smiley )

E fillojme : une jam ne dijeni te faktit  ( dhe jo vetem une xhanem ) qe ti je e skandalizuar nga disa shkrime ne nje te perditeshme qe lidhin Jeten me prokuroren e pergjithshme e te tjera me rradhe. Ketu do ndaloj une .

Ta themi tulle : kjo eshte Gazeta 55 e Fahri Balliut, beniaminit te Ismail Kadareve .  ( Ne ato ambientet intelektuale ne mes te Tiranes a merr pjese ndonjehere Plasari qe t`ja thuash kete   )

Kjo gazete , nuk e di se per cer arsye , ( e di po bej gjoja ne fakt )  po udheheq nje fushate thashethemesh dhe denigrimesh per Ina Ramen  qe eshte prokurore e pergjithshme por qe eshte edhe femer njekohesisht.

Nuk dine te ndalen. Ka qe nga dita qe eshte krijuar keshtu. ( Dhe  e drejton ate gazete nje femer afer botuesit )

Mirepo po kjo gazete beri pacavure me gjera skandaloze nje zonje tjeter po aq simpatike por qe nuk eshte intervistuar ne Revisten tende , z.Bejleri, dhe qe eshte Kryetare e nje shoqate gjyqtaresh. Gjera monstruoze per kete zonjen me shume se per Inen bile.

Mirepo po ti fole vetem kur te zune ne goje produktin tend .  Po a jemi te sinqerte deri ketu apo ka dicka qe nuk shkon kur perdorim te drejten per tu revoltuar pergjysme ? Une them se eshte kjo e dyta .

Sikur nuk ta pashe revolten ne media ( me miqte e tu e kam te sigurte qe e ke bere ) kur ajo zonja qe i del ne krah e qe ne ketu  i themi me perkedheli Zanfina ulerinte per motren dhe nenen e Taulant Balles ne parlament. Nuk kish me keq besoj te pakten deri tani eshte nr 1.

Prandaj megjithese ke te drejte do abstenoj per shkrimin tend. Do abstenoj se nuk dua qe ti te jesh pre e intriges se pushtetit dhe malavites me kollare.

Do ndaloj me kaq.

P.S. Sa do qe disa emra te gjinise femerore i ke permend ne shkrim me mendimin se iu ke dale ne krah, sigurohu nga une qe zanafilla e shkrimeve kunder Ina Rames nuk eshte mentaliteti mashkullor apo frika nga feminiliteti i saj, por rivaliteti edhe femeror edhe pushtetar i nje femre qe ti i ze emrin ne shkrim. Te me ndjesh qe nuk mbaj dorashka por ky eshte zoti Jozefin Topalli smiley

Ja fund jave pa telefonata te bezdisura !

 

 

Vetem ne shqiperi ndodh qe Kryeprokurorja te trajtohet si "Celebrity"..

Thënë me logjikën e tyre, nëse Prokurorja zgjedh të dalë në një kopertinë reviste, duhet ta bëjë këtë pa shumë poza e lajle-lule, por të vihet pas murit si në fotot e pasaportave, të veshë dhe ndonjë kostum të hirtë të tipit "shoqja Lenka style" dhe kaq. Pozat le t'ua lërë çupëlinave që paguhen për këtë punë. Fjala vjen balerinave apo modeleve, që janë për të pozuar (zh)veshur në mënyrë femërore...

Vetem dikush qe se ka idene e praktikes se punes ne perendim (qe perfshin disiplinen dhe seriozitetin) mund te shkruaj ne kete menyre.

Eshte gabim qe te fshihesh pas fenimizmit.. Nuk i sherben revistes apo edhe vete Ina Rames.

Une jam i mendimit qe eshte hap shume i gabuar!

 

Si eshte e mundur te lexoj keto lloj komentesh tek peshku? Mendjengushtesia....

Me ben pershtypje shpesh qe duke diskutuar ne shoqeri, nese shikojme nje femer ne pozite qe ben karriere, menjehere ka reagime, nese kjo femer eshte e bukur. Shprehja "Kush e di ke ka mik qe e ka vene ne kete pozite, apo sa e ka patur cmimin" nuk e di pse me shkakton nje lloj neverie.

Shkrimi i mesiperm nuk flet per anen profesionale te Ina Rames. As nuk perpiqet "ta kape mat" ne gabimet e saj profesionale qe mund te beje. Epo nuk eshte "Fiks fare". Kjo grua simpatike 36-vjecare me anen e nje kopertite te tille reviste, ndoshta stimulon me mire nje studente, nje nene, nje ku di une cfare, sesa mund ta bente thjesht nje modele.

Por ketu qendron problemi: meshkujt i druhen ketij dinamizmi qe mund te kete nje femer, dhe e gjykojne ate tek pika qe besojne se mund te jete e dobet, pasi s'eshte me: fenimiteti i saj!

Nuk eshte e lehte, bie fjala nje prokuror rrethi, te marre urdhra nga nje femer!

Ndaj e luftojne... per buzkuqin qe perdor, ndersa u tingellon normale nese nje deputet p.sh. pas parlamentit shkon ne kazino, ne bar, ne... e kalon me shume se 5 ore. Ndoshta nje fundjave te tere!

Frike apo patriakalizem?

 

Elona je komplet jashte teme.

Pyetja eshte e thjeshte: "A eshte normale dhe morale qe kryeprokurorja qe merr vendime te veshtira per jete njerezish te trajtohet si "Celebrity"???

A i sherben kjo kridibilitetit te Ina Rames dhe a fiton ajo respekt nga homologot e saj nderkombetare?

Autorja e ketij shkrimi eshte ne te njeten nivel si ata qe e kritikojne Inen per fustanet dhe pozat.. Perdore te njeten taktike..

Kritika ime nuk eshte per Inen si femer dhe per fustanet e saj. Por eshte per Inen kryeprokurore.

 

E respektoj mendimin tend Liqen, por e kundershoj totalisht. Nuk e kuptoj perse duhet te keni nje model tabu per femrat ne profesion prokurore, avokate, politikane dhe nje model tjeter tabu per femrat ne profesion aktore, kengetare etj.

Duke e pare Ina Ramen ne revisten Jeta, apo ne cdo reviste tjeter te ketij stili, ajo te behet me e afert, sic mund te te behet edhe Hilari, apo kushdo tjeter ...

Duhet te kete stilin e Karla Pondes, qe te vleresohet bie fjala e afte ne profesion? Duhet te ngjaje si burre?

 

Cfare do te thote:

"A eshte normale dhe morale..."

Kjo loja e moralit... me duket demode!

Ina ketu tregon estetike, dhe estetika eshte dhe "normale dhe morale"

Do preferohej brutalizmi ne vend te fineces...

 

Une po bej nje pyetje koti smiley

Si matet feminiteti? Ku eshte kufiri i pozimit? Me fustan? Pa fustan? Me rroba banje? Me veshje intime? Nudo?

Si dhe kush e percakton moralin? Detyra qe ke? Profesioni? Apo thashethemnajat e kafeneve?

Pakez provokim ju lutem...

Kalamalliqe.

