Presidenti Topi në Prishtinë

Presidenti shqiptar Bamir Topi i garantoi Kosovës mbështetjen e plotë të Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik. Topi i bëri thirrje Serbisë të respektojë të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

 

Topi ne Kuvend: Serbia te respektoje te drejtat e shqiptareve ne Presheve
Ora 13: 39 Presidenti Bamir Topi, në emër të të gjithë shqiptarëve i përcolli sot Prishtinës mbështetjen e Shqipërisë dhe inkurajimin në rrugën e përbashkët të integrimit euroatlantik si e vetmja rrugë drejt së ardhmes.

Nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, në vizitën e tij të para pas pavarësisë kreu i shtetit shqiptar ftoi edhe Serbinë të ishte pjesë e këtij rrugëtimi euroatlantik duke bashkëpunuar dhe respektuar të drejtat e njeriut

“Do kishim dëshirë që ky integrim të mbështetej edhe nga Serbia, e cila duhet të interesohet për serbët këtu duke bashkëpunuar me instituionet e Kosovës. Respektimi dhe garantimi i të drejtave të njeriut është parim universal, ai duhet të jetë i njëjtë dhe i garantuar si në Shqipërisë, në Sebri, Kosovë; si në qendër të Shqipërisë, në Mitrovië dhe në Luginën e Preshevës” theksoi më tej presidenti Topi.

Pak ditë më parë 10 shqiptarë në Luginë e Preshevës u arrestuan pasi akuzohen nga prokuroria serbe për krime ndaj serbëve gjatë luftës në Kosovë.

Duke iu referuar incidentit të fundit në Mitrovicë presidenti Topi tha se policia e Kosovës, KFOR dhe EUKLEX nuk do të lejojnë që incidentet në Mitrovicë të sfidojnë qëllimet e larta të sovrantitit, integrimit dhe të sigurisë.

“Shqipëria dhe Kosova mund të japin shembullin e bashkëpunimit dypalësh në rajon” -tha presidenti Topi duke shtuar se po kërkon përfshirjen e Kosovës në tryezat shuëmpalëshe ku flitet për të ardhmen e rajonit.

”Është e papranueshme që Kosova të mos jetë në këto tryeza epse nuk mund të kuptohet perspektiva euroatilanike e Ballkanit pa pranëinë e Kosovoës” theksoi Presidenti Topi.
Kreu i shtetit shqiptar premtoi intensifikimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat dhe e cilësoi rrugën Durrës- Kukës- Morinë si investimi më i rëndësishëm infrastrukturor në Shqipëri i cili do të ndihmojë në forcimin e marrëdhineve me Kosovën.

Topi: Incidentet në Mitrovicë motive ultranacionaliste

Ora 12: 10 “Puna e institucioneve kosovare në raport me komunitetet pakicë, duhet të jetë shembull edhe për Serbinë në raport me shqiptarët në Luginën e Preshevës”, ka thënë presidenti Topi. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp pas takimit me homologun e tij Fatmir Sejdiu, Topi tha se politika në Ballkan ka ndryshuar rrënjësisht, pas pavarësisë së Kosovës. Sipas tij, skenarët për luftë kanë vdekur, ndërsa i cilësoi incidentet e fundit në Mitrovicë si incidente me motive ultranacionaliste.

Ai i bëri thirrje Serbisë që në vend të implikimeve negative në destabilizimin e Kosovës, t’i respektojë të drejtat e komunitetit shqiptar në Serbi në shkallën që e bën Kosova për minoritetin serb.

"Ju siguroj që Shqipëria, nëpërmjet institucioneve të veta, do të jetë pjesë e denoncimit të të gjitha këtyre ndërmarrjeve negative, që kanë një prapavijë të qarqeve ultra-nacionaliste serbe, duke u thënë që situata të tilla nuk janë më për Ballkanin perëndimor në përgjithësi, nuk janë më për Kosovën, sepse, sikurse Shqipëria që është projektuar për t’u futur në NATO, në Bashkimin Evropian, edhe Kosova është e projektuar drejt ëndrrës euroatlantike. Po aq e interesuar do të jetë Serbia për të qenë pjesë e BE-së, por duke respektuar standardet, në respekt të sigurisë, të stabilitetit, në respekt të minoriteteve”, u shprej presidenti Topi gjatë konferences per shtyp.

Presidenti shqiptar tha se ky rajon ka një perspektivë të qartë evropiane dhe se Kosova dhe Shqipëria do të jenë shembuj të bashkëpunimit drejt integrimeve euroatlantike.

