Programi i PS-së rrezikon të vidhet

PS-ja do të publikojë programin e bërë gati vetëm në fillim të fushatës. Arsyeja kryesore: Forcat e tjera mund t'i vjedhin idetë


TIRANË-
Partia Socialiste ka gati programin e saj politik dhe qeverisës, por nuk do ta publikojë atë deri në një moment të përshtatshëm, mundësisht në vigjilje të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare.

Arsyet duket se janë komplekse dhe lidhen më shumë me taktikën elektorale të socialistëve, të cilët kërkojnë të ruajnë me fanatizëm idetë e tyre, dhe për t'i bërë publike vetëm kur të jetë nxehur situata politike, pra me afrimin e zgjedhjeve.

Shkaqet
Burime brenda Partisë Socialiste, të cilët janë marrë me hartimin e këtij dokumenti, bëjnë të ditur për gazetën se shkaku kryesor i mospublikimit të tij lidhet pikërisht me frikën e kopjimit të tij nga kundërshtarët politikë, pra marrja e ideve dhe zgjidhjeve konkrete për çështje të ndryshme.

Dhe një dyshim i tillë nuk është krejt pa baza, pasi buron nga precedentë konkretë të këtij lloji. Kështu, nga të njëjtat burime mësohet se vetëm pak muaj më parë Partia Demokratike dhe kryeministri i saj, nuk nguruan të përvetësojnë idetë që socialistët kishin bërë publike vetëm disa ditë më parë gjatë Konferencës Kombëtare për Arsimin që zhvilluan në Durrës.

Nisur nga një rast i tillë, socialistët hoqën dorë nga bërja e ditur e zgjidhjeve dhe ideve që ofronte PS-ja për çështjet e ndryshme që gjejnë zgjidhje në program. Por, megjithatë, nuk është kjo arsyeja e vetëm për marrjen e këtij vendimi, pasi siç mësohet, kjo lidhet edhe me taktikat politike dhe elektorale të PS-së.

Në këtë mënyrë zëra kompetentë brenda selisë rozë konfirmojnë se PS-ja nuk ka asnjë arsye të nxitojë në këtë drejtim, pasi në rast se programi do të publikohej që në shtator ashtu siç edhe ishte deklaruar që më parë, atëherë ai deri në zgjedhjet e qershorit do të ishte konsumuar nga sulmet e kundërshtarëve politikë, ndërkohë që vetë këta të fundit do të kishin me se të merreshin, duke shmangur vëmendjen nga problematika e ditës që shoqëron qeverisjen e tyre.

Ndërkohë, një arsye tjetër mësohet të jetë edhe fakti se një program politik dhe qeverisës, përveçse është një përmbledhje e ideve, në vetvete është dhe një reflektim mbi gabimet që bën qeveria në pushtet.

Kështu, sipas kësaj logjike, socialistët janë të prirur që ta mbajnë programin të hapur për të bërë korrigjimet e duhura për çështje konkrete, duke tentuar të japë zgjidhje për ato probleme, për të cilat mazhoranca e sotme në qeverisje nuk arrin të japë një zgjidhje të pranueshme.

Programi
Programi politik dhe qeverisës i Partisë Socialiste ofron rrugën e zhvillimit të Shqipërisë deri në vitin 2017, periudhë brenda së cilës parashikohet që të jetë anëtarësuar edhe Shqipërinë në BE.

Ai përbëhet nga një material voluminoz, prej afro 500 faqesh dhe në të gjejnë zgjidhje 107 çështje të ndryshme, të cilat janë të organizuara në 3 grupime të mëdha ose më konkretisht në grupin e organizimit dhe funksionit të demokracisë, të shtetit ligjor dhe të ndarjes së pushteteve, dhe brenda tyre pastaj janë ndarë në dhjetë fusha të ndryshme, të cilat përkojnë dhe me funksione të ndryshme të qeverisjes, sipas standardeve ndërkombëtare të organizimit qeverisës, ose thënë në mënyrë më të detajuar, në fushën e arsimit, shëndetësisë, mjedisit, energjisë, planifikimit të territorit, administrimit publik, bujqësisë, administrimit të ujërave, makroekonomisë, çështjet sociale dhe pensionet.

Në përgatitjen e programit, socialistët janë bazuar në dy linja kryesore: në diskutimin e hapur me shqiptarët gjatë "Dialogut me Shqipërinë", në periudhën shtator '07 deri maj '08, dhe në mendimin që fondacioni "Qemal Stafa" thithi në debatet "Me dyer të Hapura" në periudhën shkurt '08 - qershor '08.

Mospublikimi i programit nuk shihet si diçka shqetësuese për socialistët

Majko: Shqipëria vuan nga njerëzit dhe jo nga programet

TIRANË- Mospublikimi i programit nuk shihet si diçka shqetësuese për socialistët. Kështu, ish-kryeministri socialist Pandeli Majko, e konsideron këtë akt si thjesht formal dhe që nuk mbart asnjë rëndësi në përmbajtje.

Sipas tij, PS-ja më shumë sesa formës, i kushton rëndësi përmbajtjes dhe për këtë arsye ai vlerëson se bërja e ditur e këtij dokumenti shumë kohë para fushatës elektorale, nuk do të sillte ndonjë efekt të prekshëm nga qytetarët, të cilët do ta konsideronin atë si retorikë më shumë në debatin politik.

"Nuk besoj se do të përbëjë një ngjarje të jashtëzakonshme deklarimi i programit qeverisës të PS-së. E them këtë, sepse e ndjejmë që jetojmë në një ambient cinik në Shqipëri, ku për 18 vjet janë zhvilluar reforma standarde, të cilat më shumë se të majta dhe të djathta, kanë qenë pjesë e dokumenteve të shtetit shqiptar për t'u integruar në NATO apo në BE.

