Predhat, viktima 27. Shperthen Policani, zjarri ne mes te uzines

Numri i viktimave të shkaktuar nga shpërthimi i municioneve luftarake arrin në 27. Pas tragjedisë së Gërdecit, më 15 mars të vitit të kaluar, një tjetër shpërthim i fuqishëm u shënua dje në Poliçan, i cili terrorizoi mijëra banorë të këtij qyteti. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 8:30, në ambientet e Kombinatit Mekanik. Si pasojë e shpërthimit humbi jetën punonjësja Suzana Kapxhiu (50 vje&ccedilsmiley, u plagos 45-vjeçari Adriatik Hysenbelliu, ndërsa rrezikuan jetën dhe katër punonjës të tjerë që merreshin me demontimin e djegoreve.

 

Burime zyrtare nga Uzina e Armëve në Poliçan, nga Ministria e Mbrojtjes, por edhe nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Beratit, bëjnë me dije se tragjedia e radhës ishte aksidentale dhe se ndodhi për shkak të pakujdesisë në punë të punonjësve të kësaj uzine. Por, “gabimi njerëzor”, siç vazhdon të thuhet rëndom, mori një tjetër jetë, la dhe dy fëmijë jetimë. Vetëm pak muaj më parë viktima e shpërthimit, Suzana Kapxhiu humbi bashkëshortin e saj. Kjo familje dhe të tjera si kjo duhet të mjaftohen me faktin se prokuroria dhe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë si dhe për vënien para drejtësisë të personave përgjegjës.
TRAGJEDIA
Mëngjesin e djeshëm, 6 punonjës të një prej reparteve të zonës C nisën punën për pastrimin e ambienteve nga mbetjet e procesit të demontimit të predhave. Referuar drejtuesve të Uzinës së Poliçanit, mësohet se punëtorët kanë ndezur një zjarr për t’u ngrohur jashtë ambienteve të repartit (përbri murit të poligonit të provave poligonale të fishekut), duke përdorur mbeturina të ambalazheve të djegoreve. Brenda pak minutave është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm, ku për pasojë mbeti e vdekur në vend punonjësja Suzana Kapxhiu. Gjatë këtij shpërthimi u plagos në fytyrë dhe punëtori Adriatik Hysenbelliu. Menjëherë është dhënë alarmi dhe i plagosuri u dërgua në spital, ku dhe mori ndihmën e parë mjekësore. Në ambientet e jashtme të uzinës është vendosur një postbllok ushtarak, ku për orë e orë të tëra nuk është lejuar askush të hyjë brenda ambienteve të saj, përveç drejtuesve të uzinës.
Kryeinxhinieri
I kontaktuar nga Gazeta, kryeinxhinieri i Uzinës së Poliçanit, Adrian Spaho, pohoi se ngjarja u shkaktua nga një pakujdesi njerëzore. “Gjashtë punëtorët ndezën zjarrin për t’u ngrohur. Në mbetjet që po digjeshin ishte dhe një djegore, e cila shpërtheu si pasojë e nxehtësisë”, - është shprehur Spaho. Sipas tij, brenda ambienteve të uzinës është e ndaluar ndezja e zjarrit dhe se kjo është një pakujdesi e punëtorëve të specializuar në fushën e demontimeve. Kryeinxhinieri nuk “harroi” të thotë se punonjësit punojnë në kushte tepër të vështira, ku temperaturat ditët e fundit kanë zbritur deri në minus 2 gradë dhe ky duket se është bërë shkak i vendimit të tyre për ndezjen e zjarrit, që rezultoi fatal për nënën e dy fëmijëve.
POLICIA
Në Uzinën Mekanike të Poliçanit kanë mbërritur punonjës të postës së policisë së këtij qyteti si dhe një grup ekspertësh nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Beratit dhe Prokuroria. Grupi hetimor ka marrë në pyetje katër punëtorët e mbijetuar nga shpërthimi si dhe Hysenbelliun, që mbeti i plagosur. Burime policore pohojnë se punonjësit kanë deklaruar se zjarrin e ndezën për t’u ngrohur, ndonëse nuk lejohej një gjë e tillë.

71 Komente

 Numri i viktimave të shkaktuar nga shpërthimi i municioneve luftarake arrin në 27

Zoti gazetar, c'domethene kjo fjalia me lart? Jo per gje, po se nga shperthimi i municioneve luftarake ka pasur viktima edhe ne luften nacional-clirimtare kur partizanet shperthenin depot e armikut, edhe mbas lufte, psh ne 97 kur shperthenin depot e municioneve andej-ketej, etj. Pse vetem 27?

Dukesh qe s'ke be shkolle gazetarecke ti Swed smiley 

 Sa kam fillu 1 fakultet gazetarie online Grupo, dhe sipas ketij qe po boj une lajmi duhet te ishte "Qeveria e krimit vret prape njerez te pafajshem ne fabrikat e vdekjes. Pas terrorit psikologjik me ligjin per pastertine e figurave dhe ligjit per prokurorine, qeveria vazhdon te vrase shqiptare te pafajshem, kete here me municione luftarake. Poshte qeveria, rrofte opozita, rrofshin zgjedhjet e 2009" smiley

Seriozisht, na hapen barkun. Ne vend te japin lajmin me shume rendesi i kushtojne "intonacionit politik", kjo eshte patetike. smiley

Eh se mos je ti me mire smiley

Viktimat e para-Gërdecit s'kanë rëndësi, ishin vetëm për provë

Pakujdesi njerezore?

Ky eshte budallallek njerezor. Eshte idiotesi njerezore. Eshte edhe papergjegjshmeri tipike shqiptare.

Pakujdesi njerezore eshte, qe te te shpetoje predha nga dora dhe te shpertheje, por te ndezesh zjarr ne nje uzine cmontimi armesh, eshte veprim komplet i papergjegjshem, qe i kalon permasat e idiotesise.

viktima une e dija se behej fjale per te vdekur??!!! 