Personi qe ulet ne karrigen e Prokurorit te Pergjithshem, qofte femer qofte mashkull duhet t'i vere perpara punet e veta, para se te pozoje ne nje mobileri lluksoze ne Tirane. Madje une nuk shoh asnje arsye perse te pozoje ne ate mobileri lluksoze ne Tirane.

Dhe sa per lidhjen mes fotove neper revista glamour me feminilitetin...nuk besoj se mijera femrat e tjera qe nuk fotografohen neper ato revista paskan me pak feminilitet. Revistat Glamour ne te vertete jane thjesht nje element simbolik i kultures pop, dhe me se tepermi jane te lidhura me pushtetin, se sa me feminilitetin.

Fenomen siperfaqesor, prokurore siperfaqesore, dhe shkrim siperfaqesor.

Natyrisht qe e njejta gje mund te thuhet dhe per Jozefina Topallin, Bamir Topin, Arta Daden, Mimi Kodhelin etj...gjithe kjo tufe me shimpanze qe perqeshin pa stil e pa brendi ate cka ndodh matane detit

... smiley

Ej po shiko pse kam te drejte o Jul !

Ne kemi femra shume qe kane shume pushtet .

Jozefina Topalli : Kryetare e Kuvendit

Ina Rama : Prokurore e PErgjithshme

Shpresa Becaj : Kryetarja e Gjykates se Larte

Une nuk mund ta di se pse mund te qahen me shume per shoqerine maskiliste shqiptare. Ka emra te tjere te pervecem qe lakmojne ? Mire bejne po nuk mund te jene te gjithe juristet Kryetarka se 1  ven eshte

Ca shkronjetore ketu ne peshk mbajne mend dhe e gjykojne Shqiperine akoma duke pare filmin Kapedani.

Shkallet ngjiten nje e nga nje dhe jo nga kater nga pese. Ne rastin qe mbajne nje fund te ngushte pale cer iu ndodh. Jo detyrimisht cdo femr mund te jete e ekspozuar ndaj suksesit , ne kuptimin qe duhet te perballoje edhe nxitimin ( ai qe percakton kushtin e levizjes jo ngutja ne kete rast ) ne emancipimin e shoqerise. Ketu jemi.

Disa do digjen , nuk do bien ne sy. Keshtu  ka ndodhur edhe me perpara por eshte fshehur nen termin : brez i djegur.

E kam fjalen ato qe kishin zili Lenken ne ate kohe dhe qe kane zili Ina Ramen ne kete kohe.

P.S.  Nuk ka smiley

 

Koth, shiko çfarë thotë ambasadorja, që është bërë me shtëpi të re. (Mgjse ky shkrim duhet trajtuar veç, se merret me një problem më real sesa puna e revistave...)

Tani përgjithësisht, femrat kanë një gjë: shkojnë të vënë vetulla dhe nxjerrin sytë.

Disa do digjen , nuk do bien ne sy. Keshtu  ka ndodhur edhe me perpara por eshte fshehur nen termin : brez i djegur.

E kam fjalen ato qe kishin zili Lenken ne ate kohe dhe qe kane zili Ina Ramen ne kete kohe.

Që është EDHE luftë brenda llojit se pranojnë ato smiley, duhet t'i gërvishtësh ca... Ta dinte Zana psh, që kishte gisht Xhozefi në këtë mes, nuk fliste ashtu si ka folur...

Po shkurt për këtë punën e revistës:

Që doli në revistë nuk është ndonjë gjë e madhe. Mirëpo as ndonjë gjë me vlerë, nuk është.

Këto kanë probleme të tjera që bëjnë mirë t'i shohin më qartë. + ka dhe njëfarë hipokrizie në këtë mes, se këto të shtresës së mesme, Sanijen sanitare as nuk e llogarisin si femër fare!! Unë jam i bindur që nuk duan tia dinë shumë. Duke dit këtë pikë, këto nuk flasin për të patur të drejta, apo më shumë të drejta, por po kërkojnë pushtet.

(nejse, jam kurioz të shoh çfarë do thonë ke shkrimi i ambasadores)

Marketing dylekesh i gazetave pacavure, mbeshtjelle me cipen e argumentit sterbanal te triumfit te feminilitetit.

Aty mbeti te diskutohet feminiliteti ne fakt.

Edhe nje here, marketing dylekesh (lexo pa kosto). Fitimprures, s'ke ci thua.

aurelie ca do ta shkruaja kete punen e marketingut. S'po perseritem, ke shkruar ti gjithcka.  

Konspiracion,kpnspiracion e konspiracion.

Ky eshte realiteti Shqiptar????

Rastesisht, para syve kam nje artikull ku flet per rolin e gruas ne drejtimin e nje ndermarrje apo istitucioni.

Lajmi i mire se grate jane me te zonjat 55 % se burrat.

Lajmi i keq, se ne kater fotot qe paraqesin, keto drejtuese jane para tavolines ku punojne, si sfond i behet reklame aktivitetit qe kane.

Edhe Ina, nuk do kishte humbur as me te voglin feminitet, perkundrazi do e rriste rrespektin, ( mos keqkutoni ketu si rritje diçka tjeter) sikur te jepte si sfond jo mobilet e nje mobilerie, por ne zyren e saj, ku te shihej qarte te pakten  thenia " Ligji eshte i barabarte per te gjithe".

Tico e krahason me Carfagna.

Kjo reviste do kete çmim te larte, se shkruan pa pergjegjsi, e ne Shqiperi gjerat e papergjegjshme kushtojne shume.

Duket qarte, kete e pranon edhe artikullshkruesi se Kryeprokurorja nuk nje statusin e figures qe perfaqson.

 

pershendetje Koth,

me bere me ne fund qe tek peshku te mos mbetem vetem lexuese por edhe "shkruese".

jam dakort me abstenimin dhe verejtjen tende. Por shkrimi im te Panorama nuk eshte pergjigje ndaj gazetes 55 qe nuk i behen kurre 55 lexues ne dite, nuk eshte as pergjigje per llafet e tavolinave. Eshte pergjigje per FIKS FARE qe e telendisi prokuroren duke bere "zoom" mbi cdo foto e duke thene qe kete pune t'ia linte ne dore velinave (pikerisht ata qe kane ngjitur konceptin e femres- objekt ne ekran) a thua se ishte bere qameti. Prandaj e pashe te arsyeshme te reagoj, per aq kohe sa intervisten e kryeprokurores e kam bere vete (eshte interviste ne frymen e nje reviste femrash, nuk ka lidhje me asnje nga ceshjet politike, nese do isha ne revisten Klan, do t'ia kishim bere foton ndoshta ne buze te kraterit te Gerdecit) sic kam asistuar dhe ne sesionin fotografik. Per te gjithe ata qe nuk e dine, nje sesion fotosh kopertine i kerkon kaq shume ore jo per tu bere personazhi me feminitet, por per te bere nje pune tamam. Me personazhet e tjere, me te ngeshem se kryeprokurorja, rrime edhe me shume, edhe 10 ore ka shkuar... Kjo na ben te kemi kopertinat me te mira ne treg (me falni per mungesen e theksuar te modestise dhe per reklamen pa leke qe po me ofron peshku).