Pra, ndjej që, sado të artikuluara të jenë një pjesë e frazeologjisë dhe programeve që do të publikohen nga partitë politike në Shqipëri, tek njerëzit do të ekzistojë një lloj distance për sa u përket fjalëve që shkruanin këto programe", - shprehet Majko.

Sipas Majkos, e rëndësishme për shqiptarët mbetet elita politike dhe kapacitetet qeverisëse, të cilat duhet të vënë në zbatim një program të caktuar. "Shqipëria nuk ka vuajtur asnjëherë nga programet, por nga njerëzit, të cilët janë vendosur për t'i aplikuar ato", - theksoi Majko.

61 Komente

Burime brenda Partisë Socialiste, të cilët janë marrë me hartimin e këtij dokumenti, bëjnë të ditur për gazetën se shkaku kryesor i mospublikimit të tij lidhet pikërisht me frikën e kopjimit të tij nga kundërshtarët politikë, pra marrja e ideve dhe zgjidhjeve konkrete për çështje të ndryshme.

 

Pra shkurt o gazetar , qe nuk behemi nuk eshte faji se nuk mundemi , por se nuk duan.Tani e ke lexuar , kuptuar kete qe ke shkruar ore derdimen  apo do qe te te pushoje Koqoja pri pune ?

Jo o Koth nuk e ka fajin fare gazetari!

Harrove ti se ç'thote Rama ne kulmin e krizes energjitike?

"Partia socialiste ka nje plan konkret qe e zgjidh perfundimisht problemin e erresires ku e ka zhytyr Sali Berisha vendin."

Pra ai e kishte zgjidhjen po e mbylli ne kasaforte. Pra minimalisht ne duhet tu kerkojme te na kthejne mbrapsh rrogat e shperblimet te gjithe deputetet socialiste qe nga 2005.

Leje pastaj qe kjo deklarate behej vetem 6 muaj pas renies se qeverise socialiste qe kish qeveris 8 vjet.

Sarac,

shqiptaret akoma nuk besoj se kane interes makuti per te mesuar per programe apo zgjidhje. Bile kjo e dyta edhe sikur t`ja u thuash se si eshte apo kush eshte me e mira nuk funksionon sepse vota e tyre lidhet me tjeter gje dhe jo me programe apo zgjidhje.

Ajo qe une besoj dhe qe gazetari nuk e ka kuptuar mire eshte tjeter gje dhe lidhet me formen e paraqitjes se sa me vete permbajtjen e programit. Ketu them qe ka lajthit ai robi qe ka bere kete shkrimin.

P.S. Nuk zgjidhet asgje per energjine sepse kjo nuk varet fare nga qeveriu por nga Fazllici i rradhes. ( linjat e transmetimit kalojne neper Serbi )

 

Ore e kane seriozisht keta qe mendojne se po i fitune zgjedhjet do i fitojne fale programit? Jo se une me "idete" e atyre qe ka afru Rama ne PS me ndertu "politiken e re" nuk shkoj as ne hale.

Para dy javesh nje plan-shkrues i ri socialist (qe del vazhdimisht ne televizor per te na tregu se sa e paafte eshte qeveria aktuale) po kritikote ministrine e jashtme se kishte bere deklarate kunder dhunes ne Gaza. Dhe sipas tij kjo ministri duhej te merrej me hapjen e nje ambasade ne Tailande se shqiptaret duhet te shkonin e te shifnin ç'behej atje. (nderkohe kish nxjerr celulari dhe tregonte fotot e me k... qe kish bere atje.

Sigurisht ky ishte "humor i ri" po une mendoj se nje Portokalline ne jave eshte boll. Nuk kena nevoje per nje Portokalli çdo dy ore (sa here ka lajme).

Uuuuuu sa budalla tani e kuptova. Keta konsiderojne si rivale Gon Llakajn, prandaj kane frike se u vjedhin programin!!!!!

Ca gallate. Nuk me besohet qe e kane seriozisht kete "argumentin". Jo se nuk kemi platforme o popull, po do tja u tregojme diten e parafundit te zgjedhjeve, se kemi frike se na i vjedhin. Plus qe mund te na i haje qeni detyrat e shtepise bashke me platformen po e qitem nga kasaforta. Mbas zgjedhjeve mund ta diskutojme me gjere platformen tone me ju o pupull, se para zgjedhjeve jo se nuk duam, po sic thame, kemi frike se na i vjedhin. smiley

P.S. Seriozisht do e kene, se tani e pashe qe dhe Peshku e ka vene lajmin tek "mos humbisni". smiley

kane frike se ja vjedh ciljeta.

A ka menyre me te mire per t'u justifikuar kur s'ke program fare ?!

smiley

Epo me dalin llafet...100% gjithmon smiley Kte kam then dhe une para ca muajsh...programi nuk nxirret...sa te vjedh BIRISHA smiley

Ju kujtat se po tallesha une...po ja qe e kisha seriozist. Jo po mos me besoni here tjeter po te doni.

 

Program ka...mos u merakosni fare...por LOJA POLITIKE kerkon qe te mos nxirret tani...se eshte shume shpejt.

Mos kini merak fare...dhe mos vini re LOJRAT POLITIKE kaq shume...se s'ju ben mire per shendet.

PS: Eh mor Koth...po nese energjia ne Shqiperi varet nga linjat e transmetimit te huaja...atehere SI MENDON TI eshte alternativa?? smiley Une e kam nje ide te mire smiley...po kush rri degjon Swed-in pastaj

Po me mua c'pate te programi i PS-se mer grup? Une per vete kam 3 jave duke u sjelle verdalle neper letra dhe s'po mbaroj dot programin e LSI-se smiley

Mos e vrit mendjen kaq shume per LSI-ne..thjesht permblidhet ne nje fjali:

Skrapari qendra e BOTES!