Kapen tre ushtare rob ne zonen e armikut, dhe armiku u jep 2 mundesi 1) ose do ti pushkatoje shpejt e pa dhimbje 2) ose do ti beje nje shiringe me SIDE e te vdesin avash avash me lemeri.

-Shabani i thote: "Vrameni mo c'eshte ai llaf, nuk vdes une si lepur". E pushkatojne.

- Murati thote: " Dhe mua vrameni se nuk do heq picirin". E pushkatojne dhe kete

- Vehipi thote: "ma beni, ma beni ate shiringen mua. " I bejne shiringen me SIDE dhe e lene te lire..... Vehipi duke ikur me vrap bertet: -"Po ku me ze SIDA mua mo idjota, une kam vendosur prezervativ".

 

Morali: Injoranca eshte gje e madhe. Te besh zjarr me mes te predhave meriton klasifikim me vete.

Me beri pershtypje menyra si e raportonte Vizion Plus mbreme kete lajm ne oren 17:00...

Hapen lajmet.

Valbona: Mirmbrema te nderuar shikues, Tragjetia e Gerdecit ka ndodhur serish...

Heu thash, qeka shemb krateri ne Gerdec... Por jo. Nje grup jo fort i mecur njerezish (Zoti me ndjefte) ne Polican kane vendosur te bejne zjarr per tu ngrohur me amballazh predhash... brenda Uzines se municioneve.

Lajmi i dyte: Ministri i brendshm Oketa reagon ne menyre të ulët...

Dreqi ta haje! Raportoni lajmet, lerini keto vleresimet se nuk ju takojne. Ju transmetoni lajme apo prodhoni lajme? Ka rrezik i ka shkrujt Mero vete...

Lajmi i trete ishte nje ekspoze e doreheqjeve te ministrave te Berishes.

Lajmi mbyllej me nje fare prembledhjeje qe theksonte qe Ministri Oketa nuk ka ndermend te dorehiqet... me spond dmth; dorhehiqu ti minister sic kane bere te tjeret para teje.

Ngushellime atyre kalamajve te kesaj qe vdiq, por kjo ishte ngjarje e rendomte e shkaktuar nga (mungesa e) mendte e kokes.

 

 

Ngushellime atyre kalamajve te kesaj qe vdiq, por kjo ishte ngjarje e rendomte e shkaktuar nga (mungesa e) mendte e kokes.

 

Gjera qe ndodhin...

shume dobet. Doli dhe Mrika Kodheli te denoje. Kjo eshte politika pertej se majtes dhe se djathtes.

PS te denoje marrveshjet qe ben me Berishen jo me keto farsa (megjithse ngudhellimet e mia familjes se asaj gruas, shume e trishtueshme per ata familiaret qe ngelen pa grua dhe nene)

Ah, sa e lire jeta e shqiptarit fukara smiley

Sa nje grusht shkarpash per tu ngrof !

 

o nexh nganjehere e bejme ne vete jeten tone te kushtoje nje grosh,se nuk ndizet zjarr ne mes te nje uzine me barot.

ngushellime familjes.

Qeshe duke te dhene pergjigjje , por ma kurseu Idrisi disi.

Se qysh ndodhi, e morem vesh, u ndez zjarr ne nje uzine me barot.

Se pse ndodhi, dhe si te mos ndodhi perseri, ketu eshte puna.

 

 

Per te gjithe ata qe mendojne se eshte ngjarje e "rendomte" duhet me pak kujdes ne burimin e kesaj ndodhie...NJERZIT kane MBERDHIRE...Eshte ftohte dhe nje subjekt i tille ku perpara dy rreziqeve ..."ngrirjes"nga te ftohtit - apo"shkrirjes" nga zjarri ...njerzit zgjodhen njeren prej tyre me te njejtin rezultat. Te tilla ngjarje tregojne se ne themel te praktikave te puneve me karakter te rrezikshem MUNGOJNE PERGJEGJESITE e drejtuesve ,mungojne disiplinat e sigurimit teknik  e shume ceshtje te tjera qe varen PLOTESISHT jo nga "injoranca " e punonjesve por nga skrupoloziteti i zbatimit te rregullave. Te gjitha keto mungesa paraqesin nje "emrim kalamajsh" ne Ministrine e Mbrojtjes nga k/shakaxhiu .Ne vend qe GERDECI te ishte dhe te behet nje KEMBANE ALARMI per te rishikuar ne themel PAPERGJEGJESITE qe e karakterizojne kete ekip qeveritar (qe shtetin e ka marre si lope per ta mjele),Zedhenesat e Ministri personalisht na u cfaq ne intervista si ANAL-i thelle per masa administrative...Dhe ja Pasojat. Ngushellime familjareve dhe thirrje punetoreve "Luftoni per kushtet e punes me force se askush s'ka ndermend te kujdeset per JU. Vetem per tu 'shtydhur e pasuruar ne kurriz tuaj"

 Ju transmetoni lajme apo prodhoni lajme?

Blend...lajmet ne Shqiperi nuk jane lajme...jane anal-iza. Kan ngaterruar conceptin e lajmeve...me conecptin e "pundit" ne Amerike (perkthimi Shqip eshte "anal-ist&quotsmiley. Megjithse dhe ne Amerike s'ka me "lajme"...ka vetem opinione.

Ca t'besh...me mire mos i degjo fare lajmet...nuk ja vlen. Po qe lajm i rendesishem...do ta marresh vesh nga tymi...s'do kesh nevoje ta degjosh ne oren 20:00.

Hajd te shofim c'do na ndrisni ju gazetaret e rinj prej Amerike smiley...

idriso faktikisht ke te drejte se po te kishte uzina sistem ngrohjeje nuk kishte pse ndodhte,po ca them dhe une sistem ngrohjeje nuk kane spitalet jo me te kene uzinat.

Idriz...te fotit i dilet. Vish nje gje me teper...Ose fundja fundit...Hik ne shtepi...

Po te ndezesh zjarr ne fabrike municionesh...se ke te ftohte?? Zjarrit s'ke ci ben...vish e zhvish ca te duash ti.

