Probleme proceduriale për delegacionin shqiptar në KE

Kredencialet e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës janë sfiduar për arsye proçeduriale në ditën e hapjes së sesionit në Strasburg.

"Kemi arsye të besojmë se një nga anëtarët tanë u hoq në një mënyrë që shkel rregullat e aplikueshme", tha përfaqësuesi hungarez, Matyas Eorsi.

Komisioni i rregullave të asamblesë do të përgatisë një raport mbi këtë çështje.

Asambleja Parlamentare do të marrë një vendim përfundimtar të enjten në mëngjes.

Sipas rregullave, delegacioni shqiptar mund të zërë vendet e veta në mënyrë provizore në asamble deri atëherë, me të drejta votimi dhe të drejtë fjale, por nuk mund të votojë për kredencialet e veta.

Delegacioni shqiptar, i cili po merr pjesë në punimet e sesionit aktual të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, është paraqitur me dy drejtues.

Kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, ka shkarkuar kreun e deritanishëm të këtij delegacioni, deputetin demokrat Aleksandër Biberaj dhe ka emëruar në vend të tij deputetin tjetër demokrat Ilir Rusmajli.

Zonja Topalli tha se ky vendim ishte marrë për shkak 'të shkeljeve të rënda financiare në udhëtimet që zoti Biberaj ka bërë në mënyrë të paautorizuar, në emër të Kuvendit dhe që nuk kanë të bëjnë me pjesëmarrjen e rregullt të delegacionit në seancat e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës'.

Këto akuza janë hedhur poshtë nga zoti Biberaj si të pavërteta.

Ai e ka akuzuar zonjën Topalli se ka ndërmarrë veprime arbitrare pa pyetur institucionet parlamentare, duke shkelur rëndë demokracinë.

Ngjarja është vlerësuar si e papreçedentë nga disa segmente të maxhorancës dhe opozitës.

Deputeti demokrat Besnik Mustafaj, ish-ministër i jashtëm, është vënë në mbrojtje të zotit Biberaj.

Ndërsa opozita ka bërë përgjegjës edhe kreun e maxhorancës, kryeministrin Sali Berisha, duke thënë se ky veprim 'është një njollë për Shqipërinë dhe cënim i imazhit të saj'.

Zhvillime ka patur edhe në parlamentin shqiptar.

Kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj, ka bërë përgjegjëse kryetaren e parlamentit, Jozefina Topalli, si dhe krizën, sipas saj, në të cilën gjendet maxhoranca.

“Ju duhet t'i jepni spjegime parlamentit, ose të largoheni“, tha zonja Leskaj.

Por, në përgjigje të deklaratave të opozitës, kryeparlamentarja Topalli tha se gjithçka ishte një mashtrim.

Sipas saj, çdo veprim është kryer konform rregullores.

Për kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ndryshimi i përbërjes së delegacionit është një e drejtë e maxhorancës.

Ai tha se zoti Rusmajli, si ish-zëvendëskryeministër dhe ish-ministër i drejtësisë, është një përfaqësues dinjitoz i maxhorancës.

5 Komente

Berisha ne Shkoder per ti bere qejfin Topallit smiley

...në rast se edhe ti nuk je i mjeruar, pra me vrimë që në rini, ashtu siç po thonë, dëno krimet kundër komunizmit, përndryshe do më bësh të besoj se je i tredhur në rininë tënde dhe ky s`është faji im...

image

Deklara e mesiperme eshte bere ne prani te ketyre femijve dhe te kesaj zonjes qe shef nga qilli .

Imagjinoni fushaten !

I paska bo keta kalamoqet e jetimores per terapi.

E mer Chene ja si vazhdo sot ky sinjali qe u dha dje nga Shkodra, djepi i kultures. smiley

Po i zakonshmi , beniamini i Ismail Kadarese, botuesi i gazetes 55 , Fahri Balliu :

Rama-Veliaj, mishërimi i karrierës politike “një ide-një krevat”

,,,Burime jozyrtare për gazetën “55” raportuan për vështirësitë që partiakja e lartë socialiste ...

...E përderisa komoditeti ishte shndërruar në një simbolikë të Edi Ramës e Erion Velisë (të paktën kështu u proklamua gjatë gjithë udhëtimit me avion), edhe komoditetin e fjetjes në krevatin dopio, e patën ata të dy, duke e degdisur partiaken e shkretë, një relike që vinte nga komunizmi, në divanin e paradhomës...

 

Amon mer ku e ke gjet ket resme.

Kjo e pamja termo e thote gjithe historine. S'ka nevoje per asnji llafe.

na hoqi mallin e xhaxhit, bravo... 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).