Policia aksion ne Kakome, arreston 15 vetë, i hapet rruga ndërtimit të fshatit turistik

Sarandë-Një operacion blic, koordinuar mes policisë së Sarandës, Vlorës dhe forcave speciale ardhur nga Tirana kanë ndërhyrë me shpejtësi për të liruar rrugën në kryqëzimin e Kakomesë. Operacioni largoi banorët  e “ngujuar”, të cilët prej më shumë se një muaj kishin ngritur postbllok për të mos lejuar firmën “Riviera” të niste punimet për ndërtimin e fshatit turistik, në Gjirin e Kakomesë. Fshatarët e Nivicës, që pretendojnë se tokat në të cilën është projektuar për tu ndërtuar fshati turistik kanë refuzuar të nënshkruajnë marrëveshjet me firmën ndërtuese.

 

Të “ngujuarit” në disa ndërtesa të braktisura, ku sistemoheshin gjatë netëve të acarta me të moshuarit dhe në disa çadra të amortizuara me mjete rrethanore e plastmasë më të rinjtë, kaluan ditë të vështira në roje të kryqëzimit. Zjarret dhe fryma e protestës i mbajtën ata jo vetëm të bashkuar, por edhe të gatshëm për të përballuar çdo vështirësi . Aty, ata kaluan festën e Çlirimit, të Pavarësisë, Krishtlindjeve dhe Vitin e Ri 2009.

smiley>

Kjo zgjati deri më 9 janar. Ndërhyrja e policisë i prishi kasollet prej plastmasi, i detyroi  niviciotët gjer në ato  çaste të pa epur të merrnin në krahë shtroja e mbulojat dhe tu drejtoheshin banesave të tyre në fshatin Nivicë. Policia ishte e përgatitur me skafanda e shkopinj gome, por nuk lindi nevoja për ti përdorur, pasi 15 prej protestuesve, ata më të “fortët” u shoqëruan në komisariat, mes tyre edhe  kryeplaku Klement Baxheri, ndërsa të tjerët u shpërndanë nëpër shtëpi pa rezistencë. .Lista e të shoqëruarve deri në mesditën e të premtes është kryesisht me emra të rinjsh, si Kico Cari, Ivan Cari, Thoma Cari, Sevo Papadhima, Klement Papadhima, Gaqe Strati, Mentor Spiri, Stefan Papagjika, Ermal Papagjika, Ermir Gjoni, Odise Dukshi, Lulëzim Tabaku, Dhimo Gjoni, Andi  Foti dhe Oltin Papagjika.

 

Plot 30 forca policie u angazhuan në këtë operacion. Në tërësi të veprimit operativ policor binte në sy prezenca e autoblindave dhe ambulancave me targa policie, gjë që flet  për vendosmërinë e përmbushjes së objektivit nga policia. Forcat policore e boshatisën rrugën e bllokuar, duke lejuar mjetet e firmës për të kaluar drejt gjirit të Kakomesë. Menjëherë nisi ngritja e kantierit të ndërtimit.

smiley>

Kakomeja është si në shtetrrethim. Postblloqet e policisë janë vendosur në të dy anët e kthesës së Kakomesë, në hyrje dhe dalje, në distancën prej rreth 1 km në çdo anë. Qarkullimi në rrugën nacionale vazhdon normalisht pa pengesa, por nuk lejohet vetë lëvizja e turmës dhe individëve drejt Gjirit të Kakomesë, ku kanë nisur punimet e firmës. Këtij rregulli  nuk i shpëtum as ne. Na u desh të kthehemi nga tentativa për të ndjekur fillimin e punimeve për shkak se policia pretendonte se ishin duke zhvilluar operacionin dhe nuk lejohej hyrja në këtë zonë.

smiley>

Në bazë të vendimit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të pronave nivicionët nuk kanë toka në pronësi. Ndërsa këta banorë pretendojnë të kundërtën. Leja e ndërtimit për firmën franceze “Club Med” është dhënë në vitin 2002, ajo ka nënkontraktuar firmën shqiptare “Riviera” për kryerjen e punimeve.

smiley>smiley>

Kakomeja është një nga perlat e natyrës shqiptare, det dhe mal pranë, ndarë nga një luginë e bukur dhe mbi të gjitha zonë e pashfrytëzuar deri tani. Fshati turistik është planifikuar të jetë buzë detit, ndërkohë që lidhjet janë parashikuar të kryhen nëpërmjet ishullit grek të Korfuzit. Sipërfaqja ku mendohet të ndërtohet fshati turistik është 70 mijë metra katrorë. Projekti parashikon ndërtimin e shtëpive me gurë, duke ndërthurur traditën vendase me kërkesat për një turizëm elitar.