Per ate po perpiqem dhe une, ta boj SKraparin MINISUPERFUQI ENERGJITIKE smiley 

Grup,

une vazhdoj te mendoj qe ti je idiot i klasit te pare  dhe mos mu merzit per kete 

E ardhur nga ty? Une gjithmon e konsideroj si kompliment...

Mos Humbisni / Politikë / Shtypi

Programi i PS-së rrezikon të vidhet

Kjo eshte per kendin e Humorit

E verteta eshte se sot nuk ka parti te "majta " ose  te"djathta" . Sot ka Grupime qe "reshkasin ne programet e njera tjeteres". Ka edhe mashtrues te tipit te RI ose mashtrues te tipit te Vjeter. Te dy keta lloje si perfaqesues te Grupimeve kane mbrapa Leftere dhe Police nga cdo krah .Po me te bukurit si zakonisht jane "naivet" si Lefteri qe i vjen inat pse PS perdor taktiken e PD ne zgjedhjet e kaluara, kur shakaxhiu i perparimit deklaronte se "Programi PD do vije zoterij...po po ja u them une qe do vije . Se do vije ai po energji elektrike Ju garantoj une qe do exportojme...po po zotrij do vije ai bashke me energjine POLICORE-POLITIKE" Dhe e ka ndritur me programe Lefteresh  e Policesh ! 

LEFTI - 12 Jan 2009 - 2:28pm

A ka menyre me te mire per t'u justifikuar kur s'ke program fare.......... thote  Lefkofeja smiley

Idris - 12 Jan 2009 - 3:49pm

E verteta eshte se sot nuk ka parti te "majta " ose  te"djathta" . Sot ka Grupime qe "reshkasin ne programet e njera tjeteres". Ka edhe mashtrues te tipit te RI ose mashtrues te tipit te Vjeter

 

E si eshte ajo shprehja latine:

E keqja e perbashket, gjysem lumturi!

Por kriza e identitetit e socialisteve, nuk ka pse te pergjithesohet me PD. Ne 18 vjet PD nuk ka qene ne pushtet, po sidoqofte fituese kane qene gjithmone idete qe Partia Demokratike perfaqeson dmth. pluralizmi, mbrojtja e prones private, te drejtat politike, levizja e lire, liria e iniciatives private. Ky eshte identiteti i PD . Tani per te larguar te keqen nga vetja (Edi Rama eshte vetem nje shtojce e kesaj krize identiteti), evokohen terma te tilla si "Pertej te majtes e te djathtes", "..ne Shqiperi nuk ka parti te majta/djathta" etj. Nese ka parti qe ka nevoje te reformohet, duke filluar me kerkesen per falje nga shqiptaret per krimet e 50 vjet komunizem, kjo eshte PS. PD nuk ka nevoje per reformim, perkundrazi ka nevoje per konsolidim.

E c'lidhje ka per reforfim nga krimete 500 vjet otomanizem apo nga pasardhes qe pretenduan si bij te krimeve te fashizmit dhe u renditen tek PD ? Apo c'rendesi ka te emertosh armiq bijte e atij me emer shpeze qe tradhetoi memedhembjen ne kohen qe kish me hall se kurre ? Rendesi sot  ka te shohesh perpara pa inkriminuar partite shqiptare. Rendesi sot ka te dallosh prirjet individuale te Kaloresit per nga e drejton kalin. Rendesi sot  ka te dish te dallosh se cfare eshte program i realizushem , cfare pjese Propogandes (pake luster- mashtrim) dhe cfare eshte "Mashtrim i Paster" sic qe edhe ne tersi Programi GOP-it qe u mbeshtet PD.

Rendesi sot  ka te dish te dallosh se cfare eshte program i realizushem , cfare pjese Propogandes (pake luster- mashtrim) dhe cfare eshte "Mashtrim i Paster" sic qe edhe ne tersi Programi GOP-it qe u mbeshtet PD.

Thank you...amen!

Prandaj ju them...mos e vrisni mendjen shume...me lojra politike. Kto jane lojra politike...qe jane te nevojshme...

Thjesht puna...PS-ja s'ka per ak te nxjerri asngje tani...se i jep me teper kohe Birishes...te bluaj.

Ne 18 vjet, PD, Sali Berisha (tjeter muhabet, pelqen apo nuk pelqen) ka prodhuar ide, politike. PS dhe e majta ne pergjithesi ka qene gjithmone ne pozita difensiva. PD ka imponuar progresin (politike, ekonomi, jete sociale, infrastruktura). PS i eshte nenshtruar ndryshimit. Nuk ke nje ide, nje inisiative per tu permendur.  Shembull: PD nderton korridorin Durres-Kukes, PS merret me nene Feride dhe pleqte e fshatit Macukull (me gjithe respektin per nene Feride e pleqte e Macukull).  

Sa per kerkesen per falje nga PS per krimet e komunizmit. C'detyrim kishin atehere qeverite demokratike te Gjermanise, te kerkonin falje çifuteve per holokaustin. Asnje detyrim zyrtar, te gjitha detyrime morale. Po s'u kuptua kjo eshte e kote. Fantazmat aty do te mbesin.

Prandaj ju them...mos e vrisni mendjen shume...me lojra politike. Kto jane lojra politike...qe jane te nevojshme...

Thjesht puna...PS-ja s'ka per ak te nxjerri asngje tani...se i jep me teper kohe Birishes...te bluaj.

 

Programi nuk behet "nga partite, per partite". Programi duhet te hidhet per t'u bluar dhe pertypur (eventualisht) nga votuesit.

