PS: S’na duhen votat e LSI. Fatos Nano me ne në fushatën ‘09

Fatos Nano dhe Edi Rama do të jenë përkrah njëri-tjetrit gjatë fushatës për zgjedhjet e 2009-ës. Pritet që ish-kryetari socialist të përfshihet në fushatën e partisë më të madhe në opozitë duke qenë se do të rikandidojë sërish si deputet në listat e saj. Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Socialiste, Fatmir Xhafa, tha se kontributi i Fatos Nanos është i padiskutueshëm.

“Fatos Nano është deputet i PS. Është një faktor i rëndësishëm në PS për shkak të historisë së tij dhe asaj të PS, por është edhe një realitet brenda PS i cili nuk ka nevojë për negocim, ka nevojë thjesht për kontribut; dhe nuk ka arsye pse të mos ndodhë kështu” tha Xhafa.

I ftuar në “Ora 20” në TV Alsat, Xhafa tha se në betejën e ardhshme elektorale partia e tij do të fitojë mandatet e mjaftueshme për të krijuar qeverinë e re pa nevojën e LSI. “PS i ka të gjitha shanset që të kapi numrin minimal të domosdoshëm për të formuar qeverinë” tha Xhafa.

Sipas tij, aktualisht në PS kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet dhe se më çeljen e fushatës do të bëhet prezantimi i programit, por edhe i listës së kandidatëve për deputetë.

Nga TV Alsat

23 Komente

Ehe, doli dhe ai qe sheh interesin e vet me shume se interesin e Shqiperise dhe te partise se tij. Ia ngjiti bukur Driteroi, kur e cilesoi sistemin e tij te drejtimit ;  Shkerdhatokraci. Me kete shprehje Driteroi i madh ka dashur ta quante dhe vete Nanon, mirpo nuk e ka lejuar edukata dhe qenia e tij si antar i PS.

Uroj te krijohet nje pol i trete, e ti lere ne hije per nja 8 vjet, PS e PD. Kjo do te sillte nje integrim te Shqiperise ne ter strukturat perendimore, shum me shpejt se sa te jene ne krye PS e PD. 

Nese Fatos Nano i bashkohet Edi Rames per fushate, kjo vetem sa mund t'a godase PS-se, sepse asnje avantazh nuk mund te nxjerresh nga karriera politike, nga morali apo vete figura e perlyer dhe e njollosur e Fatos Nanos. Ri-kthimi i pencionistit Nano ne politiken Aktive per zgjedhje, me qellimin e ulet qe te rizgjidhet deputet - (kur eshte i vetmi qe ka lene kokrren e namit duhe jetuar jashte-shtetit dhe duke ardhur 1 here ne 6 muaj ne Parlament, sa per te ruajtur postin) - vetem sa do t'a damtoje PS-ne.

Nga ana tjeter, kjo do te sjelli uje ne mullirin e PD e cila fushaten e saj do t'a bazoje tek krahasimi i gjendjes se vendit ne qershor 2005, me qershorin 2009; Nese Nano rikthehet, sigurisht qe akuzat dhe kritikat per sistemin e "Kleptokracise" qe ai krijoi ne 8 vite ne Shqiperi, do t'i bashkangjiten perseri, por me nje ndryshim te "vogel" : akuzat dhe fajet e Nanos, do t'i marrin ne kurriz edhe Rama me te tijet.

Sesi do te mund te justifkoje Rama "Politiken e Re" te tij, duke pasur nen sqetull Fatos Nanon, Gramoz Ruçin, Servet Pellumbin, Dritero Agollin, apo Namik Doklen me Ylli Bufin, nje Shejtan e di ... por kete besoj se do te na e shpjegoje Grupi apo IDrizi

Sesi do te mund te justifkoje Rama "Politiken e Re" te tij, duke pasur nen sqetull Fatos Nanon, Gramoz Ruçin, Servet Pellumbin, Dritero Agollin, apo Namik Doklen me Ylli Bufin, nje Shejtan e di ... por kete besoj se do te na e shpjegoje Grupi apo IDrizi

Tosi ka gru te re mre Lefto. E ka me hak te hyje ke politika re smiley

Nuk e di sa larg shkon arkiva e peshkut por kur u prish Nano me Edin per punen e presidentin kam thene se sheri Nano Rama eshte nje loje per te afruar rreth bazes se PS ata njeres qe jane larguar per shkak te Nanos. Dhe do te vazhdoj ky sher deri sa te vijne zgjedhjet e ardheshme.