Nuk kam per qellim ne shkrim te shpjegoj c'eshte feminiteti, nuk kam qellim as te fitoj ndonje konkurs gazetarie. Mund te jeni, mund dhe te mos jeni dakort. ju respektoj te gjitheve

iva

Eshte pergjigje per FIKS FARE qe e telendisi prokuroren duke bere "zoom" mbi cdo foto e duke thene qe kete pune t'ia linte ne dore velinave (pikerisht ata qe kane ngjitur konceptin e femres- objekt ne ekran) a thua se ishte bere qameti

E besoj si fakt por nuk e kam pare ndaj dhe nuk e permenda. Ketu ne peshk eshte i vjeter opinioni im se FIKSI eshte emision destruktiv dhe gjobevenes. Ka kohe shume kjo ndaj dhe kjo eshte pjesa edhe ku une solidarizohem me ty 100 % .

Me tutje ?

E vjeter eshte po une do e them se s`kam tjeter per momentin : qente le te lehin ti shko perpara ! smiley

Shoqja Iva,

Une sugjeroj qe heren tjeter te shpenzoni te dhjeta oret me kryeprokuroren duke bere fake tan; edhe 10 te tjera me Xhozin me te brendshme nga "per una", edhe Majlinda Bregun me dekolte nga della renta, edhe ne faqen tre dil ti me Cavalli, qe te na mbushet mendja akoma me shume per kauzen e forte te feminitetit.

Faleminderit shume qe na e solle kete revolten e veshjeve firmato, se aty ka ngecur feminiteti. Shyqyr qe eshte revista jeta, se do kishim vdekur injorante nga puna e kopertinave.

Edhe u shqyen "Ok", "Hello", "Closer" e gjitha te tjerat ne Londer duke nxjerre ne faqe te pare Ruth Kellyn, Harriet Herman, Jacqui Smith, Tessa Jowell apo Hilary Armstrong. Po e dashur po, s'kane mend ato edhe s'e kane zbuluar akoma magjine e daljes ne kopertine, po ishalla ju bie Jeta ne dore thuaj, edhe ta kuptojne c'po humbasin.

kot sa me u ngatrru - m`doket se s`po ka fjal shqype "feminiteti," e as n`onglishte "feminity."

N`dyja rasat po duhet me ja shtu ni "ni" permesi. Hajt pra rrnoft femerlliku me gjith femersi e femertetin!

t_red,

behet fjale vetem per kaq pak :

Ka ndonje problem ketu ?

 

Flm Koth per foton qe prure.

Ndoshta deputetet qe kane folur keq, jane frikesuar nga veshjet tigre-leoparde qe ka perdorur....

 T_red, ma kalo pak kët komentin tim Burberry, të lutem!

Edhe u shqyen "Ok", "Hello", "Closer" e gjitha te tjerat ne Londer duke nxjerre ne faqe te pare Ruth Kellyn, Harriet Herman, Jacqui Smith, Tessa Jowell apo Hilary Armstrong. Po e dashur po, s'kane mend ato edhe s'e kane zbuluar akoma magjine e daljes ne kopertine, po ishalla ju bie Jeta ne dore thuaj, edhe ta kuptojne c'po humbasin.

 

Nuk e kuptoj perse duhet ironizuar me kete menyre? Se pari, perse duhet ndjekur nje model gjithmone? Une mendoj se nje kopertine e kryeprokurores dhe nje interviste e saj flet shume me teper sesa kopertina e nje prej personazheve te "Kafazit te arte" qe jane VIP-izuar duke ndenjur, duke ngrene buke e duke fjetur ne nje shtepi.

Po te ishte nje prej tyre, ndoshta do duartrokitnit e do vleresonit punen e mire te fotografit p.sh., ndersa ne gjithe keto komente, askush nuk ka treguar, ku eshte e keqja qe mos intervistohet Ina Rama tek "Jeta" apo gjetke?!

E dashur Elone,

VIP-at e kafazit ate synim kane ne jete. Edhe nuk pret njeri gje prej tyre (pervecse ata vete).

Kurse prej bukuroshes Ina Rama jane nja 3.2 milione njerez qe presin qe ajo ta kete kapercyer dashurine e pasqyrave e te kopertinave (te pakten sa eshte ne ate detyre).

Po ti ke akoma hallin e duartrokitjeve per fotografin. Ca te te them me teper une ty?

I nderuar t_red,

Mund te shtoj vete dicka per veten time:

Fatmiresisht, nuk i shikoj gjerat bardhezi, si tv pa ngjyra!

Ka!

Nese ky person qe mban postin e kryeprokurorit ne nje vend nuk ka marre akoma leksione e keshilla per etiken e veshjes, te sjelljes, te pozimit dhe te gjuhes joverbale qe perdor per sa kohe qe eshte ne ate post, ta mbaje me shendet, se jeton ne Shqiperi. Tjeterkund do ishte menduar pak me gjate!

Shume mire qe eshte e bukur Ina. Bravo edhe kryeredaktores qe ka ide te shkelqyera. Por, Ina Rama duhet te pranoje te tregoje hiret e saj pasi te kete perfunduar mandatin qe i eshte ngarkuar. Nese ajo paska kohe te rrije 6 ore ne nje studio fotografike edhe paska deshire te na tregoje fortesine e vendimeve me te tille brishtesi, po e veshtireson shume marrjen serziozisht te saj.

 

Nese ajo paska kohe te rrije 6 ore ne nje studio fotografike edhe paska deshire te na tregoje fortesine e vendimeve me te tille brishtesi, po e veshtireson shume marrjen serziozisht te saj.

 

E dashur t_red,

une shkrimet e Gazetes 55 qe kane synim denigrimin e Prokurores se Pergjthshme te Shqiperise i kam lexuar qe diten e pare qe kane nisur dhe nuk desha nje permbledhje te tyre.

Meqe deshe te hyje ne kete valle urdhero :

Ina Rama në pasarelë, profesioni i ri dhe i merituar i kryeprokurores në detyrë

Zonja Ina Rama, si quhet prokurori që ka zëvendësuar Arjan Ndojën në Durrës?

Hetuesit e diktaturës që drejtojnë prokurorinë e Ina Ramës

Kush duhet ta pranojë dorëheqjen e Ina Ramës?

Me dorëheqjen e vet, Zamir Shtylla ka vendosur edhe për Ina Ramën

Zonja Ina Rama, gjej një apartament e një punë tjetër!

Rruga Andon Zako Çajupi, adresa e vërtetë e korrupsionit të Ina Ramës

Edhe pas skandalit, Ina Rama vazhdon të banojë në apartamentin e përdhunuesit

Letra/Zonja Ina Rama, pse nuk i ndiqni penalisht ata që dënuan me falsifikime ish-të përndjekurit politikë

Kryeprokurorja Ina Rama banon në shtëpinë e një përdhunuesi

Prokurori apo parti politike drejton Ina Rama?