Ne 18 vjet, PD, Sali Berisha (tjeter muhabet, pelqen apo nuk pelqen) ka prodhuar ide, politike.

 

Pikerisht kjo na ka marre ne qafe (tjeter muhabet, pelqen apo jo Berishen) ..

Politike 97-e dhe Ide Gerdecare.. 

 

Te ofendova gje? Jo

Pyeta ka dhene ndonje ide, ndonje platforme, ndonje propozim, ndonje inisiative pozitive PS? Ka ndonje gje per te cilen PS do te mbahet mend pozitivisht? Nese e di, na e thuaj.

Kriza e '97, ka nje pergjegjesi te PD. Eshte pranuar dhe tregon aftesi te shikosh veten me sy kritik. Per ate te dyten as te pergjigjem, se eshte kote. Ama je ne deshperim kur perdor fisheku rezerve - Gerdec.

Ne politike e 18 viteve te fundit, ne fakt nuk ka te majte apo te djathte, sepse eshte e gjitha politike e PD. E them kete, sepse jam aq ne gjendje te dalloj se kujt krah, i nenkuptuar si ideologji, i perket nje ligj i aprovuar ne parlament, pavaresisht se kush ka mazhorancen ne ate moment. 

Tani per tu kthyer i bera keto post.  vetem per nje arsye. Dhe eshte ajo, qe ve re nje tendence per te zhytur ne batakun e se majtes edhe PD. Ajo qe eshte ne krize identiteti eshte PS, jo PD apo ideja e se djathtes. Por sic thashe "E keqja e perbashket, gjysem lumturi"

Qenka hedhur ne ofensive te plote grupi zedhensave virtuale.Ashtu me ju lumte.Tastiera Top.Lart e me lart flamurin e PDsmiley

spiritus,nuk quhet ofensive kjo,perkundrazi jemi shume te qete per vete faktin se si ka program Ps si nuk ka,neve nuk na hyn ne pune fare.pse do thuash´ti po aman o burri dheut pse popull qe votojme ne baze te programeve jemi ne? jo daje zgjedhjet i fiton ai kush paguan me shume.nuk po ja fus kot.shko ne nje zone zgjedhore futi nga nje 50 mije leksh votuesit ne xhep dhe hajde pastaj merre vesht ti me ke parti eshte ai.

Pjeserisht e vertete (per programet) dhe plotesisht e vertete (per paret )  Me kujtove nje shprehje te Cehovit te cilin  nje zonje sallonesh e pyeti: Kush do ta fitoje luften?

Pergjigjja: Ata qe  kane me shume kulture

Adpotimi : ata q ekane me shume pare!

Kush ka me shume pare?? smiley

po pse kot e quajme rrugen durres-morine historike ne? po pse ka njeri qe te besoje qe lul basha nuk ka vjedh leke ne ate rruge? jo pak por 200 milion euro.ketu qendron gjithe sekreti,leket nuk kane shkuar ne xhepin e lul bashes por ne arken e pd.dhe a e dini ju sa deputete blejme ne me 200 milion euro? po jua them une,nja 40 cope. po kjo nuk eshte e moralshme do thone disa ,po pse mor daje i behet bagetise moral?

Djema , shpalosini idete, meshojuni objeksioneve por mos u grindni. Fitorjen e vendos Sovrani. Tek e fundit njera force do fitoje.Kjo dihet smiley

Shembull: PD nderton korridorin Durres-Kukes

Hunter...prandaj e ben gabim ti...se nisesh me shembuj te tille.

Po na thuj pak...KUR filloj projektimi i ksaj rruge? Do gjesh...qe filloj ca kohe para arrdhjes se BIRISHES smiley

Prandaj mos e banalizoni veten kaq kollaj...duke na thene..."PD-ja ndertoj kte dhe ate" Sic thash...ne 99% e rasteve...projektet qe po "nderton PD-ja"...kishin fillimin e tyre disa vite me pare.

Kto budalleqe...shko tregoja ndonje PD-isti ose ndonje Boll-isti...se rruga nuk ndertohet se i hipen ne kaptine BIRISHES me be rruge...rruga kishe vite nen projektim dhe nen bisedim me banka per financim.

-------------

PS-ja PD-ja...boll me budalleqe. Ju te PS-es etj etj...

 

Sic tho dhe ti me...llogjiken tende qe nuk e kuptoj shume qart shpeshehere:

Ne 18 vjet PD nuk ka qene ne pushtet

 

Edhe une do them qe ne 18 vjet...EDVIN KRISTAQ RAMA...s'ka qen ndonjehere ne pushtet smiley

Duhet te jesh i ghendur ne granite...qe te flasesh per PS-en e Nanos...me kte te sotmen.

...ashtu sic nuk do bej as une  kur te flas per PD-en e BIRISHES...me PD-en e mbas-BIRISHES...pra kur ta nxjerrim ne pension perfundimtar Shkun Sekretar Sali Berishen smiley

Mbasi te hiki ai...mbase mbase edhe une...mund te votoj per ate Parti nje dite....po patet shanse.

po jua them une,nja 40 cope.

Po mire ti gezoni 40 deputetet...besoj...se mbase edhe aq mund te fitoni ju te PD-es.

Une ja u kam dhene rezultatin e zgjedhje ne 2009...dhe sic duhet te dini...rralle rralle me kan dale llafet gabim. Ja u kam dhene...edhe me perqindje bile.

grup,40 cope te blere dhe 35 te fituara ne zonat tona te sigurta. edhe mua grup me dalin parashikimet te pakten 90%  dmth 75 deputete jane te sigurte.

Do tju thithi me vete kapiteni i Titanikut tuaj...

...jo po thuaj pastaj qe nuk te thash te hidheshe nga anija para se te mbytet.