"“Gjashtë punëtorët ndezën zjarrin për t’u ngrohur."

Si lejohet kjo? Si lejohet te ndezesh nje zjarr me qellim ne nje zone me municione ushtarake? S'paska asnje lloj ngrohje tere kjo baze? Kjo eshte te kerkosh vdekjen vete.

O Idris, qe ka mungesa pergjegjesish nuk e diskutoj fare. Po edhe budallai nuk ka brire. Kur s'ka drita nuk i veme flaken shtepise te ngrohemi e te ndricohemi, kur s'kemi buke nuk hame m. e kshu me rradhe. Pergjegjesia fillon nga vetja. Kesaj here, kam frik nuk ngjitet deri tek ministri.

"Predhat. Viktima 27. Shperthen Policani..." - ne shqipe te paster, kjo do te thote "kane shperthyer predhat ne Polican e jane vrare 27 vete".

Ne shqipen gazetareske do te thote " Ju shperthefte policani në tastire e në koke" :@

Ne shqipen e lexuesve do te thotë: "U befshi më lemsh nga c'na keni bërë"!!!

Ju bëftë gazeta Gërdec do u thosha unë.

U rëntë dhe pika gjithsesi, better safe than sorry.

 

O sa mire o sa mire , Grupi eshte lajmexhi smiley E di mo shpirt se je nga te kondicionereve ti , s'ke provuar psikologjine e te ngririt ti... Ty nje nate te lene pa vene kaloriferet dhe je gati ti vesh zjarrin pallatit si dhe ja ke vene . Sa te tille - dhe ku -ne TIRANE ???? Jo me te te lene ne temperatura minus dy grade .....dhe te punosh per buken e gojes !!!!!!!!

Mendoj qe e dhe z.Blendi i ka lexuar keto rreshta si fakte REALE qe kane NDODHUR dhe jo  dmth ""kur s'ke....???? Po Blendi, robi ndez zjarr mes shtepise kur rrezikohet nga ngrirja!!!!!!!!!!!!!!...dhe kur rrezikohet nga uria ...ha ujkun... dhe kur i vjedhin Jeten, pasurine ,mendimin etj i ve flaken gjithshkaje . Duhet te jetosh nen trusni te tilla te indiferences e perbuzjes se TITULLAREVE HAJDUTE e DENGLAMEDHEJ te kuptosh me mire se cfare i shtyn "budallejte " me vite te tera specialiste te marrin akte e te kryejne veprime "budallejsh". Ata jane te Perjashtuar ! Ata ndjehen te PERBUZUR ! Ata ndjehen te BRAKTISUR !

E mo mire, edhe ashtu si thua ti dakord jam. Por bie ne konflikt interesi po e thashe hapur. Po ja, e the ti, zure se fola vete smiley

Te ndezesh zjarr ne ambientet e nje uzine ushtarake eshte hajvanlluk me brire. Kjo nese besohet qe eshte ndez zjarri.

Besoj se ai Kombinat ka nje sektor te tijin, te brendeshem qe merret me masat e mbrojtjes kundra zjarrit.

Personi pergjegjes nese ka te tille atje dhe nuk e kane shkarkuar apo shkurtuar nga puna duhet te shkoje per ndjekje penale. Nese e kane shkurtuar si vend pune, personi qe ka firmosur ate urdher , duhet te shkoje ne ndjekje penale.

Nuk ka shkelje te rregullave te sigurimit teknik, por te atyre te mbrotjes nga zjarri. Nuk po punohej, por po ngoheshin ne zjarr ( nese do marrim kete version ).

Administarta e Kombinatit ka faj per shperdorim detyre dhe duhet ndjekur penalisht personi qe mbante dhe kishte ne dorezim djegoret. Pra behet fjale per inventar djegoresh.

Shefi i MKZ se Kombinatit duhet ndjek penalisht, Drejtori i Kombinatit  duhet ndjek penalisht , nese ka Ministriae mbrojtjes ndonje person qe merrej me keto punet e kontrollit duhet shkarkuar nga detyre.

Rreguallt e sigurimit teknik jane te tjera nga ato te sigurimit nga zjarri, por qe te dyja bashke bejne rregulla sigurie.

Duhen hapur letrat per te pare ne jane bere ne rregull instruktazhet e sigurimit teknik dhe ato te mbrojtjes nga zjarri. Jane bere me shkrim dhe duhet te perseriten cdo 6 muaj pjeserisht dhe cdo nje vit ne dhe me provim te plote.

Eshte justifikim idiot ai qe thote se punetoret ishin me eksperience ne pune. Rregullat jane rregulla dhe prandaj ka nje organizem qe i kontrollon ne menyre periodike. Ketu jam i sigurte qe hallat e Kombinatit ushtarak te Policanit dhe te Ministrise se Mbrojtjes nuk kane funksionuar.

Oketa duhet ti thonte keto mabsi ti vinin te dhenat dhe jo te shkruante se viktima ishte punetor me eksperience dhe presupozohet qe i njeh rregullat.

Minister sharlatan qe foli per 1 ore e ca ne nje Tv shqiptar dhe u mundua te genjeje ( dukej qe nuk ja kishte haberin se si duhet te behen keto pune )

Zedhenesja e Ministrise Mbrojtjes, nje madane e veshur me 3 euro veshje, dha perfundimin e rezultatit pa fol akoma organi i hetimit.

Harojeni qe do kete rezultat te ndryshem nga hetimi, kurse ogiçi i Bamirit. qe eshte Minister Mbrojtjeje, do te vihet ne mbrojtje nga Prokuroria e Pergjitheshme me te njetin perfundim si ai i zedheneses. Ndersa mesazhi qe jep ngjarja eshte : ta gezoni antarsimin ne NATO, sepse edhe kushtin per demontim po e plotesojme.

Viktima kishte faj sepse i kishte dhene te drejte vetes te punonte per buken e kalamaqeve.

Pervec faktit qe cdo fjale qe ka shkrujt Idrisi me lart qendron, lajme japin dhe keta me poshte. Po pse nuk thone dhe keta "shperthen Policani, viktima e 27" apo s'mbajne mend ca ka ndodh ne 15 mars?