Histori banditësh, me prokurorë, me kryeprokuroren Ina Rama, etj

Akuzat që rëndojnë mbi Ina Ramën po i faturohen ministrit Basha

Arsyet pse Ina Rama dështoi në një vjetorin e marrjes së detyrës

Ina Rama, e kapur peng nga emërimi 200 mijë eurosh i Arjan Ndojës

Deputetët të PD-së akuzojnë për fiktivitet të organit të akuzës dhe influencim politik

Rama në katror dhe një shvejk-prokuror

Pse Ina Rama preferon moralin e Arjan Ndojës? 
Hetim ligjor apo amoralitet politik e profesional

200 mijë eurot e emërimit të Arjan Ndojës në Durrës, kush i mori, Ina Rama apo …

Prokurorja Ina Rama, shefe apo vartëse e Arian Ndojës?

Prokuroria shqiptare gjueti antiligjore ndaj deputetit Basha

Do me apo e ke kohen te kufizuar ? smiley

Te gjitha jane  produkt i pacavures 55 te ish pronarit te librarise Kadare .

Poshte gazeta 55 smiley

Akoma me poshte feminizmat e kujtdo, dalshin apo mos dalshin kurre tek 55, tek 56, tek Jeta, tek Vdekja apo kudo qe t'jua mbeshtjelle truri se ia vlen te dalin.

"shte pergjigje per FIKS FARE qe e telendisi prokuroren duke bere "zoom" mbi cdo foto e duke thene qe kete pune t'ia linte ne dore velinave (pikerisht ata qe kane ngjitur konceptin e femres- objekt ne ekran) a thua se ishte bere qameti."

kam idene se as autorja vete nuk mendon se eshte e drejte qe kryeprokurorja te pozoje per 5 ore duke patur parasysh si shprehet...

Mbasi shoh fotot e bukura te revistes jeta, dhe mbasi ndergjegjesohem per tere kete feminizem qe paska kjo goca, s'me mbetet vecse te deklaroj hapur e me pathos prej mashkulli shqiptar: shume "yll" qenka kjo Ina Rama (megjithese kete deklarate e kam bere disa here dhe para se te shihja keto fotot)

 

Se ne jemi bjerrakohes qe diskutojme funksionin e saj si prokurore, ne te vertete duhet te merremi me lingerie-n qe perdor, dhe me faktin qe si mund t'ia bej qe ta nxjerr per nje gote vere

Eeee, e ka pas thane Kac Myftari qe kjo Ina e ka menjen me u ly me buzkuq dhe qe kryeprokuror defakto eshte Zamir Shtylla smiley  smiley

smiley  smiley

Une personalisht nuk shof nai problem edhe sikur Ina te pozoje edhe me breke. Nuk e di, por nuk ma ndjen fare per spektaklin qe ajo jep ne oret e saj JASHTE DETYRES. Me intereson sjellja e saj ndersa eshte ne detyre.  Dhe sa per kohen e harxhuar ne mobileri, dhe jo ne pune, me duket argument kot. Sepse problemet e punes se Ines dhe suksesi i saj ne detyre nuk varen nga nje 5 oresh i harxhuar ne pune apo jashte saj. Vetem me faktori "kohe" qe nuk lidhet punet e saj. Mbase krijohet nje perceptim qe ajo se ka menjen ke puna. Por gjithesesi, kjo ska pse gjykohet nga dalja ne reviste, por do ta tregoje vete rezultati i punes se saj.  Mua me duket palacallek i madh, qe per nje personazh qe ka nje post aspak honorifik, aspak moderator dhe te ekspozuar (si Zanfi smiley), por perkundrazi detyre me zarar shume te madh, te nxjerrim gjykime nisur nga llafe pazari, thashetheme, apo elemente te jetes personale, veshja apo fjalori. Une besoj se njerezit e sistemit te drejtesise nuk duhen bere sallate nga shtypi dhe objekt thashethemesh. Gabim i madh !!!! 

Sa per shkrimin, po Mimin dhe Valin, pse i fute ne ket muhabet o Iva, apo per te balancu peshoren

smiley  

Une se di pse nxefesh ti IVA, ti ke reviste lloqesh, brekesh, manikyresh,amon mooo, reviste grash. Ty normalisht te eshte bere reklame e mire, jo vetem me daljen e Ines aty, por aq me teper me reaksionin qe ka pas ndaj kesaj. Si me thone, ti tani je si reviste "disidente" . Te lexojne dhe burrat hihihii i

Edhe ne fund, mos ma cysni Ciljeten se e kam pike te dobet. Lejeni mer gocen rehat. Cer po ju bon juve ajo eee ??? smiley

smiley

 

 

as une s shof problem qe Ina te pozoje me breke, kam hallin mos del Edi Rama me sloganin e vjeter "Ina Ina hiqi breket!" (kush e njef historine e di per cfare flas smiley )

e cuditshme eshte nga pikeveshtrimi feminist qe revistat e femrave flasin vecse per mode, e pastaj ankohen se meshkujt perpiqen te burrerojne femrat e te zhburrerohen vete

 E aman, se playboy qe eshte reviste meshkujsh flet si me arrit çmimin Nobel ne kohe sa me te shkurter e?

Tushe ke degjuar per "misconduct outside work"...  Pushim nga puna direkt!!!

Rri tani mos li nam se po diskutojme per prokuroren e pergjithshme te nje shteti! Vetem fakti qe del ne foto me xhinse tregon jo-seriozitet dhe nivel te ulet gjykimi!

Mos harro eshte foto publike dhe e bere me pelqimin e saj! Te jape doreheqje dhe te dale ndac me brek e ndac pa breke.

 

 

athere ik e thuji dhe paparaceve dhe qelpsinave te shtypit shqiptar qe ta lejne rehat. Mos ta fotografojne mceftas me xhinse apo pantolle te shkrutra kur ka shku ne plazh me familjen apo te haje nje dreke per qejf te vet. Thuji te mos e zejne ne goje jeten e saj private.  Thuji qe te merren eskluzivisht me detyren e saj shteterore. Thuji Sales mos kepuse pislliqe fjale te llojit "silvia konti" , thuji medias mos ti perserise keto tallje etj etj etj.

Vuajme per gjera te tjera ne ktu, jo per mungese serioziteti ne ekspozim publik. Kjo zonja me apo pa breke, duhet  te administroje institucionin e vet dhe te garantoje qe ky institucion TE HETOJE ne menyre te paanshme krimet dhe aktivititet qe shkelin ligjin.

A ka mundsi me u fokusu ketu ??

Ah, po harrova, eshte shume me kollaj per me fol per breket dhe leshrat e Ines. Me fol per prokurorine dhe punen e saj, skeni dhe aq kellqe, se jane gjera qe nuk jua mberrin krraba.

Pranej ma mire qepni gojen fareee

Tushe ok tani se po e kerkon vete..

thuaje hapur... te te vije une me kamer te te kerkoj intervist, por te dua me shale hapur ( se jena reviste e civilizume dhe e modes) do pranoje ti????

Lere pervesitetin menjane se po te jete per te pare shale dhe bythe, durrsi ka plot durrsake  edhe me te mira se Ina.

Atehere le te flasim per prokurorine.. shume dakord.. Por me duket se debatin e kote rreth vetes e ka krijuar prokurorja vete .. Edhe une bej ate me faj qe po terheq vemendjen nga Gerdeci dhe rruga Durres-Kukes, per ta drejtuar tek shalet e saje.