 

Me psikopat ne krye nuk do rri me Shqiperia....e ka then Nostradami vet kte pune...s'e kam thene une.

mos i beso shume nastradinit grup.

Nastradini do mbahet mend per shekuj...Sali Birisha edhe ca muaj ka...

ah mor grup shok te kam por deri ne 2013-en aty e kemi prap.

Wow, sa cool, do behen programet politike si me qene reklame Bureto! :cool:

Gazetaret dhe mediat e Koco Kokedhimes, i cili eshte perfituesi kryesor i tenderave te Bashkise Tirane dhe po perseri eshte kryesori ne punet  pacilesi qe bejne firmat e tij, - duke u shembur tavane shkollash, rruge qe prishen dy dite pasi inagurohen - kane te drejte te tallen me shqiptaret, perderisa gjenden edhe ca njerez qe kete shkrim e vene tek "mos humbisni".

Ajo cfare kuptohet si fillim nga lajmi eshte qe PS-ja nuk ka fare program.  Edhe ai pacavure program qe mund te pergatitet nga Ajola Xoxe dhe Ervin Qafmolla (shikoni se cfare profesionistesh), do te paraqitet shume vone ne menyre qe mos te atakohet rende nga kundershtaret politike por edhe mediat dhe publiku i gjere.  Pra kerkohet te shmanget debati dhe analiza e atij "programi".  Kjo mendoj une eshte qellimi kryesor qe ka Rama dhe ata qe i shkojne prapa.

Ato fjalet per kopjime jane budallalleqe qe i thone pa u skuqur vetem ithtare te Rames.  Po marrim vetem nje aspekt, PD-ja ne pushtet eshte per taksa te ulta, cili eshte propozimi i PS-se?  Edhe ajo perkrah taksat e ulta, do t'i shtoje nese vjen ne pushtet, apo do t'i mbaje ne te njejtin nivel?

Mos ja fut kot tani dhe ti smiley...Koci Xoxen nuk e kemi ne gjirin e Partise...dhe s'do ta lejojme kurre!! Ervini pastaj ka dhe ca vite para se ti jepet karta e Partise.

Mos ja fut kot te lutem...

Helloooo!  Ajola Xoxe eshte anetare e Asamblese Kombetare te PS-se, anetare qe punonin ne ate komisionin e PS-se qe merret me ligjet a ku di une, eshte perfaqesuesja e PS-se ne debatet televizive etj.  Qafmolla i agrobiznesit, punon per prograimin e PS-se dhe kete e kam lexuar ne shtyp (nese nuk eshte e vertete terhiqem).

Ti mos genje me lart per projektin Durres-Kukes, pasi socialistet nuk kane bere asnje projekt per te, as studim fizibiliteti etj. Vetem mblodhen parate dhe nuk bene asgje.  Ndersa si ide kjo ka qene qe ne vitin '94 e qeverise Meksi.

Ndersa si ide kjo ka qene qe ne vitin '94 e qeverise Meksi.

Po qe se ndonje dite pas 250 vjetesh do behet ndonje tunel nen Adriatik, polici respektiv i PS-se do thote "ka qene ide e Majkos" smiley

Ka qen ide e Pirros ne fakt...ohuuu sa kohe ka poplli Shqiptar qe udheheqet nga IDEATOR te medhenj...si Aleksander Meksi smiley dhe Pirro Molosi.

Ik mer truthare mjaftist qe shkruan ketu me shume nofka.  Mos fol kur nuk di gje se del budallaqe.  Nuk ka qene vetem ide, por e konkretizuar ne projektet dhe vendimet e qeverise se asaj kohe...

Ka shpejt sa e paskeni filluar fushaten juve peshqit militante, mjer syte tane sa shume pu(sht)litike paskan per te lexuar ketu keto 6 muaj.

Qafmolla i agrobiznesit, punon per prograimin e PS-se dhe kete e kam lexuar ne shtyp (nese nuk eshte e vertete terhiqem).

 

Ervini eshte gazetareck i BOLL-it...s'eshte me NE smiley

Helloooo!  Ajola Xoxe eshte anetare e Asamblese Kombetare te PS-se

 

Koci Xoxe-n e kemi si...si qe moti...kur martoheshe me vajzat e feudalve qe doje ti beje miq. Pa se me ke fleme ne...e dime vetem ne

Ka shpejt sa e paskeni filluar fushaten juve peshqit militante, mjer syte tane sa shume pu(sht)litike paskan per te lexuar ketu keto 6 muaj.

Po prandaj po ju them une...qe nuk nxjerrin gje ata te PS-es. Ka koma shume kohe...dhe cdo levizje PARA KOHE...i jep jep kohe Birishes te bluaj...e te lehi.

Prandaj....zgjate deri ne sekonden e fundit...S'a problem. Lojra politike ju them...

Pastaj Policia eshte gjithmon ne GADISHMERI! Dhe shyqyr thuaj...

Mire mer Grup si te duash, per ty e kisha.  Me fal qe te hyra ne hise...hihihihi

Ndersa si ide kjo ka qene qe ne vitin '94 e qeverise Meksi

 

Mo po si ide e kam then UNE para gjith te tjerve....mos e ve ne dyshim ti.

Epo thagma te tilla ... Tallen keta a si? 

Pffff ....

cfare rendesie ka se i kujt ishte projekti,rendesi ka qe kush po e zbaton dhe akoma me e rendesishmja eshte qe ne shqiperi po behen investime miliardash,gje qe kete (investim miliardash) perpara vitit 2005 as qe e kishim degjuar ndonjehere dhe as nuk do kishim shansin ta degjonim ndonjehere ne qoftese ne qeveri do ishin socialistet e kazinove.

nuk eshte e vertete?