26 Komente

Projekti parashikon ndërtimin e shtëpive me gurë, duke ndërthurur traditën vendase me kërkesat për një turizëm elitar.

Cfare ka dashur te thoje me kete autori?  (Do pyeste mesuesja ime e letersise.)

Ka dash me thonë që do jetë vend ku do shkojnë të pasurit, më duket.

Të “ngujuarit” në disa ndërtesa të braktisura, ku sistemoheshin gjatë netëve të acarta me të moshuarit dhe në disa çadra të amortizuara me mjete rrethanore e plastmasë më të rinjtë, kaluan ditë të vështira në roje të kryqëzimit. Zjarret dhe fryma e protestës i mbajtën ata jo vetëm të bashkuar, por edhe të gatshëm për të përballuar çdo vështirësi . Aty, ata kaluan festën e Çlirimit, të Pavarësisë, Krishtlindjeve dhe Vitin e Ri 2009.

 

Si Partizanet paskan dale...maleve.

 

C'mal mer Grup?  Buze detit per koke te qejfin lol.  Gjynah thuaj qe s'u kujtuan ne kohe gushti per kete pune, kishin bere edhe plazh smiley.

PS: Disclaimer, perkrah disa forma ngujimesh por jo te gjitha!

O shyqyr nje lajm qe e kenaq Grupin.

Hajde shtet demokratik hajde, ta merr token me polici.

Po pse nuk e blene token keta meqe jane edhe kompani e madhe flas ose ti japi ketyre fakireve nje divident te pakten meqe do rruj lek?

 

Sa per dijeni ndertimi nuk eshte i CluMed as leket e ndertimit nuk jane te tyret, Ndertimin po e bejne shqiptaret sipas projektit te ClubMed dhe do i jepet ClubMed me qera.

Çfarë janë "çadrat e amortizuara me mjete rrethanore"?

Bravo i qofte qivirise dhe policise qe mbeshtesin zbatimin e ligjit dhe te investimeve serioze ne sektorin e turizmit. Nuk e di nese qiviria e sotme e sigurisht opozita e djeshme e vitit 2002 ka dhene ndonje aresye se perse ishte me banoret ne ate kohe? Cfare e shtyu te nderoje mendim tani? A thu ti ken dhon ndonje kacidhe keta te hujt qiviriut? S'ma merr menja.

shteti kunder shtetareve te vet. turp qe do mbahet mend gjate. Perse bregdetit jonian, fshatrave  turistike te bregut, ne vend qe  ti jepet nje dore  qe te vitalizohen e te  behen si  shume e shume fshatra turistik te mesdheut , tani duan ti ngjisin nje trup te huaj, qe vetem shfrytezon mjedisin e paster e te shendetshem te bregut dhe pasuron 4-5 vete. Tentohet qe niviciotet e me vone te tjere banore te Bregut te konvertohen ne qenie qe te sherbejne si objekt kurioziteti per  pleqte pasanik te Europes,  si grupime sklleverish te koheve moderne, gjysem te lire, qe mund ti afrohen mureve te vilave te "skllavopronareve", por qe nuk mund ti afrohen me bregut te detit ne territorin e ketyre vilave. Por a do ta durojne Niviciotet dhe gjithe bregasit qe ne mijvjecar kane qene njere te lire te humbasin kete liri te cmuar sot ?

Na i bere Niviciotet tani sikur te jene 300 Spartanet e lashte te Greqise.. smiley

E kane humb gjyqin nuk kane asnje te drejte ligjore aty.. Hajd shendet!

 

Pse mor duke, tani e more vesh qe ajo qiviri ka qene eshte e do te mbeter armiku me i madh i atij vendi e ne menyre te vecante bregdetit?               "shteti kunder shtetareve te vet...."  E ku  e gjete shtetin more duke. Atje ke vetem hora, rrugace dhe hajdute qe nuk ngopen duke vjedhur e shitur cte mundin. Vendin e bene si ciflik dhe e shesin per 1 &. E ku e gjeten ata qiviritar ate vend atje ne kembe te nivices vend pa zot? Ate qe bejne ne Nivice po e bejne ne te gjithe bregdetin. Ne asnje fshat nuk kane dhene tapite dhe per me shume Sali leshi dhe Fatos preshi aplikuan reformen leniniste agrare, qe fshataret te grinden me njeri tjetrin dhe ata te bejne punen e tyre. Fshataret e bregut skane se kujt ti drejtohen per padrejtesite qe i ben shteti rugac shqiptar, pervec gjyqeve nderkombetare, ose te marin ne dore drejtesine,apo ti mare nen kujdestari ndonje shtet tjeter qe di te respektoje te drejten themelore te prones....        O Sa mire me kene Sqi-ptare Tralalia-lia-la. Per pak sa nuk harova, nuk e di sa do te durojne Niviciotet dhe te gjithe bregdetasit, po liria asnjehere nuk ka ardhur si dhurate, eshte fituar...

