Perkushtimi



Kishte kohe qe mendoja te martohesha.
I vetmi merak qe me brente ishte dyshimi qe kisha ne lidhje me njeriun qe do te zgjidhja si partner te jetes sime.
I trembesha martesave te nxituara qe shume shpejte ta lodhin shpirtin me vogelsira, dhe zhveshin nga te gjitha deshirat.
Kisha pare shume miqte e mi qe pas marteses ishin matufepsur,fryre,plakur, kthyer ne skllever te grave qe nuk kenaqeshin kurre dhe nga asgje.
Kjo ishte arsyeja pse doja te gjeja nje njeri qe te me perkushtohej plotesisht mua, te ishte vetem imja, e te me pranonte me tere cenet dhe te metat qe mund te kisha.
Kisha takuar shume femra, dhe pothuaj me te tera ndiqja te njejten taktik, per te pare aftesine e perkushtimit te tyre.
Sjellja ime ne fillim ishte shume normale, ne gjithcka qe beja me to, por kur i ftoja ne shtepi i prezantoja me nje huq timin, me nje cen qe gjoja e kisha trashegim nga femijeria per te kuptuar nese ato ishin te gatshme te me pranonin e te me perkushtoheshin edhe pas kesaj.
Ceni qe kisha sajuar ishte shume i pafajshem.
Thjeshte u thosha se gjithmone pasi shkoja ne shtepi me pelqente te beja lojen e pushkes,nje zakon i shtrenjte ky qe me kishte mbetur qe nga vitet e vogelise, dhe prej te cilit isha i pafuqishem te hiqja dore.
Ato ne fillim qeshnin, dhe me "pushke" kuptonin dicka tjeter, e pasi me buzeqeshnin djallezisht, pranonin te vinin ne shtepine time me nje fantazi te ndersyer nga ideja e "pushkes".
E kisha sajuar djallezisht kete loje femijesh, dhe qe ne takimin e pare tek ftoja ne shtepi kandidaten per gruan, ne vend qe te beja ate qe do te bente cdo mashkull, ndersa i kerkoja te ulej mbi shtratin tim, shkoja ne nje cep te dhomes prej nga merrja nje pushke imagjinjare dhe pasi ja drejtoja gjithe kujdes i kerkoja qe te dy te luanim se bashku.
Pas takimit te pare asnje nuk kthehej me tek une. Te tera me braktisnin, bile kishte edhe nga ato qe iknin te tmerruara nga "psikopati".Ky ishte nje emer qe ma ngjisnin pothuaj te tera.
Kishin kaluar vite, dhe shpresave te mija se do te gjeja dike qe do te me perkushtohej e do te me pranonte me gjithe cenet e te metat e mia po u vinte fundit. Kaq eshte e veshtire eshte te pranosh te metat e dikujt qe do, mendoja, dhe pas kesaj perpiqesha te arsyetoja se nga te gjitha kandidatet qe kisha njohur asnje nuk me kishte dashure vertet, ndryshe nuk ka se si ato largoheshin pe nje te mete kaq te vogel.
Dyshimi dha shpirt diten kur takova Elizen.
Eliza, ishte ndryshe, dhe kete e kuptova qe ne takimin e pare.
Me pa, plot cudi kur i drejtova pushken imagjinare.
Ky eshte idiot, mbase mendonte me veten e saj, por nuk tha asgje, dhe c'eshte me e rendesishmja vazhonte te qendroje para meje.
Ajo vazhdonte ta mbante pushken me te njejtin kujdes qe ja dhashe , ndersa une po perdorja gjithe talentin e mundshem per te  fshehur habine qe me pushtoi. U percolla dhe i thash plot solemnitet se kishte ardhur koha te interpretoja para saj nje rrol.
Pastaj bera disa hapa prapa i kerkova te me drejtonte pushken te cilen duhet ta shkrepte duke imituar nje krisme me goje.
Ajo beri pau, madje jo nje here por tre pau pau u degjuan ne dhomen time te gjumit ndersa une u shtriva tek kembet, u perpelita per pak, dhe pastaj bera sikur dhashe shpirt.
Ne fillim mu krijua pershtypja se me pa e habitur.
Ky njeri eshte nje burre 27 vjecar, dhe luan akoma si femije, mbase mendoi ne koken e saj te vogel, dhe kushedi se me c'fare semundjeje mendore me diagnostikoi.
Qendroi ashtu disa minuta, ne mes te dhomes, ndersa doren vazhdonte ta mbante ne nje te tille menyre sikur te kishte me verte nje pushke ne te.
Pastaj une u ngrita e qesha gjithe krenari per rrolin e interpretuar.
Te pelqeu e pyeta???
Ajo tundi koken pohueshem, dhe shume seriozisht me pyeti:
Ku ta le pushken???
I kerkova qe ta vendose pushken ne cepin e dhomes.
Ate beri edhe ajo.
Pastaj une i kapa hunden, i shpova faqet me gisht, i bickova gjoksin dhe bera veprime te tilla si keto, te tera te cmendura.
U cudita me durimin e saj, e kjo me shtyu ta testoj ate ne ekstremitet.
Kjo histori vazhdoi te perseritej sa here qe takoheshim, dhe ajo vazhdonte te me trajtonte gjithmone me shume seriozitet.
Ajo nuk jepej qe nuk jepej.
Nuk thoshte kurre jo, ishte gjithmone e gatshme te bente ate qe i thosha, dhe jo vetem kaq, por madje perpiqej ti bente mire ato.
Nje dite u lodha tmerresisht me kete sjelljen time idiote.
Vendosa te heq dore nga cmednuria ime e shtirur.
Mezi prisja qe ajo te vinte, per ti treguar se isha normal, se kjo kishte qene nje loje e imja per te provuar durimin e saj, dhe se ndihesha i mrekulluar nga qendresa heroike qe kishte bere deri tani.
Isha veshur shik, isha rruar, e isha parfumosur isha ulur ne poltronin tim dhe po e prisja.
Ajo erdhi perpikmerisht.
Kishte veshur edhe ajo nje fustan klasik sikur ta dinte se do ta ftoja te hanim darke jashte.
Me pa me syte e mrekulluar, dhe e kuptova qe midis nesh kishte lindur dicka e forte. I kerkova te me ulej perballe, ia mora duart e saj ne te mijat dhe i tregova se nuk isha aspak i marre, dhe se gjithcka kishte qene nje loje. I thashe se me kishte magjepsur me vullnetin e saj, e se tani isha e dashuruar me te, me perkushtimin e saj, me faktin se ajo me kishte pranuar ashtu sic kisha qene, me ishte perkushtuar totalisht e ishte perpjekur qe te me plotesonte kapricot e pakuptimta.
I thashe se doja qe ajo te behej e imja.
Ajo me degjoi qetesisht, me puthi ne faqe, dhe aprovoi gjithcka vetem me nje tundje te lehte te kokes, ndersa ne sy i lexohej nje bindje e frikshme.
Nuk u hutua, nuk vuri ne dyshim asgje nga ato qe i thosha , dhe as nuk shprehu emocionin me te vogel.
Vazhdonte te ishte si me pare.
E ngrire, e qete, e brishte, plot perkujdesje, dhe dashuri te pakuptiomte, sikur donte te me thoshte se gjithmone e kishte ditur qe kishte qene vec nje loje e imja.
U puthem gjate dhe ndersa e mbaja ne krahe u binda se ja kishte vlejtur e gjitha. Me perkushtimin dhe dashurine e saj nuk kishte asnje dyshim se do te ishim te lumtur. Ndersa qendroja pezull mbi kete cast kenaqesije te dy te kapur per dore u beme gati te dalim per te festuar kete moment te paharrueshem.
Kisha gjetur me ne fund njeriun qe do te me perkushtohej plotesisht, dhe isha mese i bindur per kete.
Ndersa behemi gati te dalim ajo me zerin e saj te paket, te vagullt, te humbur ( ajo flet gjithmone shume pak) me drejtohet duke me pare gjithe ngadhenjim ne sy:
"I dashur, nuk do ta marresh pushken me vete " ndersa gishtin e drejtoi nga cepi i dhomes ku duhej te qendronte pushka ime imagjinare.