“Çështja e respektimit duhet të jetë një bazë e një vullneti politik për t’i respektuar sipas standardeve. Kështu që ata që mundohen të japin leksione, ndërkohë që krijojnë situata të vështira, duhet të jenë të parët që të bashkëpunojnë me shtetin legjitim, të pavarur, sovran dhe demokratik të Kosovës, të bashkëpunojnë për respektimin e të gjitha standardeve. Unë e kam parë këtë dëshirë tek të gjithë politikanët e Kosovës dhe uroj që Kosova të ketë një vit të mbarë në të gjitha aspektet, në zhvillimin ekonomik, në zhvillimin e institucioneve, konsolidimin e institucioneve dhe në partneritetin ndërkombëtar”, ka thënë presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi.

Të dy presidentët gjatë takimit kanë folur edhe për autostradën Durrës- Kukës- Prishtinë, duke e cilësuar atë si projektin që po bashkon shqiptarët. Ata ranë dakord për një marrëveshje për lehtësimin e lirisë së qarkullimit të njerëzve dhe mallrave, duke potencuar se një marrëveshje e tillë do të iniciohet edhe me vendet tjera të rajonit.

Presidenti Topi në Kosovë. Firmos në "New Born"
Ora 11: 30Emri i Presidentit Shqiptar Bamir Topi tani është mes mijëra mbishkrimeve në simbolin e pavarisës së Kosovës, NEW BORN. Presidenti shqiptar mbajti hapin në memorialin që u vendos në sheshin kryesor të Prishtinës ditën kur Kosova shpalli pavarësinë e saj, me të zbritur në aeroportin e Prishtinës.

"Viti do të më shkojë mbarë pasi ka filluar me Kosovën. Jam i bindur se shumë shpejt Kosova do të jetë e aftë të administrojë vetë në të gjithë territorin e saj shtetin e së drejtës e të lirisë" - tha presidenti Topi për mediat.

Rreth orës 09.00 avioni presidencial zbriti presidentin Topi në të vetmin aeroport të Kosovës. Aty kreu i shtetit shqiptar u prit nga zvkryeminsitri kosovar Hajredin Kuci dhe nga zyrtarë të tjerë të qeverisë. Duke komentuar vizitën e presidentit shqiptar, numri dy i qeverisë së Kosovës Hajderin Kuci tha se vizita do të thellojë bashkëpunimin mes dy vendeve.

Më pas në orën 09.50 minuta Presidenti Topi është pritur në Presidencë nga homologu i tij Fatmir Sejdiu. Në ceremonia zyrtare të organizuar për nder të këtij rasti kreu i shtetit shqiptar është nderuar nga Trupat e Mbrojtjes së Kosovës dhe Garda e Nderit. Pas takimit kokë më kokë dhe në gjuhë shqipe mes dy presidentëve janë zhvilluar edhe bisedimet zyrtare ndërmjet dy delegacioneve shtetërore Shqipëri- Kosovë.

Në vizitën e tij zyrtare dy ditore në Kosovë, presidenti Topi shoqërohet nga zonja e parë Teuta dhe një delegacion zyrtar në përbërje të të cilit janë nënkryetarët e Kuvendit të Shqipërisë, deputetë të Komisionit të Jashtëm, të Komisionit të Sigurisë, të Komisionit të Ekonomisë dhe përfaqësues të biznesit.

Kjo është vizita e parë zyrtare e zotit Topi në Kosovë që kur ajo shpalli pavaresinë e saj. Në axhendën e paradites është dhe takimi me kryeministrin Hashim Thaci si dhe një konferencë e përbashket shtypi. Rreth mesditës presidenti Topi pritet të mbajë një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Kurse pas mesdite presidenti shqiptar do të zhvillojë takime me krerë të partive politike në Kosovë. Në fokus të bisedimeve do të jenë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe zhvillimet më të fundit në Kosovë.
(s.g/BalkanWeb)

23 Komente

Cfare do ndodhte nqs Z.Topi do bante nje vizite ne Mitrovice,pastaj te behej edhe Qytetar Nderi atje?? jo per gja po ai Ministri serb Bogdanoviç asht ba si i shtepise ne Mitrovice e Kosove...