Kush e di ca fondacione te fuqishme ka mbas Grupit e Policit, qe jane kaq te zellshem ketu tek peshku, mire e bejne, ne te tjeret shkruajme per hobi, ndersa ata bejne publicitet. Hanllall ua bofte zoti, keni gjet menyre inteligjente per vivere............

 

perpara vitit 2005 as qe e kishim degjuar ndonjehere dhe as nuk do kishim shansin ta degjonim ndonjehere ne qoftese ne qeveri do ishin socialistet e kazinove

Kazinote qe sali Birisha tha..."ne do ti prishim!!!!"...dhe vetem kane lulezur si kerpudha mbas shiut??

FCB...si njeri inteligjent qe je...thjesht puna sic thash 99% e ktyre projekteve...ishin projekte ktu e 5 vjet perpara. KA rendesi kjo...sepse te thuash qe "rendesi ka kush po i zbaton"...do te thote qe s'pranon ose s'merr vesh qe kto jane gjera qe zgjasin me vite te tera vetem ne projektim.

E njejta gje per 90% e rrugeve...e njejta gje per protin e Vlores...e njejta gje edhe per TEC-et...te gjitha te projektuara vite e vite perpara se Birisha te vinte ne pushtet.

Pra nuk eshte BIRISHA qe i zbaton...se po ti kish fillu berisha...i binin te fillonin ndertimet mbas 5 viteve.

Durres-Kukes si PROCES filloj vite para Berishes. Projektet e para u prezantuan qe ne 2003. World Bank beri "feasibility study" qe ne 2003. Ambasadori Amerikan u fut ne kto pune qe ne 2004 (kur foli per rendesine e projektit etj...PRA...tha fusni firmen Amerikane atje ta ndertoj...se ndryshe!)...dhe financimi per disa segmente u sigurua nga banka qe ne 2003!!

Pastja...mos thuaj gjera femijnore..."s'do na kish ndegjuar nodnjehere veshet per projekte me miliarda"

smiley

Se kshu i bie pershembull qe kur te fillojne projektet e TEC-it dhe te rigazifikimit...Berisha te ket dal ne PENSION deri atehere.

Po une s'do them qe...EDI RAMA i ndertoj...ateher kur te fillojne. S'do ta bej te njejtin gabim me tendin.

Ne Boten e Cudirave te Arnautve...gjerat ndertohen nga budallenj si Birisha. ne boten e vertet...gjerat ndetohen nga BANKAT dhe nga FRIMAT.

Ore verte perse ne "mos humbisni" dhe jo ne "24 karat" apo "acarim nervash"

Te vidhet programi kjo vetme ne Shqiperi ka bere vaki. ha ha ha Uhhhh me lot nga syte per budalleqe te tilla. Vijne dhe nga Rama gjoja i squt dhe i edukum me shkolle prej jashte shtetit, se te vinte nga Tom Doshi apo Haxhi Lleshi, te vinte nga Sali Berisha apo Hekurana Isaj hajde de por nga Rama??????

Rama ne takim me popullin gju me gju thote -Me vjedhin programin, O popull nuk ju a tregoj programin se ma vjedhin, por ama une kam program vec me besoni nuk ju a them dot se ma vjedhin. Ja besoni shoket e kryesise qe e kane pare apo jo more shoke?

Po Shoku Krietar ju keni program -Pergjigjet kryesia ne kor

hajde gallate hajde

Shes programin e PS (i marre nga nje burim i sigurte), 5 dollare kopja.

Edhe pse me vonese...

Kontributi i PS ne ndertimin e rruges Durres-Kukes eshte....ZERO. Per mos te thene, qe ka qene pengese. I vetmi kontribut, qe ka per tu mbajt mend nga PS eshte 10 mije lekshi qe paguanim ne kohen e Majkos, kur kalonim kufirin per nje ide abstrakte te "rruges patriotike". Abstrakte per ne, shuuuume konkrete per qeveritaret (lexo torte 300 milon dollar per tu ngrene me ane tenderave e shperdorimeve).

Nuk ka eskzistuar asnje projekt. Aq i vertete, sa ne fakt kur nisen punimet nuk ekzistonte nje projekt i mirefillte. Nga kjo lind mungesa e nje buxheti te sakte mbi koston e rruges dhe nga kjo lind edhe procedura penale. Vullneti, projekti, financimi, realizimi i rruges Durres-Kukes mban firmen PD. Nje veper, qe nuk eshte thjesht nje veper infrastrukture, por eshte nje ide, nje lidhje, bashkim, levizje mallrash, idesh.

Dhe si gjithmone PS eshte detyruar ti pershtatet ndryshimit te imponuar nga PD. Kjo eshte historia e PS, gjithmone ne ndjekje. PS nuk ka as program, as ide, as vizion. Nuk mund te kete per deri sa nuk dijne se cfare jane dhe ku duan te shkojne.

E ka bere me fjale Sala me Ramen, e themi te dy qe kemi programet, po nuk i nxjerrin se na i kopjojne, do i nxjerrim mbas zgjedhjeve.

 

 

Pastaj programet, dihet, jane ato te 20 vjeteve me apre,

 

Dirta , uje, rruge, bla bla bla...

 

 

p.s kujtova se ishte shaka, po kur e lexova, kam qesh me shume sesa te ishte shaka.Ca fatkqesie, qe ndodh me keto pseudo, tenderista Gazetare.

 

 

 

kjo i bie si

- "Rama në mësim!"

- "Zyshë nuk kam mësuar sot se kisha gjyshen sëmurë..."

Kontributi i PS ne ndertimin e rruges Durres-Kukes eshte....ZERO

O Gjahtar...projektimi i pjeshsem filloj qe ne 2003. Ne Nentor 2003 Banka Boterore mbaroj feasibility study per rrugen...dhe ne 2003 u morren aprovimet per financim nga disa banka.