Ka qene nje hap i vonuar ne zbythjen e njerezve qe kerkojne te dalin mbi ligjin.  Ky veprim i policise duhet pershendetur dhe shpresuar qe strukturat e shtetit gjithmone do te jene ne zbatimin e ligjit dhe kur pengohet, te perdoren mjetet  ligjore per ta vene ate ne zbatim. 

Jane bere te gjitha kontrollet, ne kadaster dhe kudo dhe ka dale qe fshtaret qe kane prentendime nuk e kane ne pronesi.  Kaq, mbaroi!  Biznesi ne fjale te vazhdoje punen  e tij pas ka te gjithe mbeshtetjen e shtetit.

O polic shteti sales para se te zbythi niviciotet qe jane ne te drejte te zotit te shkoje te zbythi lazaratsit qe e kane kthyer Kanabis Sativen ne kulture bujqesore dhe lule dekorative.

Meqe ra fjala eshte nje kompani e nerume internacionale qe mka thone per te ndertu nje resort malor ne bjeshket e Tropojes dhe meqe Tropojanet kane zdryp tan n tirana e kan xan toka po shkojm e po xejm na Bjeshket  Meqe nuk kane dhe Letra qe jane te tyret.

Bravo polic, kesaj radhe je i sakte. Po ne 2003 Sula kur i dha te drejt Nivicioteve nuk e dinte se kjo toke nuk i takonte?

Po ti cfare ke thene ne 2003 kur Tosi nenshkroi me firmen e huaj? Apo ke qene i vogel e nuk di gje? Ik ore!

...police,

se sa i drejte eshte shteti i sotem e dime te gjithe. dhe sa e pavarur eshte gjykata jone dhe kete e dime. une e di une niviciotet i kane dokumetat. por edhe sikur mos ti kishin do te pyesja shteti ka ndonje dokument qe eshte prona e tij.? kujt ja ka blere, apo nga kush e ka trasheguar? ata qe po merren me grabitjen e territoreve ne Bregdet do ti ngec sharra ne gozhde. dhe kjo teoria e investimeve nuk pi me uje. po te kesh ti ..police hektare te tera ne bregdet je investitor i madh dhe mjafton te besh nje thirrje ne internet dhe tu versulen per te derdhur miliona. pse ku di ti ne mesdhe te kete toka qe ne shekullin e 21 i blike tokat ne bregdet me 1 euro, kjo vetem ne shqiperine tone ndodh, se ketu shteti akoma funksionon me reminishenca te qarta te modelit te socializmit shqiptar. me thuaj nje fshat si ky qe duaante bejne ne Kakome qe tja kete dhene shteti grek apo shteti italjan ndonje privati per te bere fshat turistik? ne c'vend te afrikes gjendet ky model?

Po ju te LSI-se, nuk e ndaloni dot zhvillimin e Shqiperise, beni c`te doni.  PD-ja i mbeshteti niviciotet kur ishte ne opozite dhe e ndaloi projektin deri kur u qartesua pronesia mbi token kur ishte ne pushtet.  U bene kontrollet ne kadaster dhe u ndjeken te gjitha rruget ligjore, dhe perfundimi doli qe toka ne fjale nuk eshte e ketyre fshatareve. Shteti nuk e trashegon nga dikush token, pervec Zotit, shiko ligjet qe qartesojne pronesite mbi malet, kullotat, bjeshket e keshtu me rradhe.

Sa te drejta jane gjykatat, une nuk di ta them me siguri, por dicka e di te sigurte, vendimet e tyre duhen zbatur, kjo eshte per ate qe ka sensin e shtetit.

Eshte nje investim shume i madh qe ne rradhe te pare do te ndihmoje ne zhvillimin e turizmit tone.  Ne flasin gjithe diten per turizmin si nje dege te fuqishme te ekonomise, nderkohe kujtojme qe turistet do te vijne ne bregdet te pazhvilluar.  Harrojeni, nuk te vejn kush po nuk pati zhvillim ne kete zone.

