Presidenti Obama merr postin

Inaugurimi i Obames
Presidenti Barack Obama duke bërë betimin
Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka bërë betimin në postin e tij, duke u bërë presidenti i parë afrikano-amerikan i Shteteve të Bashkuara, dhe ka mbajtur fjalimin inaugural drejtuar popullit amerikan dhe botës.

Ai tha se ishte i përulur dhe mirënjohës për këtë nder. Ai tha se po e merrte postin në një periudhë krize dhe se ishte koha për t'iu kthyer vlerave të vërteta të gjeneratave të mëparshme dhe për ta ribërë Amerikën.

Presidenti Obama tha se vendi do t'i kapërcejë sfidat e krizës ekonomike dhe dështimet e qeverisjes.

Ai tha se madhështia e Amerikës duhej fituar dhe duhej rivendosur besimin midis qeverisë dhe popullit.

Për marrëdhënjet ndërkombëtare zoti Obama tha se Amerika do të tregojë cilësi udhëheqëse përsëri dhe se ishte mik i çdo kombi dhe personi që kërkon paqë dhe dinjitet.

Duke ju drejtuar botës myslimane, presidenti Obama tha se Amerika kërkonte një rrugë të re përpara, bazuar në interesa dhe respekt të ndërsjellë.

Dy milion dëshmitarë të inaugurimit të Obamës

Aftmosfera ishte e elektrizuar me rreth dy milion vetë që kishin mbushur Rrugën drejt ndërtesës së Kapitolit për të qenë të pranishëm në inaugurimin e presidentit Obama.

Një brohoritje e madhe ndoqi zotin Obama kur u paraqit në fillim të ceremonisë, dhe një tjetër kur u betua zyrtarisht si president.

Zoti Obama bëri betimin mbi të njëjtën bibël si Abraham Linkolni, presidenca e të cilit para një shekulli e gjysëm i dha fund skllavërisë në Amerikë.

Me përfundimin e ceremonive, dorëzimi i pushtetit u theksua me largimin e pararendësit të zotit Obama, Xhorxh Bushit. Të dy ata i shtrënguan dorën njëri tjetrit para se zoti Bush të largohej me helikopter.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).