Portret i Klaus Shwabit, themeluesit të Forumit Ekonomik të Davosit

Një herë në vit ajka e ekonomisë dhe politikës botërore mblidhet në një vend të vogël skish në Zvicër, për të diskutuar rreth problemeve të botës. Njeriu i cili tubon këtë ajkë quhet Klaus Shwab.

Klaus Shwab, është 70 vjeç, është rritur në Gjermani, ka studiuar në Zvicër dhe më vonë ka ligjëruar në Universitetin e Gjenevës.

Nëse ekziston një kryinisiator për krijimin e rrjeteve, atëherë ai atëherë ai është Klaus Shwab. Ai njeh me siguri shumicën e personave vendimmarrës nga ekonomia, politika dhe shkenca. Një numër i madh i tyre i përgjigjet çdo vit pozitivisht ftesës së Shvabit për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Davosit.  Kjo po ndodh edhe në vitin e dytë të krizës ekonomike dhe financiare. "Ne kemi tubuar 90 vende, do të vijnë gati 50 burra shteti. Sfida kryesore do të jetë gjetja e një zëri  solidariteti, një zëri human, sepse kjo është kriza e parë e vërtetë globale. Nëse duam të dalim nga ajo atëherë kjo mund të bëhet vetëm në mënyrë globale, të koordinuar. Sfida më e madhe për Davosin është si do të arrihet ky koordinim."

Zoti Shwab e organizon këtë forum që prej 38 vjetësh.  Në vitin 1971, pak para se të bëhej profesor i politikës së ndërmarrjeve në Universitetin e Gjenevës, ai filloi historinë e Davosit. Fillimisht, takimi ishte takim menaxherësh. Ndërkohë Forumi i Davosit është kthyer në ngjarje botërore në të cilin për çdo vit marrin pjesë rreth 2500 vetë nga politika, ekonomia, shkenca dhe kultura. Davosi është një mundësi e mirë për pjesëmarrësit, për të lidhur kontakte dhe për të filluar biznese të reja. Për kritikët Forumi Ekonomik i Davosit është simbol i elitës së pasur arrogante, e cila feston për veten në një vend kurimi të Zvicrës. 

Megjithatë kësaj rradhe nuk do të ketë shumë mundësi për një gjë të tillë. Në takimet me tituj si "600 miliardë për 36 orë" menaxherët, psikologët dhe ekspertët financiarë do të provojnë të sqarojnë se si ishte e mundur që në fund të shtatorit të humbasin kaq shumë të holla, për një kohë kaq të shkurtër. Shwab beson që takimet e tilla mund të ndihmojnë të paktën që këto gabime të mos përsëriten më. "Mendoj se kur në Davos udhëtojnë 2000 liderë të ekonomisë, politikës dhe shkencës, ata duan rezultate të qarta. Megjithatë Davosi nuk është aktivitet ku merren vendime. Për më shumë bëhet fjalë për shkëmbimin e mendimeve, përmes të cilave duhet të sigurohemi se çdo vendim që do të merret më vonë, do të mirret nga pjesëmarrësit e takimit dhe do të bazohet në pikëpamjet më të mira strategjike."

Shwab pat formuluar para ca vitesh si qëllim të Forumit Ekonomik Botëror, përmirësimin e gjendjes në botë. Në vitin 2009 do të arrihej shumë sikur Davosi  të kontribuojë tre muaj para samitit financiar botëror në përmirësimin e gjendjes të sistemit financiar. "Ne kemi dy detyra: e para është menaxhimi i vetë krizës, e dyta t'i japim formën botës së pas krizës. Vetëm nëse mendojmë dhe veprojmë në aspektin afatgjatë ne mund të rikthejmë besimin, besimin në sistemin tonë ekonomik dhe besimin në ardhmërinë tonë".

(EA/ACA)

12 Komente

 kjo është kriza e parë e vërtetë globale.

 

Ik mer Schwab! Krize e pare globale qe perfshin edhe Kinen thuj e s'po dini ku me cu kaptinen se kan njel 3 vjet inventar frigoriferash ne portet e Qines!

Klaus Shwab, është 70 vjeç, është rritur në Gjermani, ka studiuar në Zvicër dhe më vonë ka ligjëruar në Universitetin e Gjenevës.

...ve bast se eshte çifut.

 

globalist? Nuk e di. Spekullator te lindur absolutisht PO.

