Pirateria, aksion blic në videotekat e Tiranës

TIRANE- Zyra për mbrojtjen e të drejtave të autorit ka organizuar një aksion blic, në disa nga videotekat e Tiranës. Aksioni është zhvilluar sot në bashkëpunim me zyrën e tatimeve të kryeqytetit, për të kontrolluar dokumentacionin e nevojshëm të këtyre aktiviteteve.
Sipas inspektorëve të zyrës për mbrojtjen e të drejtave të autorit ky aksion konsistonte në kontrollimin dhe gjobitjen e piraterisë së filmave të huaj dhe lojrave të ndryshme kompjuterike, të cilat shiten pa patur të drejtën e autorit. Inspektorët kanë thënë se pronarët e videotekave, të gjendur të papregatitur nga ky aksion, kanë kundërshtuar kontrollin me pretendimin se nuk janë paralajmeruar më parë ndonse në ligjin për mbrojtjen e të drejtave të autorit thuhet qarte së ndalohet rreptesisht pirateria e të gjitha produkteve audio apo video me të drejte autori.

Shpesh herë artistët ankohen se puna e tyre dëmtohet shumë për shkak të piraterisë së paligjshme dhe mungesës së zbatimit të ligjit për të drejtën e autorit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).