Ik pirdhu tani..  smiley

 

 

Kryeprokuroja jone e dashur, mund te mos e kete bere hic mire detyren e saj. Kjo ka shume gjasa te jete e vertete. Po kshu dhe shume supozime per rolin e saj te vertete dhe fuqine qe ka ne te vertete.

Ama, une, nuk kam pare ndonje terheqje vemendje tek shalet e saj gjer me sot. Te gjitha aparencat e saj ne shtyp dhe TV, mund te them qe kane qene te pakta dhe shume te terhequra. Te kunderten kane bere njerezit dhe shtypi me te.

Ky reportazh i revistes Jeta eshte shfaqja e saj e pare qe mua me bie ne sy, qe tenton mbase nje terheqje vemendje. Megjithate, eshte nje reviste femrash !!!! Thjesht nje reviste femrash o njeri.

Ne kete rast do te falej, sepse do ishte "reagim i natyrshem ndaj provokimeve te pushtetshme qe qelluan te jene ne gjinine femerore" : P

Tushe, po ti kur do dalesh ne kopertine si femer moderne, eficente, pa komplekse, ndricuese edhe e papune qe je?

Thote Koth-ja : ...Te gjitha jane  produkt i pacavures 55 te ish pronarit te librarise Kadare ....

Pse?

Nuk e ka me ai qelbesira ate librarine?

C'ne? Eshte mbyllur, apo e ka shitur?

Eshte mbyllur.

Arsyet nuk i di te ti them te sakta.

Por qe perversi me i madh shqiptar shperdoron  llagapin Kadare kete di ta them. smiley

E keqja eshte se nuk eshte vetem kaq "ky teprimi " i Ina Rames dhe ja keshtu fillo o Mroklle si me te qeshme po ene me te ngjashme. Fillo me ka i bejte ene marro me foto te montume . Kupto vete se si mund.

Po zhbirilon kjo cuca ene kane dal gjoxha emra perqark qe ka rrezik te dhjesim me i mu..t te madh ene gjenite .

Jane marifete qe fillojne heret shume mer ! smiley

Eee qe te mos filloj une me bemat e çtypit te epokes se re dhe verdallosesit e ternetit.

Kupto vete se si mund....

 

Vallaj hic s't'mor vesh une ty o Koth! :

Ti flet, si i thone kosovaret, "me rrotlla"! smiley

Very very cryptic indeed!

Nejse, ka i' here "ignorance is a bliss" 

zavalluk- rahatlluk, kane pas thane gjyshnit e mi multikultural qe kishe qene asqere m'Azerbajxhan! smiley  For real!!! 

Ate foton qe ky qelbesira po kerkonte, s'na the c'ish?

Se me c'kane intuite per mutsihane lloji i ketyre, nuk ka njeri!

Une per vete nuk jam kurioz, po dua ta shikoj edhe nje here ate Vuvin kur i rrjedhin qurrat ne TV.  si atehere ne kohe te Gerdect!

Perpara Korrikut dua ta shikoj edhe nje here!

t_red,

mua do me dukej mese normale qe nje reviste per femra te tregonte se si nje femer mund te jete edhe terheqese edhe te drejtoje ne menyre te suksesshme nje institucion kaq te rendesishem si Prok e Pergj.

Por ne gjithe historine e Ina Rames nuk shikoj asnje rezultat te saj. Nuk u muar vesh pik se pari se ne baze te cfare rezultateve apo experience (pervec qe ka mbaruar me 10) I.R. arriti te marre ate post. Ka kaluar ca kohe por pervec fotografive te IR gjithandej nuk eshte degjuar asnje rezultat qe te te frymezoje.

Mgjt ndoshta presim shume prej saj... Fundja ca ka bere me perpara Sollaku me mire se cfare po ben kjo? Thjesht vegla ne duart e politikaneve. Po te kishte ndonje GQ ne Shqiperi dhe nqs Sollaku do ishte paksa (shumesa) me terheqes, ndoshta edhe ai do perfundonte ne ndonje dyqan makinash duke pozuar per ndonje kopertine. The Albanian dream...

Qe te mos i ngaterrojme gjerat kot:

Ina Rama te dale e veshur ose e zhveshur si t'ia doje qejfi (qofte edhe te marre ne konsiderate keshillat e Tushes po deshi).

Po kryeprokurorja nuk duhet as ta shkoje neper mend se dalja kopertinave me leopard eshte e pranueshme (e aq me keq promovuese) per rolin e saj.

Pike!

 

E respektoj mendimin tend Liqen, por e kundershoj totalisht. Nuk e kuptoj perse duhet te keni nje model tabu per femrat ne profesion prokurore, avokate, politikane dhe nje model tjeter tabu per femrat ne profesion aktore, kengetare etj.

Duke e pare Ina Ramen ne revisten Jeta, apo ne cdo reviste tjeter te ketij stili, ajo te behet me e afert, sic mund te te behet edhe Hilari, apo kushdo tjeter ...

Duhet te kete stilin e Karla Pondes, qe te vleresohet bie fjala e afte ne profesion? Duhet te ngjaje si burre?

 

Elona lere tabun e  femres menjane.. Nuk po gjykoj femren Ina Rama!

Te ta shpjegoj me thjeshte. Ne zyren time ka nje kod veshje, ku cdo femre i kerkohet te vishet ne  menyre zyrtare. Te mos plotesosh kete pushohesh direkt!

Ndersa ne rang manexhor dhe drejtus kompanish, kontrata e punesimit flet edhe per integritetin personal.

Eshte ceshtje kredibiliteti e dashur!Me shume mundim fitohet dhe shume lehte humbet. Ne kete rast Ina Rama ka gabuar ne gjykim. Gazetarja fundja do te shes revisten dhe nuk ka asgje te keqe te kerkoj estetike dhe foto glamorose.

 

Ina Rama me shoqe mbulon nje post i cili çiftezohet me njefare autoriteti. Ina Rama perfaqeson institucionet ligjore me te larta te shtetit, njefare etikete duhet vene ne praktike ne raste te tilla.

Ina Rama eshte profilizuar si profesioniste, nuk eshte profilizuar si show woman pjese e profesionit te se ciles eshte te pozoje mbi mobilje neper revista, aq me pak znj. ne fjale eshte profilizuar si modele apo di une!'Fama' e zonjes ne fjale lidhet me profesionin e saje dhe pjese e paketes profesionale nuk me rezulton te jene dhe pozat ne revista qe fatkeqesisht as qe i njoh.

Shqiperia duhet emancipuar, natyrisht, por emancipim ne fushat e duhura. Jeta profesionale ne cdo shtet te botes permban njefare ngurtesie dhe aseksualiteti. Ne pune nuk je femer apo mashkull, je individ me nje bagazh diturish per te cilin paguhesh t'a vesh ne praktike. Te qenit femer/mashkull tregohet ne fusha te tjera private te jetes.

Po kryeprokurorja nuk duhet as ta shkoje neper mend se dalja kopertinave me leopard eshte e pranueshme (e aq me keq promovuese) per rolin e saj.

 

Hahahaha! smiley, smiley !!

Tani e pashe leopardin!!!

So ghetto! So... "ho"!!!

Si thojne k'nej?