 VOA

Një grua 45 vjecare humbi sot jetën si pasojë e shpërthimit aksidental të një pjesë municioni në Kombinatin e Poliçanit, ndërsa një tjetër punëtor mbeti i plagosur.
Aksidenti ndodhi rreth orës 8 të mëngjesit kur jashtë ambienteve ku kryhen proceset e demontimit të municioneve, një grup punëtorësh prej 6 vetësh ndezën një zjarr për t’u ngrohur duke përdorur ambalazhet e municioneve. Por mes tyre është gjednur edhe një element i një gote të djegores të kalibrit 57 milimetra e cila ka shperthyer duke goditur në pjesën e kokës Suzana Kapxhiun e cila më pas humbi jetën gjatë transprtit për në spitalin e qytetit.

Të gjithë punonjësit kishin një përvojë të gjatë pune dhe siç konfirmoi zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes aksidenti nuk lidhet me proceset e demontimit por ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të sigurimit teknik në punë.

BBC

Një incident tragjik ka ndodhur sot mëngjes në uzinën ushtarake të Poliçanit, rreth 200 km në jug të Tiranës. Njoftohet për një të vdekur dhe një tjetër të plagosur.

Korrespondenti i BBc-së në Tiranë njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 9.30 minuta në uzinën e çmontimit të predhave. Një predhë ka shpërthyer duke lënë të vdekur një punonjëse dhe duke plagosur një tjetër.

Sipas të dhënave paraprake nga Ministria e Mbrojtjes, gjithshka ka ndodhur pasi viktima kishte ndezur zjarr pranë predhës. Megjithatë, ekspertët po punojnë për të hedhur më shumë dritë.

Muajin e kaluar Ministria shqiptare e Mborjtjes njoftoi për përfundimin me sukses në këtë uzinë të një programi për çarmatimin e disa municioneve të mbetura stok.

 

 

Me ra goja duke kerkuar te kuptoj pse jo dhe duke e nxitur kete lloj te shkruari. Nuk ha bukeeeee, joooooo. Se te nxjerr GSH viktimen e 28-te po s'i bere titujt sic i do zakoni smiley

Une nuk e di nese ka apo s'ka ngrofje ne fabriken e Policanit...po une di qe ngrohje NUK KANE te gjitha fabrikat. Kam punuar edhe ne Amerike ne fabrika ku S'KA ngrohje...per faktin se nuk ka pse te ngrohin nje siperfaqe te madhe kot. Ngrohje ka vetem ne zyra pershembull...por kur del ne fabrike...vishesh me xhup dhe me dorashka...edhe ne temperatura shume me te ftohta se -2 celsius.

Pra mungesa e ngrohjes...mund te jet thjesht per faktin se s'ka pas ndonjehere ngrohje ne kte fabrike...per shume aresye...perfshi ktu edhe faktin se nje sistem ngrohje ne nje fabrike prredhash eshte po ashtu i rrezikshem.

Kta te zgjutit paskan ndez zjarr jasht fabrikes...me copat e drasave nga arkat e municioneve...

Sido qe te jet...eshte budallek njerzor...as gabim s'eshte.

Te ftohtit i dilet...vish dicka me teper...dhe kaq.

Me thene te drejten as me shume e as me pak nuk do te shtoja per "lajmin" e dhene .nga c'ka thene t-red. Pra Lajmin!!!! Por jo per permbajtjen dhe detyrimin Peshkor per te pare brendine e Lajmit . Koth!.. ke detajuar disa gjera (musht )per te cilat nuk me mbetet vetem me thene se MINISTER MBROJTJE  e ke pak ! Kush ka sy di te lexoje!

Kam neveri te bej politike me tragjedite po me qe ky Dhimitri kerkon te na imponoje mendimin se edhe per kete e ka fajin qeveria (duke nenkuptuar se ky ishte vazhdimi i Gerdecit), do bie per pak ne nivelin e tij dhe do behem i neveritshem. Me falni po nuk rri dot pa u grric ne keto kushte.

Dua vetem qe te ri-identifikohen te gjthe ata "peshq" qe thonin se Poliçani ishte plotesisht i sigurte dhe se punetoret aty ishin te kualifikuar dhe nuk do benin kurre te njejtat gabime me ata te Gerdecit.

Qe ta fillojme taman si duhet po bej une autokritike i pari se edhe une kam thene qe Poliçani eshte me i sigurte. Po e paskam pas komplet gabim se kur keta punetore bejne zjarr prane shperfyesve te predhave, vetem disa muaj pas tmerrit te Gerdecit, i bie qe ata qyqaret e Gerdecit te paskan qene disa here me te zotet se ata "vetem" cigare siper thaseve me barut pinin.

Koth...nese duhet te ket apo jo ndjekje penale kundrejt ndonjerit...s'eshte pune per ty qe mbase edhe nuk i DI se si jane detajat e ngjarjes...apo kush eshte pergjegjes atje. Mbase edhe pergjegjsi per mbrojtje nga zjarri duhet pyetur...por gjithsesi...mos ja fut Arnautce...dhe del deri ke Ministri dhe Papa Gjon Pali i Dyte...si fajtor (se mund te ishe katolike zonja)

Merrini vesh detajat njehre...pastaj dilni me sfurke ne dore

E di mo shpirt se je nga te kondicionereve ti , s'ke provuar psikologjine e te ngririt ti...

Idriz...nuk je i vemendshem...kujton se i di....po ja qe edhe nuk i di. Te thash qe kam punuar ne AMERIKE ne fabrika ku S'KA ngrohje....edhe ne temperatura shume me pak se -2 celsius (andej nga ishe kjo fabrika...temperatura -10 F ishin normale ne dimer). Prandaj te lutem...shko tregoja dikujt tjeter kto..."sulmet personale" e psikollogjise se te ngririt smiley

Prandaj ju lutem...shtypni pak FRENAT...se po ju rreshket makina ne debore.  Dilni nga budalleku individual i 6 personave...deri ke Gerdecra e ke Ministrira e ke kisha Katolike.