...ve bast se eshte çifut.

Mos ver bast se do e humbesh. Banoret e Baden Württembergut quhen Schwab, eshte sikur te thuash shqip pak a shume "fshatar"

Sipas nje gazete, ne forumin e Davos-it, Kina kishte hedhur kritika ndaj Amerikes si pergjegjese e krizes qe ka perfshire globin. 

Deri tani Davos po zhvillohet me situata te "kendshme". 

Putin "b!tchslaps" CEO te Dell.  Erdogan largohet i irrituar dhe thote qe s'kthehet me.  (Replika me Perez.)

Zyrtare kyc amerikane, s'vajten (apo s'ua mbajti te shkonin.)

Rusia dhe Kina i kane drejtuar gishtat e fajit drejt US, por ne te njejten kohe po blejne US bonds, te cilat nga ana tjeter duhen per te mbeshtetur ligjin e ri te bailout. 

Ky shimon pirezi kishte folur 25 minuta edhe ishin ngritur ne kembe te gjithe kishin duartrokitur. Kshtu qe nga Davosi mund te pritet nje HIC i madh!

 Kina ja ka fajin vetes. Amerika ka tall bathen me kinezet nderkohe qe keta ngriheshin se po beheshin superfuqi (duke mbush mendjen me pantofla).

-i ka shit Kinezeve obligacjone te thesarit amerikan per me se nje trilion dollar dhe nderkohe dollari eshte çvleresuar per 30%, po keshtu edhe obligacjonet ne dore te Kines.

-i ka shit naften dhe lendet e para me çmime stratosferike dhe kinezet i kane blere se helbete po beheshin nje superfuqi...dhe superfuqite nuk ndalen ne vogelsirat.

Hajt ta shohim zotesine e komunisteve kineze ne keto situata. Shpresoj te bjere komunizmi dhe te fitoje shoqeria e lire. Vetem keshtu Kina do te behet nje superfuqi se i ka te gjitha...dhe mbi te gjitha nje popull te mençur dhe shume punetor. Vetem klika komuniste nuk e le te shkoje perpara.

Amerika ka tall bathen me pushtetaret kineze sepse komunizmi eshte i trashe ne thelbin e vet...sepse kerkon te shkoje perpara me te gjithe shpejtesine duke vene karrocen para kalit...

"menaxherët, psikologët dhe ekspertët financiarë do të provojnë të sqarojnë se si ishte e mundur që në fund të shtatorit të humbasin kaq shumë të holla, për një kohë kaq të shkurtër."

sepse nje dollar nuk kushton as 2 as tre e as 10 dollar, kushton vetem nje.

Ik mer Schwab!

smiley

S'e kam me argumentin, po me tonin e bisedes/replikes, me menyren se si ne s'na dridhet qerpiku kur i bejme fertele keta who's who-te nderkombetare me nje te rene te miut, dhe me pas i hedhim ne koshin e plehrave per te vazhduar ne te tjera beteja virtuale, me te tjere specialite ose te njohur nderkombetare, ne te tjera fusha e sektore te jetes. Ne fund i bejme kokat varg. smiley Me duket kishte Whisper nje shkrim te tille, per betejat virtuale brenda shqipove, po ju fshi "gabimisht" nga ketu.

Sikur arroganca te konvertohej ne dollare ne shqiptaret do ishim me te pasurit e botes.

 

Edit: Ok se shkova e gjeta meqe mu kujtua tani, se eshte shkrim gallate per "betejat" dhe "triumfet" virtuale. Ja ku e keni: Lufta e yjeve.

Zhvillime te tjera ne lidhje me ngjaret ne Davos.  Erdogani u prit si hero kur erdhi ne Turqi.  Turma njerezish kishin dale ne aeroport me flamuj turk dhe palestinez. 

Ndersa teknikisht, moderuesi ne Davos nuk i kishte lene kohe te mjaftueshme Erdoganit qe te pergjigjej, praktikisht i gjithe akti i tij mban ere hipokrizie.  Vjet, mire e bukur ai u takua me Omar Al-Bashir, presidenti i Sudanit qe akuzohet per krime lufte, dhe genocid ne Darfur.  (Per te mos permendur ceshtjen kurde.)

Mos po afrojne zgjedhjet ne Turqi?  Nqs po, burre i zgjuar.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).