Ne 2004 Ambasadori Amerikan ka dhen "aprovimin" e rruges

Vertet jeni kaq TE TRASHE...se mendoni se rruga fillon...neser se e tha Saliu sot? Erdhi Saliu, ca muaj me vone fillon rruga...dhe uaaaaa...shyqyr Sali qe e fillove. Po se i gjith procesi kishe vite qe kishe filluar...se aq zgjasin.

 Aq i vertete, sa ne fakt kur nisen punimet nuk ekzistonte nje projekt i mirefillte

Po ktu ishte ku qendron BUDALLEKU i Sali Birishes smiley...dhe prandaj cmimi i rruges fryhet si tullumbace smiley

Kot nuk e akuzojne...per shperdorim smiley Jane nja 5 segmente te rruges qe as kan filluar dhe as do fillojne ndonjehere sa te jet gjalle Sali Birisha...ashtu sic i ka ngaterruar punet.

Do jet si ajo rruga Gjirokaster-Tepelene....do te coj nja 1km nga Gjirokastra...dhe pastaj do mbaroj. Merre makinen ne kuriz pastaj...

-------------

Sa per lojrat politike...ju thash njehere...mos u merrni.

 PS-ja i di zgjidhjet, por nuk na i tregon! 

Nga Mentor Beqa

Partia Socialiste nuk do të publikojë programin e saj me shumë gjasa deri në fillimin e fushatës elektorale, me një motivacion qesharak nëse do të ishte i vërtetë dhe jo spekulim mediatik. Për të mos ndërtuar një analizë të gabuar, po citojmë premisën nga e cila do të nisim këtë qasje, e cila urojmë të mos ketë për bazë një argument të vërtetë, siç mëton “Shekulli” teksa thotë: “Burime brenda Partisë Socialiste, të cilët janë marrë me hartimin e këtij dokumenti, bëjnë të ditur për gazetën se shkaku kryesor i mospublikimit të tij lidhet pikërisht me frikën e kopjimit të tij nga kundërshtarët politikë, pra marrja e ideve dhe zgjidhjeve konkrete për çështje të ndryshme”. Nëse argumentet që serviren nga zyrtarët e PS-së për mospublikimin e programit janë kaq groteskë, kuptohet se ku mund të shkojë fantazia për përmbajtjen e programit. Trajtimi i opozitës si një kioskë e prodhimit të ëmbëlsirave që ruan sekretin e formulës përkundrejt operatorëve të tjerë në treg është një orientim infantil mbi politikën. Roli i alkimistit që ka në duar të vërtetën mbi gjërat dhe zgjidhjen e përjetshme të problemeve nuk mund t’i shkojë një operatori politik, aq më pak në këto kohë. Opozita është aktor politik publik dhe si e tillë programin e saj duhet ta ketë publik. Fakti se konkurrentët e saj mund të kopjojnë zgjidhjet që ofron ajo, nuk duhet të jetë frikë, por këmbëngulje që një gjë e tillë të ndodhë. Eficenca e një opozite matet me zgjidhjet që ofron përgjatë oponencës dhe sa prej këtyre zgjidhjeve diktojnë vendimmarrjen e mazhorancës. Nëse opozita konstaton zgjidhje jo të mira të qeverisë për çështje të caktuara dhe nuk publikon alternativën e saj, atëherë logjika formale thotë se është bashkëpunëtore e qeverisë, përderisa nuk propozon zgjidhjet. Qytetarët e votojnë opozitën si potencial qeverisës dhe si një pararojë që nuk lejon mazhorancën të gabojë, me anë të instrumenteve që ka në dorë. Sjellje të tilla me letra që tunden me të madhe duke thënë se e kanë zgjidhjen, por nuk jua tregojmë, ndërmendin ato veprimet e nxënësve të fillores që fshehin detyrat se mos i kopjojnë shokët.

Argumenti i dytë që kompetentët e PS-së servirin nukse është vetëm qesharak si i pari, por edhe i rrezikshëm për arsyet që do t’i rendisim në vijim. Shekulli thotë: “... Zëra kompetentë brenda selisë rozë konfirmojnë se PS-ja nuk ka asnjë arsye të nxitojë në këtë drejtim, pasi në rast se programi do të publikohej që në shtator ashtu siç edhe ishte deklaruar që më parë, atëherë ai deri në zgjedhjet e qershorit do të ishte konsumuar nga sulmet e kundërshtarëve...” Çfarë do të thotë kjo, se Edi Rama do të propozojë rrufeshëm në vetëm 30 ditë zgjidhjet e tij për katër vjet mandat qeverisës? Programi qeverisës duhet të diskutohet dhe negociohet gjatë me grupet e interesit dhe të gjithë faktorët socialë, kulturorë dhe ekonomikë të një shoqërie. Programi nuk është shpallje shpëtimi që ngjizet në formën e relevancës tek një individ i caktuar, por një dokument publik që duhet të marrë miratimin e shoqërisë pasi të ketë pasur kohë të mjaftueshme për ta gjykuar. Nëse qytetarët nuk do të kenë kohë për t’u njohur me programin e Edi Ramës, do të thotë se ata duhet të operojnë me besimin si mekanizëm që i përket religjionit, jo me arsyen si mekanizëm politik për të zbërthyer përmbajtjen e një dokumenti të caktuar. Pra ne duhet të besojmë tek vizioni i Edi Ramës pa pasur mundësinë të arsyetojmë mbi programin e tij. Me pak fjalë të rikthehemi në epokën parakarteziane dhe të pranojmë shpalljen e mbretit të plotëfuqishëm. Kjo qasje politike është e rrezikshme dhe reflekton tendencat totaliste të Edi Ramës, i cili demokracinë nuk e sheh si negocim dhe konsultim të vazhdueshëm, por si një ndeshje shpalljesh profane, ku fiton ai që ka më shumë mekanizma mediatik për të fituar bindjen e njerëzve. Paksa vonë për orientime të tilla politike.