You can take a girl out of the ghetto, but you cann't take the ghetto out of the girl!!!

 

P.S.

Prej kahit o' kjo goca  'ne i here? 

S'e di pse m'sjell n'men kyt kongen!

O jalla u shemsh lal, oj kala e Durrsit,

Oj dilshin gocat te gryk' e pusit

O car qet Durrsi, o lal

I pret Shijaku

O gjo' e modhe non

Qeshkesh maraku

O fushe e modhe, fushe e Qerretit

O u plak goca, i dul lezeti!

....  smiley   me ket me nolt u myll "me ner" peshku per paradite.  smiley   

turqeta, deshta me shtu...  smiley 

Nderrova mendim

Une e kam qejf ket Inen, kot fillova ta kritikoj, me mori rryma me vete! Shume e mire eshte, kush e ka inat t'i marri te keqen.

ptu ptu ptu

larg syni keq nga leopardi i Ines

hihihi

smiley

Rrofte ndergjegjia e paster o Sol. Mire, po nuk na the, te pelqen si Ina, apo si kryeprokurore? : D

nqofse po me pyt a me pelqen me shume se sollaku apo se rakipi qe tekniukisht duhet te ishin ne pune akoma, une te them po. i parakalon ne kthese te dy ata.

une ku ta gjejsha ta kisha ne shpi nje kshu, edhe kryeprokurore, po edhe femer e mire...

Kta te Top Channel jane plehra.

Tani e pashe dhe une reportazhin. Keta jane te flliqur fare.

PISA !   

 

Leri shtrembesit, se te bejne t'i ndryshosh kah shpates smiley

Televizion velinash te te gjitha gjinive...edhe kjo qe shkon e bie brenda me kembet e saj :@

 

Ça hipokrizie, ça idiotlliku! Jazëk fiksit, jazëk!!!

Unë ua kam heq fillin që kur lexova për komunarët e Peqinit. Po ka faj dhe Ina, gjynaf! Prokurorja për rolin që ka, duhet të jetë si gruaja e Cezarit.

 

Po ka faj dhe Ina, gjynaf! Prokurorja për rolin që ka, duhet të jetë si gruaja e Cezarit.

Sa pretendime ke edhe ti smiley

Po duhet të kemi ca pretendime. Prandaj do ua lë në dorë ty dhe Tushes të më gjeni nuthe. (po qesh tashi që po e mendoj ça kombinimi do kishit gjet ju) smiley smileysmileysmiley

Mgjse për temën, puna u bë lëmsh...kemi Ivën që bën artikllën, Inën që fotohet, Kothin që revoltohet, Tushen që se TM, ti që nevrikosesh.

Sfutem mo ke kjo temë... smiley

 

nga premtimi që kishte bërë për të qenë sërish kopertina e "Vogue". Stafi i saj u justifikua duke thënë ekzaktësisht: "Jemi të shqetësuar se nëse Clinton do shfaqej në 'Vogue', rrezikonte të shfaqej shumë femërore". Kjo solli menjëherë reagimin cinik të drejtores mitike të "Vogue", Anna Wintour: "Nocioni se një grua bashkëkohore duhet të duket mashkullore në mënyrë që ta marrin seriozisht në rrugën drejt pushtetit, sinqerisht është zhburrërues". Por Anna Wintour-i nuk drejton revistën "JETA", nuk jeton në qendër të Tiranës, mes burrash që sulmojnë një femër vetëm pse shfaqet femërore. Prandaj asnjëherë nuk do vrasë mendjen: Pse ta kenë kaq frikë feminitetin?!

 

Nuk behet fjale per frike, por per perbuzje. Pyetja jote eshte e gabuar. E sakta do ishte : pse e perbuzin feminitetin?  Dhe pergjigja do ishte: eshte bote maskiliste smiley . Prej mijevjecaresh pushteti eshte perqendruar ne duar te burrave e rrjedhimisht eshte krijuar ideja se pushteti mban pantallona e kollare smiley Fustanet e buzekuqi duken te pafuqishem, te dobet per te udhehequr.  Kapish? smiley

Vete e ke shkruar justifikimin qe nxorri stafi i znj. Clinton ne mes te SHBA-se... Kjo duhet te te jepte te kuptoje se s'ka lidhje fakti qe ti jeton ne Shqiperi smiley Vete e ke shkruar reagimin e Wintour-it... Kjo duhet te te jepte te kuptoje se mendjen per kesi gjerash e vrasin shume gazetare ne bote, jo vetem ti ne qender te Tiranes. smiley

....se mendjen per kesi gjerash e vrasin shume gazetare ne bote, jo vetem ti ne qender te Tiranes. Smile

 

Now, now!

Play nice!

Pas talljes te turpshme te TCH, tani po me vjen simpati per Ina Rama.

nuk eshte as ceshtje simpatie as percmimi.

Shqiperia para ksaj Zonjes, te ciles nuk i ka dale ende tymi, (sepse kto foto smund te quhen tym) ka pasur 2 prokurore burra.

Keta 2 burra, jane shkarkuar nga detyra dhe se kane mbyllur mandatin e tyre ne menyre normale. As kane mundur me gjithe fuqine qe ju jepte posti, te shpetonin mandatin e tyre. Jane shkarkuar me nje mal grindjesh dhe akuzash nga me te frikshmet !!!

Dhe qe te dy kane pasur ne karrieren e tyre si Kprokurore ngjarje te shemtuara, per njerin ishte burgosja  e shokut dhe kolegut  te vet per trafik nderkombetar droge, dhe per te dytin vrasja e shoferit te tij.

Nje cike memorie sna ben keq, se kur te kujtohen keto gjera, fillon dhe e zhvendos normalisht vemendjen nga shalet e Ines, madje dhe nga fakti qe eshte femer dhe shqetesohesh se si do kryeje detyren kjo zonje. Dhe uron qe ngjarje te shemtuara te mos ndodhin !!!! 

 

 

Ne asnje nga fotot e vendosura te Jeta, nuk shoh ndonje veshje te padenje per zonjen Rama si prokurore, apo qe bie ndesh me etiken e saj profesionale. Dhe per me teper nuk me duket qe i ben ajo reklame dyqanit, nderkohe qe edhe ne Itali kur dalin ne televizion personazhe te tille nga dikush vishen se s'i kane te gjitha rroba te tyret.

 Me duket shume gje e ulet te merresh me te tilla budalliqe. Faktikisht zonja Ina Rama per mendimin tim mund ti kerkoje demet e imazhit fiksit smiley,sepse e akuzuan per reklame ne nje moment qe s'kane prova qe ka marreveshje midis dyqanit dhe zonjes Ina per reklame te veshjeve.

E gjate, e holle, me te kuq e pa te kuq, me xhinse a me stof.