 

17 Komente

smiley    smiley     kkxh, me vrave edhe mu pau pau pau aty te paragrafi i fundit.

Nice! Very much so! Pergezime.

 I dyti tregim qe lexoj deri ne fund tek peshku dhe me lene shije te mire.Tjetri ishte ''I kahit je ti'',qe sdi nga humbi.

Nje grua futet ne dhomen e mjekut psikiater.

- Doktor. Te lutem dua qe ta vizitosh me kujdes burrin tim qe po qendron jashte deres dhe ti gjesh nje derman se nuk po e duroj dot me kete situate. U be me se nje muaj qe i eshte mbushur mendja qe eshte frigorifer.

- Oh, e kuptoj shqetesimin tuaj zonje per shendetin psikik te burrit tuaj. Por sidoqofte, fiksimi i tij eshte dicka qe nuk bezdis njeri!

- Si nuk bezdis njeri more doktor! Po ai ka zakonin qe fle me gojen hapur dhe drita e frigoriferit qe me bie ne fytyre, me le gjithe naten pa gjume.

Defryese Nit, i rrjedhshem . Fundi ishte interesant. Prozen e ke bere si plasteline . Ju jep personazheve forma te papame.

 

 

 

Ralle kam lexuar shkretetire afektive si e ketij personazhit ketu.Te kerkosh nje totalitet pershkushtimi keshte vjen ngaqe ndihesh i padashur kurre.Shkruar bukur....

tregim i kendshem Nit.  

Ne njeren dore pushken, ne tjetren...

hahhaha

t'lumte pushka karkaxhull, kjo ishte nice smiley

Pasi lexova per te n-ten here "njeriu i turmave" te Poe, vendosa t'i bashkohem dhe une turmes : tregim i papare, nje perzierje Henri Miller me Woody Allen, piperosur me ca nuanca Oates.