Rreth orës 09.00 avioni presidencial zbriti presidentin Topi në të vetmin aeroport të Kosovës. Aty kreu i shtetit shqiptar u prit nga zvkryeminsitri kosovar Hajredin Kuci dhe nga zyrtarë të tjerë të qeverisë. Duke komentuar vizitën e presidentit shqiptar, numri dy i qeverisë së Kosovës Hajderin Kuci tha se vizita do të thellojë bashkëpunimin mes dy vendeve.

 

 

Se lunte dot menderen Sejdiu te shkonte deri tek aeroporti ta priste vet Topin apo i eshte rrit mendja tani se medemek eshte president.

 

 

 

Cfare do ndodhte nqs Z.Topi do bante nje vizite ne Mitrovice,pastaj te behej edhe Qytetar Nderi atje?? jo per gja po ai Ministri serb Bogdanoviç asht ba si i shtepise ne Mitrovice e Kosove...

E din vendin e tyre kta tanet...

Pas takimit kokë më kokë dhe në gjuhë shqipe mes dy presidentëve janë zhvilluar edhe bisedimet zyrtare...

C'fare idiotizmi gazetaresk.Pse ,ne cilen gjuhe do te duhej te zhvilloheshin bisedimet?

 

Kosovarce???

Anglisht, si Birisha qe dhe kur i thuan shprehimisht qe duhet te flase shqip ne ndonje konference shtypi (si ne rastin me kancelaren gjermane) ai nderhyn: "I can go in English too, it's no problem." smiley

 Me sume e kane shtypur tastjeren e kompjuterit keta te GSH?

O blendo, po rregulloja ca gabimet e shtypit mer jahu se qenkan me miljona!

Se lunte dot menderen Sejdiu te shkonte deri tek aeroporti ta priste vet Topin apo i eshte rrit mendja tani se medemek eshte president.

Thone serbet: Nuk e lujti sumen as per te vetet...

Po mbase ka qene i zene Sejdiu, se kam degjuar se i hekuros vete breket.

1) Presidenti shqiptar Bamir Topi??!!  

Bamir Topi nuk është presidenti shqiptar, por është presidenti i Shqipërisë sepse shqiptarë autoktonë ka edhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbinë Jugore, Camëri, etj.

2) Bamir Topi presidenti i të gjithë shqiptarëve??!!

Bamir Topi është president i shqiptarëve të Shqipërisë sepse Kosova ka presidentin e vet shqiptar, shqiptarët në Mal të Zi kanë një president malazez që quhet Gjukanovic, shqiptarët në Serbi kanë Tadic-in, etj.

Rual

Po të shkonte Bamir Topi në veri të Mitrovicës do të bënte mirë, por po të shkonte të vizitonte shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc do të bënte akoma më mirë sepse do të vizitonte bashkatdhetarët e vet.

A nuk viziton edhe presidenti i serbisë Tadic serbët e vet në Kosovë kur i do qefi???!!! 

 

Se lunte dot menderen Sejdiu te shkonte deri tek aeroporti ta priste vet Topin apo i eshte rrit mendja tani se medemek eshte president.

Vërtet për tu habitur. Ç'kuptim ka mosdalja e Sejdiut në aeroport për ta pritur homologun e tij nga Rep. e Shqipërisë? Mos ndoshta Sejdiu është ca i zemëruar me Topin për arsye që ne nuk i dimë, apo mos ndoshta Sejdiu ka qenë i këshilluar nga perëndimorët të mos dalë ta presë? Gjithsesi do ishte me interes të dihen arsyet e mosdaljes së tij në aeroport.

Mos ja fusni kot tani, keni pare ndonjehere Presidentin e Shqiperise te presi njeri ne aeroport? Pergjigja (nqs s'e keni gjet) eshte JO, s'eshte pjese e protokollit. Edhe Bush kur erdhi ne Tirane s'u prit nga Topi ne aeroport.

Llukan ke te drejte per protokollin. Presidenti i nje vendi nuk mund te dali ne aeroport.

Po ne ate kohe ka qene president Moisiu dhe Bamiri me Blushin kane qene parashiku qe te presin Bush-in ne aeroport. Pastaj me duket se u ndryshu se kishin merak amerikanet se mos merrej si mbeshtetje e hapur per kandidaturen e Bamirit.

Sa here e ka thyer protokollin Bushi? svp? 

egzakt Ll, nuk e permban protokolli.

  Edhe Bush kur erdhi ne Tirane s'u prit nga Topi ne aeroport.

E ke fjalen per Topin personalisht, apo per presidentin e Shqiperise ne ate kohe?