Sic duket ajo qe kam thene qenka e vertete. Grupo!!!! ku je vllajo qe mu hodhe ne gryke ate kohe?

I marrte lumi! 

Sale, t'i gezosh zgjedhjet e 2009.  Fushe me lule do t'i kesh.

Nuk habitem .. jemi mozaiku politik me i çuditshem ne Ballkan.. problemi i identitetit eshte ne vend te fundit ..mjafton te nisim makinat pak trendesi ka ku shkojme ..

Toko,

çdo gje mund te besoja, por kurre s'do besoja se Nano me Ramen do bashkoheshin prape ! Sepse, pas gjithe atij sherri e gjithe atyre akuzash direkte e indirekte, mendohej se çarja ishte e perjetshme. Te mos harrojme, ka shume zera (ketu, edhe Petro Koçi) te cilet pohojne se MJAFT u krijua me nisem te Rames dhe te tjereve, per te goditur pikerisht Nanon - qe t'a eliminonin politikisht (per t'u marre me vone me Salen). Nga ana tjeter, te gjithe e kujtojme Nanon i cili etiketonte Edvinin si "Robert Cimçakezi" apo kur thoshte ne publik, se "Edin e kishte mbledhur rrugeve te Parisit me thonjte e paprere" ...

Nese kjo konfirmohet me tutje, paske pasur goxha parashikim te mire Toko, Bravo !

Nje tjeter aspekt i lajmit, ishte fakti se PS shprehet se s'do te kete nevoje per votat e LSI per 2009, kurse nga ana tjeter, PS akuzon LSI se po ben lojen e 2005 (dmth, te perçarjes se votave, qe favorizoje Berishen). Atehre, duhet qartesuar qendrimi : ose PS ja ka nevojen LSI-se (edhe pas Zgjedhjeve), ose s'ja ka nevojen; ne kete rast, le te mos e akuzojne se po ben lojen e Berishes, nese influenca e LSI qenka e "paperfillshme"

Per mendimin tim, pa LSI, PS s'ka ku vete ... por kjo eshte puna e tyre

Ore Peshq!

Ku mund ta gjej kete gazeten Libertas? E kerkova dhe qepare ndonje sqarim, por e shoh qe ma paskan fshire. Kush me jep ndonje informacion do tia di per nder gjithe jeten!

Nëse Fatos Nano do futet për rikandidim, normal që do mbajë një rol periferik, janë të njohura shumë parti që përfshijnë njerëz të tillë në gjirin e tyre duke i mbajtur si "patriarkë" politikë. Si psh Simitis në Greqi me Pasokun, ish kryeministër, tani thjesht deputet.

Unë nuk i besoj shumë kësaj deklarate. E majta do bindet që duhet të bashkohet, qoftë edhe përkohësisht sa të nxjerrë jashtë loje dhe pushteti Berishën. Do ishte verbëri mos bashkimi para zgjedhor, thjesht për ta eleminuar si individ politik. Më pas nëse nuk e gjejnë muhabetin ndahen, po ndërkohë roli i Berishës në PD do jetë tronditur nëse fitojnë zgjedhjet.

Kjo deklaratë nga ana ime më shumë kuptohet si presion ndaj LSI në negocime.

 

Fatos Nano mund te rikandidoje vetem nese e fut Sula tek shporta e deputeteve te vet. Ai e ka shporten plot me karaividhe. Se hudh edhe nje tjeter brenda nuk e gjen gjo.