- nje djale eshte beqar.
- ai kerkon nje vajze.
- por ka vendosur te sillet si budalla me vajzat, thjesht te shohe cila e do si budalla, ashtu sic eshte (mos more !)
- te gjitha ikin me vrap, dhe me e keqja eshte se personazhi habitet (vertete, sa cudi, more po pse ikin valle keto cupat nga dhoma ime ?)
- vjen njera me ne fund.
- ajo pranon lojen e tij.
- luajne pushkas te dy.
- djali eshte i lumtur.
- vajza eshte... nuk e dime si eshte (meshiruese ? budallaqe fare ? - por jo, kjo e dyta perjashtohet sepse ajo mendon me koken e vet)
- cfare i lidh keta te dy ? - shtrohet pyetja.
- i lidh thjesht mendja e autorit, sepse lidhja e brendshme kushedi nga po livadhis.

Per historira fantastike qe s'bejne vaki kurre, duhet ta shkundesh mire koken per te gjetur metafora te fuqishme. Po metafora e ketij teksti, cila eshte ?

Sot eshte bere e veshtire te gjesh nuse, dhe sa mire jetonin gjysherit tane qe martoheshin me mbleseri. The end.

 hahaha... very nice, antirrote smiley

Ju falenderoj qe e lexuat pjesen dhe moret edhe mundimin dhe thate edhe mendimin tuaj.

AntiRrote, perceptimi yt, eshte naiv dhe i ceket. Nuk mund qe te kete nje lidhje e brendshme mes personazheve, sepse po te kishte personazhet nuk do ishin keta qe jane, dhe as tregimi nuk do ishte ky qe eshte. Tregimi pikerisht ka per qellim te parodizoje egoizmin e personazhit mashkull eshte ashtu sic me te drejte e ka konstatuar Zana, nje shkretetire afeksioni i cili noton pasigurine e tij. Personazhi femer eshte thjeshte nje ekzistence plotesuese per te. Gjithsesi ideja e fabules eshte edhe me e thjeshte nga ajo qe ke "zberthyer" ti, pa qene nevoja per emra kaloresish sei Miller apo Poe, por une nuk kam ndermend ta them sepse perderisa shumica e lexuesve e kane kapur, nuk mendoj se problemi qendron tek tregimi.

 

 

Te marrim fjaline numer 2 :

Antirrote, perceptimi yt, eshte naiv dhe i ceket.

Do t'i bej nje analize kesaj fjalie, thjesht per te treguar qe "shkrimtaret" tane nuk dine te shkruajne mendimet e tyre.

Analize :

Fjalia perbehet nga tre gjymtyre, "antirrote", "perceptimi yt", "eshte naiv dhe i ceket".

Ne nje fjali prej tre gjymtyresh, rregulli i pergjithshem eshte bashkeshoqerimi i gjymtyres n°1 me gjymtyren n°3. Po gjymtyra n°2 ? Ne keto lloj fjalish, ajo eshte gjithmone ndajshtim i gjymtyres n°1.

Dhe kemi :

Antirrote, perceptimi yt, - dmth perceptimi im eshte ndajshtimi i Antirrote, dmth Antirrote = perceptimi yt.

Nje ndajshtim mund te hiqet pa ia prishur kuptimin KRYESOR fjalise. Kur hiqet ndajshtimi n°2, presjet bien. Dhe kemi :

Antirrote eshte naiv dhe i ceket.

Kete keni dashur te thoni vertete ?

Apo keni dashur te jeni i sjellshem dhe te thoni qe vetem perceptimi im eshte naiv dhe i ceket ?

Fjalia e sakte duhet te ishte :

Antirrote, perceptimi yt eshte naiv dhe i ceket. (pa presjen e dyte)

E gjitha kjo sa per te thene qe masakrimi i logjikes ne gjuhen shqipe ka marre permasa universale, nuk ka qelize te saj qe nuk e ka kapur kanceri i brockullitjes.

Per t'ju ndihmuar me nje shembull te ngjashem, do te thosha :

Karkaxhualli, ky "peshk" i nderuar, eshte nje shkrimtar i madh.

Ja, tani mund te hidheni ne batutat e zakonshme "he mer ti", "cere thu mer kapuk", "o lal, ik shko m'shpi se qeke hutu", etj.

Ke te drejte. Presja e dyte eshte plotesisht e pavend, por kjo fatkeqesisht nuk ndryshon asgje ne lidhje me perceptimin tend. Ai vazhdon te jete i ceket dhe naiv. Uroj te mos jete keqdashes.

Nese ke deshire mund te besh korrektimin e gjithe pjese.  

Interesante , Eliza nuk kishe frike nga pushka..siduket nuk e kishte perhere te pare.,ndoshta nuk i nteresonte ajo ndoshta iinteresonte me shume pushkatari . smiley

S'e di nese e ke eksperimentale kete menyre te rrefyeri, po qenka shume e bukur. Dicka me kujton Kalvinon dhe Buxatin.

Shuume tregim i mire

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).