Bushi vizitoi ne 10 qershor, Topi u be president ne 24 korrik. Pra pas nje muaji e gjysem. Si mund te dilte ne aeroport ne cilesine e presidentit pa qene zgjedhur akoma? Me duket se kishim Mojsiun president... Si thua Ll?

Pastaj protokolli i Rep se Shqiperise ka kryeministrin qe ben keto lloj pritjesh, ose homologet perkates; varet nga lloji i vizites.

 

Ok, ok se nuk e kisha mendjen, doja te thoja "nuk u prit nga Moisiu smiley "

 

...Se lunte dot menderen Sejdiu te shkonte deri tek aeroporti ta priste vet Topin apo i eshte rrit mendja tani se medemek eshte president...

Beni mire te lexoni para se te shkruani.Protikolli nuk e permban qe te dale presidenti i Kosoves ne aeroport.Nuk ka bere asgje gabim Sejdiu.Mos i besoni GSH dhe Balkan Web qorrazi,per cdo gje.Ja edhe nje idiotllek i gazetareve te ketyre mediave:

...Pas takimit kokë më kokë dhe në gjuhë shqipe mes dy presidentëve janë zhvilluar edhe bisedimet zyrtare ndërmjet dy delegacioneve shtetërore Shqipëri- Kosovë...

Sic duket gazetari priste qe dy presidentet shqiptare te flisnin ne gjuhen angleze dhe paska mbatur i habitur qe kane folur ne gjuhen shqipe.

 

Shiko, Topi mund te prese fare mire Sejdiun, ose Napolitanon (italjonin), sepse te njejtat vlera kane, pra jane kot sa per figjure. Bushin mund ta priste Saliu kur Saliu ishte Mbret Mbi Mbreter ne 92-96...  E kupton?   smiley

Gjithshka eshte e mundur, thjesht jo e domosdoshme smiley

Po ti e more vesh per ke po flisja? Nuk eshte vetem e mundshme, edhe e domosdoshme, por e detyrueshme, dhe vendin nuk ja lshon kujt me e vra! smiley

(do me vrase edrusi fare) 

Ore a ka mundesi me e lone kete punen e protokolleve te pritjeve dhe te merremi pak me gjonat e rendesishme te vizites.

Aty u fol per diçka historike (qe te Shqip-i ishte qe ne titull) renien e kufijve midis Shqiperise e Kosoves, ju me merreni me gjeresine e tapetit te kuq ne aeroport.

Kurse vizita ne Presheve do qe shuem e dobishme por kam frike se per kete duhet marre autorizim ne Beograd. Tadic shko kur i do bytha ne Mitrovice se ja lejo fUNd-arMIK-u jo se ka te drejte nje president te shkoje sipas qejfit ne nje vend tjeter.

(Nga Shekulli)

Presidenti Topi shpallet Qytetar Nderi i Ferizajt

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, Presidenti Bamir Topi u shpall qytetar nderi në Ferizaj. Axhenda për ditën e sotme përfshin një takim me kryetarin e Bashkisë së Prishtinës, Isa Mustafa dhe më pas një ndalesë në Muzeun e Kosovës. Sipas axhendës më tej është planifikuar një vizitë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe tek Shpella e Gadimes.

Rreth mesditës presidenti Topi do të udhëtojë në Ferizaj ku u shpall edhe qytetar nderi nga bashkia e qytetit. Më pas presidenti Topi shoqëruar edhe nga presidenti kosovar Sejdiu do të marrin pjesë në një tryezë të përbashkët me biznesin shqiptaro-kosovar. Vizita do të mbyllet me një konferencë shtypi që do të jepet për mediat.

Dita e parë e vizitës ishte e ngjeshur me takime, ndërkohë që Topi mbajti edhe një fjalim përshëndetës para Kuvendit të Kosovës.

Per mua rendesi ka qe Presidenti i Shqiperise po viziton Kosoven per te dyten here, vitin e kaluar dhe tani qe jemi te pavarur.

Po flitet per gjera thelbesore, me heret u tha te hiqen pasaportat tashi po flitet per ekonomi, dhe te gjithe duhet pe punojme ne kete drejtim qe te jemi sa me afer me sa me pak dallime, mjaft ishte ajo ndarje shumeviteshe kur çmalleshim me Shqiperine permes emrave te qyteteve.

Ne duhet t'i krijojme vehtes kushte qe te jemi sa me te bashkuar, jo duke "gjetur qime n've si thote populli", e priti apo nuk e priti Sejdiu, populli po e ndjen viziten e Topit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).