Ngadal Shqiptar...ngadal.

Eshte Fabrike qe merret me armatime dhe shpethime.. Ka njerez qe kane pervoje dhe paguhen per ate pune..Pra krahasimet me Gerdecit jane budallek me brire. Ne Gerdec  kishim korrupsion kriminal qe mori jete njerezish te pafajshem dhe per magazinier kishim kunatin e kryeministrit..

Krahasimet jane pa vende..

Pergjerisa eshte fabrike armetimesh atehere edhe puna aty eshte e rrezikshme.. Gabojme te gjithe ne pune.. Dikush dergon nje email te gabuar nga zyra, dikush nje leter etj. ndersa fatkeqja ketu e pagoi me jete gabimin e punes..

Tragjike ketu eshte ngathtesia e ministris se mbrotjes ti gjindet ne nevoje familjes se fatkeqes..

 

U rente nje predhe ne readksi ketyre karagjozeve qe duan te bejne sensacione me lajme te tilla!

Mendimet jane te ndryshme dhe te shumta, por nje gje eshte me e dyshimte, si ka mundesi qe puntoret e specializuar? te demontimit te municioneve te ndezin zjarrin ne mes te barutit???

Lizander...ajo eshte problem i nje individi. Mund te thuash qe kta punetor jane te papergjegjshem...jane edhe budallenj...jane edhe injorant.

Po DIKU...mbaron edhe fajesimi.

Nese ke qellime POLITIKE pastaj...edhe nje aksident automobilistik behet SHKAK per te kerkuar dorheqjen e vet Papes...e lere mo te tjeret.

Pra...mos u beni te cuidtshem

Liqen e Grup, shpresoja se do me kuptonit. Postimi i mesiperm ishte i neveritshem dhe qellimi i tij ishte qe per dite te keqe ta kisha si reference per tu bo gazetar.

Shume e forte ajo idea per te kerku doreheqjen e Papes per çdo aksident automobilistik.

Ka edhe ide me te "forta" si p.sh. intervista e Mediut ne TCH sot.. Lere Papen ne pune te vete se keta "papat" tane bene edhe Krishtin me gjynahe..

 

...mire ata qe ndezen zjarrin afer barutit skishin mend ne koke....mire dhe ngrofje nuk pretendohet te kete...por nuk ka pergjegjesi fare per sigurimin e ambjenteve te armatosura....!???!!!

Ardi...me fal por pyetja eshte pyetje pa kuptim. Eshte si me thene....ndodhi nje aksident rrugor. Vdiq nje person....dhe pastaj te pyetesh...po mire qe ndodhi...po KUSH ka pergjegjsi per sigurine rrugore??

Kuptohet dikush e ka...po kjo s'do te thote...te kerkosh FAJTOR...atje...

Grupo, mund të kesh punuar edhe në -22 gradë në fabrikat amerikane, por për një gjë jam i sigurtë: Nuk ke bërë as edhe një ditë zbor/ushtri (të paktën do ta dije se ç'është disiplina dhe përgjegjësia.

Së dyti: nuk di se si bëhet në Amerikë, por në Itali, nëse ndodh një incident, ku provohet se mjeti që ka aksidentuar të tjerët e ka bërë këtë për shkak të shpërthimit të gomës nga ndonjë gropë në rrugë, atëhere PËRGJEGJSIA i kalon entit që merret me mirmbajtjen e rrugëve (dmth asikuracionit që mbulon atë ent).

Grupi...dikushi qe ndezi zjarrin (pa qellim te keq) mund te kishte hedhur ne ere gjithe uzinen, dhe nese do ndodhte ketu ne usa punetoret e pafajshem do hidhnin ne gjyq ata qe nuk siguruan kushtet etj...

....mua me duket njesoj sikur - nje i burgosur te arratiset dhe rojet skane faj, sepse i burgosuri beri budallallikun dhe eshte fajtor vet!!!!!...ashtu si edhe neper minierat tona....kuptohet kush e ka fajin per aksidentet...etj etj...

Grupi...dikushi qe ndezi zjarrin (pa qellim te keq) mund te kishte hedhur ne ere gjithe uzinen, dhe nese do ndodhte ketu ne usa punetoret e pafajshem do hidhnin ne gjyq ata qe nuk siguruan kushtet etj...

Sic thash me pare....kushtet mund te ishin edhe absolutisht normale...pra mungesa e ngrohjes mund te jet dicka NORMALE per nje fabrike si ajo...edhe shume te tjera bile.

Ai qe ka pergjegjsi per mbrojtje nga zjarri...mund te ket bere cdo gje brenda protokollit....dhe prap do kish ndodhur thjesht se 6 budallenj donin te ndiznin zjarr. Atehere...ai s'ka faj...thjesht sepse ndoqi protokollin.

Pra...pa ditur ASNJE detaje...s'mund te besh asnje supozim...ASNJE.

....mua me duket njesoj sikur - nje i burgosur te arratiset dhe rojet skane faj, sepse i burgosuri beri budallallikun dhe eshte fajtor vet!!!!!...

smiley Dhe ashtu eshte...nese roja beri punene vet brenda protokollit...dhe i burgosuri perseri u arratis...atehere roja S'KA FAJ smiley

Edhe ktu eshte dicka ku llogjiak Shqiptare calon ne shume raste...pra...qe ne kujtojme se...nese ti ke pergjegjsi, atehere po ndodhi dicka TI E KE FAJIN. S'eshte ashtu...

Ju prisni njere te merrni vesh c'ndodhi...nese doni te merrni vesh (se une s'jam dhe aq i interesuar)...para se te hidhni ne gjyq...apo te kerkoni dorheqje ministrash.

Arnautllek pa kufi...mentalitet Ilir Mete tamam...

ashtu si edhe neper minierat tona....kuptohet kush e ka fajin per aksidentet...