Artikulli vijon më tej; “ndërkohë, një arsye tjetër mësohet të jetë edhe fakti se një program politik dhe qeverisës, përveçse është një përmbledhje e ideve, në vetvete është dhe një reflektim mbi gabimet që bën qeveria në pushtet...” Kinse arsyeja e fundit shpreh mediokritetin e plotë të atyre që kanë urdhëruar këtë shkrim në gazetën “Shekulli”. Pra, Partia Socialiste ka një program, sepse një të tillë ka qeveria. Nëse PD-ja nuk do të kishte një program, PS-ja nuk kishte mbi çfarë të reflektonte, pra programi i Partisë Socialiste është i kushtëzuar nga alternativat e Partisë Demokratike. Me pak fjalë ne kemi këtë alternativë, sepse ata kanë atë alternativë, nëse ata nuk do të kishin në zgjidhje, edhe ne nuk do ta kishim. Kjo po që është qesharake. Edhe fëmijët e dinë se programi qeverisës i një partie politike hartohet bazuar mbi një doktrinë politike e cila i jep formatin principial programit dhe më pas detajohet nga ekspertiza teknike që u referohet çështjeve konkrete dhe qëndrimit të partisë ndaj zgjidhjeve të këtyre çështjeve. Programi nuk është më i tillë nëse niset nga premisat që ne kemi këtë për shkak se ata e kanë në një formë tjetër. Kjo është lojë populiste për të manipuluar opinionin publik dhe për të dalë nga ngërçi i të mos pasurit një alternativë të qartë dhe të dokumentuar, e cila të jetë bërë pronë publike. Artikulli thotë se programi është hartuar bazuar mbi idetë e marra në “Dialogun me Shqipërinë” dhe nga fabrika e ideve “Qemal Stafa”, as më pak dhe as më shumë se ajo që bënte Partia e Punës me organizatat bazë të Partisë. Programi qeverisës nuk mund të jetë fryt i takimeve popullore nëpër sheshe, por pasojë e nivelit më të lartë të ekspertizës. Arsyeja që Edi Rama shpik argumenta të paqenë për të mos publikuar programin, është fakti se një i tillë nuk ekziston. Tashmë është e qartë që jemi të dënuar për të mos pasur opozitë.

STANDARD

PS-ja i di zgjidhjet, por nuk na i tregon!

Mo po zgjidhja permblidhet ne nje fjali vetem per ate pune...

...nxirrni ne pension Sali Birishen...

Dhe kjo do i zgjidhte te gjitha.

 

Ti mire e ke ne fakt, ky eshte programi i vetem qe ka Edvin Rama. 

Ja kjo eshte "politika e re", "pertej te majtes dhe te djathtes", ne "diallog me Shqiperine", pergjate turit "fshat me fshat".

Vetem ka nje problem te vogel;  Edvini ose e keqja me e madhe qe i ka ndodhur Tiranes, qe sheh ne enderr te behet e keqja me e madhe qe mund t'i ndodhe Shqiperise, e provoi me karten "Berisha" ne '05 dhe humbi.  Edhe ne '09 do te humbe dhe per kete eshte i bindur, prandaj nuk do te jape doreheqje nga kreu i bashkise per te kandiduar per deputet. 

Fitova, thote Edvini, mire, nuk fitova, vazhdoj punen edhe dy vite te tjera si betonizues i Tiranes.

Edhe Edvini e di se shqiptaret nuk jane si ky Grupi qe e ka mahnitur Edvini kur doli nudo.

 

 

Cfare fitove ne '07 ti mer?  Asgje nuk fitove.  Ne proporcional e majta bashke me LSI-ne ishin me pak se djathta, lere tani qe Meta eshte larguar.

Po zgjedhjet e pjesshme per deputet ne Shijak, po zgjedhjet per deputet ne Pogradec, po zgjedhjet per deputet ne Tirane ne zonen ku ishte Topi, kush i fitoi?  PD-ja.  Te gjitha pas '07.

Nuk jane si ti o Grup shqiptaret qe pse ju thote Edvini te ike Berisha qe te vij une, e votojne. 

Ik o Grup coj email Edvinit dhe pyete qe te ta shpjegoje kete pune, dhe mbaje mend qe po keto fjale do te te thote:  Keto zgjedhje i kemi te humbura, prandaj edhe une (edvini) nuk do te jap doreheqje nga posti i kryetarit te Bashkise, prandaj eshte edhe e kote te paraqesim program etj...

Ende kujtoni se ju sjell vota Lana e vitit 2000 - hahahahahaha

Po zgjedhjet e pjesshme per deputet ne Shijak, po zgjedhjet per deputet ne Pogradec, po zgjedhjet per deputet ne Tirane ne zonen ku ishte Topi, kush i fitoi?  PD-ja.  Te gjitha pas '07.

Babrru-ja eshte bastion i demokracise!! Pishtar fare. Shijak? Mos more...fitoj PD-ja ne Shijak....e papare! U po..fitut edhe ne katundin e Liqenasit.

Ende kujtoni se ju sjell vota Lana e vitit 2000

Jo jo...vetem tju kujoj juve...se c'eshte BirISHA...

 

PS: Polic...tani qe pensioni po te afrohet...se do vihen rregulla te forta per te qene ne Polici...dhe s'besoj se ti i kalon dot. C'far do besh?? Mendo pak...se s'ke shume kohe.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).