Lefti! Te te rroje Llukani ty qe te shpeton nderin me njemije e nje standarte ne postime...Si duket e trembet ti me Polon me "konflikte interesi" smiley...Fatos Nano eshte nendetsja e Politikes Shqiptare..Ti kujton se xha Saliu e ka futur ne thes e ka mbyllur gryken e thesit dhe .... e vertit si te doje . Po nje gje nuk ke per ta kuptuar kurre se Komandat nga cila ane do vertitet thesi i jep Nanua nga brenda smiley  """ Sepse, pas gjithe atij sherri e gjithe atyre akuzash direkte e indirekte, mendohej se çarja ishte e perjetshme""" -na thua smiley dmth kjo eshte logjika jote per te "caren" Jane te tjera ato qe jane te cara te perjetshme Lefko....ne politike ka kunja nuk ka te cara. Po c'te te bej une ty??? S'me le lubia qe ka zene burimin tek postimet e PPU-se . Shko me Polon vrite Lubine dhe na lesho ujin. Te betohem me nder Partie qe do ti zberthej fjalimet e Mixhes dhe do te kualifikoj te behesh edhe ti bashkeudhetare me te drejta te cunguara ne Politike si Une po ama jo ne nivelin e Policit smiley

O Lefti,

Po s'ke pse cuditesh. Ai stan politike ne shqiperi ate bulmet ka Bulmetin e rumpalles. Dhe rumaplla eshte se ne i  besojme akoma pas 20 vjetesh genjeshtrash. Akoma genjehemi se po na thone te verten edhe kur ziren edhe kur puthen. Qellimi i puthjes dhe i sherit eshte te na hedhin hi syve per te treguar se gjoja po punojne per ne kur ne fakt ata prapa skene puthen kur ne skene ziren apo ziren kur puthen ne skene.

Ti kuptohs ata mjaforn te kuptosh te kunderten e asaj qe thone. Per ta eshte "Opposite Day " cdo dite

Interesant, paska 2 site me www.gazetalibertas. Njera eshte me .com dhe tjetra me .net. Ky artikulli qeka importu nga kjo me .com. Hajde konkurence hajde!

Tani do me duhet te ndryshoj nick name ... U beme cik si shume...

Ideja ime eshte qe Libertas.com eshte gazete shqiptare, ndersa Libertas.net esthe kosovare. Prefixi 377 te pakten me duket si kosovar..

 

Dmth aleanca e PS-se eshte Nano + G99 - LSI? Do isha kurioz te degjoja bisedat gjate takimit te pare koke me koke per strategjine e platformes, midis Rames, Nanos e Veliaj, dhe pastaj konferencen e pare per shtyp kur te dalen si tre musketjeret krah per krah me njeri-tjetrin si miq te ngushte. smiley

lol!

                             

 

Breaking News: PS qit nga kasaforta platformen elektorale per 2009-en

"Ate qe te gjithe e kane premtuar dhe per te cilen Sali Berisha ka marre votat ne vitin 2005 dhe qe nuk e ka realizuar, ne mund dhe do ta realizojme". Kjo ka qene deklarata e kryetarit socialist, Edi Rama...

Me nje llaf do konkurokan ne zgjedhje me platformen e Berishes te 2005-es? smiley Paska patur te drejte qe kishte frike se mos ja vidhte Berisha idete. smiley

 

Birisha ka thene per platforme ne kemi arritjet qe flasin vete, sidomos fakti qe kemi zgjedhur kryeparlamentaren me seksi ne rajon, e cila gezon dhe rrespektin e kongresmeneve amerikane.

 

Meta gjithashtu u prononcua dhe deklaroi qe ai s'ka nevoje as per platforme as per arritje pasi ai ja kalon dhe Berishes dhe Rames, si per nga madhesia ashtu dhe per nga rrumbullakesia e kokes.

http://www.kohajone.com/foto/20090130184500_artikull.jpg

 

Kurse Veliaj sqaroi qe regjistrimi si parti politike eshte thjesht formalitet, the tha ne do mbetemi shoqeri e civilizume dhe e obamizume dhe po aq jopolitike sa kemi qene qe atehere kur luftonim me Nanon ne mbrojtje te interesave kombetare dhe shtresave te varfera.