 

Sali Birisha?? padyshiiiimmm!!

troç, shume i dyshimte versjoni i ndezjes se zjarrit. keshtu ja fusin punetoreve te shkrete, shteti dhe drejtuesit e fabrikes dalin pa pergjegjesi dhe femijet qe ngelen jetime u negohet dhe demshperblimi -a mund te kete valle per jeten e prindit?-

a eshte e besueshme qe vetem disa muaj me vone tragjedise se Gerdecit, ndodh nje tragjedi tjeter po kesaj here ishte faji i disa idjoteve qe donin te ngroheshin? come on!!!!!!!!!!!!!

une besoj se e verteta eshte ndryshe. duke njohur bajgat qe kemi ne krye, mbas tragjedise se Gerdecit e vetmja mase "mbrojtese" qe eshte marre eshte ajo qe te mbyllet zona nga trupa ushtarake o police, te pastrohet skena e krimit e pastaj te behet publik versjoni i sajuar sipas qejfit.

Aman mer se ma mori menien Grupi, mirë gazetarët janë idjotë, por këtu më duket se edhe adminët po konkurojnë me ta... Na bëtë me zemër me ktë titull mer çuna. Hiqeni ! Ju lutem!
Lëreni si nëntitull a si të doni, por HIQENI atë titull idjot!

Jo që e kam njohur atë zonë, por edhe sikur të mos ta kisha ditur fare, kur lexon për 27 të vdekur të bëhet gjaku ujë...

E kom thon i her ene e them prap: RRUMPALLA  TE HA KAPTINEN(aq me keq kur je debil)

Ti Qafo i thu gjonat po s'besoj se i thu per Grupin...I rras i xhup ushtrie ai , i pale benevreke , nji kokore dhe hec mo ...Cfare jane keto mre ...merdhifkan njerzit... smiley "mir mer lal pse te zihena ne, ti pe Lushnje une pe Fieri hame nga nji t'amel ". Je shume i lezetshem Grup, biles ja kalon dhe Mao ce Dunit qe,  kur i ankoheshin thoshte qe "une s'kam kujt i ankohem tani vetem Budes". Me krahasime in extremis nuk je keq, po edhe ky vit te paska fillu me te lexume pjerrtas dmth skich ...Paskemi pune me mullijt e eres smiley dhe me Meten smiley ket vit.

Idris djali,edhe une punoj ne nje fabrike te vogel ne Itali,bejme detale te ndryshme.Ben shume ftohte por nuk ndezim zjarr.

Po me cudit pak me ate temperaturen e ulet ne nje fabrike te Italise. Edhe ne se ambienti i punes duhet te kete temperatura te ulta (shembull, frigoriferet), rregullat e cfardo shteti (qe nga shtetet e para qe u krijuan ne bote) percakatojne kushtet dhe  masat per ata njerez qe do te punojne aty duke organizuar dhe kontrollin e herpashershem. Te flasesh per "fajin e punetoreve"   pse ata kishin te ftohte eshte tjeter gje dhe te shohesh problemin nga ana e sigurimit teknik universal eshte tjeter gje. Gjuha kocka s'ka dhe kocka thyen,, por kjo nuk do te thote se jeta e shtetit fashist te krijuar nga Felliqua i Serbeve, Berisha, do te jete kaq e gjate.

Mbeturinat e fashizmit shqiptar te L2B u ringjallen dhe muaren pushtetin ne dore, eshte e natyrshme se ata nuk do te vendosnin nje shtet te se drejtes, por nje shtet te bazuar ne instiktet me te ulta shtazore te (shembujt jane te panumurt).  Poshte fashizmi Serbo-Berishian!

me sa kuptoj unè...kjo vdekje mè shumè ka ndodhur nga fati i keq i puntores,kanè ndezur zjarr atè ditè siç mund tè kenè ndezur edhe 100 herè tè tjera,dhe sa pèr shpjegim...zjarrin e kanè ndezur nè oborr tè fabrikès,pra nè ambient tè hapur...dhe jo brenda,se ndryshe do tè kishin hedhur nè erè gjithè fabrikèn..mos i bèni edhe aq budallenj njerzit..dogjèn kartona dhe pèr fat tè keq nuk vunè re se aty kish mbetur eksploziv,pra thjesht njè aksident.......ngushllime familjes!!!

Ca titull idiot, jam dakord me Edrusin, prandaj as nuk e komentova dje kur e lexova, me erdhi shume keq per ate gruan(sidomos per femijet qe la jetim), por nuk ishte nevoja per gjithe ate titull makaber( na e bete gjakun uje), sapo e lexova se per cfare behej fjale thashe me ze vaffanculo!

 Cdo paragraf i rregullores se sigurimit teknik apo i asaj te mbrojtjes nga zjarri eshte i shkruar me germa gjaku, dmth pesimi ne nje rast tjeter eshte bere mesim.

Ndaj jane bere keto rregullore qe edhe te zbatohen por edhe te kontrollohen. Ai qe nuk i zbaton ka fatin e keq si te zonjes Kapxhiu, ai qe nuk i kontrollon ka pergjegjesi per aq sa i takon sipas seres.

Qe nje femije te mos i afrohet zjarrit e mesojne duke e djegur pak lehte ( ca ketu akoma nuk e kane provuar se jane akoma kalamaqe ) ndersa te rriturit kane rregullat e sigurimit qe jane te detyrueshme per tu zbatu e kontrollu.

Pervec faktit te papergjegjshmerise duhen marre masa qe kjo te mos ndodhe dhe kjo behet duke ndeshkuar ata qe nuk kane kontrollu ( e kane detyre funksionale ) zbatimin e kushteve te sigurise.

Nuk behet fjale per gijotine, por per mbajtje pergjegjesie per aq sa ka ndodhur. Perqasja me Gerdecin e ketij rasti e con ne nul te gjithe ate qe eshte thene dhe po thuhet per Gerdecin.

GSH ne kete rast ka dale ne shteg te ndryshem nga sa ka dash. Ne fund te fundit nuk ke cer pret nga ajo gazete dhe nga Dhimiter Zhavori gjithashtu.