Kjo eshte nje foto e perkryer "Shqiperia Republik bananesh"

Mos valle autorja e shkrimit (qe drejton dhe nje reviste femnash) ka dashur te ndigjoje nga goja e parlamentarve dhe njerzeve te tjere shprehje te tilla; "ua sa bukur, ç'kembe" , " ja kaloka dhe top-modeleve, bravo" , " ia vlen ta kesh nje nate" , "ç'kombinim i bukur, qenka engjell" , etj.etj. Mirpo a vlejne fjale te tilla per nje person qe perfaqeson nje detyre shteterore sa delikate aq dhe te larte, sa serioze aq dhe publike. Natyrisht qe jo. Mirpo kur do ta shfaqi dhe ajo feminitetin, linjat e saj, mund te pyesi autorja, Iva. Kur te doje , i them une, te lere detyren e Kryeprokurores, dhe te marre ate te top-modeles. Kush e pengon.  Kety, nuk flitet per nje manaxhere firme, por per nje njeri qe perfaqeson nje detyre te larte shteterore. Imagjinoni , per nje moment, p.sh. Presidentin, te pozoje si bodiguard, me breke, te tregoje muskujt, linjat mashkullore. ç'do te thonin, parlamentaret dhe njerzit. Me siguri, do ta quanin budedallik nga ana e Bamirit.

Pjer Thomas Po kur i pe ti qe ka nxjerre linjat femerore ajo? Pe gje dekolte te ekzagjeruar apo minifund qe te duken shalet??  Keto krahasimet qe ben ti me trupin e lidhur te presidentit s'jane me vend. A i pe fotot ti??

 Apo qe te mos duken linjat te vishet me burka Ina qe te bjere ne pah vetem kur te fusi ndonjerin ne burg.

Rehatohuni o shoke

Qe sot mori fund sikleti

Kishim prokuroret troke

Erdhi ina, erdh lezeti

 

Hajde dert mos kini hic

Ku ka goce me te mire

Shifeni si i ben resmet

Ndac ne kembe, ndac e shtrire

 

Ina eshte goc me stil

Lum ai qe e ka n'zyre

buzet e saj si trendafil

faqkat po me ate ngjyre

 

Na merziten me sallakun

burr i shnosh edhe qeros

ka lezet me njiket bjonden

krimin m dysh e ka palos

 

Ndac ti thone silvia konti

me lingerie prej mendafshi

ndac ti thone ina rama

du i vit qe t m dali afshi

Iris, me vjen mire per "kthesen" tende smiley

Hmmm, znj Iva, mire bere qe shkruajte ketu, por nqs ke lexuar peshkun (sic the vete) dhe je ne dijeni te pellgaces sone, do kishe "heshtur" per ca flori smiley.

Mua prape artikulli s'me pelqen smiley , s'mbaj mend te kem thene qe isha kunder pozimit te kryeprokurores. Isha dhe jam kunder menyres sesi e trajton kryeredaktorja paragjykimin si frike.  Mund te kishte perdorur artikullin me me zgjuaresi, sepse ne kete menyre indirekt te ben te ndihesh pak qe feminitet( ose femerllik ) dmth te flasesh per manikyr , rroba dhe floke me onde.

"Veshja kopil-eshka",thote populli,dhe kete e dine mire te gjithe,edhe Ina,edhe Majlinda,edhe Zhozi.

Ina vishet sikur te jete akoma ne gjimnaz,Majlinda vishet sikur te jete ne mbremje mature,Zhozi vishet sikur te jete nga Pakistani!

Krejt si idiote kjo Ina ne keto fotografite.....Come gatta morta....Prokuroreshke  zonja.....La nam....Dora e hekurt e nje shteti.....Tyryfyçke....Nuk e njihja ,por po me zhgenjen shume....S'paska du pare mend....

Ina-Majlinda-Zhozi,me nje pozicion te lart funksionesh por me nje nivel mesatar inteligjence dhe aftesie profesionale, ne krahasim me pozicionet analoge te ketyre funksioneve ne shtetet e tjera nuk mund te kemi ndonje perfaqsim njerzish qe me veshjet e tyre publike, te perfaqsojne nje shtrese te caktuar te shoqerise te cilat ato duhet te perfaqsojne ,...po kush eshte backgroundi i tyre ?!!

Ordiner me ,te zakonshem bile nga familje te varfera popullore) keshtu qe mos  mendoni se ato jane vertet ashtu klasike ne perfaqsim ,kulture, mode ,dhe shtrese te caktuar shoqerore.

Ne shqiperi ,pak bukuri ,pak makiazh ,pak oratrori ,pak shtytje politike ,pak gerver-gerver,dhe pak mode veshje te tipit copy cat ,nga jashte dheeeee hop ne kryesi ,hop ne prokurori ,hop atje ,hop ketu behesh VIP ,te bejne VIP jo se behesh vertete VIP se VIP (person shume i rendesishem)per Shqiptaret nuk ka dhe nuk do te kete ,ata jane VIP-a PER VETEN E TYRE!

Bravo, bravo, bravo.Shkrim shume i mire>>

Te njejtin reagim pata edhe une kur e  nxorren tek fiksi.>>

Sikur te gjitha femrat shqiptare te visheshin me aq klas sa c’kishin veshur Inen.>>

Por besoj se te gjithe kete gurgule e kane bere keto grate politikane, qe per vete nuk lene >>

rast pa u pispillosur. Sipas tyre Ina duhet te haroje qe eshte femer>>

Une them se eshte zili femerore asgje me teper.>>

Le te  merren mediat me balerinat minorene qe dalin te zhveshura ne ekran>>

apo me fjalet vulgare qe u hedh here pas here atyre vajzave Saimri,>>

ne vend qe te merren me klasin e Ines dhe mbi te gjitha, klasin e  kesaj reviste,>>

per mua eshte nga me dinjitozet.>>

> >

Kam vetem nje problem me titullin, ate feminizmin me mire ta kishte zevendesuar me fjalen feminitet, se feminizem dhe feminitet jane te ngjashme per nga ndertimi por te ndryshme krejt nga kuptimi, dihet qe levizjet feminste po i shnderojne femrat ne burra>>

> p.s nuk kam  lexuar asnje nga komentet
>

Flokenaja, mire komenteve tona s'ua ke varur fare smiley, po s'ia ke varur as titullit smiley

"Pse keni kaq frike feminitetin?" eshte titulli.  

PS: Edhe levizjet feministe psh ne US, sic jam shprehur ne nje koment me lart, kane levizur pertej "hippizmit" te viteve 60, dhe pertej shnderrimit te femrave ne burra smiley

PPS: Shume dakort me pjesen tjeter te komentit.   

Monde e dashur une shkrimine  lexova nje dite perpara se te beja komentin dhe ne mos gaboj,me duket se titulli qe feminizem jo feminitet, une 5 minuta futem ne internet per te hap e-mailin o monde, nuk kam mundesi t'iu lexoj ne komente thjesht per arsye pamundesie dhe jo mungese vemendje, apo respekti..

Monde me duket se njihena... mos jegje Lady Vi andej nga lagjja ti?smiley

Femra përballë shoqërisë dhe mass medias NGA ARTUR NURA, gazeta Standard

Së fundi, një nga emisionet televizive më të ndjekura, trajtoi revistën “Jeta” dhe dimensionin femëror të znj. Ina Rama, kryeprokurore e Republikës së Shqipërisë të shfaqur në të.

