Parlamenti grek ratifikon MSA-në me Shqipërinë

ATHINË- Parlamenti grek me shumicë votash ka miratuar pak më parë Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Gjatë seancës parlamentare ka pasur debate të shumta dhe diskutime nga ana e deputetëve.

Forcat kryesore në vend, me disa përjashtime, kanë qenë pro nënshkrimit të marrëveshjes. PASOK dhe Demokracia e Re kanë qenë në një mendje se kishte ardhur tashmë koha që kjo marrëveshje duhej të nënshkruhej. Kundër miratimit ka qenë forca nacionaliste në Greqi, LAOS, e cila ka bërë akuza të ashpra ndaj Shqipërisë.

Kundër miratimit ka qenë forca nacionaliste në Greqi, LAOS, e cila ka bërë akuza të ashpra ndaj Shqipërisë. Ajo është deklaruar kundër ratifikimit, duke përdorur si argument letrën e firmosur nga organizata OMONIA-s dhe disa organizata të tjera të minoritetit grek që kërkojnë mos ratifikim të MSA-së për Shqipërinë nga ana e Greqisë. Sipas tyre, në Shqipëri nuk respektohen të drejtat e vorio-epirotëve.

Në seancë u vu re mungesa e Ministres së Jashtme, Dora Bakojani e cila duhet të paraqiste arritjet dhe argumentet për firmosjen e kësaj marrëveshje. Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit e ka mbrojtur nga pala greke zëvendës Ministri Jashtëm, Joanis Valinakis. Megjithatë ai ka theksuar se Shqipëria tashmë duhet të ketë më shumë përgjegjësi për minoritetet në vend dhe të jetë më e matur për arritjen e reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian. Para senacës, para Kuvendit të Greqisë ka pasur protesta nga grupime të ndryshme të cilat ishin kundër ratifikimit të MSA-së me Shqipërinë. Gjatë këtyre protestave nuk ka pasur incidente. Një nga arsyet që grupet anti-shqiptare nuk ishin dakord për nënshkrimin e kësaj marrëveshje ishte se Shqipëria nuk respekton të drejtat e minoriteteve.

3 Komente

Dhe pastaj ? Edhe kjo do quhet dite historike per Shqiperine .

Qeveriu nuk e rrun shume per MSA. MSA ndalon D2 te tregotohet, qeveriu jo vetem e tregton por e jep dhe monopol.

Unë nuk mund ta besoj.........

Këtu fshihet një dreq i madh......

A e di njeri se sa gola (ne gjirokatritët i themi milionave) e ka shitur qiviria Absurdistanin tonë të dashur te Teodora Bakojani???!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).