 

Arb, ateher  kane me shume faje drejtuesit e uzines se c'montimit, se mbase puntoret munde te ken ndezur me dhietra here te tjera zjiarr por jo mbi barut! ose aty nuk e njeh shoku shokun dhe eshte kthyer ne kende lojrash, ne vende te kukullave prej lecke hithnin topa baruti sa majtas e djiathtas!  

Sa te forta ishin masat e siguris dhe sa ato respektoheshin nga puntoret dhe stafi drejtues?

Me vjen shume keq per ate nenen qe humbi jeten.

Ngushellime families!

Them se nje shkrim me nje titull kaq keqinformues nuk duhet te jete ne balle te peshkut.

Hajde gjeji ti rregullat Adriatik,ka vene nja dy bazooka qe hedhin zjarr dhe thote qe kemi ngrohje,kur u mbaron gazi harron ti mbush dhe hajt naten e mire.Me dukesh sikur ke marre shume vrull me parrulla,sikur po shkon te besh revolucionin ne siberi.

Hanibal ti e ke provuar cdo te thote te ftohte...qe kur doje te kaloje alpet me elefante... smiley . Ju qe flisni per objekte te "rrezikshmnerise se larte pa ngrohje"...JU kujtoj Mjeksin VATREn e RREZIKUT te SHPERTHIMEVE...Dimer vere punonjesit punonin me fustane  smiley dhe jo asi ne ITALI smiley . Po ty ta paskan fute edhe ne Itali.....Kujdes Hanibal se je ne vitin 2009  jo ne 1960!!!!!! Po qe se ke vend tjeter pune hidhi ne gjyq pronaret dhe do FITOSH nje pension te majme. Ose e mira e te mirave mos kalo me Alpet smiley

Blete...ti temperaturat -2 nuk i perballon dot...kjo dihet. Po po e them edhe nje here...per here te katert...mungesa e ngrohjes ne nje fabrike eshte dicka NORMALE. Ajo pjese e fabrikes mund te ishe 10 mije metra katror...mund te ishe thjesht nje depo municionesh ose nje depo mbeturinash (qe mbase ishe). Ka 1001 dyer dhe dritare dhe asnje izolim. PSE do ngrohet ajo? Sa kushton te ngrohett? Thjesht puna...nuk i ngrohin...puntoret veshin nje xhup...dhe kaq. Kjo eshte praktike normale edhe ne Amerike...lere mo pastaj Shqiperine.

Hanibal...vrrull, parrula, dhe sidomos revolucione...Peshku pa Uje i reciklon cdo te ejnte...Kshuqe mos u cudit.

Shiko cfar pergjigje na sjell Idrizi Partizan...une i them qe mungesa e ngrohjes ne nje fabrike...nuk eshte dicka anormale dhe nganjehere eshte dicka e nevojshme. Ai me hidhet mua me parrullat e Mao Ce Dunit. Ca ti them une??

Vendet e zhvilluara kan standarte. Kane ore kane...po s'ka kuptim qe nje sipqerfaqe teper e madhe te jet e ngrohur...se kompanise i bie te shpenzoj me mijra dollare NE DITE vetem per ta ngrohur fabriken...Nuk e bejne. Dhe ne fabrik prredhash aq me teper...sistemi i ngrohjes vet mund te jet i rrezikshem.

Koth...dakord...MUND te ket patur gabim nga ana e pergjegjsit...mund edhe te mos ket patur.

S'ka rendesi nese e ndezen jasht zjarrin...ne fabrike prredhash s'duhet te lejohet te pish duhan 1km larg...jo mo te ndezesh zjarr ngjitur me murin.

Dhe pastaj...perfundon ne konkluzionet natyrale te peshkut...sic na shpjegon adriatiku...qe ktu fajin e kan Nazi-Fashistet!! smiley

Mire o Grup sistemnrofesi i nalum.... smiley Kot sa per ta vazhduar ose sa per muhabet po fut dhe une nje krahasim in extremis nga shtete te koklavitura kapitalisto-komuniste ne qendrat e prodhimit te bumjeve berthamore.... Kam qene dikur ne nje qender ku hoqem edhe kanatjeret smiley... Mos fol ne menyre taxative ...behet fjale per nje rat KONKRET dhe qe ta dish zotrote ....ne cdo rregullore sidomos gjate punes ne frigorifere ne -4deri -7 grade , nuk ka ngrohje... Mos e kishe kuptimin per ndonje plasje ne to, sepse nuk lejohet ngrohje ??? Mos na sugjestiono me terma si "kapitalisti" se dikur me kete emer tremnin ne GRUP smiley. Te jesh i qarte edhe ti ne se do te isha une perfaqesues Shteti e ti Drejtor i asaj njesie , do ishte shume veshtire te shpetoje pa procedim penal (mund te te shpetonte "korrupsheni" si te njohur te Peshku smiley! Por ketu tek Peshku me shume i meshojme aneve pergjithesuese qe kane drejtpersedrejti ndikim ne situata te tilla sic eshte aktualisht drejtimi shteteror i sotem i BAZUAR mbi RRUMPALLEN dhe natyrisht mendime kapitalistesh smiley rrumpalliste.

Sa i trrashe qe je o i zi...as per xhup s'ke nevoje ti ne -2C.

Nonje vrejtje per gjatsine nuk ke o Grup !!!! (po nuk e dite ta tregoj pse eshte kjo k/pijetjeje) smiley Je njofs i FeLLte i problemeve "ngronet - ftonet ", (keshtu ka pas qene shkrujt ne vagonat e trenit te vjeter) keshtu qe sipas menyres tende te shpegimit me detaje, une po te kursej dhe po te orientoj ne ndonje rubrike me te dhena mjeksore te fenomeneve qe ndodhin ne tru ne temperatura te vazhdueshme -2 grade. Rastesisht kam lexuar se shume argumente te vijne si pune rrotullimesh (rrotoresh) ne forme flatrash  te permasave te medha ... smileyHiq dore nga kjo menyre te lexuari per vitin 2009 dhe sidomos nga shperndarja e topeve per te fituar kredibilitet . Maje kalin tat per freri , jo me yzmeqar!!!!! smiley . Konkretisht mos na kalo dege me dege jo me siperfaqe jo me hangare e jo me laboratore e jo me xhupa e doreza.