Nuk shitet asnje toke ne bregdet per 1 euro.

Sa te drejta jane gjykatat, une nuk di ta them me siguri, por dicka e di te sigurte, vendimet e tyre duhen zbatur, kjo eshte per ate qe ka sensin e shtetit.

O Polic  po pse nuk e thua kete shprehje edhe te Gazetae Meros??!!

Edhe atje e them mer daj, po lexo pak se kete e sqaron Ministria e Ekonomise.  Ti mos lexo vetem ato qe thote Mero tender-lepiresi, por te dy palet ne debat.

Po pra ai ka vendim Gjykate nuk e ka METE. METE eshte pale si Merua nuk merr dot vendim pa u shprehur gjykata po ashtu edhe MinBrendshme nuk ndermerr dot asnje veprim pa u shprehur gjykata.

Sa per Kakomene investitore jane shqiptaret qe vodhen token, ClubMed do e marre me qira si puna e Sheratonit ne Tirane ku ndertesa eshte prone e tjeterkujt.

METE thote qe nuk ka pasur njoftim per vendimin e gjykates, se jemi edhe jashte teme ketu...

Po tani qe e morri vesh METE pse nuk i thote MinBrendshme te terhiqet po vazhdon ta bllokoje??

Ka nje shprehje o Polic qe nuk rri qeni pa ngrene M*T ashtu si ai shefi juaj.

Liqen...ne fakt ke pjeserisht te drejte...ata si GREK duan te duken. Ai krye-plaku i Nivices....duke protestuar ne Greqi ishte para ca kohesh mes Vorio-Epiriotve te tij.

 

Ahhh...si i interpretojne ngjarjet ca njerez..."shteti kundra shtetasve!!" smiley

Ben gjyq...e HUMBEN gjyqin...se dokumentat nuk tregonin qe ishte prone e tyre...kshuqe alternativa e fundit...se Shqiperi jemi hesapi...eshte...KALLASHI smiley

 

Shume mire ja ben qe i hoqen qe andej...Ta benin kshu me gjith TRIMAT e Shqiperise/Vorio Epirit...s'do ishte keq.

Hajdarmozi ; "....Sa per Kakomene investitore jane shqiptaret qe vodhen token, ClubMed do e marre me qira si puna e Sheratonit ne Tirane ku ndertesa eshte prone e tjeterkujt..."

 

Di gje kush jane keta investitoret. Po per Sheratonin, kush eshte pronar.

Shteti shqiptar ka nje shekull qe eshte krijuar. Dhe gjithe keto kohe ka qene cope - cope. Qe shteti te behet i forte duhet te mbeshtetet tek shtetaret e tij. keta shteterar, qe kane marre kete emer pas 1912  kane 2000 vjet te pakten qe jane zoter ne kete vend, natyrisht me tkurjet e pashmnagshme nga pushtimet. Keshtu Niviciotet para 1912 kane qene po aty. Dhe nuk ka ndonje dokument qe ajo toke zotrohej nga jo nivicjot. natyrisht nuk ka dokumet qe toka ishte shteterore pasi atehere nuk kishte shtet. Nuk ka ndonje dokumet shtetezimi per nivicen e kakomene pas krijimit te shtetit.

Kujdes nga vjedhja nepermjet spekullimit me "vorioepiriot".

Nuk ka ndonje dokumet shtetezimi per nivicen e kakomene pas krijimit te shtetit.

Tough shit...

PETICION

DREJTUAR:
1. Presidentit të Republikës z. Bamir Topi
2. Kuvendit të Shqipërisë
3. Kryeministrit të Shqipërisë z. Sali Berisha
4. Këshillit të Lartë të Drejtësisë
5. Partive Parlamentare
6. Trupave Dipllomatike të akredituara në Shqipëri
7. Mediave vizive dhe elektronike, vendase dhe të huaja
8. Organizatave Civile
9. Pushtetit Vendor

