Pse do të drejtojë Paneta!

Përgatiti: Androkli Dralo

Presidenti i ardhshëm amerikan, Barak Obama përzgjodhi 3 ditë më parë emrin e ri që do të drejtojë shërbimin sekret amerikan, një person mjaft të besuar dhe mjaft të afërt të ish-presidentit Bill Klinton, Leon Paneta. 70-vjeçari me origjinë italiane ish kongresmen ka qenë shef i menaxhimit dhe buxhetit në Shtëpinë e Bardhë në kohën e Klintonit dhe është pedagog i shkencave politike në universitetin Santa Clara në Kaliforni. Krahas tij është zgjedhur dhe drejtori kombëtar i këtij shërbimi që njëkohësisht do të jetë dhe krahu i djathtë i shefit të CIA-s, Denis Bler. Me këto dy emërime në shërbimin sekret kombëtar, Obama i jep fund dhe përzgjedhjes së dy nga pozicioneve më kyçe ende vakante të administratës së tij. Por këta dy emra befasuan komunitetin e CIA-s dhe rrjedhimisht sollën dhe skepticizmin se si mundet të zgjidhet në krye të këtij institucioni një person me një jetë të gjatë akademike dhe që nuk ka kurrëfarë eksperience në lidhje me çështjet sekrete. Gjithsesi këtë vendim e mori Barak Obama, presidenti ende i pa kontestuar amerikan që deri tani ka luajtur shkëlqyeshëm në lojën pa top. Edhe pse konsiderohet një ndërmarrje e guximshme pasi ai anashkaloi parlajmërimet dhe të vetë Capitol Hill-it, Obama është i vendosur për të sjellë në këtë detyrë një njeri i cili do të sjellë ndryshimin. Por ajo çka ka ndërmend presidenti amerikan është zgjedhja e një menaxheri që do të ndryshojë strukturën e punës së këtij shërbimi. Kjo konfirmohet dhe nga zyrtarët të cilët kanë mundësuar këto dy alternativa. Për këtë arsye Obama ka zgjedhur si drejtues të institucionit Denis Bler, një drejtues të lartë të marinës tashmë në pension, pasi ai jep garancitë e një zyrtari i cili do jetë i aftë për të shërbyer si drejtues i çështjeve sekrete. Bler është më në brendësi të çështjeve sekrete dhe dhe ky do të jetë dhe truri i politikave të brendshme të institucionit. Paneta është personi i duhur, me një karrierë politike tetë vjeçare në kongres ai njeh shumë mirë taktikat e administrimit në zyrën e shtetit. “Profesori” ka qenë një menaxher i shkëlqyer në vendlindjen e tij dhjetë vite më parë në Kaliforni. Ndërsa ajo çka është dhe më e rëndësishme është mos pasja lidhje me shërbimin sekret që Obama e kritikonte aq shumë për metodat agresive të marrjes në pyetje. Paneta ka qenë kundërshtar i hapur i përdorimit të dhunës madje i ka shprehur idetë e tij dhe në një ese të cilën e ka botuar vitin e shkuar në SHBA: "nuk duhet të përdorim dhunë për çfarë do lloj arsyeje." Presidenti e kishte të vështirë zgjedhjen e këtij pozicioni dhe për një arsye tjetër. Shumë nga kandiatët potencialë për këtë post kanë mbështetur politikat agresive të të marrurit në pyetje nga CIA. Por Paneta nuk ka aspak përvojë institucionale në çështjet delikate të shërbimit sekret. Mungesa e kësaj eksperience, ngriti një sërë pikëpyetjesh dhe veçanërisht hasi në kundërshtimin e senatorit Feinstein shefit të ri të bordit të komunitetit të inteligjencës i cili deklaroi se ai nuk është pyetur në lidhje me zgjedhjen, dhe që lajmin e ka marrë vesh nga media."Unë nuk jam pyetur mbi zgjedhjen e Leon Panetës në krye të CIA-s. Dhe besoj se shefi i inteligjencës duhet të ishte një person që duhet të kishte një formim nga rrethi progesional."- deklaroi Feinstein. Dhe senatori republikan Bond që është njëkohësisht dhe kreu i republikanëve në bordin e CIA-s, shprehet i shqetësuar për këtë emërim: "Pas atentateve të 11 shtatorit eksperienca duhet të ishte thelbësore në pëzgjedhjen e kreut të CIA-s. Unë do të vlerësoj me kujdes figurën por edhe përvojën e Panetës përpara se të marrë një vendim". Sigurisht brenda këtij bordi ka dhe zëra që mbështesin presidentin. Republikani Peter Hoekstra dhe ky në bordin e shërbimit inteligjent ka nxitur Obamën që të përzgjedhë një profesionist të ardhur nga radhët e administratës civile në mënyrë që të ndajë përfundimisht imazhin e krijuar në të shkuarën e agjencisë. "Paneta do të sjellë ndryshimin në kulturën e CIA. Qoftë Paneta apo dikush tjetër ky shërbim ka nevojë për rinovim". – shton Hoekstra. I këtij mendimi është dhe ish numri 2 i CIA-s. McLaughlin dora e djathtë e Xhorxh Tenet gjatë kohës kur ky ishte në krye të inteligjencës, e sheh italianin si një figurë të pastër. Një arsye e shtyrjes së emërimeve të këtij institucioni ishte fakti që Obama kërkonte të ndihej i qetë me përzgjedhjen, dhe në të njëjtën kohë të merrte parasysh dhe kërkesat e Demokratëve dhe Capitol Hill-it për një figurë jo të përfshirë direkt në praktikat e marrjes në pyetje. Edhe pse Leon është një zgjedhje surprizë, emri i tij nuk ishte në listën e pretendentëve që do të hynin në administratën civile të washingtonit. Analistët e vlerësojnë seleksionimin të pajtueshëm në krahasim me emrat e mëparshëm. Dikush mund të ndalet dhe të thotë "cfarë", por kur ta shohin punën e tij do të ndihen të kënaqur.

 

(Washingtonpost)

2 Komente

Pse u zgjodh Paneta,?

Gjithe ai artikull i gjate, pyesim Meron ne mos u merakos ti djale.

Meroja e sqaron mire pse u zgjodh Paneta. 

Pse do të drejtojë Paneta!

Qe ne CIA te rregulloj statisikat per Shqiperine, GDP-te dhe PPP-te Shqiptare si dhe shumen e te ardhurave per shqiptar nga bizneisi i zi.

Rrofte Obama dhe Paneta

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).