Te ndezesh ZJARR brenda ambienteve te FABRIKEs do te thote qe ne ate FABRIKE punon nje roje tek dera, nje drejtor me nje kapitalist qe i shpjegon si te fitoje para (jo ti smiley ne zyre dhe ata 6 punetoret qe... cudi si nuk vjedhin c'te gjejne e ti shesin po akoma punojne ??????.......... Leri hangaret...... dhe Parullat !!!!!!

Qe ke qen makinist treni kte e dija...po qe ke qen ke trani i metalurgjikut te Elbasanit...kte nuk e dija. Tani e morra vesh se kush ishte ai makinisti qe merrte lokomotiven cdo 2 ore dhe shkonte per kafe.

Paske qen ti.

Edhe une i ndoqa lajmet ne Vizion Plus ate dite ne oren 17.00, siç i paska ndjekur dhe Blendi ! Ma shpifen faré !

Madje kam vene re se kohet e fundit Vizion Plusi ja ka kaluar edhe Top-Channelit ne Anti-qeverritarizmin e saj. Jane thjeshte, anti-qeverritarist primare !

Para ca dishtesh, Alsat thoishte se : "Situata ne Veri eshte duke u permiresuar", kurse ne te njejten dite, Vizon Plus : "Kaos ne Veri"

Jo vetem kaq, por po ta vini re me kujdes, Vizion Plus eshte i gatshme qe t'i filloji lajmet e ti mbaroje me skandale, vrasje, prerje, vjedhje, aksidente, kritika lart e posht (gjoja nderkombetaresh) e ku ta di une ... s'di te bejne as kritike te holle, por ja fusin venxhe me kopaçe, si druvare ! Jane bere me keq se Zeri i Popullit ... dhe kulmi : u ankuan tere diten dje, se "Klani qenka futur te filmoje, neve s'na lane" - titulli kryesor : "Klani, ne sqatull te qeverise", kurse ne, thoshte gazetarja, "e pasqyruam me profesionalizem lajmin" ... lesh lesh lesh

Sa per ngjarjen : pasi i sqaruan mire rrethanat, u mor vesh nga te gjithe (pothuajse) se aksidenti u shkaktua nga vete viktimat, nga injoranca e tyre, nga padituria, ose thjesht nga mos-dashja per te rrespektuar rregullat e sigurise !

Jo vetem qe ministri s'ka pergjegjise per ate qe nodhi, por as drejtori i uzines Poliçan s'ka asnje pergjigjesi personale (perveç rastit nese i ka pare duke vene zjarr dhe s'ka thene gje) - normat e sigurise duhen te rrespektohen nga te gjithe, sidomos nga punetoret e uzines - drejtori nuk eshte roje qe t'i rrije nga prapa çdo punetori apo pastruesi ...

Aksidenti u skaktua nga pakujdesia (e trashe) e vektimave dhe atyre qe tjereve perreth qe ngroheshin nga zjarri i kartonave predhave

Erdhen mor erdhen ... lesh lesh lesh... smiley E dija si do perfundonte fjalori i Masterit te Leftit kur te vente ne Shqipri dhe pasi te lexonte... !!!!!! E kupton ai... smiley . """"Jo vetem qe ministri s'ka pergjegjise per ate qe nodhi, por as drejtori i uzines Poliçan s'ka asnje pergjigjesi personale (perveç rastit nese i ka pare duke vene zjarr dhe s'ka thene gje)""" ...

Tani Lefti na qiti metoda te drejtuari te reja ... smiley ""Ke pa gjo ti Drejtoro ? - "Jo vallai - thote Drejtori. Une isha ne zyre me nje kapitalist !" - "E po e myllim mo, s'paske faj ! Paskan qene idiote ata puntoret. E ka thene dhe Tv Klan!S'duhet nigju as Topi as Vizioni!" Le qe Lefti Drejtoret i klasifikon ne ata qe "shikojne qe vihet zjarr" dhe s'thone gje smiley ( me pergjegjesi)  dhe ne ata qe "shikojne qe ndezin zjarr"  dhe s'thone gje smiley (pa pergjegjesi) . Ore po prap te kete kete nivel ripertypes  Lefteresh  edhe per  te vitin 2009 ?????

pse ca pret per 2009-en ti idrizo,ndonje mrekulli? nuk ka ndonje te re idrizo,PD fiton zgjedhjet jeta vazhdon,kurse ti do vazhdosh adetin e llapaqenizmit deri ne 2013-en.

Po i hodha ne gjyq fitoj trapi ndoc rrokut.

O Idriz,

po te erdhi ne mendje ty nje dite t'e ndezesh zjarr ne zyren tende dhe nga kjo te marre flake tere ndermarrja - kush e ka fajin ? Ti qe me koken tende vure zjarrin, apo drejtori ?

 

Se mos del se e ka fajin Ministri apo Kryeministri ore ?

Po beja nje dite debat me hidraulikun tim i cili njihte personalisht kunatin e (Malokut,AKA Doktori ose RRumpalla) disa jave ose dite (nuk jam i sigurt)para se te ndodhte tragjedia e gerdecit.Ne ato dite ai po thoshte se Maloku eshte aq njeri i poshter sa as kunati nuk i flet dhe nuk do tia dije fare per te.Mbas Gerdecit i njejti njeri po perdorte te njejtin argument (lidhjen Familjare) per te akuzuar  Malokun per korrupsion me te.Nuk jam i sigurt nese eshte i njejti kunat por kur ia shtrova pytjen se neqofte se ky kunat (I ndjeri) ta ket urryer Malokun sa dhe kunati tjeter dhe Maloku had nothing to do with it, hidrauliku futi koken ne rere dhe nisi te shaje per gjahtarin e vdekur dhe per mafjozin boshnjak

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).