Pepo si “Sex and the city”

Për herë të parë, Ylli Pepo tenton t’i japë kinemasë sonë, apo filmit në televizion, personazhin, protagonizmin e individit, duke iu larguar skemës kolektive të trashëguar nga sistemi socialist. Më shumë se një rastësi, në qendër të fokusit na sjellë femrën, gruan shqiptare si personazhin që do të mbartë pas vetes sindromën “realiteti shqiptar”.

Edhe pse ka kaluar një farë kohe që dhjetë seritë e telenovelës shqiptare “Dhimbja e dashurisë” u konsumuan nga audienca shqiptare, regjisori Ylli Pepo nuk e ka mbyllur ende procesin ndërveprues të produksionit. Prej këtyre serive, ai ka mundur të nxjerrë edhe dy filma artistikë, të titulluar “Një bast për Verën”, si dhe “Katër vajza dhe motra e vogël pesë”. Nëpërmjet tyre do të trajtohen veçanërisht historitë e protagonistëve të telenovelës shqiptare, me qëllim që publiku të jetë njohës i mesazhit jo vetëm nga ekrani televiziv i shtëpisë, por edhe nëpërmjet kinemave, ose më saktë atyre dy-tre qendrave që kanë mbijetuar. “Kjo është një praktikë e njohur në botë. Nuk është se jam unë shpikësi i saj, edhe pse ndoshta jam unë i pari që e sjell në Shqipëri këtë formë të të trajtuarit të personazhit të një filmi”, - shprehet regjisori i serialit shqiptar, Ylli Pepo.

Në këtë mënyrë, ai evidenton edhe një prej objektivat e kësaj iniciative, duke treguar se “kam dëshirë që në këtë rast shikuesi t’i afrohet edhe kinemasë dhe të konsumojnë atë që kanë parë në shtëpi, por kësaj here në një formë më të ngritur dhe origjinale”.

Ai na thotë se është bazuar mbi formulat e aplikuara prej produksioneve të huaja, ku përgjithësisht kanë rezultuar të suksesshme. “Mjafton t’ju kujtoj filmin “Sex and the City”, i cili ka seri të pafundme që jepen në televizion, por në kinema pati një impakt të ri me audiencën. Pikërisht ky film është shfaqur para disa muajsh në kinema “Millenium” dhe në mbështetje të statistikave që kam evidentuar faktova se ky ishte filmi më i shikuar gjatë gjithë vitit 2008. Kjo tregon se kjo është një formulë që funksion dhe është një rrugë e drejtë dhe e mirë për të dhënë në mënyrë më të ngjeshur atë çka një regjisor e tregon në një serial produktin që kërkon shikuesi”, - thotë Pepo.

Tranzicioni u ka ofruar artistëve një sërë alternativash për të pasqyruar atë që kërkon të përcjellë tek audienca. Sipas regjisorit, përpjekja për të pasur një kontakt të përhershme me spektatorin jo vetëm me anë të televizionit, por edhe nëpërmjet kinemasë, nuk përftohet gjë tjetër veçse “na bën ne artistëve që të kuptojmë se mesazhi ynë nuk mbaron vetëm në një formë të shprehurit. Sot na janë krijuar disa alternativa të të shprehurit si kinemaja, televizioni, interneti etj.

Feminizmi në dy linja

“Dhimbja e dashurisë” është seriali të cilin përgjatë gjithë rrugëtimit të tij e kanë shoqëruar dy linjat që trajtonin historitë e femrës shqiptare në dimensione të ndryshme. Jo pa qëllim Pepo ka rrahur tematika të tilla, sepse që në fillim të xhirimeve të këtij seriali është hedhur ideja e këtij projekti të dyzuar. “Jemi përpjekur që të gjejmë ato linja që janë më interesante për të dhënë në mënyrë të përmbledhur gjithçka që ka ndodhur në këtë serial. Tashmë shikuesit do të kenë mundësinë që të ndjekin dy filma të plotë, duke qenë se në këtë serial ekzistojnë paralelisht dy linja, ajo e verës, ku të tregohej historia e një gruaje që jeton dy sistemet, atë të diktaturës, si dhe sistemin e tranzicionit dhe linja e katër vajzave të reja, të cilat përjetojnë të gjithë ato ngjarje dhe dukuri që kanë provuar vajzat shqiptare gjatë këtyre viteve”, - shton regjisori. Ai tregon se pikërisht jeta e tyre e gërshetuar me njëra-tjetrën pasqyron anë reale të sakta të një realiteti, si për gratë apo edhe për të rinjtë e sotëm mes shumë problemesh, ku një pjesë e mirë e tyre edhe pse janë të pazgjidhshme, në fund marrin një farë drejtimi që pak a shumë kërkon çdo njeri në jetë. “Mendoj se ky seleksionim i serialit në dy filma do t’u japë mundësinë të gjithëve që ta kuptojnë me një dendësi më të fortë artistike dhe ngjarjesh, të kuptojnë më mirë kohën në të cilën jetojnë dhe të marrin më mirë mesazhet e tyre për të ardhmen”, - pohon ai, duke shtuar se “përzgjedhja e këtyre pjesëve është bërë në funksion të personazheve dhe të ngjarjeve në të njëjtën kohë. Janë thjeshtuar shumë ngjarje dhe personazhe po ashtu, të cilët ishin thjeshtë anësorë dhe plotësues në këtë telenovelë”. “Një bast për Verën” është prodhimi që do të tregojë imtësisht jetën e një gruaje që ka jetuar dy realitete atë të diktaturës, ku pasojat e asaj kohe i vuan edhe në vitet e pas ‘90-s, një rol që interpretohet nga aktorja Anila Bisha, ndërsa “Katër vajza dhe motra e vogël pesë” është linja tjetër që ka ndjekur Pepo për ta sjellë në një film të veçantë. Aty është trajtuar jeta e një prostitute dhe përpjekjet e saj për të shkëputur lidhjet e vjetra, me qëllim që të ribashkohet me familjen që e kishte braktisur, interpretuar nga Niada Saliasi, fati dhe jeta e piktores së re, e cila ka rënë në dashuri me profesorin, ku çdo ditë është në kërkim të zgjidhjes për të ushtruar profesionin, një personazh i mishëruar nga aktorja Ermela Teli. Po ashtu janë edhe dy vajzat gjimnaziste të interpretuar nga Jonida Vokshi dhe Eni Lila, të cilat përçojnë problemet e gjimnazistëve të sotëm. Sipas regjisorit Pepo, të dy filmat që priten të shfaqen në muajt shkurt dhe tetë mars do të pësojnë ndryshime, sepse episodet e mëparshme do të ndërth

1 Komente

3 tematika kane trajtojne tralalate shqipetare:

1. Prostituta ohhh sa e dhimbeshme qe sa ne Itali, perfundoi serish ne Shqiperi kombinuar me ndonje drogaxhi.

2. Te prapmet e post-adoleshenteve qe rropaten fakulteteve e mashtrojne proffet me seks.

3. Gra te martuara, 'te degjeneruarat' e moralit shqipo qe kapin dashnor.

Ca qepe Sex and the City kur shoqeria shqipetare eshte ne nje nivel nen zero persa i perket emancipimit te femres: femra filo-martesore e meshkuj qe numerojne dashnoret pubeve. E ky fenomen s'eshte i lidhur me klasa sociale por me drive kulturor te perçuar nga brezat paraardhese. 

Mjaft me se na doli per hundesh ai pseudo-zhvillim shqipetar!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).