Që prej 65 vjetësh vazhdon mohimi i të drejtës tonë të pronës. Me ardhjen e komunizmit në Shqipëri ndodhi shtetëzimi i pronave dhe me ardhjen e “Demokracisë” filloi procesi i tjetërsimit antiligjor të pronave.
Jemi një komunitet me mbi 3.100 shtetas Shqiptarë, Nivicotë në origjinë, Kristianë në besim dhe totalisht demokratik në bindje.
Disponojmë dokumentacion të saktë të arshivave të vetë shtetit Shqiptar qysh prej krijimit të tij. Dokumentat origjinale, juridikisht të njohura dhe të pranuara nga pushteti gjyqësor në Shqiperi. Bashkëpronësia jonë në një sipërfaqe prej 5.500 ha shtrihet në brendësi të qytetit të Sarandës dhe përfundon në Nivicë Bubar përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe jo vetëm.
Drejtësia shqiptare asnjëherë e gatshme dhe e ndërgjegjësuar ligjërisht dhe profesionalisht, po na sorollat nëpër procedura marramendëse.
Ndërkohë në terren sipërfaqe të tëra janë tjetërsuar me procedura tejet mesjetare dhe aspak ligjore dyndjesh dhe spekulimesh.
Në Gjirin e Kakomesë një zonë prej 70 ha është rrethuar me rrjeta hekuri dhe njerëz të armatosur. Po ndodh fenomeni i një barbarizmi të paparë ndonjëherë në historinë e hershme dhe të re të shtetit shqiptar. Barbarizëm njerëzor, fetar, ekollogjik, antiligjor dhe antishqiptar.
Në mënyrën më monstruoze për ne është ndaluar e drejta e pronës, e drejta e ushtrimit të riteve fetare, e drejta e lëvizjes së lirë.
E pranuar tashmë nga vetë n/kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë i cili deklaroi se: "Në Shqipëri të gjithë e dimë se gjërat funksionojnë në mënyrë informale!" Besojmë se ky informalitet në rastin e pronave tonave në vecanti është fatal. De fakto dhe dejure kryen humbjen e të drejtës tonë të prones, tjetërsimin e saj.
Për ne Niviciotët, kombi fillon nga familja, fisi, fshati dhe përfundon në skajet etnike kombëtare.
Për ne kombi është i pushtuar, i poshtëruar, i shkelur, i shitur dhe i tradhëtuar nga disa bashkëkombas shqiptarë.

JU BEJME ME DIJE SE: Në këto rrethana, mënyra e vetme demokratike e të kërkuarit të lirive dhe të drejtave tona është ajo e vetëflijimit, duke besuar këtë si një formë që mund të bëjë të mundur ndërgjegjësimin ligjor dhe institucional të atyre që vertetë duhet të mbajnë përgjegjësitë historike.
Për këto arsye ne do të hyjmë në Grevë Urie deri në plotësimin e kërkesave tona të drejta, të thjeshta dhe modeste.
Të gjithë ne jemi të përgjegjshëm, te ndërgjegjshëm dhe të bindur për ta cuar deri në fund këtë vendim.

KERKESAT TONA JANE
1- Përshpejtimi i procedurave ligjore në Gjykaten e Lartë të cështjes të bashkëpronarëve të fshatit Nivicë Bubar.
2- Largimi i menjëhershëm i rrethimit të hekurt në Gjirin e Kakomesë.
3- Largimi i të gjithë personave të armatosur nga tokat tona në Gjirin e Kakomesë.
4- Largimi i të gjitha mjeteve mekanike nga Gjiri i Kakomesë.
5- Lejimi i menjëhershëm i kryerjes së riteve fetare në Manastirin e Shën Marisë në Kakome.
6- Ndërprerja e cdo procedure për legalizimin në trojet tona për të ashtëquajturin investitor në të ashtëquajturin fshat turistik në Kakome.
7- Kthimi i gjendjes fillestare. Rehabilitim tërësor i sipërfaqeve të pyllit të prera prej barbarëve “investitor”.
8- Realizimi i inekzistencës së atyre 5 godinave fantazma betoni në Gjirin e Kakomesë të filluara në pranverë të vitit 2009.
Në tërësinë e potencialit tonë njerëzor i gjithë spektri politik është i pranishëm. Të gjitha forcat politike në vend, të gjitha institucionet ligjore, organizatat civile, të gjithë shqiptarët janë të mirëpritur: Vetëm në dhënien e së drejtës.

JEMI TE VENDOSUR PER TA CUAR DERI NE FUNDE ME PERKUSHTIM PERPJEKIEN TONE PER DREJTESI.

Sot po ju vëmë në dijeni me një perpjekie informuese, duke pritur me vëmendje reagimin e instuticioneve dhe kujtdo që është i interesuar. Në mungesë të reagimeve konkrete nga institucionet përkatëse, ne do të bëjme fakt hyrjen në grevë urie.
Për vendin, datën dhe orën do të njoftohen të gjithë.

Komuniteti i Fshatit Nivicë-Bubar, Sarandë
KONTAKT: NIVICE-BUBAR-BREGDET@hotmail.com

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).