"Ate qe te gjithe e kane premtuar dhe per te cilen Sali Berisha ka marre votat ne vitin 2005 dhe qe nuk e ka realizuar, ne mund dhe do ta realizojme". Kjo ka qene deklarata e kryetarit socialist, Edi Rama...

Aha dmth eshte PS qe ka kopjuar/vjedhur  programin e te tjereve dhe premtimi i vetem eshte qe do ta realizioj. Yes we can!!!!!!!!!! ha ha ha

Po perse harxhoj tere ate kohe ne bisedu gju me gju me populli per te ndertuar progmin ky Rama pastaj? La dhe punet e Tirones si mos me keq per progrmin e PS qe ne fund te kopjoj nga PD apo PS e Nanos apo PPSH e Rmaizt,  dhe vetem per te thene ne fund "Yes we Can" Ke te mund ta kishte bere edhe vetem me nje 15 minuteshe duke pare vidiot e Obames ne TV, njesoj sic beri G99. Kursente kohe dhe para,  dhe Tirona nuk katandisej me ate dite te hallit. Nejse mendje mendje kjo dynja

Ptu na e kaloj edhe Iraku nga ndergjegjesimi i popullsise. Ndersa ne Irak sipas NPR

"Last time my voting was sectarian," said Sa'ad Radhi, a tobacco shop owner.

"This time it will be against the sectarian ideology, against those who want to partition Iraq. This time I am voting for my country. I will vote for a nationalist party."

Imad Abdul Latif said he is not voting for a Sunni party though. He wants to move beyond the sectarian politics of the past few years.

"We want new faces — faces that will serve the country, in spite of their sect or religion," he said. "The most important thing is that he be an Iraqi patriot, efficient and well meaning."

Kete radhe ne Irak  po votohet per tu larguar nga politika e kaluar e vjeter /fetare, tek ne vazhdohet akoma me klanet patriarkale te Berishes Nanos e Rames. Pas 20 vjeteve jemi akoma ne Irakun e viteve 2005

Talluni juve po partine e G99 e ka mar si lajm dhe Reuters; Rinia e Shqiperise lançon partine politike ne proteste. smiley

Pa lidhje me kete, po si ka mungesi qe po te kerkosh per lajme tek Google nuk dalin mediat kryesore shqiptare po del Gazeta Sot? Ka korruptuar Google-n kokmadhi? smiley

Vera e re në fuçinë e vjetër / Plani B i opozitës, Namik Dokle kryeministër

Shkruar nga Roland Qafoku   
e martë , 03 shkurt 2009

http://www.tiranaobserver.com.al/al/images/stories/TO/rama-meta-dokle.jpgKur duhen edhe 145 ditë nga votimi për parlamentin e ri, opozitës po i shkon goja lëng për të ardhur në pushtet. Po si do vijë në pushtet një opozitë me një PS e një LSI që më shumë ndihen të ndara se të bashkuara? Me sherre ditore që për median janë gosti të vërteta. Që nisin nga njëra anë me deklaratat aspak etike kundër Ilirit dhe Monikës, dhe mbarojnë me deklaratat e Petrit Vasilit, dhe me pamje filmike që tregojnë gropat e rrugëve të Tiranës dhe asfaltuesit e natës që hedhin bitum fshehurazi. Dhe, nga ana tjetër, me një PD që është hedhur në ekspasion dhe ka një vendosmëri në ato që thotë, se do fitojë një mandat të dytë?