Në ekran u shfaqën poza fotografike në të cilat znj. Rama i kishte bërë me mjaft shije sipas një përzgjedhjeje profesionale. Për drejtuesit e emisionit në fjalë znj. Rama nuk duhet të kishte bërë këtë gjë dhe të merrej me dosjet e shumta që ka në Prokurori!

Kjo e thënë thjesht do të thotë se individi nga momenti që merr një detyrë të caktuar, duhet të heqë dorë nga të gjitha të drejtat e tij humane dhe në këtë rast gjinore! Ai, në këtë rast ajo, nga ai moment duhet të jetojë kudo në çdo çast të jetës vetëm si zyrtare e ngrysur!

Pa dyshim që sipas mendimit tim modest, ky është një opinion dritëshkurtër i cili nuk përkon me nivelin e lartë cilësor të programeve të po të njëjtit kanal televiziv. Opinioni në fjalë duhet të përkojë vetëm me nivelin provincial të një pjese të shoqërisë shqiptare i cili paraqitet dramatik për gjininë femërore.

Për fat të keq, ky rast tregon se në momente të caktuara edhe instrumente të opinionbërjes që zakonisht i paraprin politikëbërjes (kjo e fundit po tenton t’i japë më shumë hapësirë femrës shqiptare në legjislativin shqiptar) në këtë rast u shfaq paragjykuese dhe një hap pas politikës.

Sigurisht që në jetën publike në çdo moment kemi të bëjmë me përgjegjësi intelektuale të caktuara të cilat nëse nuk i realizojmë, konvertohen në kosto sociale dhe kulturore për pjesë të caktuara të shoqërisë sonë në zhvillim.

Një vajzë në Elbasan...

Para disa ditësh, në faqet e kronikës të shtypit shqiptar lexova që një vajzë e re, pasi kishte kaluar një mbrëmje të gëzuar me dy miq të saj nën shoqërinë e konsumit të alkoolit, nuk mbante mend fundin e asaj mbrëmjeje!

Të nesërmen ajo ishte paraqitur në polici duke kërkuar t’i vërtetonin nëse ata miqtë i kishin rrëmbyer ose jo virgjërinë! Mosprekjen e kësaj pjese trupore asaj (sipas gazetës) ia vërtetoi një mjek ligjor.

E thënë thjesht, ajo vajzë dhe familja e saj pa dyshim kërkonin të dinin nëse një pjesë krejtësisht modeste e biologjisë së saj ishte prekur ose jo. Për të vërtetuar këtë gjë, asaj iu desh që pjesën më intime të trupit të saj t’ia ofronte për kontroll një mjeku ligjor.

E thënë troç, e gjithë kjo ngjarje e rëndë tregon se formimit të caktuar të një pjese të shoqërisë sonë, në këtë rast asaj familjeje dhe vajzës së tyre, u duhej që kur të vinte çasti i një martese të mundshme, vajza të kishte hemorragjinë e nevojshme.

Pra, ajo dhe shumë prej këtyre vajzave lejojnë të bëhet çdo gjë me trupin e tyre (kjo edhe për kënaqësinë e tyre të natyrshme), por kurrsesi të humbin virgjërinë, të cilën e ruajnë me fanatizëm për burrin e ardhshëm.

Burrnesha të tillë që, jo me vullnetin e tyre e marrin këtë status social-shpirtëror, ka shumë shoqëria jonë, por pakkush trajton botën e tyre komplekse e cila herë pas here ballafaqohet me drama të rënda psiko-sociale…

Ngjarje të tilla janë përgjegjësi e të gjithëve…

Falsitet apo i drejtë ky realitet mbizotëron në mjaft pjesë periferike të shoqërisë si nga pikëpamja urbanistike, ashtu edhe kulturore. Kjo ndodh ndërsa në metropole pa dyshim që realiteti është krejt i kundërt me të, ndoshta i tepruar nga e njëjta pikëpamje psiko-kulturore.

Por dallimi midis të kundërtave pa dyshim bëhet dramatik për adoleshencën e njërës palë, e cila rrezikon të burrnizohet pa vullnet individual dhe nën presionin e vazhdueshëm shoqëror mbizotërues të provincës!

Këtu roli i mass medias si mjet më divulgativ është shumë i nevojshëm! Kjo është edhe detyrë parimore e këtyre instrumenteve publike siç janë televizionet dhe radiot. Nëse arrijmë të paragjykojmë një grua që respekton feminilitetin edhe pse drejton një institucion të caktuar publik, pa dyshim që nuk mund ta arrijmë ta realizojmë këtë detyrim moral dhe kulturor.

Për fat të keq, kështu arrihet në nivelin e asaj pjese periferike të shoqërisë e cila respekton virgjërinë seksuale, duke injoruar virgjërinë shpirtërore dhe intelektuale! Kjo ngjason me mendimin e dikurshëm që femrën e donim njësoj si meshkujt: të punonte me tri turne, të rrinte me kostum doku burrash të llojit kinez, te merrte detyrën dhe të mohonte të gjitha nevojat dhe dëshirat personale natyrale prej gruaje dhe të mendonte vetëm për partinë, popullin, heroik dhe punëtor…!

25/01/2009  

Askush nuk po thote qe Rama ,eshte femer e  ta gezoje deri ne fund sex -appeal -in e saj.Veçse keto foto ishin idiote...Le ti mbaje ne albumin e saj.....Kemisha e futur ne pantallona,kepucet tigrate....Look i nje ragazzina-madje e papjekur....Mund te vishte nje bel kompleto sex-i nese doni....Nuk ka asgje ne ato foto qe me thote se kam te beje me nje grua menduese,te afte....

o motra po ti kërkon tek këto çupërlina sharmin tonë smiley

O Zanfo, ku je se na mori malli ....?smiley
ej, po kaq te kendshme dhe charming jeni ju qe u fillon me Zan.., si tek kjo fotua? ca brezi jeni juve i 69-es..? smiley

ps: Zana c'kemi mire, si jeni? smiley

Gazeta standart ben mire ti lexoje prokurores statusin e te qenurit kryeprokurore.

 

Thote njoni pak ma nalt:

....Para disa ditësh, në faqet e kronikës të shtypit shqiptar lexova që një vajzë e re, pasi kishte kaluar një mbrëmje të gëzuar me dy miq të saj nën shoqërinë e konsumit të alkoolit, nuk mbante mend fundin e asaj mbrëmjeje!

Të nesërmen ajo ishte paraqitur në polici duke kërkuar t’i vërtetonin nëse ata miqtë i kishin rrëmbyer ose jo virgjërinë! Mosprekjen e kësaj pjese trupore asaj (sipas gazetës) ia vërtetoi një mjek ligjor.

 

HAHAHAHAHAHAHA!!!!!! smiley

Goca: ...edhe pastaj, kur m'dul gjumi o ma', nuk e dijsha fare c'a kisha ba'!

Moma: Qyqa! Cohu ime' t'shkojme n'polici! Goca jeme nuk dehet rrugave qe t'ja hypi cdo rrugac!

Baba: A-AAA!! Qysh u ba' k'shu ere??!!! Vrej ti goc! T'shkosh m'polici me momen! Sakon se u qellet rruges per k'ho, gjeje brymen e minukut gjeje!

Ah mer usta Isuf, t'kishe rrojt ene ca vjet! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).