Në qarqet e Partisë Socialiste po flitet gjithnjë e më shumë për një plan rezervë që mund të hidhet në veprim, nëse PS nuk fiton shumicën për në Parlament. Atë shumicë prej të cilës do të zgjedhë vetë kryeministrin, që, në këtë rast është pa asnjë diskutim Edi Rama. Por, kjo situatë që është sot, nuk ka të njëjtën vlerë me 29 qershorin kur të dalin rezultatet e votimit. Pikërisht atë ditë, fitimi i deputetëve, pritet të kthehet me të vërtetë në një monedhë shkëmbimi mes këtyre dy forcave politike. E të ndodhur nën dilemën, as me Berishën e as me LSI-në, PS mund të pranojë të keqen më të vogël: Një bashkim votash dhe një bashkëqeverisje.

Atëherë kalkulimet janë pak a shumë në këtë linjë: Një koalicion me LSI-në, por me kushtin e panegociueshëm nga të dy palët, që as Edi Rama e as Ilir Meta të jenë kryeministër. Në pamje të parë kjo duket si një ide utopike, por përballë përsëritjes së një mandati të kryeministrit Berisha, socialistë e LSI-stë, një ditë pas votimeve janë të dënuar të bëjnë vetëm një thirrje: Bashkohuni!
Ndodhur në këtë situatë, i njëjti plan që po ravijëzohet ka nxjerrë në skenë një zgjidhje origjinale. Njeriu që po përflitet gjithnjë e më shumë si çelësi që do zgjidhë krizën është Namik Dokle. Dikur zëvendëskryeministër, kryetar Parlamenti i dorëhequr për moral. Por më shumë se kaq, një figurë politike mjaft e pranuar nga të dy grupet politike, mund të jetë zgjedhja perfekte për kryeministër. Dokle mund të jetë emëruesi i përbashkët gjithnjë si kundërvënie e pushtetit përsëritës të Berishës dhe tek figura e tij të majtë të shohin goxha konsensus. Por plani B nuk mbaron këtu.

Si zëvendës të tij mund të jenë dy personazhe. I pari një socialist teknicien, si Shkëlqim Cani, i cili mund të mbajë detyrën e zëvendëskryeministrit të parë. Një ekonomist që kushdo që e ka në staf ndjehet plot luks, kur dihet që kriza ekonomike është në derën e çdo shteti të madh e të vogël dhe një ekonomist i skalionit të parë vlen më shumë se dhjetëra politikanë karriere. Por, krah tij po me detyrën e zëvendëskryeministrit mund të jetë një tjetër figurë e nderuar, por e krahut të LSI-së. Ai është Pëllumb Xhufi, që mund të mbajë njëkohësisht dhe detyrën e ministrit të Jashtëm edhe atë të numrit dy të qeverisë. Për sa i përket portofolave të tjerë, ato do të ndahen mes PS e LSI, në vartësi të përqindjeve. Por në qeveri mund të jetë e përfshirë edhe PBDNJ, e cila kohët e fundit po shfaq shenja të hapura krize me PD-në. Një sinjal që kësaj partie i ka ecur gjithnjë. Kurdoherë ka qenë në pushtet e në qeveri, rrjedhimisht edhe këtë herë nuk ka si t'i shmanget kësaj formule.

Pra, plani B në një farë mënyre mund të quhet gomonia e shpëtimit të së majtës. Ai është duke u diskutuar mes disa figurave të njohura në PS dhe nuk është çudi që nga teoria të bëhet realitet në praktikë. E thamë edhe më lart, që është ende herët që të bëhen kalkulime të tilla, por mjeshtrat e politikës e kanë futur formulën në axhendë. E duke ditur se është politikë dhe jo romancë, ky skenar nuk është çudi që të ndodhë.

Tirana Observer

..smiley

Xhib,

pranej ke probleme ti daje se lexon Qafokun .

Ku di une mer taj kush eshte Qafoku e kush Patoku. Vec keto anal-istet kryesore i njof me emra. Une kur lexoj, i lexoj te gjitha. Dhe i sjell ketu disa prej artikujve, mgjths Peshku boton vec artikujt e tre musketjereve te Rames: Shekulli, Top Qeni, GSH. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).